• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Çfarë duhet ende që vendet e Ballkanit të bëhen pjesë e Bashkimin Evropian

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
12,170
Pikët
113
Vendndodhja
Nga Pierre Haski

Samiti i mbajtur më 6 tetor në Brdo të Sllovenisë nuk ishte aspak i lehtë. Ai bëri bashkëudhëheqësit e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe 6 vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipërinë, BosnjeHercegovinën, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Maline Zi dhe Serbinë,) që janë duke trokitur në derën e një Evrope të bashkuar.

Megjithatë kjo derë është aktualisht e mbyllur, dhe nuk duket ende e gatshme për t’u hapur.Kjo çështje nuk është e re. Dialogu me vendet e lindura nga shembja e Jugosllavisë dhe me Shqipërinë, ka nisur që në vitin 2003, por po përparon aq ngadalë, saqëpo shkakton një zhgënjim të madh në rajon.

Në disa aspekte, ne i jemi kthyer problemit të zgjerimit të Bashkimit Evropian pas rënies së Murit të Berlinit në vitin 1989, me demokratizimin e vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore. Ai debat i vuri mbështetësit e zgjerimit, kundër atyre të thellimit të këtij procesi.

Me fjalë të tjera, duhej të vendosej nëse do të pranoheshin shtete të reja në union, apo të forcoheshin më parë lidhjet midis anëtarëve “historikë”. Në fund, u ndoqën që të dyja rrugët (me vështirësi të ndryshme):u zgjerua si BE, ashtu edhe iu fut monedha e përbashkët evropiane, euro.

Ashtu si në vitet 1990, sot ekzistojnë dy nevoja kontradiktore midis tyre. Mbështetësit e zgjerimit argumentojnë se vendet e Ballkanit Perëndimor, përbëjnë një zonë rreziku në kontinentin evropian, sa i përket paqëndrueshmërisë së qeverisë dhe gjeopolitikës, dhe me ndikimin në rritje të Kinës, Rusisë apo Turqisë.

Injorimi i këtyre vendeve, do të sjellë në mënyrë të pashmangshme pasoja negative.

Ndërkohë kundërshtarët e zgjerimit të çdo lloji, thonë se BE-ja aktuale me 27 anëtarë nuk është në gjendje që të funksionojë në mënyrë efektive, dhe se shtimi i 5 apo 6 vendeve të tjera në strukturat aktuale, vetëm sa do ta paralizonte të gjithëunionin…

Kjo tezë fokusohet më tepër në transformimin e funksionimit e BE-së aktuale, përpara hapjes së dyerve për kandidatët e rinj. Në fund, ashtu siçndodhi në vitet 1990, do të duhet që tëndiqen të dyja rrugët. Mohimi i çdo perspektive për këto shtete të brishta politikisht dhe ekonomikisht, do t’i hedhë ato në krahët e fuqive të jashtme.

Për ta kuptuar këtë, mjafton të kujtojmë deklaratën e bërë më 6 tetor nga kryeministri serb Aleksandër Vuçiç, që u mburr me ndihmën e ofruar nga Rusia. Në samitin e Brdos 27 vendet anëtare e përfshinë fjalën “zgjerim” në deklaratën përfundimtare, por pa përmendur asnjë afat konkret se kur do të ndodhëkjo gjë.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Lejen deklaroi:“Ju do të jeni një ditë pjesë e Bashkimit Evropian. Duhet vetëm të kuptojmë se kurdo të ndodhë kjo”. Por kjo deklaratëështë e pamjaftueshme, dhe të 27 vendet e BE e kanë vënë dorën në portofolet e tyre për të propozuar një plan financimi për një rajon evropian veçanërisht të cenueshëm.

Gjithsesi, problemi nuk qëndron vetëm tek paratë. Pasi duhet të zgjidhen ndërkohë edhe disa mikro-konflikte, përfshirë ai midis Serbisë dhe Kosovës, qëkërcënon rregullisht të përshkallëzohet në një konfrontim të armatosur, dhe ai midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për pakicat.

Këto çështje gjetën hapësirë edhe gjatë takimit tëfundit. Samiti la pas një ndjenjë të paplotësisë, për shkak të linjave përçarëse midis 27 vendeve anëtare, si dhe midis BE-së dhe shteteve të BallkanitPerëndimor. Por logjika politike është e ftohtë: tek e fundit, Ballkani është më afër Evropës sesa rajoni Indo-Paqësorit, që po monopolizon aktualisht mendimet e shumë njerëzve. / “France Inter”
 
SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
59,914

Kto jane llustra qe genjejne DELET apo takime AMORFE.
ursula von der LESHI dhe burokratet ne eu,jane PARAZITE qe kane ngelur me LLAFOLOGJI,ndersa Indo-Paqesori po VEPRON.
 
Samiu

V.I.P
Anëtar
Oct 9, 2010
Postime
8,823
Pikët
113
Te orientohen drejt Rusise dhe Kines, rruge tjeter nuk ka.
Juno, po të citoj ty në këtë rast, pasi që më bëri përshtypje kjo që ti thua, dhe pamvarsisht se si e thua, seriozisht, në humor apo edhe në ironi, kjo që e thua ti është pikërisht ideja serioze dhe e thjeshtë fare e ndjesisë së logjikës së njreiut.
Nuk po them se duhet t'a bëjmë që të orientohemi edhe ne në atë drejtim sepse as ato nuk na pranojnë, edhe po deshtëm ne vërtet...po nejse se kjo është tjetër çështje...

Ka kohë që unë e them se nuk ka integrim të këtyre shteteve të ballkanik perëndimor veç e veç në Europë, por vetëm si një paketë rajonale, në formë lidhjeje shtetesh, konfederative apo të quajnë, kush të dojë e si të dojë, minshengen, Ballkan i hapur apo edhe ndryshe...
Pa Serbinë, aleate "vëllazërore" e Rusisë ska intergrim të këtyre pesë shteteve tjera të Ballkanit në EU.
Pa iu përmbush kërkesat themelore, nëse jo të gjitha, Serbisë, ndër 'to edhe çështja e serbëve të Kosovës, asociacioni apo veriu i Kosovës, ska zgjidhje integriteti në EU.
Nuk ka bir none prej politikani, intelektuali e patrioti(luftëtari)që ndryshe mund t'a zgjidh këtë problem...
Amerika e do me çdo kusht serbinë në NATO e Evropë. Në asnjë mynyrë nuk do t'a lejojë që të shkoj më me Rusinë. Ndërsa serbia është absolut e vetëdijshme se ka këtë kartë trumpfi në dorë me të cilën herdo-kurdo edhe do t'a përfundoj lojën(politike) në favor të saj. Sa kohë të mos e pranojmë ne këtë fakt, aq më gjatë do të na zgjasin neve "vuajtjet e lëngimet" ...apo ëndrrat për një "europë shqiptare"
Ktu jemi....e shkruhemi...jo vetëm unë dhe ti por edhe kushdo tjetër...po të dojnë edhe albinkurtat e dhe ato sorrosmanat, e kushdo politikan tjetër shqiptar....etj. etj. ...
Mirë thot Beni(@SystemA) më lartë se gënjehet populli naiv(apo "delet" siç thot ai), e llapin kot...blla-blla...
Nuk po zgjatem më shumë njëherë për njëherë...
Mirëmëngjesi i nderuar🙋‍♂️..se gati harrova ..:)
 
Last edited:

Kurt

———>
Anëtar
Aug 10, 2014
Postime
9,619
Pikët
113
Vetem kosova meriton hyrjen ne evrope nga gjithe ballkani, edhe me pare se greqia. Edhe kan lidershipin me te paster ne ballkan, presidentja dhe kryministri i kosoves jan 100% te paster nga korrupsioni, dhe shume ministra tjere ne shtetin e kosoves jan te paster dhe te edukuar.
 
Anëtar
Mar 1, 2012
Postime
6,128
Pikët
113
Vetem kosova meriton hyrjen ne evrope nga gjithe ballkani, edhe me pare se greqia. Edhe kan lidershipin me te paster ne ballkan, presidentja dhe kryministri i kosoves jan 100% te paster nga korrupsioni, dhe shume ministra tjere ne shtetin e kosoves jan te paster dhe te edukuar.
Nuk meritohet hyrja ne BE vetem me "pastertine" e lidershipit. Kryesore jane pergatitja e kushteve institucionale, ekonomike, sociale, juridike etj. per te aderuar ne BE, per te mos lejuar "tretjen" ne at bashkim. Nje qendrim pragmatik do te ishte qe lidershipi, pavarsisht se nuk eshte 100% i paster korrupcionisht, te bente pune te mire ne kete drejtim. Apo mos valle lidershipi i vendeve antare te BE-se eshte 100% i paster?
 
Top