• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Andi Meçaj

askushi 1

V.I.P
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
3,498
Pikët
113
ANDI MEÇAJ

View attachment 110293

Andi Meçaj u lind më 6 qershor 1975, në Vlorë.
Më 1994, ka mbaruar liceun artistik për pikturë në Vlorë dhe po në të njëjtin vit hap një ekspozitë pikture vetjake në Athinë, të vlerësuar nga shtypi vendas.

Është përfshirë në antologjitë poetike:

“Portat e Harresës”, Tiranë, Toena 2001, (me shkrimtarët shqiptarë në Greqi, 1990-2001).

“Antologjia e poetëve të Vlorës”, Triptik 2004.

“Qiejt e Shpirtit”, Tiranë, Bota Shqiptare & Meda Dea 2006, (me shkrimtarët shqiptarë në Greqi, 1990-2006).

Dhe në antologjitë e tregimit:

“Shtëpia mbi rrota”, Tiranë, Toena 2001, (me shkrimtarët shqiptarë në Greqi, 1990-2001).

“Maska e Ditës”, Tiranë, Bota Shqiptare & Meda Dea 2006, (me shkrimtarët shqiptarë në Greqi, 1990-2006).

“Antologjia me tregime të zgjedhura të autorëve vlonjatë”, Botimet Europrint 2006.

Boton rregullisht në shtypin shqiptar dhe atë të Diasporës.

Në vitin 2009 është përfshirë në kapitullin e tekstit universitar për poezinë moderne të pasviteve ’90-të.

Më 2010, kthehet përfundimisht në atdhe, Vlorë.

Mbaron studimet e larta për: “Histori-Gjeografi”, në universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë, 2014.

Themelon dhe mban që nga 2006 e në vazhdim: “Revistën Letrare Admet”. (https://revistaletrareadmet.art.blog/)

Ka botuar:


“Puthje ujore” poezi. Albin-Tiranë 2001

“Tokë e Bekuar” poezi. Toja-Athinë 2002

“Nga Letërkëmbimi me një Fantazmë” poezi. Toja-Athinë 2003

“Qyteti fle në Xhepin tim” poezi. Enalen-Athinë 2006

“Një stacion si një valixhe” poezi të zgjedhura. Triptik-Vlorë 2009

Çmime:

Është fitues i “Çmimit të Parë” në tregim. (I konkursit letrar: “Pranvera 2001”) dhe i “Çmimit të Parë” në poezi. (I konkursit letrar: “Pranvera 2003”), organizuar në Athinë dhe i “Çmimit të Tretë” po në tregim. (I konkursit letrar të organizuar në Selanik po në këtë vit).

Çmimi i Parë - Obelisk 2001: Cikli poetik - Andi Meçaj/140.
 
Top