• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Përse klima është çmendur?

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
10,856
Pikët
113
Vendndodhja
Klima: Drejt rrugës pa kthim?!

Të veprohet shpejt dhe fort, përndryshe ndryshimi klimatik do të shkaktojë gjithnjë e më tepër “efektet e përhapura, të rënda dhe të pakthyeshme”, në shoqëritë njerëzore dhe në ekosistemet.

Me këto fjalë të pazakonta e të forta grupi i ekspertëve ndërqeveritarë mbi evolucionin e klimës bëri publike në Kopenhagë, sintezën e raportit të tij të pestë, në prani të Ban Ki-moon.

“Raporti që ne paraqesim është hartuar nga qindra shkencëtarë ndërkombëtarë dhe është më i ploti, që asnjëherë nuk është ndërmarrë për këtë temë, deklaroi sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara. Ai përmban tre mesazhe kyçe. Sëpari, influenca e njerëzve mbi klimën është e qartë, dhe kjo influencë rritet me shpejtësi. Më pas, ne duhet të veprojmë shpejt dhe në mënyrë deçizive nëqoftëse dëshirojmë të evitojmë pasoja shkatërrimtare. Dhe në fund, ne kemi mjetet të kufizojmë ndryshimin klimatik dhe të ndërtojmë një të ardhme më të mirë”. Që sot e tutje shtoi ai, “vendimarrësit duhet të marrin vendimet, sepse koha luan kundra nesh”.

Raporti i paraqitur bën një përmbledhje të tre kapitujve të botuara nga grupi i ekspertëve qysh në shtator të vitit 2013: i pari mbi gjëndjen klimatike, i dyti mbi impaktet dhe prekshmërinë e rajoneve të ndryshme të botës, dhe i treti mbi levat e veprimit ekonomik për të kufizuar ngrohjen klimatike.

Ai do të shërbejë si bazë shkencore dhe ekonomike për negociatat që do të zhvillohen në muajin dhjetor në Lima (Peru), pastaj në Paris në vitin 2015, ku do të mund të përfundohet me një marrëveshje detyruese për pakësimin e lëshimit të gazrave në nivel botëror.

PERMBAJTJA NE DIOKSID KARBONI, E PAPRECEDENTE

“Me këtë raport, mesazhi është më i saktë, më i fortë dhe niveli i besimit është shumë më i rëndësishëm se sa në vitin 2009. Injoranca nuk mund të jetë më një pretekst për mosveprim”, deklaroi Michel Jarraud, sekretar i përgjithshëm i Organizatës Botërore Meteorologjike (OMM), nën patronazhin e së cilës është vendosur Grupi i ekspertëve. Brenda tridhjetë viteve, qeveritë dhe vendimarrësit në të gjitha nivelet, do të jenë përgjegjës të vendimeve që nuk do të merren tani, sepse njohuria është aty. Ne e dimë. Ne nuk kemi më falje në se nuk veprojmë”.

Sipas raportit, përmbajtja atmosferike në dioksid karboni (CO2), gaz kryesor me efekt serre i çliruar nga aktivitetet njerëzore, është e paprecedentë qysh prej të paktën tetëqindmijë vitesh. Temperatura e atmosferës së ulët tokësore është rritur me 0,85 °C qysh prej fundit të shekullit të XIX.

Niveli i oqeanëve është ngritur 19 centimetra, “çka tashmë është një sinjal alarmi në shumë rajone të botës”, deklaroi Rajendra Pachauri, presidenti i grupit të ekspertëve.

Sasia globale e borës dhe e akujve në sipërfaqen e Tokës ka rënë në shumicën e rajoneve të botës. “Efektet e ndryshimit klimatik janë ndjerë tashmë gjatë dekadave të fundit në të gjitha kontinentet dhe oqeanet”, shprehen në raportin e tyre shkencëtarët.

Për të ruajtur probabilitetin që të mbetet nën 2 °C të ngrohjes klimatike në raport me periudhën paraindustriale – pragu i rrezikut i aprovuar nga komuniteti ndërkombëtar në vitin 2009 – çlirimi në nivel botëror i gazrave me efekt serre duhet të jetë pakësuar nga 40 % deri në 70 % deri në vitin 2050, në raport me nivelin e tyre të vitit 2010. Pra Pachauri paralajmëron:“qysh prej vitit 2010, çlirimi i gazrave është rritur më shpejt se sa në dekadat e mëparshme”.

“RREZIQE TE MEDHA PER SIGURINE USHQIMORE BOTERORE”

Për të mbajtur stabilitetin klimatik të planetit, shkencëtarët e mbledhur nga Grupi i ekspertëve thonë se “nivelet e lëshimit të gazrave duhet të jenë afër zeros në vitin 2100, madje dhe nën” – domethënë që në mënyrë globale, sistemi ekonomik do të duhet të funksionojë duke thithur CO2 më tepër se sa duke e lëshuar atë, siç ndodh sot.

“Një rritje e temperaturës mesatare përtej 4 °C, e kombinuar me një rritje të kërkesës për ushqimin, do të përfaqësonin rreziqe të mëdha për sigurinë ushqimore botërore”, vlerësojnë shkencëtarët.

“Ka një mit, sipas së cilit aksioni klimatik do të kushtojë shumë shtrenjtë, ndërkohë që mos veprimi do të kushtojë shumë, shumë më shtrenjtë”, ka shpjeguar M. Pachauri. Në fakt, sipas simulimeve të kryera nga ekonomistët e mbledhur nga Grupi i ekspertëve, një politikë klimatike ambicioze, e bërë në nivel botëror dhe që lejojnë të qëndrohet në kufirin e 2 °C të ngrohjes klimatike, nuk do të mbyllej nga një reduktim i vogël i rritjes. “Kjo korrespondon me një pakësim vjetor nga 0,04 % deri në 0,14 %, me si vlerë mesatare 0,06 %, në raport me një rritje të konsumit që përfshihet midis 1,6 % dhe 3 % në vit”, shkruajnë ekspertët.

Megjithatë këto vlerësime janë llogaritur pa marrë parasysh dëmet që pjesa e pa evitueshme e ngrohjes klimatike do të shkaktonte për ekonomitë. “Dhe sa më tepër ne presim, aq më tepër këto kosto do të jenë të rëndësishme”, u shpreh presidenti i grupit të ekspertëve. Edhe në rast politike klimatike shumë ambicioze, e ardhmja do të jetë ndofta më pak rozë se sa thuhet me 0,06 % të uljes së konsumit i llogaritur nga modelet ekonomike të Grupit të ekspertëve.

Krahas kësaj, ka shtuar M. Pachauri, përpjekjet për të realizuar objektivat nuk mund të bëhen “pa ndryshimin e stileve të jetës dhe sjelljes së njerëzve”. Në një deklaratë që nuk do t’i pëlqente industrive nxjerrëse, presidenti i Grupit të ekspertëve shtoi gjithashtu se “të trajtosh çështjen e ndryshimit klimatik nuk do të jetë e mundur nëqoftëse agjentët ekonomikë vënë secili përpara interesat e tyre në mënyrë të pavarur: Kjo mund të bëhet vetëm nëpërmjet bashkëpunimit”.

Marrë nga Le Monde

Përgatiti: S. Metani, www.bota.al
 
TerraN

incognito
Anëtar
Jul 3, 2012
Postime
2,083
Pikët
83
Vendndodhja
ANTAHKARANA
Përgjigje e: Klima: Drejt rrugës pa kthim?!

*

Eshte vertete shume shqetesuese ceshtja e klimes/mjedisit.

Megjithese njerezimi eshte duke u ndergjegjesuar per kete problem koheve te fundit, megjithate akoma larg jemi dhe rreziku eshte me se evident.

Sic u cek ketu, problemi qendron ne ate se ky rrezik shikohet ende si problem i ndare, sepse popujt/shtetet jane te percara, mirepo ky eshte ceshtje e cila na perket tegjitheve.

*
 
SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
55,857
Pikët
113
Përgjigje e: Klima: Drejt rrugës pa kthim?!

Ai do të shërbejë si bazë shkencore dhe ekonomike për negociatat që do të zhvillohen në muajin dhjetor në Lima (Peru), pastaj në Paris në vitin 2015, ku do të mund të përfundohet me një marrëveshje detyruese për pakësimin e lëshimit të gazrave në nivel botëror.

Krahas kësaj, ka shtuar M. Pachauri, përpjekjet për të realizuar objektivat nuk mund të bëhen “pa ndryshimin e stileve të jetës dhe sjelljes së njerëzve”. Në një deklaratë që nuk do t’i pëlqente industrive nxjerrëse, presidenti i Grupit të ekspertëve shtoi gjithashtu se “të trajtosh çështjen e ndryshimit klimatik nuk do të jetë e mundur nëqoftëse agjentët ekonomikë vënë secili përpara interesat e tyre në mënyrë të pavarur: Kjo mund të bëhet vetëm nëpërmjet bashkëpunimit”.

Marrë nga Le Monde

Përgatiti: S. Metani, www.bota.al
Kina,USA dhe India do jene kundra!
 
Rita06

Anëtar
Anëtar
May 28, 2014
Postime
84
Pikët
6
Përgjigje e: Klima: Drejt rrugës pa kthim?!

Sistemi financiar dhe elita janë pengesa kryesore kundër aksionit klimatik. Sistemi financiar pa rritje ekonomike, siç është ndërtuar aktualisht, kolapson. Nga ky kolaps humbet shtresa e pasur, e cila ka depozita të mëdha bankare. Duhet reformuar sistemi bankar, u duhet hequr mundësia bankave që të japin borxh depozitat në këtë masë që lejohen aktualisht. Pas reformës financiare kapitalizmi mund të realizojë tkurrjen e vullnetshme (degrowth), çka është ndoshta e vetmja rrugë paqësore që shpëton klimën.
 
gurax

Super Moderator
Anëtar
Mar 19, 2011
Postime
3,031
Pikët
48
Vendndodhja
Virgo Supercluster, Local Group, Milky Way, Orion-
Përgjigje e: Klima: Drejt rrugës pa kthim?!

Deshira jote do te realizohet shoku_tanku. Jo ndoshta nje ore e me pare, por nuk je dhe aq larg realizimit te deshires. Nipat e tu jane ata qe do te gezojne realizimin e endrres tende.
Ne maj te 2013 u konfirmua ne mbare boten nje matje e nivelit te CO2 ne atmosfere me nje vlere prej 400 ppm (pjese-per-milion), qe eshte nje vlere e frikshme. Vlera me e larte rekord e vezhguar ne 3 milion vjetet e fundit.
Nderkohe, per dekada me rradhe, si vlere kufi per nje planet stabel dhe te sigurt nga ana klimaterike eshte konsideruar 350 ppm.

Ilustrime vizuale:

Per me shume informacion:
http://co2now.org/
http://fcnl.org/issues/energy/carbon_fourhundred_ppm/
 
ODEON

.
Anëtar
Apr 12, 2014
Postime
6,308
Pikët
0
Përgjigje e: Klima: Drejt rrugës pa kthim?!

Mashtrimi i rradhes, ngrohja globale nuk eshte reale sepse ajo ndervaret vetem nga aktiviteti i diellit dhe ne dhjetevaçarin e fundit temperaturat jane konstante si rezultat i njollave ne diell gje qe tregon uljen e aktivitetit diellor.
gjithsesi nuk shpjegohet me dy rreshta kjo pune sepse nuk eshte aq e thjeshte per tu shpjeguar, por po ju permend vetem nje fakt. Nese ngrohja vjen nga çlirimi i co2 atehere mund te me jepni nje pergjigje mbi çlirimet vullkanike dhe sasine e tyre, sepse une di te pakten kete gje qe nje vullkan çliron sa 10 vjet pune nje metalurgji e tere brenda nje shperthimi te vetem.
Nuk ju shkon ne mendje qe jane disa pseudo shkencetare qe ruajne fondet e tyre me teorine e ngrohjes.
 
gurax

Super Moderator
Anëtar
Mar 19, 2011
Postime
3,031
Pikët
48
Vendndodhja
Virgo Supercluster, Local Group, Milky Way, Orion-
Përgjigje e: Klima: Drejt rrugës pa kthim?!

Te tera cfare ke shkruar ketu GAME4YOU, jane te pasakta.

http://www.skepticalscience.com/volcanoes-and-global-warming.htm (ne lidhje me vullkanet)
http://news.discovery.com/earth/weather-extreme-events/volcanoes-co2-people-emissions-climate-110627.htm (perseri ne lidhje me vullkanet. Ne mesatare vjetore, aktiviteti njerezor prodhon 135 here me teper CO2 sesa vullkanet. Ne te tere boten)
http://www.scientificamerican.com/article/how-to-determine-the-scientific-consensus-on-global-warming/ (Pseudoshkencetaret? Dmth praktikisht 94+ % e te tere klimatologeve ne bote? Ndoshta, cfare e s'ben vaki)

Shkenca nuk eshte opinion.
 
yllbardh

R.I.P
Anëtar
Jul 8, 2012
Postime
964
Pikët
18
Vendndodhja
as vetë se di.... :)
Përgjigje e: Klima: Drejt rrugës pa kthim?!

Pse nuk merret parasysh fusha magnetike e tokës kur kemi të bëjmë me ndryshime klimatike? Tashmë është një gjë e ditur se në Atlantikun jugor ekziston një regjion i konsiderueshëm ku kemi fushë magnetike me polarizim të kundërt me rrethinën, ky është një element tregues se ndërrimi i poleve vetëm se ka filluar, ndërrim që në vazhdimësinë e tij edhe ndikon në ndërrimet klimatike. Por jo, jo të gjithë të ashtuquajturit klimatolog janë koncentruar në sasinë dikarbonike duke mbyllur sytë nga faktorët tjerë ndikues dhe s'ka dreq që i largon nga kjo teori, sepse këtu edhe gjendet leverdia që ata kanë hasur në masat e popullsisë injorante.
 
gurax

Super Moderator
Anëtar
Mar 19, 2011
Postime
3,031
Pikët
48
Vendndodhja
Virgo Supercluster, Local Group, Milky Way, Orion-
Përgjigje e: Klima: Drejt rrugës pa kthim?!

Tashme eshte gje e ditur zona e polarizimit te kundert ne Atlantik? Ndrrimi i poleve ka filluar?

Me jep dot ndonje reference per te pare me shume per keto gjera? Ekziston ndoshta mundesia qe cfare ke lexuar ta kesh kuptuar totalisht gabim? Dmth pse e vecon kaq ne menyre kontrastuale veten nga pjesa tjeter e popullates, ate injoranten, nga influenca e atyre qe fare mire mund te jene shume te interesuar per mohimin e fenomenit klimaterik... si psh me industria e naftes dhe nenprduktet e saj? Kapitali dhe paraja ne dispozicion te marketingut dhe relacioneve publike, nga ky segment i industrise, nuk ka nevoje per koment qe eshte maramendes. Pse nuk je ti nje viktime e ketyre reklamave te bukura shumengjyreshe dhe te kushtueshme por jam une viktime nje komploti nga pseudoshkencetare ne tere boten, me nje organizim perfekt ne orkestrimin e dizinformacionit, orkestrim qe do e kishte zili cdo shtet dhe qeveri ne planet?
 
yllbardh

R.I.P
Anëtar
Jul 8, 2012
Postime
964
Pikët
18
Vendndodhja
as vetë se di.... :)
Përgjigje e: Klima: Drejt rrugës pa kthim?!

Ky është vetëm një faktor ndikues në ndryshime klimaterike ndaj faktorëve të tjerë, ku edhe njëri nga këto është edhe ai i C02, që është vetëm një nga faktorët ndikues, gjë që preokupon aq shumë klimatologët sa që me të vërtet mundë të thuash se kanë mbyllur sytë dhe assesi nuk duan që të marrin në konsiderim faktorët tjerë dhe i nderuari gurax ndoshta ke dëgjuar proverbin "only dead fish flow with the stream", gjë që nuk do të thotë se shkoni në drejtimin e duhur dhe po që se jeni i interesuar në këtë drejtim një kërkim i vogël mund të bëjë mrekulli.
 
gurax

Super Moderator
Anëtar
Mar 19, 2011
Postime
3,031
Pikët
48
Vendndodhja
Virgo Supercluster, Local Group, Milky Way, Orion-
Përgjigje e: Klima: Drejt rrugës pa kthim?!

Sigurisht qe eshte nje nga shume faktoret qe ndikojne ne klime, me efekt vetem 60% ne klime. Pjesa qe ngelet ndahet ne kontribuesit e tjere.

Une kerkimet e mia i kam bere dhe i kam sjelle, pak me siper. Minimumi qe mund te besh eshte t'i analizosh perfundimet, disektosh, te gjesh gabimet dhe te vish perseri e te demaskosh mashtrimin.
Por nderkohe, pritet qe te sjellesh edhe ti vete perfundimet e kerkimeve te tua qe une t'i shoh dhe verifikoj. Detyrat e tua te shtepise nuk do i bej une.
Edhe nje here, shkenca nuk eshte opinion por matje dhe analiza dhe llogaritje. Per te kundershtuar nje teresi matjesh analizash dhe llogaritjesh, te duhen vetem matje, analiza dhe llogaritje te tjera, qe te demonstrojne falsitetin e te parave. Perndryshe flitet vetem per letersi artistike dhe jo per shkence.
 
gurax

Super Moderator
Anëtar
Mar 19, 2011
Postime
3,031
Pikët
48
Vendndodhja
Virgo Supercluster, Local Group, Milky Way, Orion-
Përgjigje e: Klima: Drejt rrugës pa kthim?!

Kina,USA dhe India do jene kundra!
Deri ne 2013, te dy keto shtete kane qene ne menyre konstante nje barriere serioze per dekada me rradhe ndaj cdo perpjekje unifikimi ne lidhje me strategjite globale per perftimin e energjise per te evituar perhere e me teper karburantet me origjine fosile, kryesisht ne industri.

Megjithate, duket sikur me ne fund edhe per keto shtete eshte e veshtire tashme te mbulohet Dielli me shoshe.

http://www.state.gov/r/pa/prs/ps/2014/02/221686.htm

Te shpresojme per dicka te mire per te tere nga kjo mareveshje.
 
SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
55,857
Pikët
113
Përgjigje e: Klima: Drejt rrugës pa kthim?!

Sistemi financiar dhe elita janë pengesa kryesore kundër aksionit klimatik. Sistemi financiar pa rritje ekonomike, siç është ndërtuar aktualisht, kolapson. Nga ky kolaps humbet shtresa e pasur, e cila ka depozita të mëdha bankare. Duhet reformuar sistemi bankar, u duhet hequr mundësia bankave që të japin borxh depozitat në këtë masë që lejohen aktualisht. Pas reformës financiare kapitalizmi mund të realizojë tkurrjen e vullnetshme (degrowth), çka është ndoshta e vetmja rrugë paqësore që shpëton klimën.
Pasneser njeri ka pervjetorin e EKZEKUTIMIT!
Kush e vrau???
Ata te malit---perse Marika do e vriste?
Naten e mire!
 
ODEON

.
Anëtar
Apr 12, 2014
Postime
6,308
Pikët
0
Përgjigje e: Klima: Drejt rrugës pa kthim?!

Te tera cfare ke shkruar ketu GAME4YOU, jane te pasakta.

http://www.skepticalscience.com/volcanoes-and-global-warming.htm (ne lidhje me vullkanet)
http://news.discovery.com/earth/weather-extreme-events/volcanoes-co2-people-emissions-climate-110627.htm (perseri ne lidhje me vullkanet. Ne mesatare vjetore, aktiviteti njerezor prodhon 135 here me teper CO2 sesa vullkanet. Ne te tere boten)
http://www.scientificamerican.com/article/how-to-determine-the-scientific-consensus-on-global-warming/ (Pseudoshkencetaret? Dmth praktikisht 94+ % e te tere klimatologeve ne bote? Ndoshta, cfare e s'ben vaki)

Shkenca nuk eshte opinion.

Sjellja e linkeve ketu nuk perben prove per te kunderten, sepse mund te sjell qindra te tille qe thone te kunderten, nuk kam ndermend ta bej sepse i besoj shkencetareve dhe jo pseudoshkencetareve. Nje shkencentar nuk flet me absolutizma por vetem jep arsye apo konkluzione te nxjerra me nje perqindje te perafert. me kujtohet emisioni i famshem i al gor qe ishte nje flluske sapuni me aludimet e tij.
Ndersa grafika termike e globit ne shekuj tregon epoka akullnajash ne periudha te tilla kur njeriu ishte totalisht inferior me natyren, jepi shjegim tani asaj epoke qe vjen si pasoje e ndryshimeve drastike klimaterike dhe nuk ka qene nje i vetem sepse mamuthet nuk iken aksidentalisht nga rruzulli.
 
Edvin83

Shqiptar
Anëtar
Aug 30, 2012
Postime
4,433
Pikët
83
Vendndodhja
Shkodër

Këtu sillet vetëm një link, ai i bordit botëror ndërqeveritar të shkencëtarëve, që thotë që jemi në situatë dramatike: https://en.wikipedia.org/wiki/Intergovernmental_Panel_on_Climate_Change
Këta janë autoriteti më i lartë shkencor në botë, pasi ke shkëncëtarët më të mirë në botë që merren me përpilimin e raportit. Nëse nuk beson këta, atëherë kthehu në shpellë e mos përdor internet, sepse interneti u shpik nga kjo shkencë që ti po thua se është 'pseudoshkencë'.
 
yllbardh

R.I.P
Anëtar
Jul 8, 2012
Postime
964
Pikët
18
Vendndodhja
as vetë se di.... :)
Përgjigje e: Klima: Drejt rrugës pa kthim?!

Ndërrimi klimatik është një fakt i pamohueshëm dhe i vazhdueshëm, ku kurrsesi nuk duhet që të lehet anash shkaktari i këtij ndërrimi që është CO2 por ky është vetëm një nga faktorët e ndryshimit të klimës. Një nga faktorët tjerë është edhe ndryshimi i polaritetit të fushës magnetike, ku vetëm gjatë këtij viti janë vërejtur ndryshime të konsiderueshme në fushën magnetike që po që se na gjen të papërgatiture do të ketë pasoja edhe më të mëdha se sa CO2.

Changes measured by the Swarm satellite over the past 6 months shows that Earth's magnetic field is changing. Shades of red show areas where it is strengthening, and shades of blue show areas that are weakening.
Credit: ESA/DTU

Më shumë mundë të lexoni: Earth's Magnetic Field Flip Could Happen Sooner Than Expected

https://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=1OgRpLaeZBo
 
SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
55,857
Pikët
113
Përgjigje e: Klima: Drejt rrugës pa kthim?!

Deri ne 2013, te dy keto shtete kane qene ne menyre konstante nje barriere serioze per dekada me rradhe ndaj cdo perpjekje unifikimi ne lidhje me strategjite globale per perftimin e energjise per te evituar perhere e me teper karburantet me origjine fosile, kryesisht ne industri.

Megjithate, duket sikur me ne fund edhe per keto shtete eshte e veshtire tashme te mbulohet Dielli me shoshe.

http://www.state.gov/r/pa/prs/ps/2014/02/221686.htm

Te shpresojme per dicka te mire per te tere nga kjo mareveshje.
Shume dakord dhe le te shpresojme
 
Edvin83

Shqiptar
Anëtar
Aug 30, 2012
Postime
4,433
Pikët
83
Vendndodhja
Shkodër
Përgjigje e: Klima: Drejt rrugës pa kthim?!

Ndërrimi klimatik është një fakt i pamohueshëm dhe i vazhdueshëm, ku kurrsesi nuk duhet që të lehet anash shkaktari i këtij ndërrimi që është CO2 por ky është vetëm një nga faktorët e ndryshimit të klimës. Një nga faktorët tjerë është edhe ndryshimi i polaritetit të fushës magnetike, ku vetëm gjatë këtij viti janë vërejtur ndryshime të konsiderueshme në fushën magnetike që po që se na gjen të papërgatiture do të ketë pasoja edhe më të mëdha se sa CO2.

Changes measured by the Swarm satellite over the past 6 months shows that Earth's magnetic field is changing. Shades of red show areas where it is strengthening, and shades of blue show areas that are weakening.
Credit: ESA/DTU

Më shumë mundë të lexoni: Earth's Magnetic Field Flip Could Happen Sooner Than Expected

https://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=1OgRpLaeZBo
Më falni, po ku i keni marrë këto teori që fushat magnetike ndryshojnë klimën e planetit? Se nëse e keni shpikur vetë, duhet ta publikoni pasi do të ishte zbulimi më i madh në këto 300 vitet e fundit.
 
Top