Haki Rushiti
Lindi në 13 maj 1905 në
Konispol. Mësimet e para i mori në vendlindje dhe në vitin 1921 u regjistrua në një shkollë ushtarake në Itali nga ku u gradua me gradën toger. Në fillim të vitit 1941 u emërua kryetar i Komunës Markat. Më 2 shkurt 1943 në fshatin Markat të rrethit të Sarandës Rushiti krijoi
Çetën "Çamëria", e cila ka qenë formacioni i parë luftarak ne Jug të Shqipërisë. Kjo çetë do ishte më vonë bërthama e parë e grupit të katërt partizane të Zonës së parë operative Vlorë-Gjirokastër. Më mbrapa ky formacion mori emrin
Brigada e XIX-të Sulmuese. Ditët e para të krijimit të saj, Çeta "Çamëria" kishte ne rradhet e saj 50-60 veta dhe më vonë ky numer u rrit në 350. Shumica e luftëtarëve dhe komandantëve të këtij njësiti luftarak ishin nga Çamëria, kurse një pjesë e vogël nga Delvina dhe Kurveleshi. Komandanti dhe krijuesi i cetes ishte Haki Rushiti.
Aktivitetet luftarake te Cetes Cameria kunder okupatorve italo-gjermane mbulonin gjith Jugun e Shqiperise. Disa nga aksionet me ne ze te kesaj cete, ishin lufta per marjen e postave ushtarake te Sopikut dhe Sminecit ku te gjithe karrabinjeret italjane u dorzuan dhe nga ta u zu nje sasi e madhe municionesh luftarake qe me vone do te kthehej ne bazen luftarake per rezistencen e famshme te Konispolit. Lufta e Konispolit ishte lufta me e ashper dhe me e pabarabarte ku ceta Cameria me heroizem te pa shoqe i beri balle per me shume se nje muaj fuqise ushtarake Gjermane qe vinte nga Greqia dhe kerkonte te hynte nepermjete Qafe- Botes ne Juge te Shqiperise. Kjo lufte filloi me 5 gusht 1943 dhe vashdoje deri me 11 shtator 1943. Gjermanet ne perpjekje per te care rrugen drejte Jugut te Shqiperise, vune ne perdorim te gjithe arsenalin e tyre luftarake. Nate e dite, per me shume se nje muaj, tanket dhe artileria e rende gjermane se pushuan zjarin e tyre kunder pozicjoneve te cetes Cameria Ne kete beteje te pa barabarte qe vashdoi dhe trup me trup u vrane me shume se 200 gjermane, kurse nga ana e partizanve te cetes Cameria ngelen te vrare 12 partizane dhe u plagosur 17 vete.
Me mbrapa Shtabi i Pergjithshem me Enver Hoxhen ne krye e coptuan dhe shkermoqen kete informacion luftarake. I nderuan emrin nga ceta Cameria ne Thanas Ziko dhe me vone Lefter Talo . Komandatet e cetes si Haki Rushiti dhe drejtuesit e tjere u ndoqen dhe persekutuan dhe si perfundim identiteti dhe perpjekiet e kesaj cete u shduken plotesishte nga historia e Shqiperise. Haki Rushti I kërkohet të largohet nga drejtimi I Batalionit me pretekst se do të shkonte në batalion tjetër, por këtu ai kupton se qëllimi ishte elemini fizik I tij , se bindjet e tij nacionaliste nuk përkonin me qëllimin e Partisë Komuniste.
Pas kësaj Haki Rushiti rithemelon Batalionin Çameria , por këtë herë duke qenë pjesë e grupimit politik të
Ballit Kombëtar. Në shtator të vitit 1944 largohet nga Shqipëria për tu vendosur në SHBA , ku ishte edhe një nga eksponentët kryesorë të Ballit Kombëtar. Në vitin 1960 u akuzua nga Sigurimi I Shtetit si bashkëpuntor i Teme Sejkos , por kjo ishte një farsë siç qe edhe akuza ndaj
Teme Sejkos. Vdiq në 25 maj 1965 në New York dhe u përcoll me nderime të shumta të organizuara nga Balli Kombëtar dhe organizata të tjera të emigracionit shqiptar në SHBA.
Lindi me 13 maj 1905 në Konispol te familja e Rushit Shehut. Një miku i babait të
Hakiut i hapi rrugën për studime në shkollën ushtarake në Itali.
Bashkë me Azis Çamin mbaruan shkollën e oficerëve dhe dolën me gradën toger për artileri.
Mbas mbarimit të shkollës, kur ata erdhën në
Shqipëri, Hakiun e caktuan me punë në Lushnje, komandant të
xhandarmërisë. Më vonë, si përkrahës i Nolit, e pushojnë nga puna,
sapo e mori pushtetin Ahmet Zogu. Meqenëse Revolucioni i vitit 1924
e gjeti Haki Shehun të bashkuar me patriotet Bajram Curri, Luigj
Gurakuqi, Fan Noli, Qazim Koculi, Hasan Prishtina etj., dhe qëndroi
me ta deri në fund.
Shkoi në mërgim pas rënies së qeverisë së Nolit, ku ndenji plot
10 vjet.
Ismail Gjylbegu për qytetin e Gjirokastrës dhe Haki Rushiti për
periferitë e Konispolit, organizojnë dhe grumbullojnë pjesëmarrës për
kryengritjen e Fierit 1937.
Pas dështimit të kryengritjes së Fierit, Ismail Gjylbegu
pushkatohet dhe Hakiu dënohet me 15 vjet burg nga qeveria e Zogut.
Pushtimi fashist i 7 prillit 1939, Hakiun e gjeti në Konispol.
Bashkë me Rexho Plakun, ishin dhe kushërinjtë e tij, Alush Plaku,
Osman Plaku, Mero Plaku, Beqo Plaku, po ashtu ishin dhe Haxhi
Murati, Ramadan Zejno, Avdul Resuli, Azis Çami, Taho dhe Teme
Sejko, Qazim Demi etj. ku me 10 prill 1939, organizuan një protestë
popullore në qendër të qytetit të Konispolit dhe i kërkuan armë
xhandarmërisë për të zënë grykën e Bogazit (në veriperëndim të
Konispolit, rreth 7 kilometra), për të ndalur forcat italiane. Por kjo gjë
nuk u realizua për mungesë armësh.
Filloi Lufta Nacional-Çlirimtare dhe kontaktet e para u bënë
ndërmjet Rexhos e Hakiut me Mustafa Qilimin nga Delvina, dhe Bedri
Spahiun nga Gjirokastra.
Më 26 janar 1943 u zhvillua një mbledhje e gjerë me parinë e
fshatrave, si e kemi treguar më sipër, po kësaj here mbledhja u bë në
Markat.
Nga kjo mbledhje u ra dakord:
- 1 - Për formimin e çetës partizane të krahinës; çeta partizane
“Çamëria”.
- 2 - Për formimin e Këshillit Nacional-Çlirimtar. U vendos që
çeta partizane “Çamëria do të krijohej në 2 shkurt 1943, midis të
ftuarve të shumtë, që përbëheshin nga aktivistët më të shquar të krahinës
së Çamërisë.
Mbledhja mori karakter kuvendi, nën udhëheqjen e Rexho
Plakut, Haki Rushitit, Madan Zejnos, Haxhi Muratit, Taho Sejkos,
Sami Muratit, Telo Plakut etj.
Ashtu siç ishte vendosur me 2 shkurt 1943 u krijua çeta partizane
“Çamëria”, sipas emrit të krahinës.
Ky ishte i pari formacion në rrethin e Sarandës dhe i dyti, pas
çetës së Pezës, në rang vendi.
Paria e vendit, e mbështetur në aftësitë, mençurinë dhe trimërinë,
njëzëri ata vendosën që në krye të çetës partizane të zgjidhej
komandant, Haki Rushiti dhe komisar Madan Zejno.
Formimi i çetës “Çamëria” alarmoi pushtuesit fashistë, ata u
përpoqën ta asgjësonin çetën, por nuk ia arritën qëllimit.
Rreth 75 milicë, që ndodheshin në fshatin Shalës, morën rrugën
këmbësore Shalës-Dishat-Konispol për të bërë një mision të veçantë.
Hakiu ishte informuar dhe në mëngjesin e 20 shkurtit 1943, ai
zuri Qafën e Dishatit me çetën “Çamëria”, por oficerët shqiptarë që
ndodheshin me milicët, Ramadan Hysi dhe Tefik Koro, ishin të lidhur
me Hakiun dhe këta i drejtuan te vendi i pritës.
Kur u afruan, dhe të gjithë u dorëzuan, Hakiu u thotë:
- Kush të dojë le të rrijë me ne, të tjerët të shkojnë në Konispol!
Rrugën do ta keni të hapur!
Oficerët e milicisë Tefik Koro, Madan Hysi, dhe 15 shokë të
tjerë, kaluan në radhët e partizanëve.
Një pjesë e milicisë, pasi kaluan në Konispol, të nesërmen i
çuan në Sajadhë dhe me një bezinate, (traget) shkuan në Sarandë.
Atje i zhveshën dhe i liruan si të padenjë në radhët e milicisë fashiste.
Dhe prej këndej fillojnë raportet e padrejta dhe shpifëse të Lefter
Talos kundra Haki Rushitit, për të cilat do të flasim më vonë.
Në lidhje me këtë aksion luftarak të parë të çetës “Çamëria”,
ranë në duart e partizaneve 80 pushkë, 14 mitraloza, 5 murtaja dhe
një sasi e madhe municioni.
Akoma nuk është zbardhur historikisht vrasja e Komisarit të
çetës “Çamëria”, Madan Zejnos dhe partizanit Isuf Hoxha nga një
“Karoqit minoritar” i cili ishte partizan i çetës “Çamëria” dhe prej atij
momenti ai shkoi në Greqi.
Vendin e Komisarit Madan Zejnos e zuri Lefter Talo nga Vurgu
që i shërbente grekut. Për këtë figurë, shkruan Albert Kotini në librin
“Tre gurët e zes në Prevezë”, f. 29 volumi i II-të.
Çeta hapi depot e drithit që rruheshin nga karabinieria italiane
në Markat e Ninat. Disa ditë më vonë u hap në fshatin Vagalat, në ato
tre fshatra u ndanë 380 kv. drithë.
Më 22.2.1943 u godit posta e karabinierisë së Sopikut dhe u
dorëzua! U morën pesë arka me municion, tre nga të cilat kishin 350
bomba dore, kurse dy të tjerat ishin mbushur me fishekë.
Më 25 shkurt 1943 në fshatin e Zminec, Hakiu, në krye të
çetës në Zminec, goditi postën e karabinierisë italiane. Në të dy aksionet
u zunë robër mbi 20 fashistë
(Almanak, Sarandë f. 3, 1985).
Më 11 prill 1943, Hakiu organizoi partizanët për të hedhur në
erë pesë urat që lidhnin rrugën automobilistike Bistricë-Bogaz.
Hakiu projektoi dhe organizoi me 3 maj 1943 izolimin e 500
forcave fashiste në Konispol.
Kur partizanët zunë lagjen e sipërme të Konispolit, fashistët u
larguan të shpartalluar dhe në panik. Nga kjo kohë krahina e Konispolit
u çlirua.
(Almanak Sarandë f. 10, 1985)
14 maj 1943 çeta “Çamëria” bashkë me çetën “Hajredin
Tremishti” zhvilluan betejën në Pecë të Sarandës kundër autokolonës
fashiste italiane që përbehej nga nëntë makina. Të dyja këto çeta e
shkatërruan autokolonën.
Më 6 qershor 1943 u bë goditja e çetës “Çamëria” kundër
fashisteve italianë ne Dhrovjan të Delvinës. Në krye të betejave ishte
komandanti i çetës Haki Rushiti.
Me 27 qershor 1943 çeta “Çamëria”, me vendim të Zonës
operative Vlorë-Gjirokastër, zyrtarisht u rreshtua në batalionin
“Çamëria” me komandant batalioni përsëri Haki Rushitin, i përbërë
nga tre çeta: “Alush Taka”, “Hoxha Tahsin” dhe “At Stath Melani”.
Në mbështetje të tyre, me zhvillimin që mori lufta NacionalÇlirimtare,
do të ishin edhe njësite vullnetare të krijuara e të organizuar
në çdo fshat.
Beteja e parë që përballoi batalioni nën drejtimin e Hakiut dhe
të Rexhos, ishte një nga betejat më të ashpra e më të gjata të të gjithë
L.N.Ç., ajo e Rezistencës Frontale 55 ditore kundra pushtuesve të
rinj gjermanë dhe forcave italiane kufitare.
Ajo betejë filloi me 5 gusht e mbaroi në 28 shtator 1943. Fronti
më i ashpër u përqendrua në qytetin e Konispolit, ku vepronte batalioni
“Çamëria” me Hakiun dhe Rexhon në krye.
Beteja e gjatë dhe e ashpër u zhvillua në këto rrethana: Divizioni
italo-gjerman ishte përqendruar në Gjirokastër, Vlorë e në zonën
Janinë-Prevezë.
Sipas pohimeve të ushtarakëve të lartë italo-gjermanë - ajo
kishte për qëllim të përballonte L.N.Ç në jug të Shqipërisë, që ishte
tepër e gjallë dhe të kundërshtohej nga një zbarkim i mundshëm angloamerikan
në bregdetin Jon.
Për këtë qëllim gjermanët vendosën që në muajin korrik 1943
të ndërmarrin një operacion në zonën midis Prevezës dhe Konispolit,
të cilin e quajtën “Operacioni Delta”.
Përpjekja e parë luftarake me pushtuesit e rinj gjermanë u bë
më, 5 gusht 1943, në Qafën e Botës. Por ajo ishte goditja e dytë që u
bë me pushtuesit gjermanë në Shqipëri, pas asaj të 6 korrikut, në
Barmsh të Kolonjës.
Nga Arkivi i Muzeut Historik citojmë: “Nazistët gjermanë tentuan
të hynin me një kolonë të tyre në Konispol, por u pritën më pushkë. U
vranë oficerë dhe ushtarë, dy triçikle dhe një automjet mbetën në duart
e partizanëve. Asnjë i vrarë nga ana e jonë”.
Organizimi i shkëlqyer i punës se tij bëri që burra, gra, pleq e
fëmijë u vunë në dispozicion të luftës. Kapja e pozicioneve dominuese
luftarake, hapja e transheve, dhënia e sinjaleve të ndërlidhjes etj., qenë
projektuar nga vetë Hakiu.
Në fazën e parë të veprimeve luftarake Hakiu drejtoi luftimet
nga 5-22 gusht në Qafën e Madhe, Qafën e Likojanit dhe Qafën e
Botës. Ai e organizoi sulmin ndaj armikut me forca të pakta në dukje,
por, në front të gjerë, për të mos lejuar depërtimin e armikut në qytetin
e Konispolit.
Në një nga komunikatat e Shtabit të Zonës së Parë Operative,
Vlorë-Gjirokastër, të datës 23 gusht 1943, thuhet se: “500 hitlerianë
sulmuan Konispolin në tre drejtime. Kjo forcë ushtarake kishte në
përbërje të saj 28 makina, 2 motoçikleta edhe një autoblindë. Lufta
vazhdoi nga mëngjesi deri në orën 13.00. Pas një goditje me artileri
dhe me armët e këmbësorisë malore, mundën të pushtonin gjysmën e
Konispolit, filluan plaçkitjet e u vunë zjarrin shtëpive.”
(almanaku Sarandë f. 3-17)
Hazbi Koro, në kujtimet e tij thotë:
“Forcat gjermane kishin këmbësori, tanke, autoblinda, artileri
dhe aviacion. Me anë të forcave të marinës, kur avionët bombarduan
nga ajri forcat partizane, tre anije luftarake të ardhura nga Deti i Korfuzit
u afruan në portin e Shën Todhrit, përballë Konispolit në perëndim
dhe, qëllonin pa pushim me anë të artilerisë. Pikërisht në ato çaste u
dukën aftësitë prej ushtaraku të talentuar të komandant Hakiut, në atë
betejë, nga më të ashprat e Luftës N.Ç.” (A. Koro, Kujtime 1998)
“Forcat partizane arritën në 1.000 partizanë vullnetarë, 24 të
vrarë dhe 81 të plagosur. Qëndresa Frontale e Konispolit, jo vetëm
ngriti lart rolin e batalionit “Çamëria” por edhe rolin e komandantit
dhe të shtabit të batalionit të drejtuar me aftësi e talent nga ushtaraku
Haki Rushiti.
Gjatë luftimeve të qëndresës 55 ditore të Konispolit, forcat
gjermane përbëheshin nga rreth 3.000 ushtarë, dy regjimente artilerie,
40 tanke, 5 luftanije, disa aeroplanë që sulmuan 25 herë. Ata patën
shumë të vrarë.” (studime historike. Nr 1,1974).
Në veçanti, Hakiu me Rexhon forcuan lidhjet e punës me krerët
e batalionit si me Taho Sejkon zv/komandant, me Teme Sejkon
përgjegjës i rinisë, Sami Muratin, sekretar i partisë, Madan Zejno zv/
komisar.
Në dhjetor 1943, Hakiu së bashku me Rexho Plakun formuan
komandën e Qarkut të rrethit Konispol-Delvinë, me komandant Rexho
Plakun dhe komisar Mustafa Qilimi si dhe Taho Sejkon zv/ komandant.
“Muzhiku”, (Lefter Talo) në raportet dërguar Qarkorit të
Gjirokastrës njëri pas tjetrit për kundra udhëheqjes së çetës “Çamëria”
dhe komandantit të saj Haki Rushitit thotë: “E pranojmë Hakiun si
komandant absolut, por është dhe kryeneç dhe mendjemadh, që nuk
pranon këshilla. Asgjë në raport nuk pranon hapur që të organizojmë
grupe kundra tij. Muzhiku, këshillon Qarkorin e Gjirokastrës për të
caktuar shokë me influencë për të kontrolluar atë krahinë të Çamërisë,
- nuk kemi pasur asnjë ndihmë nga shokët vendas. Hakiu dhe Taho,
që njihen këtu nga populli dhe kanë influencë në fshatrat muhamedanë
(urrehen nga minoritarët), kanë akoma shumë të meta mbasi, si Hakiu
ashtu edhe Taho duan të jenë këtu në Çamëri bajraktarë të komunizmit.”
(A.Q.P. Fondi l7, Njësia 9.)
“Edhe pse Hakiu, në ato fshatra të minoritetit grek, ka qenë
kryetar komune dhe i ka zgjidhur drejt problemet duke qenë i pa
anshëm në dallime fetare edhe etnike, megjithatë në këtë raport del se
Hakiun dhe Tahon e urrejnë minoritarët. Mos harrojmë se shqiptarët
urrenin edhe më shumë Lefter Talon edhe sepse ishte minoritar, por
edhe për faktin se në luftën italo-greke ai ishte udhërrëfyesi i reparteve
ushtarake greke.” (Asllan Kondo “Kujtime”).
Lefter Talo (Muzhiku), kryesisht ato akuza si: “nuk ruajnë
korniza; tolerojnë; arrogantë; bajraktarë të komunizmit; nuk zbatojnë
porositë e Qarkorit apo të të deleguarve të tij për vijën e partisë në
çetën ‘Çamëria’ etj. i sajonte dhe i shpifte kundra Hakiut dhe Tahos”
Megjithatë roli që luajti batalioni “Çamëria” dhe komandanti i
saj, Hakiu, në Qëndresën Frontale 55 ditore të Konispolit, ishte i
pamohueshëm dhe asnjë nuk mund ta kundërshtonte e ta errësonte
një rol të tillë.
Pas asaj beteje, nga më të ashprat në vend, jo vetëm u rrit fama
e luftës 55 ditore, por tani Shtabi i Përgjithshëm urdhëron për krijimin
e brigadës 14-të, që do të jenë: 1 batalion i Grupit të I-rë me 100
vetë; 1 batalion i Grupit të III-të të Mallakastrës me 125 vetë; 1 batalion
i Grupit të IV-t i Çamërisë me 130 vetë.” (Raport i dërguar K. Qarkor
të P.K. për Gjirokastrën në 7. 10. 1943 nga Kasem Demi, Dulga).
Shumë kuadro në zë e seriozë të qarkorit të Gjirokastrës të
partisë deri te batalioni, që nga formimi i çetës deri tek akuzat ndaj
Hakiut në fillim të 1944, nuk kanë dërguar raporte të natyrës denigruese
ndaj tij.
Të tillë kuadro ishin; Jaho Gjoliku, Mustafa Matohiti, Qebir
Aliu, Dilaver Poçi, Fadil Çuçi, Rexho Plaku, Edip Çuçi, Iljas Ahmeti
etj., që punuan në një batalion me Hakiun që kishin marrëdhënie të
drejtpërdrejta me të, nëpërmjet bashkëpunimit luftarak dhe kishin një
respekt të thellë për Hakiun.
Sami Murati, në raportin e dërguar më 10 maj 1943 për çetën
“Çamëria” flet për aktivitetin e vlerësime të drejta të çetës nën drejtimin
e Hakiut: “Në gusht të vitit 1943, batalioni ‘Çamëria’ po luftonte kundër
pushtuesit italo-gjerman, atëherë Lefter Talo dhe disa agjentë grekë
krijojnë shtabin grek në Shqipëri, pa lejen e K. Q. të P.K. Shqiptare.
Bedri Spahiu nuk e kapi këtë dukuri, por Enver Hoxha i
informuar nga burime të tjera, në një letër të shpejtë i jep urdhër Bedri
Spahiut; - në kohë sa më të shkurtër të shkatërrohet i ashtuquajturi
shtabi grek në Shqipëri, krerët e tij të internohen. Bedriu i zënë ngushtë,
vjen në Theollogo (qendra e shtabit grek në Shqipëri), shpartallon
grekët, komunistë të ardhur, ndërsa Lefterin e la thjesht si komisar
çete, sepse kishte influencë tek minoritarët që luftonin në U.N.Ç.
shqiptare”.
(Albert Kotini, Tre gurët e zes në Prevezë volumi II f. 31).
Rreth datës 4 janar 1944 batalioni “Çamëria” mbërrin në
Theollogo, gjatë periudhës 25 nëntor deri në 10 dhjetor 1943. Së
bashku me forca territoriale të zonës së lirë, shkuan në ndihmë të
partizanëve grekë të regjimentit të XV-të të ELAS-it. Ato forca
partizane i komandonte Haki Rushiti. Me ato forca u kalua nëpër
fshatrat greke Camanda, Ljas, Listes dhe pas përpjekjesh me forcat
e Zervës kaluan në Koshovicë. Disa ditë i kaluan në Dropull e pastaj
u kthyen në Theollogo, ku ishte qendra e batalionit “Çamëria”.
Me të mbërritur në Thollogo, shokët njoftojnë Hakiun për
ndërrimin e emrit të batalionit i cili tani quhej ‘’Thoma Lula’’. Kuptohet,
padrejtësia në atë veprim, mërzitja dhe pezmatimi, tek Hakiu e tek
Rexho dhe tek shumë të tjerë partizanë të batalionit “Çamëria” që, me
këtë emër të çetës e pastaj të batalionit, kishin korrur vetëm fitore dhe
e kishin pagëzuar me atë simbol të krahinës.
Mes asaj gjendjeje të rëndë shpirtërore, që përjetonte Hakiu
në Theollogo, kërkonin sqarime tek kuadrot e Qarkorit e të Partisë,
Bedri Spahiu, Qemal Karagjozi dhe Bajram Sinoimeri, të cilët i thonë:
- Emri i Batalionit “Çamëria”, tani e tutje do te jete batalioni
“Thoma Lula!
- Nga e keni marrë këtë mendim?! -pyeti Hakiu, - atje nuk
ishte i gjithë batalioni kur ndërruat emrin! Pse e betë këtë?
- Nuk të marrim leje ty!
- Këtë punë nuk e keni bërë mirë!
- Ty të kemi bërë komandant të Grupit të III-të Partizan të
Kurveleshit.
- Unë nuk kam kërkuar asnjëherë përgjegjësi! (Hazbi Koro,
fletore shënimesh nr. 2, f. 25).
Po më 4 janar 1944 u bë riorganizimi i batalionit “Çamëria”,
tani me emrin; batalioni ‘’Thoma Lulo”, ku Haki Rushiti lihet jashtë
kuadrit. Kuadrot e rinj të batalionit ishin:
Fadil Çuçi - komandant
Qebir Aliu - komisar
Kadri Aliu (Pisha) - zv/komandant
Ilias Ahmeti - zv/komisar
Edip Çuçi - intendent batalioni.
Pas largimit nga batalioni, Haki Rushiti thirret nga Shtabi i
Përgjithshëm në Zall të Kuçit, në Kurvelesh, të Zonës Operative Vlorë-
Gjirokastër. Në prezencë ka qenë edhe Hysni Kapo.
Bashkë me Haki Rushitin ka qenë edhe Rexho Plaku.
Hysni Kapo ndërhyn e i thotë:
- Haki, për punën që ke bërë atje ku drejton jeni lavdëruar, por
Shtabi i Përgjithshëm konstaton, se shumë urdhra të Shtabit nuk i
zbatoni.
- Kush janë këto urdhra, -ia ktheu Hakiu.
- Keni marrë urdhër që të zëvendësohen disa kuadro me element
të rinj, siç është dërguar Fadil Çuçi. Jeni urdhëruar të ndërrohet emri
i batalionit nga “Çamëria” në “Thoma Lula”. Të dërgohen kuadro nga
ky batalion në përbërje të batalioneve të reja që krijohen, etj, etj.
- Batalioni “Çamëria” i ka zgjedhur kuadrot dhe janë freskuar
me shembullin e më të mirëve në luftë.
Batalionin “Çamëria” e krijoi toka çame, me bijtë e saj e të
krahinës. Ndërsa emri i batalionit nga “Çamëria” në “Thoma Lula” do
t’i ndërrohet kur t’i ndërrohet emri Çamërisë dhe i Haki Rushitit. Çfarë
kuadrosh janë kërkuar për krijimin e brigadës ose informacioneve të
tjera?
- Zbatoni urdhrin e Shtabit të Përgjithshëm ose do të marr masa
ekstreme!
- Unë këto urdhra nuk i zbatoj! Urdhra nga Velja e Parisit nuk
marr! Në qoftë se doni të krijoni batalione me popullin minoritar, të
zbrisni poshtë dhe të krijoni dy batalione dhe t’u vini emrin jo vetëm
“Thoma Lula” por edhe “Thanas Ziko”.
Pastaj u ngrit dhe u largua nga mbledhja!
Sipas porosisë së Shtabit të Përgjithshëm në mbledhje u vendos
që të pushkatohej Hakiu. Detyrën për vrasjen e tij ia ngarkuan Habib
Isufit, nga Borshi. Hakiu me Rexhon dhe me disa shokë që e shoqëronin
u kthye në qendër të batalionit, në Theollogo. Batalioni atje ishte
njoftuar që të rishqyrtonte qëndrimin e tij.
Në Theollogo Hakiu iu drejtua batalionit, duke i vënë në dijeni
për çka kishte ndodhur në mbledhje. Një pjesë e mirë e luftëtarëve të
batalionit, duke u revoltuar mbajtën anën e Hakiut. Por Hakiu u orvat
që të qetësonte shokët.
Ai iu drejtua Habib Isufit e i tha:
- Çohu Habib, nxirre pistoletën dhe bjer! Zbato urdhrin! Trimi
ose vret ose nuk zbaton urdhrat! Unë nuk fëlliqem me ty.
Kur Hakiu u nis për në Markat e shoqëruan 25 burra nga
batalioni. Qendroi 15 ditë në Markat, Ninat dhe Vërvë ku takohet me
Koço Tashkon në Markat (Anëtar i Këshillit të Përgjithshëm N.Ç të
Shqipërisë). Takimi u bë në shtëpinë e Azem Mungës, deri natën vonë
në dhomë më vete.
Me 21 janar 1944 Hakiu shkon në Koskë, fshat çam jashtë
kufirit shtetëror. (Halil Shabani, “Haki Rushiti botim 2005 f. 133-134)
Albert Kotini citon: “Hekuran Meçe, çam me banim në Lushnjë,
më plotëson për figurën e Haki Rushitit se: “Përveç faktit që është
përmendur në libër, kur batalionit “Çamëria” ju vu emri i Thoma Lulos
dhe jo i Ali Demit, Haki Rushiti u largua nga formacionet partizane për
këto shkaqe;
Së pari, - në urdhrat që jepte Shtabi i Përgjithshëm apo i Zonës
Operative ishin ndryshe me shkrim dhe ndryshe me gojë! Kur për
rrobat angleze u dha urdhër se ato do t’i jepeshin partizanëve të thjeshtë
dhe jo kuadrove, në praktikë u veprua e kundërta.
Haki Rushiti e shfaqi hapur pakënaqësinë e tij!
Së dyti, - urdhri i Shtabit të Përgjithshëm u dha që të hapej luftë
kundër forcave nacionale, në veçanti ndaj Ballit Kombëtar. Atëherë
Hakiu në mbledhjen e Qarkorit të Gjirokastrës u shpreh, - ne jemi
vëllezër me nacionalitetet. Kur u krijuan batalionet u bashkuam me
nacionalitet kundra okupatorit. Ju na fusni në P.K.SH. tani? Dhe jep
vërejtjet e tija hapur për P. K. SH:
1. Kur shkojmë nëpër baza në popull, kuadrot të venë në familjet
e pasura, ndërsa partizanët tek të varfrat.
2. Ne nuk mund të luftojmë kundër nacionalizmit, se ata janë
vëllezërit tanë dhe luftojnë për Shqipërinë etnike.
P.K.SH. me sa duket, nuk ishte P.K. e Shqiptarëve, por një
grup terroristësh që do të shpërbënte Shqipërinë me luftën vëllavrasëse.
Këto probleme burimore janë nga Iljaz Ahmeti i cili në vitin
1991 u shpreh: “Përsa më sipër, kam qenë prezent në atë mbledhje
ku ishin drejtues Bedri Spahiu dhe Dushan Mugosha.”
Iljaz Ahmeti (Delvinjoti) shpjegon: “Këta, Bedri Spahiu dhe
Dushan Mugosha, më thirrën mua sa mbaroi mbledhja me detyrë për
të vrarë prapa shpine Haki Rushitin. Unë e lajmërova Hakiun që të
ikte. Prandaj ai u largua nga Nacionalçlirimtarja.”
Kur nuk u realizua ekzekutimi i Haki Rushitit, atëherë filloni
propaganda komuniste në popull për ta bërë të bardhën të zezë. I
ngritën poetet e P.K.SH. këtë vjershë, atëherë:
Hakiu me pele të bardhë/ Herë me ne, herë me ballët/ O Haki,
o faqezi/ Në fund do japësh llogari.
Me person të sigurt më dërgon një letër në Pandalejmon, tek
familja ime. Në letër shkruante: “Po ta lejoni ju njerëzit e Fiqiretes, që
ajo të vijë me mua do vij ta marr, mbasi ramë dakord për gjithçka që
donte Hakiu. - Morëm njoftimin; “Në datën 20 prill 1945 eja në fshatin
Vagalat! Do vij unë të të marr!”
Në atë datë Hakiu erdhi në Vagalat, bashkë me shoqëruesin e
tij Mehmet Pepeton nga Konispoli, kaluam kufirin për në Greqi.
Gazeta e Ballit Kombëtar, shkruan: “Në Greqi nga 1945 gjer
në 1955 Hakiu qëndroi lart me dinjitet Kombëtar, përbuzte fonde dhe
oferta, duke preferuar të jetonte me një kafshatë bukë që i jepte Kryqi
i Kuq Intenacional.” (e vitit 1961).
Për vitet e kampit në Greqi zonja Fiqirete tregon: “Hakiun, një
ditë e kërkojnë për një takim, dy persona që janë marrë me sigurimin
e shtetit shqiptar: Braho Emini dhe Skënder Hoxha (nga Markat-i).
Hakiut i dhanë leje të takohej me ata jashtë kampit. Ata i thanë: “Do
punojmë këtu për Shqipërinë.”
- Dëgjoni, unë kam ardhur këtu për t’ju fshehur komunizmit
dhe mund të iki këtej, do shkoj sa më larg. Po që për t’i shërbyer
komunizmit nuk do të kisha ardhur këtu.”
Me ndërhyrjen e Amerikës, në 5 janar 1955 neve na çuan në
Nju Jork. Në aerodrom, kur zbritëm, mbaj mend se na priste një
vajzë shqiptare. Sapo zbritëm ajo na pa dhe tha:
- Kush është Haki Rushiti nga ju!
- Me duket se jam unë, - iu përgjigj Hakiu.
-Unë jam e “Ballit Kombetar” e Mit’hat Frashërit, erdha që
t’ju shoqëroj juve! Në testamentin dhe porosinë e lënë nga Mit’hat Frashëri
emri i juaj figuron në ata persona, qe duhet të kujdesemi tepër për ju.”
Në 25 maj 1965, pas një sëmundje të gjatë, vdiq Haki Rushiti në qytetin e Nju Jorkut në
SH.B.A.
Në Funeral Home Lendlou Street në Nju
Jork, u mblodhën anë-tarë të “Ballit Kombëtar” nga Detroiti, Çikago,
Kanadaja etj.
Mbajtën fja-lime: Baba Rexhe-pi, Iman Isaja, Vasil Andoni, Dr.
Nihat Bakalli, Prof. Luan Gashi, në emër të “Lidhjes Kosovare’’ dhe
zoti Rushit Plaku. Të gjithë folësit vunë në dukje meritat e të ndjerit
dhe shprehen hidhërimin për këtë humbje.
Varrimi u bë në 29 maj 1965 duke e shoqëruar nga 25 kurora
lulesh me mbishkrim: “Shqipëria e Lirë”, “Balli Kombetar”, “Lidhja
Kosovare”, të grupit “Besa”. Varrimi u bë në Ferncliff Cemetery në
Harstdale New York.
Edhe unë jetoj në Çikago shumë afër me shtëpi me zonjën Fiqiret.
Megjthëse kanë kaluar katër dekada nga koha e vdekjes së Hakiut,
ajo jeton me kujtimet e tij. Ajo që kishte hequr e vuajtur me të, te
gjitha hallet, të këqijat e të mirat e jetës, që për fatin e keq të tyre nuk
kishin lindur ndonjë trashëgimtar.
Zonja Fiqiret thotë:
“Unë falënderoj të gjithë njerëzit që nga koha e ardhjes e deri
sot për respektin dhe përkrahjen vëllazërore që kanë treguar për ne
të dy. Përpara një viti kam qenë në Shqipëri, dhe me gëzim të madh
prita promovimin e librit ‘’Haki Rushiti me derte’’ me autor Halil
Shabanin, që u bë në Sarandë me një pjesëmarrje të gjerë, duke sjelle
kujtime edhe nga shokët e tij të luftës si Hazbi Koro etj. Dëshira ime
e madhe ishte nxjerrja në dritë e librit për Haki Rushitin, për t’ua lënë
brezave të ardhshëm. Më kujtohet kur lante këmbët Hakiu dhe i shikoja
plagët e plumbave që kishte marrë gjatë luftës dhe i dhembnin, ai
thoshte:
- Oh! Sa të ëmbla janë këto plagë se janë plagë për Atdheun.
Ndërsa unë fillova punë me të ardhur në Amerikë, në vitin 1965
në një rrobaqepësi, deri në vitin 1978, kohë që dola në pension. Jetoj
në Çikago në mes të njerëzve më të dashur.”