• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Perse nuk u be asnje meshe perkujtimore per 139 vjetorin e lindjes se kryepeshkopit te pare shqiptar - THEOFAN .S. NOLI?

Kontinenti

V.I.P
Anëtar
Oct 14, 2012
Postime
5,347
Pikët
113
Fan Noli, a ka mundesi te fshihet fare emri i tij.
Dhe kisha jone greke ecen perpara ne Tirana epirin tone.
 

ricky_ch

*************
Anëtar
Feb 16, 2015
Postime
1,108
Pikët
113
Duke dijtur se feja e shqiptarit është shqiptaria,
Fan Noli në një shtet me shumicë muslimane
është zgjedhur si kryeministër, një prift....,
kjo nuk don më shumë diskutim.
Këtë e ka thënë edhe vetë Fan Noli.

Një atdhetar, qofte ai Skënderbeu, Fan Noli, Adem Jashari,
s'është me rëndësi cilës fe i kanë perkatë..., por kryesore
është çfarë kanë kontribuarë për atdheun.
 
Last edited:

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
61,351
Pikët
113
Se po vresha Frankfurt-Dortmund,por pa tifoza sikur je ne varreza.
Perse nuk u be meshe perkujtimore?
BRAVO(sipas meje ) Artanit ne kete FUSHE,qe nuk(mbase)eshte e tija.
Shkruesi po del perseri dhe...po ja u PERSERIS,plazhet do ti beni ne...banjo,tarrace ose oborrin e kulles.
Le qe ju jeni te tan te kamun.

Tschyss.
 

O2

.
Anëtar
Oct 7, 2016
Postime
24,740
Pikët
113

@O2

Cfare thote qy o....sagapo.

Uron besimtaret ortodokse sepse me daten 6 janar Krishti u pagezua nga Ioani ne lumin Jordan dhe eshte feste.

Meqe ra fjala,gezuar festen e emrit, Joan,Joana apo Jana...

Dikur kam marr oferte nga partia e Velopulos te behem nje anetare e saj lol 🙈
 

Kontinenti

V.I.P
Anëtar
Oct 14, 2012
Postime
5,347
Pikët
113
Kur fortlumturia erdhi ne Shqiperi, puna e pare qe beri; hoqi foton e Fan Nolit nga kisha.
 

Pjer Thomas

V.I.P
Anëtar
Dec 18, 2014
Postime
6,416
Pikët
113
si te mos ta perkujtojne, si t'ia heqin foton, si te mos ta permendin, pra ai jeton ne zemrat e çdo shqiptari, fan noli mbetet i madh,
 

Nicktjeter

Per aspera ad astra.
Anëtar
Sep 24, 2013
Postime
23,600
Pikët
113
Keto ortodoksit zakonisht duken rob te mire ,por se si jane disa me nga nje vegel mangut ne forume
 

ilia spiro

V.I.P
Anëtar
Sep 30, 2010
Postime
1,416
Pikët
63
PERSE NUK U BE ASNJE MESHE PERKUJTIMORE
PER 139 VJETORIN E LINDJES SE
KRYEPESHKOPIT TE PARE SHQIPTAR- THEOFAN .S. NOLI?
Askush nga mediat shqiptare dhe aq me pak kosovare nuk u kujtua te perkujtonte ditlindjen e Kryepeshkopit te Pare te Kishes Autoqefale Orthodokse te Shqiperise , te Madhit Theofan S. Noli (Mavromati) Linderu me 6 Janar , 1882, Qyteze, pra 139 vite me pare.
Nje Gabim i rende i takon Klerikeve te KOASH dhe Administrates se Koash, Sinodit tw Koash, dhe te gjithe klerikeve te tjereve qe predikojne ne shqip ne Kishat tona te nderuara Orthodokse Autoqefale.
Madje Peshkopi i Gjirokastres ne Kishat e qytetit te Gjirokastres ka harruar te predikoje ne shqip dhe kjo perben nje karshillek ndaj parimeve te Kishes Autoqefale Orthodokse te Shqiperise, sepse pavaresisht qe ne keto Kisha mund te predikohet ne greqisht per shkak te greqisht folesve te asaj zone, por e kane detyrim qe te predikojne ne shqip Meshen e nderuar te perditeshme.,
Cfare ppo ndodh me kleriket tane Orthodokse te nderuar te Shqiperise?
I ka zene gjumi?
KOASH nuk ka filluar ne 1992, Por KOASH U themelua ne Kongresin e Beratit ne 10-13 shtator 1921, dhe ne kongresin e Korces u zgjodh FAN NOLI DREJTUES I KOASH, pavaresisht se TOMOS u miratua ne 1937, e kjo nuk do te thote qe te harrohet historia e orthodoksise shqiptare dhe e gjithe Shqiperise.
KOASH duhet medoemos te beje nje meshe perkujtimore per Fan Nolin e Madh.

Pirro, kujt po ja qan hallin dhe ku po e shtron ceshtjen????
 

ilia spiro

V.I.P
Anëtar
Sep 30, 2010
Postime
1,416
Pikët
63
Mё 13 mars tё vitit 1965 ndёrroi jetё njё ndёr personalitetet e ndritura pёr Kishёn Orthodhokse Autoqefale tё Shqipёrisё, Imzot Theofan S. Noli.
Luajti njё rol tё rёndёsishёm nё fillim shekullin e XX pёr adhurimin e Perёndisё nё gjuhёn shqipe, veҫanёrisht pas dorёzimit tё tij si klerik pёr komunitetin shqiptar nё Amerikё. Dorёzimi i tij nuk ishte njё rastёsi. Kjo vёrtetohet prej origjinёs sё familjes me tradita kishtare, formimit tё tij arsimor, angazhimeve si psalt, si mёsues i fesё dhe i muzikёs kishtare bizantine. Kishte njё ndёrgjegje tё thellё pёr shёrbesёn e klerikut, pёr sakrificat e kёsaj shёrbese. Hirësia e Tij Theofani shërbeu me dashuri dhe devotshmëri për shumë vite deri në fund të jetës si Kryepeshkop (Mitropolit) i Dioqezës së Diasporës shqiptare në Amerikë.
Imzot Theofani dhe pse nё thelb mbetet njeriu i fesё, nuk izolohet brenda tempullit. Veshja klerikale nuk do tё bёhej pengesё pёr tё folur dhe shkruar pёr situata tё ndryshme, duke iu pёrgjigjur nevojave tё kohёs. Veprimtaria e tij ёshtё dinamike, e njё personaliteti me vlera tё shquara intelektuale. Ato shfaqen nё prozё, poezi, publicistikё, nё ligjёrata oratorike tё sferave fetare, shoqёrore, politike, kulturore si dhe nё tregime biografike me plot argumente historike. Ai nxirrte nё pah vlerat shpirtёrore tё kёtij populli, duke synuar tё mishёrohej Ungjilli nё gjuhёn e tij.
Edhe pse jetoi shumё pak nё Shqipёri, ai punoi me shumё energji dhe dinamizёm, duke dhёnё njё kontribut tё rёndёsishёm nё pёrpjekjet pёr Autoqefalinё e Kishёs Orthodhoksё Autoqefale tё Shqipёrisё. Jeta e tij ёshtё e mbushur me mundime dhe privime, duke ofruar veten pёr rilindjen shpirtёrore tё popullit dhe ridimensionimit tё shoqёrisё shqiptare nё tёrёsi nё periudhёn e lindjes dhe ngritjes sё shtetit shqiptar.
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipёrisё nё traditën e saj liturgjike dhe historike, vazhdimisht i kujton hierarkёt e saj si dhe gjithё sa kanё kontribuar pёr Tё.
I pёrjetshёm qoftё kujtimi i tij!

z. Pirro, meso pak se ortodokset perkujtojne nderrimin e jetes jo lindjen,...
 
Top