• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Gjurmët e Nënë Terezë në Kishën e Letnicës

Fshatari

Jam me Kosovën por s'jam kundër Amerikës !
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
12,104
Pikët
113


Është kisha e fshatit Letnicë në juglindje të Kosovës, ku Agnesë Gonxhe Bojaxhiu, atëkohë 17-vjeçare, iu përkushtua jetës fetare.

Që nga ajo moshë, ajo nisi rrugëtimin jetësor të sajin, për t’i ndihmuar të sëmurët dhe të varfrit kudo në botë.

Sipas famullisë, Nënë Tereza gjatë jetës së saj Letnicën e kishte vizituar 3 herë.

Dom Marjan Demaj nga famullia e kishës ka treguar veçantitë e kishës së fshatit, të cilën e lidh me Nënë Terezën.

Ai ka theksuar se kjo kishë tërheq vizitorë nga pjesë të ndryshme, si rrjedhojë e lidhjes që ka me Nënën Terezë.

Sipas Famullisë së kësaj kishe, mijëra njerëz të përkatësive të ndryshme udhëtojnë aty çdo vit në mes të gushtit, për të marrë pjesë në rituale tradicionale dhe fetare.

Nëna Terezë ka lindur në vitin 1910, në një familje shqiptare në Shkup.

Rrugëtimin si murgeshë, Nënë Tereza e ka nisur në Kosovë pikërisht në fshatin Letnicë.
______________
 

Petrit Kola

PERANDOR
Anëtar
Jun 24, 2021
Postime
10,178
Pikët
113
@Fshatari
Ndonje prove se si ju kushtua ne moshen 17 vjecare, ndonje detaj? Si mund te provohen ato qe pretendohen?
 

Pjer Thomas

V.I.P
Anëtar
Dec 18, 2014
Postime
6,416
Pikët
113
@Fshatari
Ndonje prove se si ju kushtua ne moshen 17 vjecare, ndonje detaj? Si mund te provohen ato qe pretendohen?
kole, mos u boj me i semure nga ç'je, kisha aty, nuk ka noi interes te genjeje, per ç'arsye do genjeje,
kisha e thote faktin, qe nene tereza e ka nisur nga aty rrugetimin fetar, si murgeshe,
 

Petrit Kola

PERANDOR
Anëtar
Jun 24, 2021
Postime
10,178
Pikët
113
kole, mos u boj me i semure nga ç'je, kisha aty, nuk ka noi interes te genjeje, per ç'arsye do genjeje,
kisha e thote faktin, qe nene tereza e ka nisur nga aty rrugetimin fetar, si murgeshe,
Po sikur kete qe thote per Gonxhen ta thote per mua, do ta besosh pa prova?
 
Top