• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Toponime shqip

murik

peace and love
Anëtar
Jul 28, 2015
Postime
3,900
Pikët
113
Vendndodhja
philadelphia
Përgjigje e: Toponime shqip

Fshat me emrin Katun gjenden ne Shqiperi ne Serbi ne Greqi dhe tek arbereshet e Italise. Katun eshte sinonim i fjales fshat. mendohet se eshte me origjine latine. Nuk jam i sigurte per kete.
 
Last edited:

murik

peace and love
Anëtar
Jul 28, 2015
Postime
3,900
Pikët
113
Vendndodhja
philadelphia
Përgjigje e: Toponime shqip

Disa emra fshatrash arvanitas (mbi 720 te tilla evidentuar nga At Anton Belushi) sic figuronin perpara se shteti grek ti nderronte ne emra greqisht pothuaj teresisht.

Kombothekra(ka edhe ne zonen e Korces fshat me kete emer) Dardani,Qela,Panariti,Malesina(malesia?),Dusha,Maneshi,Suli,Koqino,Braci,Sirc(Sirgj),Zeriqi,Luci,Kuci,Muriqi,Skimetari,Balca,Klebocari,Derveno-Shalesi,Vathi,Qeratea,Kuvaradhes,Kapondriti,Mazi,Shpata,Lopesi,Buja,Shpatanxigji,Kalamos,Moilesi,Koko-Shalesi,Halkuci,Hasi,Vila,Kryekuqi,Kokoshi,Shkurta,Vaja( shiko Kavaja, ka Vaja), Kasnesi(Kasneci?),Kaskaveli,Kokla,Kavashala( qafe Shala?, shiko variantin latin Klavdana=Qafe Thana dhe Klavsala= Qafe Shala.
 
Last edited:

murik

peace and love
Anëtar
Jul 28, 2015
Postime
3,900
Pikët
113
Vendndodhja
philadelphia
Përgjigje e: Toponime shqip

Qyteti antik Dimale(greqisht) ose Dimallum(latinisht) mendohet te kete qene diku ne zonen e Beratit. Nuk e di se cili eshte versioni i pranuar rreth etimologjise se ketij emri,por me duket e qarte fare me shqipen e sotme.
Dimale=Di Male,pra Dy Male.Me gjasa qyteti shtrihej ne dy faqe malesh ose midis dy malesh,nga ku emertimi Dimal.
 

murik

peace and love
Anëtar
Jul 28, 2015
Postime
3,900
Pikët
113
Vendndodhja
philadelphia
Përgjigje e: Toponime shqip

Etimologjia e Martaneshit mendohet se ka evoluar ne kete forme:
Shen Martin, Shmertin,Martin Shen,Martinshen,Martinesh,Martanesh
 

murik

peace and love
Anëtar
Jul 28, 2015
Postime
3,900
Pikët
113
Vendndodhja
philadelphia
Përgjigje e: Toponime shqip

nga prof.Dr.Rexhep Doçi


Për kufijtë etnikë të Shqipërisë kam tubuar të dhëna në vijimësi, jo vetëm nga burime të shkruara latine, sllave, osmane-turke, po edhe nga terreni.

Brumë onomastik-gjuhësor të terrenit kam mbledhur me anë të ekspeditave shkencore 7-10 ditësh nëpër fshatra të banuara me shqiptarë në rrethinat e Tuzit të Malit të Zi, në anën e Medvegjës së Serbisë dhe në Çamëri e nëpër disa fshatra të krahinave të rrethinës së Athinës Beoti e Atikë në Greqi.

Kufiri etnik iliro-shqiptar në Mal të Zi

Kështu, afër kufirit të sotëm politik Shqipëri-Mali i Zi e deri në Hercegovinë, deri në shekullin e XIII pjesa më e madhe e banorëve ishin të përkaktësisë etnike shqiptare.

Shumë studiues thonë me të padrejtë se banorët shqiptarë të atyre zonave ishin barinj nomadë, kinse erdhën nga Shqipëria, të cilin mendim e demantojnë shumë fakte të pamohuara onomallstike-gjuhësore.

Shqiptarët si autoktonë në vijimësi në ato anë të Malit të Zi kanë jetuar jo vetëm nëpër fshatra apo katune baritore po edhe nëpër qytete.

Këtë e dëshmon më së miri mendimi i historianit çek, Konstantin Jireçekut për banorët e Kështjellës së Budvës rreth vitit 1200, i cili thoshte: “Një ndër kështjellat e vjetra me prejardhje ilire, që kanë qenë edhe si vende tregu, ka qenë Budva (Bouton)…, e cila ishte një çerdhe e vogël gurore dhe kishte përafërsisht 800 banorë. Banorët e saj me emra sllavë e shqiptarë, pa gjurmë të hershme romake, kanë qenë njerëz të zakonshëm, kultivues të vëreshtave, të fiqve, gurgdhendës, drugdhendës ose peshkatarë”.

Sot as në Budvë e as nëpër fshatrat përreth saj nuk gjendet asnjë banor shqiptar, por të gjithë si krishterë janë asimiluar në sllavë, përkatësisht malazezë. Edhe vetë emri Budvë, që sipas Hans Krahes, Eqrem Çabejt, Petar Skokut etj.

Ishte edhe emërtim ilir But-, Butua, βούτουα, buron prej fjalës ilire-shipe but (i, e butë), ashtu siç burojnë edhe emërtimet Butmir te Sarajeva, Butoc i Prishtinës, Bitol për Manastirin në Maqedoni etj. Sipas onomasticientit kroat, Petar Shimunoviqit, nëpër 6 fshatra të rrethit të Splitit dhe në tri fshatra të ujdhesës së Korçullës gjenden patronime Burmazi, formime nga fjalë shqipe burr+i madh, kurse në Hercegovinë ekziston edhe sot katundi Burmaz, ku, po sipas këtij studiuesi, “qysh në shekullin XIII është folur shqipja”.

Në atë krah me prejardhje il. shq. janë edhe emërtimet: Ulqin nga fj. il. shq. ulk-ujk (porsi emri i Ulpianës afër Prishtinës me prejardhje nga emri ilir Ulkianum); Tivari si kompozitë nga fjalë shqipe anë dhe varr për gropë; Risani nga fjala shqipe me trajtat rrah>rreh>rrihs>ris (?), etj.

Edhe emri i kryeqytetit të sotëm të Malit të Zi Podgoricë është kalk, përkthim nga fjala il. shq. mal, sepse ndodhet pikërisht rrëzë Malësisë së Madhe, e cila u nda mespërmes me kufirin politik ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Ndërkaq, të gjitha fshatrat përreth Podgoricës janë ose pjesa më e madhe me prejardhje gjuhësore shqipe ose të banuar me shqiptarë, që shfaqen edhe gjatë mesjetës, si p. sh.: Lopari, Tuzi, Dinosha, Drezga, Bushat, Keqi, Liqeni, Golemadi për Gojëmadhi, Barzanji për Bardhanji, Rogame nga fjala shqipe rogë etj. Gjithashtu në Mal të Zi, sipas Millan Shufllajt, vëllazëri apo patronime ilire të asimiluara në malazezë janë: Manioit ilirë në Maninët e sotëm (1435); Mataguzhët afër Podgoricës (1335), Matarugët, Malonshiqët në luginën e lumit Zetë; Palabardhët në Bjelopavliqët, Vasojeviqët, Piperët, Ozriniqët, Bukumiriqët, etj.

Asimilimi i pakrahasuar i shqiptarëve në Mal të Zi vijon edhe në ditët tona. Duke mbledhur material onomastik nëpër fshatrat e rrethinës së Tuzit, si në Milesh, Dinosh, Cemi i Llofkës, Goriçan, Omerbozhaj, Tuz etj., shënova edhe se si regjimi malazez në mënyrë perfide ua mohon të drejtat kombëtare dhe njerëzore shqiptarëve të andejmë.

Për shembull, një familje katolike Ivezaj, që kishte zbritur nga Malësia e Madhe në fshatin Vllanë, ishte në prag të asimilimit. Plaku i saj dinte shqip, edhe një djalë i tij fliste shqip, kurse vajza e tij nuk dinte shqip, por me ne fliste serbisht, sepse, edhepse ishte shkolla e mesme në Tuz në gjuhën shqipe, ajo shkonte në shkollë të mesme po në Tuz në gjuhën serbe, përkatësisht malazeze.

I ati i vajzës thonte se e kam dërguar vajzën në shkollë në serbisht, ngase, nëse e kryen shkollën në shqipe, mandej nuk mund të gjejë punë, e, nëse e kryen shkollën në serbishte hyn në punë lehtë.

Edhe nusja e shtëpisë, fatkeqesisht folte me fëmijë të vegjël në shtëpi në serbishte, kurse një fëmijë i vogël i saj e kishte emrin Dragan, dhe, kur e pyeta babain e fëmijës, se pse e ke pagëzuar me emër sllav Dragan, më tha se kur ka lindur ka qëlluar mysafir një shok nga Podgorica me emrin Dragan dhe ia kemi lënë fëmijës emrin Dragan.

Një taksist me veturë, që na dërgoi nga Podgorica, ku bujshim në hotelin “Montenegro”, deri në Cemin e Llofkës, tha në serbishte se edhe unë jam shqiptar, kurse unë ia ktheva po në serbishte, se ti për mua nuk je shqiptar, sepse ti nuk di me folë shqip.

Ndërkaq, kolegët nga instituti, të cilët ishin me mua në veturë, më prekën dhe me gjestikulacione ma bën me dije se mund të ndahemi keq edhe na nga pushteti shovinist malazez.

Një shok i imi i shkollimit të mesëm në gjimnazin e Pejës, Elez Gjokaj, i lindur nga Mileshi i Epër, ishte mësues në Tuz, por ai s’guxoi të na shoqërojë gjatë ekspeditës prej frigës, por vetëm u përshëndet me ne në rrugë të Tuzit.

Gjenocidi i tillë i pushtetit malazez kundër shqiptarëve në Mal të Zi, prej nga kanë ikur me mija shqiptarë sidomos në Amerikë, Kosovë e Shqipëri nëpër mote, është për çdo kritikë.

Kufijtë etnikë iliro-shqiptarë në Serbi

Sa i përket pranisë së iliro-shqiptarëve deri thellë në Serbinë e sotme, po theksoj se prej dy kështjellave në Dardaninë antike, *Gurason dhe *Gurbikon, që profesor Mahir Domi, në bazë edhe të Hahnit, i lidh me fjalën ilire-shqipe gur-i, Gurbikon ishte, sipas ilirologut Antoan Mayer, kështjellë e Nishit (Γουρβικον, Kastell bei Naisson) , që sot është topogërmadhë-rrënojë buzë lumit Nishavë në Nish.

Gjithashtu në atë anë të Nishit antik Naisus (në të ardhmen mund të shpjegohet me prejardhje shqipe) sa u përket elementeve të gjuhës ilire-shqipe, flet edhe emri i fisit dardan Triballi, me prejardhje prej fjalëve il. shq. Tri+ballë dhe Galabroi, prej fjalëve shq. gal(i galëm) dhe ab (ap) “ujë”, që një degë e fisit dardan Galabroi shtektoi tek ilirët në jug të Italisë dhe e formuan Krahinën Kalabri, kurse vijimësi e emrit të fisit dardan Galabroi është edhe sot Krahina Gallap që nga Kosova e deri te Nishi në Sanxhakun e Nishit.

Po kështu, për praninë e ilirëve dardan në anën e Sanxhakut të Nishit flet veprimtaria e mbretit dardan Galeri, i cili e kishte një kështjellë tempull, që në shekullin e III ia kalonte tempullit të perandorit ilir Dioklecianit në Split.

Gjurmimet arkeologjike në tempullin e Galeriut, që i kishte filluar arkeologu gjerman Kanic dhe i kishte vijuar arkeologu serb Srejoviq, bëjnë të ditur se shtyllat e mermerit të bukur të bardhë prej 20 metrash lartësi, të sjella nga Asuani i Luginës së Nilit, nxemja klasike qendrore përbrenda tempullit, biblioteka në bodrum, banjot si dhe reliefet e skalitjet mozaike të bukura në dyshemenë e rrënojës së sotme, që serbët në fillim e quanin Gamzigrad e tani Romeliana (sipas emrit të së ëmës së Galeriut) flet për një kulture të lartë civilizuese të të parëve tanë ilirëve.

Ishte atëherë si tërësi Siujdhesa Ilire si në pikëpamje të koalicionit mbase luftarak, ashtu edhe miqësor apo martesor ndërperandorak, sepse, siç na thotë D. Klajiqi, Galeriu për grua të dytë mori vajzën e Dioklecianit, dhe si “udhëheqës vital dhe sypatrembur e kanë krahasuar me Aleksandrin e Madh”, kështuqë në vitin 311 vdes afër Sofjes, në rrugë për t’u kthyer në vendlindjen e vet Romelianë në veri të Nishit.

Kur është fjala për praninë e shqiptarëve 70-80 % në Sanxhakun e Nishit gjatë mesjetës, pos tjerash, dëshmon edhe e dhëna se, historiani boshnjak Adem Hanxhiq e përmend, sipas defterit osman të vitit 1455 katundin Arbanash, sot Arbanashka te Kurshumlia me banorë me emra krishterë ose sllavë, të cilët i vlerësonte: “Edhepse në defter për asnjë banor nuk theksohet se është shqiptar, nuk ka kurrfarë dyshimi se vet toponimi është formuar nga popullsia shqiptare e fshatit shumë para vitit 1455”.

Edhe më vonë për praninë e popullatës krishtere shqiptare në Sanxhakun e Nishit flet edhe pjesëmarrja e shkrimtarit të vjetër shqiptar, përkatësisht klerikut Pjetër Budit nga Mati i Shqipërisë më 1616 në Prokuple, në “një kuvend ndërballkanik, për të organizuar një kryengritje të madhe kundër osmanëve”.

Po të mos kishte pasur edhe shqiptarë krishterë (mbase katolikë e ortodoksë) në atë anë, mbase nuk do të kishte marrë pjesë as P. Budi në këtë tubim në Prokuple.

Për praninë apo autoktoninë e deri para një kohe të shqiptarëve edhe deri përmbi Nish, në Luginën e Lumit Timok (në bazë të një punimi të gjatë të autorit serb R. Lj. Kozhelac: Onomastika Timoka), kam shkruar gjerësisht në veprën “Onomastikë ilire-shqiptare në Ballkan” (f. 60-71),

Praninë e shqiparëve katolikë në Serbi gjatë mesjetës e dëshmon edhe Gaspër Gjini, pas të cilit më 1584, në rrethin e qytetit Krushevc të Serbisë kishte “1500 banorë shqiptarë kaktolikë, të cilëve u kanë shërbyer tre priftërinj, që e kanë pasur edhe një kishë të tyre të vjetër”.

Kur është fjala për ojkonimin Krushevc të Serbisë, nga mendimi i Profesor Eqrem Çabejt, i cili kishte parasysh mendimin e gjuhëtarit bullgar Vlladimir Georgievit, kuptojmë se emri i këtij qyteti është kalk në serbishte krushka nga il. shq. dard-dardhë, sepse, siç thotë: “Krushevaci gjendet bash në territorin e Dardanisë së Vjetër”.

Edhe gjuhëtarët Latif Mulaku e Mehdi Bardhi në një punim dialektor i përmendin më së 35 fshatra, me më së 600 familje shqiptare në anën e Rrafshlartës së Peshterit në Serbi, si p. sh.: Devreç, Bugjevë, Mellajë, Baçicë, Shkrel, Turinë, Tutin, Tuzinë, Bioc, ramoshevë etj.
Siç u pa autoktonia e shqiptarëve deri thellë në Serbinë e sotme, në Sanxhakun e Nishit (deri në Luginën e Timokut), në anën e Krushevcit dhe në Peshter dëshmohet bindshëm autoktonia e shqiptarëve deri ku ishte kufiri etnik i Shqipërisë.

Kufijtë etnikë iliro-shqiptarë në Maqedoninë e sotme

Sa i përket pranisë së shqiptarëve apo iliro-shqiptarëve në kontinuitet në tërë Maqedoninë e sotme, po i theksojmë vetëm pak të dhëna onomastike bindëse, deri ku shtrihej kufiri etnik shqiptar.

Këto të dhëna janë anësore, në kufirin lindor, juglindor e jugor të Maqedonisë, sepse brenda Maqedonisë ka sa e sa emra fshatrash me prejardhje ilire-shqiptare, porsi në Shqipëri dhe në Kosovë apo Dardani. Për të dhëna të tilla ilire-shqipe në Maqedoni, po e citoj në fillim gjuhëtarin Petar Hr. Ilirevskin, sipas të cilit: “Në rrethinën e Shkupit, e cila në kohën romake bënte pjesë në përbërje të Dardanisë antike janë ruajtur disa toponime prej parakohës sllave…Një emër i atillë është edhe emri i qytetit Bitola Bitolj me burim indoevropiqan dhe baza trako-ilire butas (shtëpi) dhe ngjashëm me të (pasuri).

Nga fjala e parë janë formuar edhe toponime të tjera në Jugosllavi, si: Budva nga koha antike Butua, Butel dhe kjo nga Boutelis Boutella te Shkup. Gjatë shekujve mesjetarë emri i Bitolit saktësisht ka qenë Bytole, Bytolta, sipas etimololgjisë popullore është lidhur me obitelj”.

Sa u përket ojkonimeve me rrënjorin iliro-shqiptar but-, në ojkonimet Bitol (*Boutella) në Maqedoni, Budva (*Butua-Butel) në Mal të Zi, Butoc në Kosovë (Prishtinë) nuk pajtohem me P. Hr. Ilievskin se kanë të bëjnë me fjalën ilire-trakase butas “shtëpi, pasuri” po, si u cek edhe më sipër, burimin e kanë nga fjala ilire-shqipe ose trakase-shqipe but (i, e butë). Dhe, siç thotë Henrik Bariqi, “Për lokalizimin e atdheut të hershëm ballkanik të Shqiptarëve të vonshëm… flasin emrat e qyteteve Nish, Shkup,Shtip dhe Ohër, i cili për Ohrin shton:

“Pika mâ jugore e vêndeve të hershme të banuara prej shqiptarëve, e cila ka mujtë të vërtetohet deri më sot, âsht Ohri, ku gjithashtu marrëdhânja midis êmnit antic Lychnis, Lychnidos dhe trajtës sllave Ohrid mund të shpjegohet përsëri vetëm me ndërmjetsimin e shqipes, meqenëse sot në gjuhën shqipe n-ja mbas guturalit kaon në r- (krahaso shqip grue:indvj. Gna) dhe sidomos fjalën shqipe (h)rek indoev. *khanak:gjerm. (hnakki) Nacken”. Mirëpo, sa i përket shndërrimit të n-së në –r- te Lyknidos në shqipe Ohër, kujtoj se kemi dukurinë e rrotacizmit të shqipes, të shndërrimit të –n-s intervokalike në –r-: Lykinidos:Oher.

Mandej, emrin e Krahinës Maleshevo (prej rreth 15 fshatrave) në Maqedoninë Lindore, studiuesit si: serbi Milivoje Pavlloviqi, bullgari Ivan Duridanovi dhe St. Romanski, A. Keramidçevi, V. Nikovi e shpjegojnë me prejardhje ilire-shqipe ose treke-shqipe, pra nga fjala shqipe mal. Kurse, sa i përket pranisë së iliro-shqiptarëve deri vonë, deri te pjesa juglindore e Maqedonisë bën të ditur gjuhëtari maqedon, Petar Hr. Ilievski, siç shkruan: “Lumnica është emri i një rrjedhe të djathtë të Vardarit, te Gjevgjelia, i cili emër buron nga shq. lumë (rrjedhë uji, rrke) dhe prapashtesa sllave -nica, që dmth. lumë i vogël”.

Kufijtë etnikë iliro-shqiptarë në Greqi

Kështu, për autoktoninë e shqiptarëve në Greqi poi paraqes shkurtimisht disa të dhëna onomastike, të cilat flasin drejtpërdrejt ose tërthorazi edhe për kufrin etnik të Shqipërisë, deri ku është dashur të jetë ky kufi.

Qysh se Jeronim De Rada në vitin 1987 shkroi artikullin “Asnje besim në grekun”, dhe se po sipas De Radës: “Shqipëria doli e fuqishme…, ngase shqiptarët e kanë gjakun e Lekës së Madh”.

Gjithashtu, siç njofton historiani Ramiz Abdyli, Hasan Prishtina shkruante në një gazetë bullgare të Sofjes më 1912 se “Vilajetin e Selanikut me rrethinë e përbëjnë shqiptarët me shumicë”.

Për autoktoninë e shqiptarëve në Greqi bën të ditur edhe Sami Frashëri në veprën “Shqipëria dhe shqiptarët”, i cili përpos tjerash, e përshkruan edhe qytetin Xhumaja në pjesën kontinentale të Greqisë, në jugperëndim të Manastirit të Maqedonisë dhe qytetit Florina të Greqisë si prefekture apo komunë me 3 xhami, 1 shkollë, 10 hane e 25 dyqane.

Gjithashtu edhe unë i kam shënuar, pos fshatrave të shumta me shqiptarë dhe me prejardhje shqipe, edhe dy fshatra në pjesët rurale të Beotisë me origjinë orientale Spahinjët dhe Mustafat, që bëjnë të ditur se edhe thellë në Greqi, në rrethina të Athinës kishte filluar islamizimi i shqiptarëve, dhe se andejpari njëmend shqiptarët (arbëreshët) ishin autoktonë pellazgo-iliro-shqptarë.

Pra, për përplot emra fshatrash e banorësh nga gjuha shqipe kam shkruar në dy vepra të mija (“Onomatikë ilire-shqiptare në Ballkanë, f.28-36,77-86, “Çështje onomastike pellazge-ilire-shqiptare”, f. 45-70) dhe se në këtë mënyrë bëhet e ditur bindshëm se shqiptarët në Greqi janë autoktonë në kontinuitet, e nuk kanë shkuar nga Shqipëria atje, siç mendojnë disa studiues, prej të cilëve me njohuri, të themi diletante shkencore, ka edhe studiues shqiptarë.

Mirëpo, në “Javën për arbëreshët e Greqisë”, që është mbajtur në Prishtinë në vitin 2006, një sekretar i Ambasadësh Shqiptare në Athinë, të cilin e kishin përzënë grekët, se ishte interesuar për fshatrat shqiptare në Greqi, tha se në Greqi ka më së 700 fshatra të banuar me shqiptarë. E, edhe një studiues shqiptar bëri të ditur në “Konferencën e I-rë mbi Qytetërimin Pellazg”, që është mbajtur në Tiranë më 21-22 tetor 2011, se, sipas “Enciklopedisë më të re amerikane” edhe sot më së 80 % e banorëve në Greqi janë shqiptarë ose me prejardhje shqiptare.


Në bazë të të gjitha të dhënave të mësipërme onomastike, të paraqitura kronololgjikisht qe nga Iliria antike e deri më sot, shihet qartë se kufijtë e Shqipërisë Etnike janë ngushtuar e cunguar me shtypje permanente nga fqinjët malazezë, serbë, bullgar apo maqedonë dhe grekë në mënyrë agresive dhe grabitçare, me mjete luftarake, terroriste, gjenocidale, asimiluese e shfarosse të pakrahasuara për kohën kur i kanë zbatuar.

Si përfundim për asimilimin e pellazgo-iliro-shqiptarëve gjatë qindvjeçarëve dhe mijëvjeçarëve të kaluar në popujt fqinj përreth, si dhe për ngushtimin e kufijve të shenjtë të Shqipërisë Etnike po e citoj gjerësisht mendimin e albanologut më të shquar shqiptar të derisotëm, Profesor Eqrem Çabejt, sipas të cilit:

“Kështu shohim se si që në kohët më të lashta fise ilire shtrihen me njërën anë andej detit në Itali, më anën tjetër në Hellas, në Dardani, Maqedhoni e Trakie gjer në Bosfor: duke kontribuar atje në mbrojtjen e nacionit italik, këtu në formimin e nacionit italik e trak, më vonë të nacioneve serbe, greke së re e turke.

Jo vetëm Mesapë e Japigë, Tribalë, Dardanas, Peonë e të tjerë janë ilirë: edhe Maqedonas e Doras janë lidhur ngushtë me elelmentin ilir. Ka të ngjarë që të jetë atëherë populli shqiptar si mbeturinë e një populli të madh të Europës juglindore dhe të mesme, është prodhimi jo i një ekspansioni, po i një restriksioni; edhe trualli gjuhësor i këtij populli është pra përfundimi jo i një zgjerimi, po i ngushtimit të një treve më të hapur”.
 

murik

peace and love
Anëtar
Jul 28, 2015
Postime
3,900
Pikët
113
Vendndodhja
philadelphia
Përgjigje e: Toponime shqip

Ja kam vene emrin djalit Dragan sepse diten qe lindi na pat ardhur nje mik qe e ka emrin Dragan.
Vajza shkon ne shkolle ne gjuhe serbe sepse e ka me te lehte te gjeje pune.(nderkohe nuk flet ship as ne shtepi).
Mesuesi shqiptar rrefuzon ti shoqeroje sepse druan mos e shohin dhe mund te kete pasoja.

Jane keto vetem disa nga arsyet klasike te veteasimilimit.Me mijera raste i kemi edhe ne Greqi ku emigrantet shqiptare kane nderuar emrat e tyre,dhe femijet i kane pagezuar me emra greke e ortodokse me te njejtin motivim.Qe femija ta kete me te lehte studimin dhe punesimin.E ca faji ka Mali i Zi qe ti ja ve emrin Dragan djalit dhe qe vajza nuk flet shqip?
Asimilimi do te mari fund vetem kur Shqiperia e Kosova te demokratizohen dhe te zhvillohen ekonomikisht dhe kulturalisht.Deri atehere do te vazhdoje asimilimi dhe veteasimilimi.Tung
 

murik

peace and love
Anëtar
Jul 28, 2015
Postime
3,900
Pikët
113
Vendndodhja
philadelphia
Përgjigje e: Toponime shqip

Shkumbini=Scampini?
A e mori lumi emrin nga qyteti apo anasjelltas,qyteti nga lumi?

Shkumbin eshte lumi qe shkumon(geg),shkumbon(tosk). Pra lumi qe ben shkume. Me kete logjike i bie qe qyteti te jete me i ri se lumi dhe ta kete mare emrin pikerisht nga lumi dhe jo lumi nga qyteti. Sigurisht ky eshte nje supozim dhe mbetet per tu provuar me fakte.
 
Last edited:

murik

peace and love
Anëtar
Jul 28, 2015
Postime
3,900
Pikët
113
Vendndodhja
philadelphia
Përgjigje e: Toponime shqip

Kokogllave. Mal ne Shqiperine juglingore ne Devoll qarku i Korces.
Emri i ketij mali eshte nje kompozite(ky eshte termi qe perdorin gjuhetaret) ku emri i huaj(pushtuesit,ose te ardhurit me vone) i bashkangjitet emrit ekzistues ne formen e perkthyer. Pra ketu kemi fjalen Kok pra mali i Kokes dhe ngjitur fjalen Gllave qe do te thote gjithashtu koke ne gjuhet sllave. Pra mali Kokogllave= mali Kokekoke(kompozita)
 

murik

peace and love
Anëtar
Jul 28, 2015
Postime
3,900
Pikët
113
Vendndodhja
philadelphia
Përgjigje e: Toponime shqip

Vendbanimet qe mbarojne me shkronjat "AT" mendohet se jane prapashtesa qe perdoreshin shume ne gjuhen ilire,ose proto-shqipe po themi.
Zakonisht keto vendbanime kane per baze nje emer te pervecem dhe prapashtesen "AT". Ja disa shembuj si me poshte:

Qesarat, pra vendi i Qesarit,Cezarit
Lazarat, vendi i Lazarit
Progonat,vendi i Progonit
Dukat,vendi i Dukes,i Dukeve
Romanat, vendi i romaneve,romakeve
Rozafat,vendi i Rozafes,Rozes
 

drague

me pushime
Anëtar
Sep 20, 2010
Postime
29,041
Pikët
113
Përgjigje e: Toponime shqip

i lexoj me kenaqsi shkrimet e tua murik.
 

drague

me pushime
Anëtar
Sep 20, 2010
Postime
29,041
Pikët
113
Përgjigje e: Toponime shqip

Sikur nje njeri i vetem te informohet sadopak per keto tema, e te gjeje kenaqesi ne keto shkrime,atehere ia ka vlejtur mundimi.
eh me ka dal hapllagrupi shum shqiptar;)
 

ZET

Cursum Perficio
Anëtar
Aug 31, 2011
Postime
9,835
Pikët
113
Përgjigje e: Toponime shqip

Thuhet qe Tirana u krijua nga Sulejman Bragjini ne shekullin 18.Por Barleti flet per Tiranen e madhe dhe Tiranen e vogel disa shekuj para Bargjinit.Per cilen Tirane flet Barleti?
Para Barletit, ishte ne listen e keshtjellave te restaurura nga Justiniani. 600 AD.
 

edlin

V.N.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
10,440
Pikët
113
Përgjigje e: Toponime shqip

Vendbanimet qe mbarojne me shkronjat "AT" mendohet se jane prapashtesa qe perdoreshin shume ne gjuhen ilire,ose proto-shqipe po themi.
Zakonisht keto vendbanime kane per baze nje emer te pervecem dhe prapashtesen "AT". Ja disa shembuj si me poshte:

Qesarat, pra vendi i Qesarit,Cezarit
Lazarat, vendi i Lazarit
Progonat,vendi i Progonit
Dukat,vendi i Dukes,i Dukeve
Romanat, vendi i romaneve,romakeve
Rozafat,vendi i Rozafes,Rozes
Se më kujtove një... Luarat... vendi njihej për kullotat e shumta
 

kreksi

V.I.P
Anëtar
Jan 27, 2012
Postime
3,190
Pikët
113
Vendndodhja
France.
Toponimet jo vetem se në trojet shqiptare por edhe tjerat kudo mbi hart lidhen me kuptimin në gjuhën shqipe sa që mendja na ik. ...kujtojmi se shqipja u krijua préj ketyre toponimeve mbi një sistem të veçant ku gjeometria luan rolin kryesor mbi gjeografi e albanologji, ku në çdo perfundim të trekandshit nxirret një mesazh i fshefur :

Mirren rrokjet e emrave të vendeve të ndryshme në skajore si prrshembulll tregohet emri i një spécialitéti në franceze si ''kasulet tu lu zenë ''
''Pulet baskeze ''
''Kom pas ( compas ) kan mac ...
''Côme-Nice -Cannes -Andore ''
= kam ni çe kan' dorë =
Ne disa toponime (sado komike ) ato japin spjegimet e duhura si toponimet :
《 Carcassonne (por në skajore si pecialitete i shtohet :《KARKAS SO NE ZË 》
《Lecee 》krijohet ''karka-Lecee -t ''
《Massy -Jena -Palesau - s -Asnières. ...miser. ...able. ...
(Masi jena ba pâle zo sa njerez si karkalecet ne miser à blé. ..në këtë 'mizer'.....
À e pefund shematika e ketij programi mbi toponimet krijohet një sistem gjuhesor. ..
Te marrim ''çelsi ošlo nder prag ''
''Chelsseyà - Oslo -Londer -Pragà (Praha) pré Hen -n' Ahen -Ulmi -Min'hën -Samun -(sa München -sa muniša -sa muni ka -samuni-ha. ...etj
 

kreksi

V.I.P
Anëtar
Jan 27, 2012
Postime
3,190
Pikët
113
Vendndodhja
France.
Re: Përgjigje e: Toponime shqip

Kokogllave. Mal ne Shqiperine juglingore ne Devoll qarku i Korces.
Emri i ketij mali eshte nje kompozite(ky eshte termi qe perdorin gjuhetaret) ku emri i huaj(pushtuesit,ose te ardhurit me vone) i bashkangjitet emrit ekzistues ne formen e perkthyer. Pra ketu kemi fjalen Kok pra mali i Kokes dhe ngjitur fjalen Gllave qe do te thote gjithashtu koke ne gjuhet sllave. Pra mali Kokogllave= mali Kokekoke(kompozita)
Padyshim se ketu e keni Noten 5 -she murik. ...jo se ia ke qellua por është studim i vlefshem shkencor siç e kemi thënë se toponimet jane një ark një arshiv kompjuterike nga e cila zberthehet krejt mënyra se si është formua shqipja. ..jo permes huazimeve siç kujtonim por krejt thjeshte permes nje nderhyrjes magjike te mendjes se njeriut në perpilim te një gjuhe te re siç është edhe Espéranto e krijume para 200 vitesh, një gjuhë e pranume préj OKB -se. ...psh, unë hy në bar kafe dhe porositi një ''birr '' tham 《 ma bjere ni birr 》shifet se une po e perseris te njejten fjalë dy here. ......'' bijerre ma'': ma bjerre :birren time (ma sjell birren time te preferume)...
Keshtu pra edhe toponimi 《Kokegllave》perbehet préj dy rrokjeve mjafton te rrahet me çekan guri për tu zbuluar thelbi i shqipes (Pukevilli. ...për disa kopuki)...
Njësoj eshte toponimi 《Gusije》qe spjegon me rrokjen e parë 《goût 》Gu dhe sphegimin në shqip se rrokja parë është 《gu 》dhe 《šije 》= GUSIJE. ....
Te njejtat prova na japin mendimin e drejte nga Pukevilli para 200 vitesh i cili konstatoi se shqipja sa gjuha me e vjetër e Europes por më e reja, sikur Lejbnici të kishte thënë të verteten si mathématicien e jo gjuhetare ...i cili ia arrijti të perfitoje aty ku i duhej. ...ti qoje te gjithë hulumtuesit tjerë në rrugë çorre. ..dhe ia arrijti qellimit. ..
 

kreksi

V.I.P
Anëtar
Jan 27, 2012
Postime
3,190
Pikët
113
Vendndodhja
France.
Re: Përgjigje e: Toponime shqip

Kokogllave. Mal ne Shqiperine juglingore ne Devoll qarku i Korces.
Emri i ketij mali eshte nje kompozite(ky eshte termi qe perdorin gjuhetaret) ku emri i huaj(pushtuesit,ose te ardhurit me vone) i bashkangjitet emrit ekzistues ne formen e perkthyer. Pra ketu kemi fjalen Kok pra mali i Kokes dhe ngjitur fjalen Gllave qe do te thote gjithashtu koke ne gjuhet sllave. Pra mali Kokogllave= mali Kokekoke(kompozita)
《Kokogllave》=kry të djeges
《Ljutogllave》
《Krye huder 》hudher
Nuk prputhet as perkthehet 《koke》toske por krye huder =ljute gllave qe ka kuptimin e atyre njerezve me karakter të idhet = qe hidherohen shpejtë !
 

kreksi

V.I.P
Anëtar
Jan 27, 2012
Postime
3,190
Pikët
113
Vendndodhja
France.
Re: Përgjigje e: Toponime shqip

《Kokogllave》=kry të djeges
《Ljutogllave》
《Krye huder 》hudher
Nuk prputhet as perkthehet 《koke》toske por krye huder =ljute gllave qe ka kuptimin e atyre njerezve me karakter të idhet = qe hidherohen shpejtë !
87]Koti e ke o murik, ....askush nuk po të pyet t'y se me çfare rregulla shkruhet ''gj''apo ''xh'' por se çfare zani / zëri )....del kur ne fkasim. ...perveçse nese e ke kryt sa buçuku. ...![/QUOTE]
As fjala ''gjarpen ''/gjarper nuk duhej të shkruhej me ''gj '' por me ''X '' nga e ka edhe origjinën e formimit préj fjales 《 x, harpin 》 qe do të thotë ; një iks ( perbindesh i panjohur = X+ harpin =Xharpin. ...xharpën sepse në tana rastet kur kemi 《 in 》 lexohet =''en ''....dhe ne fund kemi dy emra si për ''xharpen '' si për ''žapin '' 《zhapin 》 keq interpretohet te ne si zhape. ...njësoj si zhabe. ...
Pra murik, ndaç veja veti konopin litarin ndaç teanou. ...keshtu u zie shipja !
 

kreksi

V.I.P
Anëtar
Jan 27, 2012
Postime
3,190
Pikët
113
Vendndodhja
France.
Toponimi tjetër tepër interesante është;

《MALI ALLAMANIT 》i cili na mashtron që në fillim tuj kujtua se bëhët fjalë për ndonjë personazh me prejardhje gjermane / Allaman, ....mirepo siç e kemi vrejtur ( murik-it i plast pika. ..) se toponimet tona janë krijua mbi bazen e t e një diktimit thjeshte dalmatine franke e gjermane.
Si erdhi déri te diktimi që lidhet me toponimin ''mali allamanit '' ?

Personi i cili citon apo ligjeron ai jep spjegime shtes ne disa gjuhë scribes /shkruesit dalmatin tuj i tregua hollesit se cilat janë dallimet mes gjuhes gjermane e angleze ne mënyrë që gjatë diktimit shkruesi dalmatine te mos i ngatrroje gjërat. ...!
Diktimi ;
《 Sllovo ''w'' dublje-ve /the ''LL '' (jep kuptimin e fjales dalmate ''dublje '' do thote 《the LL》 ''lumi thellë '' /dublje reka. ...!

Pastaj vijon diktimi ;

Shkruje /çite (shenoje ) ''piši''....
《 ...mali à. ) ne dalmate do thotë 《shenoje ; à e vogel !
Dhe dalmatini e shkruan njashtu si e degjon diktimin ; dhe vijon. ...
....《...à llà 》 ''man'' (shkurtesa për fjalën 《 manière 》(sipas menyres 《à lla, man. it 》 njesoj si 《à llà turka》《à llà franka》....
Për ç'farë bëhët fjalë o murik à je tuj kuptue naj s'en à jo ?

Po të tregoj more murik se fjala është për një Dosje të fsheft në të cilën janë të ruajtura tana sekretet se si u krijua shqipja me gjysmen e fjalve permes diktimit franko-dalmatine Raguziane. ...!
 
Last edited:

murik

peace and love
Anëtar
Jul 28, 2015
Postime
3,900
Pikët
113
Vendndodhja
philadelphia
Përgjigje e: Re: Përgjigje e: Toponime shqip

87]Koti e ke o murik, ....askush nuk po të pyet t'y se me çfare rregulla shkruhet ''gj''apo ''xh'' por se çfare zani / zëri )....del kur ne fkasim. ...perveçse nese e ke kryt sa buçuku. ...!
As fjala ''gjarpen ''/gjarper nuk duhej të shkruhej me ''gj '' por me ''X '' nga e ka edhe origjinën e formimit préj fjales 《 x, harpin 》 qe do të thotë ; një iks ( perbindesh i panjohur = X+ harpin =Xharpin. ...xharpën sepse në tana rastet kur kemi 《 in 》 lexohet =''en ''....dhe ne fund kemi dy emra si për ''xharpen '' si për ''žapin '' 《zhapin 》 keq interpretohet te ne si zhape. ...njësoj si zhabe. ...
Pra murik, ndaç veja veti konopin litarin ndaç teanou. ...keshtu u zie shipja ![/QUOTE]

Profesor per serbishten edhe do te merja ndonje mendim prej teje,perderisa eshte gjuha qe zoteron me mire, si gjuhe amtare qe e ke.Sa per shqip harroje,vetem shqip nuk eshte ajo qe perdor ti.
 
Top