• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Ditar: E veçanta e ditës së sotme 2020 ( 2019, 2018 ,2017, 2016,)

Gi de Masha

The untouchables ...
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
17,187
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë
* Demko a je ti ky me atlete te bardha? ?
** Ja keshtu si Danezet shumica e juropes e kane vetem agjene be ke ballkani mungojne shenjat me ja vizatuar. Ai zhgarravina e Surrelit do ishte perfekt per nje konçesion zhgarravites ne kete kohe krize.
@Pirati
* Jo mor, se unë që po bëja fotografitë s'arrija dot ta nxirrja edhe veten. + që dmth qetra mas qetres, me këtë të Surrelit e kam prishur miqësinë pikërisht për punë të atleteve: ai me "Nike" unë me "Adidas". Mor, më tha një ditë do i bësh edhe ti "Nike" a si e ke hallin? Unë s'hoqa dorë nda Adidasi, kështu që nga ajo kohë kemi gjendjen e acaruar. Po mbajmë reciprocitet armiqësor. ( hahahahah. Moti ia kam pas nisur "reciprocitetit", të kujtohet besoj... )

** tahs pa humor se është shqetësuese kjo. Merre me mend, do t'i vijë koha ( jo ishalla ) ndoshta për të përdorur edhe dhunë. Po ku bindet more shqiptari!! Besoj i ke parë dje në pazar të Tiranës. Tmerr! Çmenduri!
 
Pirati

makeyourday and myday holiday !
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
12,876

Apropo pikerisht Benevrekja qe ne kohera normale i ndiqte plakat me polici trotuareve per dy tufa presh e qepe, ama ne keto kohera bashke me lali pleheren e Tirones e lejojne te behej pazari, pra te sillet malli e produkte per shitje.

Kjo eshte tamam sikur te ajo tema qe bente pyetjen, shoku i Tumanes: kush mo, kush eshte i semure ketu ?
 
Pjer Thomas

V.I.P
Anëtar
Dec 18, 2014
Postime
3,841
Pikët
113
de masha, ku je biri im, tabelaaaa, ku eshte statistika e sotme, prit, mos u nxito biri im, te lutem ma nda pakez ate tabele, me sill ne fillim europen, pastaj azine, pastaj afriken e me pas ameriken latine e veriore, se vetem keshtu orientohem une plaku :D
 
Gi de Masha

The untouchables ...
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
17,187
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë
de masha, ku je biri im, tabelaaaa, ku eshte statistika e sotme, prit, mos u nxito biri im, te lutem ma nda pakez ate tabele, me sill ne fillim europen, pastaj azine, pastaj afriken e me pas ameriken latine e veriore, se vetem keshtu orientohem une plaku :D
hahahaha, babalok do ta kesh, por jo sipas kontineneteve, por sipas numrit të të infektuarve dhe të të vdekurish!
 
Gi de Masha

The untouchables ...
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
17,187
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë
E mërkurë, më 15.4.2020
Sapo u ktheva nga një shëtitje 6 kilometërshe. Rruga që zgjodha, kah fundi më shpuri kah shkolla afër banesës sime. Sa u gëzova kur dëgjova "cicërimat" e fëmijëve në ditën e parë, pas 12 shkurtit kur u mbyllën të gjitha shkollat. E pyeta një mësuese se shkolla do të punojë me të gjitha klasat, apo si është puna?
- Jo,-më tha, sot fillojnë klasat 0-3; nesër 4-5, ndërkaq klasat tjera 6-9, fillojnë me 10 maj. Nxënësit të një paraleleje gjithashtu janë rundarë në dy grupe ashtu që të ruhet distanca....

Po sjell një video ku regjistrova vetëm zërin e fëmijëve, ndërkaq në foto do të shihni vetëm hijen time.

Por gjatë shëtitjes kalova dhe nëpër vende me natyrë të bukur. Mua më pëlqen gurgullima e përrocakve, e sidomos kur kur shoqërohet edhe me cicërima zogjsh.

nghi ngo

V.I.P
Anëtar
Nov 22, 2013
Postime
2,935

Me ngjalle nostalgji me kete perroin Gi, me kujtove nje fshat qe shkoja e vogel dhe kishte gjithandej perrenj te vegjel. Cfare paqe dhe kenaqesie te degjoje gurgullimen e ujit dhe gumezhimen e gjinkallave nga vapa. Tani s'ka me si me pare, mbase nga kontrolli qe I behet ujit.
 
Last edited:

Gi de Masha

The untouchables ...
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
17,187
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë
DUKE HALLAKATUR NËPËR "SIRTARËT" E KOMPJUTERIT ...
.. e gjeta këtë foto të grupit tonë që ndiqnim kursin e gjuhës daneze. Ishte shtatori i vitit 2005 dhe mësuesja jonë atë ditë ( në ditëlindjen e saj ) pensionohej.
Ne organizuam një koktej të vockël dhe ca pika artistike. Në grup ka pasur pjesëtarë nacionalitetesh të ndryshme nga: Sudani, Gjermania, Polonia, Bosnja, Tajlanda ...
Kënduam bashkërisht ( fundja mbanim iso edhe nëse nuk e dinim fjalët- flas për veten time këtu ). Po merrnim pjesë edhe si individë me aq sa kishim mundësi ... Unë, meqë kisha marrë me vete një fyell/bilbil, thashë: nëse më lejohet ndonjë melodi jona. Kjo u mirëprit nga të pranishmit. Luajta vallen e Rugovës. Pasuan duartrokitje frenetike dhe kërkesa edhe për një melodi tjetër. Si më e zhurmshme qe boshnjakja ...
- Di ndonjë nga "tonat".- tha?
- Po, mor,- dhe fillova një
T'u ngrit boshnjaka të vallëzonte. U munduan ta shoqëronin edhe ca të tjera, por nuk po e ndiqnin ritmin. Vazhdoi ajo vetëm...
- I bike mirë, mor..., - me tha
- E po kur ke para vetes një valltare kaq të bukur, d.m.th. që kërcen kaq bukur ... fyelli vetë nxjerr melodi të përkryera!
- Eh, đavo!...

Më vonë, nja dy ditë pas, mësuesja më kishte dërguar këtë letër falënderuese!
vuc - grupi ynë 20050001.jpg
 
Last edited:

Gi de Masha

The untouchables ...
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
17,187
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë
View attachment 42678

Sot, më 17 qershor 2020 humba njeriun më të dashur të zemrës, njeriun më të shtrenjtë në jetë.
Përherë do të të mbaj në zemër, nëna Sabrie!
Mirmengjesi gjithe frekontues/e te kesaj teme, ju deshiroj nje dite te mbare

Veqanerisht pershendes dhe shprehi ngushllimet e mia me te sinqerta Gi de Masha per humbjen e Nenes, shpirti saj u preht ne Parajse?
Të faleminderit @Xhenet !

Kam dhe keni dëgjuar të thuhet kur dikush humb prindërt: "eh, këta janë fëmijë jetimë", por jo edhe në ndonjë rast tjetër.
Unë them se mosha nuk qenka e rëndësishme për të qenë jetim!

Të faleminderit edhe për uratën tënde: "...shpirti saj u preht ne Parajse"! Duke u bazuar në virtytet e saj, besoj se vepra e saj do të jetë e panuar te Zoti dhe mbase do të prehet në Parajsë. Unë nënën Sabrie e kam pasur një nënë të mirë.
 
Meri

.
Anëtar
Sep 26, 2009
Postime
14,298
Pikët
113
Vendndodhja
...`
....qe vdes nje njeri dhe kete lajm e mesojne te gjithe...
kjo eshte e vecanta e ketyre diteve....
 
Top