• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Cfare mendojne adoleshentet per veten ,po te rriturit cfare mendojne per ta?

Cold_Girl

🤍
Anëtar
Jun 18, 2020
Postime
7,037
Pikët
113
Vendndodhja
S'TE INTERESO
Po studioja pak dhe po mendoja cfare mendojne adoleshentet per veten...
Cfare mendoj une per veten?
Cfare mendonit ju kur ishit adoleshent per veten?
Po tani qe jeni rritur cfare mendoni per adoleshentet?
A eshte adoleshenca moshe e veshtire?

Po ja nis une...
Une mendoj ne fakt dhe them qe jam nje adoleshente ndryshe nga te tjeret...
Do thoni ju pse ?
Une e ndjej veten me te pjekur,me te rritur,i mendoj gjerat me thelle po te njejten kohe jam dhe e papjekur.
Jam nje adoleshente e lekundur ndonjehere por shumicen e kohes jam e sigurt me veten.
Jam nje adoleshente qe gaboj,por thone qe duhet te mesosh nga gabimet...
Une gaboj ama mesoj nga gabimet!
Jam nje adoleshente qe perpjekem te formoj indetitetin tim personal,cdo dite e me shume.
Shpesh here ndihem e fuqishme,shpeshhere jam delikate,lodhem e semurem shpejt,shpesh ndihem seksualisht e pjekur ama nga ana tjeter kam frike nga nga “energjia ime seksuale “,shpeshhere kam nje vleresim te madh per vetem ama nga ana tjeter them “jam kot”,shpeshhere me thone “uau sa e zgjuar je “ama nga ana tjeter me thone “oh trupi pyll e mendja fyell”
Kjo eshte gjeja me e veshtire ne adoleshence,TE KUPTUARIT VETEN!

Po une jam here nje femije dhe here nje e rritur.
Ama jam nje adoleshente qe cdo dite zhvillohem!

Sipas nje te rrituri adoleshenti eshte nje femije i papjekur,nuk eshte i afte te kujdeset per veten,gabon,nuk eshte i afte te ndertoje karakterin e tij,te ruaje shoqerine e tij,ta ndertoje ate.
AMA ka nga ata te rritur qe thone:Te jesh adoleshent do te thote qe cdo dite te zhvillohesh,shume e me shume☺
 
Punk1

V.I.P
Anëtar
Aug 25, 2020
Postime
11,303
Pikët
113
Une mendoj qe adoleshetet nuk duhet te futen ne forum. Duhet te dalin , te takojne njerez , te bejne cmendurira , te zhgenjehen, te reagojne ndaj zhgenjimeve, te behen here te mire e here te keqinj... te perballen me te miren e te keqen dhe te kuptojne ndryshimin midis tyre... te krijojne eksperienca te bukura dhe te hidhura dhe kur nje dite ti kene kaluar te gjitha keto , te qajne e te qeshin njekohesisht me veten... te thone sa idiot kam qene dhe te kene nostalgji per versionin e tyre idiot.... por jo te thone... sa gabim kam bere qe shkrujata ate postim , qe s mund ta bej delete sot.
Kete do e quaja te trishte😊
 
Rexhina

V.I.P
Anëtar
Jul 6, 2011
Postime
53,027
Pikët
113
Vendndodhja
Shangri-La
Adoleshenca eshte faza me e veshtir per te kaluar. Te them te drejten kam frik ta perjetoj me femijet se e di qe eshte nje periudhe delikate.
Si adoleshente isha shume e ndrojtur dhe nuk kisha shume shoqeri. Isha shume e fokusuar akademikisht. Nje note e keq dhe vu lotet lol. Spara dilja dhe zakonisht e kam kaluar gjithe kohen shtepi shkolle, shtepi shkolle. Viti i fundit te gjimnazit duhet te levizja tek nje shtet tjeter ku nuk njifja njeri dhe te vetmit te interesuar per shoqeri ishin meshkujt, keshtu me dukej sikur skisha shoqeri fare. Nese nje mashkull tregonte interes tek une friksohesha, por e dija qe ne ate moshe hormonet, sidomos per djemt ishin te tejkaluara keshtuqe kisha shume kujdes.
Me vjen keq sepse do doja qe si adoleshente te beja pjes ne me shume aktivitete apo sport. Prandaj dhe mundohem qe femijet ti motivoj te merren me aktivitete pas shkolles dhe sport.
 
Prishtinasi

V.I.P
Anëtar
Feb 14, 2013
Postime
2,665

U perqendrova ne fjaline qe e theksova se me la vecanerisht pershtypje.
Ti e ke ba ma te miren pune oj Rexhine, ke pase dicipline dhe ke arrite me i krye studimet ne gjuhe joamtare, qe edhe ne shqip jan te veshtira.
Respekt Rexhi !
 
Prishtinasi

V.I.P
Anëtar
Feb 14, 2013
Postime
2,665
Pikët
113
Me adoleshentet nuk asht aspak leht.
Djalin e madh, ujor si Coldi, e kam pase fort mire me mesime sa ishte ne gjimnaz.
Shkurt, teper rralle mirrte note 3 (1 asht ma e mira) dhe ate kryesisht ne art.
Filloi me futboll ai, ishte ne nji klub dhe ishte mire, po jo shum talent dmth jo nga ata talentat e rralle.
Meqe ishte i zhvilluem nga trupi e merrnin ne dy ekipe, simbas nevojes...se gjermani te shfrytzon ne maksimum. E kjo i merrte shum kohe!
E pashe me kohe qe po ngec dicka ne mesime, plus ishte e qarte qe futbollin e ka ne gjak, ashtu kam qene edhe une.
Mbas nji kohe ja ndalova, nuk e lejova te luej per ekip, se kisha frige po mbetet mbrapa me mesime.
Kur ja kam ndalue, dy dite kam ndje dhimbje te madhe per te! Diten e trete a te katert vje djali e me thote:
babe, neser luejn shoket e ekipit, due me shkue me i pa!

Ulu pran, i thashe. U ul e po bisedojme. Ia bana me dije qe ka talent, po jo te jashtzakonshem, e konkurenca asht teper e madhe.
I thashe, ne rastin ma te mire perfundon ne lige te dyte gjermane, ne moshe 32-33 vjec perfundon gjdo gja dhe mbetesh pa studime.
I propozova : ma jep fjalen qe s`me bje nota 3 ne shpi, e ke lejen me luejt ne ekip, ne njanin jo ne dy si perpara!
Ai pranoi menjiher dhe me perqafoi shum! Une besoj, ma i lumtun isha une ne at cast se ai.
E vazhdoi ai ne klub edhe nji vjet. E la vet dhe me habiti kur m`i perseriti fjalet qe ia kisha thane, se shansat per karriere futbolli nuk jan reale.
E kreu maturen me rezultat solid, mesataren 1,5... dhe nderkohe i ka krye studimet ne shkenca te natyres....
 
Purple

V.I.P
Anëtar
Jul 19, 2021
Postime
1,405
Pikët
113
Une ne adoleshence kam qene rebele (jam akoma pak e moderuar 😅), kam pasur shume shoqeri, edhe pse jam tip i rezervuar ne fillim kur njoh dikë. Ne shkolle isha tek mesatarja edhe pse po te studjoja me shume (sic me thonin shpesh zyshat) do mund te isha shume me mirë, por sme ka interesuar shume te isha me e mira e klases. Beja gjithmone te kunderten e asaj qe me thonin se duhej te beja, po skam bere asgje per te cilen sot pendohem, sepse kam pasur nje adoleshence shume te bukur te cilen e kujtoj me nostalgji.
Eshte nje periudhe vertet e veshtire sic thote Coldi sepse ndihesh herë shume i zgjuar herë shume budalla, por mendoj se gjithekush ndihet sadopak i tille. Keshilla qe une mund te te jap @Cold_Girl eshte te perqendrohesh tek vetja jote, tek deshirat e tua tek ato qe do te arrish ne te ardhmen dhe nuk ka per te te mbetur asgje pishman, edhe gabimet jane pjese e jetes i kemi bere te gjithe, mjafton te kuptosh ku ke gabuar dhe mos ta perserisesh. 🤗
 
Nicktjeter

Per aspera ad astra.
Anëtar
Sep 24, 2013
Postime
17,759
Pikët
113
Tani qe e kujtoj kisha mesatare te larte por edhe isha nga ata qe organizonin te tjeret per te dalur jashte.
Gjithmone nje ekuiliber 🤔
Gjithmone i kam pare njerezit nga lart poshte,asnje sme dukej niveli im.
Adoleshenca e dyte me erdhi mua 😆

Ndersa tani ketyre u kam lakmi lirine..jane shume me te lire se sa brezi im. Skam cfare mendoj tjeter perpos ate qe mendoj tani : jeto momentin :)
 
SystemA

Jam me Shqiperine,dhe ничего против Pоссии
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
59,153
Pikët
113
Adoleshenca eshte faza me e veshtir per te kaluar. Te them te drejten kam frik ta perjetoj me femijet se e di qe eshte nje periudhe delikate.
Si adoleshente isha shume e ndrojtur dhe nuk kisha shume shoqeri. Isha shume e fokusuar akademikisht. Nje note e keq dhe vu lotet lol. Spara dilja dhe zakonisht e kam kaluar gjithe kohen shtepi shkolle, shtepi shkolle. Viti i fundit te gjimnazit duhet te levizja tek nje shtet tjeter ku nuk njifja njeri dhe te vetmit te interesuar per shoqeri ishin meshkujt, keshtu me dukej sikur skisha shoqeri fare. Nese nje mashkull tregonte interes tek une friksohesha, por e dija qe ne ate moshe hormonet, sidomos per djemt ishin te tejkaluara keshtuqe kisha shume kujdes.
Me vjen keq sepse do doja qe si adoleshente te beja pjes ne me shume aktivitete apo sport. Prandaj dhe mundohem qe femijet ti motivoj te merren me aktivitete pas shkolles dhe sport.
NUK ke gabuar.
Duke marre parasysh...FIGUREN.
THELB.
 
edlin

V.N.P
Anëtar
Apr 22, 2010
Postime
13,765
Pikët
113
Une gjerat i marr me sportivitet.
Pikerisht une.
Ashtu i marr dheu unë , por më erdhi inat kur ma tha.. dhe nuk ju ndava derisa ma sqaroi ç'a ishte...
Tqt, thashë pastaj... si është kjo dynja ,portokalle .. dheu më erdhi ndër mënd im atë...
 
SystemA

Jam me Shqiperine,dhe ничего против Pоссии
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
59,153
Pikët
113
Ashtu i marr dheu unë , por më erdhi inat kur ma tha.. dhe nuk ju ndava derisa ma sqaroi ç'a ishte...
Tqt, thashë pastaj... si është kjo dynja ,portokalle .. dheu më erdhi ndër mënd im atë...
FIKS.(y)
 
Buzeqeshje

E Bekuar
Anëtar
Oct 3, 2010
Postime
9,046
Pikët
113
Une adoeleshencen time se kam ndjer fare si faz te veshtir e kam kaluar super jam kenaqur skam pas kurr ndrojtje ose pasiguri kam qen sic jam shum e lirshme dmth shum bukur e thjesht ditet e sotme sepse dreqin e dramatizojn kaq shum e bejn kutullac ndrydhen e qajn dram tragjedi hahahah rebelohen sikur i ke marr pronat. Nejse zoti na ruajt se kam dy goca se di cdo heq ne vazhdim.
 
Top