• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Adriatik Lalla në prag të arrestimit

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
11,227
Pikët
113
Vendndodhja
Adriatik Llalla kryeprokuror i Shqipërisë është në prag të burgut. Të gjithë zullumet që ka bërë në këto 5 vite me veprimet e tij dhe mbi të gjitha me mosveprimet e tij, i rezervojnë atij vetëm një fund: qelinë. Kjo për shkak se Llalla, me cilësinë e kryeprokurorit ka mbyllur dosjet më të bujshme në Shqipëri. Më e rëndësishma është dosja e aferës së CEZ, ku janë të përfshirë Sali Berisha, djali i tij Shkëlzen Berisha dhe Ilir Meta. Shtuar këtu dhe dosjen e DIA dhe dosje të tjera të rëndësishme. Duke llogaritur këtu dhe mbylljen e dosjes së përgjimeve të Mbrojtjes që kishte bërë Arben Imami dhe Ylli Zyla, apo mbylljen e çështjes së mbetur nga 21 janari, ajo e Aleks Nikës. Por duke llogaritur dhe ndërhyrjet për llogari të politikës sidomos në fillim me përgjimet ku ngriti padi ndaj ish ministrit të Brendshëm Tahiri dhe kreut të policisë Çako. Duke detyruar dhe organet serioze të partnerëve tanë ndërkombëtarë që të ndërhyjnë fort dhe ta cilësojnë lojë në shërbim të politikës nga ana e Llallës dhe prokurorisë.

Edhe lënia në heshtje e hetimit të Klemend Balilit, supertrafikantit të Ballkanit dhe njëherësh mik i Metës. Për të ardhur tek përdorimi më i fundit kundër Tahirit, tentativën politike për ta lidhur me trafikun e drogës me vëllezërit Habilaj, bashkangjitja dhe e biznesmenit Sota në këtë qark.

Për të gjitha këto ai meriton burgun dhe është në prag të tij, shtuar këtu dhe pasurinë marramendëse, dhe përballë saj një rrogë modeste si Prokuror dhe Kryeprokuror. Por dhe me një familje me kosto të lartë jetese, sidomos vajza, jeta luksoze e së cilës i ka kapërcyer kufinjtë shtetërore shqiptarë. Pa llogaritur jetën në Gjermani dhe shtëpinë atje. Dhe me gjithë këto shërbime për t’i shpëtuar burgut Llalla ka shpresuar shumë tek Meta dhe Berisha. Por kur ka parë se Meta e ka lëshuar që në fillim, pasi nuk kishte fuqi t’i zgjaste mandatin, duke parë dhe pafuqinë e Berishës dhe të Bashës për ta mbajtur dhe dy vite të tjera, duke parë se më 3 dhjetor, pra dhe 10 ditë e dorëzon detyrën, Adriatik Llalla është tërbuar.

Tikun madje e kanë braktisur dhe prokurorët që nuk e pyesin më fare. Pikërisht për këto arsye, duke parë shumë afër derën e qelisë, duke parë braktisjen nga Meta, Berisha e prokurorët, Llalla në tërbim e sipër ka filluar presionet.

Si fillim Lalla përmes Prokurorisë së Krimeve të Rënda kërkon nga Gjykata sekuestrimin e resortit turistik “Santa Quaranta” si dhe disa prona të familjes Balili. Kjo kërkesë vjen një vit pas verifikimit të pasurisë së familjes së Klement Balilit, ish-kreut të Transporteve në Sarandë përfaqësues i LSI së Ilir Metës, i dyshuar nga shteti grek si trafikant droge. Media ka mësuar se sekuestroja preventive për mostjetërsimin e këtyre pronave është kërkuar në Gjykatë dhe bëhet fjalë për prona, si troje, dyqane, shtëpi private, disa apartamente në qytetin e Sarandës. Prona më e madhe nderkaq është resorti “Santa Quaranta”.

Klement Balili është person në kërkim për llogari të drejtësisë greke dhe asaj shqiptare dhe i dyshuar si personi që drejtonte një grup kriminal të trafikut të drogës në Ballkan drejt Europës. Ndryshe ai njihej dhe si Eskobari i drogës në Ballkan. Pikërisht këtu ka nisur presionet Llalla në prag të burgut, fillimisht ndaj Metës, pastaj dhe ndaj eksponentëve të tjerë të politikës. Dhe 10 ditë i kanë mbetur në fakt, ndaj po e braktisin të gjithë. Lalla pritet të shkojë pikërisht aty ku nuk e ka menduar, në burg. Premtoi çdo shtator se do të bënte arrestime të bujshme por në fakt po shkon atje vetë dhe me këmbët e tij/ Pamfleti.com

 

Akrepi

Anëtar
Anëtar
Jan 3, 2012
Postime
65,992
Pikët
113
Përgjigje e: Adriatik Lalla në prag të arrestimit

Nga është marrë ky shkrim Mandi?
Na vdiqën përditë me këto shkrime jo do arrestohet ky jo ai jo ai tjetri.
Shumica e këtyre të politikës djathtas e majtas e kan hak burgun, prokurorë e gjykatës pothuaj të gjithë duhet të popullojnë burgjet në fakt por këto shkrimet më shumë më duken si granata tymuese për të përhapur mjegull se sa kanë të vërteta brënda.
 
Anëtar
Jan 30, 2012
Postime
11,418
Pikët
113
Përgjigje e: Adriatik Lalla në prag të arrestimit

Nga është marrë ky shkrim Mandi?
Na vdiqën përditë me këto shkrime jo do arrestohet ky jo ai jo ai tjetri.
Shumica e këtyre të politikës djathtas e majtas e kan hak burgun, prokurorë e gjykatës pothuaj të gjithë duhet të popullojnë burgjet në fakt por këto shkrimet më shumë më duken si granata tymuese për të përhapur mjegull se sa kanë të vërteta brënda.
Lu leku nga prapa. :)
 

Pirati

makeyourday and myday holiday !
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
14,202
Pikët
113
Përgjigje e: Adriatik Lalla në prag të arrestimit

pse nuk fidhojne nga kryeministri Noriega :D pastaj ata vedhezerit e Norieges prane tij e te dalin ke kanabis kusherinjet, hamallo komesaret thasengarkues nga portja e improvizuar dhe ja keshtu eshte zgjidhja fidhestare. Pa hequr trungjet e medha nga rruga nuk ke ku fillon.
 

drague

me pushime
Anëtar
Sep 20, 2010
Postime
30,812
Pikët
113
Përgjigje e: Adriatik Lalla në prag të arrestimit

pse nuk fidhojne nga kryeministri Noriega :D pastaj ata vedhezerit e Norieges prane tij e te dalin ke kanabis kusherinjet, hamallo komesaret thasengarkues nga portja e improvizuar dhe ja keshtu eshte zgjidhja fidhestare. Pa hequr trungjet e medha nga rruga nuk ke ku fillon.
qyqja mi gru sa doren e rond e ke-qesh-
 

AAO

Against All Odds
Anëtar
Feb 18, 2011
Postime
5,215
Pikët
83
Përgjigje e: Adriatik Lalla në prag të arrestimit

Per mu drejtesia tek ne ka vdekur. Sesi do behet ky vettingu dhe verifikimi pasurise se gjygjtarve, prokurorve apo politikanve kur nderkohe kushtetuta paska nje nen ku thuhet per cdo 1 qindarke te deklaruar te lejohet 1 qindarke e padeklaruar. Cfare do kapin kto amon? FBI po erdhi me mire te bej ca ekzekutime alla berishiane sepse ligji qe kane shkrujt vete kta maksimumi i jep nje arrest shpie si puna fullanit dhe mundesisht edhe demshperblim per stresin e shkaktuar.
 

Akrepi

Anëtar
Anëtar
Jan 3, 2012
Postime
65,992
Pikët
113
Përgjigje e: Adriatik Lalla në prag të arrestimit

Per mu drejtesia tek ne ka vdekur. Sesi do behet ky vettingu dhe verifikimi pasurise se gjygjtarve, prokurorve apo politikanve kur nderkohe kushtetuta paska nje nen ku thuhet per cdo 1 qindarke te deklaruar te lejohet 1 qindarke e padeklaruar. Cfare do kapin kto amon? FBI po erdhi me mire te bej ca ekzekutime alla berishiane sepse ligji qe kane shkrujt vete kta maksimumi i jep nje arrest shpie si puna fullanit dhe mundesisht edhe demshperblim per stresin e shkaktuar.
Ku thuhet kjo në kushtetutë? :O
 

drague

me pushime
Anëtar
Sep 20, 2010
Postime
30,812
Pikët
113
Përgjigje e: Adriatik Lalla në prag të arrestimit

degjova dje qe nje djalosh mbahej ne paraburgim pa fakte

eshte fake news?
 

AAO

Against All Odds
Anëtar
Feb 18, 2011
Postime
5,215
Pikët
83
Përgjigje e: Adriatik Lalla në prag të arrestimit

Ku thuhet kjo në kushtetutë? :O
Ylli Manjanin degjova ne opinion dhe e perseriste pa fund si nje ngerc te madh per verifikimin e pasurise.
 

Akrepi

Anëtar
Anëtar
Jan 3, 2012
Postime
65,992
Pikët
113
Përgjigje e: Adriatik Lalla në prag të arrestimit

Ylli Manjanin degjova ne opinion dhe e perseriste pa fund si nje ngerc te madh per verifikimin e pasurise.
Nuk e besoj të jetë, mgjs. ça s'bën vaki.
Por në këtë lum të pa vërtetash që hidhen pa pushim me "seriozitetin" më të madh, jam shum skeptik se ekziston kjo gjë.
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
56,991
Pikët
113
Përgjigje e: Adriatik Lalla në prag të arrestimit

Arvizu: Këto janë porositë e Uashingtonit për Metën, Berishën dhe Ramën.

Kjo është intervista e parë e Alexandër Arvizu pas largimit nga Departamenti i Shtetit. Në të shfaqen hendeqet e një interviste via email (te mungesa e pyetjeve pasuese), por gjithsesi është një bisedë, që është munduar të kapet te damarët e çështjeve që shqetësojnë, sot, dje apo nesër Shqipërinë politike, të paktën.

Z. Ambasador, ta fillojmë nga fundi: edhe pse Anne, bashkëshortja juaj, lajmëroi largimin tuaj nga Departamenti i Shtetit, disa gjëra mbetën të paqarta: U larguat, dolët në pension, apo u ngopët?

Arvizu: Sistemi i Burimeve Njerëzore (HR) në Shërbimin e Jashtëm amerikan është shumë i ndërlikuar, është ndryshe nga pjesët e tjera të qeverisë amerikane. Unë kam qenë në pozicionin tim të mëparshëm si DAS (Deputy Assistant Secretary) për më shumë se dy vjet dhe ishte koha që të ndërroja pozicion. Dosja ime po shqyrtohej për tre pozicione të ndryshme, një në Washington, dhe dy të tjera jashtë Amerikës. Por nuk u mor asnjë vendim. Kështu që m’u desh të largohesha. Nuk është mirë kur vendimet merren duke mos u marrë vendime. Por, nuk ka gjë.

A mbështesni atë që Anne tha në një status në Facebook, ku ajo ishte shumë e ashpër rreth mënyrës se si po shkojnë gjërat në Departamentin e Shtetit që pas mbërritjes së z. Tillerson?

Arvizu: Çdokush që është i mirëinformuar do të të thotë se diplomacia amerikane po degradon nën këtë administratë. Dhe ky degradim është veçanërisht i dukshëm në Departamentin e Shtetit. Shumë diplomatëve senjorë (të karrierës) iu kërkua të largoheshin apo ikën vetë, sepse nuk mbante më. Këta janë diplomatë amerikanë me përvojë dhe shumë të trajnuar, që kanë shërbyer si në administratën Demokrate ashtu dhe Republikane përgjatë viteve. Nuk është një pamje e bukur.

Kur ju kontaktuam në shtator, ju thatë se ‘nuk u ishte kërkuar të qëndronit”. Kështu që u larguat. Në të njëjtën kohë pati zëra se po merreshit në konsideratë si zgjedhje e mundshme për vendin e ambasadorit amerikan në Kosovë. A është kështu?

Arvizu: Do të kishte qenë një nder të përfaqësoja Shtetet e Bashkuara në Kosovë.

Cili është statusi juaj aktual: A jeni një diplomat në pension, që po shihni mundësinë që përvojën e gjerë në diplomaci ta përdorni në sektorin privat, siç kanë bërë shumë diplomatë para jush dhe vazhdojnë të bëjnë?

Arvizu: Nuk jam i sigurt se çfarë do të bëj në të ardhmen. Kam nevojë për disa muaj pushim dhe për t’u menduar. Jam 59 vjeç, kështu që kam edhe disa vite të tjera të mira (qesh). Fatmirësisht situata jonë financiare është e mirë dhe jam mirënjohës për këtë.

I ndiqni rregullisht zhvillimet në Shqipëri?

Arvizu: Po, mundohem të informohem me sa më lejon koha, kryesisht duke hapur portale të ndryshme online herë pas here, megjithëse siç ti e di, unë nuk lexoj apo flas shqip, gjë që mbetet një problem. Jam në kontakt me miq atje dhe ata më ‘ndihmojnë’ të kuptoj se çfarë po ndodh (qesh).

Cilët janë disa prej njerëzve me të cilët mbani kontakte në Tiranë?

Arvizu: (Qesh) Ndoshta nuk do t’ju bëja ndonjë shërbim atyre po t’ua përmendja emrat publikisht. Janë rreth 30-40 njerëz me të cilët mund të them se mbaj kontakte të rregullta ose deri diku të tilla. Përfaqësojnë profesione të ndryshme dhe pikëpamje të ndryshme politike, gjithashtu. Jam përpjekur të bëj të njëjtën gjë kur kam qenë në Tiranë.

A ka diçka për të cilën ju merr malli posaçërisht nga Shqipëria?

Arvizu: Pothuajse gjithçka, me thënë të drejtën. Të jesh ambasador i Amerikës në Shqipëri duhet të jetë një prej punëve më të mira në botë. Më pëlqente të ngrihesha në mëngjes dhe të mendoja për ditën që kisha përpara. Çdo ditë ishte një lloj aventure e re, sepse ka kaq shumë sfida përballë shqiptarëve, dhe ata të bëjnë të ndihesh i vlerësuar, sepse kaq shumë shqiptarë duan të besojnë në një të nesërme më të mirë. Dhe Shtetet e Bashkuara mund të jenë një pjesë e kësaj.

Cila është gjëja që të mungon më pak nga Shqipëria?

Arvizu: Ndoshta CINIZMI dhe HIPOKRIZIA. Sigurisht të politikës, por jo vetëm në politikë. NGADO.(ehhhhhh).

Mendoj se mund të flisni më lirshëm tani që nuk jeni më i kufizuar nga kushtëzimet e Shërbimit të Jashtëm. A do të thotë kjo se mund të jeni më kritik ndaj qeverisë Rama?

Arvizu: A po thoni se nuk kam qenë kritik gjatë kohës që isha në detyrën time zyrtare? Jam i sigurt se z. Rama nuk do të ishte dakord.

Z. Rama arriti të merrte një mandat të dytë, por zotat nuk e donin të lumtur. Shpërthimi i skandalit ku përfshihet ish-ministrit i tij i Brendshëm, z. Tahiri, e tronditi qeverinë e tij, e cila tani po përpiqet të mbledhë copat. Qeverisja e vendit është kthyer në ‘menaxhim të krizës’. Çfarë mendonit për z. Tahiri gjatë kohës që ishit Ambasador?

Arvizu: Menaxhim krize? Nuk jam i sigurt se bie dakord me këtë vlerësim. Sa i takon z. Tahiri Ambasada amerikane kishte një raport shumë të afërt dhe bashkëpunues me të kur ai ishte ministër i Brendshëm. Dhe jo vetëm me të, por me zyrtarë të tjerë të lartë të asaj ministrie, përfshirë Elona Gjebrenë dhe Genc Gjonçajn. Dhe, sigurisht, të gjithë strukturën e Policisë së Shtetit. Bashkëpunimi ishte i shkallës së parë.

Çfarë mendoni për të tani?

Arvizu: I kam lexuar disa prej akuzave kundër tij dhe ato janë serioze. Dhe nuk e di se çfarë është e vërtetë dhe çfarë jo. Nëse ka bërë diçka të gabuar dhe kjo mund të provohet në gjykatë, atëherë ai patjetër që duhet të përballet me pasojat. Por, siç e thashë, nuk e di nëse ai është fajtor.

Partia Socialiste në pushtet refuzoi t’i hiqte imunitetin parlamentar z. Tahiri. Pati nga ata që e panë këtë si një fillim shumë të keq të procesit të vetingut, pasi jepet ideja sikur ‘makina e vetingut’ do të kapë vetëm politikanë të anës tjetër, apo gjykatës dhe prokurorë që nuk janë në ‘zonën e miqësisë’…

Arvizu: Deputetët gëzojnë imunitet sipas Kushtetutës dhe ligjeve të Shqipërisë, për arsye të ndryshme. Por imuniteti nuk duhet të jetë mburojë nga hetimet, nëse ka prova të besueshme për aktivitet kriminal.

Në një tjetër lëvizje të çuditshme, z. Rama zgjodhi si kryetar të Parlamentit z. Gramoz Ruçi (në fakt, ai pëlqen t’i drejtohesh me shoku Gramoz). Si ju duket kjo zgjedhje?

Arvizu: Pse është e çuditshme? E kam takuar Ruçin disa herë kur isha Ambasador. Bisedat tona ishin gjithnjë produktive dhe të sjellshme. Socialistët kanë shumicën, kështu që është e natyrshme që një ligjvënës veteran i socialistëve të bëhej kryetar Kuvendi.

Ambasadori Lu refuzoi të merrte pjesë në seancën e parë plenare të Kuvendit të ri, hera e parë për ceremoni të tilla. Disa e panë këtë si mënyrën e tij për të shprehur mosdakordësi me zgjedhjen e Ramës për kreun e Kuvendit. A është e drejtë të thuhet se ambasadorët amerikanë nuk veprojnë si persona privatë, por si përfaqësues të Uashingtonit, duke e bërë rrjedhimisht pozicionin zyrtar të Shteteve të Bashkuara të shkojë përkundër zgjedhjeve të tilla: komunistë të linjës së ashpër të përfaqësuar në pozicione të tilla pushteti?

Arvizu: Ambasadorët amerikanë në Shqipëri kanë shumë fleksibilitet për të bartur detyrat e tyre, por gjithnjë si përfaqësues zyrtarë dhe jo si persona privatë. Kam dëgjuar se Ambasadori Lu nuk ishte i pranishëm në seancën e parë plenare. Jam i sigurt se ka pasur arsyet e veta; ndoshta ka pasur një angazhim tjetër. Duhet të pyesni atë.

Ndërkohë z. Meta është bërë President. A jeni në pozita miqësore me të? A ishte ai zgjedhja e duhur për këtë post? A bëri ai një zgjedhje të mirë duke e pranuar këtë post?

Arvizu: Kam shumë respekt për z.Meta. Po, ne jemi në kontakt, megjithëse ai është gjithnjë një person i zënë me punë si Kryetar Shteti dhe unë e kam parasysh këtë. Për shkak të staturës së tij politike, z. Meta nuk është peng i asnjërës prej partive politike kryesore dhe kjo është një gjë e mirë. Po, mendoj se ai është një zgjedhje e mirë si President. A ishte një zgjedhje e mirë për të? Duhet të pyesni atë. Më lejoni të shtoj diçka për z. Meta. Si çdo lider tjetër politik në Shqipëri, ai ka të mirat dhe të metat e tij. Por ka pasur një prirje për ta ‘demonizuar’ z. Meta dhe LSI dhe për t’i fajësuar ata shpërpjestimisht për problemet e politikës shqiptare. Kjo është gjithashtu e vërtetë edhe për të ashtuquajturin faktor ndërkombëtar, përfshirë edhe Uashingtonin zyrtar. Ishte frustruese të dëgjoje nga Departamenti i Shtetit gjëra të tilla si: “pse të merremi me Metën dhe LSI? Sigurohuni që Berisha (më vonë Basha) dhe Rama të pajtohen për këtë apo atë gjë”. Dhe unë u thosha: “Nuk e kuptoni, apo jo? Berisha dhe Rama (apo Basha dhe Rama) NUK do të bien dakord dhe ky është problemi!”. LSI është pjesë e dinamikës. Është realiteti politik i Shqipërisë sot. Çdo zgjidhje që nuk e përfshin konstruktivisht LSI nuk është serioze.

Në pranverë, kur ju vizituat Shqipërinë, u bëtë pjesë e negociatave të cilat u pasuan nga një vizitë finale e z. Hoyt Yee dhe një marrëveshje ndërmjet z. Basha dhe z. Rama, e quajtur ‘Paketa McAllister Plus’. Në retrospektivë, çfarë mendoni për atë marrëveshje?

Arvizu: Përshkrimi që i bëni rolit tim është bujar; Ambasadori Lu ishte i sjellshëm që më la të merrja pjesë në ato takime. “Pakti” apo çfarëdo tjetër që ju doni ta quani, shtroi rrugën për zhvillimin e zgjedhjeve. Zgjedhjet nuk ishin perfekte, por ato ishin të pranueshme. Kështu që ‘pakti’ ishte një gjë e mirë.

A është e vërtetë se marrëveshja ishte e llojit ‘merre ose lëre’ dhe nëse z. Basha nuk do ta pranonte, Uashingtoni do t’i njihte zgjedhjet e përgjithshme edhe pa pjesëmarrjen e opozitës?

Arvizu: A kishte ndonjë zgjedhje Basha? Nëse PD nuk do të merrte pjesë në zgjedhje, ato do të zhvilloheshin gjithsesi dhe hamendësimi im është se rezultati, me shumë mundësi, do të ishte njohur nga pothuaj të gjithë në komunitetin ndërkombëtar.

Pjesë e marrëveshjes Rama-Basha ishte gjithashtu një Task force speciale, e cila pas zgjedhjeve hartoi një raport të gjatë ku thuhej se zgjedhjet e 25 qershorit u njollosën nga shumë shkelje. Z. Rama e refuzoi raportin si të njëanshëm duke zgjedhur në thelb prishjen e marrëveshjes politike të majit. Çfarë mendoni për qeverinë me disa parti, e cila përfshinte disa ministra të opozitës, dhe a e keni lexuar apo keni dëgjuar për raportin në fjalë?

Arvizu: Kam dëgjuar për raportin, por nuk e kam lexuar dhe kështu që nuk mund të komentoj.

Partia Demokratike i humbi zgjedhjet dhe disa vëzhgues apo palë të prekura, ia hodhën fajin listës së z. Basha dhe zgjedhjes së tij për të përjashtuar nga listat ‘gardën e vjetër’ dhe zgjedhjen në vend të tyre të emrave të rinj….

Arvizu: Partia Demokratike ishte në një pozicion të vështirë për disa arsye dhe një humbje në vitin 2017 ishte e pashmangshme. Strategjia elektorale ishte një problem madhor, por disa prej vendimeve të diskutueshme të PD për listën e kandidatëve e bënë edhe më keq situatën. Për shembull, moskandidimi i Jozefina Topallit ishte i panevojshëm dhe fyeu shumë besnikë të PD në Shkodër, ku ajo është një figurë simbolike. Në një rrafsh më të gjerë, është e rëndësishme që përpjekjet reformuese ta çojnë PD në erën post-Berisha, në mënyrë që të bëhet kompetitive sërish. Është e rëndësishme për qindra mijëra votues shqiptarë që e konsiderojnë veten ‘konservatorë’, të kenë një zë të besueshëm që i përfaqëson interesat e tyre, të tillë që të mund të sfidojë të majtën në zgjedhje. PD-së i duhet punë.

Z. Basha e pa një prej arsyeve të humbjes te kriminalizimi i procesit elektoral dhe parave të drogës të përdorura për të tjetërsuar apo blerë vota. Kishte nga ata që nuk pajtoheshin me këtë, deri kur u bë publik një hetim i policisë dhe prokurorisë italiane. Trafikantë droge u përgjuan duke thënë se Saimiri (mendohet se bëhet fjalë për ish-ministrin) ka bërë 5 milionë euro, por atij i duhen nja 20 milion për t’i përdorur në zgjedhje. Ata që ishin skeptikë ndaj argumenteve të z. Basha tani po e pranojnë idenë se para të shumta, të ardhura nga droga u përdorën në fakt në zgjedhje.

Arvizu: Problemi i drogës dhe krimit të organizuar është absolutisht serioz dhe qeveria duhet të bëjë punë më të mirë. A janë përdorur para nga aktivitete të jashtëligjshme në zgjedhje? Jam i sigurt se po. Por nuk është kjo arsyeja e tkurrjes së PD.

Vendimi i Top Channel për ‘të ulur në stol’ drejtorin e lajmeve, Sokol Balla, dhe për të marrë hapur një qëndrim kritik ndaj qeverisë së Ramës, u bë lajm i madh javën e shkuar. A është ky rasti i Top Channelit në ditën e vet më të mirë (media në opozitë me pushtetin); a është luftë mes mediash për territore; apo është një lëvizje e Ramës për të bërë aleatë të rinj dhe për të harruar të vjetrit?

Arvizu: Kam lexuar për disa nga shumë ndryshimet në TCh qëkur iku Kel Joti, disa kohë më parë, por nuk e di historinë e plotë. Për shembull, ata nuk ishin në anën e lajmeve por të argëtimit. Por u trishtova kur dëgjova se artistë të talentuar si, Adi Krasta dhe Eneida Tarifa, kishin ikur nga TCh. Ndoshta kanë ikur për arsye profesionale, nuk e di. Sa i takon Departamentit të lajmeve, përveç Sokol Ballës disa gazetarë profesionistë impresivë kanë shërbyer më parë si drejtorë lajmesh atje, përfshirë Kel Demin dhe Bledar Zaganjorin. Nuk e njoh drejtorin e ri të lajmeve. Shpresoj që Balla të vazhdojë të drejtojë Top Story-n. Më pëlqenin, si Top Story, ashtu dhe Opinioni.

Ambasadori Lu ka bërë zhurmë duke thënë se, në janar, për herë të parë do të bien në rrjetë ca peshq të mëdhenj. Shumë janë skeptikë, sepse në të shkuarën shumë peshq të mëdhenj u kanë kaluar anash rrjetave dhe disa pyetën ‘pse në janar, dhe jo tani? Gjë e cila na sjell disi te thirrja juaj e famshme Act Now!

Arvizu: Faleminderit që e rikujtoni ACT Now! Jam krenar për atë që u përpoqëm të bënim. Sa i takon përmasës së peshqve që do të kapen, shpresoj se do të bëhet progres serioz me reformën në drejtësi, përfshirë vetingun.

Gjatë shërbimit tuaj në Tiranë, jam i sigurt se keni pasur momente të mira dhe të këqija me krerët e lartë të politikës shqiptare. A ju kujtohet ndonjë?

Arvizu: Kishte plot nga të dyja. Një gjë që shumë shqiptarë nuk e kuptojnë, janë ecejaket ndërmjet Ambasadës dhe Departamentit të Shtetit në Uashington. Shumicën e herëve komunikimi dhe koordinimi është i mirë, por jo gjithmonë. Gjatë katër viteve të mia në Tiranë, ndjeva se vetëm një zyrtar i lartë në DSh kishte një pamje të qartë dhe objektive të situatës në Shqipëri dhe ky ishte Tom Countryman. Ai nuk ishte gjithmonë dakord me mua, por unë gjithnjë kisha shumë respekt për të.

Në disa qarqe shqiptare ju konsideroheni ‘sorosian’. A jeni i tillë? Pse flitet kaq shumë për ndikimin e Sorosit?

Arvizu: (Qesh) e keni seriozisht? Unë, sorosian? Kushdo e mendon apo e thotë këtë është një idiot dhe shpresoj se do ta botosh këtë. Siç e di çdo shqiptar, Instituti Republikan Amerikan, Instituti Demokrat Amerikan, bashkë me Shoqërinë e hapur të Sorosit janë tri prej organizatave më prominente amerikane, që janë angazhuar në ndërtimin e institucioneve demokratike, bazuar në modele perëndimore që nga rënia e komunizmit. Nëse shohim mbrapa përgjatë 25 viteve të shkuara, nëse do më pyesje nëse Sorosi dhe ShH ishin ndoshta shumë të përfshirë, apo se kishin shumë kontrata për OJF-të, ndërtimin e kapaciteteve…etj, përgjigja ime do ishte: ndoshta. Ndoshta. Të gjitha këto kontrata janë kompletuar dhe jam i sigurt se përgjatë viteve të gjithë ata që janë përfshirë në procesin përzgjedhës, qoftë Ambasada amerikane, USAID, Departamenti i Shtetit etj., janë përpjekur të ishin sa më objektivë të mundeshin.

Por Soros, IRA apo IDA janë organizata të mëdha dhe kanë shumë burime, kështu që po, është krejtësisht e mundur, që ata të kenë gëzuar ndonjë avantazh herë pas here. Por, të fajësosh Sorosin për këtë apo atë gjë, nuk ka kuptim. Ky është rasti klasik i fenomenit të gogolit. Në Shqipëri, ashtu si në Amerikë, ka teoricienë konspirativë që shpikin gogolin për të tërhequr vëmendjen.

Nëse do të evidentoje një problem të vetëm shqiptar, cili do të ishte ai? Është politik, shoqëror, kulturor apo çfarë?

Arvizu: Shqetësohem për Shqipërinë. Shqetësohem sepse them, ja ku jemi, më shumë se 25 vjet pas rënies së komunizmit dhe njerëzit po humbin shpresën. Shoh që cinizmi po rritet gjithandej. E shoh të pasqyruar në qëndrimet e njerëzve, në kulturën popullore. Ndonjëherë, Tirana i ngjan Panairit të Kotësive të njeriut të varfër dhe është në fakt shumë e sikletshme.

Shih skenën artistike, për shembull. Shqipëria ka kaq shumë artistë të talentuar, por problemi i ‘anti-vlerave’ është i keq dhe po sheh rritje. Ka vulgaritet në shumicë, sipërfaqshmëri dhe artificialitet kudo. Dhe disa prej liderëve influentë të industrisë së argëtimit duhet të kenë turp nga vetja, sepse ata e inkurajojnë këtë ‘mani’, këtë garë të turpshme ku ‘pëlqimet’ në Facebook apo YouTube blihen si karamele të lira. Për çfarë? Ndërkohë shumë talente premtuese dhe artistë të vërtetë shqiptarë vuajnë dhe janë nën trysni të përhershme për të bërë kompromise në mënyrë që të mbijetojnë. Nuk është e drejtë. Kjo është në njëfarë mënyre një përgjigje e gjatë për pyetjen tuaj, por ajo që po përpiqem të them është se prirjet (trendet) negative në kulturën popullore janë në fakt emblematike për sëmundje më të gjera që ne shohim aktualisht në Shqipëri.

Të gjithë flasin për ‘krenarinë’ shqiptare, por ajo që duhet është më shumë dinjitet shqiptar, bazuar në kulturën e mrekullueshme, traditat dhe vlerat që e bëjnë Shqipërinë speciale. Mentaliteti komunist është kudo në shoqëri dhe jo vetëm në atë që njerëzit e konsiderojnë si ‘të majtë’ tradicionale, është kaq veprues edhe në të djathtën. Po, korrupsioni duhet luftuar. Ndëshkueshmëria. Kriminaliteti. Të gjitha. Por, pas gjithë këtyre viteve ngjan si bla bla bla. Ajo që duhet bërë është kjo: kolektivisht, duhet të gjeni kurajën dhe frymëzimin për të kapërcyer mentalitetin komunist, sepse ai është çka po e pengon Shqipërinë për të përmbushur potencialin e saj të plotë.

Një pyetje të fundit, më e lehta dhe më e vështira në të njëjtën kohë: Kush ka qenë ambasadori më i mirë amerikan në Tiranë që nga rënia e komunizmit?

Arvizu: (Qesh) Kjo, në fakt, është shumë e lehtë. Bill Ryerson, pa dyshim. Ndjekur nga Mariza Lino dhe John Withers. Nxitoj të them se mendoj se Donald Lu po bën një punë të shkëlqyer. Dhe e di se po flas në emër të gjithë atyre që kanë shërbyer në atë pozicion, kur them se ka qenë mundësia e një jete me kujtime që ne do t’i gëzojmë gjithnjë.

PS: do kisha deshire qfar mendon Trump??????

Mirembrema ata/o qe jane pa pune ose pa gjume.
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
56,991
Pikët
113
Përgjigje e: Adriatik Lalla në prag të arrestimit

Me ra ndermend dicka apo supozimi im: n.q-se amerikanet thone Tahiri eshte i pafajshem,mediat skipetare nuk do ndihen ose ...shttttttttttttt,as gek as mek.
 
Anëtar
Mar 1, 2012
Postime
5,753
Pikët
113
Përgjigje e: Adriatik Lalla në prag të arrestimit

Me ra ndermend dicka apo supozimi im: n.q-se amerikanet thone Tahiri eshte i pafajshem,mediat skipetare nuk do ndihen ose ...shttttttttttttt,as gek as mek.
Zyzte, mos u lodh me supozime apo hamendje: politikanat e medianat shqiptare kane nje fuqi te jashtezakonshme per te kuptuar amerikanet edhe pa folur fare - veçanerisht kur u shkon per shtat.
 

par

V.I.P
Anëtar
Oct 30, 2015
Postime
8,161
Pikët
113
Vendndodhja
Diku nëpër Shqipëri, lindur anës së Drinit të Zi.
Përgjigje e: Adriatik Lalla në prag të arrestimit

Pamfletin e gjergj zefit te ish sigurimit te shtetit!?
Jo se Llalla nuk e meriton burgun per mos-veprimet dhe veprimet e tij por sepse ka qene dhe eshte sinkron me pushtetin.
Do te thote qe ka vepruar si gjenerator I krimit dhe padrejtesise.
 
Anëtar
Mar 1, 2012
Postime
5,753
Pikët
113
Përgjigje e: Adriatik Lalla në prag të arrestimit

Nderkombetaret ia dhane procedurat gati politikuajve per procedim ne zevendesimin ad-interim te prokurorit te pergjithshem, sepse sigurisht qe ishin ne dijeni te qerthullit moçalor ku do te futej procedura nese lihej ne dore te mazhorance-opozite.

Nuk perjashtohet mundesia te dale "rastesisht" edhe ndonje ze i vetmuar qe ta kundershtoje "juridikisht" proceduren e zgjedhjes.

Te shohim e te degjojme.
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
56,991
Pikët
113
Përgjigje e: Adriatik Lalla në prag të arrestimit

Zyzte, mos u lodh me supozime apo hamendje: politikanat e medianat shqiptare kane nje fuqi te jashtezakonshme per te kuptuar amerikanet edhe pa folur fare - veçanerisht kur u shkon per shtat.
UNE e kam SHUME te QARTE....qe mos te lodhesh heren tjeter.
PS: zyste????
Shttttttttttttttttttt
 

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
11,227
Pikët
113
Vendndodhja
Përgjigje e: Adriatik Lalla në prag të arrestimit

 

AAO

Against All Odds
Anëtar
Feb 18, 2011
Postime
5,215
Pikët
83
Përgjigje e: Adriatik Lalla në prag të arrestimit

Ogur i mire per drejtesine nqf se arrestohet ky. Por qe do sjell destabilizim n'Shqiperi , sepse mbas ktij analfabetit fshihen meta , berisha ..etj etj
 
Last edited:

Akrepi

Anëtar
Anëtar
Jan 3, 2012
Postime
65,992
Pikët
113
Përgjigje e: Adriatik Lalla në prag të arrestimit

Destabilizim nuk ka jo, iku ajo kohë.
Nuk ma ha mëndja se e arreston njeri këtu është puna.
 

Elian70

Photoshop
Anëtar
Jan 30, 2014
Postime
8,594
Pikët
0
Vendndodhja
Vlorë
Përgjigje e: Adriatik Lalla në prag të arrestimit

Une Llallen e kam burrin e halles
 
Top