• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Konfirmohet prezenca e Rrëqebullit ballkanik

Gon!

IllyrianMuslim
Anëtar
Sep 22, 2011
Postime
6,543
Pikët
48
Konfirmohet prezenca e Rrëqebullit ballkanik

Konfirmohet prezenca e rrëqebullit ballkanik në Bjeshkët e Nëmura, i cila është fotografuar nga organizata mjedisore ERA Group nga Peja. Kjo është realizuar pasi që kjo organizatë ka vendosur kamera të veçanta të quajtur “Kamera-kurth”.

Në një intervistë ekskluzive të dhënë për Kohavisonin, përfaqësuesit e organizatës ERA Group, tregojnë se që një kohë të gjatë janë duke punuar për sensibilizimin dhe rrezikshmërinë për të parandaluar zhdukjen e kësaj race.

“Sot e kemi marrë një lajm shumë të mirë dhe e kemi konfirmuar prezencën me fotografitë e bëra nga “kamerat – kurth”, që i kemi vendosur në Bjeshkët e Nemuna në Rugovë” ka thënë Bardh Sanaja nga organizata “ERA Group”, duke shtuar edhe apelin që kjo zonë të shpallet urgjentisht zonë strikte.

Terreni ku më së shumti mund të gjendet rrëqebulli është i kufizuar në Ballkanin jugperëndimor, kryesisht në zonat kufitare mes Maqedonisë dhe Shqipërisë, e në veri të Malit të Zi, përfshirë edhe Kosovën.

“Për praninë e rrëqebullit në Bjeshkët e Rugovës kemi pasur informacione prej viti 1974, por konfirmim si ky nuk kemi pasur, dhe këtë sot e konfirmojmë shkencërisht e fizikisht se i përket gjinisë femërore dhe është specie që i përket trojeve tona, e jo prej trojeve të tjera. Nga sot mbarë Kosova duhet të jetë e gëzuar, për këtë konfirmim ka thënë, Fatos Lajçi për Kohavisonin.

“Nuk është që Maqedonia ka tendenca për ta përvetësuar, por ata kanë qenë të parët që e kanë vërtetuar prezencën e rrëqebullit evropian. Ne jemi shteti i tretë që e kemi vërtetuar me fotografi, më saktësisht në Bjeshkët e Rugovës” ka thënë Parsim Sanaja.

“Ia vlen të cekët që nuk janë vetëm dy muaj që është punuar për të konfirmuar prezencën e kësaj specie në trojet tona,por për këtë është punuar rreth 20 vjet, tash se fundmi 10 muaj na është dashur për të ndryshuar vendndodhjen e kamerave në disa anë.

Kjo kafshë ka më së shumti rëndësi biologjike prej kafshëve. Kisha apeluar tek institucionet tona që këtë specie që e kemi gjetur në Kosovë ta mbrojmë dhe të kthejmë kokën nga bota e egër shtazore” ka theksuar Bardh Sanaja për Kohavisionin .

Tutje përfaqësuesit e organizatës “Era Group” kanë bërë apel që institucionet tona të investojnë më shumë rreth ruajtjes së kësaj specieje. /koha/

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
61,351
Pikët
113
Përgjigje e: Konfirmohet prezenca e Rrëqebullit ballkanik

Konfirmohet prezenca e Rrëqebullit ballkanik
Inshallah nuk bejne gabimet tona nga Shqiperia,qe shuan cdo lloj specie te rralle!
 
user010

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 10, 2012
Postime
299
Pikët
0
Vendndodhja
Londer
Lajm i mire, por prap 20 individ me duket nr i vogel, ne rrezik eshte kjo kafsh, ja morem frymen te shkretes natyre. Do Zoti te rregullohen akoma me shume gjerat!
 
SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
61,351
Pikët
113
Përgjigje e: Re: Konfirmohet prezenca e Rrëqebullit ballkanik

Lajm i mire, por prap 20 individ me duket nr i vogel, ne rrezik eshte kjo kafsh, ja morem frymen te shkretes natyre. Do Zoti te rregullohen akoma me shume gjerat!
Aty ku shteti funksionon katerkembeshit shtohen.....
 
BATO

______
Anëtar
Jan 23, 2011
Postime
5,944
Pikët
0
Përgjigje e: Konfirmohet prezenca e Rrëqebullit ballkanik

Prezenca e rrëqebullit ka qenë e vërtetuar me kohë, se e kemi një anëtar në forum me këtë emër.
 
Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
12,592
Pikët
113
Vendndodhja
Përgjigje e: Konfirmohet prezenca e Rrëqebullit ballkanik

Rrëqebulli në malësinë e Pukës

more në terren e PPNEA - rrëqebulli madhështor i Ballkanit. Kamerat kurth në malësinë veriore të Pukës zbulojnë xhevahirin e pyjeve tona. Një thirrje e fortë për të ruajtur rrëqebullin e rrezikuar dhe rajonet që popullon.
 
FALEM qe mos ta vrasin....lajm i MREKULLUESHEM
 
Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
12,592
Pikët
113
Vendndodhja
Filmohet në Parkun Natyror Korab-Koritnik rrëqebulli i Ballkanit

Të shohësh rrëqebullin e Ballkanit (Lynx lynx balcanicus) në natyrë konsiderohet shumë e rrallë. Kushdo që arrin ta shikojë dhe aq më tepër ta fotografojë apo filmojë, është me fat, pasi surpriza të tilla nuk ndodhin çdo ditë.

Naim Palushi, mësues nga fshati Zapod i Kukësit mundi të filmojë këtë gjitar kaq të rrallë dhe të fshehtë si rrëqebulli i Ballkanit, në brendësi të Parkut Natyror Korab-Koritnik, park i cili shënon 10 vite që nga shpallja e tij. Indikacione mbi praninë e këtij nënlloji të rrezikuar në mënyrë kritike në nivel global, janë provuar që nga viti 2006 gjatë studimit të kryer nëpërmjet pyetësorëve të realizuar nga PPNEA në fillimet e Programit për Rimëkëmbjen e Rrëqebullit të Ballkanit në Shqipëri.
Gjithashtu, gjatë dy viteve të fundit është vërtetuar prania e një individi të rrëqebullit të pajisur me një qafore GPS në këtë park, i cili është kapur në Parkun e Mavrovës në Maqedoninë e Veriut”, shkruan Shoqata “Protection and Preservation of Natural Environment in Albania”, që falënderon Naim Palushin për mundësinë e realizimit të kësaj videoje te mrekullueshme dhe bashkëpunëtorin tonë lokal, Arben Palushi për sinjalizimin e këtij rasti tek stafi i PPNEA-s si një dhuratë shumë e veçantë për festat e fundvitit!”

29.25-31.35....

Hmmmmmm....ne bojme plane per hidrocentrale.
Le qe...ja prishim axhes.
Masanej....moce 2.800 metra mbi nivelin e detit,NUK ka....thone gojet e liga.

Nejse....
 
murik

peace and love
Anëtar
Jul 28, 2015
Postime
8,683
Pikët
113
Vendndodhja
philadelphia
Ja sa ta vrasin edhe ate e te biem rrehate. Njerez barbare. Urrejne natyren gjallest pastertine oksigjenin. Vetem partia ka rendesi.
 
SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
61,351
Pikët
113
Tek rruga e kombit shisnin do DERRA....<thellenxa mali>,me shirt....usa.
 
Top