• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Poezi nga Danel Cana

Ali Baba Tepele

Super Anëtar
Anëtar
May 24, 2014
Postime
213
Pikët
43
Për Danel Cana
- FRYMËZIMI IM

O shoqe fëmijërisë,
Që në ëndrra mbete!
K'to vargje të poezisë,
Merri moj me vete!

Hipur pelës kuqaloshe,
Pa samar, a shalë!
Unë kudo të shoqëroja,
Me një kalë të bardhë!

Unë me kalë, e ti me pelë,
Bashkë në gurra shkonim!
Mbajtur në jelet e qafës,
Sikur fluturonim!

Ujët e bollshëm rridhte zallit,
Kalë e pelë freskonim!
Dilnim tek buza e madhe,
Gjithë fshatin shikonim!

Shikonim arat e mbjella,
Gjithë ç’jeshilonin!
Kopeja faqes së malit,
Zile, këmborë, dëgjonim!


Rrinim pranë njeri tjetrit,
Bashkë, të pa djallëzuar!
Me gjithë shpirtë, flisnim, qeshnim,
Bukurinë e përmalluar!

Uleshim te shkëmbi madh,
Sytë nga përroi drejtonim,
Zhurmë e ujit, shkumë bardhë,
Zogjtë e korijes dëgjonim!

Kohë e largët, ka lënë gjurmë,
Fëmijërinë gjithmonë e dua!
Mendimet në gjumë më vunë,
Si dhe bukuritë e tua!

O vëndet e djalërisë,
O fshati në Shëndëlli!
Të vij dua, tu shetisë,
Frymëzimi im je ti!
@cana
 

Ali Baba Tepele

Super Anëtar
Anëtar
May 24, 2014
Postime
213
Pikët
43
Për Danel Cana
- TRËNDAFILI NË DËBORË

Trëndafilin në oborr,
E gënjeu e bardha borë!
Dëborë e bardhë ç’e gënjeu,
Bukurinë ja rrëmbeu!

Kur dëbor e ftohtë e puthi,
Petalet e tij i rrudhi!
Trëndafili sapo çelur,
Nga të ftohtit ishte mbledhur!

Shpesh kështu si trëndafili,
Gënjehet dhe dashuria!
Çel pa pritur në të ftohtë,
Pastaj ngrin e s’mbahet dotë!
@cana


 

Ali Baba Tepele

Super Anëtar
Anëtar
May 24, 2014
Postime
213
Pikët
43
Për Danel Cana
- GJUHA E NËNËS

Fluturojnë gërmat e mija,
Nga A-ja, deri te ZH-ja!
Të tridhjet e gjashtë të mirat,
Të gjuhës që më dha Nëna!

Vijnë që nga lashtësia,
Historinë mbajnë brenda!
Njohën shumë “Bajloz të zi”,
Ti ndalonin, jua kish ënda!

Një ligj e bëri Sulltani,
Dhe Patriakanë, e shënjta!
Jo, nuk i donin të lira,
Ju dukeshin shumë të rënda!

Jo, mor jo, s’ndalohet drita,
Është gjuhë e perëndisë!
Ato shkronjëza të arta,
Ja ka dhënë njerëzisë!

I dha sytë të shikojë,
I dha gjuhën që të flasë!
I dha gërmat, të këndojë,
Zëri i tijë të buças!

Të gjitha me dorë i zgjodhi,
I mbolli në Iliri!
Dhe fara e shenjtë dolli,
Hodhi rrënjë në Shqipëri!

Kush se deshi, e përbuzi,
Gjuhë e bukur, gjuha shqipe!
Kurrë kokën nuk e uli,
Shkruajti një histori drite!

Po, mor po, po fluturojnë,
Që nga A-ja, gjer tek ZH-ja!
Me asgjë nuk e ndërrojë,
Gjuhën që më ka lënë Nëna!
@cana


 
Top