• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Deklarata tronditëse për varrezat masive në Serbi – Ja pse Edi Rama nuk duhet të flasë kurrë më për Kosovën

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
9,176
Pikët
113
NGA: P.R MË: 10 TETOR 2020

Gjatë një debati të zhvilluar në njërën nga televizionet në Serbi, ish-zyrtari i Shërbimit të Sigurimit Shtetëror të Serbisë në kohën e luftës në Kosovë, Urosh Uvashkoviç, ka mohuar të jetë në dijeni dhe të ketë parë kufoma të trupave të shqiptarëve.

Por ish-kryetari i Parlamentit të Vojvodinës, kryetar i Lidhjes Socialdemokrate, Nenad Çanak, ka folur për deklarimet e ministrit te atëhershëm të policisë lidhur me ekzistimin e 16 varrezave të mundshme, për të cilat ishte marrë vendim që të mos flitej publikisht.

“Më duket ti ke qenë aty Çedo kur ministri i Policisë, Dushko Mihajlloviq, e tha këtë fjali: ‘Nuk mund të fle. Më duhet ta ndaj këtë me juve’. I kemi gjetur 16 varreza masive në Serbi. Pra, 16 varreza masive në Serbi. Dhe kur kam parë se çfarë kemi gjetur aty, duhet ta ndaj këtë me ju, dhe të merremi vesh se çfarë duhet bërë me gjithë këtë? U paraqita për të folur, dhe i thashë se nuk e kuptoja pyetjen. Kjo ka qenë shpejt pas 5 tetorit, mbase janari a shkurti. “Çka të bëjmë me gjithë këtë”, i thashë, nuk po e kuptoj pyetjen. Nuk jemi këtu për t’i fshehur krimet e ish-regjimit, por që t’i zbulojmë. D.m.th. nesër konferencë për shtyp, t’i marrim me vete gazetarët prej një lokacioni në tjetrin që të bëhen xhirime e që më pas të vendosim se çfarë do të bëjmë. Atëherë, Zoran Gjingjiqi, i cili përherë është mbajtur i rezervuar se nuk kishte qejf ta impononte mendimin e tij, ani që ka pasur peshë të madhe. Tha: “Jo, jo. Këtë punë duhet hetuar, por nuk duhet dhënë shumë publicitet, sepse kush do të investojë në një shtet ku sa herë që të mihësh tokën do ta nxjerrësh një kafkë. Atëherë e kuptova se e kishim një problem të brendshëm serioz”, kishte thënë Çanak.

E kjo deklaratë e Çanak, sipas analistit dhe publicistit, Rexhep Shahu, duhet ta elektrizojë politikën në Kosovë.

“Mjafton që këto deklarata të jenë të regjistruara, të jenë serioze, dhe mjaftojnë këto që Kosova të elektrizojë gjithë politikën e gjithë institucionet e saj. Nuk duhet toleruar me asnjë çmim politik, asnjë forcë politike, duhet bërë vendim nga Parlamenti i Kosovës që nuk ka asnjë përparim në dialog pa u zbardhë realiteti i 16 varrezave masive, pa u zbardhë deklarimet e ministrit serb e te ish kryeministrit Gjingjiq”, thotë Shahu për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, nuk duhet toleruar më Hashim Thaçi e Aleksandër Vuçiqi, dhe Edi Rama nuk duhet të flas kurrë më për Kosovën.

“Nuk duhet toleruar më se Thaçi e Vuçiqi janë djem të mirë, nuk duhet të flasë kurrë më për Kosovën Edi Rama në Beograd. Duke toleruar Kosova ka arritë të japë aksione të sajat Serbisë dhe Serbia i ka shfrytëzuar për të fituar simpatinë dhe deri të arrijë të duket si viktimë. Ngatërresat e brendshme të shqiptarëve, bilbilat në kuvend, kanë shërbyer gjithmonë të largohet vëmendja nga krimet serbe, kanë shërbyer për të tërheqë vëmendjen në sherre të brendshme të luftës për pushtet, ndërsa Kosovës i është bërë dëm kolosal”, deklaron Shahu.

“Ka shumë pritshmëri bota shqiptare prej Kosovës, ka pritshmëri prej politikanëve serioz të Kosovës, edhe pas tallavasë e dështimeve të Edi Ramës që i lutet Vuçiqit si kalama e i thotë thuaj Vulinit o burrë të mos më shajë, bota shqiptare ka pritshmeritë serioze prej Kosovës, dhe politikanët e Kosovës duhet të sakrifikojnë, të mos bëjnë llogari për pushtetin e ditës e për rrogën e ditës, ata duhet të përballen tani fort me Serbinë, të mos bëjnë tërheqje e të mos bëjnë strucin”, shprehet më tej analisti Shahu.

Për fund, Shahu thotë se Kosova ka rast ta zbulojë varrin e madh Serbi.

“T’i qëndrojnë përballë e të vënë kushte, të kërkojnë fëmijët e vrarë, eshtrat e tyre, eshtrat e mijëra të zhdukurve. Kosova ka rast ta zbulojë varrin e madh Serbi, varrin e urrejtjes e të konfliktit me emrin Serbi. Edhe çdo ditë që kalon duket nga lajme sporadike se edhe intelektualë të ndryshëm serbë kërkojnë ndërgjegjësim, përgjegjësi, pajtim, edhe qytetarë të ndryshëm për të cilët ankohet Daçiqi janë në një fare mënyrë aleatëve të së drejtës. Ndoshta është rasti me fatlum që politika e Kosovës të bëhet shumë serioze e qëndrestare në raport me varret masive, me 16 varret dhe të mos tërhiqet nga frika e presionet që mund të vijnë nga faktori i jashtëm. Në nderim të viktimave të Kosovës duhet zgjuar edhe opinioni. Kosova ka paguar çmim të lartë për lirinë dhe nuk është me koloni e Serbisë që politikanët e Prishtinës të sillen si të emëruar prej Beligradit...”, përfundon për gazetën “Bota sot” publicisti Rexhep Shahu.
---------------
 

murik

peace and love
Anëtar
Jul 28, 2015
Postime
2,718
Pikët
113
Vendndodhja
philadelphia
Baton Haxhiu thote ti harrojme se kane kaliar 20 vjet e nuk ka cka kerkon kush falje. A e kuptoni se kush drejton e kush perfaqeson popullin? .me vjen keq per Kosoven qe nuk ka mesuar nga gabimet e Shqiperise. Te diturit ne nuk i degjojme. Ndaj drejtojne cubat e hajnat
 

CERMENIKASI

V.I.P
Anëtar
Nov 29, 2011
Postime
1,703
Pikët
63
Baton Haxhiu thote ti harrojme se kane kaliar 20 vjet e nuk ka cka kerkon kush falje. A e kuptoni se kush drejton e kush perfaqeson popullin? .me vjen keq per Kosoven qe nuk ka mesuar nga gabimet e Shqiperise. Te diturit ne nuk i degjojme. Ndaj drejtojne cubat e hajnat
Me i thënë këto fjalë ky i poshtër është e drejtë që të dalin dikush për t ia futur dy këmbët në nji opingë.
 
Top