• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Çfarë keni gatuar apo ngrënë, mëngjes, drekë, darkë?

cool_shqype

cun per s'mari
Anëtar
Jun 5, 2011
Postime
38,472
Pikët
113
Vendndodhja
ne NYC
Sallate fshatukatunaristike, nje pajate dinga me makarone te sperkatugjalposura lehtazi, shoqeruar me xhentilese nje fileto Mignion bajagi te shendtshme ne prerje, te pjekur Pak dhe me shum Leng perbrenda....
nje gote me leng partagali dhe ne fund nje gote kos sheqershume dhe dy hurma.
 

karrotreci

V.I.P
Anëtar
Aug 30, 2012
Postime
5,240
Pikët
113
Ky akrepi t'a harroj se ka për të marrë me lajk nga unë për atë byrekun e cpifur që na hedh një me dy aty. U be gati nji muaj që duket sikur është duke i bere copy paste të njëjtit byrek 😝
 

Akrepi

Anëtar
Anëtar
Jan 3, 2012
Postime
60,314
Pikët
113
Ky akrepi t'a harroj se ka për të marrë me lajk nga unë për atë byrekun e cpifur që na hedh një me dy aty. U be gati nji muaj që duket sikur është duke i bere copy paste të njëjtit byrek 😝
Mezi e hëngra se ishte flak i nxehtë në atë moment që vura foton. 🤣
 

BABAYAGA

1- Get out before sunrise!
Anëtar
Apr 7, 2020
Postime
2,031
Pikët
113
Gjate shkolles se mesme sa here qe kthehesha me leje ne shtepi, babai e gatuante vet trahanane, ndodhte rreth 3-4 here ne vit, dimer-vere, megjithese kjo, ne vere nuk futet ne goje, te gjithve na donte te mbledhur ne kuzhine!
Nuk e kisha vene re pasi gjithnje koha fluturonte duke treguar ngjarje te reja nga shkolla.

Aroma e gjalpit te shkrire dhe buka e thekur te canin hundet, here me djath e here pa, bashke me te tregohej qellimisht ndonje fakt i vogel rreth para ardhesve.

Kur ika pergjithmone nga shtepia, nder ato pak porosi ishte edhe nje traste e vogel prej cope e mbushur me trahana.

Sot kjo pjate me rikthen atje!


D21E3B86-CEF7-41AB-844D-CB70E7E0607A.jpeg


ps. Te Diel te bukur te gjitheve
 
Top