• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Letërsi popullore - Anekdota

Gi de Masha

The untouchables ...
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
18,049
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë
Mos u dëshpëro para se ta kuptosh çfarë vlere ke



Një djalosh i dëshpëruar shkoi te një njeri i urtë dhe i tha: “Kam ardhë të kërkoj këshillë nga ju. Po më mundon ndjenja e pashpresës dhe nuk dua të jetoj më. Të gjithë më thonë se jam një i dështuar dhe budalla. Ju lutem, më ndihmoni!”

Njeriu i urtë e vështroi djaloshin dhe i tha: “Më fal.... jam shumë i zënë. Ka një gjë urgjente që duhet të bëj. Por, nëse pajtohesh që të më ndihmosh, unë me kënaqësi do ta kthej mirësinë”.

“Sigurisht – tha djaloshi me entuziazëm, por me mendime të hidhura se shqetësimet e tij u neglizhuan përsëri.

“Mirë”, tha njeriu i urtë dhe nga gishti i tij hoqi një unazë të vogël me gurë të çmuar. “Urgjentisht kam nevojë ta shesë këtë unazë për t’i shlyer borxhet. Prandaj merre dhe shko në treg! Mundohu ta shesësh me një çmim sa më të mirë, por mos prano më pak se një monedhë ari! Shko dhe kthehu sa më shpejt që të jetë e mundur!”

Djaloshi mori unazën dhe shkoi. Kur arriti në treg, ua tregoi unazën shitësve të ndryshëm, të cilët menjëherë e vështruan me interesim. Por, kur dëgjuan se ai e shiste vetëm për një monedhë ari, ata shpejt e humbnin interesimin. Disa shitës e përqeshën të riun në fytyrë, ndërsa të tjerët thjesht ia kthyen shpinën. Vetëm një shitës i moshuar ishte mjaft i sjellshëm dhe ia shpjegoi se një monedhë ari është çmim shumë i lartë për një unazë të tillë, dhe se ka gjasa që të merr vetëm këmbim nga bakri apo eventualisht nga argjendi.

Kur i dëgjoi këto fjalë, djaloshi u mërzit shumë, i kujtoi fjalët e njeriut të urtë që të mos pranojë asgjë më pak se një monedhë ari. Ai tashmë kishte kaluar gjithë tregun… Shumë i dëshpëruar për shkak të mossuksesit të tij, u kthye te njeriu i urtë dhe i tha: “Më vjen shumë keq, por nuk munda ta plotësoja kërkesën tuaj. Më e mira që munda të arrija është argjendi, por ju më thatë që mos të pajtohem me diçka më të vogël sesa një monedhë ari! Ata më thanë se kjo unazë nuk është aq e vlefshme.”

Njeriu i urtë i tha: “Biri im, është një gjë shumë e rëndësishme. Para se ta shesësh unazën, do të ishte mirë që së pari të përcaktosh vlerën e saj të vërtetë! Po kush mund të bëjë këtë më mirë sesa argjendari? Shko tek ai dhe mësoje sesa është çmimi i vërtetë i saj. Por, mos ia shit atij, pa marrë parasysh sa ofron! Pastaj, menjëherë eja tek unë.”

Djaloshi e dëgjoi njeriun e urtë dhe shkoi te argjendari. Ai nëpërmjet një xhami zmadhues e kontrolloi unazën dhe pastaj e peshoi. Në fund, u kthye kah djaloshi dhe i tha: “Thuaj mësuesit tënd se unë momentalisht nuk mund t’i japë atij më shumë se 58 monedha ari për këtë unazë. Mirëpo, nëse më jep pak kohë, do t’ia blejë unazën për 70 monedha ari.

“70 monedha ari?”, bërtiti djaloshi i befasuar. E falënderoi argjendarin dhe nxitoi të kthehej te njeriu i urtë, i cili kur e dëgjoi tregimin nga djaloshi mjaft i ngazëllyer, i tha atij:

“Mos harro djalosh, se ti je si kjo unaza. I çmuar dhe unik! Vetëm eksperti mund ta vlerësojë vlerën tënde. Pse atëherë, po e humb kohën tënde duke humbur nëpër treg dhe duke dëgjuar mendimet e çdo budallai?”
 

Gi de Masha

The untouchables ...
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
18,049
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë
E HUAZUAR

D NGA fb
Në një fshat në Shalë të Bajgorës, një djal i shtëpisë e kishte mërzi maqorrin që sa herë hanin bukë hynte nër sofër. Djali punonte në minierën e Trepçës dhe i lind ideja me marrë një dinamit me vete. Sapo vjen në mëngjes nga ndërrimi i natës, hanë mëngjes shpejtë dhe kap maqorrin në dorë dhe del në oborr dhe ja lidh dinamitin maqorrit në shpinë dhe e ndez fitilin. Kur e ndez fitilin, ky e lëshon maqorrin dhe fillon mu largu nga maqorri. Maqorri nga frika e që ndizej fitili i dinamitit fillon të vrapojë drejtë e në shtëpi. Ky djali kur e pa çka po ndodh fillon e bërtet: Oj nanë, ikni se jau kajti nanën maqorri. Maqorri drejtë e nër sofër e për fat në momentin e fundit familjarët arrijnë të ikin nga sofra dhe shpëtojnë pa u lëndu. Pas plasjes së dinamitit kur hyjnë në dhomë, tregonin anëtarët e familjes,maqorrit nuk ja gjetëm copat, a langu me speca e domatet piknin nga tavani i dhomës.
 

Gi de Masha

The untouchables ...
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
18,049
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë
Dikujt ia kam ** nânën ...

Shkon njani në të pame, se ish dekë dikush edhe kur hyni po ia shnosh kryet ( po i shpreh ngushëllime ) kryefamiljarit:
- A diq Haziri, a? Zoti ju lashtë shnosh!
- Jo, more qe ku asht Haziri, - po i thotë kryefamiljari
- Zoti ju lashtë shnosh për Rrustemin!
- Jo, Rrustemi asht te çajat ...
- Zoti ju lashtë shnosh për Bilallin...
- Jo, Bilalli qitu ke, po shkoj me iu qitë gjâve yshym...
Ky që kish ardhur për kryeshnosh u lodh e i ra trupaz:
- More dikuj ia kam ** nânën u dekë, po kushdo koftë Zoti ju lashtë shnosh!
 

Gi de Masha

The untouchables ...
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
18,049
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë
@drague : Tema po shikohet nga (Total: 22, anëtarë: 11, vizitorë: 11)

hahhahaha.
Nejse: lexoni ndpnjë anekdotë të cilat e kam postuar n¨der vite!

Argëtim të kënshëm,
Demka
 

Gi de Masha

The untouchables ...
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
18,049
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë
E HUAZUAR, nga Emin Halimi

Zotshpillëku...

Sali Hamiti i Aqarevës, tha, tregonte:
Baba u plak. Nji natë e nxori kuletën e ia gjou vllaut tem ma te vogël e i tha prej santit ti e ki zotshpillakun! Mue me meti hatri pse me kapercei mue, tuj kanë vlla ma i madh. I thash 'Babë nuk po ban mirë! Pse ky zot shipe e jo une?'
Hajt, hajt, tha se e di une...
Te nesrit, vllau duel n'Pejë. Në të errun, p'e shohim qe po vjen me nji gjâ t'zezë... Çka ka ble, more?- thamë...
Çka me pa, e kish ble nji buell!
- Pse bre vlla e bleve ket' buell, çka t'vyjti?
- Hajt, hajt - tha baba- se tek asht i mire për damazllak (damazllak - per me i mbajtë bollicat me të)...
- Çfar damazllaku more, po na s'e kena asnji bollicë!
Nejse e lidhem n'ahër, po, sa u rahatuem, t'iu shkoi t'gervallne gjâve.
- Ou mulne, kqyrni çka u bâ, briti baba.
Buelli e kish këput kërpeshin e ishin kputë tana gjâtë...
- Çka u bâ bre, veti baba...
- O, thash, p' u ethshin me lopë e vjeta e mzet e çka ka! Krejt njâ mi njâ ishin!
...
T' nesrit, gratë i kishin la teshat e kishin shtrê n'gardh...
P'e shoh, tha, buellin iau ka msy tirqve t'babës... Ia ngjiti kâmës, krrup-krrup-krrup... Kur i ka shkue kah guni, kam britë: ou mulne tirqtë e babës! ( nuk kish tjerë, ish metë n' tlina...)
At'herë i plasi zemra babës e briti n' kup t' qellës: Hajde, ishalla edhe trenat e shpisë don me na i hangër !!!...
 

Gi de Masha

The untouchables ...
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
18,049
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë
LUM E MJER
Kallxojke babagjyshi im, Milazimi, rahmet i pastë shpirti.
E kish pas gjetë njani i Shtuticës ni allti edhe u gëzue fort e ia nisi e po bân:
- Oooo, i lumi unë i lumi cka kam gjet! Ooooo, lumi unë i lumi....
edhe ia nisi e po luen me tâ, po e "raportirat", herë ia shtike, herë ia nxirrke fishekët...
qashtu tuj lujt, kur ka ba alltia bam, e këtij t'i bie në kambë e t'ja hoqi kapakun e gunit!...
t'ia nisi ky e po kukat:
- Ah mejri û i mjeri çka m'gjet! Ah mjer û i mjeri...

Sa lum, qaq mjer!

Porosia: s'duhet t'u gëzohemi e të mashtrohemi prej gjerave që në shikim të parë na duken të bukura e joshëse, sepse mund të kesh pasoja fatale prej saj!
 
Last edited:
Top