• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Poezi/Proze/Esse

Elvis_Mason

V.I.P
Anëtar
Sep 20, 2020
Postime
1,035
Pikët
113
Vendndodhja
Ne kerkim te kohes se humbur
Hapat e saj me zgjuan prej gjumit , kur ajo kaloi prane dritares time.
Hap dritaren te shoh!
Vecse heshtje, pervec hapave te saj. Ajo ecte e qete sikur ne qytet mos te jetonte askush tjeter , vec asaj.
Me bukurine e saj ajo kishte mahnitur gjithe qytetin, dhe te hutuar shihnin vecse ate vajze te veshur me veshje klasike.
Me hapat e saj ajo krijonte melodine me te bukur, saqe dhe zogjte ishin te hutuar dhe nuk po kendonin. Dhe dielli ishte zbehur nga xhelozia, qe ajo shkelqente me shume se dielli.
E valle cfare mund te kerkonte ajo vajze ne kete qytet?
Po mar guximin ta pyes.
Si per cudi me kerkonte mua, per ti dedikuar poezine me te bukur ne kembim te dashurise se saj te sinqerte.
Si valle, i them me nje te panjohur mund te shkembesh dashurine tende te sinqerte me poezi?
Mu pergjigj- Ashtu si kisha ndjekur hapat e saj prej dritares , dhe ajo kishte ndjekur shkrimet e mia ku i publikoja gjithmone.
V.H
 

Elvis_Mason

V.I.P
Anëtar
Sep 20, 2020
Postime
1,035
Pikët
113
Vendndodhja
Ne kerkim te kohes se humbur
E pane ulur brenda ne biblioteke duke pire caj dhe e pyeten.
Cfare po ben? Po clodhem tha.
A je lodhur duke pire caj?- e pyesin me ironi.
I pergjigjet me qetesi: - jam duke u clodhur nga udhetimi i gjate prej mijera vitesh . E kam nisur udhetimin , qe ne kohen e Greqise se Lashte brenda mureve te kesaj biblioteke , dhe gjithashtu ketu do te vazhdoj udhetimin, derisa te mos mundem me.
Te habitur i thone : Si eshte e mundur qe flet ne kete gjuhe te pakuptueshme? Ai pergjigjet.
Gjuha ime eshte fare e lehte dhe e thjeshte per tu kuptuar.
Nese doni te kuptoni gjuhen time, do t iu sugjeroje kete biblioteke si busull te udhetimit tim ,dhe librat brenda saj per te kuptuar gjuhen time.
Vazhdon ironia e tyre e radhes.
Nese humbasim gjate udhetimit a mundesh te na ndihmosh?
Ai serish pergjigjet me qetesi:
-Nese perdorni busullen sic duhet, kurre nuk do te humbisni ne udhetim, plus qe te arrini deri tek une per ndihme eshte e pamundur, pasi juve iu duhet te pershkoni mijera vite, duke patur parasysh, nese do te keni kurajo dhe vullnet te plote.
Pothuajse te tere s kishin kurajo , vullnet apo deshire per te nisur nje udhetim te gjate mes librave.
(Dedikim babait tim i cili dhe sot nuk shkeputet nga bota e librit)
V.H
 

Elvis_Mason

V.I.P
Anëtar
Sep 20, 2020
Postime
1,035
Pikët
113
Vendndodhja
Ne kerkim te kohes se humbur
Ajo kishte dale e vetme ne rruge , duke shkuar tek varrezat e qytetit.
Koha ishte e zymte , por trishtimi i saj e mbyste zymtesine e kohes.
Vetetimat kishin zhurme te forte kur binin mbi toke por dhimbja e saj e mbyste zhurmen e vetetimave.
Ja dhe rrebeshi i shiut filloi, por shiu nuk dukej aty ku ajo ecte ne rrugen e kalldremte, pasi loti i saj e mbulonte shiun.
Cdo gje brenda shpirtit te saj kishte pesuar metamorfoze. Cdo gje brenda saj ishte shnderruar ne nje force . Ajo ndodhet perballe strehezes ku qendron babai i saj i buzeqeshur ne foto. Ajo i tregon babait te saj qe i ka mbajtur premtimet qe i kishte bere atij kur ishte e vogel. Ajo ishte rritur tashme. Ishte bere ajo vajza qe babai i saj deshironte ta shihte ate kur ajo te rritej.
Ajo kishte arritur cdo gje e vetme ne kete bote te eger , duke respektuar etiken e saj morale. Kishte qene nje sfide mjaft e veshtire per ate , por jo e paarealizueshme.
Tashme babai i saj dhe pse nuk mund te fliste ai e degjonte vajzen e tij nga parajsa dhe ndihej mjaft krenar per te.
V.H.
 

Elvis_Mason

V.I.P
Anëtar
Sep 20, 2020
Postime
1,035
Pikët
113
Vendndodhja
Ne kerkim te kohes se humbur
Mengjes!
Dita e radhes erdhi!
Dielli po pershendet prane dritares duke buzeqeshur me rrezen e tij.
Une falenderoj Zotin qe me lejon te jetoj diten qe me fali, ndersa falenderoj veten , qe kete dite do ta vleresoje ashtu sikurse te tjerat qe iken. Dita me bekon mua qe jam prezent, gjate ekzistences se saj, ndersa une do duhet t'ia shperblej dites duke e zbukuruar ate.
Si valle mund te zbukurohet dita?
Vecse duke e filluar ate me energji pozitive.
Ajo zbukurohet duke mesuar, apo duke bere dicka te re.
Duhet ta vlersojme cdo minute te dites ne jete.
Ajo vjen per ne , ndersa ne duhet ti sherbejme asaj , qe ditet e tjera pasardhse te vijne me te bukura.
Ajo na jep shancin per ti dhene shanc vetes.
Tani cdokush ka te drejten e vete , qe ta jetoje cdo dite si deshiron vet.
Une dua ta jetoje diten ne menyren e duhur dhe jo te deshiruar.
E duhura eshte baza e jetes, e deshiruara eshte kenaqesi e jetes por e pasigurt qe do te vije, ose nese te vjen nuk eshte e sigurt se do te qendroje gjithmone.
Faleminderit <dite> !
V.H
 
Top