@doganieri shife i cik ktu ke baba, dhe me korigjo nese m'ka lon menja dhe memoria:

- Ke 800-ta VM (Vale te Mesme) dilte Radio Titograd qe nigjojshim Pozdravin

- Ke 1000-shi dilte Radio Tirana me emisionin e preferuar Heroizmi i Popllit tone ne Shekuj ora 12:00

- Pak me majtas se Radio Tirana, dilte Radio Uno ndersa po ti jepshe pak ne te djathte dilte Radio Due me Hit-Parade e famshme cdo te shtune ora 13:30 dhe ritransmetim 16:30 uhr!
I njejti emision transmetohej edhe te Dielen ne oren 13:00! (Gjithmone ne Radio Due)
Praktikisht Tirona ishte ne mes te ktyre dy tansmetuesve! (Radio Uno dhe Radio Due)

.
- Duke vazhduar akoma pak majtas pra pertej Radio Uno, dilte nji stacion yugosllav qe quhej : Radio Bar dhe qe ishte Radio e Tivarit ne Crna Gore (YU). Kjo radio te kenoqte me musike Pop-Rock te kohes te viteve 80 dhe rock'un Yugosllav.
E mira e kesaj studio transmetimi ishte qe nuk kishte reklama, llafe koti etc etc...
- Tek 600 VM dilte Radio Beograd por pak me dobet se te gjitha te tjerat qe permenda me siper!
Duke shkuar djathtas me manopolen, ne 1400 VM dilte stacioni me fame botnore qe i pelqente aq shume
@drague , dhe qe ishte:
"Radio Tirana per Shqiptaret Jashte Atdheut" qe transmetonte nga Radiostacioni i Fllakes (Durres) dhe qe mbyste gjith Evropen me sukseset e Shqiperise Socialiste, fanar ndricues neper bote.

- Ne mes te 10-tes dhe 11-tes ne VS (Vale te Shkurtra) transmetonte VOA me Elez Biberaj cdo dite ne oren 18:00, dhe ne 20:30.
( o
@cool_shqype , o
@murik, po ju mer babe mani men gjo? )