• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Pionerët e arkitekturës moderne.

BABAYAGA

1- Get out before sunrise!
Anëtar
Apr 7, 2020
Postime
2,769
Pikët
113
Pak informacion mbi ata qe i kane dhene arkitektures rendesine dhe vemendjen e merituar.
Sidomos ne kohet moderne.

1- Ludwig Mies van der Rohe

2- Le Corbusier

3- Frank Lloyd Wright

4- Frank Gehry

5- Santiago Calatrava

6- Tadao Ando

7- Louis Kahn

8- Walter Gropius

Etj.


1-Ludwig Mies van der Rohe (fillimet e viteve 1900 , lindur ne Gjermani)

“Nuk me intereson historia e civilizimit, por vetem ajo e tanishme, sepse besoj se arkitektura mund te shpreh vetem civilizimin qe jetojme aktualisht dhe asgje pertej saje”

Legjendari Mies nuk projektoi asnje ndertese sipas nje stili te vecante.

Dizenjoi shtruktura te ashpra, te pastra, shprehja e tije ‘less-is-more’ ( me pak eshte me shume), karakterizon punen e tije por edhe personalitetin si burre. Ne karieren e tij zhvilloi nje fjalor bazik per arkitekturen moderne. Ngjyra minimale, hapesira negative dhe linjat e drejta ishin karakteristike ne veprat e tij. Xhami ishte nga materialet thelbesore qe karakterizonte konceptet e tij.
996AC941-B261-4D3D-AD31-A015DFF58584.jpegDD6BAA0B-15D7-482E-B381-5A652686495F.jpeg420CA13A-BE3D-4EE3-B128-CEA897AAE182.jpegF2903E0D-ED12-4CFF-BB58-93A10A1B90D4.jpeg
 
Last edited:

Marla

V.I.P
Anëtar
Apr 3, 2020
Postime
962
Pikët
93
Duhet ta kishe nis qe nga Da Vinci Michelangelo :)

Ke harru dhe Zaha Hadid
 

BABAYAGA

1- Get out before sunrise!
Anëtar
Apr 7, 2020
Postime
2,769
Pikët
113
Duhet ta kishe nis qe nga Da Vinci Michelangelo :)

Ke harru dhe Zaha Hadid
Te arkitektures moderne pra, ata t paret jane te Rilindjes, ndesa Zaha eshte unikale por jo pionere, dmth keta, ka edhe disa te tjere, kane vendos themelet e koncepteve te modernes. Zaha eshte kontemporane, por mund ta klasifikojme ke etj. Sepse ka gjurme te forta me stilin e saj organik orjental.
 

BABAYAGA

1- Get out before sunrise!
Anëtar
Apr 7, 2020
Postime
2,769
Pikët
113
2 - Le Corbusier (Babai i Arkitektures Moderrne) (1887-1965)

Le Corbusier ishte nje arkitekt dhe urbanist Francez.
Si paraardhes i arkitektures moderrne idete e tij paten ndikimin me te thelle dhe me te qendrueshem ne shekullin e XX dhe ne vazhdim.
Udhehoqi Kongresin Nderkombetar te Arkitektures Moderrne.
Teorite e tij ishin nje reagim i epoken industriale ne zhvillim.
Idealet e reja te demokracise dhe lirise krijuese, prodhimi dhe standardizimi ne mase udhehoqen vizionin e tije per zhvillimin e mjedisit dhe ndertimit ne te.
Doza e tije e energjise bazohej ne pikesynimin per te krijuar nje arkitekture gjithe perfshirese, shkencerisht dhe sociologjikisht.
Krijimtaria e tije idealizohej ne besimin mbi kapacitetin dhe zhvillimin e njeriut drejt perparimit dhe permiresimit shoqeror.
Arkitektura per te ishte Revolucion.
Ai futi koncepte te barazise dhe demokracise permes mjedisit te ndertuar, duke ju referuar projektimit te ndertesave ne menyre shkencore, si baze per qendrimin dhe sjelljen e njerezve ne jeten shoqerore.
Proklamoi nocionin e ndikimit te mjedisit fizik ne sjelljen humane (Design Influenting Practice Social - DISP ).
Ka patur mjaft kritik ndaj teorive te Le Corbusier, pasi shpesh here ai binte ne kontradikte me vetveten. Konkretisht i pelqente te ishte idhtar i demokracise por me teorite e tije impononte nje urdher ne tipologjine e arkitektures dhe ndertimit te mjedisit.

Corbu_Collage.jpg
 

Kasëmi

VI I MCMLXXIII
Anëtar
Aug 13, 2019
Postime
6,665
Pikët
113
Vetem moderne qe s'jane sot keto... per ate kohe may be
 
Top