• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Anekdoda shqiptare per figurat historike komtare

Askushi

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
2,157
Pikët
0
Vendndodhja
Neverland

Anekdota për figura historike​


Emrat dhe kujtimet e njerëzve të mëdhenj janë paja e një kombi."
Paskuale Willord




Skënderbeu dhe Ballabani​




Në vitin 1463, Ballaban pashë Badera nga Mati, hyri me 18 mijë ushtarë në Dibër. Para se të fillonte lufta, i dërgoi Skënderbeut dhurata shumë te çmuara. Skënderbeu i dërgoi një plor dhe një krrabë. Me këto dhurata ai i thoshte Ballabanit se do të ishte më mirë bujk ose bari në Shqipëri, sesa pasha në Turqi.





Mençuria e Lekë Dukagjinit​





Lekë Dukagjini u nis për të shkuar në një kuvend burrash. Rrugës takoi një fshatar, i cili i tregoi se turqit kishin zene prite per ta vrare. Leka menjehere u ndal dhe ktheu rruge.
- Përse ktheve rrugë? - ia ktheu fshatari.
- Më mirë të thonë dredhoi Leka, sesa vdiq Leka, - ia priti Lekë Dukagjini.




Ali Pasha dhe Napoleoni​



Napoleon Bonoparti i kërkoi Ali pashë Tepelenës një sasi gruri për ushtrine që kishte në ishujt grekë.
Sekretari formuloi përgjigjen me terma të zgjedhura dhe nisi t'ia lexonte pashait. Ali menjëherë e ndërpreu dhe i tha:
- Nuk më duhen fjalët e mëdha, prandaj shkruaj këto që po të them:
"Napoleon, dërgo paratë të marrësh grurin!
Unë, Ali Pasha"





Abdyl Frashëri në Dibër​




Rrugës për në Prizren, Abdyl Frashëri fjeti një natë në Teqenë e Vleshës në Dibër. Aty u mblodhën mjaft fshatarë, të cilët dëgjuan me vëmendje Abdylin, që foli për qëllimin e lartë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Pas fjalës së Abdylit, njëri nga pleqtë e fshatit iu drejtua:
- Abdyl bej, pas fjalëve të mira që na the, të japim besën se, edhe diellin sikur ta ketë në dorë sulltani, prej tij nuk e duam.





Nikoll Kacorri dhe flamuri​




Në kuvendin mbarëkombëtar me 28 Nëndor 1912, kur u shtrua për diskutim koha për ngritjen e Flamurit, patrioti i shquar Nikoll Kacorri, ngrihet dhe thotë:
"Burra, në qoftë për të vdekur nesër, më mirë vdesim sot!" dhe i zgjat flamurin Ismail Qemalit, i cili nga ballkoni i ndërtesës e shpalosi para mijëra njerëzve nga gjithë Shqipëria.





Ismail Qemali dhe Kanan Maze​





Luftëtari Kanan Maze shkoi ne zyrën e rekrutimit te qeverisë së Vlorës për të hyrë në ushtrinë shqiptare.
Oficeri pasi e mati i tha:
- Shtatin e ke disa centimetra më të shkurtër nga sa e kërkon rregullorja, prandaj nuk mund të të pranojmë në ushtri.
Kanani shkoi menjëherë tek Ismail Qemali dhe i tha:
- Ismail Bej, vetëm për të gjatët e ke bërë Shqipërine apo edhe për të shkurtërit?
- Pse si është puna? - e pyeti Ismail Beu.
Kanani i tregoi çfarë i kishte ngjarë në zyrën e rekrutimit.
- Shqipëria ka nevojë edhe për të shkurtërit e, veçanërisht për trimat si ti, - ia ktheu Ismail Qemali dhe i dha një letër për komisionin, që jo vetëm ta pranonin në ushtri, por ta bënin edhe suvari.




Isa Boletini në Londër​




Në marsin e vitit 1913, një delegacion shqiptar me Ismail Qemalin, Luigh Gurakuqin, Isa Boletinin etj,. shkuan në Londër, ku mbahej konferenca e Ambasadorëve të Fuqive të Mëdha, të cilat do të caktonin edhe kufijtë e Shqipërisë. Kur delegacioni hyri në Ministrinë e Jashtme, sipas rregullit, Isa Boletini dorëzoi koburen. Ministri i Jashtëm, Eduard Grej i tha Isa Boletinit:
- Gjeneral, nesër gazetat mund të shkruajnë se Isa Boletinin që s'mundi ta çarmatoste Mahmud Shefqet Pasha, e çarmatosën në Londër.
- Jo besa, as në Londër jo, - u pergjigj Isai dhe nga xhepi i jelekut nxorri nagantinë (koburen) tjetër.




Elez Isufi dhe diplomati​




Një diplomat i huaj, i shtyrë nga politikanët serbë i thotë patriotit dibran, Elez Isufi:
- Elez Aga, Bjeshkët e Sharrit është mirë tia jepni Jugosllavisë kundrejt një shpërblimi të mirë. Bjeshkët e Sharrit edhe sikur te jenë cifligu im, kurrë nuk i shes, lëne ma që ato janë pronë e kombit shqiptar, - ia ktheu Elezi.
Diplomati për të ndërruar bisedë tha:
- Zoti Elez, ku e ke qepur kaq bukur kete kostum shajaku?
- Ne Galican te Dibrës, - ia ktheu elezi.
- Interesant, - thotë me mëndje diplomati, - kurrë s'kam parë njeri me veshje Galicani dhe me mëndje europiani.





Ismail Spahia dhe Mahmud Kacaku​




Mahmud kacaku nga Kolesiani i Lumës, ishte ngatërruar me luftëtarin Islam Spahia për çështje kufijsh. Mahmudi, si kaçak që ishte, doli në mal të vriste Islamin. Me të marrë vesh ngjarjen, erdhën nga Prizreni dy ofiecerë turq dhe i shkuan në shtëpi Mahmudit.
- Përse keni ardhë, - i pyet ai.
- Morëm vesh që ke dal në mal me vra Islam Spahinë, që është armiku i perandorise osmane, - tha njëri oficer, - prandaj po e vrave do të jepen 100 lira.
- Kaq trim i madh qenka Islam Spahia sa e njihka dhe Stambolli? - pyeti i habitur Mahmudi.
- Islam Spahisë ia ka dëgjuar zërin edhe sulltani, - tha oficeri tjetër. Mahmudi, si u mendua pak tha:
- Përderisa Islam Spahia qenka kaq i zoti, sa e njihka dhe sulltani, unë nuk jam budalla me e vra për dy pëllëmbë tokë, prandaj merrini lirat dhe m'u hiqni sysh se, po të mos ju kisha në shtëpi, nuk shkonit gjallë në Prizren.
Oficerët ia mbathën menjëherë për në Prizren.





Themistokli Germenji para pushkatimit​




Me 9 nëntor 1917 do të ekzekutohej në Selanik, Themistokli Gërmenji. Para pushkatimit Themistokliu shfaqi tri dëshira të padëgjuara ndonjëherë:
1. Të vishem me kostum kombëtar shqiptar,
2. Të mos më lidhni sytë
3. Komandën për zjarr ta jap vetë




Gjergj Fishta dhe shkrimtari serb​




Poeti kombëtar Gjergj Fishta shkoi në një konferencë shkrimtarësh në Romë. Në konferencë merrte pjesë edhe një shkrimtar serb, i cili në një libër të tij kishte shkruajtur se shqiptarët janë me bisht. Kur të gjithë u ulën për te filluar konferencën, Fishta ndenji në këmbë.
- Zotëri, a nuk keni karrigë? - e pyeti drejtuesi i seancës.
- Karrigën e kam, por nuk ka vrimë ku të fus bishtin, - u pergjigj Fishta.
- Cilin bisht? - e pyeti i habitur drejtuesi i seancës.
- Bishtin që kemi ne shqiptarët për të cilin ka shkruajtur ky shkrimtari sërb, - tha Gjergji duke shenjuar serbin.
- Ju lutem zotëri, mos bëni shaka! - foli përsëri drejtuesi.
- Nuk po bëj aspak shaka, - u përgjigj Fishta, - sepse sërbi, o do të gjejë bishtin shqiptarëve për të cilin ka shkruajtur, o të dalë përjashta i turpëruar.
Shkrimtari sërb nuk e zgjati, por kokulur dhe i mbuluar me turp, doli nga salla.




Fan S. Noli dhe delegacioni grek




Në konferencën e paqes në Paris, perfaqësuesi i delegacionit grek, për të bindur të pranishmit se Shqipëria e Jugut është tokë greke, në mes të tjerash tha se të gjitha kishat në Shqipërinë e Jugut janë me mbishkrime greke. F. S Noli që perfaqësonte delegacionin shqiptar, i dha këte përgjigje grekut:
"Në pjesën veriore të Parisit është një kishë me mbishkrimin grek, prandaj Komisioni i Paqes, le ti japi grekut njëherë Parisin, pastaj kur të dojë të vijë të shohë mbishkrimet greke në kishat tona. "





Mustafa Qemal Ataturku dhe Shqiperia​





Mustafa Qemal Ataturkut, sekretari i solli për të firmosur një listë me emrat e disa shqiptarëve, që do të shpërnguleshin nga Turqia.
Ataturku, pasi i lexoi emrat, mori stilografin dhe në krye te listës vuri emrin e tij.
- Zotëri, nuk e kuptoj përse e vute emrin tuaj në krye të listes?! - pyeti sekretari i habitur.
- E vura, sepse i pari që duhet te shpërngulem nga Turqia, duhet të jem unë sepse edhe unë jam shqiptar, - ia ktheu Ataturku.





Ahmet Zogu dhe atentatori​




Me 23 shkurt 1923, Beqir Valteri i bëri Zogut atentat në shkallët e parlamentit. Zogu. megjithëse i plagosur, çarmatosi atentatorin dhe hyri qetësisht në parlament e tha:
- Zotërinj deputetë, këto gjëra ndodhin shpesh herë prandaj nuk kini përse shqetësoheni.
Mjaftuan këto fjalë që parlamenti të vazhdonte normalisht punimet.
Më pas kur Zogu u shërua e pyetën:
- çfare dënimi ti japim atentatorit?
- Meqë është matjan do ta fal, - tha Zogu, - sepse baba, kurrë nuk e vret fëmijën e vet.





Bajram Curri dhe Dava e Ndue Markut




Në vitin 1924, Bajram Curri gjatë rrugës për në Tiranë, fjeti një natë tek Brahim Gjoci në Lurë. Të nesërmën u nis për në fshatin Merkuth. Njëri nga shoqëruesit shkoi te Dava e Ndue Markut, që ishte plakë me zë dhe i tha:
- Bajram Begu është nisur për te shtëpia jote me pi një kafe, prandaj duhet me gjet ndonjë karrigë.
- Bajram Curri është njeri i popullit e nuk kërkon karrigë, - ia ktheu Dava, - ndërsa për ty që don të dukesh, kam koshin që ushqej kecat.
 

Askushi

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
2,157
Pikët
0
Vendndodhja
Neverland
Anekdoda shqiptare per figurat historike kombetare

FAN NOLI - MERR E ZGJIDH (1924)


A do trima dhe sejmene
Kapardisur kudo vene
Gjume naten te mos flene
Per tre mirditas bej bene.

A te duhen genjeshtare,
Matrapaze e kokethare
Reren te ta shesin per fare
Merr krutan dhe je i lare.

A te duhen luftetare,
A do botes t'i vesh zjarr
Do arratine armiku te marre
Merr nja dhjete Kosovare.

Po qejflinj a te duhen
Qe me jevga duan te kruhen
Zonja qe pjellin çdo vit
Veç Elbasani i rrit.

Do dembele per Stamboll
Mos u lodh, e bridh dynjane
Ne Tirane rrjesht taborre
Vetem ty zgjasesh nje dore.

Hall i madh me skraparlline
Ka rrezik te hash dhe dru
Dy ministra le ti lene
Se na duhen dhe pa tru.

Do ministra kolonjare
Se mbahen burra me mend
Duan kudo te jene te pare
Ne mexhlis dhe ne kuvend.

Njerez te zgjuar me lezet
Qe i gjen nga çdo ane
Qe te bejne hallve dhe salep
Keta jane mjeshtrit dibrane

A do njerez per ahengje
Per tryeze dhe per kuvend
Burra e gra kercejne me loder
Keta i gjen veç ne Shkoder

A do male me debore
Trima te forte e malesore
Fort bujare e burrerore
Shko ne Kukes e i ke ne dore.

Keta matjane burra te zot
Qe dikur kane bere barot
Se i njeh gjithe vendi mbare
Jane te afte per xhandare.

A do budallenj
Ca gomar e ca kopuk
Shko e merri mu ne Puke

Kerko hoxhe e kerko prift
Mos bridh e mos u ngjit
Se si keta qe bejne mekat
I gjen vetem ne Berat

Ne se do burra llafazane
Qe çudisin gjithe dynjane
Rrine tere dites rruges
Nga keta gjen plot ne Durres.

Po kerkove kokepalare
Kryengrites dhe gomare
Qe punet te shkojne vaj
Shko e merri ne Kavaje.

A do te rruash florine
Katandine dhe shtepine
Me dy qofte mbush sinine
Ec e merr gjirokastrine.

Dy gjera mos i harro Vlores
Se ky faj lahet me gjak
Ver nishanet dhe shiritat
Kesaj pune i vene kapak.

Do te hash e te besh qejf
Sofra si per mbret
Pasterti e per hyzmet
Te tille gjen vec ne Permet

Do per pune nje korçar
I ke bujq e ustallare
Per qejf bashke hapur vene
Krahe e koke s'u kane te share.

A do urte njerezit te rrine
Ne komande te mbash njerezine
Ne terbiet te vesh njerezine
Merr te gjithe Laberine.

Do budallenj, hajvane me dy kembe
Qe nuk dina as sit e hane
Ku t'i flasesh te te vene
Dil e shetit tere Myzeqene.
 

Beaute

?
Banned
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
18,452
Pikët
83
Vendndodhja
Dans ton cœur mon amour
Përgjigje e: Anekdoda shqiptare per figurat historike komtare

Fatosi ne berberhone.

Sapo u ul Nano, per tu qeth, berberi menjehere e pyet, se si duket Sali Berisha?

Nuk i pergjigjet, por vetem i hedh nje veshtrim te habitur... çne ?

Nderkohe, berberi vazhdon ta qethe dhe perseri e pyet:
ç'do te behet me Sali Berishen?

Nano e sheh .. dhe nenqesh lehte..

Po per çudi berberi vazhdon:
A do e mbaje per kohe te gjate Berisha qeverin nen kontrroll?

Nano e degjon, por nuk i kthen pergjigje..

Berberi e perseriti edhe here te tjera pyetjen, derisa mbaroi se qethuri dhe nisi te shkunde qimet.

Ne keto caste, Nanos nuk iu durua dhe i kthehet berberit:
me cave koken, gjithe kohen, me Berishen! Cfare doje te dije?

Berberi me qetsine me te madhe ..Asgje ..thjesht te pyesja, per te te qethur me mire.

Nano habitet : - Si do me qethje me mire, me pyetje te tilla idiote?

Berberi i thot :
E po, kur te permendja Berishen, ty te ngriheshin qimet perpjete dhe une e kisha me kollaj per ti kapur me gershere.
 

ciarli

subzero
Anëtar
Apr 25, 2018
Postime
1,364
Pikët
83
Skenderbeu te kalaja e Krujes.

Sulet skenderbeu me ushtri per tek kalaja e krujes, mirepo kur ai ishte ne gjysem te fushe-krujes ata nuk ishin nisur ende.
E shohin turqit ushtarin e tyre dhe fillojne te qeshin me te madhe, ngaqe e dinin qe do afrohej deri te muret dhe do kthehej prap.
Por skenderbeu ven re qe sihte vetem turravrap me kale ne fushe beteje dhe kthehet, i bashkohet ushtrise dhe u prin perseri
me trok te lehte per te kalaja. Kur afrohen shume mureve shqiptaret heqin qeleshet dhe me kokat e gurta shembin muret e kalase.
Fitoi Skenderbeu.
 
Top