• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Psikiatria dhe feja

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,766
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Nga: Prof. Adj. MSc. FERID AGANI

Sqarim: Ky punim është prezantuar në Konferencën e Dytë të Lidhjes së Psikiatrisë Shqiptare (LPSH), prill 2008, Prishtinë

ABSTRAKT
Shumë psikiatër dhe psikoterapeut, në vend dhe në botë janë të hutuar, sillen në mënyrë indiferente ose kanë skotom, kur në praktikën e tyre ballafaqohen me dukuri fetare në përmbajtjen psikopatologjike të pacientëve të tyre, ose me pyetje të drejtëpërdrejta ose indirekte të natyrës fetare, që ata u bëjnë?
Si psikiatria ashtu edhe feja janë të mbështetura fuqishëm në traditat e pasura të mendimit dhe praktikës njerëzore. Mënyrat në të cilat njerëzit tentojnë që të kuptojnë dhe ndërveprojnë me botën e tyre dhe t’ua japin kuptimin jetëve të tyre kanë preokupuar filozofët, udhëheqësit fetar, dhe shkencëtarët gjatë shekujve.
Psikiatria është unike në mesin e shkencave të tjera mjekësore në atë se, në përpjekjet e saja për të shpjeguar spektrin e gjërë të sjelljes njerëzore, shpesh shtrihet përtej realitetit të shkencave natyrore dhe në filozofi. Në këtë prezentim do të shqyrtoj: polarizimet dhe aspektet e përbashkëta të këtyre realiteteve, me përqëndrim të veçantë në pikën ku ato takohen; parimet dhe trendet themelore teorike, perspektivat klinike, sociologjike dhe ndër-kulturore të teorisë dhe praktikës në këtë aspekt, si dhe marrëdhëniet e ardhshme të psikiatrisë dhe fesë.
Poashtu do të shqyrtohet edhe roli i besimeve dhe bindjeve fetare në përgjegjet ndaj sëmundjes dhe çrregullimeve; pasojat e ndërhyrjes së kultit në procesin terapeutik psikiatrik; çështjet morale dhe shpirtërore përkitazi me përvojat traumatike; roli i ndarë por komplementar i punëtorëve të shëndetit mendor dhe personave fetar në ripërtëritjen e shëndetit të pacientit; si dhe modelet e mundshme të integrimit të shkencës dhe fesë në praktikën psikiatrike, procesin mësimor, dhe hulumtime; veçanërisht duke e pas parasysh faktin se gjithnjë e më shumë programe të trajnimit psikiatrik dhe të fakulteteve të mjekësisë kanë filluar që të përfshijnë kurse mbi fetë dhe aspektet shpirtërore të qenies njerëzore.

HYRJE
Edhe sot e kësaj dite shumë psikiatër dhe psikoterapeut, në vend dhe në botë janë të hutuar, sillen në mënyrë indiferente ose kanë skotom, kur në praktikën e tyre ballafaqohen me dukuri fetare në përmbajtjen psikopatologjike të pacientëve të tyre, ose me pyetje të natyrës fetare, që ata u bëjnë?
Shumë komentues kanë insistuar se shkenca dhe feja janë botëra të papajtueshme, kategorikisht të dallueshme dhe reciprokisht të përjashtueshme. Në vitin 1984, Akademia Amerikane Kombëtare e Shkencave, insistoi në këtë ndarje: “Religjioni dhe shkenca janë realitete të ndara të mendjes njerëzore, që përjashtohen njëra me tjetrën; prezentimi i tyre në kontekstin e njejtë çonë në keqkuptime, si të teorisë shkencore ashtu edhe të besimit religjioz” (Jones 1994, f.186).
Ky insistim në ndarjen e shkencës dhe fesë, i shoqëruar me pikëpamjet e njohura negative të Frojdit mbi religjionin, ka pas ndikim në psikiatrinë, që “në sistemet klasifikuese diagnostike si dhe në teoritë, hulumtimet, dhe praktikën e saj ka manifestuar tendencë që të anashkalojë ose të patologjizojë dimensionet shpirtërore dhe fetare të jetës” (Lukoff dhe bashkp. 1992, f. 673).
Ndonëse historikisht, gjithnjë kanë ekzistuar personalitete shkencore si William James dhe Carl Gustav Jung të cilët gjatë punës së tyre pa vështirësi gjetën themel të përbashkët me religjionin, psikoterapeutët në mënyrë shumë graduale filluan të pranonin konceptin se dimensioni fetar i ekzistencës njerëzore mund të jetë përcaktues i drejtëpërdrejtë i suksesit të punës së tyre (Jones 1994, f. 18).
Sot, megjithatë gjejmë përfaqësues të fesë dhe të psikiatrisë të cilët “kërkojnë filozofi publike të cilat do të tejkalojnë hendekun ndërmjet tyre” (Wind 1990, f. 89). Aktualisht, duket se ekziston gatishmëria e përbashkët për të pranuar se, nga njëra anë feja është më shumë se sa një mekanizëm primitiv psikologjik, dhe nga ana tjetër se psikiatria nuk ka nevojë që të kërkojë zëvendësimin e fesë.
Feja paraqet kodifikim kulturor të metaforave të rëndësishme shpirtërore dhe themel për fokusimin adekuat të marrëdhënieve sociale të njeriut.
Bindjet e mirëfillta fetare organizojnë fuqishëm përvojën jetësore të njeriut duke i siguruar atij autonomi, mundësi për vet-organizim dhe mbajtjen e qëndrimit stabil në situata të rënda jetësore. Mjafton ta përkujtojmë përvojën e popullit Shqiptar të Kosovës gjatë periudhës së gjatë të okupimit dhe të luftës në Kosovë, kur bindjet fetare erdhën në shprehje të plotë dhe ndikuan si mbrojtës të rëndësishëm psikik të popullatës rëndë të traumatizuar.
Në kontekstin e hyrjes në temën e këtij punimi është e domosdoshme që të elaborohet edhe fakti se përmbajtjet fetare janë shpesh të inkorporuara në idetë deluzive dhe në përmbajtjet psikotike të individëve me çrregullime bipolare, skizofreni, depresion psikotik, ose çrregullime të tjera serioze psikiatrike. Madje, individët me çrregullime të personalitetit mund të kenë preokupime jo të zakonshme me fenë ose mund ta keqpërdorin atë. Për shembull individët me çrregullim të vartësisë mundohen që nëpërmjet “pritjes nga Perëndia” të arësyetojnë mosaktivitetin e tyre. Ata të cilët kanë çrregullim obsesiv-kompulziv mund të angazhohen në lutje kompulzive ose të angazhohen në mënyrë të tepëruar në rituale fetare të cilat, për fat të keq mund të inkurajohen, me qëllim të keqpërdorimit, nga grupe të caktuara të personave “fetar” si kinse shenja të posaçme të spiritualitetit. Personat me çregullim anti-social mund ta keqpërdorin fenë, si mënyrë për t’i shfrytëzuar të tjerët në aspektin financiar ose të manipulojnë me çështjet fetare për qëllime të interesave personale. Individët me çrregullim kufitar mund të drejtojnë mllefin dhe urrejtjen kah ata që kanë bindje dhe besime të ndryshme nga të tyre. Personat me çrregullim narcisoid mund ta prezentojnë veten si udhëheqës fetar ose si prijëtar shpirtëror me qëllim që të tërhjekin vemendjen në veten dhe “fuqitë” e tyre. Këto janë vetëm disa shembuj se si feja mund të keqpërdoret duke u vënë në shërbim të psikopatologjisë. Është qartë se në këto raste problemi nuk qëndron tek feja, mirëpo ajo shfrytëzohet si medium për shprehjen e nevojave psikopatologjike.
Besimet fetare dhe filozofike që pacientët tonë i sjellin në mjedisin terapeutik, ose të cilat ata i përvetësojnë në përpjekjen për të arritur një shkallë të rehatisë ose për t’i dhënë kuptim vuajtjes së tyre, kanë anët e tyre të forta dhe dobësitë. Pacientët ose terapeutët ndonjëherë nënçmojnë qasjet e vlefshme terapeutike që dalin nga traditat fetare ose filozofike, të cilat dallojnë prej të tyre. Edhe me evolucionin dhe përparimin e metodës shkencore, është pak e mundshme të pritet, që gjenetika dhe neuroshkenca ndonjëherë do të arrijnë të jenë të afta që plotësisht të shpjegojnë çrregullimet e mendimeve, veprimeve, dhe qëllimeve të mendjes njerëzore. Mendjet tona janë në mënyrë të pazgjidhshme të ndërlidhura dhe të ndikuara nga forcat sociale dhe kulturore rreth nesh. Brengat ekzistenciale, shpirtërore dhe fetare përbëjnë pjesën më të madhe të këtyre forcave socio-kulturore. Të kuptuarit e pikëpamjeve të individit do të mbes qenësore për studimin gjithëpërfshirës të sjelljes dhe psikopatologjisë njerëzore (Johnson&Westermeyer 2000, f. 105).
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,766
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Psikiatria dhe feja

HISTORIA
Feja dhe psikiatria kanë pasur marrëdhënie të komplikuara, disa herë bashkëpunuese dhe disa herë garuese ndërmjet veti, gjatë historive të tyre të gjata. Marrëdhënia e tyre është bërë edhe më e komplikuar nga ndryshimet që ndodhën gjatë kohës në fetë, si edhe nga zhvillimi i praktikës mjekësore të psikiatrisë, gjatë kohës (Kinzie, 2000). Filozofi dhe teologu bashkëkohor gjerman Hans Kung (1987), në librin e tij “Frojdi dhe ardhmëria e religjionit” konstatoi se në tekstet bashëkohore të psikiatrisë, feja paraqet fenomen anësor ose patologjik. Për arritjen deri te ky realitet kontribuoi edhe ajo pjesë e psikoanalizës që lindi në klimën pozitiviste – materialiste të shkencës së shekullit 19, kur besimi u desht të zëvendësohet me dije, e feja si mbetje e neurozës, me shkencë. Ky ishte qëndrim logjik i shkencës materialiste që psikën e kuptonte si aparat mekanik ndërsa shpirtin si epifenomen të materies.
Si psikiatria ashtu edhe feja janë të mbështetura fuqishëm në traditat e pasura të mendimit dhe praktikës njerëzore. Mënyrat në të cilat njerëzit tentojnë që të kuptojnë botën e tyre dhe t’i japin kuptim jetës së tyre kanë preokupuar filozofët, udhëheqësit fetar, dhe shkencëtarët gjatë shekujve. Perspektivat e shkolluara mbi të sëmurin psikiatrik janë paraqitur në shkollarët konfuçian, misionet budiste, spitalet e hershme të krishtera, mjekët mesjetar ebrej, dhe spitalet islame të mesjetës së hershme. Megjithatë, shumë shoqëri që patën lulëzim të kujdesit të shkolluar shëndetësor, më vonë iu kthyen praktikave joshkencore dhe në shumë raste jonjerëzore. Ky regresion është mishëruar në mënyrën më të qartë në inkuizicionin e krishter mesjetar, kur shumë individë të sëmurë mentalisht u identifikuan si shtriga e dreqër dhe u mbytën. Fetë e mëdha dhe paraardhësit e mjekëve bashkëkohor, Hipokrati, Ibn Sina dhe Wyer, që ishin të inspiruar nga parimet e tyre, udhëzojnë punën tonë klinike edhe në ditët e sotme. Sfida jonë është që të jemi të denjë për moralin, dhe trashëgiminë morale dhe klinike, që na është lënë.
Pikën kthesë në marrëdhëniet bashkëkohore ndërmjet psikiatrisë dhe fesë e paraqet vepra epokale e Karl Jaspersit ”Psikopatologjia e përgjithshme”. Kufiri, që në kohën e Grizingerit ishte përcaktuar ashtuqë të pengonte shpjegimin e patogjenezës së sëmundjeve psikiatrike me koncepte fetare, pas publikimit të kësaj vepre paraqiste pengesë për shpjegimin racional të fenomenologjisë fetare në psikopatologji.
Shqyrtimi i ndërlidhjes së psikiatrisë dhe fesë pat shtytje të rëndësishme në fund të shekullit 19 dhe në gjysmën e parë të shekullit 20, nga psikolog dhe sociolog në zë si, Wilhelm Wunt, Wiliem James, Max Weber dhe Emil Durcheim; dhe psikiatër si, Kurt Schneider, Hans Jung Waytbrecht, Hubertus Telenbah dhe natyrisht Frojdi, Viktor Frankl, Adleri dhe Jungu.
Historia e feve dhe teologjia “mund të jenë burime të mençurisë në territorin që është i pahulumtuar nga ana e shoqërisë sekulare, edhe atëherë kur individi nuk i përket religjionit që është burim i kësaj mençurie” (Ahronheim 1994, f.7)

VETËDIJA FETARE DHE REALITETI PSIKIK – BOTËRA TË NDARA?
Ç’është në të vërtetë përjetimi religjioz? A kemi të bëjmë me ndjenjë apo me ide? Konsiderohet se rrënjët e fesë qëndrojnë në gjendjen emocionale e cila njëkohësisht paraqet ide dhe funksion të un-it. Është e sigurtë se të menduarit është pjesë qenësore e përjetimit fetar, mirëpo situata ndryshon kur duhet të bëhet vlerësimi se a kemi të bëjmë me të menduar logjik (konceptual), apo para së gjithash të menduar intuitiv, të ngjashëm me intuitën filozofike ose artistike.
Vetëm të menduarit dhe dija mbi fenë nuk nënkupton të qenit fetar. Është e qartë se bazën psikologjike të fesë e paraqet tendenca e cila nuk është lehtë të thjeshtohet në logjikë (në kuptim të ngusht të fjalës), prandaj feja nuk mund t’i nënshtrohet në tërësi racionalizimit. Rrjedhimisht, psikologjia e në veçanti psikopatologjia e fesë ka detyrë, që të përcaktojë marrëdhënien e komponentës racionale dhe iracionale në idenë e Zotit. Në fe, në të vërtetë ekziston tendosja e vazhdueshme ndërmjet racionales dhe iracionales; ajo që së paku duhet bërë është dallimi ndërmjet iracionales, respektivisht asaj që nuk mund të nxirret dhe kuptohet nga logjika, dhe antiracionales, respektivisht asaj që është në kundërshtim me logjikën e shëndoshë.
Sipas disa psikologëve të fesë përjetimi fetar është përjetim kreativ, që nuk është vetëm pjesë e procesit të imagjinatës, por ndryshim kreativ i unit të njeriut, dhe ndonjëherë rilindje – ndryshim i plotë i brendshëm i tij; dukeqenëse ndikon në të gjitha funksionet e tjera psikike (të menduarit, ndjenjat, vullnetin) dhe ka ndikim në jetën e ndërdijshme të njeriut, si dhe në ndërtimin dhe ndryshimin gradual të gjithë qenies njerëzore.
Të kuptuarit e shtuar të domethënies dhe të rëndësisë së besimit fetar për pacientët psikiatrik do të influencojë në përpilimin e programeve të trajtimit për ta duke i shtyer psikiatrat që të shqyrtojnë faktorët kulturor dhe sistemet e besimeve, të cilët mund të ndikojnë në pranimin dhe në zbatimin e këtyre programeve.
Por duhet theksuar se sistemet fetare të shërimit, shumë herë nuk është lehtë që të jenë komplementarë me trajtimin psikiatrik. Për shembull, pacienti mund të përjetojë situatë konfliktuoze kur duhet që të vendosë, t’i nënshtrohet tërësisht vullnetit të Zotit duke e lutur atë për shërim apo t’i nënshtrohet metodave të ndryshme të shërimit psikiatrik. Këto ndjenja konfliktuoze mund të shoqërohen me ndjenjën e rëndë të fajit se ata janë duke bërë diq që është në kundërshtim me bindjet e tyre fetare. Në rast se këto çështje nuk diskutohen nga ana e terapeutit kjo mund të rezulton me mospërmbushjen e procedurave terapeutike dhe me rezultate të dobëta të shërimit. Ekzistojnë disa lëvizje në krishterizmin fundamentalist të cilat në mënyrë absolute e ndalojnë shërimin psikiatrik dhe në veçanti aplikimin e psikoterapisë si metodë e trajtimit të vështirësive mendore sepse paraqet rivalitet me sistemin e tyre religjioz të shërimit (Bobgan dhe Bobgan, 1989). Nga ana tjetër, sjellja dhe shprehit specifike të cilat inkurajohen gjatë procesit psikoterapeutik (veçanërisht në rastin e psikoterapisë bihejviorale – kognitive) mund të bijnë në kundërshtim me mësimet e disa grupeve të tjera fetare. Për shembull, vënia e theksit gjatë psikoterapisë sekulare në plotësimin e nevojave individuale dhe në arritjen e vet-realizimit mund të kuptohet si konflikt me mësimet fetare, se duhet sakrifikuar për të tjerët ose se duhet shërbyer të tjerëve.
Përdorimi i barnave psikotrope, mundet poashtu të krijon situata konfliktuoze me sistemin e besimit të grupeve të caktuara fetare. Për shembull, disa barna mund të lehtësojnë, në mos ta eliminojnë, tërësisht ankthin. Ky redukim i ankthit mund të rezulton me dëshirë të zvogëluar të pacientit për ndryshim dhe për rritje që është në kundërshtim me konceptet fetare por edhe psikoterapeutike. Në rast se terapeuti nuk i shqyrton këto aspekte, rrezikohet realizimi i planit terapeutik pa marrë parasysh kualitetin e tij të lartë.
Në rast se dëshirohet arritja e rezultateve optimale në procesin terapeutik duhet që të zhvillohet proces i njëkohshëm në të dy drejtimet: profesionistët e shëndetit mendor duhet të arësimojnë profesionistët fetar lidhur me shenjat, simptomat dhe mundësit e trajtimit të çregullimeve psikiatrike në mënyrë që ata të jenë në gjendje që t’i njohin këto çregullime në mjediset ku veprojnë dhe në anën tjetër profesionistët fetar duhet që t’i arësimojnë profesionistët e shëndetit mendor lidhur me bindjet fetare, shprehit, sjelljet dhe përvojat të cilat drejtpërdrejtë influencojnë në jetën e njerëzve dhe në vendimet lidhur me procesin e shërimit.
Sipas William James fusha fetare e të kuptuarit përfshin përvojat e individëve “deri atëherë sa ata të mendojnë se qëndrojnë në marrëdhënie me çkado që ata e konsiderojnë hyjnore” (James 1902/1963, f. 50). Vetëdija fetare ripozicionon selfin në relacion me misterin hyjnor dhe përbën “shtesë absolute në spektrin jetësor të Subjektit” (James 1902/1963, f. 64). Ajo i jep besimtarit “fushë të re të fuqisë” që ofron stabilitet, kontinuitet, ngushëllim, dhe fuqi për t’u ballafaquar me sfidat dhe pasiguritë e jetës – sëmundjet, vdekjen, të këqijat, tragjeditë personale. Për besimtarin, vetëdija fetare është qendra e energjisë dinamike “pika e nxehtë në vetëdijen e njeriut, grup i ideve të cilave ai u përkushtohet, në bazë të cilave ai punon; quani qendra e natyrshme e energjisë së tij personale” (James, 1902/1963, f.200).
Feja dhe psikiatria fokusohen në fusha të ndryshme të të kuptuarit, që reflektojnë elemente të ndryshme përbërëse. Vetëdija fetare lëvizë nga selfi kah “tjetra”; përfshinë spektrin e përvojës që ngjallë “ndjenjën e të qenit në jetë më të gjërë se sa bota e interesave të vogla meskine, dhe bindjes, jo thjeshtë intelektuale, se ekziston një Fuqi Ideale (James 1902/1963, f. 269). Vetëdija fetare përbën sjellje konstruktive, pozitive, dhe sjellje të angazhuar në aspektin social ndaj jetës.
Psikiatria dhe feja dallojnë jashtëzakonisht shumë sepse operojnë brenda fushë veprimit të lëmive të pavarura dhe pashndërrueshme të kuptimit, çdonjëra e cilësuar me stilin e veçantë dhe special të ekzistencës. Objekti autentik i përvojës fetare nuk mund të ekzistojë në vetëdijen psikotike dhe e kundërta. Për shembull, përvoja mistike që është autentike në aspektin fetar në të njejtën kohë nuk mund të jetë edhe epizodë psikotike. Dhe anasjelltas, gjendja gjenuine psikotike nuk mund të jetë përjetim autentik fetar.
Me fjalë të tjera, “nuk ekziston mundësia e referimit të njërës nga këto lëmi tek tjetra duke përdorë formulën e transformimit”; përkitazi me këtë nuk ekzistojnë hibridet (Schutz 1941, f. 232).
Por kjo nuk do të thotë se nuk mund të ekzistojnë urat e bashkëpunimit të mirëfilltë.
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,766
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Psikiatria dhe feja

NDARJE STRIKTE APO BASHKËPUNIM?
ÇKA THONË HULUMTIMET?

Psikiatria është unike në mesin e shkencave mjekësore, sepse në përpjekjet e saja për të shpjeguar spektrin e gjërë të sjelljes njerëzore, shpesh shtrihet në filozofi, përtej realitetit të shkencave natyrore. Aspekte të rëndësishme të marrëdhënieve ndërmjet psikiatrisë dhe fesë, janë: polarizimet dhe aspektet e përbashkëta të këtyre dy realiteteve, me përqëndrim të veçantë në pikën ku ato takohen; parimet dhe trendet themelore teorike, perspektivat klinike, sociologjike dhe ndër-kulturore të teorisë dhe praktikës në këtë aspekt, si dhe marrëdhëniet e ardhshme të psikiatrisë dhe fesë. Poashtu kanë rëndësi: shqyrtimi i rolit të besimeve dhe bindjeve fetare në përgjegjet ndaj sëmundjes dhe çrregullimeve të rënda; pasojat e ndërhyrjes së kultit në procesin terapeutik psikiatrik; çështjet morale dhe shpirtërore përkitazi me përvojat traumatike; roli i ndarë por komplementar i punëtorëve të shëndetit mendor, personave fetar dhe shëruesve tjerë të shpirtit në ripërtëritjen e shëndetit të pacientit; si dhe modelet e mundshme të integrimit të shkencës dhe fesë në praktikën psikiatrike, procesin mësimor, dhe hulumtime; veçanërisht duke e pas parasysh faktin se gjithnjë e më shumë programe të trajnimit psikiatrik dhe të fakulteteve të mjekësisë, kanë filluar që të përfshijnë kurse mbi fetë dhe aspektet shpirtërore të njeriut.
Ndonëse hulumtimet e fundit, kanë vërtetuar dobishmërinë e padyshimtë të besimit fetar sa i përket tejkalimit të vështirësive psikologjike dhe psikiatrike, ende shumë pak hulumtime kanë arritur që të identifikojnë elementet specifike dobiprurëse të tyre. Problemi qëndron në faktin se ka vështirësi me rastin e zbatimit të metodave ekzakte të hulumtimit të funksioneve të veçanta psikike, siç e kërkon psikologjia eksperimentale, përkitazi me përjetimet fetare tek njerëzit.
Sipas rezultateve të hulumtimeve të shumta, besimet fetare kanë rëndësi substanciale për mirëqenien e shëndetit mendor të njerëzve. Lukoff dhe bashk. (1992) konstatuan se “dimensionet fetare dhe shpirtërore të kulturës janë ndër faktorët më të rëndësishëm që strukturojnë përvojën njerëzore, bindjet, vlerat, sjelljen, madje edhe veçoritë e sëmundjeve”. Si ilustrim, Bearon (1990) dhe Sheehan (1990) vërtetuan se bindjet fetare të pacientit mund të ndikojnë në qëndrimin e tij ndaj çrregullimit prej të cilit lëngon. Krolli (1991) konstatoi se shumë pacientë psikiatrik besojnë se sëmundja e tyre është dënim nga Zoti ose rezultat i mëkateve të bëra, ndërsa studimi kombëtarë i psikologëve të Amerikës në vitin 1990 tregoi se afër dy të tretat e pacientëve përdorin gjuhën fetare kur përshkruajnë problemet dhe konfliktet e tyre. Disa hulumtues si Hadaway dhe Roof (1978) gjetën se njerëzit e devotshëm janë më të kënaqur me jetën, ose siç konstatuan Mayo dhe bashkp. (1969), manifestojnë shkallë më të ulët të depresionit krahasuar me grupet e individëve jo-religjioz. Williams dhe bashk. (1990) identifikuan besimin në Zot si amortizator të rëndësishëm në situatat stresogjene dhe traumatike, dhe parandalues të çrregullimeve serioze psikologjike dhe psikiatrike, pas tyre.
Studimet kanë treguar se numri i rasteve dhe serioziteti i çregullimeve psikiatrike të personave të vizituar nga profesionistët fetar, personat që merren me trajtime shpirtërore dhe profesionistët e shëndetit mendor është përafërsisht i njejtë (Larson dhe bashkp. 1988). Jam i bindur se ky konstatim vlen në masë të plotë edhe për Kosovë dukeqenëse, është mirë i njohur fakti se afiniteti i popullatës shqiptare ndaj vizitave te profesionistët fetar dhe personat e tjerë paramedicinal është i lartë. Sipas Rossit (1993), studimi i Gallupit gjeti se 66% e popullatës së përgjithshme në SHBA preferonte ndihmën nga ana e këshilltarit profesional i cili është besimtarë fetar. Rezultate të ngjajshme tregoi edhe studimi i bërë me qytetarët e shtetit Konektikat në SHBA prej të cilëve, kur u pyetën se cilin këshilltarë për shëndet mendor do të preferonin, 37 u përgjigjën psikologun, 32 psikiatrin, 22 profesionistin fetar dhe 21 punëtorin social (Murstain dhe Fontain 1993).
Këto hulumtime, në rrethanat e nevojave dita më ditë më të mëdha në rrafshin psiko-social, udhëzojnë në bashkëpunimin e domosdoshëm ndërmjet grupeve të ndryshme të profesionistëve, të cilët ofrojnë këshillime përkitazi me shëndetin mendor. Në mënyrë që ky bashkëpunim të zhvillohet rrjedhshëm dhe në mënyrë efikase pjesëtarët e secilit grup profesional duhet t’i lënë anash dallimet ideologjike, duhet të njohin vlerën e kontributit specifik të cilin secili prej tyre e jep dhe duhet të kenë dëshirë, që të komunikojnë njëri me tjetrin në mënyrë kolegiale.
Gartner dhe bashkp. (1991) kryen meta-analizë të hulumtimeve të bëra mbi korelacionin ndërmjet shkallës së vetëvrasjeve dhe devotshmërisë fetare, që tregoi se përkushtimi fetar ishte i shoqëruar me shkallë të ulët të vetëvrasjeve, në gati çdo studim. Disa hulumtime, si ai i Blacconierit (1991), identifikuan devotshmërin fetare si variabël e cila në mënyrë konstante ishte e shoqëruar me shkallë më të ulëta të konsumimit të duhanit, të alkoholit dhe të drogës.
Ndonëse shumica e hulumtimeve përkitazi me fenë dhe marrëdhëniet e saj me shëndetin mendor janë përqëndruar në aspektet e parandalimit të çregullimeve të ndryshme psikiatrike, kohën e fundit janë më të shpeshta hulumtimet që udhëzojnë se devotshmëria fetare shoqërohet me përmirësim të rëndësishëm klinik edhe pas paraqitjes së sëmundjes, si rezultat i përmirësimit të funksionimit emocional.
Megjithatë, hulumtimet e përmendura cilësohen me disa mangësi. Me përjashtime të pakëta, siç janë studimet e Koenigut (1992) dhe Markides (1987), shumica e hulumtimeve që kanë shqyrtuar marrëdhënien ndërmjet besimit fetar dhe shëndetit mendor kanë qenë hulumtime kros-sekcionale, transverzale. Ndonëse këto hulumtime sigurojnë informata mbi interaksionin e devotshmërisë fetare dhe shëndetit mendor, ato nuk e ndriçojnë edhe kauzalitetin e këtij procesi. Nëse psh., hulumtimet transverzale udhëzojnë se njerëzit fetar kanë më shumë gjasa që të lëngojnë nga sëmundjet mendore, kjo nuk ndriçon ndikimin e bindjeve fetare në shëndetin mendor; sepse rezultati i këtillë mund thjeshtë të shpjegohet me kthimin kah feja të njeriut i cili ka vështirësi emocionale, njëlloj sikurse që njeriu i cili ka vështirësi emocionale e ndien veten më të qetë kur gjendet në zyren e psikiatrit. Për t’i kuptuar më drejtë këto aspekte, janë të domosdoshme studimet prospektive dhe krahasuese longitudinale ose hulumtimet klinike, të mënyrave fetare dhe jo-fetare të përballimit të situatave të vështira jetësore. Vështirësi paraqet fakti se, ky lloj i hulumtimeve është zakonisht mjaft i kushtueshëm si në aspektin financiar ashtu edhe në aspektin kohor, gjë që realizimin e tyre e bënë mjaft të vështirë.

SFIDA E BASHKËPUNIMIT
Njerëzit sot, çdo ditë e më pak, mund të llogarisin në mjete të sigurta nga jasht, që do t’u sillnin siguri dhe lirim nga frika. Prandaj gjithnjë e më shpesh dëgjohet pyetja me rëndësi, si për psikiatër ashtu edhe për teolog: – Çfar kuptimi ka jeta dhe a ka kuptim fare?
Marrja e qëndrimit ndaj kësaj dhe shumë pyetjeve të ngjashme me cilësi ekzistenciale imponon nevojën që psikiatri, fillimisht ta qartëson pozitën e tij ndaj fesë; si dhe ta njehë mirë: fenë e tij, psikopatologjinë fetare si dhe psikologjinë dhe filozofin e fesë.
Megjithatë, përkundër këtyre kualiteteve, psikiatri ka vështirësi se si të mos e manifestojë, të mos e bartë, ose të mos ndikojë në pacientin me qëndrimin e tij ateist, agnostik ose teist. A është kjo e mundur dhe së fundi a është kjo e nevojshme? Përgjegja me siguri, është e kushtëzuar me orientimin teorik dhe në çdo rast është individuale; mirëpo, kur ky lloj i qëndrimit të terapeutit bartet në pacientin atëherë paraqitet ndikimi i pashmangshëm manipulativ, që nuk është larg prej ideologjisë.
Psikiatria nuk guxon të shndërrohet në ideologji, dhe në veçanti kjo nuk guxon të ndodhë me fenë që është transhistorike dhe e përjetshme, që gjithmonë plotëson mungesat ontologjike të njeriut bashkëkohor dhe jetesës së tij. Për fat të keq, feja mund të shndërrohet në ideologji njëlloj si edhe psikiatria, në situatën kur me to manipulohet, me vetëdije ose pa vetëdije. Ky rrezik, gjithnjë ekziston, dhe atë jo vetëm në marrëdhënien e ndërsjellë ndërmjet fesë dhe politikës. Për këtë arsye psikiatri duhet të respektojë dinjitetin e personalitetit, me të cilin është në kontakt të afërt, pa marr parasysh se a e konsideron atë krijesë të Zotit ose krijesë të rastit, të gjuajtur, pa qëllim, në këtë botë.
Bashkëpunimi ndërmjet personave fetar dhe psikiatërve, që në kushtet tona është ende i pamundur, në SHBA dhe në shumicën e shteteve europiane, është frytëdhënës qëmoti. Në klinikat e mëdha psikiatrike në perëndim është praktikë e zakonshme që në to të punojnë teolog të shkolluar prej të cilëve disa kanë vijuar edhe trajnime të veçanta psikoterapeutike. Nga ana tjetër teologët ose personat që merren me trajtimin paramedicinal – shpirtëror, të vështirësive psikike gjejnë në psikiatrat ndihmë të pazëvendësueshme në trajtimin e sëmundjeve dhe çrregullimeve të ndryshme psikiatrike. Personat fetar ose të tjerë që merren me trajtime paramedicinale, bëjnë gabim të madh kur trajtojnë pacientin e rëndë psikiatrik pa qenë të përgatitur për këtë ose kur e pengojnë dërgimin e tyre deri tek psikiatri.
Njëra prej pyetjeve është se a mund të mësojë diç psikiatri që ka njohuri më të thella mbi funksionimin e vetëdijshëm dhe të pavetëdijshëm psikik të njeriut, nga personi fetar që merret me trajtimin e personave me vështirësi psikike?
Njeriu nuk është vetëm enigmë por edhe fshehtësi. Enigma mund të zgjidhet, ndonjëherë kjo është vetëm çështje e informatës dhe komunikimit. Fshehtësisë mundemi vetëm t’i afrohemi, por jo edhe ta zgjidhim (Jerotiç, 1990). Prandaj çdo psikiatër, veçanërisht ai me orientim psikoanalitik, i cili mendon, ose i cili është i bindur, se paraprakisht e dinë se prej çfar “kompleksi” lëngon klienti i tij dhe se në çfar drejtimi do të zhvillohet psikoterapia, në të vërtetë nuk do t’i ndihmojë atij dhe procesit të tij të “individuacionit”, që domosdo përfshin edhe hapësirat fetare – shpirtërore të njeriut.
Edhe teologët edhe psikiatrët janë koshient se kanë punë me njeriun, të shëndoshë dhe të sëmurë. Si të ndihmohet më së shumti? Kush mund të ofrojë ndihmë më të mirë; psikiatri apo personi që merret me anën shpirtërore të problemit? Është e padiskutueshme ndihma që mund të ofrojë psikiatri në rastet e sëmundjeve dhe çrregullimeve të ndryshme psikiatrike. Pse duhet të refuzojë teologu këtë lloj të ndihmës? Atë që psikiatrat shpesh e harrojnë, por jo edhe personat që merren me trajtim paramedicinal – shpirtëror, është fakti se krahas shumë supresioneve, në ditët e sotme gjithnjë e më shumë është duke ndodhë supresioni i shpirtërores (fetares) në njeriun.
Nëse arketipi religjioz, është me të vërtetë njëri nga arketipet më të vjetra në ndërdijen kolektive të njeriut atëherë a mos duhet menduar më seriozisht mbi vërejtjen e personave fetar se ky supresion nuk mund të mbes i padënuar? Tregues i bindshëm i pasojave të supresionit të arketipit religjioz është paraqitja gjithnjë e më e shpeshtë e një forme të neurozës, të cilën Viktor Frankl qysh para një shekulli e quajti neurozë neogjene ose sëmundje e qenies psikike – shpirtërore të njeriut, esencën e së cilës e përbën dobësimi ose humbja e plotë e “vullnetit për njohjen e kuptimit të jetës”.
Vështrimet e karakterit të njeriut, nga ana e psikiatërve të shumicës së shkollave bashkëkohore psikiatrike si dhe personave zyrtar të feve të mëdha, është i ngjashëm. Ndonëse ndikimi i trashëgimisë gjenetike si dhe viteve të para të jetës së të posalindurit është i padyshimtë, megjithatë karakteri i njeriut, sipas mendimit të psikologëve, psikiatërve dhe teologëve të sotëm, nuk është domosdoshmërisht i përcaktuar me këta faktorë (mendim plotësisht të kundërt ka shkolla orthodokse psikoanalitike). Karakteri i njeriut nuk është strukturë statike por faktor dinamik në personalitetin e njeriut, që në aspektin e procesit është i drejtuar kah transformimi dhe vet-transcedenca. Ky proces kreativ “individual” nuk mund të paramendohet pa njohjen e gabimeve personale, korrigjimin, si dhe pendimet përkitazi me to. Paaftësia e individit për ta bërë këtë sipas shumë mendimtarëve është shenjë e neurozës ekzistenciale dhe imponon nevojën për ndihmën e psikiatrit ose personit fetar, ose që të dyve. Pendimi nuk është shprehje e dobësisë por e fuqisë së njeriut dhe nuk nënkupton humbjen e vetëbesimit.
Sipas mendimit të Lewis Volberg, psikoterapia e mirë jo vetëm që nuk guxon të nënçmojë besimet fetare të pacientit, por ajo duhet të lirojë në të shtytje shpirtërore të drejtuara kah vlerat të cilat ose mbështesin, ose janë identike me vlerat e fesë.
Poashtu, duhet të jetë e qartë se psikoterapia e mirë nuk tenton që të indoktrinojë pacientin me “shiqimin në jetë” të terapeutit, e as që i sulmon bindjet fetare të klientit, për të cilin feja paraqet forcë konstruktive morale. Mirëpo, nëse feja vehet në shërbim të neurozës, e jo në shërbim të Zotit, detyra e psikiatrit nuk është që të zbërthej besimin fetar të pacientit, por të udhëzoj kah mënyrat më të pjekura të manifestimit të bindjeve fetare, me çka ato e ndryshojnë edhe drejtimin e tyre të veprimit.
Ndoshta sot, për herë të parë pas një kohe të gjatë, jemi në situatë që në fushën e marrëdhënieve ndërmjet psikiatrisë (psikopatologjisë) dhe fesë (teologjisë, psikologjisë dhe filozofisë së fesë), të lirohemi nga teprimet redukcioniste, siç janë tejtheksimi i parimit shpirtëror ose dimensionit biologjik të njeriut duke e ashpërsuar dualizmin në mes tyre.
Duke i falënderuar zgjërimit të horizontit antropologjik në të cilin njeriu shihet në tërësin e tij, si dhe duke i falënderuar qasjes metodologjike ndaj dukurive psikopatologjike përfshirë ato fetare, po paraqitet si i mundshëm edhe bashkëpunimi i psikiatërve dhe psikologëve me teologët, në trajtimin e problemeve me interes të përbashkët. Përkitazi me këtë, pajtohem me ata që nuk preferojnë afrimin e sforcuar të fesë dhe psikiatrisë, të psikiatrit dhe personit që merret me trajtim shpirtëror, por edhe kundërshtoj lënjen e tyre në distancë të panatyrshme, siç ndodhë sot.
Psikiatria dhe feja, si dy lëmi në dukje të parë të ndryshme të jetesës dhe veprimit, në të vërtetë i takojnë njëra tjetrës. Pa njohjen e ndërsjellë, psikiatri me qasje medicinale dhe personi fetar që ka qasje shpirtërore, nuk mund të ofrojnë tërë atë që ka nevojë dhe që është e dobishme për klientin e tyre. Në mënyrë përmbledhëse, mund të themi se derisa “kujdesi për shpirtin” është “ndihmë në fe”, psikiatria dhe psikoterapia janë “ndihmë në zhvillim”. Si të këtilla, psikiatria dhe feja zakonisht lëvizin në fusha të ngjashme të interesimit dhe hulumtimit, gjë që kërkon angazhim dhe bashkëpunim.
Dy fushat ofrojnë vektor paralel të koshiencës dhe të kuptuarit sepse ndonëse nuk kryqyzohen janë reciprokisht instruktive. “Religjioni duhet të jetë i preokupuar me dinamikat psikologjike sepse ato ndikojnë dhe përcaktojnë funksionimin religjioz” (McCarthy 1990, f.59). Dhe ngjashëm, “psikologjia duhet të jetë e preokupuar me çështjet fetare dhe morale si faktorë psikologjik derisa ato të ndikojnë në funksionimin psikologjik” (McCarthy 199), f.59). Por, megjithatë, “Psikiatria dhe feja jo vetëm që i shohin gjërat ndryshe, por në aspekte të rëndësishme ato shohin gjëra të ndryshme” (McCarthy 1990, f. 41).
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,766
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Psikiatria dhe feja

PROBLEMET ETIKE
Antropologjia kulturore ofron një mori faktesh mbi inkibimet tona të brendshme dhe tendencat për të pa njerëzit që dallojnë prej nesh, si “të tjerë”. Ne ndjehemi më së miri brenda kufijve të përshkruar dhe rrethanave familjare. Xenophobia shkon tej për tejpërtej nëpër historin e njerëzimit (O’Connell, 2000).
Dukeqenëse plotësimi i nevojave psikologjike dhe shpirtërore të njerëzve është brengë e përbashkët e psikiatërve dhe e profesionistëve fetar, dhe dukeqenëse këto dy lloje të nevojave, në shumë aspekte janë të ngjashme, kufijt që i ndajnë këto dy profesione janë jo të qartë. Ndodhin raste kur psikiatri duhet të merret me aspektet shpirtërore të pacientit sepse këtë e imponon koha specifike e intervenimit, dhe e njejta gjë mund të ndodhë me profesionistin fetar të cilit për shkak të intervenimit me kohë do t’i duhet të merret me problematikën thjesht psikologjike ose trupore. Në mënyrë që puna të zhvillohet me sukses është i domosdoshëm komunikimi i qartë ndërmjet psikiatërve dhe profesionistëve fetar – dhe atë shumë më i qartë, dhe me më shumë rrespekt të dyanshëm, se ai i cili ekziston në momentin e tanishëm në mes tyre.
Si, dhe kur mundet psikiatri të merret me problemet shpirtërore të pacientit të tij dhe me këtë rast të mos i kalojë kufijt e profesionit të tij? Ashtu siç është e domosdoshme që profesionisti fetar të jetë i njohur me historinë paraprake psikiatrike të klientit të tij ashtu edhe psikiatri duhet ta ketë të njohur historin fetare të pacientit duke nënkuptuar me këtë rast përvojat pozitive dhe negative të cilat ai i ka patur me fenë. Në këtë mënyrë marrja e historisë fetare duhet të jetë pjesë përbërëse e vlerësimit fillestar të çdo pacienti psikiatrik. Madje, te pacientët për të cilët feja paraqet rëndësi të posaçme, psikiatri duhet ta merr parasysh këtë fakt me rastin e përpilimit të planit individual të trajtimit.
Studimet kanë vërtetuar (Propst dhe bashkp. 1992) se përdorimi i koncepteve fetare te pacientët me besim fetar ka shënuar rezultate tejet të mira dhe për më tepër kjo nuk ka qenë e varur nga fakti se a është terapeuti fetar apo jo. Bazuar në këtë, mendoj se në të ardhmen terapeuti duhet t’i përdorë bindjet fetare të klientit të tij në procesin terapeutik me qëllim të arritjes së rezultateve më të shpejta dhe më të mira. Në rast se psikiatri vendos që ta bëjë këtë, ai duhet gjithmon të ketë parasysh çështjen e kufijve të mundësive të tij dhe problemet delikate të kundërtransferit të cilat mund të paraqiten. Problemet në këtë lëmi janë shumë më të theksuara në situatën kur bindjet fetare të psikiatrit dhe të pacientit janë të ndryshme.
Për shkak të përkushtimit të madh me të cilin janë të investuara bindjet fetare, terapeuti duhet të jetë i kujdesshëm që të mos tentojë t’ia imponojë bindjet dhe perspektivat e tij fetare pacientit i cili është i turbulluar dhe tejet i ndijshëm. Seansa terapeutike nuk është vend ku duhet të diskutohet vërtetësia ose paqëndrueshmëria e doktrinave të ndryshme fetare ose që të manipulohet me shprehitë ose me sjelljen e pacientit ashtu që të jetë në pajtim me nevojat e terapeutit.
Veçanërisht diskutabile janë intervenimet e psikiatrit në kuptim të përdorimit të lutjeve ose të citateve nga librat e shenjtë, me qëllim të riorientimit të sjelljes dhe të shprehive të pacientit. Intervenimet e këtilla i testojnë kufijtë ndërmjet fushave të ekspertizës psikiatrike dhe fetare. Çështja e lutjeve të përbashkëta me pacientin është tejet delikate në psikiatri, sepse psikiatri ka të bëjë me individë të hutuar tek të cilët kufijt e un – it janë fluid dhe të cilët në intervenimet e natyrës fetare mund të reagojnë në mënyrë të paparashikueshme. Megjithatë, lutjet mund të jenë tejet të dobishme në situata të zgjedhura mirë (p.sh., në kohën e stresit akut të precipituar me ngjarje të rëndë, reale, jetësore atëherë kur profesionistët fetar nuk janë afër), ose në rastet kur kemi të bëjmë me pacientë religjioz tek të cilët un-i, ka funksionim të ruajtur dhe të cilët i japin terapeutit përkrahje të plotë për këtë lloj të intervenimeve (Koenig dhe bashkp., 1996).
Ndikimi i intervenimeve të ndryshme fetare – spirituele të ndërmarra nga ana e profesionistëve fetar ose/dhe personave të ndryshëm me “aftësi” të mbinatyrshme, në procesin e shërimit duhet të jetë temë për diskutim urgjent, fillimisht në mesin e asociacioneve relevante fetare dhe në stadin e dytë ndërmjet tyre dhe asociacioneve profesionale psikiatrike. Ky lloj i shqyrtimit, deri më tani, në mënyrë të pajustifikueshme ka munguar plotësisht. Dukuria e reklamimit në gazetat ditore, të shërimit të plotë të sëmundjeve më serioze me metoda paramjekësore, ose psh., keqpërdorimi i pacientit skizofren i cili, ende në gjendje të sëmurë, pas “realizimit të konvertimit” nga njëra fe në tjetrën, shrytëzohet për të shpërndarë literaturë fetare në ambientet e reparteve psikiatrike, paraqesin vetëm dy prej shumë keqpërdorimeve në këtë lëmi. Këto dukuri paraqesin goditje të rëndë në radhë të parë për bashkësinë fetare të cilës ai “profesionist” ose ai “misionar” i takon, por poashtu edhe për profesionistët e shëndetit mendor të cilëve u vështirësohet angazhimi i mirëfilltë profesional dhe shkencor nëpërmjet krijimit të mosbesimit në masën e gjërë të popullit për shkak të “pa-aftësisë së tyre”. Siç thash, aktiviteti në këtë drejtim deri më tani plotësisht ka munguar dhe kjo ka rezultuar me anarki të plotë në këtë lëmi. Pasojat e kësaj situate dita më ditë janë duke i përjetuar njerëzit e përvuajtur me vështirësi mendore dhe familjet e tyre të hutuara dhe të lodhura.
“Me gjasë të madhe, afrimi i fesë dhe psikiatrisë do të ishte i dobishëm si për terapeutët dhe pacientët e tyre, ashtu edhe për personat fetar dhe klientët e tyre. Megjithatë, është e rëndësishme që të diferencohen qartë fushat respektive të psikiatrisë dhe religjionit, si dhe që të themelohet kodeksi mirë i përgatitur etik i cili do të ndihmonte në bashkëpunimin e këtyre “botërave” të ndryshme duke e ruajtur integritetin e çdonjërës prej tyre” (O’Connell 2000, f. 146). Në mungesë të kësaj perspektive dhe të këtyre dallimeve keqkuptimet janë shumë të mundshme. Për fat të mirë ekzistojnë instrumente të mira për të realizuar këtë detyrë. Për shembull, fenomenologjia ofron metod të përshtatshme për të bërë dallimin ndërmjet fushave respektive të fesë dhe shkencës, ndërsa bioetika ofron kornizë të përshtatshme për shqyrtimin e parametrave moral të marrëdhënies së tyre. Mprehtësia fenomenologjike e James-it e çoj atë të konkludojë se “tërë dallimi ndërmjet reales dhe joreales, dhe tërë psikologjia e besimit, mosbesimit, dhe dyshimit, janë të mbështetura në dy fakte mentale – i pari se çdonjëri prej nesh ka të drejtë të mendojë ndryshe për të njejtën gjë, dhe – e dyta se kur e bëjmë këtë, mund të zgjedhim se cilës mënyrë të të menduarit t’i bashkohemi dhe cilën mos ta pranojmë” (James 1890/1950, f. 290).
Ndonëse duhet pranuar disa dallime absolute, është qartë se interesimet e psikiatrisë dhe fesë kryqëzohen në mënyrë sinjifikante. Të dy sferat ofrojnë vektor paralel të koshiencës dhe udhëzimit derisa individët mundohen që të arrijnë dhe ruajnë jetë koherente, kuptimplote dhe të qëndrueshme në aspektin moral. Si edhe në marrëdhënien ndërmjet çfarëdo dy individëve, bashkësive, ose fushave të përpjekjes, me paraqitjen në skenë të kërkesave konkurente morale, ngriten brengat etike në pikat e takimit të punës psikiatrike dhe jetës fetare.
Me këto dilema etike merret fusha, relativisht e re e bioetikës, që ofron skenë të përshtatshme për gjykimin e kërkesave konkurente shpesh kontradiktore morale të psikiatrisë dhe religjionit. Metodat e saj inkurajojnë vlerësimin e plotë të problemeve etike në ballafaqimin e fesë dhe psikiatrisë.
E kuptuar në mënyrë të përgjithshme, bioetika paraqet identifikim sistematik, analizë, dhe zgjidhje të problemeve etike që shoqërojnë shkencat biomjekësore dhe aplikimin e tyre, veçanërisht në praktikën e mjekësisë. Si e këtillë, bioetika përpiqet të formojë koshiencë morale dhe të ofrojë udhëzime praktike në fushat relevante, që shtrihen nga përkujdesi për pacientë individual deri te zhvillimi i politikave sociale. Në realizimin e këtyre qëllimeve, bioetika tenton t’i përgjegjet pyetjes themelore njerëzore: “Cilat janë detyrat dhe obligimet e mia ndaj individëve të tjerë jeta dhe mirëqenia e të cilëve mund të jetë e ndikuar nga veprimet e mia” (Callahan 1995, f. 251).
Bioetika, ka poashtu rol të rëndësishëm mediator në diskutimet publike politike që tentojnë të gjejnë ekuilibrin ndërmjet qëndrimeve respektive të profesionistëve kompetent mjekësor, nga njëra anë dhe kërkesave të besimtarëve të përkushtuar nga ana tjetër. Në Shtetet e Bashkuara dispozita mbi ushtrimin e lirë të fesë në amandamentin e parë ndonjëherë shkakton tendosje ndërmjet lirive fetare dhe praktikës së mjekësisë. Gjatë zhvillimit të udhëzuesve etik për zbatimin e praktikës klinike, bioetika ndërmjetëson interesat morale të fesë dhe të mjekësisë.
Mbi të gjitha duhet të kuptohet dallimi absolut kualitativ ndërmjet vetëdijes gjenuine fetare dhe vetëdijes patologjike psikiatrike. As psikiatria, as feja nuk kanë kompetencë për të bërë gjykime autoritative mbi integritetin e brendshëm të tjetrit. Psikiatria nuk është më pak ideologjike se sa feja, ndërsa feja sigurisht se nuk është më pak arrogant se sa psikiatria. Aty ku problemet e pazgjidhshme persistojnë, duhet të ruhet distanca respektive. Atëherë kur të përdoren të gjitha resurset e bioetikës në ndërmjesimin e çështjeve, interaksioni ndërmjet psikiatrisë dhe fesë premton dobi të mëdha për të dyja.

PËRFUNDIM
Marrëveshja e deritanishme e heshtur në shtetet dikur socialiste, mbi kufirin e pakalueshëm ndërmjet fesë dhe psikiatrisë nuk është treguar e suksesshme dhe në dobi të njerëzve me vështirësi psikike. Ky qëndrim, po paraqitet gjithnjë e më shumë arteficial dhe anakronik. Është e njohur thënja e Ajnshtajnit se “të pyesësh për kuptimin e jetës do të thotë të jesh religjioz”; vet fakti mbi rritjen e interesimit në botë për çdo gjë fetare dhe shpirtërore, është arsye e mjaftueshme që psikiatri të jetë i informuar me rezultatet e sociologjisë dhe psikologjisë së religjionit, në mënyrë që duke e marr parasysh edhe anën shpirtërore të personalitetit të njeriut, pa të cilin tërësia e njeriut është e paparamendueshme, shërimi i tij të jetë më i suksesshëm,.
Shpresoj se në të ardhmen do të shohim bashkëpunim më të ngushtë ndërmjet profesionistëve psikiatrik, teologëve dhe personave të tjerë fetar. Për dallim nga ndarjet dhe konfliktet me të cilat është cilësuar kjo marrëdhënie gjatë shekujve të kaluar dhe dekadave të fundit, shekulli 21 premton mirëkuptim dhe bashkëpunim shumë më të madhë në këtë aspekt.
Shtimi i nevojave të shëndetit mendor të popullit së bashku me rënjen ose kufizimet e finansimit për kujdesin e shëndetit mendor, thjeshtë do të sforcojë këtë bashkëpunim. Nëse përkujtojmë katër nevojat themelore të njeriut: për prejardhje, përkatësi, identitet dhe orientim, si dhe mundësitë e degjenerimit dhe keqpërdorimit të tyre, nuk është vështirë që të pajtohemi se njerëzit sot, në të katër aspektet janë shumë të frustruar, ndoshta në rradhë të parë për shkak të shkëputjes nga tradita dhe me të edhe nga feja.
Trendet aktuele sociodemografike dhe kulturore, si dhe mundësit tejet modeste organizative dhe financiare të sistemit shëndetësorë në Kosovën e pasluftës do të ndikojnë, në mënyrë të drejtpërdrejtë, në marrëdhënien ndërmjet fesë dhe psikiatrisë.
Rezultatet e tri hulumtimeve shkencore të shëndetit mendor të popullatës, në rrafsh vendi1, në periudhën e pasluftës flasin për gjendje jo të mirë të shëndetit mendor të popullatës 15 vjet dhe më të vjetër në Kosovë; në vitin 2005, prevalenca e çrregullimit të stresit post-traumatik ishte 22% (vetëm 3% më pak se në vitin 2000); prevalenca e depresionit ishte 41.8% dhe e distresit emocional (anksiozitetit) 43.1%.
Indeksi i vetëvrasjeve në Kosovë ka shënuar rritje prej 1.6/100.000 banorë në vitin 1987, në 4.2/100.000 banorë në vitin 2006; ndërsa hulumtimi i kryer në vitin 2001 mbi sëmundjet e varësisë në mesin e rinisë shkollore të Kosovës, vërtetoi prevalenca të larta të përdorimit të substancave psikoaktive, si vijon: duhani 29.7%; alkoholi 24.5%; kanabisi 4.4%, heroini 0.2%, ekstazy 0.2%2.
Ekziston brenga e bazuar se në të ardhmen e afërt, ballafaqimi me stresin kronik psikosocial do të rezultojë me shtimin e sëmundjeve psikiatrike. Derisa numri i personave me çregullime emocionale pritet që të rritet në vitet që vijnë, kjo nuk vlen edhe për mundësit financiare dhe organizative, të nevojshme për tu ballafaquar me to. Nga përvoja e shumë shteteve, është e njohur se shumë kohë para se shteti të zhvillojë programet e nevojshme psikosociale janë strukturat fetare ato të cilat, të parat gjenden afër popullatës për të ofruar ndihmë veçanërisht për pjesët e varfëra të shoqërisë (Stevens, 1989). Në situatën ku Qendrat e shëndetit mendor dhe Qendrat sociale do të jenë të përmbytura me klientë, nevojtarët do tu drejtohen edhe institucioneve fetare për tu ndihmuar. Bashkëpunimi ndërmjet shërbimeve të shëndetit mendor, shërbimeve fetare dhe shërbimeve sociale do të jetë i domosdoshëm për tu ballafaquar me shkallën e shtuar të kërkesave për ndihmë psikosociale që pritet në të ardhmen e afërtë.
Duke kuptuar më mirë rolin e fesë në kulturën tonë, psikiatrat kosovar, në të ardhmen duhet të shtojnë ndjeshmërin ndaj besimit dhe manifestimeve fetare të pacientëve të tyre. Si edhe në çdo vend tjetër, të përparuar ata duhet të shtojnë njohurit për traditat fetare të besimeve fetare të cilat dominojnë në Kosovë si edhe për traditat fetare me të cilat nuk janë të njoftuar në masë të duhur deri më tani. Kjo dituri do t’u ndihmojë atyre që të tërhjekin kufirin delikat ndërmjet shprehjes së shëndoshë të identitetit fetar të personalitetit dhe psikopatologjisë. Në shumë raste, psikiatërve do t’u duhet që të kërkojnë ndihmë nga profesionistët fetarë të këtyre besimeve me qëllim të njoftimit më të mirë me bindjet fetare, me praktikat dhe përvojat e klientëve të tyre. Në të kundërtën përvoja specifike fetare e klientëve mund të ngatërrohet me simptomat e psikopatologjisë. Njohurit tona mbi përvojat fetare do të na mundësojnë të përcaktojmë se cilët simptoma duhet të trajtohen dhe cilët simptoma është e nevojshme që të observohen më tutje.
Në vend që të bëjnë gara se kush do të ofrojë më shumë shërbime për njerëzit me çrregullime të shëndetit mendor, profesionistët fetar dhe ata psikiatrik duhet të gjejnë mënyra se si të bashkëpunojnë në mes vedi. Ata duhet mësuar që t’i njohin kufijtë e profesioneve të tyre të rrespektuara dhe që të jenë koshient për dobësit dhe forcat e njëri tjetrit. Për shembull, psikiatrat kanë përvojë dhe dije të nevojshme për t’i diagnostikuar sëmundjet psikiatrike dhe posedojnë aftësi specifike terapeutike për trajtimin e tyre. Nga ana tjetër shumë nga depresionet e lehta, format mesatare të depresioneve të mëdha, gjendjet e lehta ose mesatarisht të rënda anksioze, gjendjet pas përvojave traumatike si dhe vështirësit më të lehta të adaptimit dhe të përballimit të situatave stresogjene dhe traumatike jetësore (që përndryshe prekin pjesën më të madhe të popullatës), mund dhe trajtohen mjaft mirë nga ana e profesionistëve fetar në ambientet e tyre të punës.
Vlerësimi fillestar i sëmundjeve serioze psikiatrike, në situatën ideale do të mund të kryhej edhe në komunitetin fetar, në mënyrë që të sigurohet zbulimi i tyre i hershëm dhe udhëzimi me kohë tek profesionistët psikiatrik. Pasiqë të bëhet diagnostikimi dhe të fillohet trajtimi nga ana e profesionistëve të shëndetit mendor, personat fetar mund të asistojnë në përcjelljen e këtyre pacientëve duke e përkrahur programin e trajtimit, duke e vëzhguar me kujdes zbatimin e tij, dhe duke qenë të vëmendshëm për simptomat e keqësimit eventual. Në këtë mënyrë, bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet psikiatrit, profesionistit fetar dhe familjes (duke rrespektuar normat e bioetikës), jep shpresa se nevojat për kujdesin e shëndetit mendor do të plotësohen me kohë, në mënyrë të koordinuar dhe efektive.
Psikiatrat, qysh heret në trajnimin e tyre, duhet të bashkëpunojnë me profesionistët fetar të cilët duhet të jenë pjesë integrale e ekipit të kujdesit të shëndetit mendor që punon në komunitet (si në mjedisin spitalor ashtu edhe në atë jasht – spitalor). Kjo përvojë do t’u mundësojë psikiatërve të ardhshëm, që të kuptojnë rëndësin e bashkëpunimit me profesionistët fetar në procesin e të kuptuarit gjithpërfshirës të klientit si dhe përpilimit të planeve individuale të trajtimit. Profesionistët e shëndetit mendor duhet të edukojnë personat fetar për shenjat, simptomat dhe trajtimet e çrregullimeve psikiatrike, në mënyrë që ata të jenë në gjendje që t’i njohin ato; ndërsa personat fetar, nga ana tjetër duhet të edukojnë profesionistët e shëndetit mendor përkitazi me besimet fetare, qëndrimet dhe praktikat që ndikojnë në jetërat e njerëzve dhe vendimet përkitazi me shëndetin e tyre.
Pyetjet me rëndësi të cilat kërkojnë përgjegje sa më të shpejtë shkencore janë:

1. Në çfar korelacioni janë besueshmëria në Zot dhe distribuimi i çregullimeve psikiatrike, në popullatën e përgjithshme?

2. Cili është korelacioni ndërmjet besueshmërisë në Zot dhe shfrytëzimit të shërbimeve të shëndetit mendor, në popullatën e përgjithshme?

3. Cilat besime dhe praktika fetare janë më të shpeshta në mesin e personave të cilët kanë shëndet të mirë mendor, veçanërisht të atyre që kanë përjetuar trauma të rënda zhvillimore, dhe strese ose sëmundje të rënda trupore?

4. Si mund të funksionalizohet besimi në Zotin e madhërishëm si mjet në terapi? (hulumtime të randomizuara klinike të ndikimit të lutjeve, leximit të librave fetar, dhe procedurave të tjera spirituele, në pacientët psikiatrik; ngjashëm me studimet e Al-Issas (1989) dhe Al-Sabairit (1989).

5. Si mund të bashkëpunojnë institucionet e shëndetit mendor të mbështetura në bashkësi me shërbimet e mirëqenies sociale dhe me organizatat fetare?

6. Cila është mënyra më e mirë për edukimin e profesionistëve psikiatrik përkitazi me funksionalizimin e personave fetar në kujdesin për pacientët psikiatrik? Cila është mënyra më e mirë për edukimin e zyrtarëve fetar për rolin e psikiatërve?

Po e përfundojë këtë punim me mendimet e dy ekspertëve eminent ndërkombëtar në këtë lëmi. James Boehnlein në veprën e tij “Psikiatria e Religjioni” (2000) tha: “psikiatria dhe religjioni janë korniza referente, paralele, dhe komplementare konceptuale, për të kuptuar dhe shpjeguar sjelljen dhe përvojën njerëzore. Ndonëse, gjatë definimit të natyrës njerëzore vendosin shkallë të ndryshme të theksit në rëndësinë relative të mendjes, trupit dhe shpirtit, perspektivat objektive dhe subjektive të psikiatrisë dhe religjionit mund të integrohen në model gjithëpërfshirës të kujdesit shëndetësor”. Ndërsa në të njejtën vepër Koenig (f. 182) vazhdon: “Profesionistët fetar duhet të jenë të integruar në ekipet e shëndetit mendor të cilat ofrojnë kujdes për të sëmurët psikiatrik në spitale dhe mjediset jasht-spitalore. Së fundi, profesionistët e shëndetit mendor duhet të jenë të gatshëm që të vizitojnë organizatat fetare duke u paraqitur të gatshëm për të bashkëpunuar, madje deri në pikën e pjesëmarrjes në bordet e bashkësive fetare atëherë ku dhe kur kjo është e mundur. Ndonëse këto konstatime mund të duken revolucionare në krahasim me praktikat e kaluara, në to qëndrojnë shanset tona më të mira për t’u përgjegjur në mënyrë efektive dhe efikase ndaj nevojave të shtuara të popullatës në rrafshin e shëndetit mendor, në dekadat që vijnë”.
 

gurax

Super Moderator
Anëtar
Mar 19, 2011
Postime
3,031
Pikët
48
Vendndodhja
Virgo Supercluster, Local Group, Milky Way, Orion-
Përgjigje e: Psikiatria dhe feja

Kryeplaku, nga sa lexova ne kete shkrim, ishte shume i qarte mesazhi i lidhjes se ngushte i menyres dhe shkalles se nje bindje fetare me shendetin psikiatrik te nje individi. U dha ne shume raste analogjia ne rrugen pothuajse identike qe psiqika njerezore ndjek gjate situatave ne rreagimin e sjelljeve perkatese te pacienteve psikiatrike dhe individeve thellesisht fetare. Dhe ishte pikerisht kjo ngjashmeri e cila inkurajon njohjen e ndersjelle te psikiatrise me fene pasi kane shume cfare mesojne nga njera tjetra.

Sidoqofte me lindi nje pyetje persa i perket vertetesise se informacionit te shkembyer nga nje psikiater dhe personi fetar, qe per mendimin tim nuk eshte ekuivalent dy drejtimesh me nje njohes te fese, ndonese disa here ne artikull keta te dy jane te zevendesueshem me njeri tjetrin. Ne artikull, realiteti eshte marre i mireqene dhe i njejte si nga psikiatret ashtu edhe nga personi fetar.

Nje gje e tille nuk mund te merret gjithmone si e vertete. Psikiatret dhe fetaret mund te mos bien dakord per realitetin dhe nje anomali psikiatrike per te parin mund te jete dicka normale per tjetrin, madje dhe te pretendohet qe dalja nga *ky* normalitet eshte anomali.
Kete gje mund ta ilustroj gjate nje bisede se fundi, ku u permenden shume shkarazi dinosauret dhe zhdukja e tyre. Bashkebiseduesi ne menyre te papritur u shpreh tekstualisht: "Kjo puna e dinosaurve eshte bere shume e madhe. Dinosaur ka edhe sot o gurax jane gjetur gjithandej neper bote, jo te permasava te medha por te permasave te vogla dhe mesatare."
Personi i cituar eshte shume fetar, ashtu sic eshte shprehur dhe vete ne shume raste dhe vete citimi i mesiperm eshte sjelle si nje argument faktik per vertetesine ne realitet te ketyre bindjeve.

Pyetja ime ndaj artikullit, pas kesaj hyrje disi te gjate, eshte e formes: Cfare informacioni te perbashket dhe te vlefshem ne menyre te ndersjelle mund te japi nje psikiater dhe nje individ fetar kur realiteti per te dy nuk eshte i njejte, dhe ne cfare pozicioni do e vendosnin te dy njeri tjetrin ne kete rast?
 

Adea

V.I.P
Anëtar
Dec 21, 2016
Postime
6,653
Pikët
113
Gurax,

Pike se pari nuk ka fetare te mirefillte te cilet drejtohen tek nje psikiater apo psikolog.

Se dyti realiteti eshte i njejte si per psikiatrin ashtu edhe per klientin apo pacientin e tij.

Nje fetar nuk mund te bjere kurre ne depresion apo te kete kriza paniku te cilat do t'a detyronin te kerkonte sherbimet e nje psikiatri. E kunderta eshte e vertete per cdo njeri i cili nuk jeton ne kete bote reale por ne nje bote kreative. Ne kete bote ai mund te imagjinoje veten se eshte duke vene alarmin e ores kozmike per zgjim pas 1 miliarde vjetesh. Ai mund te jetoje, sa te doje me kete iluzion, bile edhe mund te krijoje POR kjo nuk eshte reale.

Nje njeri qe ka imagjinate te zhvilluar eshte nje njeri i semure menderisht.

Nje fetar i mirefillte ka shume ceshtje dhe probleme te dites normale te cilat e mbajne ate te distancuar nga nje bote "joekzistuese" gje qe i ben ata te shohin realitetin per ate qe ai eshte. I vertete. Distraksionet e problemeve te jetes se perditshme e bejne nje njeri fetar te krijoje imunitet nga semundjet psiqike. Ai nuk e ka ate lluks. Ai perpiqet te paguaje faturat dhe te vere buke ne tavolinen e femijeve te vete. Ne qofte se ai zgjohet nga gjumi me nje fare pertacie e cila mund te jete shenje e fillimi te nje burn-out, ai do te kete "ndihmes" distraksioni nje problem real si psh prishja e makines, pamundesia per te gjetur shtepi me qera per arsye te cmimit te larte ose pakices se shtepive vene per qera, nje dead-line ne pune etj.

Ne qofte se une djeg doren dhe me dhemb shume e vetmja gje qe mund te me bej te harroj dhembjen e dores qe me djeg eshte te marr nje telefonate e cila me jep nje lajm te mire apo te keq.

Te gjithe te tjeret qe kane nevoje per nje psikiater nuk kane ceshtje dhe probleme reale per te zgjidhur. Si rezultat ata jane jokrijues sepse eshte NEVOJA ajo e cila eshte mema e dijes dhe gjithckaje.


Atena
 
Last edited:

ciarli

Super Anëtar
Anëtar
Apr 25, 2018
Postime
488
Pikët
28
..psikjatria eshte nje percartje per te kuptuar veten kurse feja nje agoni e perjetshme per te shpetuar veten...pse shpetoi gjarpri apo cifuti nga ky lemsh bota? Sepse nuk ishte as shkenctar dhe as fetar i mire. Argumente per mekatet cifute ne shkence dhe fe tani kemi boll.
 

Zana

🇦🇱e....Thjeshte🇦🇱
Anëtar
Oct 21, 2013
Postime
42,197
Pikët
113
Vendndodhja
?
Thash mos ma ke sjell naj video tjeter nga youtube :p

p.s. Feridin e njoh edhe personalisht, megjithate do ta lexoj nese me premton qe do ta lexosh temen time atje (nqfs nuk e ke lexuar lol)
E lexova dhe ju pergjigja shkurt dhe sakte temes 😆 por ti u Nxitove .😜
 
Top