• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Pse ka ardhur koha të futet në zbatim, sistemi i të ardhurave themelore për të gjithë

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
9,582
Pikët
113
Vendndodhja
Nga Evelyn L. Forget
Një e ardhur financiare bazë, një pagesë e rregullt, e pakushtëzuar dhe e shpërndarë nga qeveria, është një ide e vjetër. Tomas Mor shkroi për këtë që gjatë periudhës së Rilindjes tek “Utopia” ndërsa Tomas Pejn predikoi meritat e këtij sistemi, kur Shtetet e Bashkuara sapo ishin krijuar si shtet.
Por kjo ide, nuk fitoi kurrë një mbështetje të gjerë nga politika. Edhe pse sociologët kishin testuar prej kohësh efektet e të ardhurave bazë përmes projekteve pilot në të gjithë botën, ishte e lehtë të imagjinohej që qeveritë t’i lejonin këto eksperimente, me shpresën se entuziazmi i publikut të mund të shuhej deri në kohën e daljes së rezultateve.
Pas krizës financiare të vitit 2008, Organizata Ndërkombëtare e Punës, Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, Organizata Botërore e Shëndetit dhe sidomos Banka Botërore tregoi një interes për të ardhurat bazë. Gjithsesi, asnjëherë ideja nuk e bëri hapin e nevojshëm nga letrat e bardha si projekt në botën reale.
Në Shtetet e Bashkuara, mbrojtësi më i shquar i të ardhurave bazë ishte kandidati presidencial demokrat i zgjedhjeve të 2020-ës, Edrju Jang. Si një zgjidhje për papunësinë strukturore të shkaktuar nga automatizimi, Jang propozoi që çdo amerikan i rritur të marrë një çek mujor prej 1.000 dollarësh.
Ai e quajti atë “dividenti i lirisë”, dhe përbënte një pjesë kryesore të platformës së tij. Por më 11 shkurt, pasi kishte marrë vetëm 2.8 për qind të votave në zgjedhjet paraprake të Nju Hempshajër, Jang e braktisi garën. Mungesa e interesit për idenë e tij nuk dukej e habitshme.
Në shumicën e vendeve me të ardhura të larta, ishte e drejtë të thuhej se të ardhurat themelore ishin si një kult i errët, i njohur vetëm nga njerëzit që lexonin trillime spekulative dhe që vishnin bluza me dizenjo të maskuara si ekuacione matematikore. Interesi që ngjallnin ishte i njëjtë.
Pastaj erdhi pandemia. Në muajt mars dhe prill, pasi Covid-19 detyroi qeveritë të mbyllnin ekonomi të tëra, udhëheqësit në mbarë botën e kuptuan se programet ekzistuese të përfitimeve sociale nuk ishin në lartësinë e detyrës, për t’i ndihmuar njerëzit të plotësonin nevojat e tyre themelore në kohën që nuk punonin.
Në Shtetet e Bashkuara, edhe konservatorët u rreshtuan për të mbështetur grante të pakushtëzuara në para. Senatori Mit Romi, republikani i Utah, propozoi dhënien çdo amerikani të rritur të një pagese të vetme prej 1.000 dollarësh.
Kongresi miratoi me shpejtësi një paketë të madhe stimuluese, e cila shpërndau pagesa deri në 1.200 dollarë për njerëzit që ishin nën një prag të caktuar të ardhurash, e zgjeroi klasën e njerëzve të kualifikuar për sigurimin e papunësisë, dhe shtoi 600 dollarë në çdo kontroll të papunësisë javore.
Në më pak se një muaj, një ide që gati të gjithë politikanët e kishin konsideruar heretike ishte bërë – qoftë edhe përkohësisht – një politikë aktuale. Natyrisht, ajo që ndryshoi ishte politika. Në kohëra normale, të papunët vështirë se përbëjnë një bllok të rëndësishëm votuesish, por pandemia e shtoi në mënyrë dramatike numrin e njerëzve të pa punë, dhe politikanët menduan se si të reagonin.
Kur nisën bllokimet dhe bizneset po mbylleshin, njerëzit që nuk kishin pritur kurrë të kishin nevojë për ndihmën e qeverisë, nisën të zhyten në panik kur ndaluan së marri pagat e tyre. Shumë prej tyre u regjistruan në programe të përcaktuara sociale, duke zbuluar se nuk kualifikoheshin për to, pasi punonin me kohë të pjesshme apo për veten e tyre.
Edhe ata që u kualifikuan, zbuluan se niveli i përfitimeve nuk i afrohej përballimit të shpenzimeve të tyre më jetike. Përballë miliona aplikantëve që nuk kishin pasur kurrë më parë nevojë për mbështetje, sistemet e mirëqenies sociale u futën në kaos.
Pandemia zbuloi shkallën në të cilën sigurimi i papunësisë dhe programet e tjera sociale, nuk kishin arritur të ecnin në një hap me evolucionin e tregut të punës. Në gjithë botën, nëpunësit civilë kishin për detyrë të hartonin programe të papunësisë që u paraqitën për miratim brenda disa javësh, disa më me sukses se të tjerat.
Shumë vende me të ardhura të larta, i bënë shpërndarjet e parave të gatshme si pjesë kryesore të reagimit të tyre. Në qershor, Spanja zbatoi një program që ofron pagesa mujore prej rreth 1.100 dollarësh për familjet e varfra. Në gusht, Gjermania nisi zbatimin e një projekti pilot në të cilin 120 gjermanë do të merrnin 1.400 dollarë në muaj për 3 vjet.
Pa ndonjë qëllim konkret, qeveritë e panë veten duke eksperimentuar me forma të ndryshme të skemës së të ardhurave themelore. Konservatorët e financave kishin argumentuar prej kohësh se programet më bujare sociale ishin thjesht shumë të shtrenjta për t’u financuar, dhe shumë të komplikuara për tu menaxhuar.
Por kjo u zbulua se ishte e pavërtetë. Kanadaja zbatoi një sistem shumë bujar social vetëm dy javë pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli pandemi Covid-19. Programi përfshiu jo vetëm njerëzit që humbën vendet e tyre të punës, apo punuan më orë të reduktuara për shkak të krizë, por edhe ata që nuk mund të punonin dot pasi ishin në karantinë ose po kujdeseshin për fëmijët.
Edhe të vetë-punësuarit ishin të pranueshëm në skemë. Njerëzit mund të aplikojnë në internet ose përmes telefonit për disa minuta, dhe pagesat e ndihmës depozitohej brenda disa ditësh direkt në llogaritë bankare të marrësve.
As programi kanadez dhe as homologët e tij në vendet e tjera, nuk janë të ardhura të vërteta themelore. Të gjithë ishin krijuar për të qenë të përkohshëm, dhe praktikisht të gjithë ata kërkuan që marrësit të nisnin punë në 12 muajt e ardhshëm, një rregull që përjashtonte të papunët afatgjatë dhe personat me aftësi të kufizuara.
Por me madhësinë e tyre të konsiderueshme, lirshmërinë e pranimit të shumë kategorive sociale, këto programe evokuan disa nga shenjat dalluese të të ardhurave bazë. Një e ardhur reale bazë, nuk është një përfitim emergjent afatshkurtër, por një program i përhershëm që ofron një pagesë të parashikueshme.
Ekzistojnë dy forma kryesore. E para është një e ardhur bazë universale, e cila i paguan të gjithëve të njëjtën shumë rregullisht, dhe mbështetet mbi një sistem progresiv taksash, për të garantuar një pjesë të pagesave nga ata që fitojnë më shumë.
E dyta është një e ardhur minimale e garantuar, që u jep më pak përfituesve kryesorë të skemës, dhe asgjë atyre që janë më të pasur. Por të dyja llojet e skemës, janë krijuar për të siguruar që të gjithë në shoqëri të kenë mjaftueshëm para për të pasur një jetë modeste, por dinjitoze.
Dhe që të dyja nuk kërkojnë që njerëzit të vërtetojnë se dikur kanë punuar dhe kanë derdhur sigurime, të provojnë se janë në kërkim të një pune, apo të marrin pjesë në programe trajnimi për punë.
Një e ardhur bazë nuk është një zëvendësim për shërbimet publike. Personat me aftësi të kufizuara ose varësi, kërkojnë ende mbështetje të veçantë, dhe të gjithë kanë nevojë për kujdes shëndetësor dhe arsimim. Një e ardhur bazë është vetëm para, por kjo është përparësia e saj mbi programet e tjera të mbështetjes së të ardhurave.
Me të ardhura themelore, ajo çka duhet të bëjnë të gjitha qeveritë është të transferojnë para te njerëzit. Kjo është një metodë shumë më efikase e mbështetjes, sesa shumë prej sistemeve komplekse, burokratike aktualisht në fuqi. Një e ardhur bazë ka një epërsi tjetër mbi programet ekzistuese:nuk supozon të dijë se çfarë i duhet dikujt.
Mendoni pak për Programin e Ndihmës Suplementare të Ushqimit të qeverisë amerikane, që jep para që mund të shpenzohen vetëm për ushqime. Supozimi themelor është se njerëzit do të marrin vendime të këqija nëse paratë u lihen në duar atyre.
Përkundrazi, premisa e të ardhurave themelore, është se shkaku i afërt i varfërisë është mungesa e parave, ndaj qeveria duhet ta zgjidhë këtë problem dhe t’i lerë njerëzit të vendosin vetë se si t’i shpenzojnë ato.
Nga ky sistem njerëzit bëhen më të shëndetshëm. Nga rishikimi i Eksperimentit Vjetor Manitoba, ose Mincome, që ofronte një të ardhur bazë në vitet 1975-1978, unë zbulova se njerëzit që merrnin të ardhura bazë i përdornin 8.5 për qind më pak spitalet se ata që nuk merrnin.
Të ardhurat themelore mund të zvogëlojnë krimin. Gjatë eksperimentit të Mincome, krimi ra me 15 për qind në një qytezë të vogël, që shërbeu si një projekt pilot ku kishin të drejtë të merrnin pjesë të gjitha familjet. Komuniteti regjistroi jo vetëm më pak krime të pronës, por edhe më pak dhunë.
Një nga argumentet më të mëdha kundër sistemit të të ardhurave bazike, është se kjo do të dekurajojë punën. Por nuk ka asnjë provë për ta mbështetur atë pretendim, dhe këtë e vërtetoi eksperimenti Mincome.
Për një kohë të gjatë, politikë-bërësit kanë hezituar të përqafojnë të ardhurat bazë. Atyre u duket një sistem shumë i paimagjinueshëm, shumë i pazakontë. Por krizat kanë një mënyrë për ta ndryshuar politikën brenda ditës. Pandemia u ka rikujtuar politikanëve një të vërtetë, që shumë njerëz e kanë ditur për një kohë të gjatë:rrjeti ekzistues i sigurimeve shoqërore ka shumë të meta, ndaj dhe është koha për diçka e re. / “Foreign Affairs” – Bota.al
 

Pjer Thomas

V.I.P
Anëtar
Dec 18, 2014
Postime
3,142
Pikët
113
ky artikull me rikujtoi tezat e mia te para 20 vjeteve, te hedhura tek libri Vizione te Qarta,
s'do as men e as kalem, se, atje ku fuksionon sistemi social per te papunet, bie krimi dhe ankthi per jeten,
 

cool_shqype

cun per s'mari
Anëtar
Jun 5, 2011
Postime
35,893
Pikët
113
Vendndodhja
ne NYC
Ky artikull ne dukje mjaft komod dhe me rrenje ne utopirat plot fantazi te sistemeve dallkauke edhe nje here shpalos se vizionet e deshtuara, akoma perbejne sensasion tip gjize, neper mediat sakate socialists.
 

Bjordi

Memento Mori
Anëtar
Mar 21, 2020
Postime
1,795
Pikët
113
s'do as men e as kalem, se, atje ku fuksionon sistemi social per te papunet, bie krimi dhe ankthi per jeten,
Kjo nuk eshte aspak e vertete. Krimi i larte midis popullsise zezake amerikane dhe niveli i ulet i jeteses tregon qe ndonese eshte shtresa qe perfiton me shume nga programet sociale, asistenca te ndryshe dhe pagesa qyl nga qeveria per dekada te tera, kjo ka krijuar varesi ndaj shtetit, ka krijuar nje gjenerate parazitesh qe presin cheque te welfare cdo muaj, nje tufe dembelash dhe kriminelesh qe vetem mbajne syte nga shteti dhe nuk kontribojne aspak ne shoqeri.
 

Bjordi

Memento Mori
Anëtar
Mar 21, 2020
Postime
1,795
Pikët
113
Meqe jemi ne kete teme kam nje dokumentar qe kisha kohe qe e kerkoja dhe me ne fund e gjeta. Flet per situaten globale, agjenden 21 dhe drejtimi qe po shkon shoqeria ne gjithe planetin. Eshte jashtezakonisht interesant dhe informativ. Kush te doje ta shikoje


1602958431481.jpeg



 

al74

V.I.P
Anëtar
Dec 30, 2017
Postime
3,736
Pikët
83
Nuk e lexova krejt artikullin , nuk kam lexuar "Kapitalin" , por sistemi komunist me ngjan ideali.
Nuk di ne c'faze jemi se po i hajme koken njeri-tjetrit por shpresoj te mbledhin mendjen kush te mbetet pas nesh.
 

Pjer Thomas

V.I.P
Anëtar
Dec 18, 2014
Postime
3,142
Pikët
113
Kjo nuk eshte aspak e vertete. Krimi i larte midis popullsise zezake amerikane dhe niveli i ulet i jeteses tregon qe ndonese eshte shtresa qe perfiton me shume nga programet sociale, asistenca te ndryshe dhe pagesa qyl nga qeveria per dekada te tera, kjo ka krijuar varesi ndaj shtetit, ka krijuar nje gjenerate parazitesh qe presin cheque te welfare cdo muaj, nje tufe dembelash dhe kriminelesh qe vetem mbajne syte nga shteti dhe nuk kontribojne aspak ne shoqeri.
sikur fut shum uje ky koment, sikur ka shume kontradikta brenda, edhe e pohon qe ka krime ne gjirin e tyre, edhe e pohon nivelin e ulet te jeteses se tyre, (gje qe eshte e vertete, ashtu siç e kam thone une) edhe e mohon kete te vertete;

" ..... Kjo nuk eshte aspak e vertete....." - thua ti,
me i fjal, nuk eshte e vertete qe atje ku ka nivel te ulet jetese , ka rritje te krimit, siç eshte ne te vertete,

pjesa tjeter e komentit tat, eshte thjesht opinioni jot, mllefi jot, konstatimi, propaganda dhe interpretimi jot.
 

ricky_ch

*************
Anëtar
Feb 16, 2015
Postime
732
Pikët
63
Të ardhura të rregullta e të garantuara është diçka teoretikisht e pamundur.
Ndihmë deri sa t'i merr njeriu këmbët, gjithmonë ka qenë dhe dotë jetë e nevojshme.
Edhe vetë Zvicrra si vend më i pasur në Botë, para ca viteve refuzoi me Referendum
që çdo personi t'i jepen të ardhura të rregullta. Tani mund të paramendojë çdonjëri
nga ju çfarë do të ndodhte kur dikush do ta dije se do të paguhej pa punuarë?
 

Bjordi

Memento Mori
Anëtar
Mar 21, 2020
Postime
1,795
Pikët
113
sikur fut shum uje ky koment, sikur ka shume kontradikta brenda, edhe e pohon qe ka krime ne gjirin e tyre, edhe e pohon nivelin e ulet te jeteses se tyre, (gje qe eshte e vertete, ashtu siç e kam thone une) edhe e mohon kete te vertete;

" ..... Kjo nuk eshte aspak e vertete....." - thua ti,
me i fjal, nuk eshte e vertete qe atje ku ka nivel te ulet jetese , ka rritje te krimit, siç eshte ne te vertete,

pjesa tjeter e komentit tat, eshte thjesht opinioni jot, mllefi jot, konstatimi, propaganda dhe interpretimi jot.
Absolutisht e pasakte. Eshte pikerisht prania e ekzagjeruar e shtetit (tipari komunist i nje shoqerie ku individi duhet te varet nga shteti) ajo qe ka krijuar varferine dhe krimin. Ky nuk eshte opinioni im por eshte konstatim i bazuar ne realitet. Une nuk kam mllef sepse jetoj ketu dhe jo ne ndonje kend tjeter te botes ku nuk vij dot te jetoj ne Amerike.
 

Zana

🇦🇱e....Thjeshte🇦🇱
Anëtar
Oct 21, 2013
Postime
40,767
Pikët
113
Vendndodhja
?
I think me sa shikojme... Po vjen koha qe pak nga pak se kshu te kthehet ne vendin/Atdheun e tij/saj .

Ps... Tani pshm per momentin raportohet nje flluks i madh kthimi nga Bullgaret... para 2-3 vjeteve ishin nje numer i konsiderueshem Polakesh .. ( Ndersa ne rastin tone mund te marrim shembull nga Shqiptaret ne greqi dmth kur u shkri ne market greqia dhe nje nr i madh Shqiptaresh qe u kthyen ne Atdhe ) .

This is what’s going to happen in future .
 

kreksi

Metropolis
Anëtar
Jan 27, 2012
Postime
2,908
Pikët
113
Vendndodhja
France.
Artikullin është tepër I kthjellet dhe lexohet lehtë e kuptohet bindshem nga te gjithë e për të gjitha shtresat.
Gjermania ka standartin e fortë, por ngelin mbrapa Italia Franca Spanja e portugalia me nga 1100 euro ne muj kurse Finlanda Norvexhia do pagujn per ata te pa punë deri në 2200 euro, dyfishin.
 
Top