• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Momente me veten . Copeza shpirti .

peshkaqeni33

nje ze midis jush
Anëtar
Jan 29, 2011
Postime
8,505
Pikët
113
Vendndodhja
Kush tha, qe s'jemi komshinj!
Po. Por kam afro nje vit e gjyse qe nuk arrij te shkruaj me ?
Kam dhe te tjera ama ,te vjetra ,do? :)
E-he... Silli.

Do te keshilloja te shkruash. Shkruaj histori fantazi kot. Mos u ndal ne pershkrime, beji vetem kur jane te nevojshme per te shpjeguar skenen qe ke ne koke, sepse shphegimet dhe pershkrimet e teperta behen te merziteshme dhe te humbasin interesin e leximit. Gjithmon ajo qe te terheq eshte historia e bukur. Keshtu stervitu.
Narrativen e mendimet e ke te Kendeshme dhe te sakte. Pra lidhjem kuptimore dhe rrjedhen e mendimit. Ti duhet te kalosh ne stadin tjeter, ate te ndertimit te sakte te historise. Ta besh me terheqese.
Hidh ndonje histori, se dora dores flasim. Kam ndermend te bej shkrimtare se ke talent. Ki kujdes kur shkruan mos te imitosh ato qe ke lexuar, por krijo nje stilin tend.
 

Nicktjeter

Per aspera ad astra.
Anëtar
Sep 24, 2013
Postime
3,719
Pikët
113
E-he... Silli.

Do te keshilloja te shkruash. Shkruaj histori fantazi kot. Mos u ndal ne pershkrime, beji vetem kur jane te nevojshme per te shpjeguar skenen qe ke ne koke, sepse shphegimet dhe pershkrimet e teperta behen te merziteshme dhe te humbasin interesin e leximit. Gjithmon ajo qe te terheq eshte historia e bukur. Keshtu stervitu.
Narrativen e mendimet e ke te Kendeshme dhe te sakte. Pra lidhjem kuptimore dhe rrjedhen e mendimit. Ti duhet te kalosh ne stadin tjeter, ate te ndertimit te sakte te historise. Ta besh me terheqese.
Hidh ndonje histori, se dora dores flasim. Kam ndermend te bej shkrimtare se ke talent. Ki kujdes kur shkruan mos te imitosh ato qe ke lexuar, por krijo nje stilin tend.
Kam shume difekte. Edhe tek krijimi i historise bej sh lemsh. Ndonjehere e nis ne veten e 3 pastaj humbas e kthej ne veten e pare. Detajet qe fus jane te atilla qe duhet se sben nje lexues i kujdesshem sepse fut ne pune fantazine. Anon shume nga abstraktja dhe erotika.
Me kane thene te fus me shume detaje,por ndonjehere mendoj..qe nese nuk i fus do te thote qe sjane te nevojshme.
Kjo quhet : nje kurtizane ne teater
Ishte zagushi ate te merkure me shume se ditet e tjera. Caji i ftohte me gjethe mente te fresketa po fillonte te ngrohej. Murakamin qe lexoja...dhe djersa qe ndjeja ne kurriz po behej e bezdisshme. As kenget kubane ne radio sbenin efektin e duhur. I vetmi lokal ku zerat ishin me pak se nje peshperitje. Karrigia perballe u largua dhe pashe silhouetten e tij qe u rehatua pasi futi nje gisht nen kollare dhe u clirua. Nje sikur ka marre zonjusha porositi. Pastaj veshtroi mua..veshtroi goten e shtoi : plus dy shotsa gin brenda. Fundi qe arriten tek gjunjet me palat e shkujdesura nxirrte ne pah kofshet e nxira dhe te djersitura. Ndersa erdhi pija ndjeja veshtrimin e tij, hiri tha. Ne dore kisha harruar cigaren qe digjej dhe hirin qe derdhej mbi tavoline. Vere?- vazhdoi me pytjen ndersa me ishin thare gryket dhe caji ishte ngrohur. Pohova me koke. Vera erdhi. Te dy shijuam ca gellenjka. Nuk e di nese syte e tij magnetik bene qe te perplasja mollzat e gishtave tek bishti i gotes e te kendoja me ze te ulet "la vie en rose" . Dhe ai mbylli per nje sekond syte u mbeshtet tek karrigia e nxori paketen e tij te cigareve. Po rrija me nje te huaj ne tavoline po kendoja,lexoja dhe po pinim vere. Ai me ofroi nga cigaret e tij dhe une pranova. Shtellungat e tij te tymit perplaseshin te kraharori im me pahir. Kollarja e tij jeshile cekte majat e gishtave te mi. Syte e tij studion cdo pike djerse ne qafe ndersa bashkoheshin me floket dhe kaloi gjuhen lehte mbi buze. Vapa kishte thare cdo por ne lekurat tona. Ai veshtroi oren dhe pas pak u ngrit. Ndersa une ngela me zemren e ngritur peshe per nje hov desh u ngrita por ai ndaloi dhe tha : te nesermen ne te njejten ore? Pohova me koke. Pas pak minutash duhej te isha dhe une ne teater ndaj u ngrita me gjunjet cdo organ femeror qe pulsonte brenda meje dhe shpejtova hapin. Sapo kishte filluar shfaqja dhe u ula ne vendin e pare te gjetur bosh.
Ajo ishte nje pianiste cekosllokave ,gishtat e saj te holle perkedhelnin cdo pentagram dhe fustani i saj i bardhe nylo derdhej me aq hir mbi te. Dhe pas nje gote vere nje te huaj qe shkundi jeten time me nje facolete nga ata qe kishte qendisur nena per mua ,fshiva cepet e syve.

Diten e dyte kisha akoma per te lexuar. Fustani veror ne dantella anash nxirrte ne pah te pasmet e mia. I njejti lokal , e njejta muzike i njejti i huaj qe u ul ne karrigen perballe e njejta alkimi qe me rrembeu. Liroi serish qafen nga kollarja. Porositi vere dhe kesaj rradhe sdenjoi me asnje shikim. Ose duhet te jete i cmendur ose totalisht me probleme deri ne fyt. Libri ishte "Kurtizane Aisha". Syte e tij ishin te zinj..te thelle..te zinj pus. Cben nje kurtizane kur nuk eshte e detyruar te studioje te huajt? Pytja e tij erdhi si rrufe. Ndaj mora goten e veres u ngrita dhe thashe iken ne teater cdo dite per dy jave rresht e fshin syte akoma pa u njomur. U ngrita dhe ai priste. Une prisja veten. Ndaj u ktheva : neser ne te njejten ore? Zgjati goten nga une dhe une vrapova drejt teatrit. Kesaj radhe lotet preken faqen. Tingujt tregonin per nje ushtar dhe nje armike. Se si ushtari e donte dhe se si armikja u sakrifikua per te. Gishtat e holle te cekosllovakes ishin dicka jashte perditshmerise.
Te nesermen ika serisht ne te njejtin lokal. Pas gotes se 3 te veres e ai nuk vinte. Dhe ndersa kemisha prej sateni ngjitej me shume ne trup urdherova kembet te ngriheshin. Ai sdo vinte me mesa duket. Sapo dola jashte ai u gjind perballe me nje gramofon ne dore dhe kenga la vie en rose, qe dilte dobet nga aty. Mendova se sdo dilje me tha, pa mendo te hyja me kete ne lokal kushedi si do me shihnin njerzit. Ne te vertete njerezit ishin rreth tij dhe prisnin cuditshem. E kapa nga dora dhe arrita tek shkallet e pallatit. E une mendova se sdo vije me i thashe duke i hedhur kembet rreth belit.Pantallonat e tij u hapen. Kemisha ime prej sateni u shperthye nga kopsat dhe nje dere ne pallat hapej. Dhembet e tij u ngulen tek majat e gjokseve dhe ndjeva mishin e tij brenda meje. Hapat afroheshin ndersa ai luante me qafen time dhe ndjeja floket qe terhiqeshin nga pas. Isha pezull ne ajer duke u mbajtur tek nje shkalle hekuri dhe po i ofrohesha nje te huaji si nje kurtizane e nje libri cfare do. Psheretimat tona u bene te shpeshta. Hyrjet e daljet e tij brenda trupit tim do sillnin shpejt ne kthina te paepshme keshtu me nje ze te mbytur aty afer veshit te tij nxora gjithe deshiren per te.
Futi thelle koken time mes gjokseve dhe ndjeva ngrohtesine qe derdhej mbi kofshet e mia. Me terhoqi nga dora ne menyre te rrufeshme dhe dolem ne ane tjeter te shkalleve. Hapat kaluan dhe ai buzeqeshi lehte. U ngrit. Une hapa deren e apartamentit dhe solli gramafonin aty. Mbylli deren lehte dhe une u shemba ne shtrat. Kenga la vie en rose qendronte akoma dhe une nuk e dija ne c'udhe te kontrolloja emocionet. Por se bera. Shpertheva ne te qeshur e ne te qare. E marra Mare i thashe vetes.
Te nesermen udhetova gjate. Kembet me dhimbnin nga kepucet dhe ne darke iu afrova lokalit. Kamarjeri mohoi me koke dhe une u largova. Po ashtu dhe diten tjeter. Dhe diten tjeter akoma..aq sa u dorezova. Skisha me as teater per te pare. Asgje sdo ma shkundte me zemren. Dhe u bera gati te nisesha. Dy gota vere degjova zerin e tij.
U shemba ne karrige. Buzeqeshi lehte. A thua e dinte mire se une do shembesha e do e prisja. "Kurtizane Aisha" kesaj rradhe po e lexonte ai me cigaren qe e harroi me gishtave. Nuk e dija sa human ishte.
-Dimitri.
-Dimitri?
-Emri i atij me te cilin bere seksin me te mire ne jeten tende deri tani.
Buzeqeshi serisht triumfator. Ndeza cigaren e rradhes dhe piva gjithe goten e veres. Ndersa u bera gati te ngrihesha tha : kam dy bileta per ne teater..eshte nje pianiate cekosllovake qe do te beje te njomen syte Mara. Pasi kalova syte cuditshem mbi ate ai preku bllokun tim te shenimeve " leter te panjohurit me te cilin bera seksin me te mire ne jeten time deri tani". Ndjeva faqet te skuqeshin dhe terbimi te merrte rrugen, por ai me qetesi te madhe vazhdoi : Mara me ler te te njoh dhe une kam bere seksin me te hatashem me ty deri tani. U ula perballe tij dhe ai lexonte serisht ndersa une pija cigaren e fundit te asaj dite dhe e veshtroja.
Mbase..mbase diku ne antikitet ne jemi takuar mendova,mbase jemi po i njejti ushtar dhe e njejta armike qe takohen ne teater cdo nate. Porosita vere tjeter per te dy dhe ndjeva vetem shpirtin qe ngrihej peshe ne ate dite te fresket vere.
 

peshkaqeni33

nje ze midis jush
Anëtar
Jan 29, 2011
Postime
8,505
Pikët
113
Vendndodhja
Kush tha, qe s'jemi komshinj!
Bukur shume bukur!
Te thashe narrativen e ke te hatashme. Figuracionin te sakte te zgjuar dhe jo shume te ngarkuar. Metanomin e qane. Ke talent ne pershkrime. Me pelqen, se e lidh shume mire pershkrimin me qellimin e idese.

Kompozicionin e ke te ngjeshur. Pra ndertimin e tregimit. Jepi forme dhe me shume fryme etapave te tregimit. 1)Hyrjes(paraqitjes prezantuese te asaj qe do na tregosh), 2)zhvillimit te ngjarjes(pergatitja per piken kulmore te jete sa me intrigante), 3)pikes kulmore(ngjarja duhet te arrij ne pike te nxehtem nuk duhet te jete e nje trajteshme. duhet te kete nje reaksion qe produktet tia reklamosh tek pika e zgjidhjes) dhe 4)zgjidhjes e ngjarjes te shoqeruar me nje ide qe do te percosh.

Perpuno keto me histori te thjeshta sa te behen shprehi dhe ta perdoresh kompozicionin letrar natyrshem dhe pa sforco. Pra ik pas ketij rrugetimi se e perfeksionon vete me kalimin e kohes. Sa me bukur te perdoresh kompozicionin historit dalin me te bukura.

Vepra po nuk kaloi ne keto etapa nuk eshte veper(pra tregim, novel, apo roman), por eshte thjesht nje pasazh, pra nje cope e marre prej tyre.

Ke vertet talent letrar. Kushtoi kujdes kompzicionit se atje merr forme historia dhe behet terheqese. Une te inkurajoj fort te shkruash se ke talent letrar. Te cilin do ta forcosh sa me shume te shkruash.

Me kenaqesi peshkaqeni33.
 

Nicktjeter

Per aspera ad astra.
Anëtar
Sep 24, 2013
Postime
3,719
Pikët
113
Bukur shume bukur!
Te thashe narrativen e ke te hatashme. Figuracionin te sakte te zgjuar dhe jo shume te ngarkuar. Metanomin e qane. Ke talent ne pershkrime. Me pelqen, se e lidh shume mire pershkrimin me qellimin e idese.

Kompozicionin e ke te ngjeshur. Pra ndertimin e tregimit. Jepi forme dhe me shume fryme etapave te tregimit. 1)Hyrjes(paraqitjes prezantuese te asaj qe do na tregosh), 2)zhvillimit te ngjarjes(pergatitja per piken kulmore te jete sa me intrigante), 3)pikes kulmore(ngjarja duhet te arrij ne pike te nxehtem nuk duhet te jete e nje trajteshme. duhet te kete nje reaksion qe produktet tia reklamosh tek pika e zgjidhjes) dhe 4)zgjidhjes e ngjarjes te shoqeruar me nje ide qe do te percosh.

Perpuno keto me histori te thjeshta sa te behen shprehi dhe ta perdoresh kompozicionin letrar natyrshem dhe pa sforco. Pra ik pas ketij rrugetimi se e perfeksionon vete me kalimin e kohes. Sa me bukur te perdoresh kompozicionin historit dalin me te bukura.

Vepra po nuk kaloi ne keto etapa nuk eshte veper(pra tregim, novel, apo roman), por eshte thjesht nje pasazh, pra nje cope e marre prej tyre.

Ke vertet talent letrar. Kushtoi kujdes kompzicionit se atje merr forme historia dhe behet terheqese. Une te inkurajoj fort te shkruash se ke talent letrar. Te cilin do ta forcosh sa me shume te shkruash.

Me kenaqesi peshkaqeni33.
Faleminderit ?
Javen tjeter do bej dicka dhe nese ke kohe me thuaj cf nuk shkon. Dhe pastaj do e riformuloj te njejten.
Prap te falenderoj ?
 

Viking

ᛖ⃝   ᛞ⃝   ᛗ⃝   ᛟ⃝   ᚾ⃝   ᛞ⃝
Anëtar
Sep 29, 2010
Postime
17,732
Pikët
113
Vendndodhja
*𝖀́𝖑𝖋𝖍𝖊𝖉𝖓𝖆𝖗*
Nessuno sceglie di chi innamorarsi succede e basta. Ma tutti scegliamo come fare una persona a disinnamorarsi con le proprie azioni. Poi ci sono quelle coppie non coppie in qui uno dice ad alta voce che non è innamorato/a e prende le distanze vivendo come una persona sola, per la sua strada, invece per l'altro stanno ancora insieme. Quante migliaia di persone si svegliano da soli e tristi, pur essendo persone che sono capaci di dare tanto di amore! Ma la confort zone è più grande del amore. Nel elenco, ci sono anche le coppie fantasma ... che pur essendo infelici, scelgono di stare con una persona che nemmeno sopportano, basta avere l'idea che c'è una presenza nella loro vita. E alla fine sono gli ultimi... I sognatori, che più tosto stanno da soli a vita, che stabilire un legame costruito a base di finzione!!!
 

Juno

The Lion On The Jungle!
Anëtar
Oct 11, 2018
Postime
209
Pikët
63
Vendndodhja
Honolulu
...dreqi ta marre! Me ke hyre thelle ne trup, rrjedh neper venat e mia si lum me rrembim. Mendimet perplasen si dallget e oqeanit mes nje stuhie tropikale...
 

Juno

The Lion On The Jungle!
Anëtar
Oct 11, 2018
Postime
209
Pikët
63
Vendndodhja
Honolulu
Erdhe, degjova tek me tha mbasi mbylla deren dhe me shishen ne dore pohova.
-Nga kurverove deri ne kete ore te mengjesit, shtoi teksa shuante cigaren ne tavullen e tejmbushur me bishta cigaresh, me pas u ngrit dhe me mori pallton e veshur me floke debore.
-Me dashnoren, i thashe duke i treguar shishen e vodkas qe ishte rreze fundit.
U ula ne kolltuk prane zjarrit dhe e ktheva edhe nje here derisa shishja dha shpirt e nuk leshonte me asnje pike.
Ngrohtesia e zjarrit me perfshiu fytyren dhe pak nga pak nisa te c'mpihesha e te ndjeja gjakun te me qarkullonte neper vena. Ishte pothuajse erresire e vetmja drite qe frymonte ne dhome ishte ajo e flakeve qe vallzonin ne ohakun prej tulle te vendosur ne qoshe te dhomes. Ajo me erdhi prane, u ul ne dysheme dhe vendosi koken ne gjynjet e mi me shikimin per nga zjarri.
-E di Tom? Ndonjehere ndjej sikur nuk me do me dhe te betohem ka pasur raste kur e kam mbushur valixhen plot me rroba te papalosur dhe kam dal jashte, me pas jam kthyer serish, i kam palosur dhe te kam pritur deri ne oret e vona te nates me shpresen se do vije dhe e nesermja do te ishte ndryshe, do shtrihesha ne shtrat, do vendosja koken ne kraharorin tend dhe do ndjeja krahet e tu te me shtrengonin fort e me pas do zgjohesha ne mengjes dhe do te shikoja serish aty, me syte hapur dhe me makinen e shkrimit duke cukitur neper shkronja por ndodh krejt e kunderta. Ti cdo nate ben te njejten gje, behesh tap me vodka, vjen ketu dhe fillon te qahesh e te ankohesh se jeta eshte e padrejte, se asgje nuk eshte ne rregull, se je lodhur nga gjithckadhe te betohem ndonje dite nuk do e zbraz me valixhen dhe do shkoj te le vetem me dashnoren tende te dhjere, me vodkan dhe cigaret e tua qe vijne ere kerme.
E pashe dhe per nje moment, neper driten e flakeve me kaluan ne mendje te gjitha kujtimet qe kisha me te, momentet kur qeshja sa me merrej fryma, netet kur fshija lotet nga syte e saj, momentet kur ulej ne karrige dhe me nje cigare ne dore me shikonte teksa shkruaja si i cmendur, kohet kur ne shpirt isha ende femije, kur endrrat vershonin neper mendje si llave vullkani dhe pak me tutje, ne reflektimin e vaket te fytyres time ne siperfaqen e shishes se vodkas vura re fytyren time te velur, te lodhur, syte e dorzuar, buzet te pafuqishme per te buzeqeshur, kuptova se kisha vdekur, po po, kisha vdekur dhe frymoja ende.
-Me degjon cfare te them apo jo? Krisi zeri i saj si te ishte je ushetime e nje pushke franceze e kohes se Napolon Bonapartit, e fare pak me pas, vetem nje fragment sekondi me pas u degjua kercitja e shishes ne mur dhe ciflat e saj u perhapen kudo.
-Te me falesh, vetem kaq dita te them, i pafusqishem, i lodhur dhe i dorzuar per te reaguar ndaj cdo fjale qe buzet e saj belbezonin, sepse e dija qe cdo fjale ishte e vertete dhe prandaj me dhimbnin deri ne palce te shpirtit.
-Vetem kaq di te thuash, ti shkerdhate i ndyre, uleriti edhe nje here e me pas lotet filluan te rreshqisnin neper fytyren e saj te mbuluar me quka si piak shiu mbi siperfaqen e xhamit,
-Ti bastard i pashpirt, tha me gjysem zeri duke me mbajtur nga faqet me duart e saj te brishta dhe me pas me shtrengoi fort ne trupin e saj te ngrohte ku arrija te ndjeja cdo dritherime qe i kalonte neper lekure dhe e dija qe kurre nuk do me linte vetem, se kurre nuk do isha vetem dhe askush tjeter nuk mund te ringjallte femijen brenda shpirtit tim, buzeqeshjet, endrrat, shpresen, askush pervec saj, dashurise.
Me pas te tre beme dashuri, une, ajo dhe vodka.
 

Juno

The Lion On The Jungle!
Anëtar
Oct 11, 2018
Postime
209
Pikët
63
Vendndodhja
Honolulu
Je i lumtur ti Erind? -Me pyeti teksa po qendronim me kembet varur ne tarracen e nje pallati te vjeter parafabrikat. Shiu kishte pak qe kishte pushuar se reni dhe tek-tuk ndonje yll çante me drite neper degezime resh.
Ndonjehere, rralle here, i them duke i buzeqeshur me cepin e buzes dhe kthej koken nga ajo duke e pare ne syte e saj te medhenj. Floket i kishte lene te derdhura dhe viheshin re dredhezat qe kishin lene gershetat e meparshme. Kish veshur nje pale xhinse te zbardhura dhe nje xhakete te holle fesh-feshe ngjyre gri. Me pare vishte perhere rroba shumengjyrshe e kohet e fundit kishte filluar ti pelqente grija ngaqe e pelqeja dhe une, ndoshta sepse ndihesha ne habitatin tim, ne horizontet gri,ne ditet me shi, duke pire cigare mbeshtetur pas mureve me suva te vjeter, ashtu sic ndihen ne habitatin e tyre ne erresire dhe lakuriqet e nates per te pare sa me qarte. Ndersa une nuk e di kur duhet te ndihem e lumtur Erind. Edhe atehere kur ndoshta duhet, terhiqem se ndoshta nuk eshte momenti i duhur, thote duke me marre cigaren nga goja me gishtat e saj te holle e te ftohte.
Ska te beje me te duhuren, thjesht ndihesh dhe kaq ja kthej duke ja marre cigaren serish.
Epo, ndoshta kam frike me thote duke hedhur shikimin larg ne horizont ku dukeshin dritat e qyteetit dhe makinave te cilat linin kone drite kur leviznin.
Une e di, kur je e lumtur ti te vezullojne syte si te kishte brenda qindra diej qe perplasen me njeri-tjetrin. Dhe une ndjej qindra diej perbrenda kur ty te vezullojne syte.
Ndersa ty Erind nuk te vezullojne syte ndonjehere?
Ndonjehere, rralle here, kur pi cigare afer teje.
 

Nicktjeter

Per aspera ad astra.
Anëtar
Sep 24, 2013
Postime
3,719
Pikët
113
Ne mungese frymezimi per te reja,vendos te vjetrat :
Bob njekembeshi.
Bob njekembeshi ndonjehere vinte e fliste me drejtorin e shkolles sone. Hidhte syte verdalle dhe pikaste ndonje cunak qe ia kishte sjelle shpirtin maje hundes. Drejtori e kapte per veshi e fuste ne zyre dhe Bob ikte qete e qete me duart pas kurrizit.
Thonin se Bob ishte artist.
Nje dite ndersa ishim te gjithe bashke filluam te kendonim kengen e Bob njekembeshit.
Ai gjindej aty rrotull dhe ndersa te gjithe u larguan une ngela aty dhe me erdhi nje shuplake sa mbaj mend qe mu sull koka 380. Por sdoja te qaja nga inati. Dhe ndersa ai iku une i shkova pas. Me lotet anash syve gjithe inate i them eshte e kote qe thone qe je artist.
Ai me kapi per dore.
Mua me kapi paniku.
Bob njekembeshi me futi ne dyqanin e tij ku nuk shkelte kembe njeriu dhe pashe gjitha skulpturat e tij me nje kembe.
Pra Bob na paskesh dy kembe ndersa e studioja..por statujat e tij jo.
Me erdhi turp nga vetja dhe per ata qe i thonin njekembesh.
Bob i them tani jemi shoke. I zgjata doren dhe ai po ashtu.
Ai ecte rrugeve me llulle ( pipe) ne goje por asnjehere se ndizte. Pervec tani. Filloi ta shijonte gjithe qejf.
Mbase Bobit i pelqeu guximi im se di. Keshtu cdo here pas shpullave qe merrja nga mami qe sdo ikja atje une vrapoja fshehurazi tek dyqani i tij. Ai me priste me buzeqeshje dhe te dy rrinim ne heshtje ndersa ai pinte ate pak duhan te ngelur. Nje dite shkruajti nje poeme dashurie. Popo.
Se Bob njekembeshi ishte cun nga qyteti..dhe i jepte poezi cupave te fshatit te cilat skuqeshin dhe vraponin sikur te ishte i leberosus.
Bobit i qeshnin cepet e buzeve.
Ai nuk fliste shume por ndonjehere e degjoja ndersa kendonte kengen e tij.
Epo une mora nje shuplake per kete ithem nje dite..duke kryqezuar krahet ne kraharor
Dua te martohem me nje si Bob njekembeshi i thashe mamase. Ajo me mori per dore. Mendova se do fluturonte dhe kesaj rradhe ndonje dorashke por jo. Kesaj rradhe me futi ne dhome levizi celesin dhe e kyqi. Pra isha ne denim. Nga dritarja shihja mami qe eci me hapa te shpejte drejt Bobit dhe dorashken ia dha atij. Spo kuptoja pse ne ate vend vetem fluturonin shuplaka. Pashe cdo gje nga dritarja dhe ula koken ne kohen qe te mos me vinin re. Mami me ndaloi kategorisht te shoqerohesha me te. Sikur ne te ishim gjerman e ai hebre.
Por une vrapoja fshehurazi pas nje jave e mbyllur. Madje ishte gjeja e pare qe bera. Ai ndezi dhe ato pak fije duhani qei kishin ngelur dhe filloi te pinte serisht. Mustaqet iishin bere me te dendura.
Lilith' a thua te dukem i bukur?
-Me dukesh jo si te tjeret .
Ai e kuptoi mjaft qarte por vazhdoi , e si?
Se ti je Bob njekembeshi i them. Ty ste intereson cfare thone te tjeret dhe duket sikur i njeh te gjithe. Ti i ben gjerat sepse do , jo pse duhet. -Nje dite do vij ne panairin tend i them pastaj. Ndersa perkedhelja kemben e njeres skulpture. Ajo ishte nje prostitute qe njoha ne France tha.
Muaj me vone kerkova fjalen prostitute ne fjalor dhe sdi nese me pelqeu apo jo.
Vite me vone pashe filmin e Titanikut dhe vura re qe Bob kishte tallur bythen keqas me mua.
Lilith' e pse e do nje burre si une? Vazhdoi ne ate dite me shi.
Une dola jashte dhe ai erdhi pas meje zgjati cepin e xhaketes dhe me mbuloi koken. Cpo ben..?
Ia per kete Bob i them. Te tjeret do thonin eja brenda. Ti me ndoqe e me mbulove koken.
Mbase ishte hera e pare qe dikush e njohu aq pak por ai u spraps ca hapa me mori ne krahe dhe u futem prap ne dyqanin e tij. Dhe ndersa mundohej te me thante floket duke me kaluar nje peshqir gjithe boje syte iu njomen. Peshqiri eshte gjithe boje i them duke qeshur. Do bej nje statuje per ty tha. Dhe pasi vura re kembet. Une kam dy i them.
Do jete e vetmja statuje qe do bej me dy tha.
Por Bob se beri as me nje as me dy kembe. Te nesermen dyqani i tij ishte i mbyllur. As pasneser nuk u hap ndersa une trokisja te xhami i dritares fshehurazi si gjithmone. Por asgje. Nje dite vendin e tij e zuri Gim fshesaxhiu. Ketij si vune as kenge as emer.
Kur mora kartolinen e pare ne jeten time sduhej te mahnitesha qe ishte pikerisht nga ai. Kartolina ishte nje statuje me dy kembe dhe ai qe qeshte gjithmone me pipen ne goje. Lilith' une i mbaj premtimet. Mbaj mend qe postieri qe ma dorezoi sishte si te tjeret. Kishte nje cader ne dore dhe liber ne doren tjeter. Une sisha martuar me nje si Bob njekembeshi. Por as me nje ndryshe nga ai jo.
Kur vura re mustaqet e tij ndjeva thjeshte nje nostalgji. Dhe kur mora kartolinen ne dore degjoj postierin qe kendonte nen ze ndersa largohej.
"Bob njekembeshi.
Bob vampiri
Ecen naten dhe mbyllet diten.
Ai duhan nuk pi
Por mban ne goje nje pipe
Cadren se mbyll asnjehere
Sa viktima deri tani te kete bere?"
Ndjeva syte qe u njomen. Por Bob u kthye me dhuroi te fundit buzeshjen e tij dhe u kthye ne cep te rruges duke fishkellyer.
Nuk e di nese Bob njekembeshi ishte ashtu sic e tregonin. Disa thonin se ishte nje spiun rus. Disa te tjere mendonin se ishte nje ushtar amerikan dhe sdonte te kthehej me ne atdhe. Disa thonin qe kishte prere te jatin e mamane me te njejten thike qe pershkuante detajet te qafa e skulpturave. Mbase Bob ishte njeriu me pafat ne bote. Kete ulerita nje dite kur ishin mbledhur te gjithe duke folur per te. Por asnjeri sma vuri veshin. Madje me larguan dhe une u largova duke pritur ate.
Nje lemsh ne gryke mu mblodh ate dite dhe as emri sdoli dot.
Ne qytet thuhej se do hapej nje galeri me skulptura me nje kembe pas plot dy muajve. Keshtu vura shallin e kuq , ate qe ai me la ne pako pas deres se shtepise. Bleva biletat dhe u nisa. Pashe Lilith' statuje. I vura shallin e kuq ne qafe dhe u ktheva te ikja. Lilith'?
Zeri i tij nuk kishte ndryshuar. Madje edhe i njejti parfum prej ketu e 12 vitesh.
Dhe ndersa ndjeva doren e tij ne sup i peshperita kengen e tij.
Te dy qeshem si te marre. Ai me dy floke te bardha me shume anash veshit. Une me gjoksin e mireformuar dhe gershetin e flokeve anash si atehere. Lotet ne cepet e syrit sdi ne ishin nga e qeshura apo malli.
Do te mesoj si te pish vere te mire me tha dhe me kapi per dore.
Duke lene gjithe njerezit ne pritje ne galeri. Tipike e Bobit.
Dallova edhe dy rrudha ne balle. Ndersa asnjeri sfliste vetem sodisnim.
 

peshkaqeni33

nje ze midis jush
Anëtar
Jan 29, 2011
Postime
8,505
Pikët
113
Vendndodhja
Kush tha, qe s'jemi komshinj!
Bravo!
Perfekte!
Gjuha, figuracioni, ndertimi... idea... "Dashuria nuk njeh llogjik, dashuria shijohet, nuk llogjikohet! Ajo eshte nje termet shpirteror, qe ndryshon gjitheshka brenda teje dhe pikepamjen dhe menyren e vlersimit. I jep nje ngjyrim te ri realitetit!" Kjo ide eshte shtjelluar bukur. Me la nje ndjesi te kendeshme tregimi. Keto tregime jane per nje lexues me te kultivuar. Nuk i shijojne te gjithe. Une e shijova!

Nuk kam asnje verejtje!
Thjesht me kujdes formes paraqitese te shkrimit. Respekto ligjeratat. Por kjo eshte nga mos eksperienca!
 

Juno

The Lion On The Jungle!
Anëtar
Oct 11, 2018
Postime
209
Pikët
63
Vendndodhja
Honolulu
Neper cimenton e vjeteruar te bordures nen dritare, ngadale era merrte hirin e cigares dhe e rrotullonte neper te derisa binte ne rrugen poshte te shtruar me zhavorr gur lumi, aty me erdhe ndermend ti qe vije darkave dhe i gjuaje xhamit me gure te vegjel qe te hapja deren.
Me pas beheshim thumb me konjak te lire ne dhomen e rremujshme e te piset derisa na merrte gjumi mbeshtetur ne dyshekun e ajrit shtruar ne dysheme.
Qe atehere kane kaluar vite dhe ti nuk e cukit me dritaren time, shishet i rrokullis vete dhe i shes 20 lek secilen kur behen shume.
Qe atehere nuk jane degjuar me te qeshura pas mesnate dhe komshinjte poshte nuk me shohin me me inat.
Lajthiat i ha te gjitha vete, ndonjehere, le ndonje te thyer ne qoshen e dyshekut me shpresen se do vish vjedhurazi dhe do e marresh e me pas do me perqeshesh se ma more nen hunden time.
Era fryn lehte dhe hena gjysmake me ben shoqeri teksa i heq ndonje gllenjke konjak dhe sa here degjoj ndonje terheqje kembesh neper zhavorr me bucet zemra derisa kuptoj se silueta qe afrohet nuk je ti.
Madje njehere nje zog kurve nga ato te nates cukiste ne dritare me sqep me beri te lija deren hapur per ore me rradhe.
Mos bej kokeforten tani, mjaft vite shkuan pa ty.
 

karrotreci

V.I.P
Anëtar
Aug 30, 2012
Postime
5,224
Pikët
113
Neper cimenton e vjeteruar te bordures nen dritare, ngadale era merrte hirin e cigares dhe e rrotullonte neper te derisa binte ne rrugen poshte te shtruar me zhavorr gur lumi, aty me erdhe ndermend ti qe vije darkave dhe i gjuaje xhamit me gure te vegjel qe te hapja deren.
Me pas beheshim thumb me konjak te lire ne dhomen e rremujshme e te piset derisa na merrte gjumi mbeshtetur ne dyshekun e ajrit shtruar ne dysheme.
Qe atehere kane kaluar vite dhe ti nuk e cukit me dritaren time, shishet i rrokullis vete dhe i shes 20 lek secilen kur behen shume.
Qe atehere nuk jane degjuar me te qeshura pas mesnate dhe komshinjte poshte nuk me shohin me me inat.
Lajthiat i ha te gjitha vete, ndonjehere, le ndonje te thyer ne qoshen e dyshekut me shpresen se do vish vjedhurazi dhe do e marresh e me pas do me perqeshesh se ma more nen hunden time.
Era fryn lehte dhe hena gjysmake me ben shoqeri teksa i heq ndonje gllenjke konjak dhe sa here degjoj ndonje terheqje kembesh neper zhavorr me bucet zemra derisa kuptoj se silueta qe afrohet nuk je ti.
Madje njehere nje zog kurve nga ato te nates cukiste ne dritare me sqep me beri te lija deren hapur per ore me rradhe.
Mos bej kokeforten tani, mjaft vite shkuan pa ty.
Vazhdon e pret akoma?
 

Juno

The Lion On The Jungle!
Anëtar
Oct 11, 2018
Postime
209
Pikët
63
Vendndodhja
Honolulu
Vazhdon e pret akoma?
Ditet kam arritur ti numeroj ndersa netet jane teper te gjata per tu numeruar. Gjej ngushellim te gota e konjakut dhe humbas ne rene e krijuar ne tavan nga cigarja. Eh...pres...vazhdoj dhe pres...
 

Nicktjeter

Per aspera ad astra.
Anëtar
Sep 24, 2013
Postime
3,719
Pikët
113
Lulet ne formen e diellit ishin rreshtuar aq bukur. Ishin lule orkide te preferuarat e pastorit Kent. Ne fshatin tone ku miza behej buall ishte bere kerdia. Jojo Mary Susana dhe Irma preferonin ta quanin tragjedi, dicka e papare dhe e padegjuar, dhe ne fakt ishte e tille. Zakonisht thuhej se cudia me e madhe zgjaste 3 dite por ketu ishte vete vendi i cudirave ndaj kishte plot nje jave dhe gojat nuk mbylleshin.Ndersa po beja gershetin e madh te flokeve ta lidhja pas koke po mendoje me vete fjalet e fundit qe me tha pastori Kent. Sic e do tradita shkonim ne kishe cdo te djele, une, im shoq dhe gruaja e tij besnike. Nuk kishim qene kurre shoqe e as do ishim, por pastori..ah pastori. Ishte nje burre i pashem, floket pak te thinjura tek pjesa e siperme e vesheve dhe rrudhat qe sapo kishin filluar te formoheshin. Ne rrjeshtin e pare pervec burrit tim gjindeshin vetem femra te dedikuara per pak sharm te pastorit.Nuk ishin lulet qe ai i dhuronte cdo njeres prej nesh pasi mbaronte mesha, as kur organizohej festa tradicionale e fshatit dhe fshehurazi ndersa beja petullat me recel te preferuarat e tij me largonte floket pas veshit dhe thosh, akoma kane te njejten shije Marilen. Skuqesha si adoleshente sikur atehere. Ehh po une dhe pastori dikur ne adoleshence kishim pasur nje histori dashuri, si cdo histori edhe e jona mbaroi , ska rendesi nese ai tek dera e kishes me jepte lulen me te bukura apo me perkedhelte doren pak me gjate sec duhej ndersa me drejtohej duke me thene 'moter Marilen jeta eshte e mbushur me sfida'.Bera gershetin gati dhe kemishen e nates dhe fika ambazhurin , sonte sme flihej as me hahej. Im shoq me vuri kemben tek gjuri dhe ky ishte sinjali i qarte qe donte te humbeshim te dy. Jo sonte Mark- i thashe me ze te prere, jo sonte peshperita pastaj sikur ia thoja vetes. Terhoqi batanijet me inate dhe me la zbuluar. Ne fshat murmuritej se pastori Kent kishte tradhetuar te shoqen me gruan e shokut te ngushte.Murmuritej qe naten kur fshati desh u permbys dhe te gjithe vraponin per te shpetuar e dashura e shokut dhe pastori kishin ngelur te dy te bllokuar tek bodrumi i sigurise I ftohti beri qe te bashkoheshin me shume trupat e tyre duke fituar adrenaline dhe epsh.
Ne cdo shtepi kishte nga nje orkide te pastori Kent qe ekzaktesisht zevendesonte te vjetren e te tharen cdo te djele. Une e kisha tek komedina e vogel ku mbaja dhe ambazhurin e zbehur, perkedhela me duar pak petalet qe nga thatesira u shkermoqen. E dija qe ne cepet e buzeve ne menyre te mekur mu shfaq nje buzeqeshje sepse ato orkide ketu sdo viheshin me.
Im shoq filloi te gerhiste sic e donte zakoni, shpatullat e gjera leviznin sa lart poshte dhe atehere terhoqa pak cepin e batanijes te mbulohesha. Murmuritej edhe qe nga xhelozia e teper shoku i ngushte e kish vrare pastorin Kent. Tronditesha cdo here qe degjoja te tilla peshperima. E para qe ma tha ish Mary e cila vrapoi me nje fryme dhe me dha lajmin, sikur do me jepte nje sihariq dhe kjo dicka te shemtuar. Batanija levizte cdo here me frymarrjen bezdisese te tim shoqi.
Mjekur ligjor, o te pakten ai qe quhej mjek ligjor sepse ne te vertete ishte thjeshte mjeku i lagjes qe kishte mbaruar ate te flamosur shkolle vetem per infermieri thosh qe vdekja ishte bere per shkak te nguljes se thikes ne stomak. Thika ishte ajo qe perdore per te ndaren hostien te djelen dhe dikush djallezisht e kishte perdorur per te bere nje krim.
Dhe ky dikush duhej te ishte shoku i ngushte i pastorit Kent sepse gruaja e tradhetonte me kete te fundit qe Zoti e meshirofte. Sa keq qe shoku i ngushte i pastori Kent ishte im shoq , dhe une shkaku i nje vrasje. Zemra u trondit kur im shoq u kollit, po sikur vertete te jem duke fjetur me nje vrases, ia sonte qe groposem pastorin ky don trupin tim. Te jete aq i pandjeshem? Te jete aq mizor? Tri here ngulje me thike ne stomak?
Ktheva koken nga tavani dhe pesheretiva duke mbyllur syte, ah lulet e pastori Kent kushedi nese ajo fara qe ne mbollem ate dite tek bodrumi do merrte jete apo jo, sepse une tim shoq se kam tradhetuar asnjehere..ky ishte betimi per fjalet e parapergatitura qe une e pastori Kent beme, para se nje drite nga larg te shuhej e te ndizej. Lulet orkidea sdo kompozonin me buzeqeshje tek cepet e buzeve te grave te fshatit, thonin qe pastori qe do vinte ishte i martuar besnik dhe urrente orkidete.

-Pastori Kent.
Shkrim akoma me i vjeter.
 

Juno

The Lion On The Jungle!
Anëtar
Oct 11, 2018
Postime
209
Pikët
63
Vendndodhja
Honolulu
Si qenke bere keshtu ? tha ajo duke vendosur doren ne faqet e mia! Sa qenke dobsuar, dukesh si gysma e atij qe ishe dikur! shtoi dhe me hodhi syte nga kembet deri tek koka !
Nuk jam bere, me kane bere ! fola me zerin e cjerrur !
Kush te beri?
Ti, te tjeret, genjeshtrat, mashtrimet, tradhetite! Ju!! Ma hengret trupin dhe shpirtin cdo dite nga pak, e tani ka mbetur kaq pak nga une, pak shpirt, qe nje zot e di se ku dreqin eshte fshehur brenda meje nga frika se mos e vrasin dhe ate!
 
Top