• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Papa Françesku: Më mirë të jesh ateist se sa katolik hipokrit

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
9,574
Pikët
113
Papa Françesku ka deklaruar se është më mirë të jesh një ateist se sa të jesh pjesë e katolikëve që janë hipokritë dhe ndjekin jetë të dyfishtë.

“Është skandaloze të thuash diçka tjetër dhe të bësh diçka tjetër. Kjo është një jetë e dyfishtë. Janë gjithmonë ata që thonë “ jam katolik, ndjek gjithmonë meshat, i përkas atij grupi ose këtij grupi por veprojnë ndryshe”, ka thënë Papa Françesku.

Ai ka thënë se disa nga këta njerëz duhet të thonë se “nuk jetojnë si katolikët e vërtetë, nuk i paguajnë punëtorët e tyre rrogat që meritojnë, i shfrytëzojnë njerëzit, bëjnë punë të pista, pra thjesht ndjekin jetë të dyfishtë”, ka vazhduar ai, transmeton Klan Kosova.

Papa Françesku ka thënë poashtu se shumë shpesh njerëzit me të drejtë thonë “se më mirë është të jesh ateist, se katolik si disa persona”.

Qysh nga ardhja e tij në këtë pozitë në vititn 2013, Papa Françesku u ka thënë katolikëve, si priftërinjve ashtu edhe besimtarëve që të praktikojnë atë çfarë thotë në të vërtetë ky religjion.

Ai poashtu shumë shpesh ka dënuar edhe abuzimin seksual të fëmijëve nga priftërinjtë duke e quajtur atë si “veprim satanik”.
______________________________________________________
http://telegrafi.com/papa-francesku-mire-te-jesh-ateist-se-sa-katolik-hipokrit/

_______________________________________________________

Pyes veteveten : ku e kane vendin ateistet hipokrite !
 

TerraN

incognito
Anëtar
Jul 3, 2012
Postime
2,064
Pikët
63
Vendndodhja
ANTAHKARANA
Përgjigje e: Papa Françesku: Më mirë të jesh ateist se sa katolik hipokrit

Papa, i nderuari Fshatari, ka filluar ta fshije me se pari oborrin e vet, gje te cilen rrallekush qe (po) e ben ne dite te sotit.

Keshtuqe, ajo qe e ka thene per hipokritet, vlene per te gjithe, mu sikurse edhe per ty dhe mua.
 

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
9,574
Pikët
113
Përgjigje e: Papa Françesku: Më mirë të jesh ateist se sa katolik hipokrit

Papa, i nderuari Fshatari, ka filluar ta fshije me se pari oborrin e vet, gje te cilen rrallekush qe (po) e ben ne dite te sotit.

Keshtuqe, ajo qe e ka thene per hipokritet, vlene per te gjithe, mu sikurse edhe per ty dhe mua.
Te gjithe mund te jene hipokrit...! Ti dhe une, jo ! lol!
 

Zana

🇦🇱e....Thjeshte🇦🇱
Anëtar
Oct 21, 2013
Postime
42,197
Pikët
113
Vendndodhja
?
Përgjigje e: Papa Françesku: Më mirë të jesh ateist se sa katolik hipokrit

K'te e dinim me I thene ,Papes . Loool
 

Kontinenti

Anëtar i ri
Anëtar
Oct 14, 2012
Postime
1,406
Pikët
0
Përgjigje e: Papa Françesku: Më mirë të jesh ateist se sa katolik hipokrit

I jap te drejte Papa Franceskut per fjalet e tij.
Asnje presje nuk i bie poshte.
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
54,052
Pikët
113
Përgjigje e: Papa Françesku: Më mirë të jesh ateist se sa katolik hipokrit

Papa kërkon falje për sjelljen e priftërinjve.

Papa Francesku është lutur për falje për abuzimin seksual të fëmijëve nga ana e klerikëve dhe ka përsëritur dëshirën e tij për të parë drejtësinë të vendoset në vend.

Ati i shenjtë i bëri këto komente në ditën e dytë të udhëtimit të tij historik në Republikën e Irlandës, në kishën “Marian” në Knock, të kontesë Mayo. Ai tha se askush nuk mund të mos preket nga historitë e atyre që kanë pësuar abuzim, u është rrëmbyer pafajësia dhe kanë mbetur të shënjuar nga kujtime të dhimbshme. Kjo është vizita e parë e një pape në Irlandë në 39 vite. Vizita koiçidon me një event global katolik, takimin botëror të familjeve, që mbahet çdo tre vite.Gjatë ditës së parë të udhëtimit të tij, Papa Francesku kishte pranuar se i vinte turp për dështimin e kishës katolike në trajtimin e krimeve flagrante të abuzimit seksual nga kleri dhe i bëri këto komente në një fjalim në kështjellën e Dublinit. Më pas, ai u takua edhe me tetë të mbijetuar të abuzimeve seksuale, që siç mësohet, u ka thënë atyre se abuzimi është moralisht i papranueshëm. Gjithçka ndodh pasi kryeministri irlandez, Leo Varadkar i dha një paralajmërim të fortë papës për të marrë masa kundër klerikëve të përfshirë në abuzimin e fëmijëve dhe atyre që e mbajtën atë sekret. Një ish zyrtar i lartë i Vatikanit i ka kërkuar ndërkohë papës të japë dorëheqjen, duke thënë se edhe ai ishte në dijeni të akuzave për abuzime seksuale nga një kardinal amerikan, për pesë vite, para se të pranonte dorëheqjen e tij, muajin e kaluar.

Aug 27, 2018 09:02 Europe.

PS: ka thene midis te tjerash ....bota rrotullohet.
 

Elian70

Photoshop
Anëtar
Jan 30, 2014
Postime
8,646
Pikët
0
Vendndodhja
Vlorë
Përgjigje e: Papa Françesku: Më mirë të jesh ateist se sa katolik hipokrit

 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
54,052
Pikët
113
Përgjigje e: Papa Françesku: Më mirë të jesh ateist se sa katolik hipokrit

Pope: Peace document born of faith in God, the Father of Peace.

During the press conference on the return flight from the United Arab Emirates, Pope Francis says the historic Document on Human Fraternity was born of “was made in the spirit of Vatican II”.

A document born of faith in God
The document, signed by Pope Francis and the Grand Imam of al-Azhar, Ahmed el-Tayeb, was prepared “with much reflection and prayer”, the Pope said. The one great danger at this moment, he continued, is “destruction, war, hatred between us.” “If we believers are not able to shake hands, embrace one another, kiss one another, and even pray, our faith will be defeated”, he said. The Pope explained that the document “is born of faith in God who is the Father of all and the Father of peace; it condemns all destruction, all terrorism, from the first terrorism in history, that of Cain.”

The Holy Father said that from the Catholic point of view, the Document on Human Fraternity “does not go one millimetre beyond the Second Vatican Council… the document was made in the spirit of Vatican II.” Among Muslims, he said, there are various opinions, but them, too, it is a process.

Wisdom and Fidelity
Speaking of his meeting with Muslim leaders, Pope Francis said the key words he took away from the encounter were “wisdom” and “fidelity”. “The path of wisdom and fidelity leads you to build peace”, he said. He said of the meeting that he was left with “the impression of being in the midst of true sages. I was very satisfied.”

Venezuela
Pope Francis also answered a question about a letter sent by Nicolás Maduro, the president of Venezuela, seeking to restart a dialogue with opposing factions in his country. “I haven’t read [the letter] yet”, he said, but added, “we’ll see what can be done.” The Pope noted that he was “always willing” to help dialogue, but that both parties must request it.

Church must do more to end abuse
Finally, Pope Francis was asked about the abuse of women religious — an issue that has garnered more attention as the overall crisis of abuse in the Church has been brought to light. He acknowledged that priests, and even Bishops, have sometimes been guilty of abuse in the past; and he said, “I believe it’s still happening: It doesn’t end just because it is recognised.” He noted that the Church has made progress in addressing some cases, but acknowledged that more must be done.

In his answer, Pope Francis praised Benedict XVI for his efforts to confront the crisis. “I would like to stress that Benedict XVI had the courage to do many things on this subject.” It is a myth that Benedict was weak, Pope Francis affirmed: “He wasn’t weak at all! He is a good man – a piece of bread is worse than he is, he is a strong man.”

The Holy Father said that with prayer, the Church can move forward in its response to abuse. “I want to go forward”, he said, emphasising that there are ongoing cases that are being addressed.

By Christopher Wells
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
54,052
Pikët
113
Abuzimet në kishën polake: I besuari i Papës nën dyshim.

Skandali i abuzimit të fëmijëve në kishën katolike polake po prek qarqe gjithnjë e më të larta. Kardinal Dziwisz, person shumë i besuar i Papës Gjon Pali II., dyshohet se i ka mbuluar ato.


Kardinali Stanislav Dzivis nuk është një dokushdo. Ai e shoqëroi papën polak Gjon Pali II si sekretarin personal gjatë gjithë pontifikatit, ai e njihte papën që heret dhe nuk u nda nga kreu i kishës në asnjë moment, derisa ai ndërroi jetë në vitin 2005. Vetë Papa thoshte për Dzivisz-in, se ishte i "pazëvendësueshëm".
Gjithmonë i pranishëm, por i heshtur, ai konsiderohej si më i besuari i Papës. Kush donte të shkonte te Gjon Pali II., duhej të kalonte nga kardinali. Ai kishte diçka prej mbrojtësi, i drejtonte Papës rrobën, e mbështeste kur ecte në pleqëri. Por tani ai vetë do të kishte të nevojë për ombrellën mbrojtëse të Papës.

Audiencë private me para në dorë?

Sepse të hënën (9. 11. 2020) transmetuesi privat TVN24 shfaqi një reportazh të Marcin Gutovski-t për kardinalin tani 81-vjeçar Dzivisz. Në të ngrihen akuza serioze. Se ai kishte qenë në dijeni për abuzimin seksual të fëmijëve nga themeluesi i Legjionarëve të Krishtit, Marcial Maciel Degollado dhe ish-kardinalit amerikan Theodore McCarrick dhe megjithatë i kishte mbështetur të dy.
Përveç kësaj Dzivisz kishte marrë 10.000 dollarë dhe kështu, me kërkesë të McCarrick, i kishte mundësuari shoqëruesit të tij në vitin 1998 një audiencë private te Papa. Të martën Vatikani publikoi një raport të vetin lidhur me rastin McCarrick. Ai shtron pyetjen, përse Gjon Pali II., megjithëse pati një sërë indiciesh për veprime të mundshme pedofile të McCarrick, e bëri atë peshkop dhe më vonë kardinal. Edhe emri Dzivisz përmendet disa herë në raport.
Dzivisz vetë hesht. Autori i reportazhit televiziv "Don Stanislao. Fytyra tjetër e kardinalit Dzivisz" tregon vazhdimisht, se si është përpjekur disa herë pa sukses, që ta bindë klerikun për një intervistë "në atmosferë të mirë dhe miqësore”, në mënyrë që ai të paraqiste gjërat nga këndvështrimi i tij. Në fund filmi shfaqet pa intervistën, vetëm me disa deklarata të shkurtra të kardinalit dhe me fragmente të një bisede telefonike. Në të kardinali paralajmëron se hulumtimet gazetareske mund të shkaktonin një "skandal ndërkombëtar". Ai thotë se është i merakosur për Poloninë. "Unë jam një njeri, që i ka shërbyer Papës, kishës dhe Polonisë. Dhe tani këto akuza? Për hir të Zotit!"

Kur e pashë filmin, u trondita më së shumti nga qëndrimi i kardinalit, nga reagimet e tij ndaj akuzave të gazetarëve", komenton Artur Sporniak i gazetës liberale katholike "Tygodnik Powszechny". "Ai nuk arrin ta kuptojë se i nënshtrohet të njëjtit ligj dhe të njëjtave rregulla si të gjithë të tjerët. Se nuk ka përjashtime". Një europarlamentar i së majtës alarmoi prokurorinë e shtetit. Nuk ka "lopë të shenjta".
Filmi ka ringjallur diskutimin mbi pedofilinë në kishë dhe mbulimin e saj. Ditën pas transmetimit të tij kryetari i Konferencës Ipeshkvnore polake kryepeshkopi Stanislav Gadecki, bëri këtë deklaratë: "Unë shpresoj se të gjitha dyshimet, që u paraqitën në këtë reportazh, të sqarohen nga një komision përgjegjës i Vatikanit". Dzivisz vetë kishte premtuar të bashkëpunonte me një "komision të pavarur”. Por komisioni mund të caktohet vetëm nga Papa, thekson në intervistë me DW prifti dhe filozofi Andrzej Kobylinski. As një forum lokal dhe as shtetëror nuk mund të gjykojnë një kardinal.

Erozion i besimit.

Kobylinski pret një "rrëzim të përshpejtuar" të kishës katolike në Poloni. „Sekularizimi galopant i brezit të ri" do të "avancojë me shpejtësi". Kisha përjeton humbjen e besimit. Për Kobylinskin një zhvillim i trishtueshëm, për të cilin priftërinjtë dhe peshkopët janë vetë fajtorë, "sepse bënë gabime dhe lejuan neglizhime. Vitet e fundit këtu fjala është kryesisht për skandalet e pedofilisë dhe mbulimin e tyre", thotë prifti dhe teologu nga Varshava.
Para disa ditësh Vatikani gjykoi një tjetër rast duke vendosur njëkohësisht disa dënime ndaj ish kryepeshkopit 97-vjeçar të Vroclavit. Kardinalit Henryk Gulbinovicz nuk i lejohet më të përdorë simbolet e peshkopit, të celebrojë meshë dhe ai nuk do të varroset në katedralen e Vroclavit. Gulbinovicz akuzohet ndër të tjera për abuzim seksual.

Joachim Frank, kryetar i Shoqatës së Publicistëve Katolikë në Gjermani (GKP), kujton se çfarë revolte pati shkaktuar abuzimi në vende të tjera. Si për shembull përmes filmit të Francois Ozon "Lëvduar qoftë Zoti" bazuar në raste të vërteta abuzimi, i cili „madje edhe në Francën laike bëri bujë të madhe". Ai mund ta imagjinojë fare mirë se diçka e ngjashme mund të ndodhë tani në Poloni. "Skandali i abuzimit në kishën katolike ka një dimension të tillë, saqë askush nuk mund të fshihet, duke përmendur meritat nën moton, 'lëreni të qetë atë, se ka bërë aq shumë të mira'. Sepse çfarë do të thoshte kjo, parë nga perspektiva e viktimave, që kanë vuajtur nga priftërinjtë?" Në një intervistë për DW ai bëri thirrje për gjykime të drejta. "Drita dhe hija i përkasin të vërtetës", komentoi Frank.
Cilido qoftë vendimi, ai kalon përtej sferës së kardinalit. Rasti Dzivisz ka „një dimension kombëtar", thotë Kobylinski, sepse Gjon Pali II. është në Poloni jo vetëm një figurë e kishës, por një pjesë integrale e "kujtesës dhe e identitetit nacional". Ai luajti një rol dominues në Poloninë socialiste, u dha njerëzve mbështetje dhe shpresë. Akuzat kundër Dzivisz fajësojnë atë dhe shtrojnë pyetjen për përgjegjësinë e Papës, veçanërisht në rastin e "Legjionarëve të Krishtit". Themeluesin e urdhërit ai e mbuloi deri në fund. Kanonizimi i shpejtë i Papës ka ndodhur „ndoshta para kohe", mendon Kobylinsky.

Monumente të Papës polak ka në mbarë vendin. Monumenti i Henryk Jankovskit u largua nga qyteti i Gdanskut vitin e kaluar, pasi u raportua për viktima të abuzimit. Jankovski, që vdiq në 2010, ishte „kleriku legjendar i Solidarnostit" dhe prifti, te i cili rrëfehej Lech Walesa, kryetari i sindikatës Solidarnost dhe më vonë president i vendit. Monumentet e Dzivisz-it që janë ngritur që në të gjallë të tij, mund të tronditen. Të martën në mbrëmje demonstruesit kaluan para shtëpisë së tij në Krakov dhe para kuries në qytetin, ku ai ka qenë kryepeshkop. Njëra nga skulpturat e Dzivisz-it gjendet në jug të Polonisë, në Zakopane, qytetin malor që Gjon Pali II. e ka dashur aq shumë. Një tjetër në vendlindjen e Dzivisz, Raba Wyzna, e treta në afërsi të saj. Asnjëherë monumentet nuk e tregojnë Dzivisz të vetëm, por në krah të Gjon Palit II.

Data 13.11.2020
Autor Magdalena Gwozdz-Pallokat.

Mendimi im VETIAK....keta ne trojet tona ishin dhe jane te <virgjer>.
KTA shenjtoret e jezu krishtit jane...MAFIA 1 ne BOTE aPO me=KRIMINELAT.
 
Top