• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit

murik

peace and love
Anëtar
Jul 28, 2015
Postime
8,683
Pikët
113
Vendndodhja
philadelphia
Keta qe permende ti nuk i fut ne burg sistemi vet! Po as sistemi lulit nuk ka per ti futur po erdhi!! kshu qe ne grime sallate kote ketu!
kushdo qe ka vjedhur pasurine e popullit nuk meriton vetem burg por edhe me keq!
une pergezoj veprat e mira sikunderse jam dhe pro ndeshkimit ne rast abuzimi!
Ti permenda keta per faktin se as rama nuk thote me "fajin e ka Saliu",sepse nuk mund ti thuash popullit 8 vjet rresht kete fjali. Njerezit e zgjodhen Ramen sepse menduan se ishte ndryshe nga Saliu. Nen petkun e politikanit jane njelloj.Nuk po flas si individe e si karaktere. Nuk kam ndonje shprese te madhe tek Basha,por edhe largimin e rames nuk e shoh si "katastrofe".Reagimi i disa militanteve me kujton kohen kur vdiq Enveri,dhe nje pjese e popullit qanin e bertisnin a thua se nuk do lindtte dielli te nesermen. Kemi 30 vjet qe nuk bejme dot nje pale zgjedhje te sakta.(politikisht). Kemi 30 vjet qe na premtojne uje te pijshem. para 8 vjetesh rama that se nese per 8 vjet nuk do kete uje une iki sepse nuk jam si "ata". Perse nuk iken por premton uje perseri?
 
L0v3rm4n

V.I.P
Anëtar
Nov 29, 2019
Postime
8,201

Ore per mua mos ta votoj njeri fare!
po ke do votoni?
jane po te njejtet njeres qe kan krijuar parti te ndryshme!
jan po ata hajduta serisht, kshu qe per mua nuk do ndryshoj asgje , dhe uji do premtohet serisht nga kushdo qe vjen!

@drague nuk kam then ndonjeher qe ramazoni eshte engjell!
jam i bindur se kur te vi luli ne pushtet do e fusi brenda 😂
 
Pirati

makeyourday and myday holiday !
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
15,357
Pikët
113
Tumanja ka variantin tjeter, nese bie shi e nis Iljushinin to fly in to Kukesi Lake. Nese nxene dielli e nis Boeingun me Lasgushin ne board.

1623151570330.jpeg
 
par

V.I.P
Anëtar
Oct 30, 2015
Postime
10,406
Pikët
113
Vendndodhja
My own way
Nuk e di nëse jam gabim unë por ndoshta dikujt tjetër mund ta ketë vënë re më mirë.
Aeroporti i Rinasit si i mekët mu duk krahasuar para dy vitesh, qofsha i gabuar.
Ndriçim jo, ndryshime të ambientit, et etj
Mezi gjeje një ekran për të kontrolluar ardhjet e linjave ajrore, thirrje me megafon për udhëtarë të ndryshëm.
Kur ishte nën PPP të kinezerisë sikur më ndryshe ka qenë.
Me PPP e re, çmimet rriten, shërbimet ulen.
Dhe njëherë qofsha i gabuar.
 
Nuk je i gabuar jo,je i sakte. Vetem e rrjepin ate popull.
 
Aleks30

V.I.P
Banned
Anëtar
Apr 7, 2021
Postime
973
Pikët
93
Mbi te gjitha do doja te dija se ckuptim ka emri qe i eshte vene Zayed e kush eshte ky?!
 
murik

peace and love
Anëtar
Jul 28, 2015
Postime
8,683
Pikët
113
Vendndodhja
philadelphia
U fry mali e polli nje mi. Ju kujtohet pompoziteti i Rames dhe ministreshes kur deklaronin porten e veriut te Shqiperise? Sot kullosin lopet ne ate aeroport. Pune shqiptaresh,ngopje me luge bosh
 
par

V.I.P
Anëtar
Oct 30, 2015
Postime
10,406
Pikët
113
Vendndodhja
My own way
U fry mali e polli nje mi. Ju kujtohet pompoziteti i Rames dhe ministreshes kur deklaronin porten e veriut te Shqiperise? Sot kullosin lopet ne ate aeroport. Pune shqiptaresh,ngopje me luge bosh
Është injorancë totale një investim i tillë jo fitimprurës.
E pafalshme për ato që e lejuan në vitet 2000, por edhe më e pafalshme të vazhdosh të hedhësh para në një investim jo fitimprurës.
Ndërto rrugët rurale dhe investo në infrastrukturën e zonës përpara një investimi të tillë.
Por ne jemi tullac, dhe blejmë krehër për të lëmuar flokët.
 
doganieri

V.I.P
Anëtar
Jan 3, 2013
Postime
33,108
Pikët
113
Biletë për askund: Aeroporti i Kukësit në krizë për fluturime
17:45 : 10/12/2021

Nga Bashkim Shala/ BIRN
Në pistën e aeroportit “Zayed-Flatrat e Veriut” në Kukës nuk dëgjohet më zhurma e avionëve prej pothuajse dy muajsh.
Terminali i aeroportit është gjithashtu i boshatisur, ndërkohë që lëvizjet e vetme janë ato të punonjësve të sigurisë. Në katin e dytë, një grup punonjësish janë mbledhur në një sallë dhe qëndrojnë të patrazuar përballë kompjuterave.
Është prag festash, por në aeroportin e Kukësit nuk gjen biletë për askund.
“Aeroporti nuk është i mbyllur, ashtu siç po flitet. Aeroporti është i hapur, por fluturimet kanë rënë për shkak të sezonit,” tha drejtori operacional i aeroportit të Kukësit, Altin Progonati.
“Në të gjithë aeroportet e botës, periudha nëntor-shkurt është e bllokuar, sidomos tani në kohë pandemie,” pretendoi ai për BIRN.
Aeroporti i Kukësit u inaugurua me bujë në prag të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit dhe kryeministri Edi Rama e quajti atë një ‘fabrikë buke”, që do të krijonte vende të reja pune si dhe mundësi biznesi dhe turizmi.
Aeroporti u hap zyrtarisht më 9 korrik, por entuziazmi u zbeh me përfundimin e sezonit turistik.
Nga korriku në shtator, në aeroportin e Kukësit operuan dy kompanitë ajrore “Helvetic Airways” dhe Air Albania me linjat e Zyrihut dhe Stambollit. Por prej mesit të shtatorit, aktiviteti u reduktua në një fluturim të vetëm në javë.
Sipas faqes së internetit të aeroportit të Kukësit, fluturimi i fundit kanë qenë në datën 21 tetor. Kompanitë “Helvetic Airways” dhe “Air Albania” nuk kanë planifikuar fluturime të tjera.
Progonati e lidh ndërprerjen e fluturimeve të programuara me rënien e fluksit të pasagjerëve në sezonin e dimrit, sidomos në kushtet e pandemisë. Ai renditi gjithashtu si faktorë moshën e re të aeroportit të Kukësit si dhe faktin se udhëtarët tipikë të kësaj periudhe –biznesmenët – zgjedhin të fluturojnë nga Tirana ose Prishtina.
“Ata nuk e kanë problem çmimin e biletës,” shtoi Progonati.

Aeroporti “Zayed -Flatrat e Veriut”. Foto: Bashkim Shala.

Aeroporti i Kukësit u ndërtua në vitet 2000 përmes një donacioni prej 30 milionë USD nga princi i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe pavarësisht premtimeve në kohë fushate, qëndroi për më shumë se një dekadë i mbyllur për shkak se kontrata koncesionare e Rinasit nuk lejonte aeroporte të tjera në vend.
https://boldnews.al/2021/12/11/kuvendi-i-berishes-e-shkarkoi-basha-ne-mbledhjen-e-krysise-tubimi-i-sotem-ka-shkelje-te-ligjit-falsifikim-i-vules-dhe-logos/
Perspektiva ndryshoi në vitin 2017, kur kryeministri Edi Rama i përfshiu aeroportet në retorikën e tij politike dhe përveç Kukësit, paralajmëroi ndërtim të aeroporteve edhe në Vlorë dhe Sarandë.
Në fund të vitit 2018, qeveria vlerësoi se aeroporti i Kukësit kishte nevojë për investime shtesë dhe vendosi dhënien e tij me koncesion për 35 vjet te kompanitë “Global Technical Mechanichs” sh.p.k., e lidhur me grupin Kastrati dhe Bami. Prej dhjetorit 2020, kompania Kastrati operon gjithashtu edhe aeroportin e Rinasit.
Me ndërprerjen e fluturimeve, bizneset që operojnë në aeroportin e Kukësit janë mbyllur në pritje të ditëve më të mira.
“Për momentin e kemi mbyllur bar-kafenë se nuk ka punë, pasi nuk ka pasagjerë që po udhëtojnë permes aeroportit,” tha Muhamet Cena, pronar i një lokali në terminal.
Jashtë terminalit të aeroportit të Kukësit janë 6 subjekte të shërbimit të makinave me qira, kryesisht me pronarë nga Kosova.
“Për momentin nuk po punojmë se nuk ka fluturime. Sa të fillojnë fluturimet ne do vazhdojmë aktivitetin,” tha Ardi Mara, pronari i kompanisë “MARA Rent a Car” nga Prishtina.
Drejtori operacional i aeroportit i tha BIRN se pavarësisht ndërprerjes së fluturimeve, të gjithë punonjësit janë në punë dhe prioritet në këtë periudhë është përfundimi i ndriçimit të aeroportit.
Ai u shpreh gjithashtu optimist se fluturimet do të rikthehen në shkurt me 2-3 fishimin e linjave.
“Presim të fillojë linja me Londrën, disa destinacione me Gjermaninë dhe Europën Veriore si dhe do jenë destinacionet e sezonit të kaluar…pikërisht “Air Albania” dhe “Helvetic Airways”, ku kjo e fundit krahas Zyrihut pritet të realizojë fluturime edhe në Gjenevë,” tha Progonati.
“Do kemi një fluks të shtuar edhe me chartera,” përfundoi ai.

Bizneset e shërbimit të makinave me qira në aeroportin e Kukësit kanë ndërprerë gjithashtu punën. Foto: Bashkim Shala.
 
Petrit Kola

PERANDOR
Anëtar
Jun 24, 2021
Postime
10,182

Vertet eshte besuar se ky aeroport ka qellimin e deklaruar !!!
 
Juno

X-file
Anëtar
Oct 11, 2018
Postime
5,725
Pikët
113
Vendndodhja
Space
Strategu yne ka menduar ta jape me qira per muajt e dimrit.
Do ta beje stan, te mbaje gjene e gjalle larg te ftohtit.
 
Erdhi Dimri

me ortekë
Anëtar
Sep 9, 2017
Postime
2,424
Pikët
113
Vendndodhja
Upstate NY
Sa te kene Bashen armik nuk e rruajne fare!

Kane nje shprehje ne PS tani: te dhente zoti miq si Sorosi dhe armiq si Basha!
 
Top