• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Ç’farë dreq njeriu je ti Erjon Veliaj?

Peshku i Kuq

JUVE, storia di un grande
Anëtar
Oct 10, 2016
Postime
38
Pikët
0
Vendndodhja
Tirana & Roma
Në jetën tonë të gjithë bëjmë gabime, të gjithë bëjmë kompromise. Askush nuk është perfekt dhe sidomos kur dikush votohet për të qeverisur një lagjje, një komunë, një bashki apo edhe një komb po të doni. Sot në 2016 shqiptarët e drobitur në 25 vite shumë herë më shumë se në 104 vite shtet, nuk po i besojnë dot më syve. Shqiptarët që u votuan për ti qeverisur, u janë turrur shqiptarëve që i votuan për të qeverisur. Të tillë janë dhe gazetarët, edhe ata janë votues, edhe ata janë shqiptarë, edhe ata hanë buke e pinë ujë.

Por vakti i ditës për ta është bërë më i hidhur sesa ai i lypsarit, më i pakapërdishëm sesa sadakaja e falur pa zemër, më e hidhur se buka me myk që hanë të gjithë shqiptarët sot. Sot gazetarët e Shqipërisë janë murit i fundit që nuk po shkallmohet me buldozerët e paarsyes, por po çmontohet tullë për tullë. Po grryhet gramë për gramë harasanja që e mban të ngjitur këtë mur dhe kjo harasane për ne është mundësia me folë, hapësira me mendu, liria për me u shpreh, e mungesa e frikës për për ta shpall të vërtetën tonë.

Jo gjithëmonë si etaloni i pamohueshëm, por e sigurtë që është e vemtja e vërtetë që shqiptarët mund të mësojnë sot e gjithë ditën në një qark që po mbyllet dhe ata do të izolohen njëherë e mirë aty. Sali Berisha ka bërë gabime të tilla, Fatos Nano gjithashtu edhe Ilir Meta ka mëkatet e veta e Edi Rama gjithashtu. Por ajo që po bën Erjon Veliaj ia kalon të gjithave. Para Veliajt edhe Gëbelsi i Hitlerit shfaqet si një ëngjëll i lirisë së fjalës. Para Erjon Veliajt, Berisha Meta, Nano e Rama bashkë duken fillestar të një të keqje që edhe në ligësinë më të madhe ata nuk do ta kishin menduar. Erjon Veliaj nuk e vrau Ardit Gjoklajn 1 muaj më parë në Sharrë, edhe pse ai ia ka dhënë lejen e shfrytëzimit pa kriter kompanisë 3R të kryetarit të PS-së së Peqinit.

E sigurtë është që këtë ai e ka bërë me urdhër të Edi Ramës, siç po merr edhe të gjitha vendimet e tjera që ditën e zezë që tiranasit e votuan për të qeveriur Tiranën. Ashtu si edhe vendimin për ndërtimin e parkut të lojrave që vendosi të tërhiqej derisa Rama e kapi për veshi dhe e detyrojë ta çontë shkatërrimin e kodrave të Liqenit deri në një. Por ajo që Veliaj bën pa urdhërin e Ramës vetëm me zellin e vet, është mbulimin e gjurmëve të ujkut me lepur në bark që lë pas maskarallëku dhe pangopësia.

Erjon Veliaj ka kohë që i zhbën fajet Ramës duke bërë faje më të mëdha vetë, dhe për këtë nuk ia ka fajin askush.

Erjon Veliaj ka kohë që i hyn në borxh njerëzve që nuk ia kanë borxh personal atij, porse me punën e tyre kundër zullumeve të pushtetit që keqpërdor Erjon Veliaj dhe shefi i tij, ata sot janë të papunë. Një gazetar i papunë nuk është thjeshtë një gazetar pa bukë, por një i aftë më pak në vendin ku “punë për të vërtetën ka, por duhen profesionistë”. Një gazetar i përdhunuar pse guxon të thotë të vërtetën që Veliaj do ta mbulojë sot, nuk është thjeshtë një hall i zgjidhur Lalit për momentin, por një problem sa vetë jeta politike që Erjoni nesër në opozitë (sepse ai do të dalë një ditë në opozitë) që ai do ta qajë me pika loti sepse do ta ndjekë pas si një mallkim. Mbyllja e emisionit Publicus dhe largimi nga puna e Alida Totës si kryeredaktore nga A1News, vetëm sepse ata e hetuan vdekjen e Ardit Gjoklajt jo si një incident në kodrinë e vdekjes por si një vrasje të paralajmëruar të një shoqërie të tërë, janë vepra të pastra kriminale të Erjon Veliajt.

Po aq kriminale sa edhe vdekja e Arditit, po aq kriminale sa edhe dhënia e tenderave pa hesap e me letra bakalli nga bashkia siç argumenton edhe BIRN. Si ka mundësi që veprimtari i shoqërisë civile MJAFT u shëndrrua në ndëshkuesin e çdo fenomeni civil që ai e konsideron rrezik? Si ka mundësi që djali i vogël i dikurshëm që shiste fiq, nuk ka asnjë ndjeshmëri njerëzore për djalin e vogël që vdiq duke mbledhur plehra? Si ka mundësi që jetimi me fat ka vendosur ti heqë çdo mundësi për të funksionuar si normale një shoqërie orfane pa fat? Çfarë dreq njeriu je ti Erjon Veliaj që po promovon antivlerat që shkatërrojnë një shoqëri si model suksesi?

A je njeri ti, a s’je?!...
 

Attachments

par

V.I.P
Anëtar
Oct 30, 2015
Postime
8,161
Pikët
113
Vendndodhja
Diku nëpër Shqipëri, lindur anës së Drinit të Zi.
Përgjigje e: Ç’farë dreq njeriu je ti Erjon Veliaj?

Ekskluzive-Denoncim/Veliaj shemb bar-restorantin për interesat e kunatit të tij

Denis Xoxa, vëllai i Ajola Xoxës, kërkoi të përvetësonte pronën e ish-studentes së Lëvizjes së Dhjetorit, Blerinda Xhaci. Kur dështoi, IMT i vuri ruspën lokalit.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj planin e tij urbanistik për kryeqytetin e ka vendosur në shërbim të klientelës dhe njerëzve të tij të afërt. Aksionet e Bashkisë së Tiranës dhe Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik kryhen mbi bazën e përzgjedhjeve të Veliajt, i cili urdhëron se cili objekt do të shembet dhe cili jo, edhe kur ato kanë dokumentacionin e duhur ligjor. Në kuadër të lirimit të hapësirave të zëna nga ndërtimet e ndryshme, kryesisht bare dhe restorante në hyrje të Liqenit Artificial të Tiranës, Veliaj ndërmori një aksion për të shembur një nga bar-restorantet e kësaj zone, në afërsi të fakultetit Gjeologji-Miniera, pasi më parë, kunati ti tij, Denis Xoxa, vëllai i Ajola Xoxës, kjo e fundit bashkëshorte kreut të baskisë së Tiranës, nuk mundi ta përvetësonte bar-restorantin në fjalë.

Kjo ishte një formë hakmarrjeje e Denis Xoxës ndaj pronares së këtij lokalit, përmes kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj. Me këtë situatë, është ndeshur qytetarja dhe ish-studentja e Lëvizjes së Dhjetorit ’90, Blerinda Xhaci, e cila ushtronte aktivitetin e saj në këtë bar-restorant që prej vitit 1993, dhe objekti ishte në proces legalizimi, pothuajse në përfundim të tij. Duke marrë parasysh këtë fakt, Bashkia e Tiranës së bashku me Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit iu drejtuan ALUIZNI-t për ta përjashtuar nga procesi i legalizimit objektin në fjalë. Duke anashkaluar pronaren e këtij objekti, ALUIZNI i kthen përgjigje bashkisë së Tiranës dhe Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit për ta përjashtuar nga procesi i legalizimit këtë objekt ndërsa zonjës Xhaci, ky fakt iu i bë ditur vetëm ditën e prishjes së bar-restorantit të saj. “Nga dokumentet që mu vendosën në dispozicion konstatova se Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë së Tiranës i ka kërkuar ALUIZ-nit për të më përjashtuar nga praktika e procesit të legalizimit të objektit. ALUIZNI ka marrë vendim më datë 14.04.2016 për të më përjashtuar nga procesi i legalizimit. Ky vendim nuk më është vënë në dispozicion nga vetë ALUIZNI por është protokolluar në zyrat e Bashkisë së Tiranës dhe më është vënë në dispozicion vetëm ditën e prishjes së lokalit tim”, thotë zonja Xhaci.

Në këtë mënyrë, duke anashkaluar vënien në dijeni të pronares së objektit, Bashkia e Tiranës së bashku me Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit shembi objektin e znj. Xhaci, pa marrë në konsideratë edhebashkia tirane kërkesë-padinë e kësaj të fundit drejtuar gjykatës së Tiranës për të mos lejuar prishjen e këtij objekti. Punonjësit e baskisë, disa civilë dhe disa me uniformë, kërcënuan familjen e znj. Xhaci, duke i tërhequr nga prona e tyre, ndërkohë që këta të fundit po filmonin aksionin e prishjes së objektit. “Papritur që gjykata të shprehej për kërkesën time, Bashkia e Tiranës prishi tërësisht objektin dhe çdo gjë në ambientet rreth e qark lokalit. Dhe përveç kësaj rreth 20 persona civilë dhe policë nga policia bashkiakë teksa ne po filmonim dhe fotografonim skenën që po zhvillohej në pronën tonë, nuk na lejuan forcërisht madje as dhe të merrnim pajisjet tona. Ishte një traumë shumë e madhe kur u gjendëm me pronën e shkatërruar dhe familjen e kërcënuar ”, shprehet znj. Xhaci.

Por, prapaskena e gjithë këtij aksioni të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Veliaj, ka të bëjë me interesat e njerëzve të tij afërt, e kryesisht të kunatit të tij, Denis Xoxa. Ky i fundit, drejtues i kompanisë “Potencial Group”, në komunikimet e tyre përmes e-mailit kërkonte me çdo kusht që të përvetësonte bar-restorantin e znj. Xhaci duke e kërkuar atë fillimisht me qira për një periudhë 10-vjeçare, ndërsa znj. Xhaci nuk pranoi kushtet e vendosura nga kunati i Veliajt, Denis Xoxa. Në këtë mënyrë, duke mos mundur ta bëjë të tijin objektin prej 182 m2, Denis Xoxa arrin të hakmerret përmes kunatit të tij, respektivisht kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, i cili së bashku me Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit shembi objektin në fjalë ndërsa nuk ngurroi ta cilësonte atë si çiban të PD-së. “Ia kthejmë hapësirën e zaptuar publikut e fëmijëve! S’ka president e SHQUP* mjedisor për këta çibanë pa leje! Kurioz nëse do mbrojnë Liqenin në gjyqin e 17*katshit sot java” shkroi Veliaj atë ditë në profilin e tij social në Facebook, duke e shoqëruar postimin me foto nga aksioni i prishjes së objekteve. Nga ana e saj, znj. Xhaci, e cilëson këtë akt të kryetarit Veliaj si arbitrar dhe si selektiv duke theksuar se ky veprim bëhet për shkak të interesave të ngushta të z. Veliaj. Ndërsa baret e tjera në afërsi të pronës së znj. Xhaci që bartin të njëjtin status juridik, nuk janë shembur nga Bashkia e Tiranës. “Unë kam konstatuar është se qëndrimi i Bashkisë së Tiranës ka qenë selektiv dhe diskriminues, kjo për faktin sepse sipas deklarimeve të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, kishte marrë një nismë që të prishte lokalet në zonën ku ishte lokali im, por rezultoi se nga rreth 40 lokalë në atë zonë vetëm 2 prej tyre janë shembur, ndërsa të tjerët që janë në të njëjtin status juridik me pronën time vazhdojnë të punojnë”, thekson Blerinda Xhaci.

Veliaj nuk u ndal vetëm me shembjen e bar-restorantit të znj. Xhaci, por ushtroi presion të vazhdueshëm tek ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha për ta larguar nga puna znj. Xhaci. Gjosha e kundërshtoi pushimin nga puna të znj. Xhaci pasi e shihte të paarsyeshme, aq më tepër që ajo kishte një përvojë shumë-vjeçare si eksperte në drejtorinë e politikave sektoriale. Qeveria e drejtuar nga socialistët e kishte filluar më herët sulmin ndaj familjes Xhaci, kur i pushuan nga puna bashkëshortin e znj. Xhaci, në dhjetorin e vitit 2013, i cili punonte si jurist pranë Ministrisë së Jashtme prej 17 vitesh dhe rridhte nga një familje e ish-persketuarish. E ndodhur në kushte të tilla, znj. Xhaci e detyruar të largohej nga Shqipëria, kërkoi dorëheqjen e parevokueshme nga pozicioni në Ministrinë e Integrimit dhe emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me bashkëshortin e saj.

CityNews do të publikojë të plotë dosjen e këtij skandali, ku është përfshirë kunati i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
 

Hello Kitty

❤☆҉‿★ Ŧђαήк ¥☺ů ★☆҉‿❤
Anëtar
Feb 8, 2011
Postime
13,286
Pikët
113
Përgjigje e: Ç’farë dreq njeriu je ti Erjon Veliaj?

S'keni cfare t'i beni gomarit dhe i bini samarit - Fajin e ka koka e qeverise (Edi Rama e co) dhe jo bishtrat si puna e ketij Erjonit. :D

Nga menyra si eshte shkruar, duket sikur ky artikull eshte hakmarrje personale e ndonje gazetari, ose thjesht competition ndermjet politikaneve.

:p Llomotitje politikanesh. That's all!
 

Hello Kitty

❤☆҉‿★ Ŧђαήк ¥☺ů ★☆҉‿❤
Anëtar
Feb 8, 2011
Postime
13,286
Pikët
113
Përgjigje e: Ç’farë dreq njeriu je ti Erjon Veliaj?

Çfarë dreq njeriu je ti Erjon Veliaj? - vs Çfarë dreq njeriu je ti Erjon Veliaj?
Peshku i kuq me vija vija, duhet shkruar Çfarë e jo Ç'farë. -pis-

*Pastaj pse ke bashkangjitur foton e peshkut me kete artikull? Ku lidhja?!


 

Mano

V.I.P
Anëtar
Aug 8, 2011
Postime
13,881
Pikët
113
Përgjigje e: Ç’farë dreq njeriu je ti Erjon Veliaj?

S'keni cfare t'i beni gomarit dhe i bini samarit - Fajin e ka koka e qeverise (Edi Rama e co) dhe jo bishtrat si puna e ketij Erjonit. :D

Nga menyra si eshte shkruar, duket sikur ky artikull eshte hakmarrje personale e ndonje gazetari, ose thjesht competition ndermjet politikaneve.

:p Llomotitje politikanesh. That's all!
Kitty, këtu do të kundërshtoj, paskam shumë për të thënë sot:). Faji është po aq i madh i atyre që i ndihmojnë sepse pa ta salihanët dhe edvinat nuk kan fuqi. Por mos harro se edhe ata vet janë veglat e dikujt tjetër.

Mendo.çfar do të kishte ndodhur në Shqipëri sikur ata ë bashkpunuan me diktaturën hoxhiane të kishin bërë të kundërtën.
 

Hello Kitty

❤☆҉‿★ Ŧђαήк ¥☺ů ★☆҉‿❤
Anëtar
Feb 8, 2011
Postime
13,286
Pikët
113
Përgjigje e: Ç’farë dreq njeriu je ti Erjon Veliaj?

Kitty, këtu do të kundërshtoj, paskam shumë për të thënë sot:). Faji është po aq i madh i atyre që i ndihmojnë sepse a ta salihanët dhe edvinat nuk kan fuqi. Por mos harro se edhe ata vet janë veglat e dikujt tjetër.
Mano peshku (jo ky antari jone) qelbet nga koka.

Po s'pati qeveri edhe ne shtepi, femijet (veglat e qeveritareve ne rastin tone) perfitojne nga rasti dhe ta hipin ne qafe.

Tha mire Drague ne nje postim diku qe: Femijet e rritur pa baba, jane te prirur te behen hajdute ose kriminele. -enderron-

Kjo thenie e tije perkon tamam me thelbin e kesaj teme.

Politikanet jane qe merr njerin dhe perplase tek tjetri - kete deshnja te thoshnja.
 

IronMan

Kindda Hero
Anëtar
Apr 12, 2013
Postime
1,611
Pikët
113
Vendndodhja
Marvel Universe
Përgjigje e: Ç’farë dreq njeriu je ti Erjon Veliaj?

Ckeni mer aman? A e votuat? Lereni te punoje sic di nashi...
 
Anëtar
Mar 1, 2012
Postime
5,753
Pikët
113
Përgjigje e: Ç’farë dreq njeriu je ti Erjon Veliaj?

Sa rrnon robi meson. Ktu e mora vesh se veglat e vegles se vegles jane liderrat tane, te tashem e te ardhshem. ;))
 

Oqeani

V.I.P
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
10,193
Pikët
113
Vendndodhja
Nën hijen qiellore
Përgjigje e: Ç’farë dreq njeriu je ti Erjon Veliaj?

Vertete shpesh shtroj pyetjen : Athua ne shqipja jemi me bisht !

Nuk mbet askush i pastert !
 

King Bardhyl

V.I.P
Anëtar
Mar 24, 2015
Postime
12,926
Pikët
113
Ky plehra perse hapet sikur i ka ndertuar ky shtepine Nene Ferides?

Po kujt do t`ja shkasi ky karagjoz, Nene Ferides?
 

Lea

Sdua tja di !!!
Anëtar
Sep 4, 2017
Postime
14,717
Pikët
113
Vendndodhja
Ku zemra e saj rreh💖💖
Po si vall do e marin popolaritetin keta po su ben njecik sikur cdo gje e kan ber keta ,jo sikur ka qen bota ajo qe ka , dhen me shum fonde!
 

Pirati

makeyourday and myday holiday !
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
14,202
Pikët
113
Edhe ate Feride for llajf :D ti ka kadhezuar gallata sarajen lali kompostit :D
 

Poshnjari

Kontribues
Staff member
Anëtar
Dec 25, 2010
Postime
582
Pikët
63
Ky plehra perse hapet sikur i ka ndertuar ky shtepine Nene Ferides?

Po kujt do t`ja shkasi ky karagjoz, Nene Ferides?
Janë politika të thella këto o djalë.
 

luleshtrydhe

V.I.P
Anëtar
May 4, 2016
Postime
13,510
Pikët
113
Se di perse me pelqen ky djal edhe pse jam demokrate me zemer e shpirt sot e mot. Mesa duket ngaqe eshte rritur jetim dhe zemra ime eshte e prirur gjithmone ti mbeshtese :)
 

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
11,226
Pikët
113
Vendndodhja
Top