• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Tregime Islame

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Tregime Islame

TREGIMI I DY MBRETËRVE TË CILËT E KANË LËNË MBRETËRINË PREJ FRIKËS SË ALLAHUT

Muhamedi s.a.v.s. ka treguar: “Para jush ka qenë një mbret, i cili, deri sa ishte në fronin e tij, mendon një çast dhe e kupton se një ditë froni i tij do të përfundojë, dhe se mbretëria ka ndikuar që të largohet nga ibadeti i Zotit të Lartmadhëruar. Kështu që menjëherë largohet prej kështjellës së tij (Në vend të tij nga froni mbretëror të tij emërohet mbret një tjetër). Ai shkoi në bregdet ku prodhonte qerpiç dhe tulla me paqë dhe prej atij fitimi ushqehej, e tepricën e jepte sadaka. Ai vazhdoi kështu derisa arriti fjala te mbreti i riemëruar se si bënte ibadet dhe jepte sadaka. Mbreti e dërgon një njeri dhe e thërret në kështjellë për t’u bërë mbret, por ai refuzon. E dërgon për së dyti, kurse ai prapë refuzon. Atëherë mbreti mendon: “pasuria ime dhe pasuria e tij”. Për këtë arsye shkon vetë te ai, e kur e sheh, ai ik prej tij. Kështu kur e sheh mbreti se po ikën i shkon gjurmëve të tij duke vrapuar, mirëpo nuk e arrin dot. Prandaj e thërret: “O rob i Allahut! Nuk do të bëj asgjë të keqe dhe e ndal. Pastaj e arrin dhe thotë: “Po kush je ti, Zoti të mëshiroftë? I thotë: Unë jam filani, ish mbret këtu e këtu ..., mirëpo duke menduar e kuptova se një ditë mbretëria ime do të marrë fund, ndërsa ajo pozitë ishte shkaktare për mua që të largohem prej ibadetit të Zotit tim. Për këtë arsye e kam lënë mbretërinë dhe kam ardhur në këtë vend ta adhuroj Allahun e Lartmadhëruar. Mbreti i ri i thotë: Të njëjtën brengë si ti e kam edhe unë. Prandaj edhe unë do të veproj si ti. Zbret prej kalit dhe i bashkëngjitet. Ata së bashku e kanë adhuruar Allahun dhe e kanë lutur Allahun që të vdesin së bashku. Abdullah bin Mesudi thotë: “Po të kisha qenë në Egjipt do t’u kisha treguar edhe varrin e tyre, ashtu siç na ka përshkruar i Dërguari i Allahut s.a.v.s.”

Nga ky tregim përfitohet:
1. Vlera e kujtimit të llogarisë dhe të menduarit e cila shpie në piedestal të lartë, jep frytet më të mira, sepse kjo i ka shtyrë mbretërit ta lënë këtë botë kalimtare dhe ta dëshirojnë botën tjetër. Çka është te ju zhduket, ndërsa çka është te Allahu është e përgjithmonshme.

2. Po ashtu nga tregimi përfitohet, vlera e fitimit nga puna e duarve tua dhe nuk bie ndesh misticizmin dhe imanin e plotë, me përjetimin e kënaqësive të kësaj bote, si të ushqimit, pijes, veshmbathjes, kuajve, të cilët këta dy mbretër i kanë lënë.

Në Sahihun e tij, nga Mikdari, transmeton Buhariu se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë:“Asnjë nga ju nuk ka ngrënë ushqim më të mirë,se sa ai i cili e ka fituar me dorën e tij,sepse Pejgamberi i Allahut-Davudi ushqehej prej fitimit të punës së duarve të tij”.
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Tregime Islame

VLERA E NAMAZIT ME XHEMATË

Transmetohet nga Abidullah Kavariri (Shejhu i Buhariut dhe Muslimit) r.a. se ka thënë: “Asnjëherë nuk më ka kaluar pa e falur namazin e Jacisë me xhematë. Një natë më erdhën musafirë dhe isha i zënë, kështu që më kaloi namazi me xhemat në xhami. Dhe shkova nëpër xhami të Basrës mos po takoj ndonjë xhemat duke falur Jacinë. Mirëpo, për fat të keq, të gjitha xhamitë kishin qenë të mbyllura. U ktheva në shtëpinë time dhe thashë në vetvete: “Është transmetuar në hadithë se namazi me xhematë është më i vlefshëm se namazi që falet vetëm për njëzet e shtatë shkallë, prandaj fala namazin e Jacisë njëzet e shtatë herë. Pastaj fjeta dhe pashë në ëndërr se garoja me garë kuajsh. Unë isha mbi kalë, mirëpo ishte e pamundur t’i arrija. Njëri prej tyre u kthye dhe nga larg më tha: “Mos e lodh kalin tënd, se nuk mund të më arrish dot.” I thashë: “Po përse?” “Sepse ne e kemi falë namazin e Jacisë me xhematë, ndërsa ti e ke falë vetëm.” U zgjova nga gjumi i pikëlluar dhe shumë i mërzitur për këtë.


VARRET

Muhamed bin Rezizë El Haraniju shkon prej shtëpisë në arën e tij dhe tregon se çka i ka ndodhur. Ai tregon: “Para se të perëndojë dielli arrita te varret, kur e pashë një varr, i cili kishte gaca zjarri sa gota. I vdekuri në mes, dhe mbi të gacat prush. I fshija sytë e mi dhe thosha në vete: “Zgjuar jam apo fjetur?!”. Kur e shikova qytetin, e vërtetova dhe thashë: “Për Zotin nuk jam në ëndërr, por kjo është realitet”. Pastaj i frikësuar shkova në shtëpi. Më sollën ushqim, të cilit as që munda t’i afrohesha. Pastaj shkova në qytet dhe pyeta se kush ka qenë i varrosur në atë vend. Ata më treguan se aty në varr është një njeri kriminel, i cili po atë ditë kishte vdekur.

Transmeton Shaebiuju, se një njeri i ka treguar Pejgamberit s.a.v.s.: “Kam kaluar rreth krojeve të Bedrit dhe kam parë se si një njeri e nxirrte toka jashtë, një njeri tjetër i binte me çekan deri sa humbte në tokë. Pastaj toka i nxirrte dhe prapë një njeri i binte me çekan deri sa humbte në tokë, dhe kjo gjendje vazhdonte pandërprerë. Ndërsa Muhamedi s.a.v.s. tha: Ai është Ebu Xhelil bin Hishami i cili do të dënohet në varr deri në Ditën e Kijametit.

Transmeton Salim bin Abdullahu nga babai i tij se ka thënë: “Deri sa shkonim prej Mekes në Medine, me deve, kaluam pranë një varreze, kur aty pamë se një i vdekur kishte dalë nga varri, i cili ishte i prangosur me zinxhirë të hekurt, qafë e duar, i cili digjej flakë, tërhiqej zvarrë, dhe i thuhej: “O rob i Allahut zvarritu!”

Pastaj pamë edhe tjetrin duke dalë nga varri, i cili shkonte pas tij dhe i thuhej: “O rob i Allahut mos u zvarrit! ”Pastaj u tërhoqën dhe e kthyen prapë në varr. Pastaj ai tregon se në atë moment i kishte rënë të fikët dhe kishte rënë prej devesë në tokë, ndërsa flokët m’u zbardhën. Këtë ia ka treguar Othman bin Afanit, e për këtë arsye ai ia ka ndaluar që ai të udhëtojë i vetëm.

Një Medinas e ka pasur një motër, e cila i vdes. Pasi e varrosi, kthehet në shtëpi, mirëpo, i kujtohet se i kishte rënë diçka në varr. E merr një shok dhe shkojnë së bashku. E çelin varrin dhe e gjejnë sendin e humbur. Pastaj i thotë shokut: “A po largohesh pak ta shoh motrën time”. Dhe kur e sheh se ajo digjej flakë, atëherë me të shpejtë e mbulon varrin dhe kthehet te nëna e tij dhe e pyet: “Oj nëna ime, më trego diçka më shumë për motrën?” Nëna i thotë: “Po çka të të tregoj tash, kur ajo është e vdekur?” Ai i tregon se çka kishte parë te varri i saj. Atëherë nëna i tregon: “Motra jote e vononte kohën e namazit dhe e kishte zakon që të shkonte nëpër dyer të shtëpive të fqinjëve, të dëgjonte në heshtje dhe t’ua zbulonte çështjet e tyre”.

Një hajn i varreve, pasi që ishte penduar e kishin pyetur: “Cila është ajo që ke parë më habitëse te të varrosurit?” Ai u thotë: “Kam parë të varrosur, i cili ishte i gozhduar me gozhda në tërë trupin e tij, ndërsa gozhdat më të mëdha në kokë dhe në këmbë.Por ajo që kam parë më se shumti është se shumë të varrosur i kam jo të kthyer në drejtim të kibles.
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Tregime Islame

REZULTATI I ZILISË

Tregohet se një njeri vdes dhe i lë dy djem.Ata dy trashëguan shumë pasuri,të cilën e ndanë në mes vete.Secili prej tyre vepronte me pasurinë çka dëshironte. Djali i vogël merrej me tregti.Zoti ia shtoi pasurinë.Ai ishte i zgjuar, i sinqertë,e adhuronte Allahun, e falënderonte për të mirat dhe për profitin prej tregtie.Pasuria i shtohej dhe nuk kishte kundërshtarë.Për këtë arsye pasuria e tij ishte e mbrojtur dhe asgjë nuk mund t’i bënte syri i keq e as zilia.

Përderisa djali tjetër,i cili kishte marrë rrugën e keqe,tërë pasurinë e kishte harxhuar në alkool,bixhoz,prostitucion dhe nuk i kishte mbetur asgjë; ishte varfëruar dhe nuk kishte çka të hante.Përkundër kësaj,vëllai i tij ishte i ndjeshëm,përkujdesej për të,e ushqente,e veshmbathte dhe i jepte çka i nevojitej.Vëllai nuk kënaqej me këtë dhe nuk i mjaftonte,por kishte zili të madhe për vëllanë e tij.Kështu mendon t’ia bllokojë rrugën e tregtisë vëllait të tij,që të barazoheshin në varfëri dhe atëherë t’i lëshohej (qetësohej) zemra,që njerëzit mos ta nënçmojnë për shkak të varfërisë së tij,përderisa e vlerësojnë reputacionin e vëllait të tij.

Kështu ai angazhohet ta arrijë realizimin e qëllimit të tij.Në fund veproi me udhëzimin e Iblisit për të shkuar te një ziliqar,i cili ishte me famë për zili dhe shumë pak kush i kishte shpëtuar zilisë dhe syrit të keq të tij.Ziliqari nuk shihte shumë larg,por prej së afërmi.Vëllai i madh shkon te ky ziliqar i njohur me zili dhe kërkon që ai t’ia shikon me syrin e keq të tij pasurinë e vëllait dhe t’ia shkatërrojë.Vëllai i tij ishte në një rrugë dhe kur të kthehet ai ta bëjë një gjë të tillë,para se të kthehej nga rruga e tregtisë.Vëllai i madh i thotë ziliqarit: “Përgatitu se malli i tregtisë së vëllait është afruar dhe nga këtu nuk është më larg se një km.Njeriu ziliqar me fuqinë e syrit të tij i thotë: “A po mundesh ta shohësh nga kjo largësi? Ah mjeri unë,po të kisha pasur këtë largpamësi (thotë ziliqari). Ai (Vëllai i madh) ndjeu një shtrëngim të madh në kokë,dhe iu errësua shikimi dhe përnjëherë u verbërua (nga syri i keq).Ndërsa tregtia e vëllait kaloi pa kurrfarë të keqe.
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Tregime Islame

SHPËTIMI PREJ KURTHEVE

Tregon Ebu Hanife: “Në mesnatë më erdhi një njeri dhe më tha: “Më gjej zgjidhje para sabahut se përndryshe gruaja ime do të jetë e shkurorëzuar”.E pyeta: - Po si është puna? Ai më tha: - I kam thënë gruas sime se nëse nuk flas me ty ose nuk flet me mua para sabahut do ta shkurorëzoj tri herë.I kam përdorur të gjitha format dhe të gjitha metodat, mirëpo ajo nuk po flet.Ebu Hanife i thotë: - Shko dhe thuaji muezinit le të shkojë në xhami dhe le të thërret ezanin para kohe se ndoshta kur ta dëgjojë ezanin, ndërkohë t’i shko te ajo dhe kërko prej saj të flasë para ezanit të muezinit.Ai dhe vepron ashtu; shkon dhe kërkon nga ajo të bisedojë.Kur thërret ezani, ajo thotë: “Ja tani mori fund çdo gjë erdhi sabahu, e unë jam e liruar prej teje”, e ai i thotë: “Jo përkundrazi, ti fole para sabahut, dhe unë u lirova nga përbetimi”.

Një njeri e sheh gruan e tij, e cila ishte ngritur lart në shkallë,e i thotë: Nëse rri lart je e shkurorëzuar,nëse zbret shkallëve të poshtë je e shkurorëzuar.Ajo prej shkallëve kërcen (gjuhet) në mes të oborrit. Pastaj burri i thotë: “Për babanë dhe nënën time, nëse vdes imam Maliku banorët e Medinës do të vijnë tek ti për zgjedhjen e problemeve të tyre (duke e lavdëruar gruan e tij për shkak të mendjemprehtësisë së saj).

Dahak bin Mezahim i thotë një krishteri: “Pse nuk po e pranon islamin?” Ai i thotë: “Për shkak se unë pi alkoolin shumë.” Ai i thotë: “Pranoje islamin e vazhdo të pishë.”
Pasi që i krishteri e pranon islamin i thotë: “Nëse pi alkool dënohesh, nëse largohesh prej fesë ekzekutohesh.” Kështu ai u bë më i sinqertë në islam.

Një ditë Harun Er-Rreshidi, i cili ishte shumë xheloz ndaj bashkëshortes së vet një herë (nga mosmarrëveshjeve me të) i thotë: “Nëse një natë kalon natën në mbretërinë time je e shkurorëzuat tri here.” Pas kësaj shkojnë dhe e pyesin Kadijen, Ebu Jusufin, si të veprojnë, e ai thotë: “Le ta kalojë natën në xhami, sepse xhamitë janë të Allahut. Atëherë Reshidi e cakton Kadi në tërë mbretërinë e tij.”

Tregohet se një kuzhinier ia sjell ushqimin mbretit Persian, dhe duke ia vendosur i bie një pikë ushqim në tavolinë. Atëherë mbreti i thotë: “Je i dënuar me vdekje!”
Kuzhinierit i merr pjatat e i hedh nëpër tavolina e nëpër trup të mbretit. Mbreti i thotë: Çka të shtyri që të veprosh kështu?! Unë për një pikë që ra në tavolinë të thashë se je i dënuar me vdekje?
Kuzhinieri i thotë: “Më erdhi turp që kur të dëgjojnë njerëzit se ti më ke ekzekutuar për një pikë, e cila ra në tavolinë, dhe atë rastësisht,edhe pse të kam shërbyer shumë e shumë vite.Kështu që unë dëshirova që të bëj gabim më të madh që kur ti,si mbret,të më ekzekutosh,së paku të kesh një arsyetim të plotë para tjerëve.” Atëherë mbreti ia fali dhe i jep shpërblim për atë arsyetim.
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Tregime Islame

TREGIMI I JAHJAS DHE ISA A.S. DHE PESË URDHËRESAVE

Transmetohet nga Harithi El-Eshariu r.a. se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë:
“Zoti i Lartmadhëruar e ka obliguar Jahjan - birin e Zekerija a.s. me pesë urdhëresa dhe me ato urdhëresa t’i obligojë edhe beni israilët. Për pak ai nuk pat mundësi për ta kryer atë detyrë, po të mos ishte Isa a.s., i cili i thotë: “Allahu të ka obliguar me pesë urdhëresa, ndoshta të ka obliguar që ato pesë urdhëresa t’ia përcjellësh beni israilëve. Andaj, ose do të t’i urdhërosh beni israilët me ato pesë urdhëresa, ose këtë detyrë do ta kryej unë.” Jahja a.s. i thotë: “Frikohem se nëse ti e kryen këtë detyrë para meje, ose do të më lëshoj toka, ose do të dënohem. Kështu i tuboi njerëzit në shtëpinë e shpejtë. Mexhidi Aksaja u mbush me njerëz, të cilët u ulën brenda, e ai tha: “Vërtetë Allahu me ka obliguar me pesë urdhëresa dhe njëherit më ka obliguar që t’ju obligoj me to edhe ju, që me të veproni. E ato janë:

E para: Që ta adhuroni Allahun e të mos i bëni shok atij, sepse nëse i bëni shok atij, kjo i ngjason njeri njeriu, i cili e blen një rob prej parave të pastra ose me ari dhe i thotë atij: “Kjo është shtëpia ime, këtu është puna jote, kryeji detyrat ndaj meje, mirëpo ai i kryen detyrat e tjetërkujt, e jo të zotërisë së tij. Cili prej jush do të dëshironte që robi i tij të veprojë ashtu?”

E dyta: Allahu ju urdhëron me namazin, e kur të faleni mos e lakoni kokën (duke shikuar anash), sepse Allahu e shikon robin e tij deri sa ai falet, deri sa mos ta lakojë kokën.

E treta: Ju ka obliguar agjërimin. E agjërimi i gjason një njeriu, i cili ka një gotë me misk, e secili e do atë erë të mirë. Vërtet era e agjëruesit te Allahu është erë më e këndshme se era e miskut.

E katërta: Ju urdhëroj dhënien e Sadakasë. Kjo i ngjason një njeriu, të cilin e ka zënë peng armiku, ia ka lidhur duart për qafe, dhe e paraqet në shesh për ta ekzekutuar, e ai i thotë: “Unë e sakrifikoj jetën time për pak e për shumë” dhe sakrifikohet.

E pesta: Ju urdhëroj për ta kujtuar Allahun, sepse sikurse një njeriut i shkon armiku pas dhe e përcjell këmba këmbës deri sa arrin në një kështjellë, dhe fortifikohet dhe e siguron vetën në të. Kështu robi e fortifikon dhe e siguron vetën e tij prej shejtanit duke kujtuar Allahun e Lartmadhëruar. Pastaj Muhamedi s.a.v.s. tha: “Unë po ju obligoj po ashtu me pesë urdhëresa me të cilat më ka obliguar Allahu, e ato janë: Dëgjueshmëria, përkushtueshmëria, xhihadi, hixhreti dhe xhemati. Vërtet kush mënjanohet nga xhemati një pëllëmbë, ai është zhveshur nga petku islam vetëm nëse i kthehet xhematit, jo. Kush thërret me thirrje të injorancës, ai do të jetë në xhehenem. Një njeri i thotë: “Po edhe nëse agjëron, o i Dërguar i Allahut?” Po, edhe nëse falet e agjëron. Për këtë arsye thirrni më fjalë të Allahut, i cili ju ka quajtur muslimanë, besimtarë dhe robër të Allahut.
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Tregime Islame

TREGIMI I ISRASË DHE MIËRAXHIT

Imam Buhariu thotë se e ka transmetuar Enes bin Maliku hadithin, ku thuhet:
“Natën kur e ka bërë i Dërguari i Allahut Isranë prej Qabesë, deri sa një natë përpara ai ka qenë fjetur në Qabe, dhe para se ti shpallej diçka, i kanë ardhur tre persona: Njëri prej tyre ka pyetur: “Cili është ai?” I dyti i është përgjigjur: “Ai është më i miri prej tyre.” I treti ka thënë: “Merreni pra më të mirin prej tyre.” Atë natë nuk i ka parë. Natën tjetër zemra e tyre i ka parë, edhe pse sytë i ka pasur mbyllur (pra ka qenë në gjumë), zemra nuk ka qenë fjetur. Kështu kanë qenë pejgamberët, sytë e tyre kanë fjetur, ndërsa zemrat e tyre jo. Nuk kanë folur me të deri sa e kanë bartur dhe e kanë sjellë deri te uji zem-zem. Atëherë Xhibrili e ka marrë përsipër, ia ka qa gjoksin, ia ka pastruar me ujë të zemzemit, me dorën e tij zemrën e tij.
Pastaj është ngritur në qiellin e kësaj bote, ka trokitur në njërën nga dyert e saj. Atëherë banorët e qiellit kanë pyetur: “Kush është?” Xhibrili është përgjigjur: “Unë.” Pastaj kanë pyetur: “Kush është me ty?” Është përgjigjur: “Muhamedi.” Ata kanë thënë: “Ai i cili është pejgamber?” Ka thënë: “Po.” Atëherë kanë thënë: “Mirë se keni ardhur dhe merhaba ju qoftë!” Banorët e qiellit e përgëzojnë njëri tjetrin. Banorët e qiellit nuk e dinë se çka ka dashur Allahu me të, deri sa i njofton. Në qiellin e tokës e takon Ademin. Xhibrili i thotë: “Ky është baba i yt, Ademi”, dhe e përshëndesin njëri-tjetrin me selam. Pastaj Ademi tha: “Mirë se erdhe, o biri im. Djalë më të mirë se ti nuk ka.” Ai ishte në mes të dy lumenjve. E pyeta Xhibrilin: “Si quhen këta dy lumenj?” Ai u përgjigj: “Këto janë ujëra prej lumenjve: “Nili dhe Eufrati.” Pastaj kalon prej qiellit të kësaj bote, kur qe (panë) një lumë, e mbi të një kështjellë prej diamantit, dhe e prek me dorën e tij. Kur i morën erë i vinte era miskë. E pyeta: “Çka është kjo o Xhibril?” Më tha: “Ky është Kevtheri, të cilin Zoti yt e ka bë për ty.” Pastaj jam ngritur në qiellin e dytë. Atëherë melaqet pyetën, ashtu siç kanë pyetur melaqet tjera më herët.
- Kush është?
- Unë jam Xhibrili.
- Kush është me ty?
- Muhamedi s.a.v.s.
- Ai i cili është zbritur pejgamber?
- Po.
- Merhaba dhe mire se erdhët!
Pastaj jam ngritur në qiellin e tretë. Melaqet prapë kanë pyetur ashtu siç kanë pyetur melaqet më herët. Pastaj jam ngritur në qiellin e katërtë dhe kaluam njësoj.
Pastaj jam ngritur në qiellin e pestë dhe kaluam njësoj.
Pastaj jam ngritur në qiellin e gjashtë dhe kaluam njësoj.
Pastaj jam ngritur në qiellin e shtatë dhe kaluam njësoj.
Në secilin qiell ishte nga një pejgamber. Dhe nga ajo që kam mbajtur mend, në të dytin ka qenë Idrisi, në të katërtin Haruni, kurse në të pestën nuk e mbaj mend. Ibrahimi në të gjashtin dhe Musa me të shtatin, të cilin e ka graduar Allahu, për shkak se ka folur me të: E Musa i thotë: “O Zoti im! Kam menduar se te unë nuk do ta ngritësh askënd.” Pastaj jam ngritur edhe më lart në një vend, të cilin nuk e di askush tjetër, pos Allahut të Lartmadhëruar, deri sa kemi arritur në Sidretul Munteha. Aty iu afruam Allahut të Lartmadhëruar dy shtiza apo më shumë se kjo dhe Allahu ia shpall Muhamedit s.a.v.s. që umeti i tij t’i falë pesëdhjetë kohë të namazit për çdo ditë dhe natë. Pastaj Muhamedi s.a.v.s. zbret dhe e takon Musanë. Musa a.s. i thotë: “O Muhamed. Çka të ka obliguar Zoti yt?” I thotë: “Më ka obliguar pesëdhjetë kohë për çdo ditë e natë.” I thotë: “Ymeti yt nuk do të ketë mundësi t’i kryejë këto. Kthehu dhe lute Zotit tënd t’ua lehtësojë (pakësojë).” Pejgamberi s.a.v.s. e shikon Xhibrilin dhe e vëren se edhe ai e përkrah për një gjë të tillë, i cili i thotë: “Po, shko nëse dëshiron.” Atëherë ngritet te Allahu i Lartmadhëruar dhe i thotë: “O Zoti im, lehtëso (pakësoji) për ne, se umeti im nuk mundet. Dhe ia heq, apo ia lehtëson për dhjetë namaze, derisa arrin në pesë. Muhamedi s.a.v.s ndalet dhe i thotë Musasë se pesë mjaftojnë. Pastaj Musa i thotë: “O Muhamed! Për Zotin, populli im beni israil kanë pasur edhe më pak se kaq, mirëpo janë treguar të dobët dhe i kanë lënë, përderisa populli yt janë më të dobët me trup, më të dobët me zemër, më të dobët me shikim dhe më të dobët me dëgjim. Kthehu edhe njëherë dhe kërko lehtësim (pakësim) për ta.” Prapë Pejgamberi e shikon Xhibrilin se çfarë po i thotë. Mirëpo, Xhibrili e miraton atë mendim dhe ndalet në pesë e Muhamedi a.s. thotë: “O Zoti im, pjesëtarët e umetit tim janë të dobët, me trup e me zemër, me dëgjim e shikim, na lehtëso.” Zoti i Lartmadhëruar i thotë: “O Muhamed? Muhamedi i thotë: “Si urdhëroni, Të përgjigjem o Zot të përgjigjem.” Zoti i thotë: “Allahu nuk e ndryshon fjalën e Tij. Ashtu siç e kam paraparë në librin bazë, për çdo të mirë dhjetë shpërblime, ato janë pesëdhjetë në librin bazë, ndërsa për ty (në vepër) pesë.” Pastaj kthehet te Musa. Musa i thotë: “Çka u bë?” Muhamedi s.a.v.s. i thotë: “Na ka lehtësuar ashtu që për çdo të mirë dhjetë shpërblime.” Musa i thotë: “Për Zotin beni israilët kanë pasur edhe më pak se kaq, por i kanë lënë. Por kthehu te Zoti yt, që të të pakësojë edhe më shumë.” I Dërguari i Allahut s.a.v.s. thotë: “O Musa, për Zotin, kam turp prej Zotit të Lartmadhëruar, për atë që po më thua, që të kërkoj edhe më.” Tha: “Zbrit në tokë me emrin e Allahut.” U zgjua Muhamedi s.a.v.s. prapë në Mesxhidi Haram.
Kështu e ka regjistruar Buhariu në librin Tevhidë.
Në ajetin e Israsë, nga Ebi Hurejre r.a. transmetohet për Pejgamberin s.a.v.s. se i shkojnë atij me një kalë, e hipin në të dhe çdo hap i tij sa sheh syri larg. Udhëton me atë kalë, e me të edhe Xhibrili, dhe arrin te një popull, i cili ditën mbillnin (farën) dhe po atë ditë e korrnin. Dhe çdo herë kur korrnin shtohej begatia. E pyet Xhibrilin: “Kush janë ata?” Ai i përgjigjet: “Ata janë luftëtarët në rrugën e Allahut, të cilëve e mira u shtohet në shtatëqind, (dhe çdo gjë që shpenzoni, ajo ka për t’ju ardhur pas. Ai është më i miri furnizues).” Pastaj shkon te një popull, kokat e të cilëve qaheshin me gurë, dhe çdo herë që u qahej, u rikthehej në gjendjen e mëparshme. E pyet: “O Xhibril, kush janë ata?!” Përgjigjet: “Ata janë kokat, të cilat nuk kanë rënë në sexhde.” Pastaj arrijnë te një popull, të cilët para kishin një greminë, e mbrapa kishin një greminë tjetër. Kur hidheshin në valë të drurit të zekumit, dhe të përzier me gurë të xhehenemit pallnin si kafshët. E pyet: “O Xhibril, po kush janë ata?” Ai përgjigjet: “Ata të cilët nuk e kanë dhënë zekatin e pasurisë se tyre. Allahu nuk u bën padrejtësi atyre, sepse Allahu nuk është i padrejtë ndaj robërve të vet.” Pastaj arrijnë te një popull tjetër, të cilët para vetes kishin sasi të mishit të pjekur mirë, ndërsa në anën tjetër kishin mish të keq. Ata hanin mishin e keq, ndërsa e linin pas dhe nuk e hanin mishin e mirë. E pyet: “O Xhibril, po kush janë ata?” I përgjigjet: “Ky njeri dhe këta janë njerëz të cilët i kanë pasur gratë e tyre hallall, por kanë shkuar te gratë e këqija (të ndaluara për ta) dhe kanë qëndruar me ta deri në mëngjes.” Pastaj arrin deri te një dërrasë në rrugë, dhe çdo gjë që e kalonte ajo dërrasë e ndante përgjysmë. Zoti i Lartmadhëruar thotë: “Dhe mos qëndroni e mos u ulni në çdo rrugë e cilat u premtohet”. Pastaj kalon pranë një njeriu, i cili kishte tubuar barrë të madhe, nuk mund ta barte, ndërsa ai e shtonte barrën edhe më shumë. E pyet Xhibrilin: “Po ky kush është?” I përgjigjet: “Ky është një njeri i umetit tënd, i cili ka një emanet për ta kryer, e ai jo që mundet ta kryejë, por pranon edhe amanete (detyra) tjera.” Pastaj arrin te një popull, buzët e të cilëve preheshin në gërshërë të hekurit, dhe çdo herë që u preheshin, u ripërtëriheshin dhe ashtu vazhdonte përsëri prej fillimit. E pyet: “O Xhibril, po kush janë ata?” I përgjigjet: “Këta janë ligjëruesit e fitneve (sprovave-ngatërresave).” Pastaj arrin te një gur i vogël prej të cilit dilte një ka i madh, i cili dëshironte të hynte nga ka dalë, por nuk mundte. E pyet: “O Xhibril, po kjo çka është?” I përgjigjet: “Ky njeri e thotë një fjalë, por pendohet për atë fjalë. Dëshiron ta kthejë prapë, por nuk mundet.”
Tregon i Dërguari i Allahut s.a.v.s. se kur ka qenë në Miraxh ka kaluar edhe pranë një populli, i cili i kishte thonjtë prej bakri dhe me ato thonj gërvishtnin fytyrat dhe gjokset e tyre. E pyeta: “O Xhibril, po kush janë këta?” U përgjigj: “Janë ata, të cilët e hanë mishin e të tjerëve dhe pasurinë e të tjerëve.”
E ka përmendur Bejhekiu nga transmetimi i Ebi Seid el Hudrijut se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Kur jemi ngritur unë dhe Xhibrili, është hapur dera, kur pamë Ademin me formën e tij, sikur të asaj dite kur ka qenë i krijuar prej Allahut, dhe i dolën përpara shpirtrat e besimtarëve, e ai thoshte: Shpirtra të mirë, njerëz të mirë, shpjerini në ILIJINË (XHENET). Pastaj, i dolën përpara pasardhësit e tij kriminelë, e ai thoshte: “Shpirtra të këqij, shpjerini në SIXHINË (XHEHNEM).” Pastaj, u afrova pranë një tryeze (tavolinë), në të cilën kishte mish të mirë, por nuk i afrohej askush, ndërsa në anën tjetër ishte tryeza (tavolina) me mish të keq, erë të keqe, në të cilin hanin njerëzit. I thash: “O Xhibril, kush janë këta?” Ai u përgjigj: “Janë ata, të cilët e lënë hallallin e shkojnë pas haramit.” Pastaj shkova në një vend ku pash një popull, barqet e të cilit ishin sa një shtëpi. Dhe çdo njeri që dëshironte të ngrihej në këmbë rrëzohej, e ai thoshte: “O Zot mos të bëhet kijamet!” Ata ishin në Sabiletin e firaunit.
Shkonte (Sabileti) i firaunit i shkelte, ndërsa ata bërtitnin. E pyeta: - O Xhibril, kush janë këta? “Këta janë ata, të cilët e hanin kamatën dhe nuk mund të ngriten, ashtu siç nuk mund të ngritet ai, të cilin shejtani e ka shkel prej vetes së tij” – tha Xhibrili. Pastaj shkova në një vend ku ishte një popull, qafat e të cilëve ishin si qafat e deveve. Hapej goja e tyre, gjuheshin gacat ne gojët e tyre, e pastaj ato gaca binin prej pjesës së poshtme të tyre. Dhe dëgjova se ata janë ata të cilët e hanë pasurinë e jetimeve me padrejtësi. Pastaj shkova në një vend dhe pashë se si gratë ishin të varura në gjinjtë e tyre e ato bërtitnin.
E pyeta: “Kush janë këto?” U përgjigj: “Këto janë prostitutat.” Pastaj shkova në një vend, ku pashë një popull, ku shkëputej prej trupit të tyre mishi, e prapë u gjuhej atyre, dhe u thuhej: “Haje ashtu siç e ke ngrënë mishin e vëllait tënd.” E pyeta: “Kush janë këta?” U përgjigj: “Shpifësit dhe përgojuesit e popullit tënd.”
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Tregime Islame

TREGIMI I DY SHOKËVE, NJËRI BESIMTAR E TJETRI PABESIMTAR

Tregon Sudaiju: “Kanë qenë dy shokë nga beni israilët, njëri besimtar e tjetri pabesimtar, të cilët pastaj janë ndarë mes veti, pasi që kishin fituar 6000 dinarë dhe pasi secili prej tyre i kishte marrë nga 3000 dinarë. Pas një kohe takohen përsëri. Pabesimtari e pyet besimtarin: “Çfarë ke bërë me pasurinë tënde,a ke bërë ndonjë tregti apo jo?” Besimtari i thotë: “Jo. Po çfarë ke bërë ti?” Ai i thotë: “Kam blerë një parcelë toke me hurma, në vlerë prej 1000 dinarëve.” Besimtari i thotë: “Me të vërtetë?” Ai ia kthen: “Me të vërtetë.” Besimtari shkon në shtëpi dhe kur bëhet mesi i natës falet, sa ka dashur Allahu që ai të falet, i merr 1000 dinarë dhe thotë: “O Zoti im! Filani (shoku i tij pabesimtarë) ka blerë parcele me hurma, ku ka lumenj për 1000 dinarë, mirëpo ai nesër do të vdesë dhe do ta lë pas vete. O Zoti im, unë dëshiroj që prej Teje të blej parcelë me hurma dhe lumenj në xhenet!” Dhe të nesërmen në mëngjes ia ndan 1000 dinarët të varfërve. Pastaj vazhdoi kështu deri sa përsëri pas një kohe janë takuar. Pabesimtari i thotë besimtarit: “Çfarë ke bërë me pasurinë, a ke bërë ndonjë tregti?” I thotë: “Jo. Po ti çfarë ke bërë?” Ai (pabesimtari) i thotë: “Punishtja ime ishte e madhe, ndërsa vetëm nuk mund ta punoja, kështu që bleva robër në vlerë prej 1000 dinarëve, për të punuar për mua.” Besimtari i thotë: “A kështu paske vepruar?” I thotë: “Po.” Besimtari shkon në shtëpi dhe kur bëhet mesi i natës, falet sa ka dashur Allahu që ai të falet, i merr 1000 dinarë në dorë dhe thotë: “O Zoti im! Filani (shoku i tij pabesimtar) ka blerë robër prej robërve të kësaj bote në vlerë prej 1000 dinarëve, nesër vdes e i len ata pas vete, ose ata vdesin e lënë atë. O Zot, unë po blej prej Teje me këto 1000 dinarë robër të xhenetit.” Dhe të nesërmen në mëngjes ua ndanë të varfërve. Pastaj kalon edhe ca kohë dhe prapë takohen. Pabesimtari i thotë besimtarit: “Çfarë ke bërë me pasurinë tënde, a ke bërë ndonjë tregti?” I thotë: “Jo. Po ti çfarë ke bërë?” Ai i thotë: “Të gjitha dëshirat i kam pasur të plotësuara, më mungonte vetëm diçka. Një gruaje i ka vdekur burri, e asaj ia kam dhanë 1000 dinarë, dhe ajo ka ardhur tek unë edhe me të hollat dhe ka pranuar të martohet me mua. E, unë u martova me të.” Besimtari i thotë: “Kështu paske vepruar?” Thotë: “Po.” Besimtari shkon në shtëpi dhe në mesnatë fal namaz, sa ka dashur Allahu që ai të falë dhe pasi e përfundon namazin, i merr 1000 dinarët tjera, i vendosë në duar dhe thotë: “O Zoti im! Filani (shoku i tij pabesimtar) është martuar me një grua prej grave të kësaj bote për 1000 dinarë. Nesër ai do të vdesë e do ta lë pas vete, ose ajo do të vdesë e do ta lë. O Zoti im, unë dua që me këto 1000 dinarë të fejoj prej Teje një hyri të xhenetit.” Të nesërmen në mëngjes 1000 dinarë ua jep të varfërve. Besimtari pastaj mbet pa të holla. Shoku i tij pabesimtar kur e sheh, e njeh, e kap për dore e i thotë: “A nuk ke pasur pasuri shumë? Tani paskeni mbetur në këtë gjendje!” Thotë: “Po, është e vërtet.” I thotë: “Pra a më tregon se ku i ke harxhuar ato mjete?” Thotë: “I kam huazuar.” “Po cilit?” Besimtari i thotë: “Atij, i Cili m’i kthen”. Pabesimtari pyet: “Po kush është Ai?” Ai i thotë: “Allahu, Zoti im.” E largoi dorën e vet prej dorës së tij e tha: “A me të vërtet ti je prej lëmoshëdhënësve. Vallë, atëherë kur të jemi të vdekur e të bëhemi eshtra, a ne do të japim llogari (pyet pabesimtari)?!”

Suda tha: “Ata të dy, gjithsesi kanë për të dhënë llogari.” Ai tha: “Pabesimtari shkoi dhe e la besimtarin, pasi e sheh se nuk kishte asgjë. E la besimtarin të jetojë jetë të vështirë, në kohë të vështirë, ndërsa ai vet si pabesimtar kalonte jetë të mirë.
Kur të bëhet Dita e Kijametit, Allahu e shpie besimtarin në xhenet, dhe duke u shëtitur nëpër xhenet kur sheh vende me hurma e lumenj dhe pyet: “Të kujt janë këto?” Tuajat i thuhet. Ai thotë: “Subhanellah, ashtu siç kam menduar dhe punuar dhe ashtu u shpërbleva.”

Pastaj duke ecur kur sheh robër të panumërt e pyet: “Kush janë këta?” I thuhet: “Të gjithë këta do të përkujdesen dhe do të të shërbejnë ty.” Thotë: “Subhanellah, ashtu siç kam menduar dhe kam punuar, ashtu u shpërbleva.” Pastaj duke ecur kur sheh vendbanime me hyri. Pyet: “Të kujt janë këta?” “Këta janë për ty”, thuhet. Ai thotë: “Subhanellah, ashtu siq kam menduar dhe kam punuar dhe ashtu u shpërbleva.” Pastaj i kujtohet shoku i tij pabesimtar, i cili më herët i kishte thënë: “A me të vërtetë ti je prej lëmoshëdhënësve, a atëherë kur të jemi të vdekur, e do të bëhemi eshtra e dhé, ne do të japim llogari?” Xheneti është i lartë, e xhehenemi i poshtë. Allahu i Lartmadhëruar ia tregon shokun e tij, i cili digjej në mes të xhehenemit me banorët e xhehenemit. Kur besimtari e sheh dhe e njeh, thotë: “Për Zotin për pak ke qenë duke më bindur për të më lakuar nga rruga e drejtë. Po mos të kishte qenë mirësia e Zotit tim, do të kisha qenë prej të dënuarve në zjarr. Po a nuk jemi ne prej atyre që do të vdesim, e ne do të jemi që vetëm një here vdesim dhe nuk do të jemi prej të ndëshkuarve. Vërtet kjo ishte një fitore e madhe, për këtë arsye le të punojnë punëtorët.” Ai (pabesimtari) i thotë: “Me çka ia arrite të shkosh atje?!” Atij besimtarit i kujtohet se nëpër çfarë vështirësish ka kaluar në këtë botë. Dhe nuk e kujton se vështirësitë, të cilat i ka përjetuar në botë kanë qenë më të vështira se vetë vdekja.
 

USA NR1

Anëtar i ri
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
1,878
Pikët
0
Vendndodhja
uhu sa larg
Përgjigje e: Tregime Islame

A vetem pse ka blerë një parcelë toke me hurma,dhe ka blerë robër per te punuar ,si dhe eshte martuar. ka shkuar ne xhenem :) (shaka)
kam shum Rrespekt per ty vetem vazhdo si dhe te uroj te kalofsh nje fundjave te mire..
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Tregime Islame

A vetem pse ka blerë një parcelë toke me hurma,dhe ka blerë robër per te punuar ,si dhe eshte martuar. ka shkuar ne xhenem :) (shaka)
kam shum Rrespekt per ty vetem vazhdo si dhe te uroj te kalofsh nje fundjave te mire..
Hahahaha USA çdo njeri e ka të sigurt xhenemin ajo është një rrugë që duhet kaluar për mët tutje,varet se e kalon atë,dikush e kalon më shpejt dikush me ngadale dhe dikush mbete gjithnjë në fundin e saj.Një shembull sa për ilustrim,për të shkuar në Amerik duhet kaluar Oqeani Atlantik dhe ky Oqean kushtimisht ta quaj xhenem (ferrë) në qoftës e kalojmë duke fluturuar me Aeroplan do ta kalojmë më shpejt,nëqoftës me anjije do të shkojmë më ngadal në qoftë tendojmë ta kalojm me ndonjë lundër edhe më ngadal por në qoftës mundohemi ta kalojm me not atëherë dijet shumë mirë se ku do të përfundojmë....

Kalo mirë respekt edhe nga ana ime i nderuar
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Tregime Islame

TREGIMI I NJERIUT BANOR I XHENETIT

Transmeton Zuhriju se Enes bin Maliku ka treguar: ''Ishim ulur me të Dërguarin e Allahut s.a.v.s., e ai tha: “Tani do të vijë një njeri prej banorëve të Xhenetit”. Kur erdhi një njeri prej ensarëve, i cili e kishte paksa të lagur mjekrën prej abdesit dhe në dorën e tij të majtë mbante nalle (këpucë). Të nesërmen Muhamedi a.s. prapë tha njësoj, sikur në ditën e parë. Kur prapë u paraqit i njëjti njeri! Edhe ditën e tretë Muhamedi a.s. prapë tha sikur ditën e mëparme. Kur u paraqit i njëjti njëri! Pasi shkoi Muhamedi a.s. Abdullah bin Amri bin Asi shkon pas atij njeriu dhe i thotë: “Jam përbetuar se tri ditë nuk do të hyjë në shtëpinë e babait tim, andaj për të mos e thyer përbetimin kërkoj që të strehohem tek ju tri ditë. Ai njeri iu përgjigj: “Po.” Vazhdon të tregojë Enesi se Abdullahu tregonte për tri ditët e qëndrimit të tij tek ai njeri, se ai nuk ka parë që ai të falte namaz të natës. Mirëpo, para se të binte e kujtonte Allahun dhe e madhëronte Allahun deri në mëngjes (namaz të sabahut). Tregonte Abdullahu se ai kur fliste, gjithnjë fliste fjalë të mira dhe të dobishme. Pasi që kanë kaluar tri netët, dëshirova të përfitoj prej veprimtarisë së tij, e i thashë: “O rob i Allahut, unë nuk kam ndonjë hidhërim me babën tim, dhe nuk jam përbetuar se nuk do të shkoj më në shtëpi tri ditë. Mirëpo, tri herë e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut duke thënë: “Tani do të vijë një njeri prej banorëve të xhenetit”, ndërsa qe tri herë jeni paraqitur ju. Për ketë arsye kam dëshiruar të banoj me ty, të shoh se çka vepron, çfarë punë të mira keni që edhe unë t’i veproj të njëjtat. Mirëpo nuk pash tek ju diçka të veçantë nga veprat e mira, andaj nuk e di se çka ka dëgjuar për ju i Dërguari i Allahut” Ai njeri u përgjigj: “Nuk veproj në jetën time, pos atë çka e ke parë gjatë këtyre tri netëve.” Pasi që ia ktheva shpinën dhe u nisa për të shkuar, më thirri dhe më tha: “Nuk ka diçka,pos çka më ke parë, mirëpo unë kurrë nuk i tradhtoj muslimanët nuk e urrej askënd,nuk kam zili në atë të mirë që Allahu ia ka dhënë dikujt tjetër. Atëherë Abdullahu i thotë: “Kjo është arsyeja për çka ka thënë i dërguari i Allahut për ty.Kjo është ajo që duhet ta kemi ne.”
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Tregime Islame

TREGIMI I MUSASË ME MELEKUN E VDEKJES

Nga Ebu Hurejrete r.a. transmetohet se i Dërguari i Allahut s.a.v.s.,ka thënë: “Ka shkuar Meleku Mevti te Musa a.s.,dhe kur i afrohet afër Musa a.s., i bie shuplakë në sy,sepse ai ishte shndërruar në njeri,e nuk kishte qenë në formën e melekut dhe nuk e kishte pyetur për vdekjen se a dëshironte të jetonte ende, ashtu siç ka qenë zakon tek Pejgamberët.E,kur i jep të drejtë të zgjedhë në mes të vdekjes dhe vazhdimit të jetës, e ka zgjedhur vdekjen që sa më parë të takohet me Zotin e tij të Lartmadhëruar. E, i verbërohet syri (melekut të vdekjes), kthehet te Zoti i tij e i thotë: “Më ke dërguar te një rob, i cili nuk e dëshiron vdekjen.” Tregon se Allahu ia kthen shikimin, e i thotë: “Kthehu prapë te ai dhe thuaj që ta vendosë dorën mbi shpinë të kaut dhe sa qime të përfshijë me dorën e tij,po aq vite do të jetojë.(Meleku shkon tek Musa a.s.dhe ia përcjell këtë) (Musa a.s.) thotë: “Po,O Zoti im,po pastaj?” “Pastaj do të vdesësh”, - i thotë. “Po tani?” “Tani lute Zotin që t’i afrohesh tokës së shenjtë,në largësi të një gjuajtje të gurit (ku e ka varrin, para se të arrihet te Mesxhidi Aksaja).”
I Dërguari i Allahut s.a.v.s. tha: “Po të isha atje,do t’jua tregoja varrin e tij,në anën e poshtme të rrugës,ku është e tubuar rëra e kuqe mbi të.”
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Tregime Islame

TREGIMI I IBRAHIMIT DHE SARËS ME KRIMINELIN

Transmeton Ibn Hurejre r.a. se Pejgamberi s.a.v.s ka thënë: “Ibrahimi a.s. asnjëherë nuk ka gënjyer, përpos në tri raste (quhet gënjeshtër në mënyrë ironike) se në të vërtet ka qenë vetëm veprim, i cili ka pasur mundësi të ketë kuptim të dy çështjeve në aspekt fetar. Ajo ishte kthjelltësi, mprehtësi dhe mbrojtje prej gënjeshtrës, sikurse është rasti i tregimit të dy çështjeve në mënyrë ironike, për t’i ikur gënjeshtrës.

E me këtë nuk mund të argumentohet se Pejgamberët nuk janë të mbrojtur prej mëkateve, dy herë për Allahun kur ka thënë: “Unë jam i sëmurë” dhe “mos ndoshta ka vepruar kështu i madhi i tyre (i ka thyer zotat-idhujt)”, dhe njëherë me ngjarjen e Sares (gruas së tij), kur ka shkuar në një vend të një pushtuesi mizor, ndërsa me vete e kishte Sarën, e cila ishte shumë e mirë, e i thotë asaj: “Ky mizor, nëse merr vesh se je gruaja e ime, do të të pronësojë, por nëse të pyet, ti i përgjigjesh se je motra ime, edhe pse e vërteta është se ti je motra ime në islam, sepse në tokë sot nuk ka musliman tjetër, pos meje e teje”.

Kur hyri në atë vend, e shohin banorët e mbretit mizor dhe i thonë mbretit: “Nëse në vendin tënd vjen ndonjë grua, nuk i takon askujt tjetër, pos teje, dhe lëshoje të vijë te ti” dhe ia sjellin atij. Ibrahimi a.s. filloi të falej. Kur hyn Sara te ai, ai nuk mundi ta zgjaste dorën (për t’ia marrë dorën), por i shtrëngohet dhe i paralizohet. I thotë asaj: “Lute Allahun të ma lirojë dorën se nuk do të bëj të keqe.” Dhe ashtu ajo veproi. Kthehet të nesërmen, por dora i shtrëngohet edhe më shumë. I thotë asaj si herën e parë, e ajo njësoj vepron. Kthehet herën tjetër dhe i shtrëngohet dhe i paralizohet dora më shumë se dy herët e para.

I thotë asaj: “Lute Allahun të më lirohet dora pash Zotin, se nuk do të të bëj keq”. Ashtu ajo vepron dhe i lirohet dora. E thirr njeriun, i cili e kishte sjellë Sarën, e i thotë: “Me të vërtet ti ma ke sjellë shejtanin e nuk ke sjellë njeri, merre dhe largoje nga ky vend dhe jepja Haxheren.” Ajo kthehet duke ecur normal, e kur e sheh Ibrahimi a.s. se ai është larguar prej saj i thotë: “E ka penguar Allahu dorën e mizorit dhe e ka paralizuar dhe e ka bërë rrogëtarë.” Ebu Hurejra ka thënë: “Kjo është nëna e juaj, o bijtë e ujit të qiellit.”

Nga ky tregim përfitohet se
E para: Lejohet ironia, sepse ironia dhe alegoria e fjalës nuk është rrenë, por sqarim.
E dyta: Pranimi i dhuratës nga idhujtari qoftë edhe mizor. Sepse ai mbret ia jep Ibrahimit dhuratë Haxheren, e Ibrahimi e ka pranuar dhuratën nga idhujtari mizor.
E treta: Ndonjëherë Allahu i Hakmerret të padrejtit aty për aty, ashtu siç i ka ndodhur që mbretit iu është paralizuar dora tri herë, kur e ka zgjatur që t’ia japë dorën.
E katërta: Të mirëve Allahu iu përgjigjet menjëherë, ashtu siç iu ka përgjigjur Sarës tri herë, e iu është liruar dora e mbretit prej paralizimit.
E pesta: Zoti i sprovon të mirët për t’i ngritur në shkallë edhe më të lartë, ashtu siç e ka sprovuar Sarën dhe Ibrahimin me këtë mizor, dhe siç i ka sprovuar të tjerët. Në hadith thuhet: “Njerëzit të cilët më së shumti sprovohen janë Pejgamberët, e pastaj të ngjashmit me ta, e pastaj të ngjashmit me ta”.
E gjashta: Duhet që njeriu në rastet e fatkeqësive të angazhohet me namaz. Kështu ka vepruar Ibrahimi, e kështu ka vepruar Pejgamberi ynë s.a.v.s.
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Tregime Islame

Ezani i mesnatës

Gjatë sundimit të kalifatit Umovit, e vetmja racë e cila kishte epërsi dhe pushtetin në dorë përgjatë të gjithë territorit të gjërë islami, ishte raca arabe. Por gjatë kohës së kalifatit Abasit, ca nga ca pushtetin filluan ta merrnin në dorë edhe persianët, duke u vënë në poste e detyra të rëndësishme.

Kalifët Abasitë, megjithëse ishin vetë arabë, ishin të pakënaqur nga arabët. Politika e tyre ishte që të largonin arabët dhe të sillinin në pushtet persianët. Madje, në disa zona të Iranit (Persisë) ata ndaluan përdorimin e gjuhës arabe. Kjo politikë vazhdoi deri në kohën e kalifit Me’mun.

Pas vdekjes së Me’munit,në postin e kalifit u ul i vëllai,Mu’tasami. Me’muni dhe Mu’tasami ishin vëllezër me nëna të ndryshme;nëna e Me’munit ishte persiane, ndërsa nëna e Mu’tasamit ishte turke. Për këtë arsye persianët nuk e shikonin me sy të mirë ardhjen e Mu’tasamit në pushtet.

Persianët donin që pushtetin ta merrte Abasi,djali i Me’munit. Mu’tasami e kishte nuhatur këtë gjë dhe kishte frikë tani se mos nipi i tij,me ndihmën e persianëve bënte ndonjë kryengritje dhe e rrëzonin.

Kështu,mendoi që të zhdukte Abasin dhe t’i kapte iranianët,që ishin përkrahësit e Abasit. Abasin e futi në burg, ku edhe vdiq më pas.Ndërsa për të parandaluar influencën e persianëve,ai mendoi që postet dhe detyrat që kishin ata, t’ua jepte njerëzve të tjerë.

Për këtë qëllim, ai solli drejt Bagdadit grupe të shumta njerëzish nga Turkestani dhe grupe nga raca e nënës së tij e ua dha atyre detyrat e të tjerëve. Pak nga pak, turqit ua morën dorën të gjitha punëve dhe fituan pushtet mbi iranianët dhe arabët.

Mu’tasami, i cili, tashmë kishte besim dhe siguri nga turqit,u jepte atyre hapësirë dita-ditës. Kështu, turqit e morën të tërë pushtetin islamik në dorë. Turqit ishin të gjithë myslimanë dhe kishin mësuar gjuhën arabe dhe islamit i qëndronin besnikë.

Mirëpo,qysh nga fillimi i futjes së tyre brenda qytetërimit islamik dhe marrjes së pushtetit në dorë nuk kishte kaluar ndonjë kohë e gjatë, ata nuk kishin njohje të mirëfilltë me kulturën, traditën dhe filozofinë e qytetërimit islam.Ndërsa në të kundërt, persianët vinin nga një qytetërim shumë i lashtë dhe ishin shumë të dhënë pas kulturës dhe filozofisë islame dhe quheshin si përparimtarët e Islamit.

Gjatë kohës që persianët kishin pushtetin në dorë,shumica e myslimanëve të tjerë ishin të kënaqur prej tyre,kurse me turqit të gjithë njerëzit ishin të pakënaqur dhe të inatosur, sepse gjatë kohës së influencës dhe pushtetit të tyre ata ishin shumë të egër dhe vulgarë.Ushtarët turq,kur u hipnin kuajve dhe dilnin nëpër rrugët dhe rruginat e Bagdadit, as nuk shihnin që mund të kishte njerëz përpara tyre e ndodhte shpesh që ata të shkelnin me kuaj këmbësorësh fëmijët, gratë a të moshuarit.

Aq shumë u zemëruan njerëzit me ta,saqë i kërkuan Mu’tasamit që kryeqytetin ta lëvizte nga Bagdadi në një qytet tjetër. Populli ia bëri të qartë atij se në qoftë se ai nuk do ta shpërngulte qëndrën e pushtetit, ata do të ngriheshin kundër tij. Mu’tasami iu përgjigj: “Me çfarë force do të luftoni me mua?! Unë kam 80 mijë ushtarë të armatosur!”.

Njerëzit iu kthyen: “Me shigjetat e natës, me mallkimet e mesit të natës do të luftojmë me ty.” Pas kësaj bisede me ta, Mu’tasami e pranoi kërkesën e tyre dhe e shpërnguli qendrën nga Bagdadi për në Samara. Pas Mu’tasamit, erdhi periudha e Vasekut, Muevekelit,Muntasarit dhe e disa kalifëve të tjerë si puna e tyre.

Turqit sërish vazhdonin të kishin në dorë pushtetin dhe drejtimin.Disa prej kalifëve Abasitë, në fillimet e tyre u munduan që t’ua shkurtonin duart turqve, mirëpo dështuan. Njëri prej kalifëve Abasitë, i cili deri diku arriti ta zbehte influencën e turqve ishte Mutazedi.

Në kohën e Mutazedit, një tregtar i moshuar i kishte dhënë borxh njërit prej oficerëve të ushtrisë një shumë të madhe parash dhe tani ia kërkonte. Por, nuk arrinte t’ia merrte dot borxhin.I detyruar, vendsoi që këtë problem t’ia shtronte vetë kalifit.Mirëpo, sa herë shkonte te pallati mbretëror,nuk arrinte të hynte brënda. Rojet e oborrtarët i bëheshin atij pengesë.

I zhgënjyer nga të gjitha anët, tregtari nuk pati më shpresa,derisa një ditë, takoi një njeri i cili i tregoi një rrobaqepës në Seshanbe Pazar dhe i tha që ai do t’i zgjidhe hallin. Tregtari plak shkoi te rrobaqepsi dhe i qau hallin. Rrobaqepsi i dha urdhër oficerit të ushtrisë që të kthente borxhin menjëherë,dhe ai e ktheu atë pa e vonuar aspak.

Kjo gjë e habiti jashtë mase tregtarin plak. Me këmbëngulje të madhe e pyeste rrobaqepësin: “Si ka mundësi që këta që nuk pyesin asnjë njeri, të binden ty menjëherë?”

Rrobaqepsi i tha: “ Unë kam një histori, që duhet të ta tregoj: Një ditë, po kaloja në rrugë. Në rrugë po kalonte dhe një grua shumë e bukur. Rastësisht, njëri prej oficerëve turq doli i dehur nga shtëpia e tij dhe u ul para portës së shtëpisë dhe po shikonte njerëzit që kalonin në rrugë. Sapo i zunë sytë këtë gruan e bukur, u turr si i çmëndur drejt saj dhe në sy të të gjithëve e kapi dhe e tërhoqi drejt shtëpisë së tij.Gruaja e shkretë filloi të ulërinte dhe të thërriste, “Ndihmë!

Unë nuk jam femër e tillë; unë kam nder; burri është betuar që, edhe një natë të vetme sikur ta kaloj jashtë shtëpisë,do të më ndajë menjëherë e do të më, më shkatërrohet familja,do të më quajnë të përdalë. Ndihmë, më ndihmoni, ju lutem!”Mirëpo askush nuk guxonte të ndërhynte nga frika.

Mirëpo askush nuk guxonte të ndërhynte nga frika.Unë bëra përpara dhe i fola oficerit me butësi dhe iu luta që ta lëshonte gruan. Ai më goditi fort në kokë me biçakun që kishte në dorë dhe e futi gruan në shtëpi. Atëherë vajta e mblodha disa njerëz dhe shkuam te shtëpia e oficerit dhe i kërkuam të lëshonte gruan. Papritur,ai doli nga shtëpia me një grup shërbëtorësh dhe skllevërish e filluan të na gjuanin e të na godisnin.

Të gjithë u shpërndamë; edhe unë shkova në shtëpinë time.Mirëpo, për asnjë çast nuk më largohej nga mendja ajo grua e shkretë. Mendoja me vete: Po të rrinte deri në mëngjes në shtëpinë e tij, jeta e saj do të shkatërrohej plotësisht deri në vdekje dhe nuk do ta pranonin më as në shtëpi e as në ndonjë vend tjetër. Ndenja zgjuar, duke menduar deri në mes të natës.

Papritur më shkrepi një ide në mendje; thashë me vete: Sonte ky burrë është i pirë e i bërë tapë dhe nuk ka haber fare nga koha; Po të dëgjojë ezanin tani, do të kujtojë se është bërë mëngjes dhe do ta lërë gruan të lirë që të ikë,dhe gruaja, pa mbaruar nata, do të kthehet në shtëpinë e saj.Vrapova menjëherë në xhami dhe thirra majë minares ezanin me sa fuqi kisha.

Njëherazi po ruaja dhe rrugën, të shikoja a do të dilte gruaja nga shtëpia apo jo. Papritur, pashë që nëpër rrugë e rrugica u derdhën ushtarët. Ata po kërkonin se kush ishte ai që këndoi ezanin në mes të natës? Ndërkohë, edhe pse kisha shumë frikë e paraqita veten dhe u thashë që isha unë ai që e këndoi ezanin. Më thanë të zbrisja poshtë menjëherë se më kërkonte kalifi.

Më çuan te kalifi. Pashë që kalifi ishte ulur dhe po më priste. Më pyeti përse e kisha kënduar ezanin në atë kohë të natës? Ia shpjegova ngjarjen nga fillimi deri në fund. Menjëherë, dha urdhër që t’i sillnin oficerin bashkë më gruan dhe ia sollën menjëherë. Pasi u bëri disa pyetje, dha urdhër ta vrisnin oficerin. Gruan e dërgoi në shtëpi dhe theksoi që burri të mos e ndëshkonte atë, por t’i rrinte afër e të kujdesej për të, sepse kalifi ishte bindur që gruaja ishte e pafajshme.

Pastaj,Mutazedi më dha urdhër që sa herë që të shikoj që ndodhin të tilla gjëra e ndonjë padrejtësi,ta përsëris këtë gjë dhe ai menjëherë do të hetonte si qëndronte puna. Ky lajm u përhap menjëherë mes njerëzve.Që nga ajo kohë të gjithë këta më respektojnë dhe ma kanë frikën.Kjo ishte dhe arsyeja që sapo i dhashë urdhër atij oficerit,u bind menjëherë.”
 

Puhiza

E mëngjesit
Anëtar
May 1, 2013
Postime
4,088
Pikët
83
Vendndodhja
Në kështjellën e një ëndrre!
Përgjigje e: Tregime Islame

Fillova të dal me një grua përveç gruas time..

Pas martesës time 21 vjeçare , gjeta një dashuri te re.
Para një kohe fillova te dal me një grua përveç gruas sime ,dhe kjo ishte ide e gruas sime duke më thënë me thëniën e saj : ” E di se e donë shumë”….

Gruan me të cilën me propozoj bashkëshortja ime që te kaloj një kohe të mirë ishte ?

Nëna ime!

E cila 19 vite kishte mbet vet qe kur kishte vdekur babai-Allahu e mëshiroftë- , mirëpo angazhimet e mija ne punë dhe ditore , 3 fëmijët e mi me benën që mos ta vizitoj veç se rrallë.

Një dit i telefonova dhe e thirra për te dal ne dark qe me darku me pyeti : A je mirë ?
Sepse i telefonova me një kohë të vonshme dhe u brengos , i thash saj, jo mirë jam mirëpo dua që të kaloj një kohë vetëm me ty oj nëna ime, më tha: vetëm ne të dy !
Mendoj pakës dhe me tha : mirë e dua këtë .

Në ditën e ente pas punës kalova andej ka ajo, dhe e mora.
Ishte duke me pritur tek dera e veshur me rrobat ma te mira ,u dukë sikur se ishte fustani i fundit qe ja kishte ble babai im para vdekjes -Allahu e mëshiroftë- .

Buzëqeshi nëna ime dhe me tha :
I kam tregu të gjithëve se sot dot dal me djalin tim ,gjithë u gëzuan mezi presin që t’u tregoj si kam kaluar pasi qe te kthehem .

Shkuam tek një restorant, i bukur dhe i qet me kapi nëna ime për krahu sikurse të jetë Zonja e par në bot ,pasi që u ulem fillova që tija lexoja menynë e ushqimeve sepse ajo nuk mundej te lexonte përveç shkronjave të mëdhaja.
Duke lexuar un më shikonte me një buzëqeshje të madhe u duke ne faqet e saj me ndali duke thene: kur ishe i vogël un isha që te lexoja .
Ija ktheva se ka ardhur koha që edhe un ta kompensoj disi borxhin tim ndaj teje me diçka … pusho ti oj nëna ime.

Biseduam për shumë gjëra gjatë darkës nuk ishte diçka jo normale ,gjitha tregime të vjetra dhe tregime të reja dej sa harruam kohen e ajo kishte shkuar pas nate ,u kthyem e kur arritëm tek dera e shtëpisë saj më tha:a me premton se dot dalim edhe njëherë bashkë ,mirëpo me kusht që te jetë me shpenzime te mia , ia putha dorën e i premtova.

Pas disa dite vdiq nëna ime nga një sulm ne zemër,e gjithë kjo ndodhi shpejt sa që nuk pata mundësi qe ti ndihmoja me asgjë.

Dhe pas disa dite me erdh një letër nëpërmjet postes nga restoranti në të cilin hëngrëm
dark un dhe nëna ime, me një vërejte me shkrim te saj : ” E pagova këtë faturë më par sepse e dija se nuk dot jem më, me rendësi pagova për dy vet për ty dhe gruan tënde ,sepse ti nuk e din vlerën e asaj nate për mua te dua o djali im “.
Në ketë moment kuptova dhe vlerësova fjalën “dashuri” dhe “te dua”.


O ti i cili ke prind respektoj ato sepse Allahu te urdhëroj dhe te porositi qe te sillesh mirë me ta , a din se pas respektimit te Allahut vjen respektimi i prindërve .

Nisu shko me vrap tek prindërit e tu dhe kërkoju hallallek për mos respektin ndaj tyre , dhe puthja dorën dhe ballin atyre thuaja një fjalë te ëmbël ,dhe kujto gjitha te mirat që i bënin për ty e ti sot s’mundesh qe një fjalë te ëmbël tua thuash !!!

Lus Allahun qe te na bëj prej atyre qe i respektojnë prind e tyre e lus Allahun qe te jemi prej atyre qe me respektin e prindërve hymë ne xhenet .
Allahume Amin .

Përktheu dhe përshtati :Usejd el-Irhabi
 

e panjohura

Super Moderator
Staff member
Anëtar
Sep 1, 2010
Postime
8,060
Pikët
113
Vendndodhja
Atje ku më le!
Një zë i brendëshëm ju thoshte: “A mos vallë i mori Hoxha, 1000 frangat mbi tavolinë”
Në një Meulud apo tubim të një natyre tjetër, ku me doemos të merte pjesë edhe Hoxha i fshatit, ndodhi diçka e pazakontë. Nikoqirët kishin haruar mbi tavolinën afër së cilës ishte ulur Hoxha i fshatit, një kartëmonedhë prej “1000 frangave”. Pasi përfundon tubimi Hoxha bashkë me të pranishmit përshëndeten me nikoqirin e shtëpisë dhe shkojnë në shtëpi të tyre.
Burri i shtëpisë, kërkon kartëmonedhën por nuk e gjen dot. Kaloi një kohë e gjatë duke diskutuar me shoqën e vet, ta pyesim ose jo Hoxhën e fshatit nëse ai i ka parë ato, pasi ishte ulur afër tavolinës ku ishin paratë.
Herë thoshin do e pyesim, e hërë tjera ju vinte turp, pasi nuk besonin që Hoxha ti ketë marrë ato edhe pse një zë i brendëshëm ju thoshe: “A mos vallë i mori Hoxha 1000 frangat mbi tavolinë”.
Duke diskutuar burrë e grua, nëse do e pyesim Hoxhën ose jo, kaloi koha dhe u bë rafsh një vit. Pas një viti morën guximin shkuan dhe trokitën në derën e Hoxhës. Ai i mirëpriti dhe burri me mirësjellje duke kërkuar falje e pyeti për “1000 frangat” e humbura, nëse i kishte parë mbi tavolinë, natën kur kishte qenë musafir në shtëpinë e tyre.
Pasi e dëgjoi burrin me vëmendje, Hoxha i fshatit filloi të qaj! Burri u ndie keq pasi ai nuk kishe dëshirë që ta ofendonte dhe i tha që nuk po dyshon tek ai. Por Hoxha e ndërpreu dhe ia ktheu: “Po, unë i pash “1000 franga” mbi tavolinë. I mora ato me qëllim që të sigurohesha se nuk do humbnin dhe i vendosa brenda Kuranit që ishte aty afër. Mendova se kur do lexosh diçka nga Kurani, do i gjejsh ato!”

E Huazuar
 

e panjohura

Super Moderator
Staff member
Anëtar
Sep 1, 2010
Postime
8,060
Pikët
113
Vendndodhja
Atje ku më le!
Në pyll jetonte një sorrë e cila ishte e kënaqur plotësisht me jetën e saj, derisa një ditë pa një mjellmën dhe mendoi: “Shih sa e bardhë që është kjo mjellmë, ndërsa unë kaq e zezë! Me siguri që ajo është zogu më i lumtur në botë."

Këtë ia tha edhe mjellmës, me çka ajo ia ktheu: "Në të vërtetë edhe unë mendoja kështu derisa pashë papagallin dyngjyrësh. Prandaj mendoj se papagall është zogu më i lumtur i krijuar ndonjëherë!”
Pasi dëgjoi fjalët e mjellmës, sorra kureshtare shkoi dhe e gjeti papagallin.
“A je ti zogu më i lumtur në botë?” e pyeti sorra.
“Unë kisha një jetë shumë të lumtur derisa pashë palloin”, tha papagalli. “Unë kam vetëm dy ngjyra, ndërsa ia ka shumë ngjyra, prandaj mendoj se ai duhet të jetë zogu më i lumtur në botë.”
Sorra, u nis për ta kërkuar palloin dhe e gjeti në një kopsht zoologjik. Aty pa mijëra njerëz të mbledhur rreth tij duke u mahnitur me bukurinë e tij. Kur njerëzit u larguan, sorra iu afrua palloit dhe i tha: “Ti je zogu më i bukur që kam parë ndonjëherë. Njerëzit çdo ditë vijnë që të shohin ty, prandaj mendoj se ti je zogu më i lumtur në botë!”
"Edhe unë gjithmonë kam menduar se jam zogu më i bukur dhe më i lumtur në botë”, por për shkak të bukurisë sime, unë mbahem i mbyllur në kafazin e këtij kopshti zoologjik. Çdo ditë shikoj rreth e rreth kopshtit zoologjik dhe kam vërejtur se sorra është i vetmi zog që nuk rri i mbyllur në kafaz. Prandaj, ka një kohë që në vetvete mendoj sa i lumtur do të isha nëse do të isha sorrë, që të kem mundësi të fluturoj ku të dua”, tha palloi.
Mèsimi..
Gjërat që i shohim nuk janë ashtu siç duken në shikim të parë, dhe shpeshherë vlerën e disa begative e kuptojmë vetëm atëherë kur i humbim ato.
Prandaj, besimtari nuk duhet të dëshpërohet dhe të lejon që emocionet negative ta kaplojnë shpirtin e tij, por duhet të veproj sipas Udhëzimit të Zotit tij.

Allahu i Madhërishën thotë: “... Merre atë që ta dhash dhe bëhu mirënjohës.” (Kur’an, 7:144)
 

ciarli

V.I.P
Anëtar
Apr 25, 2018
Postime
1,202
Pikët
83
Dijetari i verber!

Nje nxenes dije qe kishte sezonin e provimit ne tempull, ku te gjithe heshtnin dhe nuk i flisnin me derisa te mbaronte provimi, pyeti po ky kush eshte..per dike te ulur ne tempull qe po kendellej,,te gjithe qeshen edhe vete zoti dhe i kthyen shpinen. Kur doli nga tempulli ai e ndoqi dhe u transformua ne nje femer te bukur ngase kishte qene vete djalli. kur papritur i nxori tenxheren daneze dhe tundoi qe te shkonte me te. Nxenesi tanime dijetar dhe armik teorik i zotit, nuk pranoi(te pakten keshtu thone) dhe ai-ajo figure qe kishte fuqi te cmendte 100 burra te forte e qorroi pergjithnje atehere por dhe tani nuk sheh ende ngjyren e bardhe, te bardhen ujore ne efekt!
 
Top