• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Pèrditshmĕri

e panjohura

Super Moderator
Staff member
Anëtar
Sep 1, 2010
Postime
7,703
Pikët
113
Vendndodhja
Atje ku më le!
Baba, ne ikëm,… Shtëpinë e braktisëm…
Një kohë arixhinjsh jeton gjithë bota,
Dhe foton tënde nga muret e zbritëm,
Si dryn një palë lot vendosëm tek porta

Ikëm, or ikëm, vendlindjen e vramë,
Në metropole që mblidhen si punë e iriqve,
E ke parasysh kur e vjelin një pemë
Dhe mblidhet e ngjishet si në vargjet e fiqve?!)

U ngjeshëm këtej nëpër halle të reja,
E humbëm dhe barin, dhe gjumin, dhe këngën,
Gjithçka e gatshme në dyqane luksoze,..
Dyqan psikologu, që të kallais dhe zemrën…

Ne ikëm dhe varrin ta kyçëm në një video,
Të dielën të takojmë në xhamin vizual,
Me mend i vemë lulet, dy lotë, një cigare,
Jetojmë me simbole,…në një botë me manual.

Në fshat nuk shkojmë, e kemi me vete,
Tani ne gjithçka e mbajmë në një kuti,
Kjo kutia baba e ka emrin kompjuter,
Në xhamin e tij takon çdo njeri.

Në xhamin e tij gjen nuse, bën dasëm,
Puth djemtë e vëllait në tjetër kontinent,
Dhe nënën e qan nga mijra kilometra
Kur e fusin në varr, me video koferencë.

Ne bashkë do bëhemi kur të vijmë aty poshtë,
Këtu lart u ndamë për jetë e për mot,
S’të shkruaj më shumë, se ti e di mirë,
Qëllova i dobët dhe mbytem në lot.

Nuk dimë ku shkojmë, s’ka kohë të mendohesh,
Nxitojmë nga që thjesht është në modë nxitimi,
Një kohë arixhinjsh jeton sot gjithë bota,
Ik edhe thur kanistra pikëllimi…
~ Petrit Ruka ~
 

e panjohura

Super Moderator
Staff member
Anëtar
Sep 1, 2010
Postime
7,703
Pikët
113
Vendndodhja
Atje ku më le!
TELEFONATA E NJË NËNE

Dëgjoni, o bij dhe bija,
ju flet nëna, nga shtëpia,
nga muret, ku keni lënë,
dy pleqtë, baba e nënë!

Ju flet zëri i përmalluar,
goja, nga keni dëgjuar,
fjalë nëne, me gaz e lot;
kur hapët sytë në këtë botë;

Ju flasin muret e parë,
ku keni qeshur, keni qarë,
ku ju mëkova te pëqiri,
si qingja, me qumësht gjiri.

Dëgjoni, o bij dhe bija,
ju flet dera dhe çatia,
ku u kanë mbirë dhëmbët,
ku mësuat të hidhni këmbët;

Ju flet oxhaku i përvëluar,
që u ngrohu këmbë e duar,
ju flet sofra shtruar brenda,
ku ndante kulaçin nëna;

Derën e parë, mos harroni,
ku zgjatët krahë të fluturoni,
si zogj shtegtar nëpër dete,
për para dhe për kësmete.

Ju flet guri, te sofati pragut,
ku del e pret, syri plakut.
Kthehuni, sa jemi gjallë,
pa na tretur larg, ky mall!

Këtu keni freski flladi,
ujin që buron nga mali,
keni diellin, për çdo ditë,
qiellin, që u ndrit tek sytë;

Keni aromën e luleve tona,
këngët, dasmat me jehona.
Keni gjuhën që pikon mjaltë,
ku fjala, nuk u ngec në baltë.

Atje fitoni pak më shumë,
këtu e qeshura u shton gjumë.
S’është për ju tok e huaj,
kur keni këtu truallin tuaj...

Ju lëshoni deg’ e gjethe,
nipër, mbesa nëpër shtete,
po rrënjët këtu i keni,
thellë dheut të këtij vendi.

Dëgjoj turistët, djem e vajza,
thonë: Këtu është parajsa,
këtu mund të bësh miliona,
me ullinj, rrush, e limona!

Boll me kaq, ktheni rrotën,
nuk u kam lindur për botën!
Po për shpirtin e muret tanë,
ku qaj për ju, bashk’ me babanë!

Keni lënë trojet për të huaj,
t’i blejnë pronarët tuaj,
që vijnë, për të zotëruar,
“Tokën nga Zoti bekuar”

Ejani të më hapni derën,
t’u shoh sytë, t’u ndjej erën,
t’u shtrëngoj me mall mbi zëmër,
t’u puth prapë, faqen e ëmbël...

Kthehuni, o bij dhe bija,
ju pret nënë Shqipëria,
se në këta brigje të vjetër,
jetuan mbretëresha e mbretër!

—Vullnet Mato—✍
 

e panjohura

Super Moderator
Staff member
Anëtar
Sep 1, 2010
Postime
7,703
Pikët
113
Vendndodhja
Atje ku më le!
SHOQËRIA E PASHPIRT

Ngado që syri ynë shkon dhe mendja jonë gjurmon e gjymtyrët prekin janë vetëm në një orientim, në orientimin drejt rrugës së materializmit (parasë). Çdo gjë mbi materialen, çdo gjë për të.

Kështu të verbuar dhe pa vetëdije jemi gjunjëzuar sepse më nuk po dijmë të dallojmë mjetin prej qëllimit. Ne paranë e bëmë qëllim ndërsa harruam se ajo është vetëm një mjet. Sikurse që mjet është telefoni, energjia, mjetet të tjera teknologjike të përdorshme. Roli i këtyre mjetve është që të vihen në shërbim të njeriut që t’i plotësojnë nevojat e tij dhe t’ia mundësojnë zhvillimin e aktiviteteve ideore dhe të shtojnë njohjen dhe në vend që këto mjete neve të na shërbejnë, ne u jemi vënë atyre në shërbim : po përpiqemi, po luftojmë dhe po grindemi që të posedojmë sa më shumë.

E kur një ditë këto gjëra t’i posedojmë ne duam dhe më tepër dhe rritet lakmia jonë dhe tashmë dëshirojmë veturën më luksoze, villa, kopshte, jahte e përfundimisht s’do të ishte keq të kemi edhe një avion privat. Ah, lakmi e tepërt që po rritesh çdo ditë, e po lulëzon duke lëshuar këto fara mjerimi në çdo cep të shpirtit.

Eh, meqë jemi te pangopësia po e kthyem kokën anash dhe shikojmë nga elitat pushtetare atëherë nuk e di se a do të shohim qartë nga ato mjegullima pangopësish e re të zeza dëshpërimi. Aty do të shohësh një rrrugë të ndërlikuar plot vlime e kërkesa, ide të synimesh të mëdha sociale por edhe kohë kontradiktash dhe trazimesh për qenien njerëzore. Plot duele të ashpra shoqërore, plot qëllime përmbysëse, shpresa të thyera të brezave, ideale të papërmbushura, ligje të padrejta, jobarazi ekonomike e shtypje emocionale, me një fjalë: greminën që krijuan për vetën, këtë fuqi që e quajnë pushtet e para.

Elitarët politikë, të dehurit e mëdhenjë të pangopsisë që mëtonin me para të marrin shtigjet e “jetës”. Ajo ua siguron titujt dhe pozitat e larta dhe i përmbysë me fuqinë e saj edhe gjeneralët e akademikët “e pacenushëm” në hierarkinë ekzistuese. Me para blejnë miqësinë, dashurinë, gradat e pozitën. Me anë të saj vejnë në funksion përbuzjen, urrejtjen, ngatërresën e çkado tjetër. Ajo, pra, paraja, sundimtarja e tyre më e fortë dhe hija e padukshme por prore e pranishme në jetët e tyre. Drama e thellë në synimet agresive dhe qëllimet e tyre materiale dhe çdoherë vetëm materiale…..

Dhe po drejtuam kokën dhe dëgjojmë tik-taket e zemrës për një çast mos vallë ne do të pyesim: …….ku iku shpirti ynë???
XXXX
 

Leaf

Super Moderator
Staff member
Anëtar
Aug 20, 2011
Postime
14,935
Pikët
113
Ahh shpirti...ajo pjesa e padukshme qe i jep kuptim fytyres , syve , rrahjes se vazhdueshme te zemres se cuditshme.
sa shume njohu kjo substance dhe sa pak mbajti prane. Shpirti, e verteta e vetme qe qan parreshtur ne padrejtesite e jetes. Shpirti-enigma dhe kenga e cdo melodie qe end e nuk rresht se jetuari
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
54,010
Pikët
113
NUK eshte me te thonme por me te......................


DHONME.

AproPO................Ne e kemi dashur këtë këngë për shumë vite dhe megjithëse u nap( lansua....do shkrushin modernet me flamur) në 1993, duket çuditërisht e përshtatshme për ditët e sotme. Kënga ka të bëjë me humbjen e besimit, e cila mund të tingëllojë pesimiste në fillim, por ka të bëjë me rëndësinë dhe fuqinë e marrëdhënieve personale, se si ato mund t'ju shpëtojnë dhe t'ju japin RELAX në një botë konfuze.


BRILIANT.

KLM oder
LG.

TSCHYSS.
 

e panjohura

Super Moderator
Staff member
Anëtar
Sep 1, 2010
Postime
7,703
Pikët
113
Vendndodhja
Atje ku më le!
Ka njerëz që do të të duan në më të mirën tënde. Por dhe që do të të urrejnë. Dhe ka njerëz që do të të duan dhe kur të jesh në më të keqen tënde se do ndjejne mëshirë ndoshta . Por më shumë mendoj se ushqejnë veten përmes teje me ndjenjë superioriteti. Po ç'rëndësi gjithsesi duhet të jesh mirënjohës apo jo? Por ama mund të ndodhë të të dojë dikush kur ti nuk do as veten e s'di më kush je. Ka çaste që izolohesh nga çdokush e çdo gjë sepse brenda vetes ndjen që diçka jo vetëm të thyu, por të bëri të hapësh realisht sytë e çdo gjë ta shohësh qartazi. Por kjo "qartazi" dhemb më shumë sesa e mendoje , aq sa të ndryshon. Padashur të vijnë në mendje fjalët e Migjenit :" çdo ditë shoh qartë e ma qartë , dhe vuaj thellë e më thellë". Ose të Bukowskit : " Unë kuptoj gjithçka , ndaj trishtohem". Po trishtimi a ka limit ?! Jo. Thjesht vjen një çast dhimbja nuk dhemb më por ftoh, ngrin, e kjo të trishton prapë sepse ti nuk mundesh as të luftosh kundrejt kësaj. Zgjohesh një ditë e krejt papritur e gjen veten si dikush që s'po e njeh më. Gjithçka e bukur të duket sipërfaqsore e gjithçka e ndjerë të duket e tepër ta ndjesh sić e ndjeje dikur. As nuk qan as nuk qesh më si dikur e kjo të çudit por se shmang dot . Ti s'je më njësoj , e ndoshta s'do jesh më kurrë. Kupton që ti mund të luftosh ftohtësinë e gjithë botës, po jo tënden.

©️Marsi Zefi
 

e panjohura

Super Moderator
Staff member
Anëtar
Sep 1, 2010
Postime
7,703
Pikët
113
Vendndodhja
Atje ku më le!
Me thuaj kujt t'ja them dhimbjen time ??
T'ja them njerezve qe me duan ?
Jo se nuk dua ti lendoj .
T'ja them ndonje rrugetari?
Jo se nuk do me degjoi .
T'ja them njerezve qe me urrejne ?
Jo se nuk dua ti gezoj
Atehere ja them heshtjes
Ajo s'mund te flase, thjesht degjon ..😥😥
 

e panjohura

Super Moderator
Staff member
Anëtar
Sep 1, 2010
Postime
7,703
Pikët
113
Vendndodhja
Atje ku më le!
Duhet të jetojmë , duke i kujtuar vetes çdo ditë se jeta është veç një frymëmarrje ; mjafton fare pak e nuk jemi më. Prandaj , nuk na shërben për gjë gjithë ky mllef, gjithë ky zemërim , gjithë kjo zili e lakmi . Jeta , është dhurata më e bukur që kemi...mos lejoni askënd të na e prishë këtë dhuratë...nuk do të na jepet sërish...
 

e panjohura

Super Moderator
Staff member
Anëtar
Sep 1, 2010
Postime
7,703
Pikët
113
Vendndodhja
Atje ku më le!
Mos qaj nese dikush te ka lenduar,por qesh se ke hequr qafe dike qe nuk te ka vleresuar. Mos qaj nese ditet me diell nuk i ke,por qesh se qielli mbas nje stuhie nuk ka me re. Mos qaj nese shoqeria ndonjehere te le ne balt,por qesh se te gjithe bejme gabime njerez perfekt nuk ka. Mos qaj nese ZOTI ndonjehere lutjet e tua si degjon,por qesh se bota eshte me rrota kete te gjithe e thone. Thone se eshte dhembje kur te merr malli per buzeqeshjen e dikujt,por eshte tragjedi kur dikush mundohet ate buzeqeshje ta ndali. Vazhdo te buzeqeshesh ashtu sic ti di. Mendo se sot vetem vetja ka rendesi..!!
 

e panjohura

Super Moderator
Staff member
Anëtar
Sep 1, 2010
Postime
7,703
Pikët
113
Vendndodhja
Atje ku më le!
Sa e sa burra kam dëgjuar të thonë se duan një vajzë intelegjente përkrah. Do t'iu thoja ta mendonin mirë. Vajzat intelegjente i marrin vendimet vetë, kanë dëshirat e tyre dhe vendosin kufij. Ti nuk do të jesh kurrë në qendër të jetës së saj, sepse ajo merret më shumë me veten e vet, sesa me ty!
Një vajzë intelegjente nuk lejon të manipulohet, as të shantazhohet. Ajo nuk i gëlltit fajet dhe po ashtu merr përsipër përgjegjësitë e saj.
Vajzat intelegjente, diskutojnë, analizojnë, grinden, nuk kënaqen me gjithçka dhe kështu përparojnë.
Ajo vajzë që ka pasur një jetë para teje, e di se do të vazhdojë ta ketë edhe kur ti të largohesh.

Ajo të informon dhe nuk kërkon leje.

Këto vajza në çift, nuk kërkojnë një lider për ta ndjekur pas. Nuk duan të ndjekin askënd, e as t'i tregojnë rrugën askujt, duan të ecin përkrahë jush.
Ato e dinë mirë se jeta pa dhunë është një e drejtë themelore, e jo luks apo privilegj.

Një vajzë intelegjente është e lirë sepse ka luftuar për lirinë e saj. Nëse përpiqesh ta prangosësh ajo do të dijë se si të largohet.
Mos harro se e ka bërë dhe më parë.

Vajza intelegjente e di se vlera e saj nuk është trupi i saj, e as ajo që ti bën me të. Mendoje dy herë para se ta gjykosh për moshën, gjatësinë, "trashësinë" apo sjelljen e saj seksuale, sepse gjykimi i tillë është dhunë emocionale, dhe ajo e di këtë.
Prandaj, para se të hapni gojën për të thënë se dëshironi një vajzë intelegjente përkrahë jush, pyeteni veten nëse jeni vërtet në standardin e duhur për të hyrë në jetën e saj.

Gabriel Garcia Marquez
 

e panjohura

Super Moderator
Staff member
Anëtar
Sep 1, 2010
Postime
7,703
Pikët
113
Vendndodhja
Atje ku më le!
Sa të çuditshëm jemi...

Zihemi me të gjallë e ju dërgojmë lule atyre që nuk janë më.
Rrimë me vite pa folur me një mik e i shkojmë për ngushëllim kur vdes.
Nuk kemi kurrë kohë, por jemi në gjendje të rrimë në një varrim.
Nuk e thërrasim, nuk e përqafojmë, por përulemi para një të vdekuri.
Duket sikur i japim më tepër vlerë vdekjes, se jetës..
 

e panjohura

Super Moderator
Staff member
Anëtar
Sep 1, 2010
Postime
7,703
Pikët
113
Vendndodhja
Atje ku më le!
-Ke lexuar ndonjëherë ndonjë libër që nuk ke dashur të mbarojë kurrë?!, e pyeti ajo duke buzëqeshur.

-Po, ty!, iu përgjigj ai serioz.

-Po unë nuk jam libër!, vazhdoi ajo duke fituar seriozitet dhe habi në fytyrë.

-E di, por unë kam filluar të të lexoj qëkur të kam njohur, dhe nuk dua të mbarosh kurrë!, ia ktheu ai duke i dhënë nje buzëqeshje sa për një milion shkronja....
 

e panjohura

Super Moderator
Staff member
Anëtar
Sep 1, 2010
Postime
7,703
Pikët
113
Vendndodhja
Atje ku më le!
Të jesh Nënë....

Ti asnjëherë nuk do t'i mbash mend këto netë.
Netët kur bie të flej herët bashkë me ty.
Netët kur e lë vendin tim të rehatshëm në divan afër babit tënd dhe vij e të përqafoj ty deri sa të zë gjumi.
Ti nuk do t'i mbash mend këto netë.
Por unë po.
Netët kur trupi im 33 vjeçar fle në një qoshëz të krevatit tonë të madh.
Netët që i kaloj duke luftuar në heshtje me ty për një pjesë të përshtatshme nga batanja dhe pak hapësirë.
Ti nuk do t'i mbash mend këto netë.
Por unë po.
Netët kur rri shtrirë në krevat dhe e pyes Zotin nëse po të rris si duhet.
Netët kur pyetem nëse dikush do të mund ta bënte më mirë.
Ti nuk do t'i mbash mend këto netë.
Unë po.
Netët kur rrij afër teje e ta dëgjoj frymëmarrjen.
Netët kur të rri afër e t'i nuhas flokët, ta shikoj fytyrën e bukur.
Ti nuk do t'i mbash mend këto netë.
Unë po.
Unë do t'i mbaj mend deri në fund të jetës, sepse unë jam nëna jote.

@Gratë
 

e panjohura

Super Moderator
Staff member
Anëtar
Sep 1, 2010
Postime
7,703
Pikët
113
Vendndodhja
Atje ku më le!
Sa e sa burra kam dëgjuar të thonë se duan një vajzë intelegjente përkrah. Do t'iu thoja ta mendonin mirë. Vajzat intelegjente i marrin vendimet vetë, kanë dëshirat e tyre dhe vendosin kufij. Ti nuk do të jesh kurrë në qendër të jetës së saj, sepse ajo merret më shumë me veten e vet, sesa me ty!
Një vajzë intelegjente nuk lejon të manipulohet, as të shantazhohet. Ajo nuk i gëlltit fajet dhe po ashtu merr përsipër përgjegjësitë e saj.
Vajzat intelegjente, diskutojnë, analizojnë, grinden, nuk kënaqen me gjithçka dhe kështu përparojnë.
Ajo vajzë që ka pasur një jetë para teje, e di se do të vazhdojë ta ketë edhe kur ti të largohesh.

Ajo të informon dhe nuk kërkon leje.

Këto vajza në çift, nuk kërkojnë një lider për ta ndjekur pas. Nuk duan të ndjekin askënd, e as t'i tregojnë rrugën askujt, duan të ecin përkrahë jush.
Ato e dinë mirë se jeta pa dhunë është një e drejtë themelore, e jo luks apo privilegj.

Një vajzë intelegjente është e lirë sepse ka luftuar për lirinë e saj. Nëse përpiqesh ta prangosësh ajo do të dijë se si të largohet.
Mos harro se e ka bërë dhe më parë.

Vajza intelegjente e di se vlera e saj nuk është trupi i saj, e as ajo që ti bën me të. Mendoje dy herë para se ta gjykosh për moshën, gjatësinë, "trashësinë" apo sjelljen e saj seksuale, sepse gjykimi i tillë është dhunë emocionale, dhe ajo e di këtë.
Prandaj, para se të hapni gojën për të thënë se dëshironi një vajzë intelegjente përkrahë jush, pyeteni veten nëse jeni vërtet në standardin e duhur për të hyrë në jetën e saj.

Gabriel Garcia Marquez
 

73ka

V.I.P
Anëtar
Mar 27, 2015
Postime
1,246
Pikët
113
Sa e sa burra kam dëgjuar të thonë se duan një vajzë intelegjente përkrah.

Jane tu te rrejte vetem per me i fut ne shtrat!


Do t'iu thoja ta mendonin mirë.
ok lol

Vajzat intelegjente i marrin vendimet vetë, kanë dëshirat e tyre dhe vendosin kufij.
Kjo nuk kallxon inteligjence, thjeshte diqka normale.


Ti nuk do të jesh kurrë në qendër të jetës së saj, sepse ajo merret më shumë me veten e vet, sesa me ty!
Kjo ndoll vetem ne kjoftse "ti" ashte nje mashkull te cilin ajo femen nuk e shikjon me zynin e interresit seksual!
Heret a vone kto femna bijne mrena si miza ne qull dhe e kane te veshtire, ose ma mire me than te pa mujtun me dal prej qullit sepse gjithe jeten e tyne kan punu dhe sakrifiku per deshiren per me pase mashkullin e fantazive te tyne. Por kur kujtojne se e kan gjete dhe gjithshka u shkon huq athere e kan shume te veshtire ose ma mire me thane te pa mujtune me dal prej atij qulli.
Me pak flale, te tan kena pelqimet tona terheqese te gjinia e kundert.. prandaj kur hasim tek ato te cilet nuk ndihena te terhjekun seksualishte athere vendosim muret: tek femnat ai mure ashte ma i ashper dhe i nalte dhe kalon ne arrogance sepse ndoll shume here, kurse te mashkujte ashte i vogel dhe ne shume raste i pa perfillshem! Por ashtu sikurse ai muri ashte i nalte per femnat dhe mban ne distance shumicen e pa deshirushme te saj, kur ajo vete e kalon, ajo e ka shume te veshtire me e kapercy murin dhe me kalu ne mbrojtjen e tije! Kurse per mashkujte ashte ma e lehte.


Një vajzë intelegjente nuk lejon të manipulohet, as të shantazhohet. Ajo nuk i gëlltit fajet dhe po ashtu merr përsipër përgjegjësitë e saj.
Fakti se ti kujton se shumica e burrave kerkojne gra "inteligjente" kallxon se te kan manipulu!

Vajzat intelegjente, diskutojnë, analizojnë, grinden, nuk kënaqen me gjithçka dhe kështu përparojnë.
Te tana kto ne shumicen e rasteve i kryjne me emocione. Jane skllave te emocioneve.

Ajo vajzë që ka pasur një jetë para teje, e di se do të vazhdojë ta ketë edhe kur ti të largohesh.
Fale nji mashkulli tjeter

Ajo të informon dhe nuk kërkon leje.
Nuk din me pushu adhe kur i dhu m'len rehat! Ne fakt lanjen tande rehat e shikjon si sulm dhe mosperfillje ndaj sale lol

Këto vajza në çift, nuk kërkojnë një lider për ta ndjekur pas. Nuk duan të ndjekin askënd, e as t'i tregojnë rrugën askujt, duan të ecin përkrahë jush.
Krejte gabim ose ma mire me thane rrene e madhe! Femna te tilla gjithmone shkojne me mashkuje te cilet i shikjojne ma intelligjente, ma te forte ne vullnet dhe ma te sukses-shem sesa ato vete!

Ato e dinë mirë se jeta pa dhunë është një e drejtë themelore, e jo luks apo privilegj.
Adhe qeni e din kyt gja, edhe pse i lidhun ne zinxhir ai kjan ose mundohet me te hanger po i re! Nga ana tjeter gjdo femnes ja ka qefi ma ja kuqe bythet ne shtrat! Ata jane skllave te agresivitetit dhe dominimit mashkullor ne jeten intime!
Gjithshk mvaret se kujt i thote dhune femna

Një vajzë intelegjente është e lirë sepse ka luftuar për lirinë e saj. Nëse përpiqesh ta prangosësh ajo do të dijë se si të largohet.
Mos harro se e ka bërë dhe më parë.

Ka nje ndryshim themelor se qka don me thane liri per mashkujte dhe qka don me thane per femnat.



Vajza intelegjente e di se vlera e saj nuk është trupi i saj, e as ajo që ti bën me të. Mendoje dy herë para se ta gjykosh për moshën, gjatësinë, "trashësinë" apo sjelljen e saj seksuale, sepse gjykimi i tillë është dhunë emocionale, dhe ajo e di këtë.
Shumica gjykojne ne baze te sjelljeve. Ne disa rreshte ma pare the se kto vajza mbajne pergjegjesi kurse ktu thu mos i gjykoni per sjelljet e tyne seksuale? Kjo keka liria qe femnat dojne te sillen si te dojne seksualishte dhe te mos gjykohen?
Ne vendet "perendimore" ku grate "jane te lira" tesh sa dekada ato ne sumicen e rasteve, gjykojne, gjykohen, kerkojne te gjykohen dhe ne shumicen e rasteve shfrytezojne gjinine e tyne.


Prandaj, para se të hapni gojën për të thënë se dëshironi një vajzë intelegjente përkrahë jush, pyeteni veten nëse jeni vërtet në standardin e duhur për të hyrë në jetën e saj.

As lirine me e hape gojen perpara ktyne vajzave nuk e paskena? Po kto sikur po dalin me pordhe shume te medhaja more ZOT na ruje!
Kjo nuk ashte inteligjence por arrogance dhe nji mendje madhesi.

Gabriel Garcia Marquez
Me i pa ky sot se si sillen grate sot ne "liri" ai kishte ndryshu mendim lol
 
Top