• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Në datëlindjen ( 77-të ) e Fatos Kongolit

Gi de Masha

The untouchables ...
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
17,354
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë
Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë LSHASH uron në rastin e ditëlindjes së tij shkrimtarin Fatos Kongoli, një nga penat me te rëndësishme të letrave shqip.

Jetë të gjatë mjeshtër !

Fatos Kongoli lindi më 12 janar 1944 në Elbasan, është shkrimtar dhe matematikan shqiptar. Kongoli ka studiuar për matematikë, pjesërisht në Pekin, pjesërisht në Tiranë, ku është diplomuar në vitin 1967. Ka punuar për një kohë të gjatë si gazetar letrar dhe redaktor në Shtëpinë Botuese "Naim Frashëri". Është autor i një vargu librash. Librat e Kongolit janë botuar në disa vende të botës. ]. Është fitues i çmimit dërkombëtar "Balkanika"]. Është fitues, gjithashtu, i çmimit më të lartë letrar në Shqipëri "Penda e Artë" (2004)]. Shoqata e Botuesve Shqiptarë e ka vlerësuar me çmimin "Shkrimtari i vitit" për vitin 2006, ndërsa romani "Lëkura e qenit", përkthyer në gjermanisht, u shpall libri i muajit qershor 2006 në Gjermani ]. Ne vitin 2016 eshte shpallur "Shkrimtari me i mire i vitit", nga Fondacioni Kulturor "Harpa". Romani "Gënjeshtarë të vegjël" e shpalli atë Autor të vitit 2019 në dy panaire ndërkombëtarë libri, në Fier dhe në Prishtinë.
Imazhi mund të përmbajë: 1 person, bimë
 
Top