• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Carlo Verdone - skeç

Askushi

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
2,157
Pikët
0
Vendndodhja
Neverland
CARLO VERDONE​

Carlo Verdone u lind më 1950 në Romë. Eshtë një nga aktorët më të suksesshëm të filmit dhe të skenës të humorit italian.



Një telefonatë në mes të natës - skeç




Përktheu: Ben Meçe




(Natë. Protagonisti është duke fjetur. Bie zilja e telefonit.)
Dring! Dring!
Alo? Alo? Alo? Alooo?
(Asnjë përgjigje. Ul receptorin.)
Dring!
Alo? Kush është? Kush je? Adelina? Adelina kush? Adelina kuuush?
(Heshtje)
Motra e Atilios? Kujt Atilio? Me kë do të flasësh?
(Heshtje)
Me teze Marien? Teze Maria ka vdekur. Ka njëzet vjet që ka vdekur.
(Heshtje)
Nga se ka vdekur? Nuk e di. Nuk e mbaj mend. Di që u ngrit një mëngjes për të vajtur në banjë edhe vdiq.
(Heshtje)
Nuk e di. Çfarë do t'i thuash tezes? Ma thuaj mua. Ma thuaj muuua. Unë jam nipi. Jam nipiii. Mund të ma thuash mua, më dëgjon?
(Heshtje)
Nuk mund të flasësh me tezen. Si përse? Sepse ka vdekur. Ma thuaj mua. Ooo.., mirë atëherë, nuk ka vdekur, është fshehur poshtë krevatit dhe nuk do të përgjigjet. Ё? Natyrisht që po bëj shaka. Ka vdekur, më beson apo jo? Ma thuaj mua atë që ke për t'i thënë. Do ma thuash, apo jo?
(Heshtje)
Kush ka vdekur, Palmirua? Si moj, paska vdekur Palmirua?! Kur? Kur ka vdekur?
(Heshtje)
Sot në mëngjes? O Zot? Si ndodhi? Si vdiq?
(Heshtje)
Në gjumë? E mbaj mend që flinte gjithmonë. I thosha: «Mos fli. Do flemë tërë jetën». Kishte gjë? Ishte ankuar kohët e fundit? Po fëmijët i keni lajmëruar?
(Heshtje)
Kanë vdekur? Edhe fëmijët?
(Heshtje)
Poshtë një makine? Që të dy? O Zot…o Zot! Po të vëllanë, e keni lajmëruar? I vëllai, është lajmëruar?
(Heshtje)
Është i paralizuar? Edhe vëllai?! Po, kur është paralizuar?
(Heshtje)
Ka një vit? Si paska një vit? Po, pse?
(Heshtje)
Si? Ka rënë mbi gozhdë? Kush e ka hedhur? Policinë, e kini lajmëruar?
(Heshtje)
Ah… ia kanë qepur kockat me gozhdë, që t'i ngjiten. E mora veshë. Prandaj nuk përgjigjet, i shkreti, kur e marr në telefon. Po, kush e ndihmon? Ka njeri që i shërben? E motra shkon ta ndihmojë, apo jo?
(Heshtje)
Të motrën e kanë shtruar? Edhe atë? Pse?
(Heshtje)
Në çmendinë? Pse? Rrodhi nga trutë? Unë e thoja gjithnjë, se ajo nuk ishte në rregull. Sa herë e takoja bënte të njëjtën pyetje: «Sa vjeçe të dukem…? Sa vjeçe të dukem…?» Oh… e gjora! Po qenin, me kë e kanë lënë?
(Heshtje)
Çfarë po më thua?! Si moj, qeni poshtë kamionit?! Ah… i shkreti Buck! Po kur ndodhi?
(Heshtje)
Targën e morët? Targën e kamionit?... O Zot… qenkan shuar fare si derë! Po ka mbetur njeri shëndoshë?
(Heshtje)
Adelaida? Cila Adelaida? Adelia do të thuash? Adelia ka tre vjet që ka vdekur. Nuk ka vdekur? Të siguroj unë që ka vdekur. Isha në varrimin e saj. E pashë në arkivol me sytë e mbyllur.
(Heshtje)
Si nuk qenkam në vete? E preka te balli me këto duar. Ishte e ngrirë. Akull. Ka vdekur Adelia. Ka tre vjet. Mos e diskuto fare. Më mirë të mos më kishe marrë në telefon. Më trishtove. Po gjyshit, ia keni thënë?
(Heshtje)
Mos i thoni gjë. Ai vuan nga zemra dhe do na iki fare. Më dëgjon?
(Heshtje)
I kanë hedhur krahun në allçi? U hodh për të shpëtuar qenin? Krahun e djathtë? Jo…jo është i majti. Gjyshi nuk e ka krahun e djathtë.
(Heshtje)
Besomë, nuk është i djathti. Krahun e djathtë gjyshi e ka humbur në luftë, e ke gabim ti. Nuk kam ndrëmend të tallem në mes të natës. Krahun ia mori një bombë gjatë luftës.
(Heshtje)
Është e vërtetë. Vetëm i majti i ka mbetur. Për cilin gjysh po më flet ti?
(Heshtje)
Gjysh Aldon? Kush është gjysh Aldo? Për kë gjysh po flet ti? Adelina, unë nuk njoh asnjë gjysh Aldo…të betohem.
(Heshtje)
Më fal. Cilit numri i ke rënë ti?
(Heshtje)
3275636... jo, ky është 637.
(Heshtje)
Jo…jo, ke gabuar. Kjo është familja Feraca. Asgjë…të lutem… më vjen keq…
Mirupafshim…s'ka përse…faleminderit…mirupafshim!
 
Top