• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Epoka e bollëkut ka mbaruar, ja pse çmimet e karburanteve do vazhdojnë të mbeten të larta

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
12,169
Pikët
113
Vendndodhja

“The Economist”

Gjatë pjesës më të madhe të dekadës së fundit, fjala më e përdorur në sektorin e energjisë ishte “bollëk”.Një industri që kishte synuar prej kohësh të raciononte prodhimin e lëndëve djegëse fosile për të mbajtur çmimet e larta, u gjend befas me sasi të mëdha furnizimesh të tepërta, pasi bumi i naftës argjilore në SHBA, e uli çmimin e naftës në të gjithë botën.

Ndërkohë burimet e energjisë së pastër, si era dhe dielli, nisën të konkurronin fort me lëndëtdjegëse të tjera të përdorura për prodhimin e energjisë, si qymyri dhe gazi natyror. Megjithatë javët e fundit, ajo që ka tërhequr vëmendjen e botës, është mungesa dhe jo bollëku energjetik. Në pamje të parë, manifestimet e saj janë kryesisht pa lidhje me njëra-tjetrën. Shoferët britanikë po vuajnë aktualisht për shkak të mungesës së drejtuesve të kamionëve qëfurnizojnë pikat e karburanteve. Ndërprerjet e energjisë në disa pjesë të Kinës, po ndodhin pjesërisht nga përpjekjet e vendit komunist për të frenuar emetimet e gazrave serrë në atmosferë.

Pakësimi i rezervave të qymyrit në stacionet energjitike në Indi, lidhet me një rritje të çmimit të importeve të mallrave. Megjithatë, një faktor themelor pritet që ta përkeqësojë akoma më shumë mungesën në vitet e ardhshme:një rënie e investimeve në puset e naftës, në rrjetet shpërndarëse të gazit natyror, si dhe në minierat e qymyrit.

Kjo tendencë është e kundërt me periudhën e bollëkut, dhe vitet e investimeve të mëdha. Por kjo krizë është gjithashtu rezultat i presioneve në rritje për të de–karbonizuar ekonomitë kombëtare. Këtë vit, mungesa e investimeve është një nga arsyet kryesore pse janë rritur çmimet e të 3 produkteve energjetike kryesore.

Nafta e kaloi kufirin e 81 dollarëve për fuçi pasi Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe aleatët e saj si Rusia, të cilët janë pjesë e aleancës OPEC+, i rezistuan thirrjeve për të rritur prodhimin, gjatë takimit të tyre më të fundit të 4 tetorit.

Kjo krizë me pasoja inflacioniste, nuk do të jetë aspak pozitive për një botë që e siguron ende nga lëndët djegëse fosile pjesën më të madhe të energjisë. Por të paktën ajo mund të përshpejtojë kalimin në burime më ekologjike dhe më të lira të energjisë.

Lë te marrim fillimisht naftën, një industri që ka nevojë për ri-investime të vazhdueshme, në mënyrë që të funksionojë normalisht. Një rregull i përgjithshëm, është që kompanitë e naftës supozohet të ndajnë çdo vit rreth 4/5 e shpenzimeve të tyre kapitale vetëm për të ndalur shterimin e nivelit të rezervave të tyre.

Megjithatë, niveli vjetor i kësaj industrie ka rënë nga 750 miliardë dollarë në vitin 2014 (kur çmimet e naftës i tejkaluan 100 dollarë për fuçi), në rreth 350 miliardë dollarë këtë vit.Ndërkaq banka e njohuramerikane “Goldman Sachs”, thotë se gjatë së njëjtës periudhë, rezervat kanë rënë nga 50 në rreth 25 vite.

Një krizë e furnizimit me naftë, u shmang përkohësisht vitin e kaluar për shkak të pandemisësë Covid-19. Por sapo ekonomia botërore të nisë të rimëkëmbet, do të jetë vetëm çështje kohe para se kriza të shfaqet në formën e saj të plotë.

Zakonisht industria i përgjigjet kërkesës së madhe dhe çmimeve më të larta duke investuar për të kryer më shumë shpime për më shumë naftë. Por kjo gjë është më e vështirë në epokë ede–karbonizimit të ekonomive. Së pari, kompanitë e mëdha të naftës si ExxonMobil dhe Royal Dutch Shell, janë nën presion nga investitorët për t’i trajtuar investimet në naftë dhe gaz si peshqit 1-javorë.

Kjo ndodh sepse aksionerët e tyre mendojnë se kërkesa për naftë do të arrijë kulmin dhe pastaj do të bjerë, duke i bërë joekonomike projektet afatgjata.Ose sepse ata do të preferojnë të ruajnë aksionettek kompanitë që mbështesin kalimin tek energjia epastër.

Ndonëse çmimet po rriten, investimet në sektorin e naftës duket se nuk do të rriten. “The Economist” ka analizuar parashikimet e shpenzimeve kapitale të250 prodhuesit më të mëdhenj të mallrave në botë në vitin 2022 në krahasim me vitin 2019.

Ndërsa kompanitë minerare dhe ato bujqësore parashikojnë rritje të mëdha të investimeve, ato në energjitikë pritet të bien me 9 për qind. Një faktor tjetër që po pengon investimet nësektorin e naftësështë sjellja e vendeve të OPEC+.

Gjysmë–dekada e çmimeve relativisht të ulëta gjatë “epokës së bollëkut”, e cila arriti kulmin me një rënie të çmimeve në fillim të pandemisë, i boshatisi arkat e shteteve. Kjo i reduktoi fondet për investime. Ndërsa çmimet po rriten, prioriteti i qeverive nuk është të zgjerojnë kapacitetin e prodhimit të naftës, por të rrisin buxhetet kombëtare.

Për më tepër, prodhuesit shtetërorë janë të shqetësuar se një shpërthim i ri i rasteve meCovid-19 mund të godasë sërish kërkesën. Dhe siç deklaron Osvald Clint nga “Bernstein”, një kompani investimesh, shumë njerëz po pyesin “E pse të mos nxisim për disa kohë çmimete larta?”.

Në çdo rast, edhe nëse situata do të frymëzonte investime të reja, do të duheshin disa vjet që të arrihej një rritje domethënëse e prodhimit.Investimet më të pakta në sektorin e naftës, kanënjë ndikim direkt edhe në prodhimin e gazit natyror, që shpesh është një nënprodukt i shpimeve për naftëne papërpunuar.

Shtojini kësaj edhe një mungesë të terminaleve të gazit të lëngshëm natyror (LNG) për transportimin e gazit nga vendet ku qasja mbetet relativisht e lehtë (Amerikë), dhe në ato ku është më e vështirë (Azi dhe Evropë). Duke pasur parasysh kohën e gjatë që duhet për të ndërtuar pikat e reja të shpimit, mungesa e kapaciteteve të mëdha rezervë në Amerikë, pritet të zgjasë të paktën deri në vitin 2025.

Investimet tek sektori i nxjerrjes së qymyrit janë më të pakt nga të gjithë sektorët e energjisë. Edhe në Kinë dhe Indi, të cilat kanë termocentraleve të reja me qymyr, prirja është kundër karburanteve fosile. Një rënie e investimeve, mund të bëjë që disa investitorë të naftës, gazit dhe qymyrit, të duket si banditë.

Por sa më gjatë që çmimet të qëndrojnë në nivele të larta, aq më shumë ka gjasa që kalimi tek energjia e pastër ta varrosë industrinë e karburanteve fosile.Ndërkohë konsumatorët, duhet të përgatiten për më shumë mungesa në treg. Epoka e bollëkut ka mbaruar.
 

Kontinenti

V.I.P
Anëtar
Oct 14, 2012
Postime
3,366
Pikët
113
“The Economist”
1 - Ndërkohë burimet e energjisë së pastër, si era dhe dielli, nisën të konkurronin fort me lëndëtdjegëse të tjera të përdorura për prodhimin e energjisë, si qymyri dhe gazi natyror. Megjithatë javët e fundit, ajo që ka tërhequr vëmendjen e botës, është mungesa dhe jo bollëku energjetik.

Pika e pare ka dy fjali, qe bien ne kundershtim me njera tjetren.
Autori thote se burimet e energjise se paster, nisën fort te konkuronin me lendet djegese.
Habitem pse e ka vene foljen ne kohen e shkuar, a thua se eshte nje gabim kjo ''nisje'' e konkurences se energjise se paster ?
Shume mire qe ka nisur energjia e paster, a po ia arrijme ta perdorim 100%, kjo eshte ceshtja, e te heqim dore nje here e mire nga nafta e gazi.
Me kohen e shkuar ''nisën'', del sikur eshte bere nje krim dhe ne kete shkrim po behet nje denoncim per ''nisjen'' e konkurences se energjise se paster, por dukshem eshte pa qellimin e autorit te shkrimit ky lloj denoncimi.
Pastaj shkrimi vazhdon; javët e fundit, ajo që ka tërhequr vëmendjen e botës, është mungesa dhe jo bollëku energjetik.
Pse ?
Ne shekullin tone 21, pervec naftes, eshte shtuar dhe energjia e paster e eres dhe e diellit, nderkohe qe flitet per mungese dhe jo bollik energjitik?
Perseri habitem!
Kesaj i thone se, ne shtepi u shtua nje rroge me shume dhe prandaj jemi me te varfer se sa ishim me pare.
As ne nevojtore nuk ka vend ky arsyetim qe te qendroje e jo me ne mes te kuzhines.
Kjo do te thote se kemi mungese te bollikut energjitik se ashtu duan disa, pra me fjale te tjera eshte krejt artificiale apo e genjeshtert kjo krize.
Pasojat i paguan populli, si zakonisht.



2 - Pakësimi i rezervave të qymyrit në stacionet energjitike në Indi, lidhet me një rritje të çmimit të importeve të mallrave. Megjithatë, një faktor themelor pritet që ta përkeqësojë akoma më shumë mungesën në vitet e ardhshme:një rënie e investimeve në puset e naftës, në rrjetet Por të paktën ajo mund të përshpejtojë kalimin në burime më ekologjike dhe më të lira të energjisë.

Pika e dyte, flet per Hindine se si jane pakesuar rezervat e qymyrit ne stacionet energjitike atje. Dhe kjo natyrisht ka ndikim edhe ne Shqiperi, sepse po nuk pati Bombei apo Nju Dehli qymyr, s'duhet te kete as Tirana apo Nju Rilindja, sepse jo me kot edhe kryeministri jone deklaroi mungese energjie apo rritje te cmimit te energjise elektrike, tek ky vend qe edhe ne keto kushte, eshte nje superfuqi ''korenti'' ne kete rajon, nga forca ujore qe ia ka dhene natyra. Fjalet e kryeministrit u duken si udhezime, thuaj ti keshtu se ashtu te themi ne.
Qarte duket si nje skenar i shpifur e i genjeshtert.

Tek pika e dyte, gjeja me pozitive ishin fjalet; Por të paktën ajo mund të përshpejtojë kalimin në burime më ekologjike dhe më të lira të energjisë.
Atehere nuk qenka hic gabim.
Arsyetimi tek pika e pare qe, mungesa e bollekut energjitik doli ne pah se ''nisën'' burimet e energjise se paster te konkuronin fort me naften dhe qymyrin del se, ai vete qenka gabim dhe se kjo krize qenka ireale.

3 - Një krizë e furnizimit me naftë, u shmang përkohësisht vitin e kaluar për shkak të pandemisësë Covid-19. Por sapo ekonomia botërore të nisë të rimëkëmbet, do të jetë vetëm çështje kohe para se kriza të shfaqet në formën e saj të plotë.

Pika e trete, flet per nje krize e furnizimit me nafte e cila u shmang.
U shmang ?!
Ne qoftese ''u shmang'' do te thote se kriza ''nuk qenka ne doren e krizes'' por qenka ne doren e njerzve.
Dhe kjo krize qenka ''shmangur'' per shkak te pandemise.
Po atehere le te themi ''rrofte pandemia'' se ajo po na shpeton!
Kontradikta e thelle qe qendron ne kete artikull eshte se tek pika e trete jane te shkruara fjalet - e zeza mbi te bardhe - qe thone;
- Por, sapo ekonomia boterore te nise te rimekembet, do jete ceshtje kohe para se kriza te shfaqet ne formen e saj te plote.
Zot na ruaj, se nuk po kuptoj asgje!
Fjalia para ardhese thote se; kriza u shmang nga pandemia, pra me fjale te tjera, kriza u shmang nga semundja, nga renia, pastaj thote se sapo te rimekembemi, kriza do shfaqet ne formen e saj te plote. Pra, semundja ishte shpetimtare dhe sapo te fitojme shendet do gjejme belane.
Sa zemer madhe paska qene pandemia...ajo shmangu nje krize prej se ciles do demtoheshin te gjithe.

4 - Por sa më gjatë që çmimet të qëndrojnë në nivele të larta, aq më shumë ka gjasa që kalimi tek energjia e pastër ta varrosë industrinë e karburanteve fosile.Ndërkohë konsumatorët, duhet të përgatiten për më shumë mungesa në treg. Epoka e bollëkut ka mbaruar.

Pika e katert, flet per cmimet e larta, dhe pikerisht ato do varrosin industrine e karburanteve fosile.
Ky eshte nje pretekst, nje shkak i rendomte vetem per vjelje parashe prej cmimeve te larta dhe shkaktim krize te qellimshme.
Kush i ka penguar sipermarresit qe te investojne tek energjia e paster ? Akush !
Perse duhet te mbyllet ne menyre te me nje hershme rubineti i naftes dhe i gazit? Nderkohe qe kalimi tek energjia e paster mund te behet ne menyre graduale dhe jo duke shkaktuar kriza e varferi? Atehere perse veprohet ne kete menyre ?
Qellimi eshte tek energjia e paster, apo tek shkaktimi i nje krize ?
Dyshimi im eshte tek pjesa e dyte...tek shkaktimi i krizes artificiale qe duan te bejne.
Teknologjia e energjise se paster, ka mbi 50 vjet qe ka dale dhe formulat e saj kane fjetur neper disa sirtare te myllura me dryn qe nuk i dihej celesi.
Bota ka degjuar prej me shume se 40 vjetesh emrat Fleshman dhe Pons qe zbuluan formulen e shkrirjes se ftohte, por qe u cilesua gabim edhe dalja e emrave te tyre apo idese se shkrirjes se ftohte, gje e cila nuk u permend me, por u cilesua si nje lajthitje e pa arritshme (!)
Ky planet mund te quhet; planet hidrogjeni, dhe dy shkencetaret e disiplinuan energjine e tij e cila ishte me vlera te pa llogaritshme te perfitimit.
Kurse tani nuk ka energji, sepse pika e katert e thote cope; konsumatoret duhet te pregatiten per shume mungesa ne treg - dhe fjalia mbyllet me fjalet e frikshme - Epoka e bollikut ka mbaruar!
Jo zoteri, nuk ka mbaruar, por ate epoke duan ta shkaterrojne, ta ndalojne se ndryshe nuk mund te shkaktohen krizat si ajo e vitit 2008.
Kur thuhet se epoka e bollikut ka mbaruar, nenkuptimi eshte se po fillon nje epoke lufte.
Cdo gje eshte e programuar, dhe krize energjitike nuk ka, ajo eshte inegzistente, eshte artificiale apo e kurdisur.
Vete artikulli bie ne kundershtim me veten e tij.
Gjate dimrit, qe te mos harxhojme dru per soben, eshte me mire te fleme mbi cati, sepse kemi krize.

Lumi do derdhe uje si me pare, molla do cele si me pare, dielli do dale e shi do bjere.
Natyra nuk ka krize.
Njerzit kane krize!
 

peshkaqeni33

nje ze midis jush
Anëtar
Jan 29, 2011
Postime
14,714
Pikët
113
Vendndodhja
Kush tha, qe s'jemi komshinj!
Po po...
E deboi Rusia ameriken nga vendet qe vidhte nafte dhe sigurisht qe ka mbaruar bolleku, por per ta dhe boten e tyre, jo per boten tone.
Amerika ka filluar recensionin. Tkurrja do vazhdoje. Ajo e filloi vet nje lufte ekonomike, qe nuk eshte e zonja ta menaxhoje dhe do ta coje drejte gremisjes se pa shmangeshme. Numerimi mbrapsht ka filluar. Po nuk nderroi politik gremina eshte e pa shmangeshme.
 

Pjer Thomas

V.I.P
Anëtar
Dec 18, 2014
Postime
5,803
Pikët
113
me vjen mire qe autori i the economis-tit ka arritur ne konkluzionin tim te para ca viteve ; koha e diamantit dhe arit ka mbaruar, tani jemi ne kohen e bronxit dhe bakrit, me vone do jemi ne kohen e hekurit, e me pas ne kohen e gurit, ora mbrapsht ka filluar,

per ata qe nuk e dijne, po perpiqen ta frenojne gjith kete degradim e varferim te tokes, dhe mire po bejne,
jo me kot, shume fabrika qe prodhojne automjete (vetura, etj) e kane nderprere punen apo po punojne me gjysmen e kapacitetet,
shkaku ; nuk po furnizohen me nje çip elektronik, qe u prodhoka ne kine,
 

Kontinenti

V.I.P
Anëtar
Oct 14, 2012
Postime
3,366
Pikët
113
shume fabrika qe prodhojne automjete (vetura, etj) e kane nderprere punen apo po punojne me gjysmen e kapacitetet,
shkaku ; nuk po furnizohen me nje çip elektronik, qe u prodhoka ne kine,
Pier, per cfar cipi e ke fjalen ?
Edhe makinat do kene cip ? (apo e kane?)
 

Pjer Thomas

V.I.P
Anëtar
Dec 18, 2014
Postime
5,803
Pikët
113
Pier, per cfar cipi e ke fjalen ?
Edhe makinat do kene cip ? (apo e kane?)
asnje makine nuk punon sot pa ate paketen elektronike qe e kane ter makinat, dhe aty ndodhet dhe ai çipi,
po nuk qe ai çipi ne paketen elektronike, ai garazhisti qe ve laptopin aty, nuk e gjen do se ku eshte difekti,
 

Kontinenti

V.I.P
Anëtar
Oct 14, 2012
Postime
3,366
Pikët
113
asnje makine nuk punon sot pa ate paketen elektronike qe e kane ter makinat, dhe aty ndodhet dhe ai çipi,
po nuk qe ai çipi ne paketen elektronike, ai garazhisti qe ve laptopin aty, nuk e gjen do se ku eshte difekti,
Aha, po po jam i qarte.
Jam i qarte edhe per kuptimin se si e ke thene ti me lart.
Flm.
 

Pjer Thomas

V.I.P
Anëtar
Dec 18, 2014
Postime
5,803
Pikët
113
Kush eshte kjo firme? Mund te na thuash dicka me teper mbi kete cip misterioz?
çipi nuk eshte misterioz, apo ke gjith jeten me biçiklete 😁
pyeti shoferat apo garazhistat (keshtu quajm neve ketu ata qe riparojne makinat)
per firmen, di qe eshte ne kine, si shume firma elektronike, por tani nuk kam kohe ta kerkoj,
te shtunen apo te djelen qe kam kohe, do te te jap nje pergjigje per firmen,
megjithse mund ta gjesh nepermjet, Monitorit apo Blombergut,
 

King Bardhyl

V.I.P
Anëtar
Mar 24, 2015
Postime
16,993
Pikët
113
çipi nuk eshte misterioz, apo ke gjith jeten me biçiklete 😁
pyeti shoferat apo garazhistat (keshtu quajm neve ketu ata qe riparojne makinat)
per firmen, di qe eshte ne kine, si shume firma elektronike, por tani nuk kam kohe ta kerkoj,
te shtunen apo te djelen qe kam kohe, do te te jap nje pergjigje per firmen,
megjithse mund ta gjesh nepermjet, Monitorit apo Blombergut,
Une me makine leviz. Me qe nuk e di cila eshte kjo firma, te pakten perse sherben ky cipi?
 

Pjer Thomas

V.I.P
Anëtar
Dec 18, 2014
Postime
5,803
Pikët
113
te pakten perse sherben ky cipi?
po e sqarova mo, lexo pergjigjen qe i dhashe kontinentit qipar,

Me qe nuk e di cila eshte kjo firma,
qipar, kur po kontrrolloja kanalet per noi film te bukur, kalova tek kanali Z (i lajmeve ekonomike), ndalova per nje moment dhe pashe titrat poshte qe po jepshin ate firmen e çipave qe po lajmeronte se dhe per 2022 do kete veshtersi, ishin vetem 4 inicialet e firmes por nuk i fiksova,
do te te jap pergjigje me vone, pa merak,
 

Petrit Kola

PERANDOR
Anëtar
Jun 24, 2021
Postime
6,401
Pikët
113
Jemi ne skenar te GENOCID. @Mandi si gjithe te tjeret edhe ti do te zhduksesh me c'fare ke per nje periudhe relativisht te shkurter. Keto jane skenare per te reaizuar qellimin e reduktimit drastik te njerezimit
 

Lorè

My heart is now your home.
Staff member
Anëtar
Jun 13, 2020
Postime
1,043
Pikët
113
Për punë "bollëku" ne që jetojmë në Shqipëri nuk na ndikon hiç, se jemi mësuar mos me pas kurrë.
 

King Bardhyl

V.I.P
Anëtar
Mar 24, 2015
Postime
16,993
Pikët
113
po e sqarova mo, lexo pergjigjen qe i dhashe kontinentit qipar,



qipar, kur po kontrrolloja kanalet per noi film te bukur, kalova tek kanali Z (i lajmeve ekonomike), ndalova per nje moment dhe pashe titrat poshte qe po jepshin ate firmen e çipave qe po lajmeronte se dhe per 2022 do kete veshtersi, ishin vetem 4 inicialet e firmes por nuk i fiksova,
do te te jap pergjigje me vone, pa merak,
Ku e paske thene qipar ti Pjer?
 
Top