• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Kur Athina fliste shqip

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
12,592
Pikët
113
Vendndodhja
SIPAS KONSULLIT, JEAN GIRAUD FSHATARËT SHQIPTARË KISHIN ZOTËRUAR PJESËN MË TË MADHE TË TOKAVE NË FSHATRAT PËRRETH ATHINËS (DERI MË 1650). RAPORTI I VITIT 1820, DEKLARON SE NJË E TRETA E ATHINËS DHE PJESA MË E MADHE E ATIKËS FLISTE SHQIP. KOSTUMI KOMBËTAR GREK ISHTE FUSTANELLA SHQIPTARE

Një rrëfim bashkëkohor nga konsulli, i besueshëm, Jean Giraud, vë në dukje se ndërsa fshatarët shqiptarë kishin zotëruar pjesën më të madhe të tokave në fshatrat përreth Athinës, në vitin 1650, deri në vitin 1674, gati dy të tretat e të gjithë tokës kishte kaluar në duart osmane, dhe kultivuesit fshatarë u bënë thjesht punëtorë, në tokat për të cilat ata kishin pasur më parë të drejta më të mëdha (Collington, 1913; 38).

Megjithatë, një pjesë e shqiptarëve, sigurish që u shpërngulën në Athinë. Vaporiis citon një raport të vitit 1820, i cili deklaron se një e treta e Athinës dhe pjesa më e madhe e Atikës fliste shqip (1985; 155).

Në shtet-kombin e ri grek, krijimi i një gjuhe, një kulture dhe një folklori kombëtar (Herzfeld, 1982) u shoqërua edhe me standardizimin e gjuhës së veshjeve, si për gruan, e cila vishte atë që u bë i njohur si kostumi i parë i mbretëreshës Amalia, edhe për burrat, të cilët gjithnjë e më shumë vishnin “fustanellën” (‘fustanin’ shqiptar).
Thënie për shqiptarët
_______________
Titulli: The Making of the Modern Greek Family: Marriage and Exchange in Nineteenth-Century Athens
Autori: Paul Sant Cassia, Constantina Bada et. al.
Botues: Cambridge University Press, 1992

1642055126115.png
 
Top