• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Lideri me strateg ne historine e kombit Shqipetar

Cili mendoni se ka qene apo eshte lideri me strateg ne historine e kombit Shqipetar?

  • Ismail Qemali

    Votes: 4 7.1%
  • Isa Boletini

    Votes: 1 1.8%
  • Leka Zogu

    Votes: 0 0.0%
  • Enver Hoxha

    Votes: 13 23.2%
  • Ibrahim Rugova

    Votes: 5 8.9%
  • Sali Berisha

    Votes: 2 3.6%
  • Adem Jashari

    Votes: 4 7.1%
  • Fatos Nano

    Votes: 2 3.6%
  • Hashim Thaci

    Votes: 1 1.8%
  • Edi Rama

    Votes: 3 5.4%
  • Skenderbeu

    Votes: 21 37.5%

  • Total voters
    56

Iluzionisti

V.I.P
Anëtar
Jan 9, 2020
Postime
2,251
Pikët
113
Ti them edhe me emra Po deshe se kush e ka votuar Dullen ??... por ndjenja/emocioni per fat te keq ne raste te tilla nuk ka te bej me Historine dhe as krimet. ?
Jo sme duhen emrat!

Per mendimin tim tema duhet te fshihet ...kaq! Asht turp!!
 
Zana

🇦🇱e....Thjeshte🇦🇱
Anëtar
Oct 21, 2013
Postime
41,036
Pikët
113
Vendndodhja
?
Jo sme duhen emrat!

Per mendimin tim tema duhet te fshihet ...kaq! Asht turp!!
Para se te kerkosh k’te ....Kerko qe te hapen edhe ato vota, qe te dali edhe e verteta. ?
 
Angel69

Mia San Mia
Staff member
Anëtar
Oct 20, 2010
Postime
3,418
Pikët
83
Vendndodhja
Allianz-Arena
Në konferencën e paqes në Paris, perfaqësuesi i delegacionit grek, për të bindur të pranishmit se Shqipëria e Jugut është tokë greke, në mes të tjerash tha se të gjitha kishat në Shqipërinë e Jugut janë me mbishkrime greke. F. S Noli që perfaqësonte delegacionin shqiptar, i dha këte përgjigje grekut:
"Në pjesën veriore të Parisit është një kishë me mbishkrimin grek, prandaj Komisioni i Paqes, le ti japi grekut njëherë Parisin, pastaj kur të dojë të vijë të shohë mbishkrimet greke në kishat tona.
 
Kasëmi

VI I MCMLXXIII
Anëtar
Aug 13, 2019
Postime
4,679
Pikët
113
Ismail Qemali --> plak zevzek
Isa Boletini --> Bole
Leka Zogu --> Oportunist
Enver Hoxha --> Batakci
Ibrahim Rugova --> As mish, as peshk
Sali Berisha --> Shpellar
Adem Jashari --> Dhe i vetem trim ne lufte
Fatos Nano --> legeni i te gjitha koherave
Hashim Thaci --> Gjarper
Edi Rama --> Neperke
Skenderbeu --> Tradhetaro-mercenar

p.s. votoj shoku_tankun per veprimtari te shquar...
 
Mano

V.I.P
Anëtar
Aug 8, 2011
Postime
12,652
Pikët
113
Si strateg ne ate list mund te vecohet vetem Skenderbeu i cili eshte futur ne historine e Europes ne mos gaboje si nje nga 5 gjeneralet me te sukseshem!

E vetmja gje qe nuk arriti te bej ishte shpallja e Mbretit te Shqiptareve.

Kete e arriti vetem Naltmadhnia e Tij, Shkelqesia e Tij dhe njekojesishte nderi i gjith kombit shqiptar Ahmet Bej Zogolli I Mbreti i Shqiptareve i njohur dhe i pranaur si ie tille jo vetem nga vet popullit shqiptare por edhe nga Europa e kohes!
 
pablito

plata o plomo
Anëtar
Apr 7, 2020
Postime
2,867

Strateg lufte po,jo politik!Strateg politik ishte Hamzai me sa kam degju!
 
Mano

V.I.P
Anëtar
Aug 8, 2011
Postime
12,652
Pikët
113
Strateg lufte po,jo politik!Strateg politik ishte Hamzai me sa kam degju!
I ka patur te dyja edhe lufte edhe politik. Ka qene edhe politikan edhe luftetar. Nuk mund te siguroje dote perkrahje nga princeat e Italise se asaj kohe pa bere pereveshje reciproke. Keto mareveshje ishin politike e kohes!
 
pablito

plata o plomo
Anëtar
Apr 7, 2020
Postime
2,867
Pikët
113
I ka patur te dyja edhe lufte edhe politik. Ka qene edhe politikan edhe luftetar. Nuk mund te siguroje dote perkrahje nga princeat e Italise se asaj kohe pa bere pereveshje reciproke. Keto mareveshje ishin politike e kohes!
Ma ka then dikush qe e kishte mare vesh nga nje prift italian!Hamzai dinte 5 gjuhe dhe kishte mbaru per drejtesi ne Venedik dhe sishte dakord me Skenderbeun qe te dezertonin sepse Sulltani i kishte premtu gjithe tokat arberore nqs pushtonin Hungarine!!
 
King Bardhyl

V.I.P
Anëtar
Mar 24, 2015
Postime
11,147
Pikët
113
Ma ka then dikush qe e kishte mare vesh nga nje prift italian!Hamzai dinte 5 gjuhe dhe kishte mbaru per drejtesi ne Venedik dhe sishte dakord me Skenderbeun qe te dezertonin sepse Sulltani i kishte premtu gjithe tokat arberore nqs pushtonin Hungarine!!
Universitetin "Kristal" apo "Vitrina" kishte mbaruar atje ne Venedik? ``fumato``
 
Mano

V.I.P
Anëtar
Aug 8, 2011
Postime
12,652
Pikët
113
Ma ka then dikush qe e kishte mare vesh nga nje prift italian!Hamzai dinte 5 gjuhe dhe kishte mbaru per drejtesi ne Venedik dhe sishte dakord me Skenderbeun qe te dezertonin sepse Sulltani i kishte premtu gjithe tokat arberore nqs pushtonin Hungarine!!
Politika eshte art i mareveshjes midis dy kaheve te kundert per te arritur qellime reciproke. Ajo e Hamzait ishte tradheti.

Politika e Skenderbeut ishte per vetmbrojte te territorit arbenor te asaj kohe ku perfshihej nje pjese e mbetur ne Greqi dhe gjith Maqedonia ne mos gaboj. Prandaj ai u quajt Princ i Epirit. Kjo eshte edhe arsyeja per greket mundohen te pervetesojne keto dy terme as sa edhe e ndane Maqedonine me preteksin se pjesa e jugut i ka takuar Greqise. Eshte loje shume shume tinxare ajo e grekeve.
 
pablito

plata o plomo
Anëtar
Apr 7, 2020
Postime
2,867
Pikët
113
Politika eshte art i mareveshjes midis dy kaheve te kundert per te arritur qellime reciproke. Ajo e Hamzait ishte tradheti.

Politika e Skenderbeut ishte per vetmbrojte te territorit arbenor te asaj kohe ku perfshihej nje pjese e mbetur ne Greqi dhe gjith Maqedonia ne mos gaboj. Prandaj ai u quajt Princ i Epirit. Kjo eshte edhe arsyeja per greket mundohen te pervetesojne keto dy terme as sa edhe e ndane Maqedonine me preteksin se pjesa e jugut i ka takuar Greqise. Eshte loje shume shume tinxare ajo e grekeve.
Me tha @Mano ,qe tradhetia e Hamzait lidhet me shum me urrejtjen sepse Hamzai donte Doniken,i ishte premtu nga babai Donikes,por ky kishte nderru ane dhe e martoi me Skenderbeun!Dhe skenderbeu e dinte kete fakt!
 
peshkaqeni33

nje ze midis jush
Anëtar
Jan 29, 2011
Postime
8,417
Pikët
113
Vendndodhja
Kush tha, qe s'jemi komshinj!
Ismail Qemali --> plak zevzek
Isa Boletini --> Bole
Leka Zogu --> Oportunist
Enver Hoxha --> Batakci
Ibrahim Rugova --> As mish, as peshk
Sali Berisha --> Shpellar
Adem Jashari --> Dhe i vetem trim ne lufte
Fatos Nano --> legeni i te gjitha koherave
Hashim Thaci --> Gjarper
Edi Rama --> Neperke
Skenderbeu --> Tradhetaro-mercenar

p.s. votoj shoku_tankun per veprimtari te shquar...
Po mire qe paske mburrur nje shqiptare se te tere legena i ke nxjerre.
Po c'beni keshtu ju? Do ti vini gishtin kokes apo fol budalliqe pa censure. ore e keni kuptuar steptapthi demokracine ju.
Demokraci eshte dhe italia, po nuk le asnje te flasi keq dhe ti shaj bijt e saj. Dhe kur i vlerson ajo i vlerson gjithe bota. Ajo dalngadal po kerkon te reabilitoj edhe figuren e musolinit, qe i ka pjerdhur ne koke historia. Edhe asaj po kerkojne dalngadal tia ndryshojne eren.
Jo ne qe i kemi te gjithe si florinj. Ne qe nuk i vlersojme vet, nuk na i vlerson as bota figurat tona.
 
peshkaqeni33

nje ze midis jush
Anëtar
Jan 29, 2011
Postime
8,417
Pikët
113
Vendndodhja
Kush tha, qe s'jemi komshinj!
Une nuk votova per Skenderbeun megjithese isha ne medyshje.
Skenderbeu per mendimin tim ishte strateg ushtarak, nga me te medhenjte qe ka pare bota. Ndoshta edhe me i zoti se Aleksandri i madh ne artin luftarak. Mirpo nuk ishte dijetar i madh. Po e theksoj i madh. Domethene njohurit e tij nuk shkonin paralel me aftesit luftarake sic shkonin tek Aleksandri i mash pershembull.
Ai kishte rastin me te mire ta kishte bere Shqiperin perandori dhe sot do fliste ndryshe historia. Por nuk e beri dhe une per kete nuk e votova.
 
Te kishte qene komunist do e kishe votuar me te dyja duart :p

Nga ata te listes eshte i vetmi qe mund te quhet strateg. E imagjinon ti cfar presioni eshte per nje vend te vogel sic ishte Arbnia e kohes vazhdimisht e sulmuar nga nje Perandori ku erdhen vete dy Sulltan? Ca te bente me teper ai aq me teper kur Eueropa e Krishteret vepronte si kurve qe ishte dhe qe vazhdon te jete edhe sot!

Te gjith e tradhetuan heret a vone. Fatkeqesia jone ishte vdejka e Papes i cili po pergatitej per nje kryqezate te trete ku Skenderbeu do kryesonte. Dhe e dyta me fatale me fatale vdekja e Skenderbeut parakihe dhe nga nje mushkonje pale. Fati me ne ka qene shume cinik!
 
murik

peace and love
Anëtar
Jul 28, 2015
Postime
2,774
Pikët
113
Vendndodhja
philadelphia
Nuk kemi pas kurre lider strateg pervec Gjergj Kastriotit. Zogu beri dicka per ate periudhe sa pati mundesi. Te tjeret ishin e jane sherbetore te fqinjeve
 
luleshtrydhe

V.I.P
Anëtar
May 4, 2016
Postime
8,552
Pikët
113
Fjale e madhe kjo Strateg dhe mendoj qe asnjerit prej ketyre nuk i qendron si duhet edhe pse votova per Adem Jasharin sigurisht, te pakten ishte me besniku nga te tere ✌
 
Kasëmi

VI I MCMLXXIII
Anëtar
Aug 13, 2019
Postime
4,679
Pikët
113
Po mire qe paske mburrur nje shqiptare se te tere legena i ke nxjerre.
Po c'beni keshtu ju? Do ti vini gishtin kokes apo fol budalliqe pa censure. ore e keni kuptuar steptapthi demokracine ju.
Demokraci eshte dhe italia, po nuk le asnje te flasi keq dhe ti shaj bijt e saj. Dhe kur i vlerson ajo i vlerson gjithe bota. Ajo dalngadal po kerkon te reabilitoj edhe figuren e musolinit, qe i ka pjerdhur ne koke historia. Edhe asaj po kerkojne dalngadal tia ndryshojne eren.
Jo ne qe i kemi te gjithe si florinj. Ne qe nuk i vlersojme vet, nuk na i vlerson as bota figurat tona.
Ti konceptin e demokracise nuk e ke kuptuar akoma... demokracia hyn ne cdo sistem, kapitalist, feudal, socialist etj. Nese do ishte ajo pozitivja qe ti pretendon atehere do te kishim nje sistem te vetem qe ky popull do te kishte kaluar dite te bardha.... mua nuk me rezultojne dite te bardha pervecse dite te felliqura.
Keta nuk bejne pjese tek bijte e bijat se jane tradhetare, ambicioze dhe budallenj. Le qe njehere ne lufte shkojne vetem budallenjte gje qe tregon mungese te theksuar diplomacie.

p.s. sa per pepinot t'i shoh te gjithe ne litar nuk me ben aspak pershtypje
 
Anëtar
Feb 29, 2012
Postime
4,956
Pikët
83
SOT Online, 8 Tetor 2020

Pse Ahmet Zogu lartësohet gjithnjë e më shumë?!
Shkruar nga Ekrem Spahiu

Si sot 125 vjet më parë, më 8 Tetor 1895, lindi Ahmet Zogu-Mbret i shqiptarëve, i cili që në rininë e hershme u thirr dhe iu përkushtua Shqipërisë në të gjitha momentet vendimtare historike të saj, duke filluar që nga shpallja e Pavarësisë dhe gjatë gjithë jetës së tij. Regjimi komunist, jo vetëm që la pasoja të rënda në dimensionin kombëtar, goditi liritë e të drejtat themelore të njeriut, varfëroi në ekstrem vendin ekonomikisht, etj., por deformoi rëndë edhe historinë e Shqipërisë. Për të arritur këto qëllime, i nisur nga kritere klasore e politike, u përpoq të errësojë dhe madje të shuajë çdo kontribut e vlerë të dinastive dhe personaliteteve historike, midis tyre edhe të Ahmet Zogut. Historia e Shqipërisë është në një proces rishikimi, duke e ngritur secilin në piedestalin legjitim përkundrejt kontributeve që ka dhënë në dobi të atdheut, shtetit dhe popullit shqiptar. E vërteta dhe faktet po dëshmojnë se figura e Ahmet Zogut, po lartësohet gjithnjë e më shumë. Është një fakt i njohur se Shqipërinë dhe nacionalizmin shqiptar e mbajtën gjallë më të interesuarit, oxhakët dhe personalitetet që e kishin lidhur fatin e tyre me fatin e Shqipërisë. Dinastia Zogolli njihet si njëra prej tyre. Ahmet Zogu, bir i kësaj dinastie, përfaqësoi krahinën e Matit në Kuvendin e Vlorës për shpalljen e Pavarësisë. Në roje të pavarësisë së saposhpallur të vendit, ishte pikërisht Ahmet Zogu, që organizoi dhe angazhoi forcat e tij në Kakarriq kundër forcave serbo-malazeze, duke vënë jetën e tij në sakrificë për lirinë e Atdheut.

Intuita, interesimi dhe detyrimi i brendshëm kombëtar, do ta çonte atë të bëhej një nga organizatorët kryesorë të Kongresit të Lushnjes, ku mori përgjegjësinë e madhe të sigurisë së punimeve të tij. Me meritë, Kongresi e caktoi ministër të Brendshëm, një post që kërkonte kurajo dhe guxim. Në mbështetje të vendimit së qeverisë të dalë nga Kongresi i Lushnjes për ta bërë vendin me kryeqytet, ishte vendosmëria e Ahmet Zogut që i hapi rrugën qeverisë së re për t’u zhvendosur dhe instaluar në Tiranë. Ministri i Brendshëm A. Zogu me trupat e xhandarmërisë që sapo krijoi, vuri autoritetin e shtetit me rend dhe siguri në të gjithë territorin e vendit.

Koha, kontributet, këmbëngulja, vendosmëria, vizioni dhe angazhimi me burime njerëzore e financiare do ta sillte natyrshëm që Ahmet Zogu të besohej në postin e kryeministrit të vendit, një post që, kur e mori, e mbajti pa ndërprerje për rreth dy vjet. Jetëgjatësia si kryeministër ishte një kontribut domethënës për stabilitetin e vendit. Kujtojmë se nga viti 1912 e deri në atë kohë, Shqipëria kishte ndërruar 17 qeveri. Jetëgjatësia e tyre ishte mesatarisht 7 muaj, madje pati qeveri që zgjati vetëm disa orë! Nëse vijonin qeveri me paqëndrueshmëri të tilla, me siguri do t'i kushtonin rëndë shtetit e kombit shqiptar, veçanërisht në periudhën tepër kritike midis dy luftërave botërore. Nën autoritetin e kryeministrit Zogu, vendi fitoi një status të qëndrueshëm në të gjitha drejtimet. Për herë të parë dhe të vetme në historinë parlamentare të Shqipërisë, Parlamenti u formësua në dy dhoma: Senati dhe Dhoma e Deputetëve. Në kushtet kur përvoja politike shqiptare ishte e mangët dhe roli i kryeministrit relativisht i prekshëm, një Parlament me dy dhoma ishte zgjidhja më e mirë për të vendosur e ruajtur ekuilibrat politikë. Me kalimin në sistemin e Mbretërisë, këtë ekuilibër e garantonte vetë mbreti. Me shpalljen e Mbretërisë, Ahmet Zogu e orientoi të gjithë strukturën dhe institucionet e qeverisjes për nga modelet më të mira perëndimore. Si rrallë herë në historinë e Shqipërisë, ai thirri ekspertizën më të mirë juridike, ekonomike, ushtarake dhe diplomatike të shteteve perëndimore. Statuti Themeltar, Kodi Civil, Kodi Tregtar, Kodi Penal, etj., të hartuara nën këtë ekspertizë, shënuan shkëputjen e plotë nga legjislacioni i periudhës osmane dhe e orientuan zhvillimin e Shqipërisë për nga potencialet demokratike. Ministrat, deputetët, ambasadorët e kohës së Ahmet Zogut u zgjodhën nga njerëzit më të ditur të vendit. Ata u vunë në shërbim të shtetit dhe shtetasve sikurse e kërkonte formimi dhe statusi i tyre. Nuk mund të imagjinohej që ata t'i përdornin këto poste në shërbim të interesave të tyre. Mbi këto baza, u krijua edhe administrata e shtetit, ku edhe sot, dokumentacioni i asaj kohe mbetet si etalon korrektese ligjore.

Me përvojën dhe autoritetin e krijuar, kontrolli i territorit u forcua në atë shkallë sa, në të gjitha kohërat më pas, kujtohet me nostalgji fakti që një xhandar i vetëm mbante rendin e qetësinë në një zonë të caktuar. Me ekspertizën më të mirë perëndimore u ngrit Ushtria Kombëtare, me të gjitha strukturat krahasuese europiane, të cilës iu dha një mbështetje e pashembullt, duke i alokuar buxhet parësor. U shenjtërua prona dhe Kadastra si elemente themelore të së drejtës. Liria e shprehjes dhe e shtypit në epokën zogiste ishte e plotë. Është fakt, që në atë periudhë u botuan gazeta të gjithfarëllojshme opozitare, në të cilat nuk ishte blasfemi dhe nuk ndëshkohej kush pse shkruante kundër qeverisë apo edhe vetë mbretit. U vunë në eficencë të plotë pasuritë tokësore e nëntokësore të vendit. U ndërtua nga fillimi infrastruktura rrugore dhe ura të shumta. Pikërisht në atë kohë mori formë kryeqyteti shqiptar, me korpuset kryesore,të cilët akoma edhe sot përbëjnë pasaportën e identitetit të tij urban. Shteti në kohën e Mbretit Zog, e bëri krenar shqiptarin, ku me politikat e ndjekura, iu garantua lëvizja e lirë me një pasaportë të denjë për të paraqitur identitetin e tij në çdo vend të botës. Paraja shqiptare, napoloni i famshëm, ishte një nga monedhat më të forta të kohës. U masivizua arsimi kombëtar duke i dhënë prioritet edukimit të brezit të ri me frymën kombëtare. U respektuan, si në asnjë vend fqinj, të drejtat e minoriteteve për arsimim në gjuhën e tyre. Mbretëria shqiptare garantoi me ligj lirinë e besimeve fetare. Me një lëvizje të vendosur dhe të papërsëritshme, krijoi të gjitha kushtet për shpalljen e Autoqefalisë së Kishës Ortodokse Shqiptare (12 prill 1937). Ndërkohë, Zogu qysh në vjeshtën e vitin 1925, kishte garantuar ngritjen në Shqipëri të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane. U krijuan kushte dhe u kërkua që shoqëria të emancipohej në të gjitha planet. Në këtë kuadër, ajo u çlirua nga ngarkesat e paarsyeshme fetare, sikurse ishte mbulesa e jashtme e grave. Sot, shqiptarët në të gjitha trojet kombëtare, gjithnjë e më shumë po i evokojnë vlerat, kontributet dhe arritjet e Mbretërisë Shqiptare. Ajo zgjati vetëm 11 vjet, por i la Shqipërisë një trashëgimi të pashlyeshme e cila, në shumë drejtime, është e paarritshme edhe sot.

Faik Konica, një nga mendjet e ndritura të kombit shqiptar, deklaronte se "Shqipëria ka njërin prej ekzekutivëve më të shquar të botës". Ndërsa Fan Noli, kundërshtari politik i Ahmet Zogut, deklaronte se "Ahmet bej Mati, është djalë fare i ri, por luan nga zemra dhe hekur nga karakteri”.

Këto vlera bëhen akoma më të prekshme e të ndjeshme, kur shqiptarët bëjnë krahasimin se çfarë panë pas Ahmet Zogut, nga prilli 1939 dhe shohin ende sot.
 
Top