• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Nese Doni te Zhvilloni Ekonomine (It's the Economy, Stupid!)

Anëtar
Mar 1, 2012
Postime
6,027
Pikët
113
Merkel, mos qesh shumë me ne shqiptarët!
Aranit Muraçi

Disa shembuj të fundit nga ekonomia ilustrojnë gjendjen e mjeruar të debatit politik që ndizet sa në Tiranë, edhe në Prishtinë, ndërsa nesër kancelarja e Gjermanisë ka zgjedhur jo rastësisht kryeqytetin shqiptar ku do të bashkojë Edi Ramën dhe Albin Kurtin (bashkë me ta edhe udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor) për të lënë disa porosi.

BMW (kineze) tërhoqi këtë javë 142,754 makina të importuara për arsye sigurie, pasi shfaqën probleme sigurie me karburantin. Defekti po hetohet nga gjiganti i prodhimit të makinave. Gjermania dhe Kina kanë ndërtuar një bashkëpunim të ngushtë sa i përket industrisë së lehtë dhe asaj të rëndë.

Sakaq, ndërtimi i një fabrike të re për prodhimin e vaksinave Sinopharm filloi në Serbi këtë javë dhe do të përfundojë deri në fund të marsit 2022.Transferimi i teknologjisë së prodhimit të vaksinave nga Kina është jetik për Serbinë, duke treguar gatishmërinë e Kinës për të ndarë arritjet e saj shkencore me të tjerët si dhe për të ndihmuar botën të luftojë COVID-19, tha shkencëtarja serbe Jelena Begovic.

Ndërkohë, në Shqipëri, zv.kryeministri në detyrë, Erion Braçe, tha i revoltuar se "sot KARTELI ka njoftuar çdo prodhues brumerash se do rrisë çmimet me 30%", duke kritikuar opinionin publik që mbetet i fokusuar te zhvillimet politike të ditës dhe jo çështje që prekin direkt xhepat e tyre.

Ndërsa një javë para lamtumirës, Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel viziton sot Beogradin dhe nesër Tiranën. Në Tiranë dhe Prishtinë vazhdon zhurma për "Ballkani e hapur" ndërsa presin të gjithë mesazhin që do të përcjellë Merkel mbi këtë nismë.

Ajo sigurisht do të qeshë me debatet dhe zhvillimet e fundit rreth nesh dhe ndoshta do të pyesë: A e dini se çfarë prodhoni ju shqiptarët dhe sa e mbron shteti konsumatorin?

Dhe medoemos do t'ju lërë ndonjë porosi Kurtit dhe Ramës: Nëse doni të zhvilloni ekonominë vlerësoni ekspertët më të mirë që keni, studioni tregun, vlerësoni prioritetet e zhvillimit dhe sigurisht jepini vlerë dijes dhe punës.

Nëse nuk duan të zhvillojnë ekonominë, nuk është nevoja t'ju thotë që të krijojnë sherre politike sa të munden dhe të rrisin apo të mbajnë pushtetin sa më gjatë, duke qenë se shqiptarët janë të njohur ndërkombëtarisht për sherre dhe shamatë me njëri-tjetrin.

Zgjerimi i Europës ku Shqipëria kërkon të anëtarësohet bashkë me fqinjët nuk do të thotë politikisht fjalë për fjalë mbyllje, por hapje.

Ekonomikisht nëse Shqipëria dhe Kosova nuk konkurojnë dot tani me produktet e tyre, nëse nuk ndërtojnë dot fabrika, qoftë edhe kineze, vietnameze, serbe, kubaneze, amerikane, gjermane, greke, somaleze etj., a nuk janë në gjendje ato të fokusohen të paktën në mbrojtjen e konsumatorit, që për shembull miellin kur nuk e prodhojnë vetë ta sigurojnë me një çmim dhe me cilësi sa më konkurues në treg, pavarësisht se nga cili treg vjen ai.
 

ZET

Cursum Perficio
Anëtar
Aug 31, 2011
Postime
11,191
Pikët
113
Njerez me komplekse inferioriteti dhe te gdhendur me metodene e centralizmit te larte qe botojne artikuj.
 

Pjer Thomas

V.I.P
Anëtar
Dec 18, 2014
Postime
5,516
Pikët
113
artikulli me pelqeu, dhe fokusohej tek thembra e akilit ; ekonomia , prodhimi,
shqiptaret fatkeqesisht, jane kthyer ne nje shoqeri konsumatoresh dhe shum pak shoqeri prodhuese,
 

Rex

ne fronin tim
Anëtar
Sep 1, 2010
Postime
16,246
Pikët
113
Gjithe ekonomine e Shqiperise e kane ne dore nje grup i oligarkeve te afert me Ramen dhe kartelet e droges. Te ndershmit mezi mbijetojne. Vend i shkerdhyn qe nuk kthehet mbare kurre.
 
Top