• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Tekste të këngëve të Veriut

BATO

______
Anëtar
Jan 23, 2011
Postime
5,956
Pikët
0
Përgjigje e: Tekste të këngëve të Veriut

"Luta fukaraja" - Rapsodi kërçovare
Këndojnë: Aziz dhe Dervish Dervishi
________

Lumne e zotit
na ka borxh nji fukaraje
e baba Lutës na i ka vdekë
në shumë borxh Luta kishte mbetë
e llaf po ban me nanën e vetë
"E mori nanë, e zeza nanë
e kam shitë mallin, kam shitë gjanë
në nji kam borxhin, s'un kam lajë
e me qitë gruen n'at pazarë
ne jem shqiptar e më vjen marre
e mjeri nanë, kam ra në halle"

O qysh ka ba ky Luta i ngratë
ka marrë gruen ani për dore
e na ka dalë o në pazarë
e qe ke vjen nji kurbetçi'e
"E sa i lyp kësaj robinke?"
"Treqind lira - i ka thanë
në ç'aq borxh baba më ka lanë"
E qiti paret, ia ka dhanë
me dorën e djathtë Luta i ka marrë
me dorën e poshtë Luta i ka dhanë
e as pa pare, as pa grua

Kurbetçiu qysh ka mbarue
ka marrë gruen, në shpi ka shkue
e kur erdh' vakti t'bin me fjetë
"Ja ke nanë moj, ja ke babë?"
"E nuk kam nanë, o nuk kam babë
ja kam pasë veç nji nanë plakë
e nana plakë më ka pasë thanë
se kam pasë nji vëlla Shabanë
në krahun e djathtë ka pasë nishanë"
Dhe e ka ngranë gjaku me dhambë
e zbuloi krahun e kallëzoi nishanë
e janë marrë vesh motër e vëllajë
http://www.youtube.com/watch?v=4JtL_l-Z8rk
 

BATO

______
Anëtar
Jan 23, 2011
Postime
5,956
Pikët
0
Përgjigje e: Tekste të këngëve të Veriut

N'ato kodra dhentë i lëshova
Këndon: Qamili i Vogël
_______

N'ato kodra dhenët i lëshova
mbi luginë nji herë kumbova
ma s'po shkojnë bardhoka shyta
n'ato bjeshkë te Gjelovita

Oj bardhoka, bardhoka t'fatit
ndajmë, i ndajmë liqejtë e hallit
tufa-tufa, djem e çika
shkojnë e mbledhin boronica

Kur t'ia nisë me praru dielli
blegërojnë delet e binte fyelli
dalëkadalë po i ndjell çobani
për me i lëshue sërish te stani

More priti o Bardhosh Rama
n'za ku t'ka more Isuf Cala
lart po ndihen fyell e kanga
rrasët e zogut, e kali, e lopa
http://www.youtube.com/watch?v=RHVVAB7BVuk
 

BATO

______
Anëtar
Jan 23, 2011
Postime
5,956
Pikët
0
Përgjigje e: Tekste të këngëve të Veriut

Kënga e Preng Gjeloshit
Këndojnë: Kolë e Nush Buçi
________

Preng Gjeloshi ngjesh alltinë
po na i lëshon delet n'atë rudinë
s'ma dron Kuçin kurrë ndoj grimë
Kurrë ndoj grimë shkjanë nuk e drue
rranzë njaj rrethit jam ngujue
tu i ra fyellit, tue këndue
me martinën tue luftue
Vijnë lacanat¹ tue lotue
mbet çobani në bjeshkë për mue
për këto troje tue luftue
1. Cjap ose dash me lara.

http://www.youtube.com/watch?v=xO5P9C96nts
 

BATO

______
Anëtar
Jan 23, 2011
Postime
5,956
Pikët
0
Përgjigje e: Tekste të këngëve të Veriut

Këngën e Pajazit Ahmetit, të kënduar nga Afrim Muçiqi, e kam sjellë njëherë te postimi 14, por është hequr nga YouTube, kështu që po e sjell prapë, të kënduar nga Qamil Muhaxhiri (Qamili i Vogël). Teksti është pak ndryshe nga ai i pari, por është e njëjta këngë.
Kënga e Pajazit Ahmetit

Ogurolla Pajazit bre djalë
N'Prizeren - thotë - për pazarë

N'Prizeren - thotë - për pazarë
Q'at allti, bre djalë, pse po e mbanë

Pse po e mban, bre djalë, q'at allti'e
Jam qëllue - po thotë - jabanxhi'e

Jam qëllue - po thotë - jabanxhi'e
Kurrë n'kët shehër nuk jam hi'e

Çfarë kazaje djalë po rrin ti'e
Mbi Gilan o po rrin me shpi'e

Ai çaushi, nji faqezi'e
ia lëshon mbrapa nja tre zaptije

Pajaziti nji djalë i ri'e
i la n'kalldram ata tre zaptije

I la n'kalldram ata tre zaptije
ban hyxhym n'nji dugaj me hi'e

Ban hyxhym n'nji dugaj me hi'e
N'dorë tande more zotni'e

Dugajxhia ish kanë goranë
Largohu djalë more - m'i ka thanë

Krisën pushkët, u ba piskamë
Pajaziti ra për kalldramë

Shokët e vet aty janë dalë
Çka u ba, Pajazit, bre djalë

Çka u ba, Pajazit, bre djalë
Alltinë deshtën me ma marrë

T'kisha pasë fishekë me veti
pat me m'shkue zani te mbreti

Pat me m'shkue zani te mbreti
Gajret bani Pajazit Ahmeti
http://www.youtube.com/watch?v=5lmATKZHse4
 

BATO

______
Anëtar
Jan 23, 2011
Postime
5,956
Pikët
0
Përgjigje e: Tekste të këngëve të Veriut

Kjo këngë këndohet dhe nga të tjerë,
po për herë të parë është kënduar nga Agustin Uka.

Nusja e çika janë kunata


Nusja e çika janë kunata
Tue kuvend i ka zanë nata

Të dyja bashkë po kuvendin
Ku t’ia bajmë jaranit vendin

Ku t’ia bajmë jaranit vendin
Thojke nusja - N’qeler temin

Krisi gardhi, e lehi qeni
Sa mirë nusja burrin ma rreni

Sa mirë nusja burrin ma rreni
S’çohet burri per t’lehme qeni

Krisi gardhi, e na u the huni
Çka i tha nusja atij burri

Çka i tha nusja atij burri
Na ka ardhë nji mac katundi

Na ka ardhë nji mac katundi
More njeri, a t’dal ta tuti

Kur ka dalë e shkreta në oborr
S’ish kanë mac, paska dalë maçorr

http://www.youtube.com/watch?v=uK3HgaNituM
http://www.youtube.com/watch?v=oLEaw8_bUg0
 

BATO

______
Anëtar
Jan 23, 2011
Postime
5,956
Pikët
0
Përgjigje e: Tekste të këngëve të Veriut

Nëpër shekuj kullat tona
Këndojnë: Vëllezërit Qetaj
_____

Nëpër shekuj kullat tona
Janë kanë dija, janë kanë shkolla

Janë kanë dija, janë kanë shkolla
Ku janë nda pleqnitë e holla

N'kullat tona me frëngjia
N'gjak na u la ne historia

Trashëgim na mbet trimnia
Prej breznie, te breznia

N'odat tona, n'ballë t'oxhakut
Gjithmonë fjala i jipej plakut

E krejt oda e ndigjonte
Fjalët e plakut s'i harronte

Fjal' e plakut thojke t'mira
Sikur sot mësimet mbi libra

Me lahutë, me çifteli'e
Kndojshin n'oda kangë sahi'e

Kndojshin n'oda kangë sahi'e
Sikur datat në histori'e

E me hov kur përparojmë
Kulla, oda, s'i harrojmë

Se këto kulla e këto oda
Na me shekuj i patëm shkolla
http://www.youtube.com/watch?v=AsrpgXU3B1U
 

BATO

______
Anëtar
Jan 23, 2011
Postime
5,956
Pikët
0
Përgjigje e: Tekste të këngëve të Veriut

Këngë kanagjegji

U ulëm n'sofër me hangër darkë
Luga tepër mori vendin tatë

Kaj moj çikë, lotë sa grushti
Çka pat nana që t'përzuni

Më përzuni, iu mërzita
Për bajram n'kule i hipa

Vëllau i madh fjalë ka çue
Merrma n'grykë nanën për mue

Vëllau i vogël po troket në derë
Lëshoma zanin motër dhe njiherë

Ngjitet hana me pika-pika
Edhe sonte bajrak ndër çika

Ngjitet hana me pika t'kuqe
Nesër mbrama bajrak ndër nuse

Çka po i le nanës për mallë
Po ia le dy turr' me kanë

Hajde çikë, çka na ke thanë
Duert e bardha, si vaj me kanë
http://www.youtube.com/watch?v=Rl_8QRVntvY
 

BATO

______
Anëtar
Jan 23, 2011
Postime
5,956
Pikët
0
Kënga e Azem Bejtës
Këndon: Dervish Shaqja
_______

Për sa qe e q'u kan' hyrjeti
Kësaj Kosovës kurr' s'iu nda gazepi

U çue hyrjeti e osmanlia
Na u erdh Nemiç, na u erdh Serbia

Na u erdh Nemiç, na u erdh Serbia
Ai Pashiçi në kamb' na u çue

Kosovarët - thot' - du' me i farue
N'telefon Pashiçi a' shkue

N'Shkup Zhupanit i ka kallëzue
Divizinë me na i shtërngue

Divizinë me na i shtërngue
N'at Drenicë po don me e lëshue

Azem Bejtën me e rrethue
Po e rrethojmë me asqeri

Ai Zhupani në kamb' a' çue
Batalionat i ka shtërngue

Në vagona i ka ngujue
N'Mitrovicë jan' shkarkue

Jan' shkarkue në Mitrovicë
Paskan mësy me dal' n'Drenicë

N'at Drenicë kur po shkojnë
Pesëqind vet' po ia rrethojn' kullën

Pesëqind vet' e rrethojn' Galicën
Pesëqind t'tjerë Mikoshnicën

Mikoshnicën me Lopovecë
Bajshin trimat - Hajd' medetë

Tri katunde mbaruen krejt
Azem Bejta po rrin n'krevet

Rrin n'krevet e këqyr n'frëngji
O ku jini o shokët e mi

Azem Bejta asht' çue në kambë
Me shok' t'vet nji dert e banë

Me shok' t'vet nji dert e banë
Delni shok' ju për at anë

Delni shok' ju për at anë
Vet' po i dal ushtris' n'mejdanë

Kur a' dalë Azemi n'log
E ka vra nji kapedanë

Po lufton gryka m'gryk
Shtat' xhandar' i ka vra n'Kapexhik

http://m.youtube.com/watch?v=o_VsRP4pbzg
 

BATO

______
Anëtar
Jan 23, 2011
Postime
5,956
Pikët
0
Përgjigje e: Tekste të këngëve të Veriut

Ma ka luejt’ djali kapuçin
Këndojnë: Fatmira Breçani, Gëzim Nika
________

Hajd’ bre nanë, m’i qite mendtë
Qysh po m’thue me i mjel’ dhentë

Jam mërzitshëm e jam për ngutshëm
Ma ka luejt’ djali kapuçin

Ma ka luejt’, ma ka qit’ n’vetull
S’mundem jo n’të pa u përpjekun

Mori çik’ me syt’ e zij-e
Fort marak jam ba në ty-e

Fort marak jam ba në ty-e
Me t’thirr’ n’emën, emnin s’ta dij-e

Me t’thirr’ n’emën, emnin s’ta dij-e
Me t’lyp’ n’shpi, se un’ kam ma hije

Lypëm djal’ e dert mos kij-e
Thirrëm djal’ dada Hajrie

Kur takohemi un’ e ti-e
Po na kandojn’ bylbylat mij-e

Mij’ bylbylat sa mir’ kandojnë
O lumët na për shoqi-shojnë

[FONT=&quot]http://www.youtube.com/watch?v=dnFI3Q7xdUs[/FONT]
 

BATO

______
Anëtar
Jan 23, 2011
Postime
5,956
Pikët
0
Përgjigje e: Tekste të këngëve të Veriut

Kënga e Ahmet Delisë
Këndon: Dervish Shaqja
_____

Hajd’ medet, çka kënka kanë
Na ra serbi n’katër anë

N’ katër anë, hajd’ medet
T’tana armët po na i hek

Na i hek armët hiç pa çajre
N’oborr t‘vet po na ban batare

Ban batare, i plaçin sytë
Po i mbledh serbët, po i shkron çetnikë

Me na vra e me na plaçkitë
Kënkan nda nji rrem’ çetnikë

Se n’Prekaz ku kënkan hi
Hallakatin nja tri shpi

Te Halili jan’ vajt’ jan’ hi
Te Halili jan’ hi komita

Piskasin robt’ e bërtasin fëmija
Po i ndin ai Ahmet Delia

Ai Ahmeti, në divanhane
Thërret Murselin – Djal’, ç’u bane

Çohu Mursel, bjena sakicat
Te Halili kan’ hi komitat

Ngadal’ babë, mos u ngutë
Sa ta marr sakicën te drutë

Kurr’ nuk vdes bab’ për at’ kojshie
Tyrbe n’zotin un’ vdes për ty-e

Fluturim kënkan dal’ n’sokak
Jan’ zatet n’atë Ramën plak

A e kem’ besën qysh e kem’ pasë?
Ramë Islami mirë po flet

Hajd’ bre shoq, ti mos ki dertë
S’jam pishman as vet’ me vdekë

Shkon Ahmeti hapa-hapa
Rama e i biri i shkojn’ për mbrapa

Te Halili jan’ vajt’ jan’ hi
Jan’ zatet n’ata dervetxhi’

“Stoj!” Ahmet, ku po don me hi?
Çka asht’ “stoj”? - na i ka than’ atij

Un’ serbishten hiç s’e di
Te shqiptarët kush t’ka than’ me hi?

Me i tmerrue rob e fëmi’
Po e din këtu që po i thon’ Shqipni?

Çu’ sakic’, na i ka ra mbi sy
Çu’ sakic’, na i ka ra në ballë

Çu’ sakic’, na i ka ra në ballë
T’tana trut’ ia ka lan’ në shkallë

Ahmet Delia po ba piskamë
Thërret Murselin – Mursel, bre djalë

Zejua derën, mos m’i lësho me dalë
S’e lëshoj kurrnji të gjallë

Pushka keq Ahmetin e ka marrë
Kënka mbetë Ahmeti gjallë

Ai Murseli, djal’ kreshnik
U kap me serbët fyt për fyt

Pushkën serbëve ua ka grabitë
U muer pushkën me gjasht’ fishek’

Sa her’ qet, nga nji po e vret
Ç’ashtu baba, kur len djalë

Gjasht’ po i vret Murseli për babë
Luft’ e madhe aty u kallë

Trembëdhjet’ cuba që jan’ qëllue
Prej trembëdhjetëve veç nji a’ shpëtue

Ban Jovani - Kuku, për mue
Prej trembëdhjetëve veç un’ jam shpëtue

Prej trembëdhjetëve veç un’ jam shpëtue
S’po e din rrugën nga me shkue

Ikën Jovani e kalon gardhin
Kur po e ndjek ai Ram’ Islami

Ahmet Delia hala po flet
Hajde Ramë, mos e mbyt krejt

Hajde Ramë, mos e mbyt krejt
Leje gjallë për gazep

T’i kallëzoj’ krajlit dhe Serbisë
Zbardhi faqen e tan’ Shqipnisë
http://www.youtube.com/watch?v=Ul-yiGuZSkI
 

kreksi

V.I.P
Anëtar
Jan 27, 2012
Postime
3,177
Pikët
113
Vendndodhja
France.
Përgjigje e: Tekste të këngëve të Veriut

Kanga e Nnots Koles.(Notc Koles)

Po kennon Ni zag i zii
Permii gem t' ni lisit t' rii :
Pa nnigjoni fushe e male,
Amanet 0 pnoje e zalle,
Shueni kâng' e shuni valle,
Shueni vallet per me kjaa,
Se n' Posrripe ni kob kaa raa :
Thone Nnots Kola kenka vra !...
Caj Nnots Kola Pashuk Bregu...
Thon' n' Berditse e vrau Kurt Begu.
çaj Kurt Begu ni :Matûâne .
J'a dzen priten mé Krutane,
Mé Krutâne e mé zaptié,
Me nizame e sufarie :
Nnots Déde Shoshi na u kaa prii.
Na u kaa prii per buz' t' agimit
Me i vûu priten probratimit.

Me i vuu priten n'at funn shkalle'
Ku rriin krushçit tuj baa valle,
Tujbaa valle, tuj lodrue,
Atij 'i darsem kisht çillue :
Miku i Nnotsit isht' martue;

Kisht' thine miç, kisht' thirre kumare
Nnots Kol Prennin krushkapare.
Caj Kurt Begu fort na û-vrâa
Ktii Nnots Koles po i ban zâa :

"Mire se t' gjaj, or ti Nnots Kola!
Gjall' a deke po t' lype Stamolla ;
Po t' lype Shkodra me odshace,
Pse n' tyy kjahén disaa gjaçe,
Bâjne davaa disaa bajraçe...
Rueje véhtén, na bjér nnoré,
Na i shtro para armet mizoré,
Pse nuk kee, bré, si me pshtue :
Ni çinn huta t' kan rrethue!

Mire se vjen, o' Begu i Mates!
Por m' kee ardhe per' terr te nates,
M'kee zatete ké shpia e mikut,
Psé me e pas ti kryet t'çélikut,
Per ket bese! s't' a lâa paa tréte :
Hasan Puken me e pevéte,
Aj e din se kush jam véte ;
Sé n' at Truç un i a kam djegun,
Tuj çinnrue mé Pashuk Brégun.
Por sélame m'i bân Valies,
T'i a jape zânin Rumelies:
S'lidhen t'cubat e Shçypnies.
Krisi pushka, gjimoj Drini.
M'kâmme u-çue t'tane Dukaghini.
Mustaf Aga thote ni fjale :
Madhi Zot, tyy t' kjoshna fale !
çaj Knots Kola i forti djale !
Nuk raa nnoré per te gjalle;
Priti plummét permii shkalle.
Priti plummét brie n'brie,
Nuk la marre per Shçypnie,
Nuk la t'motren per mé kjaa,
çyçja moter per n'aç vllaa...
Aman, Knots, se ku t'kan raa?
Ik, moj motre, m'i kaa thâne,
Kam shtate plummé an'e m'âne.
Per gjashte plummé s'po kam dért :
Por per t'shtaten mos pévet :
Pummja é probés fort po vrét.
Ahi! Shçypnie, tyy t'lacha true,
Kurr dite t'bardhe ti s'kee me gzue,
çyshe sé besen kée harrue !

E POPULLIT. = Albania, Bruksel 1904
 

BATO

______
Anëtar
Jan 23, 2011
Postime
5,956
Pikët
0
Përgjigje e: Tekste të këngëve të Veriut

Sulçe Begu i vogël - Kërçovë
Këndojnë: Vëllezërit Dervishi
_______

Dy topçijtë në Shkodër
na kanë dalë me nam,
Sulçe Begu i vogël
si ylli me hanë.

- Sulçe Begu i nanës,
veshma ç'atë mintan;
marshalla bre biro
ç'të raka tamam!

- Sulçe Begu i nanës,
ku m'ke fjetun mbramë?
- Ke vajza e vezirit,
mori e zeza nanë.

Dy kandila në Shkodër,
njani ishte fikë.
Sulçe Begun e vogël
e kanë therë me thikë.

Sulçe Begun e vogël
o e kishin la,
ore gjithë Moljati
me lotë e kanë qa.

https://www.youtube.com/watch?v=j9wpuOS-okM
 

73ka

V.I.P
Anëtar
Mar 27, 2015
Postime
1,565
Pikët
113
Përgjigje e: Tekste të këngëve të Veriut

Po të pres te shtrunga e vathës - Kala e Dodës (Dibër)
Këndojnë: Mifterim Kupa, Fatmir Daku

Knon bilbili o
male n'male
A s'e din o
se jam në hall'e
Hajd' ta lidhim besën se
kush ta ndal'e

Knon bilbili o
stane n'stane
Knova këngën o
lum çobane
Knova këngën djal'n
e jotja jam'e

YouTube - SHQIPERIA E VERIUT

Bato mduket se e ke ngatrru tekstin pak


Knon bilbili o
male n'male
A s'e din o
se jam në hall'e
Hajt' ta lidhim besen se
kush s'ta ndal'e

Po bje fylli o
stane n'stane
Knoma kangen o
lum çobane
Knoma kangen djal
se jotja jam'e
 

Dredhza

V.I.P
Anëtar
Apr 10, 2015
Postime
922
Pikët
63
Vendndodhja
Kosove
Përgjigje e: Tekste të këngëve të Veriut

https://www.youtube.com/watch?v=xZGPrNljCcs

Toka dridhet, deti po gjemon
me shtat krajlat, Shqipja po lufton
Mali malit ja percjell ushtimen
Bajram Curri e thrret Hasan Prishtinen
Dede Gjo Luli o prej majes t'malit
Luigj Gurakuqi, Vajo e Mihali
Azem Bejta, qetave per me u prij
me besa bese, ja vdekje ja liri

N'Kuvend te Gerqes, tek burimi i lir
rrjedhin 12 pika per Atdheun e lir
Lidhet besa e dhan n'Kuvend t'Junikut
Idriz Seferi n'Gryk te Kaqanikut
Kryt kulqedres po ja shtyp me gur
i urti plak rrugon per flamur
N'krah t'djatht i rrin ai ma trimi
me dy kobure Isa Boletini

Ismail Qemajli shkall e shkall po ngjitet
si valet e detit Shqipja po valvitet
Merr sihariqin Toka Arbnore
gjama a nis n'oborret mretnore
Qdo gur e dhe qe tregon historia
u la me gjak qe e fali djelmia
Gjini i nanes kurr nuk shterroj
lufta kosit, po ajo i 10-fishoj.

Ni version pak ma nryshe:

https://www.youtube.com/watch?v=ebTf7aevwKE
 

Elian70

Photoshop
Anëtar
Jan 30, 2014
Postime
8,614
Pikët
0
Vendndodhja
Vlorë
Përgjigje e: Tekste të këngëve të Veriut

Mua gjithnje me kujtohet e njejta kenge nga veriu:

Oj Dile,
oj dhelpnush
Ulu ne gjunje
ta gjuj me pushke

p.s. youtub-i e kish hequr
 

BATO

______
Anëtar
Jan 23, 2011
Postime
5,956
Pikët
0
Përgjigje e: Tekste të këngëve të Veriut

Delja rudë - Vëllezërit Dervishi (Kërçovë)

Ti moj delja, delja rudë
as ma fal nji qengj të butë
n’verë, n’verë, aman

Qengj të butë lara-lara
sa t’i dal’ lalës përpara
n’verë, n’verë, aman

Sa t’i dal’ lalës përpara
bashk’ me qengjin lara-lara
ta kullosim nëpër ara
n’verë, n’verë, aman

Nëpër ara, n’mal e n’fushë
bashk’ me lalën gush’ më gushë
n’verë, n’verë, aman

https://www.youtube.com/watch?v=-md_EA8MV3w
 

Dredhza

V.I.P
Anëtar
Apr 10, 2015
Postime
922
Pikët
63
Vendndodhja
Kosove
Përgjigje e: Tekste të këngëve të Veriut

Hile Mosi (1885 - 1933) - Kosova ne lufte

Ah, Shypni, mos thuj mbarova,
Se djelmt tu edhe jan’ gjall’!
N’kamb asht çu e rrebt Kosova
E ban luftën ball për ball.

Ish nji vjet’ ndër ma të vshtira,
Me nji mij nandqind e dhjetë,
Kur Kosov’ mbloj egërsira,
Për me shbi çdo bim’ mbi dhetë.

Ish, por sa e nis njathera
Bota mbar’ për m’u gjallsu
Kur me knaqje vjen prandvera
T’gjith natyren m’e lulzu.

Ah, ehu! Do sheje t’kqia
Jan kah vin’ prej ans mbi Le!
N’vent t’prendvers që pret Shqypnia,
Bje mbi të nj’ e rrebt rrufe.

Prej Azis’ tek jan kah lshohen
Me tërbim të madh barbart,
Për me vra, me pre kta çohen,
Me turpnu për jet Shqyptart.

E n’Prishtin’ atje pik’ s’parit
Krisi topi me duhi,
Atje gjaku i shqyptarit
Ra në tok’ me bi përsri.

https://www.youtube.com/watch?v=JyZp9tliijU

Versione tjera:

https://www.youtube.com/watch?v=a68QhBDfWIQ

https://www.youtube.com/watch?v=IGlgkEM70F4
 
Last edited:

Dredhza

V.I.P
Anëtar
Apr 10, 2015
Postime
922
Pikët
63
Vendndodhja
Kosove
Përgjigje e: Tekste të këngëve të Veriut

Oj Kosove mriz me zana,
500 vjet tuj pre sulltana,
500 vjet para konopit,
500 vjet ne gryk te topit,
500 vjet qiellin e nxim,
500 vjet gjam e vetim,
n‘lufte me turk e n‘luft me shkja,
n’gjak bajlozash tuj u la.

Hiqmi knej tank e helmeta,
mos m'u turr me bajoneta,
mos ma shtyj deren me zor,
mos m'i prek djepat me dor,
pushken ne dore ne bafsha me kap,
t’i kam djeg sarajet flak,
e cka t’ka gjet nuk din me than,
se ta baj varr Serbine t’tane.

Gjemojn malet e ketij trolli,
dojn m’u qu heronjt prej vorri,
me i’a hek prangat vatanit,
me i pre qafen sulltanit,
kullat shkret dom me ja u lan,
se driten e diellit na kan nxan.

Tan Kosova ne gjak le te lahet
se kurr shqiptari serb nuk bahet.

https://www.youtube.com/watch?v=APxu7hPYolk
 
Top