• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Shtatë sinjalet që tregojnë një problem mendor

Kasëmi

VI I MCMLXXIII
Anëtar
Aug 13, 2019
Postime
7,346
Pikët
113
Duhet te dime se nuk ekzistojne mendje "normale" dhe mendje "jonormale". Nese e keni vene re, ajo qe ne nje vend te caktuar apo ne nje periudhe historike konsiderohej si "normale", ne nje epoke tjeter apo ne nje vend tjeter mund te konsiderohej patologjike.
Mendja dhe sjellja humane kane manifestime shume te ndryshme, dhe fakti qe nje gje te jete jashte te zakonshmes nuk do te thote qe perben domosdoshmerisht nje problem. Gjithashtu duhet edhe te pranojme e te kujtojme qe mendja mund te kete probleme apo te semuret. Per shembull, eshte ky rasti i personave qe zhvillojne idete apo sjelljet qe demtojne ne menyre sistematike veten e tyre apo te tjeret, ose kur ka veshtiresi te medha te dallojne fantazine nga realiteti.
"Zinxhiret e skllaverise lidhin vetem duart; eshte mendja ajo qe e ben njeriun te lire apo skllav".
Pjesa me e veshtire e njerezve qe vuajne nga probleme psikologjike eshte ajo qe nuk jane te vetedijshem per vete problemet e tyre. Ne pergjithesi shpesh vihet re nje mardhenie e kryqezuar: Sa me shume te renda jane problemet psikologjike te nje personi, aq me e ulet eshte njohja e vetedijes se tij. Kjo varet nga fakti qe kemi te bejme me nje veshtiresi qe ka origjine ne tru dhe eshte vet truri qe duhet te vleresoje entitetin e problemit. Per kete arsye eshte mjaft e rendesishme kushtimi i vemendjes se sintomit qe perkufizohen si gjurme, shenja apo karakteristika te sjelljes. Nuk japin ndonje diagnoze perfundimtare, por mund te sugjerojne ekzistencen e nje lloj veshtiresie ne nivelin mendor.

1. Perceptimet dhe problemet mendore
Perceptimi eshte aftesia e njohjes se botes nepermjet ndjenjave. Degjimi, shikimi, prekja, shijimi dhe nuhatja. Idealja eshte te perceptosh ngjyren, eren, formen etj. ashtu sic jane ne te vertete. Natyrisht ka kufij ndryshimesh, sepse sistemi yne perceptues shpesh ben "marifete" dhe kjo nuk do te thote qe mendja jone ka ndonje problem serioz. Per te percaktuar nese aftesia jone perceptuese eshte e pershtatshme, nje keshille eshte te vleresojme se sa ndikojne keto "marifete" ne jeten tone. Ne cfare niveli arrijne? A jam shkak i shqetesimit?
Ndonjehere mendja jone percepton dicka qe ne realitet nuk egziston, shohim, ndjejme dhe degjojme dicka te joekzistuese. Mund te jene eksperienca qe na duken mjaft te verteta edhe kur ne fakt s'jane. Mund t'i ndodh gjithkujt te vuaj ndonjehere nga alucinacione. Per shembull, eshte e zakonshme kur jemi vetem apo ndodhemi ne nje shtepi shume te vjeter: ne keto situata mendja rrit intensitetin e cdo lloj stimulimi. Problemi, sidoqofte, behet serioz vetem kur situata te ketij lloji behen konstante ne jeten tone dhe na shkaktojne nje gjendje te keqe semundjeje.

2. Organizimi i mendimit
Eshte e kuptueshme qe te kemi momente apo periudha te jetes sone te jemi te shperqendruar apo te shperndare menderisht. Kalojme nga nje teme ne tjetren, nga nje aktivitet ne nje tjeter, pa njefare rregulli. Stresi na ben qe te na duken te gjitha me kaotike. Ne pergjithesi, pasoja e nje qendrimi te tille eshte "vetem" nje rritje e metejshme e stresit. Problemi shfaqet kur kjo shperendarje kthehet ne mosperputhje dhe ndodh pothuasje vazhdimisht ne menyre konstante. Kur flasim per mosperputhje, i referohemi pamundesise se ndjekjes se nje mendimi apo fjalimi. Kapercejme nga nje ide ne tjetren, pa patur nje lidhje te vertete logjike midis te dyjave.

3. Permbajtja e mendimit
Permbajtja e mendimit mund te jete simptome e nje problemi mendor kur kjo ka tipare te caktuara. Me e dukshmja eshte ajo e fiksimit dhe mendimit obsesiv. Besimet intensive dhe jo fleksibile perfaqesojne nje problem me vete. Por kur jane gjithashtu larg realitetit mund te shkaktojne nje ankth shume te thelle. Nje gje eshte te paturit e nje bindje absurde, por te jesh ne gjendje te kuptosh qe nuk eshte e mundur te jete e vertete. Kjo do te thote qe ky njeri do te arrije te kaperceje semundjen dhe nuk eshte nje problem serioz apo konstant. Ne kete rast mund te flasim vetem per nje intolerance te thjeshte. Por nese kjo bindje eshte fiksues dhe shkakton nivele te larta ankthi, problemi mund te jete i nje madhesie krejt tjeter.

4. Gjendja e vetedijes
Cdo dite ndodhin fakte te ndryshme qe i shpetojne vetedijes sone. Eshte nje tipar i zakonshem per cdo lloj mendje "normale". Per shembull, na ndodh kur ngrihemi nga karrigia per te bere dicka dhe sapo jemi ne kembe harrojme dhe e leme ate qe do te benim. Kur krto harresa te vetedijes behen te zakonshme apo fillojne te lidhen me fakte te rendesishme te jetes sone, mund te dyshohet per nje roblem mendor. Nese nje njeri kryen dicka pa e patur fare idene pse e ben, per ke e ben apo per ke e beri, eshte mmire te interpretohet si nje shenje alarmi.

5. Mendja dhe vemendja
Problemet e vemendjes kane te bejne me mungesen apo tejkalimin e perqendrimit. Kur nuk arrijme ta perqendrojme vemendjen, mendja kercen nga nje ane ne tjetren, pa ndjekur arsyetimin e duhur. Per shembull ku nje person nuk do te jete ne gjendje te ndjeke nje seri udhezimesh hap pas hapi. Nga ana tjeter, nese ka nje teprim perqendrimi, personi humbet vemendjen periferike. Kjo do te thote qe nuk do te jete ne gjendje te ruaj nje lidhje me boten e jashtme kur veprimi i tij po perqendrohet vetem ne dicka tjeter. Natyrisht, per ta interpretuar si nje problem mendor, kjo simptome duhet te jete serioze dhe e pranishme ne periudhen kohore te percaktuar nga kriteret diagnostike.

6. Kujtesa dhe njohja
Problemet e kujtese dhe njohjes mund te kene shkaqe te ndryshme. Lindin per shkak te stresit, lodhjes ose tejkalimit te stimujve. Kujtesa humane nuk eshte si ajo e kompjuterit. Per shembull, emocionet ndikojne shume ne thellesine me te cilen regjistrojme nje ngjarje ose nje te dhene ne koken tone. AJo qe disa e quajne "humbje kujtese" apo amnezi te pjesshme o totale ne lidhje me faktet mund te konsiderohen nje tregues i nje problemi mendor. Harresat e vazhdueshme apo pamundesia per te njohur faktet ne te cilat marrim ojese jane elemente qe duhet te na vene ne gatishmeri.

7. Gjuha dhe mendja
Gjuha eshte mjeti kryesor i mendimit. Gjuha e qarte eshte sinonimi i nje mendjeje te paster. Ne te kundert, sa here qe ndodh nje problem me natyre mendore, ai pasqyrohet ne nje gjuhe konfuze, te paorganizuar, te parendesishem apo te pershtatshem per kontekstin. Ne brendesi te fushe gjuhesore hyjne edhe shprehjet jostrikte verbale, si toni i zerit apo gjestet. Nje njeri qe nuk eshte ne gjendje te ruaj shikimin dhe qe ben levizje te tepruara kur flet, mund te kete nje problem. Mbani mend qe edhe ne kete rast, si edhe per simptoma te tjera, eshte gjithnje e rendesishme qe diagnoza te behet nga nje profesionist.
 

engel

V.I.P
Anëtar
Apr 9, 2010
Postime
4,628
Pikët
113
Kur akuzon nje person thjesht se ske KK neper shal .
Kush eshte me probleme mendor personi qe me akuzon apo une qe jam e akuzuar ?


Sapo ka filluar Konkursi kush ka me shume probleme mendore .
 

Kasëmi

VI I MCMLXXIII
Anëtar
Aug 13, 2019
Postime
7,346
Pikët
113
Kur akuzon nje person thjesht se ske KK neper shal .
Kush eshte me probleme mendor personi qe me akuzon apo une qe jam e akuzuar ?


Sapo ka filluar Konkursi kush ka me shume probleme mendore .
I thashe njeres nje here e nje kohe ne Itali:
-E ke babain arkitekt?
-Pse? - me pyeti pa u pergjigjur...
-Sepse me ngriti kete pallatin qe kam ne mes te kembeve - i thashe...

p.s. Behu e vetedijshme per ate qe s'e ke njesoj si une... dinjitetin
 

engel

V.I.P
Anëtar
Apr 9, 2010
Postime
4,628
Pikët
113
Ja nje Foto nga Interneti , tani si studiues te psikologjis , kush eshte me probleme mendore
Macja apo Pema ?

 

Zana

🇦🇱e....Thjeshte🇦🇱
Anëtar
Oct 21, 2013
Postime
43,926
Pikët
113
Vendndodhja
🌑
Eshte e veshtire te gjesh ndryshimin midis nje personi qe eshte nen stres dhe nje qe eshte me te vertet me probleme mendore.
Jo nuk eshte fare e veshtire .🙄
 

Zana

🇦🇱e....Thjeshte🇦🇱
Anëtar
Oct 21, 2013
Postime
43,926
Pikët
113
Vendndodhja
🌑
Ja nje Foto nga Interneti , tani si studiues te psikologjis , kush eshte me probleme mendore
Macja apo Pema ?

Asnjera .

( Fotua ne int eshte meme dhe nuk prek asnjeren nga k’to qe sajon ti ) pastaj njera eshte kafshe e tjetra peme druri ... pra asnjera nuk eshte e vetedijshme...Ndersa ti shkruan ca gjera te cuditshme .🙄
 

Beniecenvet

Super Anëtar
Anëtar
Nov 23, 2020
Postime
440
Pikët
43
Po t'i referohemi artikullit, i bi që trecereku(duke u mundu me e zbut pak çik si me mik 😑)shqiptareve del me probleme 😬
 
Anëtar
Jan 30, 2012
Postime
10,345
Pikët
113
Po, nje studim nga Evropi konstaton: 1 ne 4 skipetari, kane probleme me komitetin qendror.
Une studimin as nuk e kam pare me sy e as lexuar, por qarkullojne zera. 😬
me komitetin qendror vetem manua s'ka probleme. na une si ze modest dhe i paanshem me trucken jan 100% problemato. perfshi dhe baben, tankun e mu. :D
 
Top