• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Prostitutat e Kosovës në shërbim të kryeprostitutës së Tiranës

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
9,607
Pikët
113
broçkullat.jpg

Idriz Zeqiraj NGA IDRIZ ZEQIRAJ MË 19 NËNTOR 2020

Kemi përcjellur, vëmendshëm, fushatat parazgjedhore presidenciale amerikane. Partia rivale aktivizon prostitutat e vendit, për të denoncuar dashuriçkat, deri në përdhunim, të kandidatit për Shtëpinë e Bardhë. Këto prostituta, fillimisht, shantazhojnë, për të përfituar shuma marramendëse parash. Të vetëdijshme se kandidati nuk dorëzohet para shantazheve të prostitutave, në shërbim të rivalit kundërshtar, dalin hapur. Madje, zënë edhe avoketër gratis, nga partia e interesuar për shpifjet denigruese, gjithnjë në shërbim të fushatës elektorale.

Krejt njëjtë po veprojnë sot, në fushatën parazgjedhore në Shqipëri. Prostitutat e Kosovës, nga tre rajonet, ku kanë qenë dhe mbetën bazat e tri bandave kryesore të organizuara vrastare, të cilat kanë përgjakur Kosovën: Dukagjin, Drenicë, Llap, janë aktivizuar në fushatën parazgjedhore në Shqipëri. Këto prostituta, Milaim Bellanica, Bekim Haxhiu, Latif Gashi, në bashkëpunim me prostitutat tjera ordinere e mediale, janë vënë në shërbim të kryeprostitutës të Tiranës Edvin Rama.

Me paratë e shtetit, paguajnë rrospihanë të huaj, për ta denigruar dhe njollosur rivalin politik, në fushatën parazgjedhore. Në shënjestër është kreu i opozitës shqiptare, Lulzim Basha. Kryeprostituta e Tiranës, Edvin Rama, i vënë në shërbim të politikës ruso-serbe, për ta ndarë Kosovën, agjentura sllave u infiltrua në shërbimet amerikane dhe evropiane, të cilat i dhanë mbështetje kryeprostitutës të Tiranës, Rama, thjeshtë, për ta ndarë Kosovën. Ai provokoi aq shumë opozitën shqiptare, sa u detyruan ta bojkotojnë Parlamentin dhe zgjedhjet vendore.

Ndodhi në zemër të Evropës, përjashtimi i opozitës, duke e kthyer Shqipërinë plot tri dekada prapa, në monizmin fashist të bandës së komunistëve të filosllavit Enver Hoxhës. Kaq i organizuar ishte lobimi ruso-serb në favor të Edvin Ramës, sa që të gjithë këtë maskaradë, po e kapërdinte në heshtje Amerika e Trump-Grenell dhe Evropa, me përjashtime të pakëta. E përsërisim, i vetmi qëllim ishte ndarja e Kosovës, me protagonistë Aleksander Vuçiq, Edvin Rama, Hashim Thaçi.

Prostitutat e Kosovës, në koordinim mes tyre, me porosi të kryeprostitutës të Tiranës, Edvin Rama, si në kor, sulmuan me shpifje monstrume, kryeopozitarin Lulzim Basha. I çorientuari mental, Milaim Bellanica, akuzon për marrjen e një kasete nga përkthyesi i atëhershëm, studenti i Holandës, Basha. Ai intrigon dhe thurë konspiracione kontradiktore. Zbulohet prostitucioni i tij, në shërbim të kryeprostitutës Rama, kur bëlbëzon "qëllimet" e marrjes të kasetës.

Në Kosovë kanë ndodhur 400 masakra dhe vetëm një betejë e një luftë ballore, përkatësisht, e Loxhës dhe Kosharës. Janë inçizuar me qindra kaseta, me kufoma të sakatosura dhe të karbonizuara. Andaj, nuk ka ndonjë vlerë të veçantë kaseta e Milaimit me dy kufoma të djegura. Por, është shumë domëthënëse koha kur ai masturbon e prostitucionon, me kryeprostitutën Edvin, pikërisht, në fushatën parazgjedhore të tij.

Juristi Lulzim Basha, është shqiptari i parë nga Shqipëria, i cili mblodhi fakte, i përgaditi dhe dorëzoi dosjen e krimeve serbe në Hagë, kundër kryekriminelit, Sllobodan Millosheviçit. Kjo e vërtetë absolute, dëshmohet me dokumentacionin përkatës, të arkivuar në Gjykatën e Hagës. Dhe, demanton bindshëm kryeprostitutën Edvin Rama, tellallin Taulant Balla, defatorën e Ramës, Erjon Velija, me lukuninë e prostitutave në Shqipëri e Kosovë, të cilat janë angazhuar, sforcueshëm, në fushatën parazgjedhore në Shqipëri.

Atë që bëri Lulzim Basha, në shërbim të Kosovës, Atdheut, në vitet 2000, e kishin bërë Enver Hadri në Bruksel, në vitet `80-a, kur u atentatuar me dosjen në çantë, për ta dorëzuar në Parlamentin Evropian. Njëjtë veproi edhe avokati i mirënjohur, Bajram Kelmendi, në Prishtinë, i cili dorëzoi dosjen kundër krimeve të soldateskës së Millosheviçit, në vitet e luftës, për çka edhe u ekzekutua, bashkë me dy djemtë e tij, nga policia serbe.

Atë që bëri Enver Hadri, Bajram Kelmendi, Lulzim Basha, në denoncimin e krimeve serbo-sllave, madje, në kushtet e rënda të pushtimit, nuk e bëri Hashim Thaçi me shokë. Ai i premtoi popullit të Kosovës, se "do të bëjë padi për krimet serbe dhe shpifjet e Dick Marty-së". Por, nuk e bëri kurrë, as njërën dhe as tjetrën. Hashimi heshti, si peshku, sepse Carla del Ponte dhe Dick Marty, përveç trafikimit të organeve, që mund të mos besohet, në librat e tyre, kishin sjellur fakte të bollshme, për krimet e "komandantëve të UÇK-së!" Llafazanët duhet t`i lexojnë librat në fjalë, pastaj të japin opinione.

Heshtjen qyqare e hileqare të Hashim Thaçit, e zbulon këshilltari i dyfishtë: i tij dhe i Edvin Ramës, Baton Haxhiu, kur thotë: 1) Veriu i Kosovës t`i jipet Serbisë; 2) Të zhbëhet Gjykata Speciale; 3) Krimet janë vjetëruar, andaj, të bëhet falja reciproke e tyre! Të gjitha këto janë në këmbim të lirisë të Hashimit! Sepse krimet janë numerike dhe faktike. Pra, fal tokë, për lirinë personale! Ky është atdhetarizmi i ish-presidentit të Kosovës!? Personalisht e kam këshilluar Hashimin, të lirohet nga detyra e presidentit, për t`u liruar edhe nga shantazhimi i Serbisë. Njëherësh, do ta lehtësonte edhe vetë Kosovën.

Për ta realizuar ndarjen e Kosovës, veç lobimeve të tjera, Hashimit i erdhi në ndihmë miku i tij, Edi Rama. Ai "u zu me pelë për dore", në pazaret konspirative të pista me Vuçiqin në Kralevë e Nish. Për këtë janë denoncimet faktike, të bëra nga Institucioni i të Drejtave të Njeriut, përkatësisht, Natasha Kandiç.

Ndërsa qëndrimi atdhetar i Lulzim Bashës për Kosovën, tashmë është i dëshmuar. Lehjet në hënë të prostitutave të Kosovës, për llogari të kryeprostitutës të Tiranës, Edvin Rama, tani, në prag të zgjedhjeve atje, janë kompromentuese për vet lakeun e ruso-serb. Sllogani politik elektoral i PDK-së: "Liria ka emër", i lansuar në Kosovë dhe i proklamuar nga Edvin Rama në Shqipëri, është në vazhdën e falsifikimit të historisë. Vërtet, emri i lirisë të Kosovës janë dëshmorët, viktimat e terrorit serbo-sllavë, por, vendimtare është NATO-pakti, çlirimtari faktik. Të tjerat janë broçkulla!
-------------
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
54,010
Pikët
113
He tmart dreqi,thashe se ishin prostituta vertet,na nxore bllof,hyra gjithe qef ne teme.
Si puna ktij KURACIT bajn vetem...tubime edhe DANAS.Keta PARAZITET kryeTRASHE,ishin te <zgjuar> per te VJEDHUR....3%-in e shqiptarve nga Dardania.
Gazeta svet DANAS eshte SERBE ne THEMEL,me aktore DERRA.
 
Anëtar
Feb 29, 2012
Postime
5,100
Pikët
83
Prostitutat e Kosovës në shërbim të kryeprostitutës së Tiranës
Te pakten prostitutat e Kosoves paskan varsi-unitet me ato te Tiranes. Po prostitutat e Shqiperise, ku mbene?
Pun prostitutash ....
 

Erdhi Dimri

me ortekë
Anëtar
Sep 9, 2017
Postime
1,652
Pikët
113
Vendndodhja
Upstate NY
Ky shkrim i ngre vlerat mendore Edvin Ramës.

E bën të duket i aftë për konspiracira, ndërkohë që atij ia hapi vetë rrugën PDëja për të berë çfarë i thotë rradakja, pa ndonjë plan a synim të caktuar... thjesht sipas hënës së vet, ngrysjes nga gjumi, filxhanit të kafes, drogës, ngrefjes, tensionit, urisë, rakisë, etj.
 
Last edited:
Top