• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
11,049
Pikët
113
Vendndodhja
Në Aeroportin e Ri Ndërkombëtar të Kukësit nisin testimin e uljes së avionëve, ndërsa po punohet paralelisht në disa fronte për të hapur së shpejti portat e aeroportit të ri 😍

Avionët e testimeve janë 3D natyrisht, për të gjithë miqtë demokratikas këtu që shajnë e përqeshin me pasion

 

murik

peace and love
Anëtar
Jul 28, 2015
Postime
4,327
Pikët
113
Vendndodhja
philadelphia
Në Aeroportin e Ri Ndërkombëtar të Kukësit nisin testimin e uljes së avionëve, ndërsa po punohet paralelisht në disa fronte për të hapur së shpejti portat e aeroportit të ri 😍

Avionët e testimeve janë 3D natyrisht, për të gjithë miqtë demokratikas këtu që shajnë e përqeshin me pasion

Pertej propagandes e demagogjise asgje nuk kane perfunduar keta rileshas ne 8 vjet. Lugen bosh popullit dhe valixhen gati per Gjermani.
 

par

V.I.P
Anëtar
Oct 30, 2015
Postime
7,963
Pikët
113
Vendndodhja
Diku nëpër Shqipëri, lindur anës së Drinit të Zi.
I’a hodhem varferise, tani me ardhjen e linjës ajrore do magjepsim euro-turistet me bukuritë tona dhe malet e rrjepura.
Një nga investimet jo rentabël që u hodh nga Nano dhe po vazhdon të gllabëroj miliona nga taksat tona.
Koncesione që shtrihen në kohë, mbas tyre qëndrojnë eksponent fantazëm që i shërbejnë varfërisë së Shqipërisë.
Kryinxhinieri i punimeve që po zbatohen në atë aeroport nuk mvaret nga Kastrati si konçesionare por nga off Shore.
Ja se do ulen çmimet e udhëtimeve kur të qethen viçat!!!!!!!!!!
 

Angelisa

V.I.P
Anëtar
Sep 29, 2014
Postime
28,194
Pikët
113
I’a hodhem varferise, tani me ardhjen e linjës ajrore do magjepsim euro-turistet me bukuritë tona dhe malet e rrjepura.
Një nga investimet jo rentabël që u hodh nga Nano dhe po vazhdon të gllabëroj miliona nga taksat tona.
Koncesione që shtrihen në kohë, mbas tyre qëndrojnë eksponent fantazëm që i shërbejnë varfërisë së Shqipërisë.
Kryinxhinieri i punimeve që po zbatohen në atë aeroport nuk mvaret nga Kastrati si konçesionare por nga off Shore.
Ja se do ulen çmimet e udhëtimeve kur të qethen viçat!!!!!!!!!!
Sa optimist je ti Par😁
 
  • Haha
Reactions: par

par

V.I.P
Anëtar
Oct 30, 2015
Postime
7,963
Pikët
113
Vendndodhja
Diku nëpër Shqipëri, lindur anës së Drinit të Zi.
Sa optimist je ti Par😁
Përpiqem t'i jap vetes forcë dhe energji përderisa jetoj këtu.
Jam nga ajo zonë, dhe në vënd të asaj "dylberhanie" që po rropaten të ndërtojnë, të kishin shtruar rrugët rurale që ajo zonë të mos braktiset.
Të ndalohet shpyllëzimi menjëherë, të ndihmoheshin banorët për të shitur ato pak prodhime.
Po tregoj një realitet.
Një i njohur ndërtoj një baxho diku andej dhe tamlin u merrte me 50 l litrin blegtorëve.
Për 2-3 vite u duk sikur ajo zonë po rigjente shpresën e munguar.
Por i njohuri falimentoj për shkaqe të manipulimit të djathit nga të tjerë prodhues dhe kostos së lartë të rrugës për të arritur në Tr-Dr.
Prandaj është mirë të ndërtosh udhën e mushkës së pari, pastaj të "arushës"
 

doganieri

V.I.P
Anëtar
Jan 3, 2013
Postime
26,284
Pikët
113
Sot, avioni u ul në Kukës e nesër gomari do të fluturoj mbi Korab!
Alban Daci
Featured image of article: Sot, avioni u ul në Kukës e nesër gomari do të fluturoj mbi Korab!
Aeroporti i Kukësit
4 Mars, 2021 11:42
Propaganda, besoj se sot ka arritur kulmin në Kukës duke kaluar çdo lloj imagjinate, me një avion që kalon mbi pistë, por nuk ulet dhe thuajse që të gjitha media kishin titull: “Në aeroportin e Kukësit ulet avioni i parë”!
Pra, kemi me zë dhe figurë që në prani të ministres avioni kalon mbi pistën e pa përfunduar, as nuk ulet dhe në media titull i dërguar me mesazh ishte: “Ulet avioni parë”!
Po pse duhet të tallen kaq shumë me kuksianët njerëz fisnik, bujarë, të fjalës dhe trima!
Po pse duhet të sillen kështu me kuksianët që bënë histori jo vetëm me luftën e Lumës në Betejën e Kolosinit duke tmerruar serbët, por bënë histori edhe me mikpritjen e gjysmë milioni të shqiptarëve të Kosovës! Ai aeroport u nis si simbol i mikpritjes dhe bamirësisë dhe sot në 2021, pas 20 vitesh, tallen me një avion që as nuk ulet dhe po përfundon me një propagandë tallëse dhe fyese!
Nëse, sot, besuat se avioni u ulë në pistë, nesër duhet të besoni se edhe gomari fluturon si shqiponja, sigurisht pasi të ketë pirë redbull!
Nesër të shkojnë kamerat se mbi Korab do të fluturoj gomari! Të mos mungojnë kamerat nesër në mëngjes herët!
 

doganieri

V.I.P
Anëtar
Jan 3, 2013
Postime
26,284
Pikët
113
Aeroporti i Kukësit, Ish-piloti shpjegon mashtrimin e ministres Balluku

Sajimi i një fluturimi të tillë dhe paraqitja e tij si një test që bëhet për aerodromin është totalisht një farsë dhe një mashtrim klasik
Featured image of article: Aeroporti i Kukësit, Ish-piloti shpjegon mashtrimin e ministres Balluku
Dritan Goxhaj dhe Belinda Balluku
4 Mars, 2021 10:34
Nga Dritan Goxhaj, ish pilot dhe ish shef operacioneve të fluturimit ne AAC
Ҫmenduritë dhe mashtrimet nuk kanë të sosur kur ke të bësh me “Rilindjen”. Sot, si për të hequr vëmendjen nga gënjeshtrat e Ramës dje në konferencën për shtyp, gënjeshtra që sot ia demantoi sërish Këshilli i Evropës, përsa i përket kërkesë llogarisë për portin e Durrësit, sot Rama urdhëroi një nga Pehlivanet e “ndershme” të qeverisë dhe partisë së tijë, që të sajojë një kronikë në Aeroportin e Kukësit.
Dhe sot Balluku organizon një fluturim të një avioni privat me max 4 pasagjerë në bord mbi aerodromin e Kukësit, duke e reklamuar atë: Patëm një test të suksesshëm, e rëndësishme kjo. Ditë e shënuar për ne dhe tani kemi hyrë në rrugën drejt fundit, pra drejt dorëzimit të aeroportit. Duhet thënë, që kemi pasur erë të fortë sot në Kukës gjatë gjithë kohës dhe praktikisht përveç testit që kemi bërë për uljen emergjente nga ana tjetër kemi parë edhe funksionimin e rrymave në këtë territor pra me një fluturim të vërtetë, jo thjesht nga studimet që kemi deri tani”.
Kjo është tallja më e madhe që mund të bënin këta palaço në prag të fushatës elektorale. Sajimi i një fluturimi të tillë dhe paraqitja e tij si një test që bëhet për aerodromin është totalisht një farsë dhe një mashtrim klasik. Testimet e aerodromeve bëhen atëherë kur ata kanë mbaruar së ndërtuari dhe pista është e gatshme për ulje. Në aeroportin e Kukësit një avion i tillë që u përdor sot asnjëherë nuk mund të llogaritet si test për këtë kategori aerodromi, për disa arsye që po i rendis më poshtë, në mënyrë që shqiptarët ndoshta e kuptojnë që Rama e Balluku po tallin menderen me ta.
Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Ekzistojnë dy mënyra të kategorizimit të aeroporteve
1. Njëra është të përcaktohet së çfar madhësie të aeroplanit është projektuar të mbajë dhe trajtojë aeroporti.
2. Mënyra tjetër e kategorizimit të një aeroporti është përcaktimi se sa i lehtë apo i vështirë është aeroporti për të fluturuar gjatë uljes ose ngritjes në të.
Aeroportet ndahen në të lehtë dhe të vështirë për t’u ulur. I lehtë është një aeroport që nuk është i rrethuar nga male dhe ulja dhe procedurat e uljes janë të lehta, ndërsa i vështirë është një aeroport si tipi i aeroportit të Insbrukut në Austri, të cilit i përngjet edhe aeroporti i Kukësit.
Ҫështja kryesore me aeroportin e Kukësit është vendndodhja e tij në një luginë të ngushtë, njëjtë siç është edhe aeroporti i Insbrukut. Aeroporti i Kukësit është mjaft sfidues edhe gjatë motit të mirë dhe me avionin e duhur. Kukësi është objekt i turbolencave, motit të dobët e herë pas here me mjegull dhe borë, ashtu siç është edhe aeroporti i Insbrukut. Edhe videoja që tregoi sot vet Balluku tregoi se këto turbolenca dhe erëra të forta ekzistojnë. Dhe përshkak të këtyre vështirësive në ulje dhe ngritje që imponon terreni përreth aeroportit, ai është përcaktuar si aeroport i Kategorisë C. Për dijeni të lexuesit Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil (ICAO) i ndan aeroportet sipas vështirësisë së përdorimit të tyre në këto kategori: A, B dhe C.
Dhe po siaps ICAO-s : Aeroportet e kategorisë C kërkojnë tajnim specifik të ekuipazhit dhe pilotëve pasi ato kanë qasje të pazkontë dhe shpesh mahnitëse. Pilotët mund të duhet të marrin në konsideratë kushtet e motit dhe performancën e avionit dhe kërkohet që të kenë kaluar kurse trajnimi specifike dhe të specializuara .
Të sajosh një fluturim të tillë me një avion privat të vogël i cili mund të ulet dhe ngrihet nga çfardo aeroporti pamvarësisht kategorizimit të tij dhe ku pilotit nuk i kërkohet të ketë trajnim special pikërisht përshkak të tipit të avionit, është një farsë dhe tallje. Paasi ai avion nuk mund të testojë asgjë, dhe në realitet nuk u bë kurrfarë testimi por thjesht një fluturim në lartësi të ulët sa për të gënjyer si para fushate shqiptarët, se po punojnë dhe për të tërhequr vëmendjen nga gënjeshtrat e Ramës.
Në rast se Balluku do dhe ka dëshirë vërtët të simulojë një test afrimi në këtë aeroport, atëherë i sugjeroj që le të bëjë një test të tillë me një avion komercial pasagjerësh të tipit A320, që i posedon Air Albania. Me ata që ka premtuar se do fillojë fluturimet drejt Londrës nga Kukësi. E mos të na shesi përralla për fëmijë.
Por kulmin gjith videoloja e Ballukut me porosi të Ramës, e ka kur i drejtohet drejtorit të aeroportit : Ne të dy i përkasim fushës së aviacionit.
Dakort drejtori se ka mbaruar shkollën e aviacionit, por Balluku pretendon se i përket fushës ngaqë ka qënë disa vite drejtuese në një institucion që i përket fushës së aviacionit, por që nuk ka mbaruar asnjë shkollë aviacioni ose kurse përkatëse specializimi në këtë fushë. Referuar ministres, mjafton të vesh menderen në një karrige të një institucioni të një fushe të caktuar dhe hop bëhesh me mend e i përket fushës. Gjithsesi me këtë shprehje na konfirmojë atë që dyshonim se në sektin e “Rilindjes” mendtë vijnë nga menderja.
Ps: Mos harroni të votoni.
 

Elushe

~*~loved~*~
Anëtar
Aug 20, 2012
Postime
6,811
Pikët
113
Përpiqem t'i jap vetes forcë dhe energji përderisa jetoj këtu.
Jam nga ajo zonë, dhe në vënd të asaj "dylberhanie" që po rropaten të ndërtojnë, të kishin shtruar rrugët rurale që ajo zonë të mos braktiset.
Të ndalohet shpyllëzimi menjëherë, të ndihmoheshin banorët për të shitur ato pak prodhime.
Po tregoj një realitet.
Një i njohur ndërtoj një baxho diku andej dhe tamlin u merrte me 50 l litrin blegtorëve.
Për 2-3 vite u duk sikur ajo zonë po rigjente shpresën e munguar.
Por i njohuri falimentoj për shkaqe të manipulimit të djathit nga të tjerë prodhues dhe kostos së lartë të rrugës për të arritur në Tr-Dr.
Prandaj është mirë të ndërtosh udhën e mushkës së pari, pastaj të "arushës"
Pikerisht ketu eshte problemi jone. Nuk bejme investime te mirefillta edhe gjithnje mundohemi te bejme hile e te demtojme ato qe po veprojne për te miren tone (s’ka me kryesore se saktesia ne ushqim).
 
  • Like
Reactions: par

Pjer Thomas

V.I.P
Anëtar
Dec 18, 2014
Postime
4,638
Pikët
113
pavarsisht reklames dhe kundershtimeve qe u vune re ketu, them se çeshtja kryesore eshte çeshtja e marrveshjes, kontrates qe ekzistonte me firmen mafioze amerikano-gjermane, dhe qe me vone i kaloi firmes kineze,
tani me firmen e re shqiptare, kastrati, ajo kontrate, u rrezua apo vashdon, si qendron ky problem,
 

L0v3rm4n

V.I.P
Anëtar
Nov 29, 2019
Postime
4,986
Pikët
113
Balluku: Në 18 Prill fluturimi i parë në Kukës, Air Albania do të ulet me 132 kuksianë

1618088392867.jpeg

Ministrja e Transporteve Belinda Balluku ka deklaruar se pas pak ditësh do të përfundojnë punimet për aeroportin e Kukësit dhe do të realizohet fluturimi i parë.

Gjatë prezantimit si kandidate për deputete nga drejtuesi politik i PS në Tiranë, Erion Veliaj, ministrja Balluku tha se ky fluturim në aeroportin e Kukësit do të realizohet më datë 18 Prill.

“Për pak ditë dorëzojmë aeroportin e Kukësit. Në datë 18 Prill do të kemi fluturimin e parë atje dhe dua që të shikoj shumë të gjithë ata që folën për projekte 3D dhe foto të marra nga projekte të tjera se çfarë do të thonë kur Air Albania të ulet atje me 132 kuksianët”, deklaroi Belinda Balluku.

Ministrja e Transporteve foli edhe për rrugën e Arbrit dhe distancën që ka shkurtuar ky projekt.

“Pavarësisht se rruga e Arbrit nuk është hapur, por me dëshirën e madhe për ta aksesuar, kam bindur atë rojen që mban traun e rrugës së re që të kalojnë dhe unë kam dëshmi të vërteta të këtyre njerëzve të cilët më kanë treguar se si për 44 minuta janë nisur nga Kombinati dhe kanë arritur në shtëpinë e tyre në Mat. Dhe kanë bërë edhe llogaritë e naftës që u ka kushtuar 7 mijë Lekë të vjetra nga shtëpia e tyre deri në shtëpinë e prindërve”, tha ajo.

 

Akrepi

Anëtar
Anëtar
Jan 3, 2012
Postime
64,953
Pikët
113
Po kontrollor të trafikut ajror kë do vën në Kukës se këta nuk kishin tepër të zvëndsonin ata të Rinasit? 🤣 😜
@drague mi senti?
 
Top