• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Alda Merini

Askushi

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
2,157
Pikët
0
Vendndodhja
Neverland
ALDA MERINI​
(Poete italiane e propozuar për çmimin “Nobel”)​

U lind në Milano, në 21 mars 1931. Ka filluar të botojë qysh në moshën 16 vjeçe nën kujdesin e Angelo Romano dhe Giacinto Spagnoletti. Përmbledhja e parë me poezi “ Prezenca e Orfeos”, botuar në 1953 nga Schwarc, ka tërhequr menjëherë vëmendjen e një numri të konsiderueshëm letrarësh. Janë marrë, veç të tjerësh, me veprën e saj edhe Oreste Macri, David Maria Turoldo, Salvatore Quasimodo, Pier Paolo Pasolini, Carlo Betocchi, Maria Corti, Giovanni Raboni. Në vitin 1993 është publikuar vëllimthi “Aforizma” me fotografi të Giuliano Grittini ku i është dhënë gjithashtu çmimi Librex- Guggenheim “Eugenio Montale” për poezi. Emri i saj i është propozuar
Akademisë Franceze për çmimin Nobel në poezi. Në 1997 Maria Corti ka botuar një antologji me veprat e Alda Merinit me titull “ Lule poezish” 1951- 1997.


Përgatiti për botim Hiqmet Meçaj


FËMIJËT

Fëmijët, sipas meje, kanë një shpirt në
ndërtim e sipër, jetojnë ndërmjet asaj që është
dlirësisht e ndjeshme dhe asaj që mund
të imagjinohet
duke u nisur nga ç’ka është e ndjeshme.
Shpirti dhe mbi të gjitha çmenduria kapërcejnë matanë
gjërave reale, imagjinojnë një vërtetësi të vërtetë
jo të kopjuar nga rastësia.
Kush ka shpirtin është njëkohësisht i zotëruar
nga dashuria e shpirtit që nuk është narcizëm
po lule poezie, tamam lule poezie,
moment magjik në shkretëtirën e të shkruajturit.

SHPIRTI

Shpirti ka strehimin e vet te dashuria si
tempull i një kurnacërie tokësore që hyjnitë nuk
mund ta prekin, po shpirti është dhe fjalë,
fjalë inkoshente. Është i gabuar identifikimi
i inkoshencës me kohën e shpirtit: është një tjetër
stinë, tjetër ushqim, ushqehemi
me gjëra të huaja në fjalën e fundit, me gjëra që
nuk kanë arsye të jenë, e prap janë, prej
gjërash që vërshëllejnë si gjarprinj, po
që në të kundërt janë ëngjëj ndriçues.

DASHUROMË

Dashuromë, në kujtime merre fjongon antike
dhe rrihmi flokët. Do më shohësh të rritem
e zezë si pylli i Amazonës,
por, po mi shkunde degët, do të shohësh në gjuhën time
zogj shumëngjyrësh, parajsa tokësore.
Mos iu lut Atit atëherë,
sepse begatinë e këngës sime
atij ia kam vjedhur, një ditë që s’e kishte mendjen.

TI NUK DI

Ti nuk di: ka mështekna që natën
shkëputen prej rrënjëve, nuk do të besosh kurrë
që netëve pemët ecin, ose shndërrohen
në ëndrra. Mendo që në një pemë ka një violinë dashurie.
Mendo që një pemë këndon dhe qesh.
Një pemë, nga një e çarëz del
dhe bëhet jetë. Ta kam thënë, poetët nuk kushtëzohen,
lihen të lirë të fluturojnë mes pemëve
si bilbilat të gatshëm edhe për vdekjen.

SHPIRT

Shpirt që ledhatoj në mbrëmje, je si një qen
i lodhur, por një qen gjithmonë besnik. Një qen
që belbëzon një emër: padron, padroni im.
Mos më lër ti shpirti qen, mos më lër kurrë.

KA PIKTORË

Ka piktorë që shkruajnë me rimë
e konturojnë pyje të mëdhenj, brenda të cilëve shkojnë
e jetojnë me dashuritë e tyre. Kënaqen me një
mendim të vetëm, e veshin me rubinë e kujtojnë
se është mbret.
Poetët nuk besojnë te datat, janë të bindur
se historia e tyre fillon tek e tashmja.

FËMIJË

Fëmijë,
po e gjete balonën e fantazisë tënde
lidhe me inteligjencën e zemrës.
Do shohësh të shfaqen kopshte magjikë
e nëna jote do shndërrohet në pemë
e do të të mbulojë me gjethet e saj.
Ktheji duart e tua në dy pëllumba të bardhë
të çojnë paqen kudo
rregullin e gjërave.
Po para se të mësosh të shkruash
shikohu në pasqyrën e ujit të ndjenjave.

PRONË PRIVATE


Prej kohësh pyes veten
e kujt të jetë kjo pronë
pronë publike dhe private
si një gjarpër
brenda zemrës,
kanë frikë nga hajdutët
dhe hajdutët gjithmonë
kanë sjellë fat,
ndërsa monotonia shtëpiake
nxeh varret.

FRYMËMARRJE JETE GJIRI NËN ERË

Tentomë ti,
finishi i Zotit është pervers
është ankimi dashurues
absolutisht pa të puthura.
Shtri gjirin
në diell
violetë e dëshirës tënde
ecje Esperidësh
kënga
qëndron ndërmjet meje dhe gjinjve të mi
ndërmjet meje dhe gojës tënde.

NË NJË ÇAST PUTH

O demon, për një moment
më ço larg, drejt atij

që egërsisht më puth
në kërkim të një aventure.

E puthur që duron peshën
e shpirtit tim të çastshëm
tek ty bota e diskutimeve të mia
kthehet në tingull dhe frikë.

KTHEHU DASHURI

Kthehu dashuri
velë delikate dhe e lirë
që pushton
mendimin e tokës sime
po vdes mbi madhështinë e një lumi
të kuq prej dëshirës
që do
të përmbytë dashurinë tënde.

KËNGË E TRISHTUAR

Kur mëngjesi s’fle më
tre pëllumba më lindin nga zemra
ndërsa ngjyra e kuqe e mendimit
rrotullohet konstante rreth gjysmëhijes.
Tre pëllumba që shpërndajnë harmoni
e nuk kanë frikë që unë t’i prek…
Lindin në agim, kur duart e mia
janë të ngjyera me gjumë, të pangritura
ende, të pazgjuara larë në gjeste kërcënimi.

RREZULTAT JOPREÇIZ

Për të kuptuar sekretin
e një zemre të mallkuar,
dihet
nuk duhet një këngë e bukur,
as një këngë funebre
as një këngë haleluja;
gënjeshtra është e dyshimtë,
mike e ngushtë,
ti ndodhesh në një cep
në fund të krevatit tënd.

SANDALET

Ke harruar sandalet e dashur,
sandalet e tua të preferuara,
i gjeti poshtë krevatit tim
pastruesi
duke fshirë në mbrëmje
gjeti sandalet e tua;
hajde merri sandalet e tua e dashur
sandalet prej druri
sandalet prej druri biblik
hidhja në fytyrë Atit
që na ndau nga zemrat.


Përktheu nga italishtja
Ben Meçe,
Bolonjë


(Botuar në: "Gazetën e Athinës")
 

Askushi

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
2,157
Pikët
0
Vendndodhja
Neverland
Alda Merini - poezi

Përktheu: Skënder Buçpapaj


TIM BIRI

Të kam përftuar veç me mendimin bir
dhe nuk ke zbritur kurrë në trupin tim si një vesë e mirë.
Por je shndërruar në bletë punëtore, e ke pllenuar gjithë trupin tim
dhe nga ana ime jam bërë biri yt, biri i mendimit tënd.
Ndoshta, kur të vdes, do pjell gjithë ëmbëlsinë që ma ke vënë në shikimin e parë,
sepse, bir, të kam vështruar gjatë, por nuk të kam njohur kurrë.
Bir biri im i ëndërruar, bir vetëm të kam menduar
nuk ke zbritur kurrë në trup si një vesë e mirë
të kam vështruar gjatë, por nuk të kam njohur kurrë.
 
O BUZË, BUZË TË PAPULITURA E TË BARDHA

O buzë, buzë të papulitura e të bardha
në trajtën e bimës pendestare,
buzë të papulitura brenda puthjes
në protestën e dhimbshur të marrëzisë,
o buzë pa kohë
që keni dashur një burrë,
buzë që nuk falin
hidheni protestën jashtë një dritareje.
O buzë të Virgjines hyjnore,
që këndoni Engjëllin teksa afrohet,
është gati sekreti i madh,
vij e s'ka gjë që më ndal.
 
DJE E KAM VUAJTUR DHIMBJEN

Dje e kam vuajtur dhimbjen,
nuk dija se kisha një faqe të përgjakur,
buzët prej metali të ashpër,
një mungesë të plotë horizontesh.
Dhimbja është pa të nesërme,
është një turi kali që bllokon
thembrat e fuqishme,
por dje kam rënë poshtë,
buzët e mia janë mbyllur
dhe tmerri ka hyrë në gjoksin tim
si një fishkëllimë e thellë
dhe burimet kanë pushuar së lulëzuari,
uji i tyre i rëndë
ishte veç një det dhimbjeje
ku fundosesha duke fjetur,
por edhe atëherë kisha frikë
nga engjëjt e përjetshëm.
Po nëse janë kaq të ëmbël dhe të përhershëm
pse palëvizshmëria më ngjall tmerrin?

ALBATROSI

Unë isha një zog
me bark të bardhë bujar,
dikush më ka prerë fytin
për të qeshur mbi mua,
s'e di.
Unë isha një albatros i madh
dhe fluturoja mbi dete.
Dikush e ka ndalur udhëtimin tim,
pa asnjë lloj mëshire.
Por edhe shtrirë për tokë
unë këndoj për ty
këngët e mia të dashurisë.

BUZË JORDANIT

Orë të humbura kot
në kopshtet e çmendinës,
lart e poshtë nëpër hekura
egërsuar nga lulet,
humbur të gjithë në një ëndërr
të realitetit që arratisej
hedhur prapa shpinave tona
nuk e di nga e cila kimerë.
Dhe pas një takimi
ndonjë i sëmurë qesh
në festat e rreme.
Kohë e humbur në mendime vorbulluese,
të mbështetura përtej hekurave
si dallëndyshe nudo.
Atëherë i kemi dëgjuar predikimet,
i kemi shumëzuar peshqit,
atje poshtë buzë Jordanit,
por Krishit nuk ishte:
nga bota na kishte çrrënjosur
si barishte të shëmtuar.

JAM DASHURUAR

Jam dashuruar
me flatrat e mia të engjëllit,
me hojzat e mia që thithin natën,
jam dashuruar me veten
dhe trallitë e mia.
Një branë që gërryen brenda gjerave,
apo ndoshta vashë e rritur
kam humbur tiparet e mia.
Si je nudo, dashuri,
nudo dhe pa mbrojtje:
unë jam kitara e vërtetë
që të godit në gjoks
dhe të jep dridhje të gjatë.

TI ISHE E VËRTETA

Ti ishe e vërteta, kufiri im,
rrjeta ime e dobët,
por jam përplasur
kundrejt pemës së të mirës dhe të keqes,
kam ngrënë edhe unë mollën
e gjithëpranisë sate
dhe jam boshatisur
nga çdo lloj dije,
sepse ti ishe doktrina ime
dhe gjyryku i jetës sate
i lulëzonte të gjitha trandafilet.
Tani ti je e ngatërruar
me temat e errëta të lirës
por më kot e mbyt zërin tënd
në rrënjët - spirale të pemëve,
më kot i vërtit rënkimet
thellë poshtë tokës,
sepse unë vij të të kërkoj
e gërryej bërthamën tënde,
nënë, kërkoj në shpirtërat
atë më të qartin e më të vendosurin,
atë që kishte sytë e tu
dhe zërin tënd të ngrohtë
e trimërinë tënde të ëmbël
bërë vetëm prej yjesh.
 
 
Top