• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

'Ja do behet Serbi, ja Kosova gur e hi'

Mano

V.I.P
Anëtar
Aug 8, 2011
Postime
13,728
Pikët
113
Tërmet – Shefqet dhe Rustem Peçi: “Ja do bëhet Serbi, ja Kosova gur e hi!”

Nga Sebastjan Zonja
IMG-20210407-WA0094.jpg

Mbajtja gjallë e kujtesës kolektive të shqiptarëve është detyrim. Pyetja është se cilën kujtesë kolektive?
Njëri pas tjetrit, politikanë të së majtës antiperëndimore në Shqipëri, përkujtuan së bashku, mikun e shtrenjtë të ambasadës ruse, siç e cilësoi vetë ajo në një postim këtë të mërkurë, z. Rustem Peçi.
Sovjetiku Rustem, që në vitet e Luftës ishte korrier partizan 8 vjeçar, e meritonte të shpallej nga rusët e Putinit si aleat i madh i Stalinit në Luftën e Dytë Botërore. Prandaj, shumë pranë 9 majit, datës ku përkujtohet triumfi mbi nazifashizmin, putinistët e ambasadës nuk lanë pa e përshëndetur këtë njeri që ndoshta nuk arritën dot t’i jepnin ftesën të ishte në tribunën e paradës te Sheshi i Kuq i Moskës.
Dhe më dridhen duart kur nuk e gjej ende se ku e kemi vendin ne filoamerikanët që nuk na ftojnë në paradën e Sheshit të Kuq!
Komunistët i kanë të gjitha dhe i marrin të gjitha. Kanë Rusinë, Stalinin, sovjetët, pushtetet, pasuritë, Shqipërinë, NATO-n, Traktatin e Varshavës, tregun e përbashkët, kanë Berlinin e pushtuar dhe Berlinin e çliruar – lokomotivë e Europës, Moskën dhe Washingtonin; i kanë të gjitha, se u takon…
Edhe Zoti vetë nuk do të ishte kaq i privilegjuar!

Gjyshi im, Petref Zonja, ka qenë partizan vetë. Por nuk tregoi asnjëherë se batalionet i kishin të mbushura me korrierë 5 vjeçarë, dhe se bash të tillët do ja zinin vendin kur Partia vendosi t’ja fshijë partizanllëkun.
Nejse, sepse si thoshte edhe vetë kreu i veteranëve pa hedhur një pushkë: “Mos na shihni si trup, por me armë në sup”! Kësisoj, z. Peçi legjitimonte veten në krye të një organizate që s’kishte ndonjë lidhje me korrierllëkun dhe çiliminjtë, por me Partinë dhe Rusinë, po. Sepse siç e tha edhe shoku Enver në Përmet, bëmë në njëjtën kohë Luftën dhe Revolucionin Proletar.

Se Shqipërinë e çliruam nga reaksionarët toskë e gegë, dhe Kosovën nga kosovarët.

Rustem Peçi ishte i biri i Shefqet Peçit, të cilin kryeministri i sotëm Edi Rama e përbuzte në librin “Refleksione”. Madje, vetë ky kryeministër, që sot i ka të gjithë në kabinet e administratë, dikur shkruante: “Duhet pranuar më në fund hapur që lufta kundër okupatorit degjeneroi në një luftë të përgjakshme civile… shkaktare e së cilës ishte Partia Komuniste Shqiptare e drejtuar nga emisarët jugosllavë”. (Edi Rama dhe Ardian Klosi, Refleksione, Shtëpia botuese “Albania”, Tiranë 1992, f. 180-181.

Shefqeti, që të birin ja përkujton edhe ambasada ruse, jo si adhurues të gjeniut Dostojevsk, por për ndonjë gjë tjetër, ishte kreu i Brigadës V partizane dhe i ngarkuar me detyrën e komandantit të shtabit të forcave të Ushtrisë Naçionalçlirimtare për Kosovën dhe Rafshin e Dukagjinit. Në luftën për liri të kombit shqiptar, ky komandant legjendar mori për të spastruar Kosovën nga 4200 shqiptarë me armë në dorë që luftonin kundër serbit.
Hyri në Kosovë si triumfator dhe e çliroi atë nga shqiptarët e poshtër që po luftonin kundër vllezërve serbë. I mori, i vuri autokolonë 4000 shqiptarët, i çarmatosi, thërriti miqtë e tij sovjetikë, Ramiz Alia dhe Rrahman Parllaku, dhe i dërgoi reaksionarët e Shqipërisë Etnike në Tivar, për t’i masakruar si armiqtë e Kosovës së lirë rankoviçiane.
Ata që e përkujtuan me lavdi partizanin 6 vjeçar Rustem Peçi, sigurisht që e përkujtojnë me lavdi edhe këtë çlirim të Kosovës nga shqiptarët. Dhe nën devizën “Ja do bëhet Serbi, ja Kosova gur e hi!” politikanët më të lartë u rreshtuan që të përkujtojnë gjithë elitën komuniste të kohës me kontribute të thella në antikombtarizëm dhe gënjeshtra me 6 vjeçarë që luftojnë armikun nazifashist.
Historia përsëritet dekada më vonë, po nga kjo klikë, kur vendosin traun serb në Kalimash.
Historia përsëritet sepse janë po të njëjtët persona të së majtës antiperëndimore që përkutjuan me mall edhe “emigrantin e parë” me informacione sekrete në Greqi, ish-Shefin e Shtabit Kiço Mustaqi. Nejse, punë për ta. Punë atdhetare, thonë.
7 prilli është gjithashtu edhe përvjetori i Hasan Tahsini.
Historianët tanë kanë evidentuar emra të mëdhenj të personaliteteve që kanë shërbyer nën romakë, bizant apo osmanë. Në disa raste këto janë thjesht koincidenca biologjike, sepse nuk gjurmojmë aktivitet kombëtar të tyre.
Preferoj që të sjellim në vëmendje të kujtesës sonë kolektive ata që kishin një vetëdije të qartë kombëtare. I tillë ishte Hasan Tahsini, rektori i parë i Universitetit të Stambollit. Profesori Hasan Kaleshi shkruan se Tahsini u lind më prill të vitit 1812. Të tjerë autorë, edhe pse e pasaktësuar tamam, vendosin datën 7 prill.
Rëndësia e figurës së tij është e madhe sepse ai është mësuesi i Rilindasve të mëdhenj që do të vinin më pas. Për shembull, nxënësi i tij më i afërt ka qenë ideologu i çëshjes kombëtare shqiptare Sami Frashëri.
“Gjuha është pasqyra më e qartë e një kombi dhe e kulturës së tij” – shkruan gjuhëtari Eqrem Çabej. Ndaj dhe Tahsini është nga të parët që e ka kuptuar një gjë të tillë. Fillesat e shqipes dhe plazmimi i saj në identitetin shqiptar janë një punë e pashlyeshme e Rilindjes sonë Kombëtare. Ne jemi një popull që njejtëson gjuhën dhe etninë, që në fillesat e shekullit të XV. Ndaj, dhe, fanatizmi i Tahsinit për të punuar një alfabet shqip, të ndryshëm nga alfabetet e gjuhëve të tjera, ishte një detyrë gjaku, sepse siç shkruajnë për të, ai donte që të tregonte personalitetin e popullit të tij.
Alfabetin e kombtarizmit e shkruajnë atdhetarët që pasurojnë kombin, që e dallojnë atë nga të tjerët saj personalitetit të popullit tonë, jo që e pakësojnë atë duke i vrarë bijtë për hesap të fqinjëve.

Burimi: faktor.al
 
SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
55,857
Pikët
113
Fqinjet te cilet kan gjetur gjithmone menyren per te na sabotuar nga brenda.

Tradhetine me te madhe na e bene me komunistet!
Osmani e siguron Kosnettin që do të krijojë një platform të mirëfilltë të dialogut.

Prishtinë, 7 prill - Presidentja e Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani, priti të nakim Ambasadorin e Shtetetve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett.

Me këtë rast, Ambasadori Kosnett e uroi dhe njëherë Presidenten Osmani për marrjen e detyës, duke theksuar që ashtu siç Kosova është e përkushtuar për marrëdhënie të shkëlqyeshme me SHBA-të, e njëjta vlenë dhe për SHBA-të dhe angazhimin e tyre karshi vendit tonë.

Duke folur për prioritetet dhe çështjet të cilat do t’i shtyej përpara Presidentja Osmani gjatë mandatit të saj, ajo theksoi që në përputhje me kompetencat kushtetuese, politika e jashtme, siguria, e forcimi tutje i shtetësisë do të jenë pamëdyshje në fokus të parë.

Gjersa, theksoi tutje që do të punojë në mënyrë aktive për përmirësimin e vazhdueshëm të imazhit të vendit.

Duke marrë parasysh situatën me pandeminë dhe nevojen për mobilizim ndër institucional për menaxhim të suksesshëm të saj, Presidentja Osmani pohoi që do të angazhohet për të ndihmuar në drejtim të sigurimit të vaksinave për qytetarët tanë.

Ndërlidhur me çështjen e pandemisë, të dyja palët theksuan nevojen për respektim të plotë të masave të prezantuara të qëverisë, si mënyra më e sigurt dhe e duhur për të shpëtuar jetë.

Në takim, Presidentja Osmani po ashtu e siguroi Ambasadorin Kosnett që do të angazhohet në plotni që të krijojë një platform të mirëfilltë të dialogut me gjithë spektrin politik, duke cekur që në këtë drejtim theks të veçantë do t’i jap konsultimeve me opozitën si dhe përfshirjen e tyre aktive në çështje të interesit të veçantë për vendin.

PS...kshu qe pa frike manushaqe se axhen per kto pune e kemi.

FAZITI....kemi dhe nje lajm TEJET te dobro-s.

Gazpromi rus raporton humbje rekorde.

Gazpromi rus nuk e ka realizuar planin e paraparë për vitin 2020 dhe ka raportuar humbje prej 707 miliardë rubla apo rreth 9.3 miliardë dollarë, kundrejt fitimit prej rreth 9.6 miliardë dollarë sa ishte ne vitin 2019.

Humbjet më të mëdha të Gazporom vijnë si pasoj e rënies së vlerës së aksioneve të kompanisë, çka e bënë vitin 2020 si vitin me të keq në dekadat e fundit.

Humbja e fundit që ka regjistruar Gazprom ishte në vitin 1998, ku arsyeja kryesore e humbjes ishte rënia e vlerës së aksioneve të Gazprom Neft me 466 miliardë rubla (rreth 6.15 miliardë dollarë).

Të hyrat e Gazprom, gjatë vitit 2020 ishin ulur me 14.7%, duke arritur në 4.061 trilionë rubla ( rreth 53.5 miliardë dollarë).

Në rënien e të hyrave të Gazporom ka ndikuar rënia e shitjes dhe çmimet e ulëta të gazit, të cilat janë në minimumet e tyre, gjatë viteve të fundit.

Edhe përkundër rënies së fitimit të Gazprom, kompania është e obliguar që t’ia paguaj dividentën Qeverisë ruse, e cila e mbështetë ndërtimin e buxhetit ne të hyrat nga nafta dhe gazi, të cilat së bashku marrin pjesë në formimin e buxhetit me rreth 50%.

Moskë, 26 mars.

apo burimi....

.

Shyqyr me ne FUND se na plaset ``fumato``

Faziti i fundit per SOT eshte KY...

1-Gazprom NUK ka ASNJI obligim apo detyrim kundra ceverise, sepse sipas aPO ne fund te shkrimit....
së bashku marrin pjesë në formimin e buxhetit.
2-Dhe PIKERISHT sepse kane RENE te ardhurat ...Jo vetem ne RUSI por KUDO ne BOTE,NUK ka rritje rrogash aPO te kerkosh...QIQRA ne HELL.
PERJASHTO....,covjecet qe zivela ne Mars,dhe keta JANE me...................PISANJOSET,duke marre parasysh qe jane meritokrate te KURACIT.
Jane ca VEMJE qe maskohen nen petkun antikomunist.

Rama ik.
Poshte komunizmi.
M.H.K
and
L.

Tschyss.
 
Zana

🇦🇱e....Thjeshte🇦🇱
Anëtar
Oct 21, 2013
Postime
45,654
Pikët
113
Vendndodhja
🌑
Ngelet te ja leme kohes sepse varet se c’fare qendrimi do te marrin/mbajne vete k’to ... por me sa shikojme nga ne nuk i kane syte Gjithsesi ...dhe nese e perforcojne k’te edhe me tej ... as qe me intereson fare se ku perfundon Kosova .
 
Anëtar
Feb 29, 2012
Postime
5,578
Pikët
113
Une do te ndjehesha me rehat e me i sigurte neqoftese Kosove e Shqiperi behen bashke - vetem hapesira ku flitet SHQIP me mbush kraherorin me lehtesi e krenari.
 
ana_gend

V.I.P
Anëtar
Mar 5, 2013
Postime
6,560
Pikët
113
Tërmet – Shefqet dhe Rustem Peçi: “Ja do bëhet Serbi, ja Kosova gur e hi!”

Nga Sebastjan Zonja
View attachment 86116

Mbajtja gjallë e kujtesës kolektive të shqiptarëve është detyrim. Pyetja është se cilën kujtesë kolektive?
Njëri pas tjetrit, politikanë të së majtës antiperëndimore në Shqipëri, përkujtuan së bashku, mikun e shtrenjtë të ambasadës ruse, siç e cilësoi vetë ajo në një postim këtë të mërkurë, z. Rustem Peçi.
Sovjetiku Rustem, që në vitet e Luftës ishte korrier partizan 8 vjeçar, e meritonte të shpallej nga rusët e Putinit si aleat i madh i Stalinit në Luftën e Dytë Botërore. Prandaj, shumë pranë 9 majit, datës ku përkujtohet triumfi mbi nazifashizmin, putinistët e ambasadës nuk lanë pa e përshëndetur këtë njeri që ndoshta nuk arritën dot t’i jepnin ftesën të ishte në tribunën e paradës te Sheshi i Kuq i Moskës.
Dhe më dridhen duart kur nuk e gjej ende se ku e kemi vendin ne filoamerikanët që nuk na ftojnë në paradën e Sheshit të Kuq!
Komunistët i kanë të gjitha dhe i marrin të gjitha. Kanë Rusinë, Stalinin, sovjetët, pushtetet, pasuritë, Shqipërinë, NATO-n, Traktatin e Varshavës, tregun e përbashkët, kanë Berlinin e pushtuar dhe Berlinin e çliruar – lokomotivë e Europës, Moskën dhe Washingtonin; i kanë të gjitha, se u takon…
Edhe Zoti vetë nuk do të ishte kaq i privilegjuar!

Gjyshi im, Petref Zonja, ka qenë partizan vetë. Por nuk tregoi asnjëherë se batalionet i kishin të mbushura me korrierë 5 vjeçarë, dhe se bash të tillët do ja zinin vendin kur Partia vendosi t’ja fshijë partizanllëkun.
Nejse, sepse si thoshte edhe vetë kreu i veteranëve pa hedhur një pushkë: “Mos na shihni si trup, por me armë në sup”! Kësisoj, z. Peçi legjitimonte veten në krye të një organizate që s’kishte ndonjë lidhje me korrierllëkun dhe çiliminjtë, por me Partinë dhe Rusinë, po. Sepse siç e tha edhe shoku Enver në Përmet, bëmë në njëjtën kohë Luftën dhe Revolucionin Proletar.

Se Shqipërinë e çliruam nga reaksionarët toskë e gegë, dhe Kosovën nga kosovarët.

Rustem Peçi ishte i biri i Shefqet Peçit, të cilin kryeministri i sotëm Edi Rama e përbuzte në librin “Refleksione”. Madje, vetë ky kryeministër, që sot i ka të gjithë në kabinet e administratë, dikur shkruante: “Duhet pranuar më në fund hapur që lufta kundër okupatorit degjeneroi në një luftë të përgjakshme civile… shkaktare e së cilës ishte Partia Komuniste Shqiptare e drejtuar nga emisarët jugosllavë”. (Edi Rama dhe Ardian Klosi, Refleksione, Shtëpia botuese “Albania”, Tiranë 1992, f. 180-181.

Shefqeti, që të birin ja përkujton edhe ambasada ruse, jo si adhurues të gjeniut Dostojevsk, por për ndonjë gjë tjetër, ishte kreu i Brigadës V partizane dhe i ngarkuar me detyrën e komandantit të shtabit të forcave të Ushtrisë Naçionalçlirimtare për Kosovën dhe Rafshin e Dukagjinit. Në luftën për liri të kombit shqiptar, ky komandant legjendar mori për të spastruar Kosovën nga 4200 shqiptarë me armë në dorë që luftonin kundër serbit.
Hyri në Kosovë si triumfator dhe e çliroi atë nga shqiptarët e poshtër që po luftonin kundër vllezërve serbë. I mori, i vuri autokolonë 4000 shqiptarët, i çarmatosi, thërriti miqtë e tij sovjetikë, Ramiz Alia dhe Rrahman Parllaku, dhe i dërgoi reaksionarët e Shqipërisë Etnike në Tivar, për t’i masakruar si armiqtë e Kosovës së lirë rankoviçiane.
Ata që e përkujtuan me lavdi partizanin 6 vjeçar Rustem Peçi, sigurisht që e përkujtojnë me lavdi edhe këtë çlirim të Kosovës nga shqiptarët. Dhe nën devizën “Ja do bëhet Serbi, ja Kosova gur e hi!” politikanët më të lartë u rreshtuan që të përkujtojnë gjithë elitën komuniste të kohës me kontribute të thella në antikombtarizëm dhe gënjeshtra me 6 vjeçarë që luftojnë armikun nazifashist.
Historia përsëritet dekada më vonë, po nga kjo klikë, kur vendosin traun serb në Kalimash.
Historia përsëritet sepse janë po të njëjtët persona të së majtës antiperëndimore që përkutjuan me mall edhe “emigrantin e parë” me informacione sekrete në Greqi, ish-Shefin e Shtabit Kiço Mustaqi. Nejse, punë për ta. Punë atdhetare, thonë.
7 prilli është gjithashtu edhe përvjetori i Hasan Tahsini.
Historianët tanë kanë evidentuar emra të mëdhenj të personaliteteve që kanë shërbyer nën romakë, bizant apo osmanë. Në disa raste këto janë thjesht koincidenca biologjike, sepse nuk gjurmojmë aktivitet kombëtar të tyre.
Preferoj që të sjellim në vëmendje të kujtesës sonë kolektive ata që kishin një vetëdije të qartë kombëtare. I tillë ishte Hasan Tahsini, rektori i parë i Universitetit të Stambollit. Profesori Hasan Kaleshi shkruan se Tahsini u lind më prill të vitit 1812. Të tjerë autorë, edhe pse e pasaktësuar tamam, vendosin datën 7 prill.
Rëndësia e figurës së tij është e madhe sepse ai është mësuesi i Rilindasve të mëdhenj që do të vinin më pas. Për shembull, nxënësi i tij më i afërt ka qenë ideologu i çëshjes kombëtare shqiptare Sami Frashëri.
“Gjuha është pasqyra më e qartë e një kombi dhe e kulturës së tij” – shkruan gjuhëtari Eqrem Çabej. Ndaj dhe Tahsini është nga të parët që e ka kuptuar një gjë të tillë. Fillesat e shqipes dhe plazmimi i saj në identitetin shqiptar janë një punë e pashlyeshme e Rilindjes sonë Kombëtare. Ne jemi një popull që njejtëson gjuhën dhe etninë, që në fillesat e shekullit të XV. Ndaj, dhe, fanatizmi i Tahsinit për të punuar një alfabet shqip, të ndryshëm nga alfabetet e gjuhëve të tjera, ishte një detyrë gjaku, sepse siç shkruajnë për të, ai donte që të tregonte personalitetin e popullit të tij.
Alfabetin e kombtarizmit e shkruajnë atdhetarët që pasurojnë kombin, që e dallojnë atë nga të tjerët saj personalitetit të popullit tonë, jo që e pakësojnë atë duke i vrarë bijtë për hesap të fqinjëve.

Burimi: faktor.al
Mano eshte mision i pamundur te ndryshosh mendimin e pasardhesve te pecit , trashegojne gene kriminale dhe kan bind veten qe kane pas te drejte... Vetem kur te paraqiten te Ai lart do perballen me.drejtesine .
 
Mano

V.I.P
Anëtar
Aug 8, 2011
Postime
13,728
Pikët
113
Mano eshte mision i pamundur te ndryshosh mendimin e pasardhesve te pecit , trashegojne gene kriminale dhe kan bind veten qe kane pas te drejte... Vetem kur te paraqiten te Ai lart do perballen me.drejtesine .
Keto shkrime nuk vlejne per pasardhesit e 'Pecit' por per hir te se vertetes 🙂
 
Hawk

V.I.P
Anëtar
Nov 24, 2014
Postime
11,138
Pikët
113
Kosova 🇽🇰 nuk do të bëhet kurrë Serbi, sikur Mali të bëhet Hi dhe Hiri mal përsëri!
Lum kush e kupton këtë gjë nga armiqtë tanë!
🇽🇰+🇦🇱 =❤💪
Hapi i ardhshem qe duhet be eshte ri-emerimi ne Dardani, me deshire apo me dhune nuk e di, vetem kjo duhet te behet. :)
 
luleshtrydhe

V.I.P
Anëtar
May 4, 2016
Postime
12,152

Qe kur qenka kaq i rendesishem emri? 🤔
Jo per gje, por na e shtjelloni pak me shume qe te dijm ça te pretendojm ne mbledhjen e partis 😁
 
Hawk

V.I.P
Anëtar
Nov 24, 2014
Postime
11,138
Pikët
113
Qe kur qenka kaq i rendesishem emri? 🤔
Jo per gje, por na e shtjelloni pak me shume qe te dijm ça te pretendojm ne mbledhjen e partis 😁
Per mendimin tim emri eshte kyq, madje duhet revizion edhe emrat e qyteteve dhe fshatrave, nese nuk marim kete iniciativ ateher gjithmon do rrijme keshtu siq jemi, ne mizeri.
 
Pra i duhet ndryshuar emri Kosoves po thua? ........ si e doni tia vem? 😁
 
murik

peace and love
Anëtar
Jul 28, 2015
Postime
4,259
Pikët
113
Vendndodhja
philadelphia
Qe kur qenka kaq i rendesishem emri? 🤔
Jo per gje, por na e shtjelloni pak me shume qe te dijm ça te pretendojm ne mbledhjen e partis 😁
30 vjet iu desh Maqedonise e Greqise qe te binin dakord per emrin. Serbia do ta pranonte me shpejt ndryshimin e emerit per shume arsye.
 
luleshtrydhe

V.I.P
Anëtar
May 4, 2016
Postime
12,152
Pikët
113
30 vjet iu desh Maqedonise e Greqise qe te binin dakord per emrin. Serbia do ta pranonte me shpejt ndryshimin e emerit per shume arsye.
Mua me duket qesharake kjo puna e emrit, megjithate nje mendim me teper
 
Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
10,147
Pikët
113
Shumë e rond është kjo(kështu themi ne kosovaret... -qesh- tap_fare), për shqiptarin e sotshëm Bablok...
Pse çka ke prit ti nga vellezerit e serbise !
Kombi kosovar duhet me u armatos mire e rende e ma jau nq... nanen gjithe plehrave qelbanikeve ballkanike.
 
Top