• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Filmat e ish-Kinostudios, propagandë apo pasuri kombëtare?

Kasëmi

VI I MCMLXXIII
Anëtar
Aug 13, 2019
Postime
5,409
Pikët
113
Ke harruar a derrzi qe te shprehesh qe ja prene partizanit kemben me sharre druri dhe ai nuk tha nje fjale ....as i ra te fiket...e qepen me spango plagen dhe ja dizinfektuan me raki skrapari ball kazani........dhe e bere me qellim qe te mos tregohej propganda ne gjeresi dhe thellesi...

e di qe te mbeti hateri por me mire qe te ti them une sesa te ti thote Draguja.
leme rehat tani se po kendoj nje kenge

Manolita Manolita
Cikita d'amare
Il mio corazon
te quieroooo
 

Mano

V.I.P
Anëtar
Aug 8, 2011
Postime
12,962
Pikët
113
Regjimit komunist i duheshin artistë mediokër: Lista dhe raporti “sekret” i ministres

Nga Dr.Hasan Bello

Në regjimet komuniste propaganda ishte një nga sektorët më të rëndësishëm. Që me lindjen e kinematografisë, Lenini dhe ideologët marksistë paralajmëruan rolin e saj për përhapjen e komunizmit. Një fenomen i tillë vihet re edhe në vendin tonë. Kinostudio “Shqipëria e re” ishte një nga mekanizmat më të frikshëm. Kjo në kuptimin propagandistik.

Me përjashtim të disa filmave dhe dokumentarëve, pjesa dërrmuese e tyre ishin në funksion të intoksinimit ideologjik, demonizimit të kundërshtarëve të regjimit, luftës së klasave, edukimit të masave me estetikën marksiste-leniniste dhe zbatimit të platformës së Sigurimit të Shtetit për mbrojtjen e regjimit.


Që kinematografia ishte pjesa më e rëndësishme e artit komunist dhe e sektorit të propagandës, kjo dëshmohet nga relacionet e organeve drejtuese të PPSh-së. Për ta ilustruar këtë po i referohemi një raporti të ministres së Arsimit dhe Kulturës, Tefta Cami, drejtuar Komitetit Qendror të PPSh-së me 21 janar 1977 “Mbi gjendjen dhe detyrat për një zhvillim të mëtejshëm të kinematografisë sonë”.

Në këtë raport, ndër të tjera theksohet se: “Tipar dallues i filmave tanë është partishmëria dhe tendencioziteti klasor. Në qendër të tyre po vihet më mirë heroi pozitiv, njeriu ynë i ri me tiparet e moralit komunist”.

Ministria e Arsimit duke vlerësuar arritjet e këtij sektori, jo pa ekzaltim theksonte se, mbi 50% e aktorëve kryesorë janë amatorë. Kjo ishte krejtësisht e vërtetë. PPSh-së dhe mekanizmave që vepronin në Kinostudio i interesonin aktorë proletarë, pa formimin e nivelin e duhur artistik; sepse këta ishin më populistë dhe më afër masave kooperativiste, punëtorëve dhe përgjithësisht nivelit mesatar të kulturës së shoqërisë shqiptare.


Arti dhe kinematografia nuk perceptoheshin si avangardë e emancipimit shoqërorë, por si shtojcë e propagandës. Prandaj, aktorët përzgjidheshin me kujdes, duke krijuar steriotipe që edhe sot e kësaj dite e kemi tepër të vështirë t`i zbresim nga piedestali “artistik”.

Ajo që duhet theksuar është fakti se, filmat e kësaj periudhe pasqyrojnë një realitet të deformuar historik. Mbi të gjitha ato përçojnë frymën e luftës civile që filloi në vitin 1943 dhe vijoi pas vitit 1944 në formën e luftës së klasave.

Një aspekt tjetër, i cili përbën një ligjësi historike është fakti se sa më tepër që një diktature i afrohet fundi, aq më shumë ajo shton dozat e propagandës. Për ta ilustruar këtë po sjellim një statistikë mbi numrin e filmave artistikë, dokumentarë dhe kinoditaret e Kinostudios “Shqipëria e re” nga viti 1959 deri në vitin 1980.

Ky hark kohorë pasqyron kurbën e ngritjes dhe rënien e vetë regjimit komunist. Siç do ta shihni dhe më poshtë sa më shumë dobësohet regjimi, aq më shumë shtohet prodhimi i filmave (propaganda).

1-14-640x562.jpg
Burimi abcnews.al
 
Top