• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Bertolt Brecht

askushi 1

V.I.P
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
3,220
Pikët
113
Bertolt Brecht​
(1898-1956)​

Eugen Berthold Friedrih Brecht i quajtur Bertold, mbahet si poeti, dramaturgu dhe regjizori teatral më i rëndësishëm gjerman i shekullit të XX-të. U lind në Augusta më 10 shkurt 1898 nga Berthold Friedrih Brechti e Sophie Brezing, në një familje borgjezësh të rinj. Lumenj boje janë derdhur pёr tё folur pёr poezinë e Bertold Brechtit. Nё këto faqe ftojmë vetё Brehtin qё tё flasё pёr poezinë e tij. Brechti nuk ёshtё vetëm dramaturg, ai ёshtё edhe autor i poezive tё shumta, midis mё mallëngjyeseve të lirikёs gjermane tё shekullit tё njëzetё. Krijimtaria e tij poetike ёshtё e drejtpёrdrejtё, me tonin e rrëfimit tё njё intelektuali qё jeton nё njё epokё me mizori shtazarake. Poezia e tij nuk na çon nё asnjë botё fantastike e enigmatike, nuk ka rimё, por njё ritёm tё studiuar shumё mirё. Brechti e donte artin kinez, nё veprat e tij gjenden referime pёr Kinёn dhe civilizimin e saj. Nё vitin 1951 duke vështruar njё luan tё vogël kinez, pёrzёnё nga rrёnjёt e bimёs sё çajit, ai shkruan kёta rreshtat qё mund tё konsiderohen njё lloj programi i veprës sё tij poetike.


Përktheu Faslli Haliti


TЁ KЁQIJTЁ

Tё kёqijtё i tremben thonjve tё tu
Tё mirёt i gёzohen hijeshisё tёnde
Tё njejtёn gjё
Do tё mё pëlqente ta ndiej
Pёr vargjet e mia.

Njё poezi tjetër e tij, nё njё farё kuptimi “programatike”, titullohet "An die Nachgeborenen" (Tё lindurve pas nesh) . Ja disa pjesё tё kësaj poezie:

ÇFARЁ KOHЁRASH

Çfarё kohёrash janë këto
Nё tё cilat njё ligjёratё mbi pemët ёshtё gati njё faj
Sepse nёn, kupton kështu, heshtjen pёr shumё krime!
Ai atje qё qetёsisht po kapërcen rrugёn
Mbase nuk ёshtё mё i arrritshёm pёr miqtë e tij
Qё vuajnë?

***

Vërtet, jetoj nё njё kohё tё errёt!
Fjala e shkujdesur ёshtё çmenduri.
Njё ballё i lёmuar tregon moskokëçarje.
Ai qё qesh mbase s’ka marrё ende
Lajmin e tmerrshëm.

***

Edhe tё shmangёsh dhunёn
Tё paguash tё keqen me tё mirёn
Tё mos plotёsosh dëshirat e tua, por tё harrosh
Kjo mbahet pёr mençuri.
Kёtё unё s’e arrij dot.
Jetoj vërtet nё kohёra tё errëta!

***

Ju qё çkridheni nga batica
Nё tё cilёn, ne, jemi mbytur
Kujtoni
Kur tё flisni pёr dobёsitё tona
Edhe pёr kohёt e errëta
Nga tё cilat ju shpëtuat.
Ecёm duke ndёrruar mё shpesh vendet se sa kёpucёt
Nёpёrmjet luftёrave tё dёshpёruar klasore ,
Kur kishte vetëm padrejtësi dhe asnjë revoltё.

***

Megjithatë e dimё:
Edhe urrejtja kundër sё ultёs
Shtrembëron tiparet e fytyrës.
Edhe zemërimi nga padrejtёsitё
E bёn zёrin tё ngjirur.
Ah ne qё donim tё përgatisnim terrenin
Ne s’mund tё ishim xhentilё.
Por ju, kur tё vijё çasti
Nё tё cilin njeriu do tё jetё mik i njeriut
Na kujtoni ne
Me indulgjencё.
 

askushi 1

V.I.P
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
3,220
Pikët
113
Bertolt Brecht - poezi

Bertolt Brecht
(1898-1956)



Përktheu: Robert Shvarc



EPITAF NGA LUFTA E HITLERIT

Baba, më le të shkoja ushtar!
Ti, nënë, të më fshehësh si harrove?
Vëlla, këshillën nuk ma dhe të mbarë!
Ti, motër, pse, oh, pse s’më zgjove?

1941

KËNGA E NJË NËNE GJERMANE

Këtë këmishë bojëkafe
dhe këto çizme t’i kam falur:
Sikur ta dija çfarë di sot, o bir,
më mirë veten kisha varur.
Kur pashë dorën tënde, bir
tek përshëndet’ Hitlerin,
s’e dij’a që nuk kish shpëtim
oh, më për ty të mjerin.
Dëgjova tek po flisje, bir,
për një brezni heronjsh mbi dhé,
e nuk e dija, nuk e shihja:
që ti xhelat i tyre qe.
Të pashë tek marshoje, bir,
prapa Hitlerit tënd,
dhe nuk e dija që kush shkon me të,
s’këthehet kurrë më në këtë vënd.
Më the, o bir, se Gjermania
do përtërihej si perri.
Unë s’e dija që do bëhej
veç gjak e gur e hi.
Të pashë me atë këmishë
edhe të lash’ të lirë,
se nuk e dija që do bëhej
qefini yt, o bir.

1942

FINLANDË, 1940

1.

Ne tani jemi emigrantë në
Finlandë
Çupa ime e vogël
kthehet në mbrëmje në shtëpi
dhe bërtet, sepse me të
s’pranon të lozë asnjë fëmijë. Ajo
është gjermane dhe rrjedh
nga një popull banditësh.
Kur unë e ngre zërin në ndonjë diskutim,
më thonë që ta mbyll gojën.
Këtu s’para i kanë qejf
fjalët e potershme të një njeriu, që rrjedh
nga një popull banditësh.
Kur ja kujtoj çupës sime të vogël
që gjermanët janë një popull banditësh,
ajo gëzohet bashkë me mua që nuk i do askush -
dhe ne qeshim së bashku.

2.

Kemi hapur një shishe verë
dhe mikesha jonë finlandeze na tregon
se si lufta ja shkretoi kopshtin e qershive.
Vera që po pimë, na thotë ajo,
është bërë nga ato qershi.
Ne i ngrëmë gotat dhe i zbrazim
në kujtim
të kopshtit të pushkatuar
dhe për shëndetin
e arsyes.

3.

Ky është ai vit, për të cilin do të flitet.
Ky është ai vit, për të cilin do të heshtet.
Pleqtë shikojnë si vdesin të rinjtë,
kokëboshët shikojnë si vdesin të urtët.
Toka nuk prodhon më, por vetëm përpin.
Qielli nuk hedh më shi, por vetëm hekur.

1940

TAJFUNI

Kur morëm arratinë nga Bojaxhiu
dhe tek lundronim për në shtete të tjerë,
vumë re, befas, se vapori ynë i vogël
kish qëndruar në vend.
Një natë dhe një ditë
mbeti ai në lartësi të Luzonit, në Detin e Kinës.
Disa thanë se qëndroi për shkak të një tajfuni,
që kish shpërthyer në Veri.
Të tjerë thanë se po u ruhej
anijeve pirate të gjermanëve.
Por të gjithë thanë:
Më mirë tajfuni se gjermanët.

1941
 

askushi 1

V.I.P
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
3,220
Pikët
113
Përgjigje e: Bertolt Brecht

Bertolt Brecht
(1898-1956)



Përktheu Petraq Kolevica



TYMI

Shtëpizë e vogël nën pemët në bregdet.
Nga oxhaku mbi çati ngrihet tym.
Po të mungonte tymi,
Sa të mjera do të ishin vërtet
Shtëpi, pemë dhe det.

PO TË VIJË PUSHTUESI

Po të vijë pushtuesi te ju, në qytet,
Ta bëni t’i duket që s’e ka pushtuar vërtet.
Askush ndër ju atij të mos i japë çelës,
Se ai s’vjen si mik, se ai vjen si shkelës.
Mos i nxirrni për të ngrënë dhe sofër mos i shtroni,
Karrige e shtrat për të të shkoni t’i coptoni.
Atë ç’ka s’digjni dot, ta fshihni ku mos duket.
Përmbysni çdo qumësht, groposni çdo krodhë buke.
Ta bëni të klithë: Ndihmë! Ta quani: Barbar!
Ta (Tani- në përkthim) bëni të hajë dhe, të rrojë përmbi zjarr.
Edhe sikur të lutet, as gjellë – as mëshirë.
Që s’ka qytet për të, ta marrë vesh fort mirë.
Ku sheh – të shohë hiç; ku hyn – të gjejë asgjë.
Ta dijë që në qytet bujtinë s’ka për të.

KORAL I MADH FALËNDERIMI

Lëvduar qoftë nata dhe terri që ju kanë mbuluar!
Dilni dhe vetë,
Shihni në qiell, përjetë:
Dita juaj tashmë ka kaluar.

Lëvduar qoftë bari dhe bishat që me ju jetojnë dhe ngordhin!
Shihni, si ju,
Jetojnë bari dhe bishat këtu
Dhe bashkë me ju duhet të ngordhin.

Lëvduar qoftë pema që nga kërma rritet duke brohëritur drejt qiellit!

Lëvduar qoftë kërma, pra,
Lëvduar qoftë pema që e ha,
Lëvduar qoftë qielli atje la.

Lëvduar qoftë nga zemra kujtesa e dobët e qiellit!
Që nuk e di
Emrin dhe fytyrën tuaj tani.
Tani asnjeri s’e di që jeni ende këtu.

Lëvduar qoftë të ftohtët, terri dhe shkatërrimi!
Shihni dhe vetë:
Asgjë s’vjen për ju në jetë,
Kështu që mund të ngordhni të qetë.

DUA TË SHKOJ ME ATË QË DUA

Dua të shkoj me atë që dua.
S'dua ta di sa më kushton.
s'dua të pyes bëj a s'bëj mirë.
s'dua ta di më do a jo.
Dua të shkoj me atë që dua.
 
Top