• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Internetin po e përdorim apo po na përdor ?

doganieri

V.I.P
Anëtar
Jan 3, 2013
Postime
20,503
Pikët
113

Çfarë është Signal, aplikacioni i sugjeruar nga Elon Musk që po sfidon WhatsApp

Pas shqetësimeve për privatësinë e përdoruesve të aplikacionit të mesazheve “WhatsApp”, miliona njerëz kanë nisur të përdorin aplikacione të tjera si “Telegram” apo “Signal”.
Aplikacioni “Signal” është duke përjetuar ditët më të mira, ndërkohë që miliona përdorues të rinj janë duke iu bashkuar, pas thirrjes që bëri miliarderi Elon Musk.
Në Twitter, Musk kritikoi politikat e privatësisë së Facebook, ndërsa shkroi “përdorni Signal”.
Ky mesazh u ripostua edhe nga CEO i Twitter, Jack Dorsey. Menjëherë më pas “Signal” njoftoi se po has vështirësi në përballimin e valës së madhe të përdoruesve.
Signal është promovuar edhe nga Edward Snowden, i cili thotë se e përdor këtë aplikacion çdo ditë.
Por çfarë është “Signal”?
Signal është aplikacion për dërgimin e mesazheve, tekst, video dhe audio të cilat janë të mbrojtura përmes enkriptimit “end-to-end”, pra nga dërguesi te marrësi.
Pasi verifikoni numrin tuaj, Signal ju dërgon një kod, dhe më pas aplikacioni mund të përdoret edhe për telefonata. Pak a shumë të njëjtat funksione që aktualisht ofron WhatsApp, raporton newsbomb.al.
Por avantazhi i Signal është privatësia. Ky aplikacion nuk ruan asnjë informacion nga përdoruesit. Signal ofron edhe disa opsione privatësie që mund të përzgjidhen gjatë përdorimit, për shembull njoftimet për mesazhe të reja vijnë, por pa tekst. Kjo në mënyrë që të mos lexohen nga “lockscreen”. Po ashtu Signal ka një opsion që mundëson mjegullimin e fytyrës kur flisni me kamera si dhe opsionin për zhdukjen e mesazheve pas një kohe të caktuar.
 
Top