• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Alkimia e lumturisë - Gazaliu k.s

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Njohja e vetvetes

Njohja e vetvetes është çelësi i njohjes së Zotit, siç thotë edhe hadithi i famshëm “Ai që e njeh veten,e njeh edhe Zotin” dhe siç është shkruar qartë në Kur’an:

Ne do t`ua tregojmë shenjat Tona në horizonte dhe në veten e tyre, derisa ta kenë të qartë se kjo është e vërteta...(Kur’an 41:53)

Dije se asgjë s’e ke më pranë se veten.Si mund të njohësh diçka tjetër pa e njohur veten tënde?Po të thuash “e njoh veten”, duke nënkuptuar formën tënde të jashtme, trupin,fytyrën, krahët e këmbët,dije se një dituri e tillë s’ka për të të çuar tek njohja e Zotit.Dhe nga ana tjetër, edhe kur dituria jote të jetë e llojit që të bën të hash kur je i uritur e ta sulmosh dikë kur je i zemëruar,s’do të kesh dallim nga një kafshë.Njohja e vërtetë e vetvetes është përgjigja e pyetjeve në vijim:

Ç’je ti në veten tënde dhe nga ke ardhur? Nga je duke shkuar dhe me ç’qëllim ke ardhur në këtë botë? Ç’është lumturia dhe dëshpërimi yt i vërtetë?

Disa tipare tuajat janë tipare kafshësh,disa janë tipare të djallit dhe disa të ëngjëjve.Ti duhet të kuptosh se cilat prej tyre i takojnë esencës tënde dhe cilat janë të përkohshme.Pa e ditur këtë, kurrë s’ke për të kuptuar se ku fshihet lumturia e vërtetë.Puna e kafshës është ushqimi, fjetja e lufta.

Andaj, nëse je një kafshë,vazhdo dhe merru me këto punë!Djajtë janë të zënë me përhapjen e të ligave dhe me mashtrime dhe nëse mendon se u takon atyre, atëherë vepro si veprojnë ata!Në anën tjetër,ëngjëjt e përsiasin bukurinë e Zotit dhe janë të pastër nga tiparet shtazarake.Po të jesh i një natyre ëngjëllore, atëherë hapëro drejt zanafillës tënde, që të mund të njohësh dhe ta përsiatësh më të Lartësuarin e të shpëtosh nga mbretëria e dëshirave dhe e zemërimit.

Përveç kësaj,ti duhet të kuptosh përse të janë falur këto instinkte shtazarake.A është vallë kjo që ti t’u nënshtrohesh dhe të robërohesh prej tyre ose përkundrazi, që t’i nënshtrosh ato gjatë zhvillimit tënd së larti, duke e bërë njërën kafshë për të kalëruar e tjetrën armë në luftën tënde.
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Alkimia e lumturisë - Gazaliu k.s

Hapi i parë i vetënjohjes është që të kuptosh se ke një formë të jashtme që quhet “trup” dhe një esencë të brendshme që quhet “shpirt” ose “zemër”.Dhe kur them “zemër”,nuk nënkuptoj atë copë mishi në të majtë të trungut tonë por atë pjesë të qenies sonë që i përdor të gjitha pjesët e tjera si shërbetorë dhe mjete të saj.Në të vërtetë,zemra nuk i takon botës së dukshme por asaj të padukshmes dhe ka ardhur në botë njësoj siç vjen udhëtari në një vend të huaj për hir të tregtisë,për t’u kthyer më pas në vendlindjen e tij. Pikërisht njohja e saj dhe e tipareve të saja është çelësi i njohjes së Zotit.

Një përshtypje në lidhje me realitetin e zemrës ose të shpirtit mund të përfitohet kur njeriu t’i mbyllë sytë për një çast dhe të harrojë gjithçka që ka rreth vetes përveç individualitetit të tij. Në këtë mënyrë,ai do t’i hedhë një vështrim edhe natyrës së pafundme të këtij individualiteti.Megjithatë një hulumtim i tepërt i esencës së shpirtit është i ndaluar nga Ligji.

Kur’ani thotë: Dhe për shpirtin do të pyesin.Thuaj: shpirti është nga urdhri i Zotit tim...(Kur’an 17:85-86)

Për të dihet aq sa të mund të thuhet se është një esencë e pacopëtueshme e “botës së urdhrave”, që nuk është e përjetshme por e krijuar.Një njohje e saktë filozofike e shpirtit nuk është një parakusht i nevojshëm për të ecur rrugës së fesë por vjen më shumë si rezultat i vetëdisiplinës e vendosmërisë në këtë rrugë, siç thotë edhe Kur’ani: E ata që përpiqen për Ne,kemi për t’i udhëzuar rrugëve Tona...(Kur’an 29:69)
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Alkimia e lumturisë - Gazaliu k.s

Për vazhdimësinë e këtij rrugëtimi shpirtëror, nëpërmjet të cilit përfitohet njohja e vetvetes dhe e Zotit, trupi mund të paramendohet si një mbretëri, shpirti si mbreti i saj dhe shqisat dhe pjesët e ndryshme të trupit si një ushtri. Arsyeja mund të konsiderohet veziri (këshilltari) i mbretit, dëshirat si tatimmbledhësit dhe zemërimi si xhandarmëria. Me pretekstin e “mbledhjes së tatimeve”, dëshirat gjithnjë janë të gatshme të plaçkisin për interesat e tyre, ndërkohë që zemërimi është gjithnjë i prirë drejt ashpërsisë së tepëruar. Që të dy këto pjesë, pra “tatimmbledhësi” dhe “xhandarmëria” duhet gjithnjë t’i binden “mbretit”, megjithëse pa u shkatërruar tërësisht, sepse në fund të fundit, të dyja i kanë funksionet e tyre të veçanta. Por kur dëshirat dhe zemërimi e nënshtrojnë arsyen, atëherë edhe shpirti rrënohet sakaq. Një shpirt, i cili lejon që tiparet e tija sipërore t’u nënshtrohen tipareve dytësore, është si dikush që e lë një ëngjëll nën urdhrat e një qeni ose si ai që e vendos një musliman nën tiraninën e një mohuesi të besimit.

Kultivimi i tipareve djallëzore, shtazarake ose ëngjëllore do të sillte si pasojë edhe krijimin e një karakteri përkates, i cili do të manifestohej në një formë të dukshme në Ditën e Gjykimit, ku dëshirat do të shfaqen në formë të një derri, djallëzitë në formë të qenve e të ujqërve dhe pastërtia në formën e ëngjëjve. Qëllimi i disiplinës morale është pastrimi i zemrës nga ndryshku i dëshirave dhe i mllefit, derisa ajo ta pasqyrojë dritën e Zotit si një pasqyrë e qartë.

Këtu dikush mund të kundërshtojë dhe të thotë: “Por nëse njeriu është krijuar me tipare shtazarake dhe djallëzore, po aq sa me tipare ëngjëllore, si do ta dijmë se njëra është esenca e tij e vërtetë dhe tjetra vetëm kalimtare dhe e rastësishme?” Si përgjigje, do të themi se esenca e çdo krijese duhet të kërkohet në atë që është më e lartësuar tek ajo dhe që më së shumti i takon asaj. Edhe kali edhe gomari janë kafshë që mbajnë ngarkesa por kali është më sipëror falë funksionit që mund ta ketë në fushëbetejë. Në rastin kur një kalë nuk kryen punë në fushëbetejë, ai s’ka dallim nga kategoria e gomerëve.

E njejta ndodh edhe me njeriun: gjëja më e lartësuar tek ai është arsyeja, e cila e bën të aftë për t’u përsiatur në lidhje me Zotin. Nëse arsyeja dominon tek njeriu, ai i lë pas të gjitha gjërat që kanë të bëjnë me dëshirat dhe me zemërimin dhe bëhet i aftë për të qëndruar në shoqëri të ëngjëjve. Kur bëhet fjalë për tiparet e tija thjesht shtazarake, njeriu është shumë më poshtë se niveli i kafshëve.

Është pikërisht arsyeja që e bën njeriun sipëror ndaj tyre,siç është thënë edhe në Kur’an: A nuk e shihni se Zoti ka nënshtruar për ju gjithçka që është mbi tokë...(Kur’an 22:65)

Por kur të mbisundojnë ato prirje të ulta të njeriut,ai gjithnjë do të vështrojë drejt tokës dhe do ta ndjejë mungesën e kënaqësive të kësaj jete.
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Alkimia e lumturisë - Gazaliu k.s

Arsyeja tek njeriu pasqyrohet në fuqinë dhe në diturinë e tij.Nëpërmjet saj,njeriu arrin t’i zotërojë artet dhe shkencën,të kalojë për një çast nga toka në qiej, ta vizatojë hartën e yjve dhe ta masë largësinë ndërmjet tyre.Sërish nëpërmjet arsyes, njeriu mund të gjuajë peshq nga detërat dhe zogj nga ajri ose të nënshtrojë kafshë si elefanti, deveja dhe kali. Pesë shqisat e njeriut janë si pesë dyer që hapen drejt botës së jashtme por më e bukur së të gjitha këto është zemra e tij, ajo dritare që hapet drejt botës së shpirtrave. Gjatë gjumit, kur rrugët e shqisave janë të mbyllura,kjo dritare hapet dhe njeriu fiton disa përshtypje nga kjo botë e padukshme,ndonjëherë duke e parë edhe vetë ardhmërinë e tij. Atë çast,zemra e tij është si një pasqyrë ku pasqyrohet ajo që është në Librin e Fatit. Por edhe gjatë gjumit,gjërat e kësaj bote e turbullojnë pasqyrën dhe imazhet që i shfaqen nuk janë të qarta.

Megjithatë, pas vdekjes mendimet e tilla shihen në realitetin e tyre të zhveshur siç thotë edhe vetë Kur’ani: ...tani e kemi ngritur mbulesën nga sytë e tu dhe të qartë e ke vështrimin...(Kur’an 50:22)

Kjo hapje e “dritares” drejt botës së padukshme mund të ngjajë edhe në rrethana që janë të ngjashme me atë të frymëzimit profetik,kur intuita paraqitet në mendje,e papërcjellë nëpërmjet ndonjë shqise.Sa më tepër që ta pastrojë veten nga dëshirat trupore dhe të përqëndrohet tek Zoti,aq më tepër do të jetë i vetëdijshëm njeriu për intuitat e tilla Ata që nuk janë të vetëdijshëm për ekzistencën e tyre, nuk kanë të drejtë ta mohojnë këtë realitet.

Intuitat e tilla nuk janë të rezervuara vetëm për ata që e kanë gradën e profetit. Njësoj si hekuri që mund të shdnërrohet në pasqyrë po të lëmohet sa duhet, edhe mendja e njeriut, duke e ndjekur një disiplinë të caktuar,mund të vijë në gjendje për ta pranuar intuita të tillë. Pikërisht për këtë të vërtetë flet Profeti kur thotë se “çdo fëmijë lind me prirje drejt Islamit.Janë prindërit e tij që pastaj e bëjnë çifut,të krishter ose adhurues të yjve.”
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Alkimia e lumturisë - Gazaliu k.s

Çdo qenie njerëzore e ka dëgjuar në thellësi të vetëdijes së saj pyetjen “A nuk jam unë Zoti juaj?” dhe është përgjigjur me një “po” të qartë.Por disa zemra janë aq të ngjashme me pasqyrat e kapluara nga ndryshku dhe njollat,sa nuk arrijnë më t’i pasqyrojnë gjërat si duhet. Në anën tjetër,zemrat e profetëve dhe shenjtorëve,ndonse zemra njerëzish “me dëshira si tonat”, janë jashtëzakonisht të ndjeshme ndaj “pasqyrimeve” hyjnore.

Shpirti i njeriut nuk është rradhitur në krye të gjërave të krijuara vetëm për shkak të diturisë së fituar dhe për shkak të intuitës por edhe për shkak të fuqisë që ka. Njësoj siç arrijnë ëngjëjt t’i nënshtrojnë elementet,edhe shpirti arrin t’i nënshtrojë trupat.Ata shpirtra që kanë arritur një nivel të veçantë fuqie,jo vetëm që arrijnë ta sundojnë trupin e tyre por edhe atë të të tjerëve.Kur dëshirojnë që një i sëmurë të shërohet,ai shërohet sakaq dhe kur dëshirojnë që një i shëndetshëm të sëmurët, ai sëmuret në çast Edhe kur duan që një njeri të vijë pranë tyre,ai paraqitet pa humbur kohë.Varësisht në janë të mira ose të liga pasojat e këtyre veprimeve, ato më pas emërtohen si mrekulli ose magji. Dallimi i shpirtrave të tillë nga shpirtrat e zakonshëm është në tri pika:


Gjërat që të tjerët i shohin veç në ëndrra, të tillët i shohin edhe zgjuar.

Ndërkohë që vullneti i të tjerëve ka ndikim vetëm mbi trupat e tyre,vullneti i shpirtrave të tillë ka ndikim edhe mbi trupa të jashtëm.

Diturinë të cilën shpirtrat e tjerë e fitojnë me shumë përpjekje dhe mësim,shpirtrat e tillë e fitojnë nëpërmjet intuitës.


Megjithatë, këto tri gjëra nuk janë dallimet e vetme ndërmjet tyre dhe popullit të thjeshtë,por të vetmet që janë të kapshme për mendjen.Njësoj siç nuk mund ta njohë Zotin askush tjetër veç vetë Zotit,edhe një profet nuk mund ta njohë dikush tjetër përveç një profeti.Kjo nuk është gjë për t’u habitur, veçanërisht po të shohim se në përditshmëri,është e pamundur për shembull, t’i shpjegohet sharmi i poezisë një njeriu që nuk ka ndjesi për ritëm e për rrimë ose t’i tregohen bukuritë e ngjyrave një njeriu që ka lindur i verbër.
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Alkimia e lumturisë - Gazaliu k.s

Por përveç mungesë së kapacitetit,ka edhe pengesa të tjera në rrugën drejt të vërtetave shpirtërore.Njëra prej tyre është edhe dituria e fituar.Që të mund të shpjegojmë më mirë, le të përdorim një krahasim, në të cilin zemra është një pus dhe të pesë shqisat janë përrenj që e mbushin atë me ujë.Që të mund të kuptohet se ç’ka brenda pusit,duhet që fillimisht të ndalet rrjedha e ujit për një kohë dhe të pastrohen mbeturinat që kanë ardhur bashkë me të.Me fjalë të tjera,po të duam të arrijmë tek të vërtetat shpirtërore, duhet fillimisht ta largojmë për një kohë diturinë e fituar nëpërmjet proceseve të jashtme, e cila shumë shpesh ngurtësohet në paragjykime dogmatike.

Paralelisht me këtë, një gabim krejtësisht i kundërt bëhet nga disa njerëz të cekët, të cilët duke i përsëritur disa fraza nga mësuesit sufinj, e mallkojnë çdo lloj të diturisë.Kjo është si një njeri që s’ka përvojë në alkimi dhe që thotë se “alkimia është më e mirë se ari”, duke e mohuar edhe vetë arin kur t’i ofrohet. Alkimia është vërtet më e mirë se vetë ari por alkimistët e mirëfilltë janë të paktë, njësoj siç janë të paktë edhe sufinjtë e vërtetë. Ai që ka një njohuri sipërfaqësore të sufizmit nuk është superior ndaj një dijetari, njësoj siç nuk ka arsye për ta nënçmuar një pasanik,ai që ka bërë veç disa eksperimente në alkimi.

Gjithkush që thellohet në këto çështje,do të shohë se lumturia është e lidhur me njohjen e Zotit.Çdo aftësi e jona kënaqet me atë për të cilën është krijuar.Lakmia kënaqet kur të përmbushen dëshirat, zemërimi kënaqet kur të hakmerret,syri kënaqet kur të shohë një gjë të bukur dhe veshi kur të dëgjojë zëra të harmonishëm. Funksioni më sipëror i shpirtit është perceptimi i të vërtetës dhe pikërisht në këtë, shpirti e ndjen kënaqësinë më të madhe. Kjo është e vërtetë edhe në çështje shumë të rëndomta si të mësuarit e lojës së shahut. Por sa më i lartë që është subjekti i diturisë së fituar, aq më e lartë është edhe kënaqësia. Një njeri do të ishte i lumtur po të pranohej në prani të vezirit por sa më e madhe do të ishte vallë kënaqësia e tij sikur të hynte në prani të vetë mbretit dhe të bëhej mik i të fshehtave të tija!

Një astronom, i cili nëpërmjet diturisë së tij arrin të bëjë një hartë të yjeve dhe ta parashikojë orbitën e tyre, fiton shumë më tepër kënaqësi nga puna e tij sesa një lojtar shahu gjatë lojës që luan. Kur ta dimë se s’ka gjë më të lartë se Zoti, mund ta paramendojmë kënaqësinë që buron nga njohja e vërtetë e Tij.
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Alkimia e lumturisë - Gazaliu k.s

Një njeri që e ka humbur dëshirën për këtë lloj njohjeje,është si një që e ka humbur oreksin për ushqimin e shëndetshëm e që preferon të ushqehet me baltë në vend të bukës. Të gjithë “orekset” trupore shkatërrohen gjatë vdekjes bashkë me organet që i përdorin, përveç shpirtit, i cili nuk vdes dhe e ruan çdo njohuri që ka në lidhje me Zotin dhe madje e rrit atë edhe më.

Një pjesë e rëndësishme e njohjes sonë të Zotit buron nga studimi dhe të menduarit në lidhje me vetë trupat tanë, të cilët na e shpalosin para syve fuqinë, urtësinë dhe dashurinë e Krijuesit. Fuqinë e Tij, e cila nga një pikë e vetme e krijon njeriun, urtësinë që na shfaqet në hollësitë dhe në përshtatjen e pjesëve të ndryshme në një tërësi të vetme dhe dashurinë, të cilën e shohim qartë në faktin se Ai i furnizon jo vetëm organet që janë jetike për njeriun si mëlçia,zemra e truri por edhe ato, pa të cilat njeriu do të mund të mbijetonte, siç është dora,gjuha,këmba ose syri.Gjithë kësaj,Ai i ka shtuar për zbukurim edhe ngjyrën e flokëve, të kuqtë e buzëve dhe formën e lakuar të vetullave.

Me shumë të drejtë, njeriu është quajtur një “mikrokozmos” ose një botë e vogël në vete. Për këtë arsye, përbërja e trupit të tij duhet të studiohet jo vetëm nga ata që duan të jenë mjekë por edhe nga ata që duan të fitojnë një njohuri më të thellë në lidhje me Zotin, njësoj siç duhet të studiohen hollësitë dhe nuancat gjuhësore të një poezie, që të mund të njihet gjenialiteti i autorit të saj.

Por edhe përkundër kësaj, njohja e shpirtit luan një rol më të rëndësishëm për njohjen e Zotit sesa njohja e trupit të njeriut dhe të funksioneve të tij. Trupi mund të krahasohet me një kalë shale dhe shpirti me kalorësin e tij.Trupi është krijuar për shpirtin dhe shpirti për trupin.Nëse njeriu nuk e njeh shpirtin e tij që është gjëja më e afërt me të,ç’vlerë ka pretendimi se i njeh të tjerët?Është njësoj sikur një varfanjak që s’e ushqen dot veten, të pretendojë se mund ta ushqejë një qytet të tërë.
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Alkimia e lumturisë - Gazaliu k.s

Në këtë kapitull jemi përpjekur që ta shtjellojmë deri diku madhështinë e shpirtit njerëzor. Ai që është i pakujdesshëm ndaj mundësisë së degradimit dhe “ndryshkjes” së shpirtit të tij,s’ka dyshim se do të jetë humbës në këtë botë dhe në tjetrën.Madhështia e vërtetë e njeriut fshihet në kapacitetin e tij për të përjetshmen. Përndryshe, në këtë botë të kufizuar, ai është më e brishta e gjallesave, duke qenë gjithnjë pre e urisë, e etjes, e të nxehtit,të ftohtit dhe vuajtjeve.Gjërat me të cilat kënaqet më së shumti,janë zakonisht ato që e dëmtojnë më shumë dhe në anën tjetër,gjërat e dobishme për veten nuk arrin t’i fitojë pa vështirësi e pa përpjekje.

Kur ta shohim intelektin e tij,do të vërejmë se edhe një çrregullim i vogël i materjeve në tru mjafton për ta çmendur e për ta shkatërruar dhe kur t’ia shohim fuqinë që ka,do të vërejmë se edhe pickimi i një blete arrin t’ia vjedhë qetësinë e t’ia trazojë gjumin.Sa për gjendjen e tij shpirtërore,mjafton të shohësh se humbja e një gjëje të vogël i shkakton shqetësime nga më të thellat.Sa për bukurinë, ai s’është tjetër veçse një copë mishi i mbuluar me lëkurë.Pa u larë e pa u pastruar si duhet,njeriu bëhet i shëmtuar sa më s’ka.

E vërteta është se në këtë botë, njeriu është skajshmërisht i dobët dhe i pavlerë.Ai mund të jetë i çmueshëm vetëm në botën tjetër dhe vetëm nëse nëpërmjet “alkimisë së lumturisë” arrin të ngrihet nga shkalla e kafshës në atë të ëngjëjve.Përndryshe, gjendja e tij nuk dallon nga ajo e një bishe,e cila më në fund do të zhduket e do të bëhet pluhur.Është me rëndësi që njeriu,bashkë me vetëdijen se është superior ndaj krijesave të tjera dhe në fakt,pika kulmore e krijimit,të jetë i vetëdijshëm edhe për gjendjen e tij të mjerueshme në këtë botë.Edhe kjo është ndër çelësat e njohjes së Zotit.
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Alkimia e lumturisë - Gazaliu k.s

Njohja e Zotit

Është mjaft e njohur thënia e Profetit në lidhje me faktin se “ai që e njeh veten, e njeh edhe Zotin”,me çfarë mund të arrihet në përfundimin se nëpërmjet përsiatjes së ekzistencës së tij,njeriu mund të fitojë një njohje të caktuar të Zotit. Por kur të shohim se shumë nga njerëzit që përsiaten për ekzistencën e tyre nuk arrijnë ta gjejnë Zotin,vijmë lehtësisht në përfundimin se duhet të ekzistojë një metodë e caktuar për këtë gjë.

Në të vërtetë, ka dy mënyra për ta arritur këtë njohje,prej të cilave e para është tepër e koklavitur dhe si e tillë, e papërshtatshme për mendjen e rëndomtë.Këtë mënyrë do ta kapërcejmë pa shpjeguar dhe do të merremi me shpjegimin e metodës së dytë, e cila është si vijon: Kur njeriu mendon për ekzistencën e tij,ai vjen lehtësisht në përfundimin se kishte një kohë në të cilën ai vetë nuk ekzistonte, siç thotë edhe vetë Kur’ani:

Dhe a s’ka patur një kohë për njeriun, kur ai s’ishte gjë për t’u përmendur? (Kur’an 76:1)

Më tej,njeriu e di se është krijuar nga një pikë lëngu,në të cilën s’kishte as intelekt, as aftësi për të dëgjuar, as vështrim,as këmbë,as duar dhe as ndonjë gjë tjetër. Nga kjo është e lehtë të arrihet në përfundimin se çfarëdo përsosmërie që mund të ketë njeriu,nuk e ka krijuar ai vetë,qoftë kjo edhe sa një fije floku.Sa e mjerueshme që ishte gjendja e tij kur s’ishte tjetër veçse një pikë lëngu!

Si pasojë,siç thamë edhe në kapitullin e parë,njeriu e sheh se në qenien e tij,në një formë të minimizuar pasqyrohet fuqia,urtësia dhe dashuria e Krijuesit.Edhe sikur të gjithë dijetarët e botës të mblidheshin dhe atyre t’u falej një jetëgjatësi e pafundme,ata kurrë s’do të mund ta përparonin e ta zhvillonin më tej strukturën e ndonjë pjese të trupit njerëzor.
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Alkimia e lumturisë - Gazaliu k.s

Në përshtatjen e dhëmballëve dhe të dhëmbëve anësorë për përtypje të ushqimit,në strukturën e gjuhës,të gjëndrave të pështymës e të fytit,mund të shohim një përsosmëri e cila nuk mund të zhvillohet më tej.Po kështu,gjithsecili që do ta shihte dorën e tij me pesë gishtërinj,që do ta shihte stukturën ku katër gishta kanë nga tri nyje dhe njëri gisht vetëm dy,që do ta shihte se si gjithë kjo tërësi funksionon për të kapur një gjë e për ta bartur atë,do të kuptonte se e gjithë dituria njerëzore nuk do të mjaftonte për të bërë ndonjë ndryshim dhe për ta përparuar më tej këtë përsosmëri.

Kur më tej, njeriu të shohë se si dëshirat e tija natyrore përmbushen nga “thesari i krijimit”, ai do të jetë i vetëdijshëm se mëshira e Zotit është po aq e madhe sa fuqia dhe urtësia e tij,klë.siç ka thënë Ai vetë: “Mëshira Ime është më e madhe se zemërimi Im” dhe siç ka qartësuar edhe i Dërguari i Tij në thënien e mirënjohur: “Zoti është më i dhembshur ndaj krijesave të Tija se një nënë ndaj fëmijës së saj”. Kështu pra,nga vetë krijimi i tij, njeriu arrin ta kuptojë ekzistencën e Zotit,nga forma e tij e mrekullueshme fuqinë dhe urtësinë dhe më në fund,nga furnizimi që i falet, dashurinë e Tij.Në këtë mënyrë, njohja e vetvetes bëhet një çelës i njohjes së Zotit.

Përveç faktit se tiparet njerëzore janë një pasqyrim i cilësive të Zotit,edhe mënyra e ekzistencës së shpirtit njerëzor është një çelës për ta kuptuar mënyrën e ekzistencës së Tij.Kur e themi këtë,nënkuptojmë faktin se edhe Zoti edhe shpirti njerëzor janë tërësi të pacopëtueshme,të padukshme,të pakufizuara në kohë dhe hapësirë,përtej kategorive të sasisë dhe cilësisë dhe përtej përfytyrimeve për formë, ngjyrë ose madhështi.

Njerëzit e kanë të vështirë t’i perceptojnë gjërat e tilla që s’kufizohen në sasi e në cilësi dhe shumë shpesh, edhe ndjenjat tona të përditshme si zemërimi, dhimbja, kënaqësia dhe dashuria na paraqesin një problem. Këto janë të gjitha koncepte mendore dhe nuk janë të kapshme për shqisat,përkundër cilësisë dhe sasisë, që janë koncepte që mund të kuptohen lehtësisht nëpërmjet shqisave. Njësoj siç nuk arrin veshi ta perceptojë ngjyrën ose syri zërin,edhe në perceptimin e realiteteve të përjetshme në lidhje me Zotin ose shpirtin,njeriu përballet me një hapësirë ku shqisat mbeten të paafta dhe pa ndikim.
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Alkimia e lumturisë - Gazaliu k.s

Megjithatë,mund të kuptojmë lehtësisht se Zoti,si Sundues i universit dhe si një Qenie që është përtej kohës,hapësirës,sasisë e cilësisë i sundon objektet që janë të kufizuara nga këto gjëra. Po kështu, edhe shpirti,si një tërësi e padukshme, e pandashme dhe e pakufizuar në hapësirë,mund ta sundojë trupin dhe pjesët e tija. Si mund të themi se një gjë e pacopëtueshme mund të gjejë vend brenda të copëtueshmes? Nga e gjithë kjo do të shohim se sa e saktë është thënia e Profetit, sipas të cilës “Zoti e ka krijuar njeriun të ngjashëm me Veten e Tij”.

Dhe kur nëpërmjet përsiatjes në lidhje me esencën dhe me cilësitë e shpirtit (duke parë se si secili prej nesh sundon në një “mbretëri” të tijën), të fitojmë një njohje të caktuar në lidhje me esencën dhe me cilësitë e Zotit, do ta kuptojmë edhe mënyrën e veprimit të Zotit dhe mënyrën se si Ai i fal fuqi një gjëje.

Të marrim një shembull të thjeshtë dhe të themi se një njeri dëshiron që ta shkruajë emrin “Zot”. Në fillim, kjo dëshirë lind në zemrën e tij, më pas përcillet tek truri, ku fjala “Zot” merr formë dhe më pas, nëpërmjet nervave udhëton deri tek gishtërinjtë për t’i vënë ato në lëvizje, që të mund ato më në fund ta lëvizin lapsin dhe ta riprodhojnë në fletë emrin “Zot”, të tillë siç ishte konceptuar më parë në mendjen e shkruesit. Po kështu, kur Zoti dëshiron një gjë, ajo shfaqet në rrafshin shpirtëror që në Kur’an quhet “Froni”, më pas rrjedh drejt një rrafshi më të ulët që njihet si “Karrikja” dhe më pas forma e saj shfaqet në “Librin Amë” (Levhi Mahfudh), për të fituar më në fund aktualitet nëpërmjet forcave që quhen “ëngjëj” dhe për t’u shfaqur mbi tokë në formë të pemës, të bimëve ose të shtazëve, të cilat s’janë tjetër veçse një pasqyrim i vullnetit dhe i “mendimit” të Zotit, njësoj siç janë shkronjat një pasqyrim i dëshirës së shfaqur në zemrën e lexuesit dhe të formësuar në mendjen e tij.

Askush s’mund ta kuptojë një mbret përveç një mbreti tjetër.Andaj Zoti na ka bërë të gjithëve “mbretër” në një “mbretëri” që është një kopje pafundësisht e zvogëluar e mbretërisë së Tij.Në mbretërinë që quhet “njeri”,Froni i Zotit përfaqësohet nga shpirti, Kryeëngjëlli nga zemra, “karrikja” nga truri dhe “Libri Amë” nga thesari i mendimeve. Vetë shpirti, i pandashëm dhe i pakufizuar në hapësirë, e sundon trupin njësoj siç e sundon Zoti universin.Thënë shkurt, secilit nga ne i është besuar një mbretëri e vogël, për të cilën është bërë përgjegjës dhe kujdestar.
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Alkimia e lumturisë - Gazaliu k.s

Kur të flasim për veprimet e Zotit,ka shumë nivele të ndryshme të njohjes.Në këtë kontekst,fizikanti i thjeshtë është si një milingonë e cila duke ecur mbi një copë letre dhe duke i parë shkronjat e zeza mbi të,mendon se burimi i vetëm i tyre është lapsi aty pranë. Astronomët,në anën tjetër, s’janë veçse si një milingonë tjetër që sheh paksa më shumë dhe arrin t’i vërejë edhe gishtat që e mbajnë lapsin.

Në këtë mënyrë,një astronom e di se elementet janë nën ndikimin e yjeve por nuk arrin të kuptojë se yjet janë nën ndikimin e “ëngjëjve”. Pra,si pasojë e niveleve të ndryshme të perceptimit tek njerëzit,diskutimet janë të pashmangshme kur të gjurmohen efektet për ta gjetur shkakun.Njerëzit,sytë e të cilëve kurrë s’kalojnë përtej botës së fenomeneve materiale, janë si ata që shërbetorin më të thjeshtë e mbajnë për mbret. Vërtet ligjet e fenomeneve duhet të jenë konstante,sepse pa këtë nuk mund të ekzistonte shkenca. Por të përzihet mbreti me shërbetorin është një gabim i madh.

Përderisa ekzistojnë dallimet në aftësitë perceptuese të vëzhguesve, diskutimet dhe papajtueshmëritë do të vazhdojnë domosdo. Është njësoj si rasti i disa të verbërve,të cilët me të dëgjuar se një elefant ka ardhur në qytetin e tyre, shkojnë për ta parë atë.Dhe ngase mënyra e vetme që u mbetet për ta njohur elefantin është prekja,secili e prek një pjesë të ndryshme të kafshës dhe varësisht në e kanë prekur këmbën,veshin ose hundën e saj, secili jep një definicion të vetë të elefantit, duke e ngjasuar herë me një shtyllë, herë me një fletë të hollë e herë me një gyp të lakuar e të butë.

Në këtë rreth,secili e percepton të pjesshmen si një tërësi.Fizikanti dhe astronomi, pra,e përziejnë ligjin me Ligjvënësin. Një “gabim” i tillë i mveshet edhe Ibrahimit në Kur’an,ku përmendet se ai u kthye njëherë drejt yjeve, pastaj drejt diellit dhe pastaj drejt hënës si objekte për t’u adhuruar, derisa më në fund u bë i vetëdijshëm për Atë që i ka krijuar të gjithë këto gjëra dhe tha:

“Unë s’i dua ata që perëndojnë...” (Kur’an 6:76-79)

Një shembull i qartë i referimit drejt shkaqeve dytësore në vend të referimit drejt Shkakut Fillestar mund ta shohim edhe në rastin e sëmundjes.Për shembull, kur një njeri nuk shfaq interes për gjërat e kësaj bote, nuk i lakmon kënaqësitë e zakonshme dhe duket i fundosur në pikëllim, mjeku do të thoshte: “Ky është një rast melankolie dhe ka nevojë për filan ilaç” ndërkohë që një fizikant do të thoshte: “Kjo vjen si pasojë e thatësisë së shkaktuar në tru nga vapa dhe nuk mund të shërohet derisa ajri të jetë më i lagësht”. Në anën tjetër, një astrolog do t’ia mveshte këtë gjë lëvizjes së caktuar të planeteve.
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Alkimia e lumturisë - Gazaliu k.s

“Deri këtu vjen dituria e tyre”, do të thoshte Kur’ani.Atyre nuk mund t’u shkonte ndërmend se i Gjithëfuqishmi mendon për këtë rob të Tij dhe u urdhëron planeteve dhe elementeve që të krijojnë një gjendje të tillë tek ai,që do ta largonte nga kjo botë dhe do t’ia kthente vëmendjen drejt Krijuesit.Njohja e këtij fakti është një perlë nga oqeani i diturisë së fituar me frymëzim,për të cilën çdo lloj tjetër diturie s’është veçse një ishull i humbur në det.

Mjeku,fizikanti dhe astrologu kanë të gjithë të drejtë sipas degëve të tyre por asnjëri nuk arrin të shohë se kjo sëmundje është në të vërtetë një si “tingull” dashurie, me të cilin Zoti e tërheq drejt vetes një shenjtor,të cilit i thotë: “Unë isha i sëmurë dhe ti nuk erdhe të më shohësh”.Sëmundja është njëra nga format e përvojës,nëpërmjet të cilës njeriu mund të arrijë një njohje të caktuar të Zotit.Zoti kështu e ka shprehur këtë të vërtetë nëpërmjet gjuhës së të Dërguarit të Tij: “Sëmundjet janë robërit e Mi dhe u ngjiten atyre që janë të dashur për Mua.”

Fjalët e mësipërme mund të na lejojnë që pak më thellë të futemi në kuptimin e thirrjeve që aq shpesh përsëriten nga besimtarët, siç janë “Zoti është i Shenjtë”, “Lëvdatat i takojnë Zotit”, “Nuk ka zot tjetër veç Zotit”, “Zoti është më i madhi” etj. Për këtë të fundit,për shembull, duhet të shpjegojmë se ajo s’do të thotë se Zoti është më i madh se krijimi i tij,sepse krijimi është një manifestim i Tij, njësoj si drita që është një manifestim i diellit. Në këtë rast, do të ishte e gabuar që të thuhet se dielli është më i madh se drita e tij.Shprehja “Zoti është më i madhi” do të thotë se madhështia e Zotit e tejkalon në mënyrë të pamatë aftësinë tonë të të kuptuarit dhe se ne mund të kemi vetëm një përfytyrim shumë të turbullt në lidhje me të.

Kur një fëmijë pyet se si është ndjenja e të sunduarit mbi diçka,ne i themi se është diçka si kënaqësia kur ke duke e hedhur sa andej këtej një top,ndonse të dy gjërat s’kanë asgjë të përbashkët përveç faktit se mund të rradhiten nën kategorinë e kënaqësisë. Shprehja “Zoti është më i madhi”, pra,do të thotë se madhështia e Tij e tejkalon aftësinë tonë për ta kuptuar atë.Për më tepër, njohja e mangët e Zotit që është në spektrin e aftësive tona kuptuese, s’është tjetër veçse dituri spekulative,e cila duhet domosdo të shoqërohet nga adhurimi dhe devotshmëria.
 

Alkoma

Jezusi Shpeton
Anëtar
Jan 3, 2011
Postime
2,680
Pikët
48
Vendndodhja
Shqiperi
Përgjigje e: Alkimia e lumturisë - Gazaliu k.s

Njohja e vetvetes

Njohja e vetvetes është çelësi i njohjes së Zotit, siç thotë edhe hadithi i famshëm “Ai që e njeh veten,e njeh edhe Zotin” dhe siç është shkruar qartë në Kur’an:

Ne do t`ua tregojmë shenjat Tona në horizonte dhe në veten e tyre, derisa ta kenë të qartë se kjo është e vërteta...(Kur’an 41:53)

Dije se asgjë s’e ke më pranë se veten.Si mund të njohësh diçka tjetër pa e njohur veten tënde?Po të thuash “e njoh veten”, duke nënkuptuar formën tënde të jashtme, trupin,fytyrën, krahët e këmbët,dije se një dituri e tillë s’ka për të të çuar tek njohja e Zotit.Dhe nga ana tjetër, edhe kur dituria jote të jetë e llojit që të bën të hash kur je i uritur e ta sulmosh dikë kur je i zemëruar,s’do të kesh dallim nga një kafshë.Njohja e vërtetë e vetvetes është përgjigja e pyetjeve në vijim:

Ç’je ti në veten tënde dhe nga ke ardhur? Nga je duke shkuar dhe me ç’qëllim ke ardhur në këtë botë? Ç’është lumturia dhe dëshpërimi yt i vërtetë?

Disa tipare tuajat janë tipare kafshësh,disa janë tipare të djallit dhe disa të ëngjëjve.Ti duhet të kuptosh se cilat prej tyre i takojnë esencës tënde dhe cilat janë të përkohshme.Pa e ditur këtë, kurrë s’ke për të kuptuar se ku fshihet lumturia e vërtetë.Puna e kafshës është ushqimi, fjetja e lufta.

Andaj, nëse je një kafshë,vazhdo dhe merru me këto punë!Djajtë janë të zënë me përhapjen e të ligave dhe me mashtrime dhe nëse mendon se u takon atyre, atëherë vepro si veprojnë ata!Në anën tjetër,ëngjëjt e përsiasin bukurinë e Zotit dhe janë të pastër nga tiparet shtazarake.Po të jesh i një natyre ëngjëllore, atëherë hapëro drejt zanafillës tënde, që të mund të njohësh dhe ta përsiatësh më të Lartësuarin e të shpëtosh nga mbretëria e dëshirave dhe e zemërimit.

Përveç kësaj,ti duhet të kuptosh përse të janë falur këto instinkte shtazarake.A është vallë kjo që ti t’u nënshtrohesh dhe të robërohesh prej tyre ose përkundrazi, që t’i nënshtrosh ato gjatë zhvillimit tënd së larti, duke e bërë njërën kafshë për të kalëruar e tjetrën armë në luftën tënde.
Si mund te njohesh Zotin duke njohur veten me pare?
Cdo te thote te njohesh veten?

Edhe nqs fillon te njohesh veten a eshte kjo e mjaftueshme per te njohur Zotin?

A nuk do te ishte me mire qe te fillonim te kerkonim per te njohur Zotin? Dhe pasi Ai te na zbuloje Veten dhe te na beje qe ta njohim, atehere do te mund te njihnim edhe veten.
 

TerraN

incognito
Anëtar
Jul 3, 2012
Postime
2,086
Pikët
83
Vendndodhja
ANTAHKARANA
Përgjigje e: Alkimia e lumturisë - Gazaliu k.s

Nqs njohim veten do te zbulojme qe jemi natyre mekatare.
Cfare mesojme per Zotin ne kete rast?

S'ka nevoje per shume njohje per te kuptuar se je mekatar. Esenca eshte qe te mesohesh e te mos i besh ato (mekatet). Njohja e vetevetes (Vetjes) eshte ngritje e vetedijes, koshiences hyjnore... Me ane te vetedijes e jo se duhet te ecim ndonje rruge te caktuar (kembe, me karroce, kali, biciklete, automobil...rakete), i afrohesh Zotit.

*
 

ana_gend

V.I.P
Anëtar
Mar 5, 2013
Postime
6,713
Pikët
113
Përgjigje e: Alkimia e lumturisë - Gazaliu k.s

Nqs njohim veten do te zbulojme qe jemi natyre mekatare.
Cfare mesojme per Zotin ne kete rast?
Mesojme se sa mendjemëdhenj janë ata të cilët orvaten t’i veshin Zotit personalitetin, cilësitë, tiparet, karakteristikat dhe vetitë e vetvetes, duke e veshur Zotin me emocione njerëzore, ndjenja dhe veçori deri tek cilësitë më të ulëta njerëzore si xhelozia, ndjeshmëria ndaj lëvdatave e lajkave, nevoja për blatime e adhurim,
 

Alkoma

Jezusi Shpeton
Anëtar
Jan 3, 2011
Postime
2,680
Pikët
48
Vendndodhja
Shqiperi
Përgjigje e: Alkimia e lumturisë - Gazaliu k.s

Mesojme se sa mendjemëdhenj janë ata të cilët orvaten t’i veshin Zotit personalitetin, cilësitë, tiparet, karakteristikat dhe vetitë e vetvetes, duke e veshur Zotin me emocione njerëzore, ndjenja dhe veçori deri tek cilësitë më të ulëta njerëzore si xhelozia, ndjeshmëria ndaj lëvdatave e lajkave, nevoja për blatime e adhurim,
Pyetja ime ka lidhje me temen, madje me postimin nr 1.
Nqs nuk mundet te pergjigjeni. Nuk ka asnje problem.

Ne lidhje me keto qe ke shkruajtur.
Mendoni se XHelozia eshte nje fjale e ulet?

Paqe.
 

ana_gend

V.I.P
Anëtar
Mar 5, 2013
Postime
6,713
Pikët
113
Përgjigje e: Alkimia e lumturisë - Gazaliu k.s

Pyetja ime ka lidhje me temen, madje me postimin nr 1.
Nqs nuk mundet te pergjigjeni. Nuk ka asnje problem.

Ne lidhje me keto qe ke shkruajtur.
Mendoni se XHelozia eshte nje fjale e ulet?

Paqe.
ne rrafshin njerezor,,,Xhelozia është nikoqir i emocioneve të kundërta si mërzisë dhe zbrazëtirës, dëshirës për hakmarrje dhe tërbimit, ndersa ne rrafshe me te larta ???! duhet te jete e kunderta e dashurise
 
Top