• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Ç’farë dreq njeriu je ti Erjon Veliaj?

Tarzani

V.I.P
Anëtar
Aug 18, 2016
Postime
1,240
Pikët
113
Vendndodhja
Canada
Se di perse me pelqen ky djal edhe pse jam demokrate me zemer e shpirt sot e mot. Mesa duket ngaqe eshte rritur jetim dhe zemra ime eshte e prirur gjithmone ti mbeshtese :)
Ky ashte zagar. Spiun, i shotur koke e kembe, kurv, i pashkolle, rrens, perdredhs.
se cfare pelqen ne te, kjo qenka e cuditshme.
 

doganieri

V.I.P
Anëtar
Jan 3, 2013
Postime
27,671
Pikët
113
E RËNDË! Aktivistja Kalaja bën publik mesazhin, punonjësja e Agjensisë së Mbrojtjes së Konsumatorit denoncon drejtoreshën: Na detyron të firmosim tenderat! Qentë vriten me acid dyshemesh (E PLOTË)

Kalaja shkruan se Hoxha së bashku me Veliaj duhet të dalin para drejtësisë për krimet që kryejnë.
Featured image of article: E RËNDË! Aktivistja Kalaja bën publik mesazhin, punonjësja e Agjensisë së Mbrojtjes së Konsumatorit denoncon drejtoreshën: Na detyron të firmosim tenderat! Qentë vriten me acid dyshemesh (E PLOTË)
Adriana Kalaja
4 Prill, 2021 12:47
TIRANË– Aktivistja Adriana Kalaja ka ndarë me qytetarët një denoncim shumë të fortë që i ka mbërritur me mesazh. Një punonjëse e Agjensisë së Mbrojtjes së Konsumatorit i bën të ditur se brenda institucionit gjendja është shumë e rënduar. Ajo çka qytetarja bën të ditur është se qentë keqtrajtohen, lihen pa ngrënë, nuk vaksinohen, vriten me acid dyshemesh dhe shumë tortura të tjera. Ndër të tjera, në mesazh thuhet se çdo para që vjen nga tenderat që bëhen për të marrë medikamentet veterinare kalojnë në xhepin e Rudina Hoxhës, e cila detyron punonjësit që të firmosin tenderat.
Kalaja shkruan se Hoxha së bashku me Veliaj duhet të dalin para drejtësisë për krimet që kryejnë.
POSTIMI:
Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Kjo kriminele do shkojë para drejtësisë bashkë me tutorin e saj Erion Veliaj dhe gjithë bashkëpuntorët.
Mjafton të lexoni këtë mesazh dërguar nga një punonjëse e Spitalit të Vdekjes, do kuptoni sa e drejtë dhe legjitime është protesta jonë dhe beteja ligjore që do nisim. Personalisht e kam filluar disa herë ta lexoj këtë mesazh, por me 10 dhjetra herë e kam ndërprerë pasi, nuk mundesha dot ta çoja deri në fund.
Në këto kushte, pyes këtë vrasëse dhe bashkëpuntorët e saj:
1. Si mund të vihet dorè mbi këto qënie?
2. Si mund të abuzohet me fondet e tyre?
3. Si mund të ligen pa ngrënë kur edhe kriminelit më të rrezikshëm nuk i refuzohet ajo gjë.
Ka shumë Si? por ato përgjigje do i japë drejtësia.
Unë zotohem se efhe 1 javë jetë të jem, do ta shpenzoj pèr të çuar prapa hekurave këta bastardë vrasës.

1 / 3













(a.b)/dosja.al
 

par

V.I.P
Anëtar
Oct 30, 2015
Postime
8,163
Pikët
113
Vendndodhja
Diku nëpër Shqipëri, lindur anës së Drinit të Zi.

murik

peace and love
Anëtar
Jul 28, 2015
Postime
4,566
Pikët
113
Vendndodhja
philadelphia
Shqiperine e kane vrare,e kane hedhur ne grope,por ky Velua.do ti vendosi edhe pllaken e betonit siper perfundimisht.
 

Bad_Teacher

V.I.P
Anëtar
Dec 11, 2012
Postime
23,232
Pikët
113
Materniteti i parë i Tiranës “Mbretëresha Geraldinë”, me një arkitekturë të veçantë sovjetike dhe me një histori gati 80-vjeçare, ka nisur të rrënohet. Ky maternitet i cili po shembet për të tretën herë brenda dy mandateve të kësaj qeverie, mbart vlera shumë të mëdha për kryeqytetin dhe vetë Bulevardin “Zogu i Parë”. Një lajm i tillë ishte paralajmëruar edhe më parë nga vetë kryeministri Edi Rama i cili në vazhdën e propagandës me qëllim rindërtimin për shkak të tërmetit ka vendosur të prishë çfarë do që i del përpara, edhe nëse këto janë monumente kulture apo jo.

Vetëm 40 ditë përpara votimeve punimet kanë nisur që në orët e para të mëngjesit me fadromat që shembin fasadën e jashtme ikonë për të gjithë ata që edhe nëse nuk kanë përjetuar emocione nga brenda, e kanë parë të paktën nga jashta. Prej datës 05.03.2007 ky objekt është monument i trashëgimisë kulturore, i llojit “Arkitekture”.

Ky “rikonstruksion” sipas tabelës së vënë në kantier, po bëhet me një fond mbi 466 milionë lekë pa TVSH. Me projektues Institutin e Ndërtimit dhe sipërmarrës të punimeve firmën e cila e fitoi tenderin nga Ministria e Shëndetësisë më 27 tetor të vitit që lamë pas, AGIKONS (firma e Gentian Sulës që ka kompleksin “Kodra e diellit”, që rikonstruktoi edhe lulishten e parkut Rinia me mbi 1 miliardë lekë) si dhe firma BE-IS. Ndërsa mbikqyrëse e punimeve do të jetë firma “Atelier 4”, shumë e afërt me kryeministrin Rama që kur ishte kryetar i bashkisë së Tiranës.

“Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore” e denoncoi këtë si akt kriminal, në një godinë e cila konsiderohet monument kulture e kategorisë së dytë, dhe sipas ligjit në të nuk duhet të ndërhyhet pasi është në mbrojtje të Ministrisë së Kulturës. Kësaj të fundit i kërkohet një reagim i menjëhershëm, pasi ky maternitet është pronë dhe pasuri publike e të gjithëve, dhe jo vetëm e rilindasve që nuk kanë lënë asgjë pa prishur. Pas shembjes së Teatrit Kombëtar, qeveria jonë e cila është në kërkim të mandatit të tretë po kryen një tjetër vepër kriminale e cila bie në kundërshti me çdo ligj të mundshëm, në një kohë që jemi edhe në fushatë elektorale.

View attachment 83633
Si shtremberohen gjerat atje, kazanet kazanet, LoL, materniteti po bie n’toke, eshte shkaterru nje pjese nga termeti, me c’pashe do e rinovojne do bejne nje gershetim te asaj qe ka mbetur me dicka me te madhe dhe me hapesire, do shtohet. Sec te keqe ka ketu une se kuptoj!! Njerez te qarravitur qe per cdo gje vetem ankohen ankohen. Injoranca ne kulm!! P.s. se kam me ty drejt per drejt po me keto shkrime pacavure qe sillen e shkruhen. E shumica lexojne keto kazane , titujt dhe aq mjafton. Another MAndat per Raman Se sben!!!! Ndryshe nuk behen shqiptaret!! 🤨
 
Top