• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Ç'po ndodh me koronavirusin?!

gesti_7

V.I.P
Anëtar
Jul 1, 2014
Postime
503
Pikët
93
KETE qe keni shkruar juve ma THANE dje ne pune,dhe NUK e dija.
Ben....kjo maska qe mban NUK eshte me funksionale,biles dhe kjo me LESH(foton e kam hedhur dhe skam nerva te beje prap selfie),duhet si kjo(ffp2 me i llaf).
PS...ne fillim te laskuriqit te PENISIT nga Kina,keto funksiononin,TASH jo.
Hmmmmmmmmm...natyrisht KSHU fitohen MILIARDA.
Edhe dicka per te vuajturit ne spitalet e largeqoftit...
SHtttttttttttttttttttttttttttttttttttt...ZGJEBSA.
Vete DESHI.
Arsyeja qe nxorren ketu ishte meqe kish dale dhe versioni Anglez ne Gjermani dhe keto jane te vetmet qe mbrojne dhe ty qe e vesh.
Ato te tjerat mbrojne vetem tjetrin jo ate qe e vesh.
Po nje dore te mire eurosh e bene tani. Kishin mbaruar sot neper farmaci.
Kish dale kish thene qe per familjet ne nevoje do shperndanin nja 3 milion maska me duket.
Ishalla me vijne ato qe porosita ne kohe se na fiken, sbejme dot me pazare. 😅
 

IronMan

Kindda Hero
Anëtar
Apr 12, 2013
Postime
1,588
Pikët
113
Vendndodhja
Marvel Universe
Duke qene se shume info nuk ka verdalle po hedh kete shkrim ku ndoshta qartesoni disa koncepte per te dhenat aktuale

AIFA (agjensia italiane e barnave) u eshte pergjigjur disa pyetjeve mbi vaksinen (ne daten 23/12/2020).

Ketu keni nje perkthim nga Arvena Hila, admine e grupit “Mjeket Shqiptare ne Luften kunder Coronavirusit te ri, COVID-19) per ke eshte i interesuar

1 Cfare eshte e per cfare sherben?
Vaksina COVID-19 mRNA BNT162b2 (Comirnaty) eshte nje vaksine qe parandalon semundjen nga coronavirus-2019 (COVID-19) ne personat me moshe nga 16 vjec e siper. Permban nje molekule e quajtur ARN mesaxhere (mARN) qe ka te dhenat per te prodhuar proteinen Spike te virusit SARSCoV-2, i cili eshte pergjegjes per semundjen COVID-19.
Vaksina nuk permban virusin dhe nuk mund te shkaktoje semundjen

2. Si behet vaksina?
Vaksina COVID-19 mARN BNT162b2 (Comirnaty) duhet bere ne dy injeksion, zakonisht ne muskulin e pjeses se siperme te krahut, te ndara 21 dite njera nga tjetra.

3. Si vepron?
Virusi SARSCoV-2 infekton personat duke perdorur nje proteine siperfaqesore, e quajtur Spike, e cila vepron si nje celes qe i lejon virusit hyrjen ne qelizat e trupit tone, ne te cilat pastaj mund te riprodhohet. Te gjitha vaksinat qe po studiohen, jane menduar per te zhvilluar nje pergjigje qe bllokon proteinen Spike, ne kete menyre ndalojne infektimin e qelizave.
Vaksina COVID-19 mRNA BNT162b2 (Comirnaty) eshte e perbere nga molekula ARN mesazhere (mRNA) qe permbajne istruksionet, per qelizat e njeriut qe eshte vaksinuar, per prodhimin e proteines Spike. Ne vaksine, molekulat e mARNse, jane futur ne nje qeske lipidike mikroskopike qe lejon hyrjen e mARNse brenda ne qeliza. Pasi injektohet, mARNja futet ne citoplazmen e qelizave dhe fillon sintezen e proteines Spike. Proteinat e prodhuara stimulojne sistemin tone imunitar per te prodhuar antikorpet specifilke. Nese dikush qe eshte vaksinuar ekspozohet ndaj virusit, antikorpet e prodhuara me pare, bllokojne proteinen Spike dhe ndalojne futjen e saj ne qeliza. Vaksinimi aktivizon dhe qelizat T qe pergatisin sistemin imunitar per tu pergjigjur ekspozicioneve te tjera te SARS-CoV-2. Domethene vaksina nuk fut ne trupin e njeriut qe vaksinohet virusin e vertete, por vetem informacionin gjenetik qe i duhet qelizes per te ndertuar kopie te proteines Spike. Nese, me vone, personi i vaksinuar do hyje prape ne kontakt me SARSCoV-2, sistemi i tij imunitar do e njohi virusin e do jete gati per ta luftuar. mRNA e vaksines nuk mbetet ne organizem por degradohet pak pas vaksinimit.

4. Cfare permban vaksina?
Vaksina COVID-19 mRNA BNT162b2 (Comirnaty) permban nje ARN mesazher qe nuk mund te shperndahet ne qelizat e njerezve, por indukton prodhimin e antigjeneve te virusit SARS-CoV-2 (qe ai vet kodifikon). Antigjeni S i virusit stimulon pergjigjen antikorpale te personit te vaksinuar me prodhimin e antikorpeve neutralizues. mARNja eshte i mbyllur ne lipozome te formuar nga
ALC-0315 ((4-idrossibutil)azanediil)bis(esano6,1-diil)bis(2-esildecanoato) e
ALC-0159 (2-[(polietilenglicole)-2000]-N,N-ditetradecilacetammide) per te lehtesuar hyrjen ne qeliza.
Vaksina permban gjithashtu dhe perberes te tjere: 1,2-Distearoyl-sn-glycero-3-phosphocholine, colesterol, Potassio cloruro, Potassio diidrogeno fosfato, Sodio cloruro, Fosfato disodico diidrato, sakaroz dhe uje per injeksione.

Effikasiteti dhe siguria e vaksinimit

5. A u shkurtua studimi per aprovimin e vaksines?
Studimet mbi vaksinen kunder COVID-19, perfshire vaksinen COVID-19 mRNA BNT162b2 (Comirnaty), kane filluar ne pranvere te 2020, prandaj kane zgjatur pak muaj ne krahasim me kohen e zakonshme, por ne to kane marre pjese nje numer shume i madh personash: 10 here me shume se standartet e studimeve analoge per vaksinat e tjera. Prandaj u be e mundur te realizohej nje studim me permasa te medha, i mjaftueshem per te treguar efikasitetin dhe sigurine e vaksines. Nuk eshte hequr asnje nga fazat e verifikimit te efikasitetit e te sigurise se vaksines: koha e shkurter qe solli ne validimin e vaksines u be e mundur fale kerkimeve qe jane bere me vite mbi vaksinat me ARN, nga rizorsat e medha ekonomike dhe njerezore te vena ne dispozicion ne kohe shume te shkurter dhe vleresimi nga agjensite kontrolluese te rezultateve, gjate daljes se tyre, e jo si ndodh zakonisht, kur studimet jane perfunduar.
Keto masa te thjeshta bene te mundur qe te kurseheshin vite mbi kohen e aprovimit.

6. Si jane bere studimet klinike?
Nje studim me permasa shume te medha, tregoi se vaksina COVID-19 mRNA BNT162b2 (Comirnaty) eshte efikase ne parandalimin e semundjes COVID-19 ne personat nga mosha 16 vjecare. Profili i sigurise dhe efikasitetit e kesaj vaksine u vleresua ne keto vende: USA, Gjermani, Brazil, Argjentine, Africa e Jugut dhe Turqi, me pjesemarrjen e mbi 44.000 personave.
Gjysma e pjesemarresve morri vaksinen, gjysma tjeter morri placebo (nje produkt identik me vaksinen ne pamje te jashtme, por jo aktiv). Efikasiteti u mat ne mbi 36.000 persona duke filluar nga mosha 16 vjec (perfshire edhe persona > 75 vjec) qe nuk kishin shenja infeksioni para vaksinimit. Studimi tregoi qe numri i rasteve sintomatik me COVID-19 u ul prej 95% ne personat qe kishin marre vaksinen (8 raste ne 18.198 kane pasur shenjat e semundjes COVID-19) ne krahasim me ata qe morren placebo (162 raste ne 18.325 kane pasur shenjat e semundjes COVID-19).

7. Sa eshte efikase?
Rezultatet e ketyre studimeve kane treguar se dy doza vaksine COVID-19 mRNA BNT162b2 (Comirnaty) te marra ne distance prej 21 ditesh njera nga tjetra, mund te ndalojne 95% te njerezve mbi 16 vjec te zhvillojne semundjen COVID-19, me rezultate homogjene per moshe, gjini dhe etni. 95% ulje i referohet diferences midis 162 rasteve qe ndodhen ne grupin prej mbi 18 mije personash qe morren placebon dhe vetem 8 rasteve qe kane ndodhur ne mbi 18 mije personat qe morren vaksinen.

8. Mbrojtja eshte efikase menjehere pas injeksionit ?
JO, efikasiteti eshte treguar qe fillon mbas nje jave nga marrja e dozes se dyte.

9. Sa zgjat mbrojtja e induktuar nga vaksina?
Zgjatja e mbrojtjes nuk dihet akoma me saktesi, sepse periudha e observimit ka qene pak muaj, por njohurite nga llojet e tjera te coronaviruseve tregojne qe mbrojtja duhet te jete te pakten 9-12 muaj.

10. Vaksina mund te shkaktoje semundjen e COVID-19 ose modifikime gjenetike?
Kjo vaksine nuk perdor viruse aktive, por vetem nje perberes gjenetik qe sjell ne organizmin e atij qe vaksinohet informacionin per te prodhuar antikorpe specifike. Nuk jane futur viruse te plote ose te gjalle, prandaj vaksina nuk mund te shkaktoje semundjen. mARNja e vaksines si dhe mARNte e tjera qe prodhohen nga qelizat degradohet natyralisht, pas pak ditesh pasi njeriu vaksinohet.

11. Personat e vaksinuar mund ta transmetojne infeksionin personave te tjere?
Studimet klinike te bera deri me sot kane vleresuar efikasitetin e vaksines COVID-19 mRNA BNT162b2 (Comirnaty) ne format e shfaqura te semundjes COVID-19, por duhet me shume kohe per te pasur rezultate te besueshme per te treguar nese njerezit e vaksinuar mund te infektohen, por pa paraqitur simptoma, dhe te behen keshtu infektues per njerez te tjere. Edhe pse mendohet qe vaksina te mbron nga infeksioni, te vaksinuarit dhe njerezit qe jane ne kontakt me ta duhet te vazhdojne te mbajne masat mbrojtese ndaj semundjes COVID-19.

12. Kush ka bere dozen e pare me vaksinen COVID-19 mRNA BNT162b2 (Comirnaty), mund te beje dozen e dyte me vaksine tjeter anti Covid-19, nese do jete e disponueshme?
Nuk ka akoma te dhena mbi shkembimin e vaksinave, prandaj kush ben dozen e pare me vaksinen COVID-19 mRNA BNT162b2 (Comirnaty), do vazhdoje te beje edhe dozen e dyte me te njejten vaksine.

13. Cilat reaksione ka pasur vaksina?
Reaksionet e shfaqura me shpesh (me shume se 1 person ne 10) ne studimin mbi vaksinen COVID-19 mRNA BNT162b2 (Comirnaty) kane qene te lehta ose te moderuara dhe kane kaluar vete pak dite pas vaksinimit.
Midis tyre kane qene dhimbje dhe fryrje ne vendin e injektimit, lodhje, dhimbje koke, dhimbje muskujsh dhe artikulacionesh, temperature e te dridhura trupi. Skuqja ne vendin e injektimit dhe te vjella jane verifikuar ne me pak se 1 ne 10 persona. Krruarje ne vendin te injektimit, dhimbje gjymtyresh, zmadhim i nyjave linfatike, veshtiresi ne gjume dhe ndjesi lodhjeje kane qene jo te shpeshta, dmth ne me pak se 1 person ne 100. Dobesi e muskujve te nje pjese te fytyres (paralize facale periferike akute) eshte verifikuar rralle, ne me pak se 1 ne 1000 persona.

14. Cilat reaksione te renda kane ndodhur gjate studimit?
I vetmi reaksion i rende ka qene fryrja e nyjeve linfatike. Kjo eshte nje semundje beninje qe sherohet vete. Ne pergjithesi, reaksionet e pergjithshme kane qene me te shpeshta mbas dozes se dyte. Ne vendet ku ka filluar vaksinimi i njerezve ne mase, jane sinjalizuar reaksione allergjike. Cdo vend qe ka filluar vaksinimin do mbledhe e do vleresoje cdo sinjalizim, ne sistemin e vigjilences se ilaceve, per te vleresuar me sa me shume saktesi rrezikun e lidhur me vaksinen

15. Kush ka nje reaksion ndaj vaksines kujt duhet tia komunikoje?
Sinjalizimi i behet mjekut te familjes, si cdo reaksion nga cdo ilac, sipas rregullave te farmacovigjilances ne vend.

16. Si vleresohen personat qe nuk duhet ta bejne vaksinen?
Para vaksinimit personeli mjekesor do beje nje seri pyetjesh te thjeshta duke perdorur nje skede standarte. Nese operatori sanitar merr pergjigje te ndryshme ndaj pyetjeve, vlereson nese vaksinimi mund te behet ose shtyhet. Vlereson gjithashtu edhe kunderindikimet ose masa te vecanta, si eshte e pershkruar edhe ne skeden teknike te vaksines.

17. Eshte sinjalizuar nje variant i ri i virusit SARS-CoV-2: vaksina do jete efikase edhe kunder ketij varianti te ri?
Viruset me RNA si eshte ai i SARS-CoV-2 jane pre e mutacioneve te shpeshta, shumica e te cilave nuk e ndryshojne ne menyre te rendesishme perberjen e virusit. Shume variante te SARS-CoV-2 jane sinjalizuar deri tani gjate 2020, por deri tani keto variante nuk kane ndryshuar sjelljen e virusit. Varianti i sinjalizuar ne Angli eshte rezultati e nje serie mutacionesh te proteinave te siperfaqes se virusit, jane ne studim efektet qe keto mund te kene ne vazhdimin e epidemise, por duket gati e pa mundur nje efekt negativ mbi vaksinimin.

RASTE TE VECANTA

18. Kush ka patur semundjen e COVID-19, te konfirmuar, duhet ose mundet te vaksinohet?
Vaksinimi nuk ndikon keq nese ke pasur me pare semundjen COVID-19, ne te kundert, e forcon memorien imunitare, prandaj nuk eshte i vlefshem asnje test para vaksinimit. Megjithate, ata qe kane pasur semundjen COVID-19 nuk kane nevoje per nje vaksinim ne fazen e pare te fushates vaksinuese, por mund te merret ne konsiderate vaksinimi i tyre, mbasi te jene disponibel te dhenat mbi kohezgjatjen e mbrojtjes imunitare.

19. Personat me alergji mund te vaksinohen me vaksinen COVID-19 mRNA BNT162b2 (Comirnaty)?
Personat me allergji te rende ose reaksione anafilaktike te renda te meparshme, ose qe jane ne dijeni se jane alergjik ndaj njerit nga perberesit e vaksines mRNA BNT162b2 (Comirnaty) duhet te konsultohen me mjekun para vaksinimt. Si per te gjitha vaksinat, edhe kjo duhet te behet nen mbikqyrjen e mjekut. Personat qe mund te shfaqin nje reaksion alergjik te rende mbas dozes se pare te vaksines nuk duhet te bejne dozen e dyte. Ne personat qe kane bere vaksinen jane pare reaksione allergjike (hipersensibiliteti). Qe kur vaksina po perdoret per vaksinimin ne mase te popullsise, jane vertetuar shume pak raste anafilaksie (reaksion allergijik i rende).

20. Grate shtatezane ose qe japin gji mund te vaksinohen?
Te dhenat e vaksines gjate shtatezanise jane akoma shume te limituara, megjithate studime ne laboratore mbi kafshet nuk kane treguar efekte te demshme gjate shtatzanise. Vaksina nuk eshte e kunderindikuar dhe nuk i perjashton grate shtatezana nga vaksinimi, sepse shtatezania, mbi te gjitha nese i kombinuar me faktore te tjere rreziku si diabeti, semundjet kardiovaskolare dhe obeziteti mund ti beje akoma me ne rrezik per nje COVID-19 te rende. Edhe pse nuk ka studime mbi gjidhenien, vaksinimi nuk duket te kete rrezik ne gjidhenien.
Ne pergjithesi, vaksinimi gjate shtatezanise dhe gjidhenies duhet te vendoset ne bashkepunim me mjekun mbasi te jene konsideruar benefitet dhe rreziqet.

21. Femijet mund te vaksinohen me vaksinen COVID-19 mRNA BNT162b2 (Comirnaty)?
Kjo vaksine nuk eshte e rekomanduar per momnetin ne femije nen 16 vjec. Agjensia Europiane e Ilaceve (EMA) ka konkorduar me firmen prodhuese nje plan per studimin e vaksines te femijet.

22. Personat me imunodeficence ose me semundje autoimunitare mund te vaksinohen?
Nuk ka akoma te dhena mbi efikasitetin dhe sigurine e vaksines COVID-19 mRNA BNT162b2 (Comirnaty) ne personat me semundje autoimune, te cilet jane perfshire ne studimet e para. Gjate studimeve nuk jane pare shfaqje shenjash semundjesh autoimune ose inflamatore pas vaksinimit. Personat me semundje autoimune qe s'kane kunderindikime mund ta bejne vaksinen. Te dhenat ne perdorimin e vaksines ne te semuret me semundje autoimune (me sistem imunitar te dobet) jane te pakta. Edhe pse keto persona mund te pergjigjen me dobet ndaj vaksines, nuk ka pasur probleme me sigurine e vaksines ne keta persona.
Personat e imunodeprimuar mund te vaksinohen pasi mund te jene ne rrezik te larte per COVID-19 te rende.

23. Personat me semundje kronike, diabet, tumore, semundje kardiovaskolare mund te vaksinohen?
PO, jane pikerisht keto persona me ne rrezik te nje zhvillimi te rende te semundjes, ne rast infektimi nga SARSCoV-2, prandaj pikerisht ata do kene prioritet ne vaksinim

24. Personat ne terapi antikoagulante mund te vaksinohen?
Personat me terapi antikoagulante kane nje kunderindikim te pergjithshem drejt injeksioneve, prandaj ata duhen vleresuar me mjekun per rrezikun e hemorragjise ne vendin e injektimit.

25. Personat qe jane vaksinuar kunder gripit para pak kohesh a mund te bejne dhe vaksinen kunder COVID-19?
S'ka te dhena mbi nderveprimin e vaksinimit anti COVID-19 dhe vaksinave te tjera, mgjth natyra e vaksines COVID-19 mRNA BNT162b2 (Comirnaty) sygjeron qe eshte gati e pamundur qe te nderveproje me vaksinat e tjera. Por distanca prej 2 javeve eshte e rekomanduar.

PROCEDURAT E VAKSINIMIT

26. Kush do e injektoje vaksinen?
Vaksinimi do behet nga mjek e infermier te sherbimit te vaksinimit publik, qe vaksinojne prej vitesh dhe jane eksperte ne teknikat e vaksinimit. Duke marre parasysh vecansine e kesaj vaksine, mjeket kane marre te dhena shtese mbi menyren e pergatitjes se vaksines COVID-19 mRNA BNT162b2 (Comirnaty).

27. Kujt duhet ti drejtohesh per vaksinimin?
Fushata e vaksinimit do behet ne disa faza. Ne fazat e para do vaksinohen personeli mjekesor dhe personeli i shtepive te kujdesit per pleqte, pastaj ata me ne rrezik, e keshtu me radhe

28. Sa kushton vaksinimi?
Vaksinimi do jete falas per te gjithe

29. Eshte e mundur te vaksinohesh privatisht?
JO, vaksinat per momentin do behen vetem ne strukturat publike nuk do jene disponibel ne farmaci ose ne struktura private. Eshte shume e rendesishme mos te blihen vaksina ne internet ose ne menyra alternative. Keto nuk japin asnje garanci mbi cilesine e vaksines, qe mund te jete jo vetem inefikase por edhe e demshme per shendetin.

30. Vaksina mbron vetem personin e vaksinuar apo dhe familiaret e tij?
Vaksina mbron personin, por nese do jemi shume qe do vaksinohemi, mund te ulim pjeserisht qarkullimin e virusit dhe te mbrojme edhe personat qe nuk mund te vaksnohen: vaksinimi behet per te mbrojtur veten por edhe komunitetin ku jetojme.

31. Vaksinimi do na lejoje te kthehemi ne jeten e meparshme?
Edhe pse efikasiteti i vaksines COVID-19 mRNA BNT162b2 eshte shume i larte (mbl 90%) do egzistoje gjithmone nje pjese e te vaksinuarve qe nuk do zhvillojne mbrojtjen imunitare, dhe akoma nuk e dime ne menyre definitive nese vaksina ndalon vetem manifestimin e semundjes apo edhe transmetimin e infeksionit.
Ja pse te jesh i vaksinuar nuk te jep nje “certifikate lirie” por duhet te vazhdohet me sjelljet korrekte e me masat parandaluese per te ndaluar infektimin.

32. Do kete vaksine per te gjithe?
Qeveria italiane, nepermjet procedurave europjane, ka prenotuar blerjen e mbi 200 milion doza vaksine kunder COVID-19 nga 6 prodhues te ndryshem. Nuk do kete zgjidhje te lire mbi cilen vaksine te preferosh: vaksina e disponueshme ne ate moment e ne ate vend, do ofrohet nga sherbimi shendetsor, me garanci te plote mbi sigurine dhe efikasitetin e saj.

33. Cfare shiringash do perdoren?
Vaksinimi do beher me nje shiringe speciale sterile njeperdorimshe me sistem bllokimi te ages (Luer Lock) per per te evituar daljen pa dashje; aget sterile njeperdorimshe kane dhe lidhje te bllokuar (DM 28/9/89)

34. Do vaksinohen vetem qytetaret italian?
Sipas skemes se prioritetit te percaktuar ne Planin e vaksinimit, do vaksinohen te gjithe personat qe ndodhen ne territorin italian, rezident, me apo pa "permesso di soggiorno" sipas artikullit 35 mbi imigrimin.

35. Cfare dokumentash do duhen per vaksinimin?
Nje dokumnt identiteti i vlefshme dhe karta shendetsore. Mund te duhet dhe dokumentacioni shendetesor qe te ndihmoje mjekun vaksinues per te vleresuar gjendjen fizike te personit.
 

Akrepi

Anëtar
Anëtar
Jan 3, 2012
Postime
61,251
Pikët
113
O @IronMan nuk do njeri nga këto shkrime që bie ti.
Ke ndonjë shkrim që flet për mikroçip që do merret përmes vaksinës?
Ke ndonjë shkrim ku tregohet se si do ndryshojë ADN e njeriut mbas vaksinimit?
Ke ndonjë shkrim se si do identifikohen, përzgjidhen dhe asgjesohen persona të veçantë në largësi përmes mikroçipit?
 

doganieri

V.I.P
Anëtar
Jan 3, 2013
Postime
20,157
Pikët
113
Mënyra më e saktë për ta kuptuar nëse tashmë keni kaluar koronavirusinJanar 13, 2021



Mënyra më e qartë për të kuptuar nëse keni pasur coronavirus është të bëni një test të antitrupave, megjithatë, ato nuk janë plotësisht të besueshme.
Dr. Dan Bunstone, kryeshefi mjekësor në Push Doctor tregon se si të dalloni nëse e keni pasur tashmë coronavirusin.
Nëse keni pasur simptoma të zakonshme – temperaturë të lartë, kollë të re të vazhdueshme dhe një ndryshim në shqisën tuaj të nuhatjes ose shijes – por nuk keni pasur një test për të kontrolluar, një test i antitrupave mund të jetë i dobishëm, shkruan Express.co.uk.
“Testet e antitrupave ekzistojnë, por nuk janë gjerësisht të disponueshme pasi ato vetëm do t’ju tregojnë se mund të keni pasur COVID-19 në ndonjë moment në të kaluarën. Ato nuk tregojnë kur keni pasur infeksionin, nëse tani jeni imun ndaj COVID-19, ose në të vërtetë sa kohë do të zgjasë ndonjë antitrup”, tha ai.
Dr. Bunstone vuri në dukje se thjesht të dish që ke pasur virusin mund të jetë i dobishëm nga një perspektivë kurioziteti, por nuk ofron shumë më shumë në këtë fazë.
Dr. Bunstone vuri në dukje se gati 20 për qind e njerëzve që kanë pasur COVID-19 nuk kishin asnjë simptomë. Sidoqoftë, shumica e njerëzve do të kenë pasur simptoma dhe ka disa shenja që mund të keni pasur tashmë virus pa e kuptuar.
Dr Bunstone shpjegoi: “Shumë sëmundje virale mund t’ju lënë të ndiheni të lodhur deri në 12 javë pas infektimit. Simptomat e mundshme janë të gjera dhe nuk ka gjasa të shfaqen në të njëjtën mënyrë te secili individ, por zakonisht përfshijnë lodhje, dhimbje koke dhe dhimbje të muskujve ose nyjave”.

Është e rëndësishme të mbani mend se ndërsa coronavirusi është shqetësimi ynë kryesor tani, viruset e tjerë janë ende atje. Ndjenja e lodhjes për një periudhë të gjatë kohore mund të ndikojë në një virus tjetër – jo domosdoshmëritë COVID-19. Dr Bunstone përfundoi: “Nëse keni simptoma të vazhdueshme dhe nuk jeni të sigurt pse, sigurisht që ia vlen të kontrolloheni”.
 

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
10,138
Pikët
113
Vendndodhja
Llumra kudo.

 

Pjer Thomas

V.I.P
Anëtar
Dec 18, 2014
Postime
3,875
Pikët
113
Dhe ti thua pse hidhen nga kati4, nga shefqet ndroqi?

Nje pjese te madhe te mjeksise shqiptare eshte per ti vene para skuadres se pushkatimit, dhe pak e kane,..
po kur e morri pushtetin pallosh kopani, 3 muajt e pare te pushtetit te tij, spitalet filluan te punonin ne rregull,
rrompalla qe ish vene re gjate pushtetit te buall mavrise, filloi te zhdukej, nderkoh qe sot eshte e njejta gjedje si ne kohen e buall mavrise,
si shpjegohet kjo gje,
 

Heshtje

V.I.P
Anëtar
Apr 7, 2020
Postime
2,389
Pikët
113
Ne Itali zgjohemi me ankthin e ngjyrave; dhe cdo here perserisim rregullat e ngjyrave perkatese.
 

YOKO

V.I.P
Anëtar
Feb 6, 2011
Postime
28,834
Pikët
113
Degjova qe ne Angli , beheshin testet Pcr kushtonin 200 euro dhe nqs doje pergjigjen brenda 24 oreve 300 euro

Bravo sherbimit shendetesor Francez qe i ka testet falas ,edhe perdite te duash ti besh
Edhe tek ne falas i kemi. Une e kam bere disa here, por negativ qe negativ me del, edhe pse ndonjehere me duket sikur i kam te tera simptomat e mundshme per 1 ore a 2. 🙈
 

Akrepi

Anëtar
Anëtar
Jan 3, 2012
Postime
61,251
Pikët
113
Dhe çudirat nuk kan të sosur në katundin tonë.

Mori gjithë bombolat e oksigjenit në spital për t’i shpërndarë privatisht, ky është infermieri 26-vjeçar i arrestuar nga policia
January 15, 2021 15:24



Një 26-vjeçar është arrestuar nga Policia e Kavajës, pasi furnizonte shtetas të ndryshëm të prekur nga koronavirusi me bombola oksigjeni pa autorizimin e titullarëve.
Policia e Kavajës bëri të ditur se 26-vjeçari ishte me detyrë oksigjenist pranë Spitalit Kavajë, ndërsa akuza që rëndon ndaj tij është ajo e “Shpërdorimit të detyrës”.
Sipas Policisë, Mensur Shtylla akuzohet se kishte marrë rreth 30 bombola oksigjeni pa autorizimin e këtij institucioni mjekësor dhe më pas ua kishte dërguar personave të ndryshëm nëpër banesa, të cilët ishin të prekur nga Covid.
Kallëzimi në Polici është bërë nga vetë spitali, i cili ka zbuluar këtë shkelje dhe e ka pezulluar të riun që prej datës 11 janar.

SHPËRNDARJA E BOMBOLAVE
Mësohet se 26-vjeçari shpërndante bombolat te personat që ishin të prekur nga Covid-19 dhe që kishin nevojë për oksigjen kundrejt pagesave të ndryshme, ndërsa në disa raste edhe pa lekë.
“Menjëherë pas njoftimit të marrë se shtetasi M. Sh., me detyrë oksigjenist i Spitalit të Kavajës kishte marrë rreth 30 bombola oksigjeni pa autorizimin e këtij institucioni mjekësor, për t’ua dërguar personave të ndryshëm nëpër banesa, Policia ka organizuar punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Si rezultat e një punë të vazhdueshme dhe veprimeve profesionale u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. Sh., 26 vjeç, banues në Kavajë. Ky shtetas ka marrë 30 bombola oksigjeni në institucionin ku punonte, pa autorizimin e drejtuesve, dhe më pas i ka shpërndarë ato nëpër banesa të qytetarëve të ndryshëm.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprën penale ‘Shpërdorim detyre’”, thuhet në njoftimin e Policisë.

AKUZA
Pas arrestimit, Shtylla ka pranuar akuzën dhe ka treguar edhe emrat e personave që u kishte dhënë bombolat, të cilat tashmë janë sekuestruar nga Policia në cilësinë e provës materiale, shkruan panorama.
Sipas Policisë, rezulton se Shtylla firmoste procesverbalin me një kompani private në kryeqytet se bombolat e oksigjenit do t’i çonte në spital, por realisht këtë letër ai nuk e dorëzonte pranë institucionit ku punonte.
Mensur Shtylla ishte i vetmi që kishte detyrë dhe përgjegjësi për magazinimin e bombolave të oksigjenit në Spitalin e Kavajës.
Ai u zbulua pesë ditë më parë (11 janar) kur drejtuesit e institucionit kërkuan bombola për disa pacientë që kishin nevojë oksigjenin. Kur është përballur me kërkesën e eprorëve, shtylla ka treguar se në magazinë nuk kishte asnjë bombol pasi ua kishte shpërndarë qytetarëve të prekur me Covid, që kishin pasur të nevojshëm oksigjenin.
Me të zbuluar këtë shkelje, drejtuesit e spitalit e kanë pezulluar të riun nga puna dhe kanë denoncuar rastin në Policinë e Kavajës, e cila nisi menjëherë hetimet, duke vënë në pranga specialistin.
o.j/dita
 

shoku_tanku

I am the chosen one
Anëtar
Jan 2, 2011
Postime
26,844
Pikët
113
Vendndodhja
ne vithen e peles se hazdisur
Dhe çudirat nuk kan të sosur në katundin tonë.

Mori gjithë bombolat e oksigjenit në spital për t’i shpërndarë privatisht, ky është infermieri 26-vjeçar i arrestuar nga policia
January 15, 2021 15:24



Një 26-vjeçar është arrestuar nga Policia e Kavajës, pasi furnizonte shtetas të ndryshëm të prekur nga koronavirusi me bombola oksigjeni pa autorizimin e titullarëve.
Policia e Kavajës bëri të ditur se 26-vjeçari ishte me detyrë oksigjenist pranë Spitalit Kavajë, ndërsa akuza që rëndon ndaj tij është ajo e “Shpërdorimit të detyrës”.
Sipas Policisë, Mensur Shtylla akuzohet se kishte marrë rreth 30 bombola oksigjeni pa autorizimin e këtij institucioni mjekësor dhe më pas ua kishte dërguar personave të ndryshëm nëpër banesa, të cilët ishin të prekur nga Covid.
Kallëzimi në Polici është bërë nga vetë spitali, i cili ka zbuluar këtë shkelje dhe e ka pezulluar të riun që prej datës 11 janar.

SHPËRNDARJA E BOMBOLAVE
Mësohet se 26-vjeçari shpërndante bombolat te personat që ishin të prekur nga Covid-19 dhe që kishin nevojë për oksigjen kundrejt pagesave të ndryshme, ndërsa në disa raste edhe pa lekë.
“Menjëherë pas njoftimit të marrë se shtetasi M. Sh., me detyrë oksigjenist i Spitalit të Kavajës kishte marrë rreth 30 bombola oksigjeni pa autorizimin e këtij institucioni mjekësor, për t’ua dërguar personave të ndryshëm nëpër banesa, Policia ka organizuar punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Si rezultat e një punë të vazhdueshme dhe veprimeve profesionale u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. Sh., 26 vjeç, banues në Kavajë. Ky shtetas ka marrë 30 bombola oksigjeni në institucionin ku punonte, pa autorizimin e drejtuesve, dhe më pas i ka shpërndarë ato nëpër banesa të qytetarëve të ndryshëm.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprën penale ‘Shpërdorim detyre’”, thuhet në njoftimin e Policisë.

AKUZA
Pas arrestimit, Shtylla ka pranuar akuzën dhe ka treguar edhe emrat e personave që u kishte dhënë bombolat, të cilat tashmë janë sekuestruar nga Policia në cilësinë e provës materiale, shkruan panorama.
Sipas Policisë, rezulton se Shtylla firmoste procesverbalin me një kompani private në kryeqytet se bombolat e oksigjenit do t’i çonte në spital, por realisht këtë letër ai nuk e dorëzonte pranë institucionit ku punonte.
Mensur Shtylla ishte i vetmi që kishte detyrë dhe përgjegjësi për magazinimin e bombolave të oksigjenit në Spitalin e Kavajës.
Ai u zbulua pesë ditë më parë (11 janar) kur drejtuesit e institucionit kërkuan bombola për disa pacientë që kishin nevojë oksigjenin. Kur është përballur me kërkesën e eprorëve, shtylla ka treguar se në magazinë nuk kishte asnjë bombol pasi ua kishte shpërndarë qytetarëve të prekur me Covid, që kishin pasur të nevojshëm oksigjenin.
Me të zbuluar këtë shkelje, drejtuesit e spitalit e kanë pezulluar të riun nga puna dhe kanë denoncuar rastin në Policinë e Kavajës, e cila nisi menjëherë hetimet, duke vënë në pranga specialistin.
o.j/dita
Cun me iniciative.
 

Persona

:)
Anëtar
Jan 31, 2012
Postime
14,468
Pikët
113
Eshte virus i cuditshem. Kolegut tone qe gati rrezikoi jeten i perseriten testin e antitrupave dhe ndryshe nga cdo parashikim ne vend qe antitrupat te rriteshin, ishin pakesuar goxha.
Antitrupat pakesohen, por reinfektimet jane te rralla...sidoqofte atij i bene urgjentisht vaksinen sot.
 
Top