• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Figura të shquara të Çamërisë

Kasëmi

VI I MCMLXXIII
Anëtar
Aug 13, 2019
Postime
8,031
Pikët
113
Odissea Cam?!?!?!?! Luj venit heu...

p.s.1 ὀδύσσομαι qe do te thote i "urryer" na "camcja", personazh i mitologjise greke

p.s.2 Qikllopi ishte Lab ``fumato``
 

doganieri

V.I.P
Anëtar
Jan 3, 2013
Postime
24,860
Pikët
113
Gjurmë Çamërie në Shkodër

NgaMedia
2 orë me pare

1




Nga Pertefe Leka*
Kushdo që ka vizituar qytetin e vjetër historik të Shkodrës është joshur nga çfarë natyra e ka stolisur. Në hyrje të pret kalaja hijerëndë, ku përpara syve të shfaqet Rozafa, që të krijon imazhin e një nuseje me tabaka në dorë, që të uron mirëseardhjen. Lumejtë, Drini dhe Buna që bashkohen pak metra larg kalasë e plotësojnë pejsazhin me ishujt plot gjelbrim, që lundrojnë në ate gjerësi ujore. Hija e Taraboshit që reflektohet në ato ujëra rrethues, merr ndriçim nga rrezatimi i valëve të Liqenit, duke i dhënë një forcë mbrojtëse.
Në hyrje nuk kanë mbetur shumë gjurmë nga qytetërimi i vjetër, (janë prishur gjatë periudhës së komunizmit) prap se prap në qendër të qytetit të Shkodrës ndeshesh me ndërtime të një arkitekture të stilit klasik, të trashëguar nga dora e artistit të madh shkodran, Kolë Idromeno.
Dikur Pjaca e Vjetër, sot Pedonale, është e shtruar me gur dekorativ, që krijojnë një mozaik të harmonishëm me ndërtesat karakteristike, në të dy anët e sheshit.
Arkitektura e Pjacës së vjetër nuk ka ndryshuar. Inxhinieri arkitekt, Kol Idromeno, ka përshtatur stilin e ndërtimeve veneciane, që i kanë rezistue kohës, duke ruajtur edhe sot autenticitetin. Në atë shesh të mirorganizuar, është përfshirë edhe Muzeumi Kombëtar i Fotografisë Marubi, që mban koleksionin më të famshëm të fotografisë shqiptare që prej vitit 1865.
Si nxënës i Pjetër Marubit, në pikturë dhe në fotografi, edhe Kola djalë i ri e realizoi një studio të tillë, kur u kthye nga studimet nga Venecia. Ai hapi një Atelie Fotografie “Dritëshkronja e Kolës”, ku mori vlera si një artist gjithnjë në rritje.
Kol Idromeno (1860-1939)
Kol Idromeno (1860-1939)
Duke ecur në Pedonale të bie në sy ndërtesa e “Kafes së Madhe”, si lokali më atraktiv, po edhe kjo vepër e Kol Idromenos, që të le përshtypjen sikur po kalon në një rrugë të vjetër vjeneze. “Kafja e Madhe” asht vendi më i preferuar për takimet e shkodranëve, gjithashtu edhe për të huajt që vinin të vizitonin qytetin e lashtë të Teutës.
Emri i Kolë Idromenos është bërë i njohur me pikturat e famëshme: “Motra Tone” dhe “Dasma Shkodrane” që e identifikojnë lehtë emrin e autorit, si Mikelanxhelo i Shqipërisë. Të gjitha pikturat e tjera të Idromenos kanë vlera, sepse secila ka veçantinë e vet artistike.
Më pëlqen të veçoj pikturën “Oborri shkodran” se më duket vetja si në shtëpinë time, sepse jam rritur në një mjedis të tillë me lule shumëngjyrëshe dhe pemë dekorative, ashtu siç i ka harmonizue me dorë të lirë, artisti i madh, në atë telajo.
Në parajsën e gjelbërimit që rrethojnë pusin me gur të gdhendur ndihen këngët dhe melodite që kompozitori Idromeno ia ka kushtuar luleve. Edhe lulet në atë oborr duket sikur këndojne, sepse ngjyrat i kanë dhënë muzikalitet atij peisazhi. Nuk besoj të ketë një vend tjetër si në Shkodër që t’ju kenë kënduar me kaq pasion luleve; karafilit e zambakut, lule borë e marangjylit, drandofiles e lule vjollcës … që personifikojnë bukurinë rinore, dashurinë e sinqertë, delikatesën njerëzore, shpirtin e pastër dhe fjalën e ëmbël. Në Shkodër edhe kur të shajnë të thonë: “T’marrtë e mira!” ose “Ta marrsha t’keqen!”
E pra ky artist i madh, piktor, fotograf, kompozitor, arkitekt, asht Nikollë Kolë Idromeno (1860-1939). I lindur në Shkodër, por me origjinë nga Çamëria.
Familja e tij me origjinë nga Arvanitasit e ishullit Hidra të Greqisë, i përkisnin religjionit ortodoks. Ata erdhën në Shkodër nga Parga e Çamërisë. I jati, Arseni, ushtronte profesionin e marangozit, ku shpesh merrte edhe Kolën e vogël me prirje për të vizatuar, të zbukuronte orenditë që mbaronte.
Martesa e Kolës me vajzën qytetare, Roza Saraçi, e shkodranizoi edhe më shumë, u dha pas muzikës popullore, kompozimit dhe instrumentit. Merrte pjesë në ceremoni dasmash bashkë me motrën Tone, e cila këndonte sikur të kishte mbaruar shkollë për kanto. (Shiko pikturën “Dasma Shkodrane”) Më vonë vdekja e djalit të vetëm dhe e motrës Tone në moshë të re e pikëlluan thellësisht, por kurrë nuk u tërhoq nga rruga e një artisti patriot.
Lidhjen me paraardhësit, Kolë Idromeno e ka paraqitur në pikturën “12 luftëtarët e Pargës në Lundër”. Mendja menjëherë të shkon për të identifikuar trimat luftëtarë të Pargës dhe të mbarë Çamërisë. Lundra në vetvete mbart një histori sa heroike, aq edhe të dhimshme. Ata që ishin në lundër mund të ishin ortodoks shqiptarë, që u detyruan të largoheshin, sepse nuk pranonin të quheshin grek për hir të religjionit. Ata mund të ishin myslimanë shqiptarë që ua mohonin nacionalitetin, tokën pasurinë dhe trashigiminë, për këtë i zbonin me forcë nga vendlindja.
.
Mitrush Kuteli (1907-1967)
Mitrush Kuteli (1907-1967)
Në ate varkë mund të ishin edhe paraardhësit e Mitrush Kutelit të religjionit ortodoks, nga fisi i përmendur Kuteli nga Arta e Çamërisë, që i përjetësoi në vargje biri i tyre, Dhimitër Pasko, duke ngritur zërin vendosmërisht: “Se jam këtu, kur s’kish njeri dhe as kufi, as fqinjëri… Se… nga një det në tjatrin det isha zot vetë… Unë jam këtu dem baba dem…” Mitrush Kuteli
Por të gjithë ata në lundër ishin luftëtarë shqiptarë, në përpjekje të përbashkët për të shpëtuar kombin nga pretendimet gllabëruese të fqinjëve. Ishin ata që bashkuan idealet dhe armët në “Lidhjen Shqiptare të Prizrenit”. Atje ku u bashkuan Abedin Dino i Prevezës, personalitet i përmasave mbarëkombëtare, me Daut Boriçin, kryetar i lidhjes së Prizrenit për Shkodrën, dijetar i shquar. Hodo Sokoli me Hoxhë Hasan Tahsinin e Çamërisë, Abdul Frashëri më Lekë Ivanajn e Trieshit… Atje u bashkuan edhe dy më të rinjtë e kuvendit, Çami i ri nga Shkodra Kolë Idromeno (1860-1939) me Isa Boletinin e Mitrovicës, (1864-1916) për të kundërshtuar copëtimin e Shqipërisë dhe dhënien e Çamërisë, Mbretërisë Greke.
Mbrojtjen e këtij pretendimi e deklaroi me forcë edhe Vaso Pashë Shkodrani, i cili mund të ishte në lundrën e Idromenos së bashku me Abedin Dinon e Prevezës dhe Hoxhë Tahsinin e Ninatit të. Çamërisë. Kur shkruan:
“Qysh prej Tivarit deri n’Prevezë/ Gjithkund lshon Dielli vap’ edhe rrezë/ Asht tok’ e jona prindtë na e kanë lanë/ kush mos na preki, se desim tanë.” Pashko Vasa
Atje ku ishte Bashkimi Shpirtëror i Kombit, aty ishte Vaso Pasha. Që kur ishte i ri kishte luftuar me armë në dorë në Itali, krahas Garibaldit për çlirimin dhe bashkimin kombëtar të Italisë. E me ate eksperiencë, si mazzinian, luftëtar dhe idealist themeloi institucionin e tolerancës fetare, në funksion të bashkimit kombëtar me emrin “Feja e shqyptarit, asht Shqyptaria” me të cilën nderohemi edhe sot me këte trashëgimi. Në nderim të ketij Apostulati, Shkodrani nuk u kursye për të vepruar në të gjitha drejtimet. Në vitet 1860, me një grup intelektualësh, Zef Jubani, Vaso Pasha e Hasan Tahsini… organizuan kryengritjen antiosmane në Shqipërinë e Veriut, në Mirditë. (Për dijeni Hoxhë Hasan Tahsini kishte kaluar shumë vite në Shkodër, kur i jati ishte caktue si Myfti në qytetin verior dhe, Hasani, vazhdoi shkollën në Medresenë e Mustafa Bushatit, ku u bënë shokë me Daut Boriçin dhe të dy më vonë u bënë të përmendur për dituri.)
Përsëri ishin bashkë, Vaso Pasha, Hasan Tahsini, Abedin Dino, Sami Frashëri… në shumë organizime.
Gjatë luftës Ruso-Turke, kur forcat greke zbarkuan nga Korfuzi në Sarandë, të mobilizuar nga Rusia në emër të Panortodoksisë dhe shqiptarët përjashtoheshin si subjekt i së drejtës kombëtare, këta intelektualë luftëtarë, krijuan në Stamboll, Komitetin për Mbrojtjen e të Drejtave Kombëtare.
“Komiteti i Stambollit” ngriti në këmbë gjithë Çamërinë e Labërinë, në mbrojtje të territoreve shqiptare nga invazioni grek.
Vaso Pashë Shkodrani, kur ishte këshilltar pranë Valiut të Kosovës me 1877, ishte ndër nxitësit kryesor me Hasan Tahsinin e Çamërisë, Abdyl Frashërin, Abedin Dinon dhe ishin në brezin e parë të tubimit mbarë kombëtar, “Lidhja e Prizrenit” me 1878.
.
Pikture e Kol Idromenos
Pikturë e Kol Idromenos
Kështu ishin së bashku në krijimin e Alfabetit të gjuhës shqipe në Stamboll dhe në shumë aktivitete mbarëkombëtare. Po bija e Çamërisë, Elena Gjika ç’lidhje ka me vajzat shkodrane, me Zef Jubanin, Pashko Vasën…
Një personalitet i shquar i kulturës dhe historisë shqiptare, që e nderon qytetaria shkodrane… Një dijetare e njohur në të gjithë Evropën e deri në Amerikë, është Princesha Rumune, Dora D’Istria, me origjinë shqiptare, me nënë nga Çamëria. Më pëlqen të zgjatëm me këtë figurë sepse i bën shumë nder kombit tonë jo vetëm, si grua e vitytshme por edhe për mësimet këshilluese që ka lënë, të cilat i kanë rezistue kohës dhe janë aktuale për politikën shqiptare në lidhje me ate evropiane.
Ajo është e afirmuar si shkrimtare, publiciste, shkencëtare e nivelit botëror. Personaliteti më në zë që ka pasur historia jonë e cila kishte lidhje me njerëzit më të shquar si De Rada… Ajo dha një kontribut të çmuar edhe për “Lidhjen e Prizrenit”.
Ajo nga studimet e folklorit shqiptar nxori veprën “Kombësia shqiptare sipas kengëve popullore”1866. Ajo që ngriti zërin për emancipimin e gruas shqiptare dhe të kombësive të tjera. Gruaja më e shquar e shek.19 dhe e të gjithë kohërave, me një zemër fisnike, një mendimtare rigoroze e nivelit më të lartë intelektual.
Ajo la porosi të vyera për zgjidhjen e problemeve kombëtare.
“Përpjekjet që do të bëjnë shqiptarët, për të krijuar bashkimin e tyre intelektual, shkencor e moral, është baza e bashkimit politik, ata që do të kryejnë këte vepër do të hedhin themelet e Shqipërisë së ardhshme”
“Ditën kur Shqipëria jonë do të ketë aq bujq, sa ka ushtarë, ajo do të bëhet vendi i parë në lindje. Uashingtoni i madh u kthye në tokat e tij, mbasi krijoi shtetin më të begatshëm të botës së re.”
“Me që bashkatdhetarët e Skënderbeut janë pellazgë, ata nuk duhet të harrojnë se familjes së ndritur Pellazge i është dashur të mbrojë vendin e të parëve të saj nga sulltanët, por edhe nga pushtuesit sllav. Serb Dushani i ka rrëmbyer Shqipërisë më shumë krahina se padishahu i Stambollit.”
Duke ngritur me të madhe çështjen e Tivarit shqiptar, studiuesja Elena Gjika këshillonte: “Shqiptarët duhet të merren vesh me njeri tjetrin… Të mos ketë më as gegë, as toskë, as lebër as çamër, po bij të devotshëm të të njëjtit Atdhe… Detyra më e ngutshme është përhapja e arsimit në gjuhën shqipe, pa të cilën nuk mund të realizohet bashkimi kombëtar”
E vlerësuar nga Mazzini dhe Garibaldi për vlerat e demokracisë të të shtypurve të Ballkanit, dha ndihmesën, për të hedhur bazat për ndërtimin e një Evrope të popujve që forconte Evropën e shteteve.
Në preferencat e saj, si model për t’u ndjekur mund të ishte Zvicra, sepse ishte i vetmi vend në Evropë ku kishte triumfuar sistemi republikan, pavarësisht me popullsi të ndryshme e me fe në kundërshtim me njera-tjetrën, ishte e organizuar në mënyrë demokratike me kantone.
Për gjithë këte kontribut, Princesha rumune me origjinë shqiptare, merr një dhuratë mirënjohje nga vajzat shkodrane.
Nuk kishte shumë kohë që ishte kthyer nga Amerika, ku ishte pritur me nderime nga shkrimtari i madh amerikan Longfelloë, autor i poemës Scanderbeg, përkthyer mjeshtërisht nga Longfelloë, Noli: Në pritjen që shkrimtari rezervoi për princeshën ishte shumë entuziast që po e nderonte Zonjën në fjalë. “ëe have house full of people; and today a ëallachian Princess, Dora D’Istria, is coming to
dinner” Ndër të tjera e cilëson “Një yll brilant”, jo vetëm nga bukuria e jashtme, nga mençuria, nga sjellja, karakteri dhe formimi i saj, por mbi të gjitha vlerëson thjeshtësinë (the supreme excellence is simplicity) duke e lartësuar deri në madhështi. Poeti duke çmuar idetë e saj theksonte: “Dora D’Istria energjikisht mbron të drejtat e grave (“ I believe she strenuously maintains the Right of Women” Nahant July 22, H.W.L.
“Ajo edhe për gratë amerikane duhet të jetë një shembull i shkëlqyer!” (To the women of America she must ever be a shining example… a brilliant star!”
Vlerësimin që merr Elena Gjika, kësaj rradhe nuk është nga nivele të larta akademike, por nga një botë e madhe shpirtërore e vajzave shkodrane, të shkollës stigmatine, që frekuentonin pa dallim feje.
Ato shprehin mirënjohjen dhe admirimin për motrën e tyre, Elena Gjika, duke i dërguar “Nji Pendë Argjendi”, me anë të At Leonardo De Martino (1830-1923) prej Greci, M.O.
“Nderim
Thonë se je e ambël, e mirë, se zemrën e ke të madhe po si të hollë ke menden, bijë kreshnikësh, por edhe motra jonë;
Thonë se natyra yte asht e denjë për Skeptër, Prej njerit pol te tjetri, gjithkush kështu shprehet. E në zemrat arbnore tashma ke nji mbretni; Por na, qi nuk kemi Nji skepter ari, Nji Fron… Nji Pendë argjendi, dhunti ta japim. Asht dhunti e vogël, nji mend, por difton sa të don e të nderon Arbnori! 2 Prill 1881.”
Përgjigja dinjitoze vjen menjëherë nga Mbretëresha shpirtërore e vajzave, e cila vlerëson dashamirësinë e tyre me xhestin fisnik, si mjet ndërlidhës për të ofruar raportet njerëzore.
“E mora me mend pendën e bukur të shqiptareve të mija të dashura, të cilat do të kisha dëshirë t’i përqafoja një ditë. Uroj që kjo penë më e fortë se një skeptër të përdoret gjer në fund te jetës sime për mbrojtjen e nderit dhe të drejtave të Shqipërisë, Atdheut tim të nderuar”. Ata vajza vinin nga një institucion, ku koncepti i mirënjohjes zinte pjesën më të madhe të kulturës së tyre. Megjithëse të varfëra, por shumë të pasura në virtyte, ditën të vlerësojnë mendjen, sjelljen, sakrificën e një atdhetareje të famshme shqiptare. Ata i bënë një nderim jo vetem institucionit të tyre, kulturës qytetare shkodrane, por mbarë Shqipërisë duke lartësuar një zë të fuqishëm të kulturës Evropiane dhe botërore. Vajzat e parafytyruan statujën e Princeshës së tyre, me pendën në dorë si statuja e Jupiterit që mbante në dorë një skeptër.
Vajzat në mendjen dhe në zemrën e tyre e kishin ngritur statujën e princeshës me pendë në dorë duke firmosur aktin e bashkimit kombëtar siç e kishte shprehur ajo: “Uroj që bashkimi, zgjuarësia dhe veprimtaria e shqiptarëve të mos lejojnë që vëmendja e paqëndrueshme e Evropës të përqëndrohet gjetiu! Sot vitet vlejnë shekuj, historia ecën me hapa të shpejtë para syve tanë, e kjo nuk duhet harruar…”
Vajzat nuk e kishin harruar dedikimin me poezi nga poeti shkodranë Zefi i Ndokë Ilisë prej Jubanit, (Zef Jubani 1818-1880, ideolog, ekonomist, folklorist, shkrimtar, luftëtar.)
Ai shkruan “Kangë Lavdit për të nderueshmen Zojë e dijetare në shkrim Dora D’Istria” duke përmendur se si princesha, me punë e art ishte përpjekur të ndriçonte Shqipërinë duke ndihmuar shqiptarë e arbëresh. Ajo do të përgjigjet në një artikull te “Revista Europea”, z. Jubanit i cili e kishte njohur personalisht Dora D’Istrian dhe në nderim të saj, me 1868 i kushtoi këtë poezi: “Princesha prej fisit të zotnive të Shqipnisë” ( Poezia e Jubanit u botua për herë të parë me 1870 në një përmbledhje poezish të shkruara, kushtuar kësaj shkrimtareje të madhe për përkrahjen e çështjes kombëtare me përfaqësues nga inteligjenca Shqiptare, arbëreshet e Italisë dhe të Greqisë që mund të quhet Manifesti i parë i përbashkët i lëvizjes letrare kombëtare.
Në shenjë falenderimi princesha Gjika u dërgon foton e saj me autograf).
Dora d'Istria - Elena Gjika (1828-1888)
Dora d’Istria – Elena Gjika (1828-1888)
Vargjet e poetit Zef Jubani për princeshën shpirtërore Elena Gjika, Dora D’Istria
Ti je nji ylle na shndrit Arbnin/ Me dije, me t’mira e me bukuri/ Me dashtni tande je tui n’a pertrin/ Nji gazmend t’math e nji lumni/ Drita e Mendes s’ate asht tui lulzue/ si drita e syve asht sjellë për mbi ne/ Perëndija për t’mirë tonë t’ka krijue, e me sjellë marë dhen tonë ti ke le/ Ndër hyj ti pra je regjinesha./ Që Dora D’Istria t’emnojnë/ Për Shqypni ti je begtaresha,/ Që gjithkund e ktu të nderojnë./ Po! Shpnesa e ambël je për ne,/ Pse zemra jote asht fort e mirë/ Sjelli sytë e t’e mos harro këte dhe/ T’kesh edhe për ne mall e dëshirë.
Si shqiptarët dhe personalitete te larta botërore e nderuan atdhetaren Elena Gjika ashtu edhe ajo nuk harroi kurrë të nderonte trimërinë shqiptare, njerëzit që u flijuan për padrejtësitë që po i bëheshin kombit shqiptar. Kur u bë qytetare nderi e Athinës, vizitoi në Misolongj, varrin e Boçarit duke thënë: “U luta që të shoh një ditë të valojë mbi varrin e Kastriotit të madh flamurin, që ai e ka mbajtur në njëqind beteja. Na u realizoftë kjo aspiratë!”
Ishte me vend vizita në varrin e Boçarit për t’i kujtuar sakrificat që kanë bërë shqiptarë në revolucionin grek për pavarësinë e Greqisë dhe për t’ju thënë atyre:
“Grekët duhet të mësohen ta konsiderojnë Epirin për atë që është në realitet, domethënë të shohin në të Toskërinë, dhe cilido që do të orvatet të vendosë mbi fatin e shqiptarëve pa pëlqimin e tyre, shpejt ka për t’u ndeshur me vështirësitë e pakapërcyeshme që është në kundërshtim me idetë e kohës sonë.”
Vazhduesit e këtyre zërave të dëgjuar nuk mungojnë edhe sot, brenda në Shqipëri dhe jashtë saj. Një personalitet i diasporës në Amerikë, inxh. Sali Bollati, pedagog i kimisë në Universitetin e Tiranës, dekada më parë, vjen në cilësinë e autorit me librin “Çamëria Shqiptare”. Nuk është e papritur një vepër për Çamërinë nga ana e autorit sepse emri i tij është i njohur nga shumë artikuj si vazhdimësi e të gjithë patriotëve shqiptarë që s’pushuan së kërkuari të drejtat për trevën jugore shqiptare të aneksuar padrejtësisht nga Greqia.
Libri ka ardhur në një kohë kur personalitete të larta të diplomacisë greke pohojnë zyrtarisht se nuk ekziston “Çështja Çame”, kur “kali grek” po kalëron në hapësirat shqiptare në format nga më të sofistikuarat.
Autori, në tregimin e ngjarjeve është më i vërteti, sepse kishte ardhur në Shqipëri i vetëm, i mbijetuar nga masakrat greke, të njohura botërisht. (Me vranë gjyshin 82 vjeçar, pasi e tërhoqën zvarrë në shkallët e gurta, babain Ibrahim 52 vjeç e masakruan e vranë të shkolla, nanën Betulla 36 vjeçe e rrëmbyen nga krahët tona dhe e vranë brenda xhamisë, vëllanë Ferhatin 13 vjeç e vranë rrugës, kur po shkonte të halla, ndërsa gjyshën 72 vjeçare, më motrën e vogël i mbyllën në kampin e përqendrimit në Paramithi, ku vdiqën nga uria dhe sëmundjet. Vëllai 5 vjeç na vdiq rrugës kur po largoheshim për në Dukat të Vlorës, në atë dimër të ftohtë Sali Bollati). Gjergj Komnino vetëm në dy vargjet e para të poezisë e jep tragjedinë Çame: Paramithi, Paramithi/ O Pellg më gjak/ O vend fatzi/ Aty ku hynë Zervonazisti Greek/ ku hapen varre më hendek/…
Edhe pse fëmijë, atë çfarë i panë sytë, i mori plagë në zemër, por kurrë nuk i harroi.
Mbajti mbi supe statusin e jetimit, pa ju përkulur mëshirës, kudo që u strehua, në jetimore a konvikte gjeti forca për t’i bërë ballë vështirësive të jetës. Duke pasë prioritet shkollimin fati e çoi deri në Shkodër, ku mori mësimet në Gjimnazin e qytetit. Në atë gjimnaz ku kishte lënë emër drejtori më i suksesshëm i atij institucioni,(e përmend autori në libër) Prof. Dr. Mirash Ivanaj, i cili gjatë kohës që ishte në atë shkollë kishte bashkuar studentë nga gjithë trevat shqipfolëse, nga Kosova dhe Çamëria. Një student i atij Gjimnazi, Veis Sejko nga Çamëria (1912-1985) shkruante për drejtorin: “Dr. Mirash Ivanaj “ka qenë i pari mësues që na ka mësuar se dashuria për Atdhe s’ka kufi dhe ligjet nderohen mbi të gjitha…”
Shkodra u bë për studentin Bollati streha më e ngrohtë, jo vetëm nga shoqëria që krijoi pa dallim religjioni, por edhe nga gjurmët e personaliteteve çame që gjeti në Shkodër. Pjaca e Shkodrës i bashkonte të rinjtë në xhiron e darkës, në piktakimin te “Kafja e Madhe”, ku detyrimisht duhej të përshëndetëshin me arkitekturën nga dora e artistit të madh me origjinë nga Çamëria, Kolë Idromeno.(Për kuriozitet, mund t’ju bëjë përshtypje përdorimi i epitetit “e Madhe” në disa emërtime në Shkodër si Arra Madhe, Malësia e Madhe, Rruga Madhe, Kafja Madhe, Kisha Madhe… e lidhur kjo me krenarinë dhe nderimin që kanë për vendin e tyre, për trojet që ia kanë shkëputur grabitqarët fqinj. Atë pak tokë që ju ka mbetur, e zgjerojnë në zemrën e tyre, i japin përmasa, duke luftuar me shpresë, për ta bashkuar një ditë në kufijtë që ka caktuar Zoti).
Këte cilësi ja ofroi Shkodra, inxhinier Sali Bollatit, të cilat i përjetoi dhe i përthithi në shoqërinë e mirë të shokëve dhe miqëve shkodranë.
Sa herë vizitonte Kishën e Madhe, në raste festash, me miq e shokë të fesë katolike kundronte, dhe i vërente me kujdes, pikturat murale dhe të kupolës, si ato të Prof. Simon Rrotës dhe të Idromenos. Diçka e cimbiste, dhe në këte vështrim bënte një lidhje, një trashigimi, mbiemri Idromeno ia çonte mendimet më larg, diku, atje, afër vendlindjes së tij, sepse vetëm Ai e dinte më mirë se kushdo se ku bie Parga dhe ishulli Hidra. Sa për shkodranët as nuk mund ta çonin nëpër mend se Kolë Idromeno ishte me origjinë nga Çamëria.
Kur shokun e tij të ngushtë, si vëlla inxh. Bujar Golemin, e caktuan të shkatërronte Kishën e Madhe më 1967, e cila u kishte shpëtuar termeteve 1905, dhe gjyleve të Malazesëve me 1913, inxh. Bollati përjetoi një shqetësim të madh për përgjegjësinë që i kishin ngarkuar mikut më të afërt. Por inxhinier Golemi, me urtësi dhe mençuri, diti të veprojë me largpamësi.
Si maskoi pikturat murale dhe kolonat e Altarit, e ktheu mjedisin e kishës në ambjent sportiv.
Kur erdhi dita e ripërtëritjes së religjioneve ishte rast unik, që e riabilituan lehtësisht tempullin, duke e kthyer në identitet, ku mund të soditen edhe sot vlerat artistike dhe pikturat e Kolë Idromenos.
Në librin “Çamëria Shqiptare” z. Bollati citon vargje nga idhulli i tij, Atë Gjergj Fishta, arkitekti i alfabetit shqip. Atë Fishta me pseudonimin shumë domethënës, Gegë Toska, në Konferencën e Paqës, me oratorinë dhe mendjen e ndritur të dijetarit argumentoi me fakte e dokumente çështjen Kosovë – Çamëri për bashkimin gjithë kombëtar. Duke ngritur ne piedestal Atë Fishtën e Veriut, si gjeniu i letrave shqipe dhe Hoxhë Hasan Tahsinin e Çamërisë, shkencëtari erudit, shqiptari më i ditur i Perandorisë Osmane, në ndërgjegjen e kimistit Bollati është bërë një lidhje, është krijuar një aliazh i fortë, një bindje, që urtësia shqiptare do të dëgjohet një ditë, nga fuqia e madhe e SH.B.A-ave
Z. Bollati ka edhe një favor sepse gjithë familjen, Bulin, dy vajzat dhe emigrantët shqiptarë i ka përkrahje të zjarrtë në realitetin e Shqipërisë natyrale. Ata nuk pushojnë së kërkuari të drejtat e tyre për Çamërinë martire. Ata i gjen familjarisht, në radhët e para të mitingjeve, në grupime atdhetarësh, të veshur me flamurin kuq e zi, për të kundërshtuar përpara selive diplomatike në N. Y. për padrejtësitë që vazhdojnë t’i bëhën popullsisë Çame.
Por dëshira sot e gjithë shqiptarëve, për Shqipërinë pa kufij në Europën e Bashkuar, do të bëhet realitet. Fjalët e arta të Vaso Pashë shkodranit “Prej Tivarit deri në Prevezë asht toka jonë/ T’parët na kanë Lanë” dhe “Feja e Shqyptarit asht shqyptaria…” do të triumfojnë! Zoti dhe Sh.B.A-ja na ndihmoftë.
/radiandradi.com/
* Ky shkrim është botuar më 2 prill 2019
 

edlin

V.N.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
11,206
Pikët
113
Camet jane myslymane apo ortodokse?
Çamët janë shqiptarë, ortodoksët për shkak të fesë ishin të manipulueshëm, ndenjën dhe i shpallën grekë , myslimanët për shkak të fesë ishin të pamanipulueshëm dhe nuk mund t'i shpallnin grekë, prandaj ndaj tyren i krye grnocid.
Nëse Çamët mysliman do të ishin kthyer në ortodoksë, sot do të ishin shpallur jo vetëm grekë por grekë të lashtë ....
 

Kontinenti

V.I.P
Anëtar
Oct 14, 2012
Postime
2,509
Pikët
113
Vargjet e poetit Zef Jubani për princeshën shpirtërore Elena Gjika, Dora D’Istria

Ti je nji ylle na shndrit Arbnin
Me dije, me t’mira e me bukuri
Me dashtni tande je tui n’a pertrin
Nji gazmend t’math e nji lumni
Drita e Mendes s’ate asht tui lulzue
si drita e syve asht sjellë për mbi ne
Perëndija për t’mirë tonë t’ka krijue,
e me sjellë marë dhen tonë ti ke le
Ndër hyj ti pra je regjinesha.
Që Dora D’Istria t’emnojnë
Për Shqypni ti je begtaresha,
Që gjithkund e ktu të nderojnë.
Po! Shpnesa e ambël je për ne,
Pse zemra jote asht fort e mirë
Sjelli sytë e t’e mos harro këte dhe
T’kesh edhe për ne mall e dëshirë.


Fantastike.
Sa me pelqeu fjala begtaresha!
 

edlin

V.N.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
11,206
Pikët
113
Njeriu është krijuar për veprim,
për luftë! Dështimi është njëqind herë më i pëlqyer se sa asnjanësia, madje,vuajtja është me e pranueshme se sa mirëqenia, sesa jetesa e pakëndshme, e pavlefshme.

Kërkojeni diturinë nga djepi deri në varr...



Këto ishin parimet që udhëzuan një çam të madh, një studiues shkencëtar dhe një nga shtyllat e fuqishme të rilindjes kombëtare
Hasan Tahsini apo Hoxha Tahsini...
 

edlin

V.N.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
11,206
Pikët
113
HOXHA HASAN TAHSIN EFENDI
Njeriu është krijuar për veprim,
për luftë! Dështimi është njëqind herëm më i pëlqyer se sa asnjanësia, madje,vuajtja është me e pranueshme se sa
mirëqenia, sesa jetesa e pakëndshme,e pavlefshme.
Charles Deleseluse (De Paris a
Kayennë, 1860)

185 vjet më parë lindi një(çam)
shqiptar më 1812 në fshatin Ninat të rrethit të Filatit, komuna e Konispolit,Hasan Tahsini!
Mbështetur në përfundimin e
medresesë dhe në mësimdhënie të shkëlqyer, Hasan Tahsini është një
ndër të dy profesorët që u zgjodhën për të thelluar dituritë në universitetin e Sorbonës.
Vendimi u mor më,14/2/1857.
Pasi arritën në Paris, të dy të dërguarit atje u bindën pa vonesë
se njohuritë që kishin nuk mjaftonin për vijimin me tej të mësimeve në universitet. Në kushte të tilla Sabit Efendiu u shtrëngua të kthehej në
Stamboll, kurse Tahsini iu përvesh punës që të plotësonte mangësitë.
Duke gërmuar sa në një bibliotekë në tjetrën, gjatë një viti mundi ta
mbushte zbrazëtirën arsimore dhe në vitin tjetër u regjistrua në
Fakultetin e Shkencave të Natyrës, të cilin e përfundoi shkëlqyeshëm.
Me të mbaruar atë fakultet, u emërua imam në Ambasadën Osmane,
në Paris. Atje iu dha rasti të vazhdojë zgjerimin e diturisë së tij,
sidomos në fizikë, yjësi, kimi, biologji e shkenca të tjera.
Pas 12 vjetëve u kthye në Stamboll dhe u caktua rektori i parë
i universitetit të parë në Stamboll.
Sipas fjalëve të Mehdi Frashërit: “Hoxhë Tahsini doli madhështor
në tribunë përballë një ushtrie tabellash (studentë medresistë) dhe filloi
një fjalim të nxehtë, me dijeni të gjera e rrjedhshmëri të pashembullt
deri në atë kohë, në Stamboll”.
Hasan Tahsini, një nga figurat më të ndritura të Rilindjes sonë
Kombëtare, u afirmua si mendimtari, intelektuali, dhe dijetari më i mirë
dhe më i përgatitur që kishte Perandoria Osmane. Ai u dallua si njohës
shumë i mirë i Shkencave të Natyrës, sidomos i fizikës, astronomisë
dhe kimisë.
Sami Frashëri ka thënë: “Hasan Tahsini ishte i vetmi në
Perandorinë Osmane që ishte i denjë për të mbajtur titullin “Savant”
(dijetar). Ai është vlerësuar nga të huajt si historiani, R. Davidson që,
në veprën e tij “Reformat në Perandorinë Osmane 1856-1876”, e
cilëson si dijetarin më të madh të asaj kohe në tërë Perandorinë
Osmane. Kurse turkologu i njohur rus Smirnov në veprën e tij
“Përshkrimi i historisë së letërsisë turke”, botuar në Petrograd me
1891 e cilëson H. Tahsinin si Lomonosovin e Turqisë.
Vrojtimet në mikroskop në laboratorët e fizikës, e futin Tahsinin
në mikrobotë, që e çudit atë me pafundësinë e saj po ashtu si dhe
Universi. Ai përpiqet të njohë dhe të kujtojë ligjet e kësaj bote që
shtrihet në pafundësi si nga me e vogla ashtu edhe nga më e madhja.
Në vjeshtën e vitit 1868 hapet Universiteti i Stambollit me rektor
Hasan Tahsinin. Fjala e tij kishte si bosht kryesor temën se “Mungesa
e kulturës moderne është shkaku i prapambetjes së popujve
myslimanë”.
Ai pranonte zhvillimin e botës nga proceset biologjike që
zhvillohen, duke i lënë Zotit vetëm vendin e Krijuesit të Parë dhe pastaj
vendet kanë historinë e tyre të zhvillimit të pavarur. Ishte ky një mendim
mjaft i avancuar për një shkencëtarë të fesë islame, sepse kështu ai
paraqitej jo si një fetar dogmatik, por si një intelektual që kupton ligjet
e natyrës dhe zhvillimin e saj.
Danezi Oersted dhe anglezi Faradei, me zbulimin e famshëm
për lidhjen e elektricitetit me magnetizmin dhe ligjin e induksionit
elektromagnetik, demonstruan në mënyrë të plotë unitetin e këtyre
fenomeneve.
Duke qenë një fetar jo dogmatik, Hasan Tahsini shihte në
konfirmimin e ligjit të ruajtjes dhe transformimit të energjisë një lidhje
unike midis fenomeneve të natyrës që buronin fillimisht nga Zoti.
Pra ai insiston për një interpretim bashkëkohor të Kur’anit dhe
synetit, që nënkupton edhe aplikimin e metodologjisë perëndimore.
Në ketë mënyrë, nën ndikimin e filozofisë, H. Tahsini inicionte
intelektualizmin, ndërsa nën ndikimin e fesë, humanizmin islam.
Gjatë njërit nga këto bashkëfjalime po rrihej çështja e shpirtit!
Paria fetare mbronte pikëpamjen se ai është diçka lëndore dhe largohet
në formën e resë, kur njeriu vdes dhe ruhet pranë Zotit, për t’u rikthyer
përsëri në trup pas ringjalljes.
- Jo! - u përgjigj Hasan Tahsini. - Nuk është ashtu! Shpirti
s’është diçka e veçantë nga trupi. Vdekja te njeriu shkaktohet kur
pjesët jetësore të trupit pushojnë së punuari me tej, gjë që ndalon
frymëmarrjen e mëtejshme dhe njeriu shuan, s’lëviz dot më. Kjo është
vdekja!
Fetarët e paditur ngulmonin në të tyren, fjala erdhi tek rreshjet
se, ato i shkakton vetë Zoti.
- Jo! - u kundërshtoi Tahsini. - Rreshjet, ashtu sikurse edhe
çdo gjë tjetër që ngjet në natyrë, janë shfaqje të ligjeve të saj!
Pastaj H. Tahsini u tregoi shkencërisht se kush e krijon dhe si
krijohet shiu, bora, breshëri, bryma, vesa etj. Duke thënë këto fjalë,
ai iu vu punës dhe bëri atë që tha, mbas pak nën tavan u duk reja dhe
zunë të bien pikat e shiut. Hoxhët dhe fanatikët të lemerisur nga kjo, u
ngritën dhe vrapuan përjashta.
Duke fshirë mjekrat nga “pështyma e të paudhëve”, “Tahsin
kaurri” e mallkonin.
Shkarkimi i Hasan Tahsinit u shpall në muajin e Ramazanit me
11.12.1870 dhe iu hoq çdo e drejtë pune shtetërore.
Abedin Pashë Dino (Ministër i Punëve të Jashtme të
Perandorisë Osmane) një ditë i foli Sheh Ulislamit që ta emëronte
Tahsinin në një punë për të jetuar. Sheh Ulislami iu përgjegj së Hasan
Tahsini nuk vesh galloshet me mestë, ashtu si gjithë ulematë e tjerë”.
Kur Abedin Pashë Dino u takua me Hasan Tahsinin, i tha që të
miqësohej me galloshet.
Tahsini, duke buzëqeshur, iu përgjigj me tallje se, Sheh Ulislami
është një njeri që nuk mund të shihte kokën e tij, po vetëm galloshet.
 

edlin

V.N.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
11,206
Pikët
113
Nga Prof. Nexhip P. Allpan: “Burrat e mëdhenj janë si malet e
lartë, për të shquar mirë madhështinë e tyre, duhet t’u largohemi nga
rrëza që kanë.”
Ishte një intelektual demokrat dhe laik që nuk mohonte fetë si
dukuri morale të sociologjisë. Ai kishte përvetësuar devizën e
bashkëkohorit të tij francez Claude Bernard (1813-1885), i cili thoshte:
“Unë kur hap derën e laboratorit, mbyll derën e faltores dhe kur shkoj
në faltore, mbyll derën e laboratorit”. Gjithashtu, i pëlqente shumë
Hasan Tahsinit edhe mendimi i poetit të madh francez Viktor Hugo,
(1802-1885) se: “Laicizmi është të respektosh gjithë religjionet e botës”
.
Hoxhë H. Tahsin çami, duke luftuar kundër despotizmit dhe
prapambetjes Lindore Osmane, në kushte shumë të vështira shërbeu
mjaft bukur edhe për turqit edhe për shqiptarët e martirizuar. Gjatë 10
vjetëve hartoi dhe botoi me shumë së 20 vepra psiko-pedagogjike,
shkencore, astronomike, origjinale.
Hasan Tahsini u përfshi në lëvizjen për krijimin e alfabetit të
përbashkët të shqipes para së të themelohej Shoqëria e të shtypurit
shkronja shqipe të Stambollit. Ai vlerësonte alfabetin si gurin themeltar
për gjuhën dhe kulturën kombëtare. “Shkronjat e një alfabeti, -
shkruante ai, - janë të vogla, u ngjasin këmbëve të milingonave, por
roli i tyre është jashtëzakonisht i madh, sepse pa këto këmbë gjuha
nuk ecën”.
Ai do t’i referohej thënies së filozofit të madh gjerman, Gotfrid
Lajbnic, i cili shkruante: “Më jepni një palë shkronja të mira t’ju jap
një gjuhë fort të mirë, me jepni një gjuhë të mirë t’ju jap një qytetërim
fort të mirë”
Ketë thënie të Lajbnicit, H. Tahsini e ka vënë edhe në tabelën e
alfabetit të tij të botuar në Paris me titull ‘’Alphabet methodique
Albanais’’.
Hasan Tahsini së bashku me S. Frashërin, Pashko Vasën dhe
Jani Vreton, bëri pjesë në komisionin e posaçëm që krijoi komiteti i
Stambollit për zgjidhjen e çështjes së alfabetit të përbashkët.
H.Tahsinit iu miratua kriteri shkencor mbi të cilin mbështetej ai
“një tingull një shkronjë”. Këtë kriter e kishte zbatuar edhe Sami
Frashëri për hartimin e alfabetit të tij që paraqiti për diskutim në ketë
komision. Po të kishim mundësi të pyesnim Sokratin se cili është virtyti
i një mësuesi, ai do të përgjigjej: “Është ai që zgjon kureshtinë ose
“maninë e mendjeve të shëndosha”, të cilat me këmbëngulje vështrojnë
drejt të mirës dhe... atëherë na del përpara Hoxhë Tahsini!
Kur kujtojmë Hoxhë Tahsinin, na shkon mendja te Danteja:
“S’ka më të madh hidhërim se sa të kujtosh kohën e bardhë në mjerim”.
Por shpresa nuk vdes! Historia e vendit tonë është e mbushur
me të përpjeta dhe tatëpjeta të rrezikshme e dëshpëruese, prandaj
vrulli dhe misioni i plot të tjerëve, gjithashtu dhe i Hasan Tahsinit nuk
mund të shkojnë me kot, ata ringjallen. Këta rrojnë midis nesh dhe
hidhërimi i Dantes, pas rrokullisjeve të shumta, me siguri dhe një ditë,
do të zëvendësohet me atë të Alfred De Vinjis: “S’ka më të madh
gëzim së sa kur kujtojmë periudhën e zezë në lumturi”.
Një nga burimet, që mbështetet në kujtimet e Sami Frashërit na
thotë: “Kurdoherë që hapej fjala për Tahsinin, Sami Frashëri e
ritheksonte me energji zgjuarsinë e jashtëzakonshme të tij. Po ky burim,
duke përmendur pjesë nga Sami Frashëri, shton: “Jetëshkrimi i Tahsinit
është i shkurtër dhe i thjeshtë; një bindje e plotë e parimit: Kërkojeni
diturinë që nga djepi e gjer në varr! Përfytyroni një njeri që e ka
përmbushur jetën e tij gjatë gjysmë shekulli në përputhje me ketë
porosi; ky qe Hasan Tahsini! Mësimin që e kish filluar duke thënë;
“a...” e mbaroi me daljen e frymës!
Vetëm mësimi e çlodhte atë! Libri nuk i binte nga dora apo
shtrati ku flinte. Vendi ku rrinte, ishte i mbushur me libra! Leximin e
linte përkohësisht vetëm për të mësuar të tjerët. Nga bashkëfjalimi
nuk tërhiqej, fjalët e tij ishin një mësim dhe një punë shkencore”.
Këtë shkrim të shkurtër për një fytyrë të ndritur, siç është Hasan
Tahsini, dëshiroj ta mbyll me përcaktimin e Ibrahim Naxhiut: “Kombi
shqiptar, që i dha botës shumë burra të shquar, udhëheqës, një mori
dijetarësh, shkencëtarësh, juristësh, politikanë të çdo dege dhe
ushtarakë të mëdhenj, nxori edhe Hasan Tahsinin! Jam i bindur se ky
popull, që lindi gjithë këto personalitete me emër ndërkombëtar, do të
vijë koha të japë edhe të tjerë”
I luftuar, i ndjekur, i hequr nga çdo e drejtë qytetare, i papasur,
i lodhur dhe drobitur nga një punë dërmuese dhe në kushte tmerrësisht
të rënda, i sëmurë prej kohësh, Hasan Tahsini më në fund, të hënën
mbrëma më 4/07/1881, mbylli përfundimisht sytë, duke qenë i strehuar
në vilën dhe nën kujdesin e mikut të tij të ngushtë, Mufit Pashait, në
lagjen “Eren Qoj” të Stambollit.
Fletorja “Koha” e datës 6/07/1881, vdekjen e Hasan Tahsinit
e njoftonte me këto fjalë: “Drejtori i Universitetit, i famshmi profesor
Tahsin Efendiu, kësaj here kaloi në jetën e fundit. I ndieri kish
përvetësuar shumë shkenca dhe dije e sidomos atë të kimisë dhe të
astronomisë.”
Është e vërtetë së Hasan Tahsini u luftua dhe u ndoq egërsisht
nga tërë krerët dhe fuqitë e errëta të kryeqytetit (Sheh Ulislami dhe
Fanarjotët) dhe Perandorisë Osmane, po është dhe aq e vërtetë se
pati edhe njerëz që i shtrinë dorën e ndihmës dhe vuajtën shpirtërisht
për të. Një nga këta ish edhe shkollari Mufit Pasha, që guxoi edhe ta
strehonte në shtëpinë e tij! Dorën e ndihmës ia shtrinë, ndër të tjerë,
edhe të dy djemtë e Mustafa Pashë Bushatit, Rizai dhe Hasani, të cilët
jetonin në Stamboll.
 

edlin

V.N.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
11,206
Pikët
113
Muhamet Kyçyku
....ose Muhamet Çami

Muhamet Kyçyku lindi në Konispol në 9 korrik të vitit 1784.
Studjoi për teologji njëmbëdhjetë vjet në al-Az'har në Kairo,më pas u kthye në fshatin e lindjes dhe shërbeu si hoxhë deri kur vdiq më 1844
Kyçyku ka qenë autor më prodhimtar në krahasim me të tjerët. Ka shkruar në dialektin e tij çam dhe, me sa duket, ka qenë i pari autor shqiptar që është marrë me poemën e gjatë.Është i njohur për dy poemat: "Erveheja" dhe "Jusufi dhe Zylihaja". Vepra e tij kryesore është Erveheja e shkruar më 1820.....

Por unë do të veçoj një poezi të tijën që e dëgjoja si këngë në vogëli...

Gurbetlinjtë

Ç’ke zemër që bën figan’
Që s’bën karar natë ditë,
Po kullon gjak e katran,
Qan që t’u këpunë sitë?

Natë ditë me silloi,
Dhe kur kumbisë për gjumë,
Kujton halle shumë lloi,
Për kusure që na zunë.

Bahu sus kush ishtë garib,
Që ishtë ne vende të huaj,
Dynjaja i erdhi galib,
Poshtë më poshtë xhdo muaj.

Allah bën merhabet,
Për gurbetli gado janë,
Se janë në të madh siklet
Që s’shohënë akrabanë.

Bënenë shumë merak
I ndjek zjarri i dashurisë,
S’u qendron zemëra në bark,
U bënetë e zezë pisë.

Të mbëdha halle kanë
Që nuk i thotë kandari,
Dhe të vdesënë, tek janë,
Kurmetë s’ua tret as varri.
 

edlin

V.N.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
11,206
Pikët
113
BURRËRIA DHE BESNIKËRIA ÇAME NË VEPRËN
“ERVEHEJA”
Shkruar një shekull e gjysmë përpara
Çamërjoti Muhamet Çami që në shekullin e XVIII-të, ishte ai
që hoqi vallen e parë për një letërsi laiko-artistike.
Zhvillimi kulturor dhe letrar në Shqipëri nuk mund të kuptohet
jashtë trevës çame. Përfaqësuesit e fillesës më të dëgjuar në të gjithë
jugun e Shqipërisë ishin Muhamet Çami nga Konispoli, Nesim Përmeti
nga Përmeti, Sulejman Ramazani nga Berati, apo Hasan Ziko Kamberi.
Prej Muhamet Çamit na ka mbetur e mirënjohura “Erveheja”, mjerisht
jo ashtu siç e përshkruante autori, por e përpunuar nga Jani Vreto.
Ato vargje kanë një vlerë historike, sepse na japin një botëkuptim të
jetës që zhvillohej në Çamëri. Kjo vepër u shtyp në Bukuresht më
1888, gati pas një shekulli.
“Erveheja” është një novele dramatike e vjershëruar dhe e qepur
në 221 strofa! Përmbajtja e saj është krejtësisht morale, por episodet
janë shumë ngjethëse dhe mallëngjyese. Sundon një fantazi çuditërisht
e gjallë dhe ky brumë po të binte në penën e ndonjë shkrimtari të
vërtetë kishte për të dalë një kryevepër romantike e atij shekulli.
Në përpilimin e kësaj vepre, Muhamet Çami ka pasur parasysh
virtytin më të shenjtë të racës shqiptare: nderin dhe besnikërinë e gruas!
Në poezinë tonë popullore gjejmë variante të ndryshme, që tregojnë
besnikërinë e gruas, kur burri endet vite me radhë në dhera të huaj për
të kërkuar krodhën e familjes së vet. Kurbeti, te shpirti i popullit tonë
ka hapur plagë të pambyllura. Ne kemi gra besnike që presin me
dhjetëra vite të kthehet burri i mërguar. Toskëria e mban në gji këtë
plage të rëndë shoqërore.
Erveheja është protagonistja kryesore e kësaj poezie. Pastaj
vjen i shoqi, një burrë besnik; i kunati, një bishë me formë njeriu;
Bujari, një fisnik e njeri shpirtmirë; ndërsa shërbëtori i Bujarit ka cilësitë
e kunatit-kafshë; Varavana, një katil mosmirënjohës; kapedani: shtazë
e vërtetë e epsheve të veta dhe mbreti: një burrë i matur dhe i urtë!
Përmbi këta, Erveheja, gjatë tërë veprës, qëndron si një shenjtore,
është besnike e burrit, vullnetfortë, guximtare, mirëbërëse, zemërgjerë,
fisnike dhe me hirin e bukurisë së pashoqe. Martirizimet më të
tmerrshme nuk e përkulën dot që t’u dorëzohet epsheve shtazarake
të shpirtligjve, dhe besnikëria e mbajtur kundrejt burrit të saj del si
granit.
Bukuria e Ervehesë është porsi hëna që ndrit në një natë të
kthjelltë, është shumë e matur edhe shumë fisnike e i është dorëzuar të
shoqit me mish e me shpirt. Për nevoja të ndryshme një ditë i shoqi
merr rrugën e kurbetit. Para se të largohej shtëpinë dhe gruan ia la
amanet të vëllait, i cili u betua se do të kujdesej si të ishte ai vetë. Me
të shoqen u ndanë me lot në sy e me pikëllim në zemër.
I vëllai e ‘’mbajti’’ fjalën. Sa ktheu shpinën kurbetliu, i pabesi,
që u hoq aq besnik, i vajti pranë femrës së bukur dhe trupargjendtë
dhe si i çmendur i ra nder këmbë, duke u lutur që t’i dorëzohej atij që
vuante aq shumë për hiret e saj. Erveheja u trondit rëndë, e kundërshtoi
me tërbim kunatin e pandershëm. Por një Mefistofel iu gjet edhe kësaj
bishe, që ta mësonte se si mund ta shtinte në lak Ervehenë e bukur. I
paudhi e këshillon kunatin që t’i kërcënohet femrës së bukur me vrasje.
Po qe se nuk i bindej as me këtë mënyrë atëherë duhej ta vriste
medoemos, se fjala e turpit do të merrte dhenë me një herë.
Të nesërmen, bisha u shfrye, e paditi kunatën si një të përdalme
që ia mori nëpër këmbë nderin e të vëllait. Dolën dhe dëshmitarë të
rremë e të blerë, të cilët pohuan për ato që padiste i korruptuari.
Gjyqi mori vendim sipas kanunit të vendit: Ervehenë e çuan në
një kodër dhe aty e mbuluan të gjallë me gurë.
I tërë populli e bënte sehir kur po përpëlitej gruaja e pa ndershme.
U ngrys! Kodra mbeti e shkretë nën klithmat dhe të lebetiturat
e gruas besnike! Kur ishte gati në të vdekur qëlloi që aty pari, kaloi
nje Bujar. Kuptoi që ishte dikush nën gurët. E nxorri nga gurët dhe e
çoi në shtëpi të vet dhe ia shëroi plagët.
Por, bukuria e magjishme e mikes, goditi dhe Bujarin! Propozon
martesën që të shkonin të lumtur. Por, as këtë herë femra besnike nuk
u bind. Bujari iu lut që të mos nxirrte fjalën dhe i thotë me adhurim të
madh:
Falmu e lutu për djalë
Ti që paske kaqë besë
Perëndia të më falë
Por, Ervehesë ia prishi qetësinë një demon tjetër i vërtetë me
fytyrë njeriu dhe, ky ishte shërbëtori i Bujarit që dashuron marrëzisht
Ervehenë. I binte në gjunjë dhe i bënte të gjitha theroritë, vetëm që
ajo, të shkonte një herë e t’i buzëqeshte pakëz.
‘’Erveheja kur e dëgjoi
I tha: shporru, hiqu mejet!
Se tënzotit nuk ia dëftoj.
Pa të dalë buka gojet!’’
Edhe shërbëtori shkumëzoi! Vendosi ta zhdukte gruan, qoftë
dhe me të pa besë, të bukurën e pa përkulur n’epshet etij. Një masakër
ç‘njerëzore mendoi të cilën e vuri në veprim.
Ngrihet në mesnatë dhe, me thikë ther të birin e Bujarit. Thikën
e përgjakur, pa e parë kush, e fshehu nën shtratin e Ervehesë.
Të nesërmen, prindërit fatkeqë, gjejnë djalin e therur në djep!
Vajë e klithma, pikëllimi dhe zia mbështolli familjen e lumtur. Mblidhen
të gjithë rreth fëmijës së vdekur! Të gjithë pyesin njëri-tjetrin se, kush
e kishte bërë atë krim!?
‘’Shërbëtori me të shpejtë
thirri, klithi: Të kërkojmë.
Të ligën ta zbulojmë.’’
Me të uluritur si nga dhimka e vërtetë, u hodh sa andej-këndej,
kërkoi nëpër çdo vrimë të shtëpisë dhe, pastaj nën shtratin e Ervehesë
zbuloi thikën me gjak.
‘’Vrap u kthye me një herë
Me rrëmbim drejt Ervehesë
U bë gati për ta prerë
Dhe tha: Mori bushtër e pa besë’’
Bujari, ia ndaloi dorën shërbëtorit dhe iu shfry Ervehesë, që
pati zemër aq të ligë sa t’i nxirrte shpirtin atij që e shpëtoi nga vdekja
e tmerrshme.
Gruaja e shumë vuajtur me lotë në sy i tha se, kurrë nuk kishte
menduar t’i bënte keq shpëtimtarit të saj. Vetëm Zoti i vërtetë do të
jetë ai që do ta zbulojë këtë krim ç‘njerëzor.
Bujari dhe e shoqja e besuan, por nuk donin më ta mbanin
pranë tyre. I falën katërqind florij dhe e nxorrën në rrugë të madhe.
U end anës së detit pa ditur se për ku të drejtohej.
Sa pa hyrë në një qytet, sheh njerzit të mbledhur në një vend. U
afrohet! Në litar do të varnin një njeri sepse kishte vjedhur katërqind
florij nga arka e qytetit.
Gruaja shpirt mirë nuk u mendua shumë; u a pagoi të katërqind
florijtë, shpëtoi të pa njohurin nga litari dhe iku sikur s’kishte bërë gjë.
I shpëtuari e ndoqi nga pas.
Ajo.
‘’Ndë një vapë, ndë një diellë.
Kryet mbështeturë mbi dorë.
Psherëtin e vështron qiellë.
Sa fat keqe dhe e gjorë.’’
Njeriu i pa njohur i vajti pranë dhe e falenderoi për shpëtimin
që i bëri, por i propozon martesën.
‘’Ik’ ashtu dashtë Perëndia.
Tha, ç‘qe kjo fjalë e pështirë.
Kam burrë, nuk si tinë.
Por, të urtë dhe të mirë.’’
I shpëtuari bëhet bishë! Përbuzja e Ervehesë e vrau keq! Shkon
nga limani dhe thërriti marinarët per t’u shitur një skllave të bukur dhe
të mrekullueshme. Kapidani, po sa e pa u magjeps nga sytë e saja dhe
i numuroi njëmijë florij kafshës me fytyrë njeriu dhe e mori me vete
fatkeqen.
I tha tregtari skllaves:
‘’Qenka femërë.
Që sado të kesh dhënë.
Kaqë më hyri në zemërë.
Të gjitha t’i keshë dhënë.’’
Erveheja u gjend ngushtë, por nuk e zgjati; hidhet brenda në
detë për ta gëlltitur valët e shkumbëzuara! Kapidani i ra pas me not
dhe e shpëtoi! Me të pa hir, e mori në anije dhe morën detin e thellë.
Pranë një limani tjetër u krekos kapidani për ta gëzuar skllaven
e bukur dhe për të përmbushur epshet e tij shtazarake! Edhe marinarët
e tjerë po i vinin rrotull të lektisur!
Erveheja e pa përkulur, të gjithëve u kundërshtoi me të gjithë
forcën e saj, pastaj dhe fortuna e deti i erdhën në ndihmë. Stuhija e
përplasi vaporin në një shkëmb dhe i mbyti të gjithë marinarët me
kapidanin e tyre. Femra zemër fortë shpëtoi për mrekulli! Dallgët e
nxorrën pranë një qyteti të bukur, ku pallatet e mbretit hijeshoheshin
me madhështi mbi kodrinat.
E veshur si burrë shkon fill e te mbreti! Ai e priti me fisnikëri të
madhe dhe i dhuroi një tokë ku të kalonte jetën e lumtur. Aty jetoi vite
me rradhë!
Femra e shtyrë si burrë u suall aq bukur sa që fitoi dashurinë
dhe simpatinë e familjes mbretërore dhe të mbarë qytetit. Zoti i fali
dhe një dhuratë! Erveheja burrë, u bë një njeri me nam për shërimin e
të verbërve. Ishin me mijëra ata që fituan dritën e syve me ilaçet e
saja!
Vite më vonë mbreti u mplak u sëmur rëndë, ndonjë trashëgimtar
për fronin e tij nuk kishte! Ftoi të gjithë parinë dhe të zgjidhnin për
mbret një tjetër, atë që e donin ata vetë! Zgjodhën për mbret burrin e
panjohur, që kishte bërë kaq e kaq të mira! Ishte Erveheja e arratisur
që përt’u fshehur ishte maskuar si burrë! Me mbretërimin e saj tërë të
mirat i erdhën mbretërisë; me ligje dhe pasuri të reja.
Për habinë e saj të madhe një ditë sheh të vinin në pallatin
mbretëror i shoqi me të kunatin, Bujari me shërbëtorin dhe Varana i
shpëtuar nga litari! Të tre kriminelët hiqeshin zvarrë sylidhur, se ishin
të verbuar! Në sallën e madhe mbretërore u pritën të huajt dhe u ftuan
të vinin edhe paria e qytetit. Ervehesë-burrë i vinte t’i hidhej në qafë të
shoqit, t’i hapte zemrën e plagosur dhe ta gëzonte! Por u përmbajt!
Të verbuarve u tha se magjia e saj nuk zinte, në qoftë se, secili nuk
bënte rrëfimet e mëkateve të tij!
Së pari rrëfimin e nisi i shoqi:
“Unë jam i martuarë,
Dhe pata të tillë grua,
T’urtë, të bukur, të qeruarë
Sa gjithë bota, për mua!
Ervehe ja thoshin’ emrin,
Shpirti im ndë shpirt t’asaj
Tash q’e humba atë mjerane,
Të gjall’ e pashpirt më quaj!”
Ai ende nuk u besonte fjalëve të botës, që e kishin paditur të
shoqen kaq ç‘njerëzisht!
Mandej filloi rrëfimin i kunati; i kallëzoi të gjitha të këqijat që ia
punoi Ervehesë; pastaj me radhë të gjithë treguan krimet e tyre, që i
kishin bërë një gruaje të bukur, fisnike dhe zemërgjerë.
Meqenëse thanë të vërtetën, Erveheja ua shëroi sytë të tre të
verbuarve. Pastaj vështroi të shoqin dhe lotët rrëke i vanë, u hodh në
krahët e tij dhe e përqafoi: “Erveheja jam unë!” - i tha.
Të gjithëve u dha dhurata të çmuara, të shoqin e vuri në krye të
vendit dhe vetë u vesh grua ashtu siç ishte njëherë e lumtur.
Në vetvete vepërza është një kallëzim i thjeshtë, por kuptimin e
ka të madh, e ndonëse mund të jetë një frymëzim oriental, në zhvillimin
e ngjarjeve, për ne do të qendrojë kurdoherë si vlerë historike letrare,
si monumenti i parë letraro-laik, ndaj dhe do të ruajë kurdoherë, me
të, edhe thelbin e virtytit kombëtar, nderin dhe besnikërinë e gruas
shqiptare.
Ky material është marrë nga libri “Tre gurët e zez në Prevezë”,
volumi I, f. 591-597, botimi Tiranë, 2000, nga Albert Kotini.
 

edlin

V.N.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
11,206
Pikët
113
ABEDIN DINO
ABEDIN PASHË PREVEZA
Abedin Pashë Dino, lindi në qytetin më jugor të Shqipërisë në Prevezë më 5 prill të vitit 1843

Vetëm në fjalorin Enciklopedik Shqiptar emri i tij nuk figuron(!)
Enciklopedia e madhe franceze Larus thekson: “Nga, të gjitha figurat e kohëve të fundit, vetëm i ndjeri Abedin Pasha është konsideruar i denjë për të mbajtur emrin e personalitetit shtetëror”.
Revista “Tarihi ve Toplum” numër 121,1994 shkruan: “Abedin Pasha ka qenë një prej qeveritarëve tanë të shkëlqyer” kurse në një vend tjetër shkruan: “Një yll i ndritur; Abedin Pasha”.
Edhe shtypi i huaj i kohës si ai francez, grek etj, ka shkruar për armiqtë e Shqipërisë, që shihnin tek Abedin Dino barrierën e pakapërcyeshme të planeve të tyre ogurzeza. Kaq i madh ishte zemërimi dhe mllefi kundër tij sa dhe 25 vjet më vonë pasi u largua nga detyra e ministrit të punëve të jashtme “To kratos” shkroi: “Abedin Pashë Dinoja ishte luftëtari më i rreptë kundër greqizimit të Epirit, veprimtari më i rëndësishëm i Lidhjes Shqiptare të 1878-ës dhe me i shquari nga anëtarët e kryesisë së kësaj lidhje. Ai bëri të dështoje bashkimi i pjesës me të madhe të Epirit me Greqinë, gjë që e arriti”.
(Revista”Mbrojtja” Nr. ll-12,1993 f. 35.)

Kazatë në këmbë u ngrinë,
Çamët plot dhjetëmijë,
në krye kanë Abedinë.
Abedin Dinua barjak,
Evropit i dha xhevap:
-Vendin grekut nuk ia jap,
pa mbytur vendin në gjak.
Evrop o dhelpra plakë,
S’na vë dot t’i në lak.
Jemi nga gjaku pellazg,
s’e lëshojmë këtë prak,
të vdesim na duket pak.

(“Këngët popullore nga Çamëria”, Tiranë 1983. Mbledhur nga Fatos M. Rrapaj.)


1613314163951.png
 

edlin

V.N.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
11,206
Pikët
113
.........
Në biografinë e tij të shkruar me 25 qershor 1888 ai krenohet se “i përkiste njërës prej familjeve fisnike të Shqipërisë që i takonte popullsisë çame të saj”. I ati, Ahmet Bej Dino (1785-1849), si një nga krerët atdhetarë të kryengritjes të 1847-tës, kundër Tanzimatit u internua në Konjë të Anadollit ku dhe vdiq. Ai ishte pronar tokash si dhe i disa anijeve të tonazhit mjaft të madh. E ëma, Salihaja, i përkiste familjes së mirënjohur atdhetare Çapari.
Preveza kishte 8.000 banorë! Ajo zbukurohej nga ullishtat dhe kopshtet e shumta me portokalle dhe limonë. Nga toka mbrohej me një kanal, kurse nga deti me dy fortifikata dhe katër kala të ndërtuara prej Ali Pashë Tepelenës. Qyteti kishte dy xhami dhe dy teqe, disa tyrbe, një shkollë plotore dhe disa shkolla fillore. Preveza kishte një mulli me avull, punishte për regjie lëkure, fabrikë vaji dhe sapuni. Në Prevezë prodhohej një lloj pëlhure shumë e preferuar prej pambuku dhe mëndafshi e punuar hollë e quajtur “prevezane”. Limani mjaft i frekuentuar bënte shumë tregti me skelat e Triestes dhe Korfuzit.
Për emrin Prevezë, Sami Frashëri shkruan se është “emri i qytetit të lashtë të ndërtuar prej të famshmit Pirro, i cili ka marrë emrin e së vjehërrës se tij, “Berenika”. Preveza ose Nikopoli u ndërtua nga Oktaviani dhe që u shkatërrua prej sulmeve serbo-bullgare.
Preveza e tanishme u rindërtua prej venedikasve.
Ali Pasha në vitin 1798 ua mori atyre me luftë. Preveza kishte rëndësi të jashtëzakonshme ushtarake dhe tregtare për Shqipërinë.
Prof. Dr. Hasan Kaleshi shkruan: “Abedin Pashë Dino, politikan dhe shkrimtar turk, por edhe patriot shqiptar, shkollën fillore e kreu në vendlindje kurse të mesmen në gjimnazin “Zosimea” në Janinë. Prej këtu udhëton për në Stamboll, ku do të hyjë në shërbimin ushtarak turk, por kjo nuk zgjat shumë, e ai prapë kthehet në vendlindje, në Prevezë, me cilësinë e ndihmësit të mytesarifit dhe të kajmekamit të qytetit. Prej aty transferohet si kajmekam i Nardës e prej këtu në Izmir, ku për një kohë të shkurtër do ta kryejë detyrën e zëvendëskryetarit të Gjyqit të Lartë të Apelacionit, pastaj emërohet edhe kryetar i një komisioni të jashtëzakonshëm, të formuar në Izmir. Kur ky komision shuhet, ai emërohet mytesarif i Sofjes, por atje nuk do të shkojë, sepse ndërkohë dërgohet në Tekirdaq e pastaj në Varnë. Prej këtu kthehet në Stamboll ku emërohet komisar i bursës në Gallata të Stambollit, detyrë në të cilën mbetet mbi 5 vjet.
Me urdhrin e Sulltanit përpiloi një dekret-ligj mbi zgjedhjen e deputetëve të popullit. Atëherë, por edhe më vonë, derisa ishte guvernator i vilajetit të Athinës, ka botuar një mori punimesh, si në prozë, ashtu edhe në poezi, në gjuhën turke dhe në gazetën greke të Stambollit “Neo Logos” (Hasan Kaleshi, “Jeta dhe vepra”, f. 92-93).
Abedin Pashë Dino hyri stuhishëm në historinë e popullit shqiptar në një nga pikat e kthesës vendimtare të saj. Perandoria Osmane kishte marrë goditje vdekjeprurëse nga Rusia në Plevna në prill të vitit 1877. Më 3 mars 1878, u shtrëngua të nënshkruajë traktatin mizor të Shën Stefanit, i cili ndërsa ishte fitimprurës për vendet e tjera ballkanike, për shqiptarët veproi si xhelat duke prerë pa mëshirë copa të majme nga trupi i Shqipërisë.
Vendet fqinjë filluan sulmet e pabesa e të përgjakshme krahas ujdive djallëzore pas shpine me Fuqitë e Mëdha. Në këto situata fatale, kur populli shikonte rrezikun në sy, vendi po bëhej pre e gjahut të fqinjëve. Në mënyrë spontane, si në veri e në ug, filloi krijimi i Komiteteve vetëmbrojtëse si nevojë mbijetese! Për të mbajtur gjallë flakën e këtyre komiteteve, u krijua fshehtas në Stamboll “Komiteti Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare”, ku krahas Abdyl e Sami Frashërit, Vaso Pashës, Zija Prishtinës e Jani Vretos u vu edhe Abedin Dino!
Një qëllim i lartë ia mbante flakën e ndezur këtij komiteti, që ishte; shpëtimi i tokave shqiptare nga copëtimi dhe autonomia e Shqipërisë. Më 30 maj 1878 në shpalljen e tij të parë Komiteti shpalosi sfidën e tij: “Ne duam të rrojmë në paqe me të gjithë fqinjët tanë! Jemi krejt të vendosur për të mbrojtur deri në fund çdo gjë që është e jona! Toka shqiptare t’u lihet shqiptarëve!” Menjëherë anëtarët e Komitetit u gjendën në Shqipëri, atje ku rreziku ishte më i madh, në krye të Lëvizjes Kombëtare. Krijohet Lidhja e Prizrenit e quajtur nga të huajt “Lidhja Shqiptare”.
Pas 4 shekuj e ca kombi shqiptar po zgjohej dhe po rrëmbente armët si në kohën e Skënderbeut! Në krye të kësaj Lëvizje qëndronin figura si Abdyl Frashëri, Ali Pashë Gucia, Iljaz Pashë Dibra, Sheh Mustafa Tetova, Sulejman Vokshi, Ymer Prizreni, Hodo Beg Sokoli dhe Preng Bibë Doda.
Në krye të veprimeve në jug qëndronte Abedin Dino, figurë me popullaritet dhe autoritet të padiskutueshëm në masat e gjera të popullit dhe në rrethet e inteligjencës shqiptare, me kulturë të gjithanshme, që gëzonte kredibilitet të madh jo vetëm pranë Portës së Lartë dhe vetë Sulltanit, por edhe në konsujt ambasadorët e burrat e shteteve të fuqive të mëdha. Për këto atribute të shquara, Abedin Dino cakohet nga kryesia e Lidhjes krahas Abdyl Frasherit, Iljaz pashë Dibrës, Hasan Pashës, Mihal Kristos, Mehmet Ali Vrionit, Mustafa Tetovës, Mustafa Pashë Vlorës dhe Sabri Beut, për t’i paraqitur qeverisë Osmane memorandumin ku kërkohej njohja e Shqipërisë si vilajet autonom.
Për të siguruar të ardhmen, Lidhja kërkonte këto reforma:
- 1 - Të gjitha viset e Shqipërisë të përmblidhen në një vilajet dhe të caktohet si qendër një qytet i cili të jetë afër dhe të ketë lidhje me çdo anë të saj.
- 2 - Të gjithë nëpunësit që do të jenë në Shqipëri duhet të dinë gjuhën e vendit.
- 3 - Të përhapet arsimi, në shkolla të mësohet gjuha shqipe.
- 4 - Të zbatohen vendimet që do të merren për reformat e dobishme për shtetin dhe kombin nga ana e Kuvendit të Përgjithshëm, i cili do të mblidhet 4 muaj çdo vit në qendrën e vilajetit;
- 5 - Të ndahet një sasi e mjaftueshme nga të ardhurat e përgjithshme të vilajetit për t’u shpenzuar për përparimin e arsimit si dhe për ndërtime publike.
Lidhur me këtë ja si shprehet Abdyl Frashëri në letrën e 20 dhjetorit 1878 dërguar nga Janina, Iljaz Pashë Dibrës, kur shkoi nga Dibra në Prevezë për të pajisur delegatët e Lidhjes se Prizrenit me përfaqësime të popullit: “Shkova në Prevezë! Abedin Bej Dino, si dhe të tjerë bejlerë e parësi të Çamërisë, u gëzuan fort për bashkëpunimin e plotë dhe për vendimet! Abedin Beu doli vetë me shkresën e përfaqësimit që ta vulosë në për katundet e qytetit dhe më tha që është gati të shkojë në Stamboll si përfaqësues i kësaj krahine (i Çamërisë)”.
Krajevski, drejtuesi i konsullatës së Francës në Selanik, në letrën e datës 15 qershor 1880 dërguar ministrit të punëve të Jashtme të Francës, De Freisine, konfirmon për Abedin Dinon: “Të gjithë janë në dijeni se është një nga krerët kryesorë të Lidhjes Shqiptare” Qeveria shoviniste greke e Harrilla Trikupisit organizoi një zbarkim nga Korfuzi me 760 andartë grekë dhe ngritën në Lekurës (pranë Sarandës) flamurin grek nga 12 shkurti deri 23 shkurt 1878, por u ballafaquan me forcat e Abedin Dinos, të ngritur menjëherë në këmbë 400 trima çamë dhe lebër, i shpartalluan duke lënë 400 të vrarë. Të tjerët shpëtuan, falë mëshirës së Abedin Dinos dhe të vëllait të tij që i lejuan të tërhiqen për t’u kthyer nga kishin ardhur, në Korfuz.
Kështu dështoi me turp e para “kryengritje” greke në tokën e Epirit në kohën e Abedin Dinos. (Shih: Tiso, Athinë Janar 1879).
Ja si i këndon populli kësaj beteje të lavdishme:
Vrina na zuri dufejn.
Në Tabje u grrin’ u therrë!
Në Janinë dhan’ haberë.
Shpejni për Abedin Bejnë.
Lule Bedin beu, lule,
di-tri mijë seç i shkule asqert’ e armikut përzure
në Lëkurës seç i shpure
junanit me top ia vure,
në plumb e barut i vure.
Jemi shqiptarë, tundi,
Abedin beu ç’e tundi...”

Koskë-Filat

Nisur nga agresiviteti i qeverisë greke dhe shkallëzimi i provokimeve ndaj trojeve shqiptare në periudhën 1877-1878, kur Abedini ishte me detyrën e Komisarit të Bursës, ai caktohet me gradën e parë të nëpunësit, Kryetar i Komisionit Ushtarak të Shpëtimit Publik me qendër në Janinë dhe që përbëhej nga: “përfaqësues të parisë së Shqipërisë” siç shkruan ai vetë. Lidhur me këtë periudhë, Sami Frashëri do të shkruajë në autobiografinë e vet:
‘’Nga mesi i vitit 1877, u ktheva në Janinë dhe nisa të punoj si sekretar i Komitetit Ushtarak të kryesuar nga Abedin Pashë Dino”.
Më 11 janar 1878, ishin rekrutuar tashmë 18.000 burra vullnetarë epirotë. Në këtë kohë, drejt Kongresit të Berlinit, vërshuan një mori protestash nga të katër anët e Shqipërisë! Midis tyre, spikat memorandumi i personaliteteve shqiptare të Stambolli të dërguar më 20 qershor 1878, tre personazheve kryesore: Bismarkut, president i Kongresit të Berlinit dhe përfaqësues i Gjermanisë; Andrashit, përfaqësues i Austro-Hungarisë dhe Vadingtonit përfaqësues i Francës në Kongres, ndaj të cilëve ngrinin fuqishëm zërin e protestës në emër të kombit shqiptar! Ndër firmat më të spikatura ishin ato të Abedin Dinos, Pashko Vasës, Ali Denish Prishtinës, Sami Frashërit, Sermedi Sait Toptanit, Hajredin P. Tepelenës etj.
Midis të tjerave në memorandum theksohej:
“Do të fillonim t’i flisnim për histori, për gjuhën dhe për etnografi për të provuar ekzistencën e Shqipërisë. Ne mjaftohemi të tregojmë këtu kufijtë e saj që fillojnë nga Tivari, Shkodra me të gjitha malet e banuara nga katolikë, nga Peja, Krushumlia, Leskovaci, Vranja, Shkupi, Manastiri, Follorina, Kosturi, Grebeneja, Pindi, Kalarita dhe Narta, dhe mbarojnë në Gjirin e Ambrakisë”. Memorandumi përfundon me fjalët lapidar: Populli shqiptar proteston përpara Evropës kundër aneksimit qoftë dhe të pjesës më të vogël të territorit të vet, prej një kombësie tjetër cilado qoftë dhe, deklaron se është gati që të bëjë fli të gjitha forcat e veta jetike dhe ushtarake për mbrojtjen e këtij vendimi të lartë, gjë që e quan një detyrë të shenjtë, të diktuar nga e drejta e vet dhe nga nderi i vet kombëtar. (Politisehes Arehiv des Auswartigen Amts), Aktet e Kongresit të Berlinit. 1878, dok nr. 86).
Delijani shkruante: “Preveza është plot me bejlerë shqiptarë të thirrur nga të gjitha pjesët dhe popullata shqiptare vendase, e cila u grumbullua atje për të protestuar para komisioneve osmane kundër çdo aneksimi prej Greqisë, të asaj krahine.” Kuptohet lehtë se frymëzuesi dhe regjisori i këtyre organizimeve ishte Abedin Dino, i cili shprehte ndjenjat dhe vullnetin e kombit të vet në trojet mijëvjeçare”.
Në komisionin tre anëtarësh të bisedimeve për kufijtë, shpirti i bisedimeve ishte Abedin Dino, i cili iu bë një mur i pakapërcyeshëm të pretendimeve pa baza të shovinizmit të paskrupull të fqinjit jugor.
Më bukur këtë atmosferë e shprehin këngët popullore që shpërthejnë flakë për flakë me veprimet e burrave të mëdhenj tëkombit tonë:
Në Prevezë seç u mblodhë,
pesë a gjashtë komisione!
Abedin Beun e zgjodhë,
të parë përmbi tabore!
Kartërat seç venë e vinë,
në Prevezë e në Janinë
nga Stambolli në Athinë,
i thonë Jorgos: - Primë!
Ç’ish e dije Shqipërinë?
Të mbërthen brinjë mbi brinjë
o Jorgo, ore magarë.
Ç’e pandehje shqipëtarë?
me thonj do të hapij varrë!

(Këngë popullore çame, Tiranë, 1981. Mbledhur dhe përgatitur nga Ibrahim D. Hoxha).


Ndërkohë, nga mesi i qershorit 1879 forcat ushtarake, të vendosura rreth Prevezës dhe Artës, arrinin në 10.000 vetë. Batalionet shqiptare u dërguan në afërsi të kufirit shqiptaro-grek.
Anastas Kullurioti shkruan në gazetën “Zëri i Shqipërisë” për Abedin Dinon:
“Ai është vetë shpirti dhe zemra e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Është thjesht shqiptar nga zemra, nuk bën asnjë dallim ndërmjet shqiptarëve myslimanë dhe të krishterë, i quan të gjithë vëllezër. Shpresojmë se ky ka për t’ia mbërritur të bashkojë racën shqiptare si komb”, e pastaj vazhdon: “Abedin Dino e Sami Frashëri, janë një shembull i madh i përparimit të shqiptarëve në qytetërim”

(Revista “Mbrojtja”, Nr. 11-12,1993 f. 35).
.............
 

edlin

V.N.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
11,206
Pikët
113
...........

Viti 1879 filloi me formimin e alfabetit të Stambollit, vazhdoi me misionin diplomatik të sensibilizimit të çështjes shqiptare në perëndim dhe u mbyll me krijimin e shoqërisë; ‘’Të Shtypurit Shkronja Shqip’’, pra tre evenimente qytetëruese të Lidhjes Shqiptare, të pandara nga njëra-tjetra. Në fillim të qershorit 1880 Abedin Pashë Dino thirret në Stamboll dhe më 10 qershor i jepet rangu i vezirit dhe emërohet në postin e ministrit të punëve të jashtme të perandorisë.
Në rrethet diplomatike, shfaqen hamendje nga më të ndryshmet rreth këtij emërimi, pasi të gjithë janë në dijeni se ai është një nga krerët kryesorë të Lidhjes Shqiptare. Nota e Abedin Dinos e datës 26 Korrik 1880 dërguar Fuqive të Mëdha dëshmon për kapacitetin e lartë, profesionalizmin e shkëlqyer, forcën e argumentit dhe finesën e shprehjes. Ajo shërben si model për të sotmen dhe të ardhmen, se si mund të komunikohet me zgjuarsi dhe dinjitet për çështjen e shenjtë kombëtare në fushën e vështirë dhe më shumë përgjegjësi të diplomacisë.
Abedini si ministër i jashtëm në takimin me ambasadorin anglez Goschen, mik i madh i shqiptarëve, i tha këtij: “Turqia nuk mund të pranonte vendimet e konferencës se nuk do të ishte në gjendje t’i zbatonte, pasi Lidhja Shqiptare kishte fuqi të armatosura e s’donte t’ia dinte për vendimet e saj.
(Xhafer Begu: “Lidhja e Prizrenit” f. 160).

Ja si e karakterizon këtë periudhë në lidhje me situatën në Çamëri në gusht të vitit 1880, konsulli rus në Janinë, Trojanski: “Qeveria e vilajetit, tani po kalon dalëngadalë në duart e shqiptarëve, të cilët përpiqen të largojnë që këtej të gjithë nëpunësit me origjinë joshqiptare dhe kanë patur aq sukses në këtë punë saqë në rrethet e Epirit Veriperëndimor, Lidhja Shqiptare vepron pothuajse në mënyrë të pavarur”
(Historia e Shqipërisë I,. Tiranë, 1984. f. 257).

Hasan Kalleshi citon: “në fund të vitit 1878 Abedin Dino dërgohet në Shqipëri si komisar i një komisioni. Komisioni kishte për detyrë të bëjë negociata me përfaqësuesit e qeverisë greke rreth çështjeve të kufirit turko-grek në Epir dhe në Thesali, për t’i bërë konçesione territoriale Greqisë sipas mesazhit të Kongresit të Berlinit. Në atë kohë, ai ishte nën udhëheqjen e Lidhjes Shqiptare të jugut, së bashku me Abdyl Frashërin, Mehmet Ali Bej Vrionin etj. Ai atëherë do të mbledhë rreth vetes prijësit (parinë kryesore të Shqipërisë jugore, sipas disa burimeve afër 30.000 vullnetarë shqiptarë të vendosur për mbrojtjen e territoreve të veta të rrezikuara nga Greqia).
Njëkohësisht me këtë rast ata u dërguan disa memorandume Fuqive të Mëdha dhe Sulltanit, duke theksuar vendosmërinë e tyre për mbrojtjen e territoreve të veta! Vilajeti i Janinës nuk iu bashkëngjit Greqisë, dhe për këtë duhet falënderuar Abedin Pashë Dino.
(“Jeta dhe vepra”, f. 93) A. Mehmeti shkruan: “Roli i jashtëzakonshëm që ka luajtur Abedin Dino, mundësoi paprekshmërinë e Çamërisë nga Preveza deri në lumin Kalama. Çamëria mbeti e paprekur për 35 vjet deri në vitin 1913
(“Abedin Dino”,f. 70).
Pas vdekjes, në revistën “Shqiptari i ilustruar”, publicisti i shquar Dervish Hima shkroi një nga artikujt më të bukur të periudhës së Rilindjes, ku midis të tjerave thekson: “I ndjeri Abedin Pasha, nga paria e Çamërisë, përfaqëson një nga figurat më të nderuara të popullit fisnik shqiptar. Pa asnjë lloj përkrahje, vetëm në sajë të ndikimit të tij, aftësive dhe dijeve personale, pati zënë funksione të rëndësishme shtetërore, madje arriti të bëhej edhe ministër i punëve të jashtme. Ai mbrojti me heroizëm Atdheun! Në fund të jetës së tij, Abedin Pashën e hoqën nga Rodosi për ta ngarkuar me punë në Kryeministri.
Në vitin 1905 vdiq papritur në pallatin e kobshëm të Jelldezit.
Edhe gazeta “Dielli” në prill të 1909 shprehet me ironi të hidhur se, Abedin Dino ka “pirë kafen në Jelldez Qoshk.” Për të kanë shkruar edhe disa gazeta në diasporë. Emri i Abedin Dinos ka zënë vend në disa enciklopedi të huaja, si turke, greke etj.
Vetëm në fjalorin Enciklopedik Shqiptar emri i tij nuk figuron(!)
Enciklopedia e madhe franceze Larus thekson: “Nga, të gjitha figurat e kohëve të fundit, vetëm i ndjeri Abedin Pasha është konsideruar i denjë për të mbajtur emrin e personalitetit shtetëror”.
Revista “Tarihi ve Toplum” numër 121,1994 shkruan: “Abedin Pasha ka qenë një prej qeveritarëve tanë të shkëlqyer” kurse në një vend tjetër shkruan: “Një yll i ndritur; Abedin Pasha”.
Edhe shtypi i huaj i kohës si ai francez, grek etj, ka shkruar për armiqtë e Shqipërisë, që shihnin tek Abedin Dino barrierën e pakapërcyeshme të planeve të tyre ogurzeza. Kaq i madh ishte zemërimi dhe mllefi kundër tij sa dhe 25 vjet më vonë pasi u largua nga detyra e ministrit të punëve të jashtme “To kratos” shkroi: “Abedin Pashë Dinoja ishte luftëtari më i rreptë kundër greqizimit të Epirit, veprimtari më i rëndësishëm i Lidhjes Shqiptare të 1878-ës dhe me i shquari nga anëtarët e kryesisë së kësaj lidhje. Ai bëri të dështoje bashkimi i pjesës me të madhe të Epirit me Greqinë, gjë që e arriti”.
(Revista”Mbrojtja” Nr. ll-12,1993 f. 35.)
Krahas shkrimeve në shtypin e kohës populli ka bërë të vetën duke ngritur përmendore këngësh për heroin e vet:
Abedin Pashai me halle,
se ç’i tunde shtatë kralë.
Për hudut e për vatan,
e zemërove sulltanë.
Aj të ftoi në Divan,
në vend ta hoqi nishanë.
Surgjun, në Konjë e Adanë,
atje ta bëri xhezanë,
zeher ta mbushi filxhanë...!

Arpicë-Margëlleç


Se ç’e tundën Ergjerinë,
Avduli me Abedinë,
dhe me gjithë pleqërinë.
Miletin në këmbë e ngrinë,
që nga Vlora në Janinë.
Nga Skrapari Follorinë,
Gegërinë dhe Toskërinë.
Nga Tivari në Janinë Prevez,
Shkup e Prishtinë
Me gjitonët: miqësinë;
bashkë ta shporrim Turqinë.
Pesëqind vjet derdhëm gjak,
për vatan, për këtë prak.
Të krishterë e myslimanë,
si nga një fis e një farë
të jetojmë të pandarë.
Siç ka dashurë Turqia,
sot kërkon edhe Greqia.
Jorgo mbreti me dhaskal,
me ordhi dhe me andarë.
Dëgjoni o shqiptarë:
tek bashkimi isht fuqia!
Isht e jona Shqipëria.

Margëlleç

Ja dhe përgjigja drejtuar Evropës:
Kazatë në këmbë u ngrinë,
Çamët plot dhjetëmijë,
në krye kanë Abedinë.
Abedin Dinua barjak,
Evropit i dha xhevap:
-Vendin grekut nuk ia jap,
pa mbytur vendin në gjak.
Evrop o dhelpra plakë,
S’na vë dot t’i në lak.
Jemi nga gjaku pellazg,
s’e lëshojmë këtë prak,
të vdesim na duket pak.

(“Këngët popullore nga Çamëria”, Tiranë 1983. Mbledhur nga Fatos M. Rrapaj.)
 

edlin

V.N.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
11,206
Pikët
113
MUSA DEMI

Musa Demi.jpg


Musa Demi lindi në Filat, 1876, në një familje me tradita patriotike. I ati i Musait, Hamiti, gëzonte respekt të madh në të gjithë zonën e Filatit. Për veprimtarinë patriotike i referohemi bashkëkohësit dhe bashkëpunëtorit të parë të tij, Namik Delvina. Patrioti nga Delvina e kishte njohur para vitit 1895, si një mësues shëtitës, i cili, me një trastë librash në krah, bridhte nëpër fshatrat e Çamërisë për të përhapur shkrimin e leximin e gjuhës shqipe. (A. Pongo, N. Delvina, 1996 f. 111)
Ne këtë kohë Musa Demi me Mehmet Zeqirjanë (myftiun eFilatit) kishin krijuar lidhje bashkëpunimi me Sabri Prevezën e atdhetarë të tjerë çamë. Ata, nëpërmjet atdhetarëve shqiptarë që vepronin jashtë Atdheut, siguronin libra shqip e gazeta dhe nëpërmjet skelës së Prevezës dhe me ndërmjetësinë e Sabri Prevezës, i merrnin dhe i shpërndanin jo vetëm në Çamëri, por edhe më tej.
Historia e Çamërisë së këtyre shekujve të fundit, identifikohet me fatet e disa shtëpive të mëdha: Dinejve, Pronjatëve, Çaparanjve, Dematëve, Sejkatëve, e shumë të tjerave. Ishin pinjollët e këtyre familjeve që, në epoka të ndryshme ditën të ngriheshin mbi frikën, injorancën apo fanatizmin fetar të bashkatdhetarëve të tyre, në vazhdimin e ndriçuar të ndërgjegjes së popullit çam.
Me arrestimet dhe dënimet e njëpasnjëshme të Musa Demit, puna për përhapjen e arsimit shqip nuk u ndërpre për asnjë çast.
Në vitin 1902, në Filat u caktua kajmekam (shef policie), Sami Beu nga Berati. Ai kërkonte ryshfete të përhershme që kalonin në kuletën e tij, duke detyruar qytetarët dhe parinë e fshatrave të paguanin.
Kjo ngjalli një revoltë popullore.
Banorët vendas të qytetit dhe fshatrave sulmuan xhandarët që qarkullonin në qytet dhe nën drejtimin e Muharrem Rushitit, Musa Demit, Hoxhë Memës (Mehmet Zeqirjait), Mehmet Sejkos e patriotëve të tjerë, iu drejtuan kajmekamllëkut, selisë ku qëndronte Sami Beu.
Turma që erdhi duke u shtuar, u ndesh me forcat turke dhe në këtë përleshje, midis të plagosurve të shumtë nga pala turke ishte dhe Sami Beu, i cili mundi të shpëtonte duke u veshur si grua.
Populli i Filatit e përjetësoi veprën e guximshme të bijve të tij në vargjet këngë:

Të enjten në tre sahati
Në Filat u çel fesati.
Hysni Hoxha ka Ninati
Samiut në derë i vajti:
“O Sami o palo burrë,
Bëre çamërit rrëmullë.”
Sami bej pushti i Beratit
Ç’i pandeh djelt e Filatit?

.........
 
Last edited:

edlin

V.N.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
11,206
Pikët
113
.......


Më 1905 u krijua komiteti i fshehtë shqiptar në Manastir që njihet me emrin ‘’Për lirinë e Shqipërisë’’ nën drejtimin e Bajo Topullit. Kështu grupi i patriotëve çamë të udhëhequr nga Musa Demi, Mehmet Zeqirjaj, Mehmet Sejko, Haki Sejko, Harun Gazheli etj., u bënë lidhje të reja bashkëpunimi me Namik Delvinën, Bajo Topullin dhe Çerçiz Topullin.
Një degë e këtij komiteti u krijua edhe në Filat. Kryetari i saj u caktua Musa Demi, i cili e vazhdoi veprimtarinë deri në vitin 1912.
Muharrem Rushiti, Musa Demi e të tjerë patriotë çamë, ruajtën Çerizin dhe çetën e tij, që ndiqej nga forcat osmane në rrethin e Filatit.
Vrasja e Papa Kristo Negovanit nga qarqet shoviniste greke më 1906, i preku thellë patriotët e Filatit, ku u vendos njëzëri që të mblidheshin ndihma në të holla për fëmijët jetimë të priftit patriot dhe për të ndërtuar varrin e tij.
Namik Delvina, në vjeshtën e vitit 1907, krijoi shoqërinë e fshehtë “Atdheu” në Delvinë, duke shtrirë punën dhe programin e saj në krahinën e Çamërisë. Shoqëria synonte propagandën kombëtare, shpërndarjen e librave dhe gazetën shqipe. Për këtë qëllim krijoi lidhjet e menjëhershme me Musa Demin.
Pas shpalljes kushtetutës turke më 1908, atdhetarët e Filatit iu përveshën punës për hapjen e klubit patriotik, që u pagëzua me emrin “Vllazëria”.
Pena e Musa Demit, Mehmet e Haki Sejkos, Qamil Izetit etj. dhe “pushka’’ e Muharrem Rushitit, bënë të dëgjohej zëri dhe të krijoheshin lidhjet me Klubin e Manastirit, me Kristo Dakon në Bukuresht, me Rasim Dinon, djalin e Abedin Pashë Dinos, që kishte influencë të madhe brenda dhe jashtë vendit.
Klubi i Filatit në këtë kohë kishte krijuar me atdhetarët e Prevezës, me Sheh Prevezën etj., Margëlleçin, Pargën, Volën, Gumenicën, Luaratin, Vrohonan, Arpicën,
 

edlin

V.N.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
11,206
Pikët
113
Abedin Kushati nga Spatari

Abedin Kushati, nga fisi i Kapedanëve, bënte pjesë në çetën e famshme të Muharrem Rushitit. Ngjarja e mëposhtme ka të bëjë me një farë Sami Beu nga Berati, mylazim në xhandarmërinë e Janinës. Veç detyrës për ndjekjen e kaçakëve ai ushtronte terror mbi popullsinë e zonës, duke arrestuar njerëz të pafajshëm e pastaj kërkonte para në këmbim të lirimit të tyre. Por në Filat punët nuk shkuan si e kishte parashikuar ai.
Kënga thotë:
Të njëten(enjten) më tre sahati
Në Filat u dhez fesati
Ka një Sami pusht Berati
O Sami o palo burrë
Bëre çamërit rrëmullë.

Çeta famshme e Muharrem Rushitit, do të ndeshej me ushtarët turq, që shoqëronin Sami Beun në Filat, duke i zënë atje pusi.
Ki Samiu ka Berati
S’hëngri dot çorbë Filati
… O Kajmekam o i mjerë
Me dufeqet që ke nxjerrë
Fluturove more erë
Penxhereja t’u duk’ derë.
Me sa informon më tej kënga, Abedin Kushati ose Spatari, qëlloi mbi Sami bejnë:
Të njëten e shkrretë
Sahati më gjashtë
Ashkosun të kloftë
Abedin o djalë.
Me rrovol në dorë
Vrave zabitanë
Vrave Sami bejnë
Bashkë me xhandarë.

Por edhe ky trim i Çamërisë nuk do t’ia dilte dot të shpëtonte pas aktit heroik që kreu. Në atë përleshje të armatosur:
Në Filat u dhez fesati
e hapi Jasin Murati(Koska)
U plagos Haxhi Murati
U vra Abedin Kushati
..Spatari një rret(fshat) me gurë
Abedini s’lehet(s’lindet) kurrë.
Mbledhur ga Gezim Zilja .

....
 
Last edited:

edlin

V.N.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
11,206
Pikët
113
.....
Tregimi:

Abedin sheh Murat Kapetani kishte lindur ne Spatar,nipi Kapetanit,djalit te Ali Kushit te famshem,Gjeneralit te trupave te Çamerise veriore prane Ali Tepelenes.Kishte qene vete Ali Tepelena,Pashaj vilajetit Janines qe per nder te Ali Kushit dhe djalit te tij Kapetanit,i kishte cilesuar Spatariotet Pallelare,trima te rralle.
Abedin Kushati apo Abedin Spatari siç u kishte njohur ne epopene e lavdishme te vitit 1897 kunder trupave Greke per te pushtuar Shqiperine Deri ne Shkumbin,kishte lindur me 1868 ne Spatar,ne familjen e Kapetanejte,nje prej familjeve me luftarake dhe intelektuale te Çamerise.Ne gjurmet e kasaj familje emri tij do te farketohej ne Çamerine e jugut,ne Preveze,Arte,Paramithi,ku bemat e tij kunder trupave Greke te vitit 1897,do te ngeleshin ne historine e Perandorise Otomane si nje nga trimerite me te larta te rraces Shqiptare.Ne fakt viti 1897 ne historiografine e perandorise Otomane krahasohet me ate te Çanakase ne Turqi.Por ne kete rast 200 trima Spatariote ishin te barazvlefshem me 5mije trupa Greke per nga arti luftimit dhe vendosmerise.
Çameria,sidomos Kazaja Filatit dhe fshatrat perreth saj jetonin te qete dhe pse sundimi Otoman dhe bandat e andarteve Grek benin kerdine ne Çameri.Fisi Kushenjve te Spatarit,ndryshe nga shume fise te tjera ne Çameri,kishte qene nga me rrallet qe nuk i ishte nenshtruar perandorise Otomane,apo te ju sherbente atyre per grada dhe poste ne administraten Otomane.Per ta titujt Otoman ishin perbuzje,apo nje njolle ne baltosjen e emrit tyre te famshem.Nuk ka lavdi ne bashkepunim me pushtuesit.Megjithate shume pjesetare te ketij fisi si Mehmet Kushi i cili kishte studiuar ne universitetin e Stambollit ne te njejten kohe me kushuririn e tij,Babajin e Rilindjes Kombetare Hasan Tahsin,kishte qene Imami I tere Çamerise dhe kishte ndertuar xhamine me te madhe ne Çameri ne mesin e shekullit 19te mes Filatit,Xhamine e Mehmet Kushit tek puset e Thellukes.
Korrupsioni ne perandorine Otomane Ishte bere
nje plage e rende per popullaten Shqiptare.Ushtaret Otoman krahas shtypjes,grabitjes,kishin filluar arrestimet kudo ne Çameri,ku kundrejt gjobave te vena banoreve te Çamerise,lironin Banoret e pafajshem.Mbasi ishin majmur ne disa kaza te Çamerise,nje dite kajmekami Janines,Sami Beu nje officer i pashajit te Janines kishte zbritur me trupat Otomane dhe ne Filat,ishte e enjte,13mars 1902.Ne pazarin e Filatit ishin grumbulluar fshatare nga e tere Çameria ne tregun e Qytetit.Filati shquhesh per pazaret e saj,llojshmerine dhe sigurisht per njerezit nga me te pasur si tregtare,Korfuzi apo qytetet e jugut te Italise ishin afer.Kishe se çfare te tregetoje nga llojshmerite me te ndryshme.
.....
 

edlin

V.N.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
11,206
Pikët
113
......

E enjtja e marsit 13 te vitit 1902 gjeti markaten e Filatit te rrethuar nga ushtaret e Sami beut.
Kishin arrestuar Usein Hoxhen nga Ninati,nipin e Hasan Tahsinit,babajit Rilindjes Kombetare Shqiptare.lajmi mori dhene.Usein Hoxha ndodhej ne birucat e xhandarmerise Filatit.Sami Beu kerkonte haraç per ta liruar.
Ku ishte degjuar me pare ndonjehere trupat Otomane,apo bandat Greke te beheshin te zotet e ketij rajoni.dy-tre kilometra mbi Filatin ndodhet kodra madheshtore e rrethuar nga malet,Spatari.Ky fshat apo qyteze e vendosur mbi tre kodra dhe malet e larta qe e rrethojne,e bejne ne syte e piktoreve si nje vendlindje e Parajses,aty ku ndodhet kurora mbreterore e tokave Iliro-Thesprote.
Ishte ora 2mbasdite,fjala kishte arritur ne Spatar,ne vendin e trimave.Abedin Kushati ishte armatosur dhe i printe nipave te tij Haxhi Murati,Jakup Kushit,Nuredin Nurçes,100 Burrave nga fisi Kushenjve dhe shume bashkefshatareve te tij.Ne ora tre mbasdite u rrethua Qyteti Filatit dhe tere ndertesat shteterore te Qytetit nga kryengritesit.Jasin Bejko(Murati) nga Koska kishte ardhur me luftetare,po Ashtu Malo Zhqefari(Qerosi) me trimat e tij nga fshati Shqefar.5 ore luftime ndermjet trupave Otomane dhe kryengritesve.
Trimi Abedin Kushati futet tek dera e xhandarmerise dhe ngjit shkallet e nderteses,
me dhjeteshen Turke ja zbraps ne balle Sami Beut,vret tre xhandare te tjere,por siç eshte fati heronjve,plumbat e armikut i marin jeten.
Tashme Kapedani Çamerise Muharrem Rushiti kishte ardhur ne Filat dhe te gjithe kryengritesit ishin mbledhur rreth tij.Ndertesat e Qytetit dhe xhandarmeria ndodhej nen kontrollin e kryengritesve.Nipi tij Jakup Kushi ishte ulur ne kolltukun e Kajmekamit ne katin e dyte te nderteses.Mes dhomes disa bashkeluftetare kishin vendosur tavolinen e Kajmekamit te vdekur.Tre ushtare Otoman te ardhur nga vendet e largeta ne kufi me Rusine si zabiter nen komanden e Sami beut,ishin te lidhur.Ndersa nje zabit Otoman qe fliste Shqipen me origjine nga Selaniku,po bente perkthyesin.Kushti Jakup Kushit per ushtaret e perandorise Otomane Ishte nese kercenin vallen Çame te "Çamiko" siper tavolines,do te shpetonin,ndryshe do te hanin te kater plumb,duke perfshire dhe ushtarin Shqiptar ne sherbim te Otomaneve.
Ishin perpjekur ushtaret te kercenin,por pa sukses.Ne kete kohe Kapedani Çamerise hyne lart tek zyrat e xhandarmerise te Filatit dhe i drejtohet nipit tij,"leri te ikin,ne nuk vrasim ushtare te çarmatosur".Ate dite Perandoria Otomane mesoj nje mesim te mire ne Çameri.
Ushtrise tyre nuk ishte thjeshte mundur,por shfarosur e tera.
13marsi 1902 hyri ne historine e Çamerise si fillimi Kryengritjes popullore Shqiptare.E para Kryengritje me vetedije kombetare,ku Shqiptaret nuk luftuan kunder Perandorise Otomane per interesat Greke, Serbe,Malazeze,apo Bullgare,por per largimin pa kompromis dhe vendosjen e Shqiptareve Zot te vendit,pa ndihmen e ndonje fuqie te huaj.

Ilir Kushi
 

edlin

V.N.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
11,206
Pikët
113
Lejla Dino

wilsonv.jpg

Lejla Dino (Ileri) 1893-1966, vinte nga një familje me tradita të larta patriotike e atdhetare, ku i kishte të projektuara kërkesat për ardhmërinë e kombit shqiptar. Në emër të komunitetit të gruas shqiptare, ajo iu drejtua Konferencës së Paqës në Paris, për problemet madhore të kombit tonë. Ishte pra gruaja e parë shqiptare që me kurajo i drejtohet në kohën e duhur, Kryetarit të Konferencës së Paqës në Paris, për çështjen shqiptare.(tamam kur po ndahej gjahu i luftës në mes forcave luftuese). Nuk ishte rastësi ky guxim i një gruaje çame por një vazhdimësi e pjesëmarrjes së familjes Dino në të gjitha ngjarjet e mëdha, të luftës për Liri e Pavarësi.

Familja Dino, ka nxjerrë shumë figura të përmendura, të pushkës e të penës, të cilët kanë hyrë në historinë e artë të kombit tonë. Kështu dhe bija e tyre, Lejlaja, eci në rrugën e të parëve të saj që nuk heshtën kurrë në kërkimin e drejtësisë për identitetin Kombëtar dhe trashëgiminë e trojeve shqiptare.

Babai i saj Rasih Dino, ishte djali i Abedin Dinos, pjesëmarrës ne” Lidhjen e Prizrenit”.Nën shembullin e të jatit, Rasihi, u bë një luftëtar dhe kontribues në Shpalljen e Pavarësisë. Ishte në krye të delegacionit pjesëmarrës të Shqipërisë në” Konferencën e Londrës”. I ra botës kryq e tërthur për të lobuar për moscopëtimin e Shqipërisë nga fqinjët grabitqarë. Kjo ka qenë shtytja që Lejla Dino, në rrethana shumë deçisive për fatet e popullit tone, krijoi në Gjenevë të Zvicrës “Komunitetin e Gruas Shqiptare” në vitin 1919. Më ka tërhequr shumë fakti i kësaj gruaje came, Lejla Rasih Dino, e cila në emër të grave shqiptare, u drejtohet në mënyrë diplomatike autoriteteve të larta botërore për çështjen e trojeve shqiptare të mbetura jashtë kufijëve të 1913.
 
Top