• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Charles Baudelaire

daniel00

V.I.P
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
3,958
Pikët
63
Vendndodhja
Diktatrojska
Thesari im



Nëse dhomat e shpirtit tim do vizitoje

Çfarë pretendon se do shikoje?

Cilin përbindësh mendon se fsheh?

Po të zhgënjej, por nuk më njeh.

Nuk ka nevojë për të trokitur.

Hyr, shih, kërko, mbet e habitur

Mure të zbrazët lyer pa ngjyra

Fotografi, por pa fytyra

Diku e hedhur afër shtratit

Është nje kuti e tersit, fatit

E mbushur plotë është me kujtime.

Brenda gjithë historia ime.

Janë fjalët që kam thënë aty,

gjithkush që njoha, perfshi ty.

Gjithcka që bëra, e ç’veç ëndërrova

Vendet ku shkela, ku jetova.

Janë zënkat tona dhe mërite

Janë puthjet netëve pa dritë

Veset e mia që aq urreve

Mërgimi i ngadaltë i reve.

Dënimet që vuajta për ty

Herët kur s’të pash ne sy

Jetët qe pa ty jetova.

Të tjera femra që dashurova

Janë dhe sekretet që s’të kam thënë

E amanetet që kam lënë

Fëmijet që kurrë nuk më lindën

Epshet që vrava se nuk mu bindën

Ka letra, që për ty i shkrova

Në zarfet që kurre nuk dërgova

E nëse gjithcka përmbys do kthesh

Sekretin më të madh do gjesh

Se e kam fshehur në fund fare.

Po nuk e pe, s’ke pare gjë fare.

Nxirre mes duarsh në shtrëngim.

K’të më të shtrenjtin sendin tim.

Balsamin që plagët shëronte,

kur kjo djall jete më kafshonte.

Para fytyrës ngadalë afroje.

Dhe mbylli sytë, pastaj zbuloje.

E kur ngadalë ta kesh zbuluar.

Veç një pasqyrë do gjesh në duar.

Do shohësh veten, reflektim.

Se ishe ti thesari im.
 

Misty-Blue

Përjetësisht të Panjohur
Anëtar
Mar 17, 2012
Postime
1,458
Pikët
0
Përgjigje e: Charles Baudelaire

http://www.youtube.com/watch?v=YznFJysK2iA


Ne lundrime te gjata mes honesh plot llahtare
Detaret shpesh here , thjesht per t'u zbavitur
Kapin albatrose , madheshtore zogj te detit
Shok t'i kene ne udhetimet e tyre te pafund...

Dhe i lene aty te lidhur keqas mbi kuverte
Keta mbreter kaltersish , ligsht katandisur
Lolo krahe varur vajtueshem hequr zvarre
Calashe ngofje dale mbi derrasa lemerisur.

Sa tuaf e qesharak ky shpend i lartesive!
Sa komik e shemtaq ai i bukuri i qiejve!
Ca e godasin sqepit me çibuk e plasin gaz,
Te tjeter si te çale tallem me te ngratin fluturak!

Keshtu edhe Poeti ngjane me kete princ te reve,
Qe endet mes stuhish e qesh me shkrepetima;
Mberthyer ne te huajen Toke mes talljesh mizore,
Me krahe madheshtore qe dot s'marrin fluturim...
 

Misty-Blue

Përjetësisht të Panjohur
Anëtar
Mar 17, 2012
Postime
1,458
Pikët
0
Përgjigje e: Charles Baudelaire

Viens sur mon coeur, âme cruelle et sourde,
Tigre adoré, monstre aux airs indolents;
Je veux longtemps plonger mes doigts tremblants
Dans l'épaisseur de ta crinière lourde;

Dans tes jupons remplis de ton parfum
Ensevelir ma tête endolorie,
Et respirer, comme une fleur flétrie,
Le doux relent de mon amour défunt.

Je veux dormir! dormir plutôt que vivre!
Dans un sommeil aussi doux que la mort,
J'étalerai mes baisers sans remords
Sur ton beau corps poli comme le cuivre.

Pour engloutir mes sanglots apaisés
Rien ne me vaut l'abîme de ta couche;
L'oubli puissant habite sur ta bouche,
Et le Léthé coule dans tes baisers.

À mon destin, désormais mon délice,
J'obéirai comme un prédestiné;
Martyr docile, innocent condamné,
Dont la ferveur attise le supplice,

Je sucerai, pour noyer ma rancoeur,
Le népenthès et la bonne ciguë
Aux bouts charmants de cette gorge aiguë
Qui n'a jamais emprisonné de coeur.

Le Léthé-Charles Baudelaire
 

daniel00

V.I.P
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
3,958
Pikët
63
Vendndodhja
Diktatrojska
Përgjigje e: Charles Baudelaire

Viens sur mon coeur, âme cruelle et sourde,
Tigre adoré, monstre aux airs indolents;
Je veux longtemps plonger mes doigts tremblants
Dans l'épaisseur de ta crinière lourde;

Dans tes jupons remplis de ton parfum
Ensevelir ma tête endolorie,
Et respirer, comme une fleur flétrie,
Le doux relent de mon amour défunt.

Je veux dormir! dormir plutôt que vivre!
Dans un sommeil aussi doux que la mort,
J'étalerai mes baisers sans remords
Sur ton beau corps poli comme le cuivre.

Pour engloutir mes sanglots apaisés
Rien ne me vaut l'abîme de ta couche;
L'oubli puissant habite sur ta bouche,
Et le Léthé coule dans tes baisers.

À mon destin, désormais mon délice,
J'obéirai comme un prédestiné;
Martyr docile, innocent condamné,
Dont la ferveur attise le supplice,

Je sucerai, pour noyer ma rancoeur,
Le népenthès et la bonne ciguë
Aux bouts charmants de cette gorge aiguë
Qui n'a jamais emprisonné de coeur.

Le Léthé-Charles Baudelaire

Lethe*

Eja ne zemrën time , shpirt i rreptë i shurdhër,
Tigër i adhuruar , përbindësh në dukje i plogësht;
Unë dua prej kohësh të zhyt gishtat e mi të dridhur
Në dendësinë e krifës tënde të rëndë;

Në këmishat e tua të mbushura me parfumin tënd
Të struk kokën time plot dhembje,
Dhe të marr frymë , si nga një lule e vyshkur,
Duhmën e rëndë të dashurisë time të vdekur.

Unë dua të fle! Të fle se sa të jetoj!
Në një gjumë aq të ëmbël sa vdekja,
Do të mbuloj me puthjet pa pendesë
Trupin tënd të bukur të lëmuar si bakri.

Për të kapërdirë dënesat e mia të qetësuara
Asgje nuk me vlen sa hiret e tua;
Fuqia e harresës banon në buzët e tua,
Dhe Lethe* rrjedh në puthjet e tua.

Fatit tim ,tashmë kënaqsisë time,
Do ti bindem si nje i paracaktuar;
Martir i urtë,i pafajshëm i dënuar,
Te cilit entuziazmi i nxit torturën,

Do të thith, për të mbytur mllefin,
Eliksiret dhe helmin e fortë
në rrëzën e magjepsur te asaj gushe të hollë
që nuk ka burgosur kurrë zemër.




* Lethe - Pas nje numri shekujsh te kaluar ne vendin e te vdekurve Hades , shpirtrat e te drejteve por edhe te keqinjve qe i kishin lare fajet e tyre kerkonin nje jete te re dhe merrnin si favor mundesine per te ardhur perseri ne toke per te banuar nje trup dhe per te pasur fatin e tij . Por me pare duhet te humbnin kujtimet e jetes se tyre te meparshme , per kete arsye duhet te pinin ujrat e lumit Lethe , qe sillnin harresen , amnezine .
 

Misty-Blue

Përjetësisht të Panjohur
Anëtar
Mar 17, 2012
Postime
1,458
Pikët
0
Përgjigje e: Charles Baudelaire

Daniel , vetem nje pyetje kam e perktheve direkt nga origjinali apo lexove me pare pershtatjen e V.Qasarit ?!

Gjithsesi perkthim shum i arrire :))
 

daniel00

V.I.P
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
3,958
Pikët
63
Vendndodhja
Diktatrojska
Përgjigje e: Charles Baudelaire

Me bere te lexoj kete versionin e ketij personit qe ke permendur dhe mu krijuar bindja qe ky tallet me poezite , aq shume i deformon dhe shemton . Jo per te mburrur veten qe e them kete , por nuk me pelqen gje nga ato qe lexoj prej tij .

Flm per fjalet e mira ! :)
 

Misty-Blue

Përjetësisht të Panjohur
Anëtar
Mar 17, 2012
Postime
1,458
Pikët
0
Përgjigje e: Charles Baudelaire

Ne hemisferen e flokeve te tu...


…Lermë t’u marr erë, të thith thellë, pafundësisht, aromën e flokëve të tu, të zhys në to krejt fytyren si në ujët e një burimi të kristalte e, pastaj, me gishtat e mi t’i shushpuris ato si një shami erëmirë që shperndan kujtime të embla në eter.


Ah, sikur ti të mund të imagjinoje gjith’ato që unë shoh, gjith’ato që ndjej, gjith’ato që degjoj në flokët e tu! Shpirti im lundron mbi parfume si shpirti i të tjereve në muzikë… I zhytur mes flokëve të tu, shoh një endërr plot anije, vela e dyreke të cilët musonet i shtyjnë drejt klimash të mrekullueshme, mes detrash pafund, aty ku qielli është tepër blu e deti shumë i thellë, aty ku thithet ajër i parfumuar nga aroma e frutave, barit e lëkurës njerëzore. Ja, në oqeanin e flokëve të tu shoh një port plot dallgë kengësh melankolike, me njerëz të fortë racash të ndryshme e plot anije lloj-llojesh të cilat lartojnë arkitekturat e tyre të përkryera nenë një qiell të pafund ku prehët një ngrohtësi e përjetëshme. Duke ledhatuar flokët e tu, ndjej ofshamat e lengatat e dikurëshme, të përjetuara shtirë mbi një divan, në dhomëzen e një anije të bukur përkundur nga valët e lehta të molos; aty mes vazo lulesh e amforash freskuese. Mes vatrës së zjarrtë të flokëve të tu, tani thith aromë duhani egzotik përzier me opium e kallam sheqeri e, ndërkohë, në natën e flokëve të tu, më shfaqet shkëlqimi i pafund i kaltërsive tropikale; mbi brigjet e kadifejta të flokëve të tu mbushem plot aroma ku ndjej përzier bashkë: gudron, myshk e vaj kokoje. Ah, lermë të kafshoj floket e tu ! Kur fus gojen mes masës së tyre elastike e rebele, më duket se shijoj kujtimet më të embla!..
 

Askushi

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
2,157
Pikët
0
Vendndodhja
Neverland
Charles Baudelaire - poezi

POEZI FRANCEZE


SHARL BODLER​
(1821-1867)​


Shqipëroi: Fan S. Noli



ASAJ QË SHKOI

Rreth meje rruga ulërin edhe buçet,
E gjat’ e hollë, sterrë, kuje madhështore,
Një grua shkoi me një fustan të zi për dore,
Q’e kolovitte posht’ e lart me salltanet.

Si engjëll, si statuj’ e gjallë vetëtin.
Si i shastisur dhe i çakërdisur unë
Nga syr’ i saj si qiell që mbrun furtune
Thethinja mjaltë që magjeps, dëfrim që grin.

Ja shkrepi dhe u err. Moj flutur e farosur
Që me vështrimin tënt më bëre flag’ e furrë,
S’të shoh më vallë veç në jetën e pasosur?

Ah, gjetkë, tutje, tepër vonë, nofta kurrë,
Se unë s’di ku ike, ti ku shkonj s’e di,
Të desha, moj, e dinje, vetë, moj, dhe ti.

KAPAKU I TENXHERES

Kudo që vete nëpër tok'e nëpër det,
Ku klima ngroh, e dielli të ngrin mynxyrë,
Dishepull i Jesujt, a derr pa selamet,
Lipës i humbur, a miliunar i fryrë.

Fshatar a qytetar, i ckafët a tembel,
Me trurin që lëvrin, a që gërret e fle,
Njeriu, lëmsh prej një mysteri teveqel,
Më kot përpjet'i drithtëruar syt'i ngre.

Dhe qjelli si kube qëndron prej shpelle gufe,
Tavan i ndritur prej një operaje bufe.
Ku cdo xhambaz mi pellk prej gjaku po këcen.

Për mëkatarin tmerr, për murgun shpres'e murme,
Qjelli kapak po e mbulon tenxheren zhurme
Ku e padukur njerëzi'e zezë zjen.
 

Askushi

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
2,157
Pikët
0
Vendndodhja
Neverland
Charles Baudelaire - poezi

Shqipëroi: Vedat Kokona


***

Rri urtë o Brenga ime dhe falmë qetësinë;
Ti mbrëmjen e kërkoje, ja tek po zbret tani;
Pëlhurën mbi qytet të mugëtit po e shtrin,
Disave u sjell paqe, të tjerëve mërzi.

Kur turma e ndyrë e njerzve, që veç dëfrime dinë,
Të fshikur nga kamxhiku i Epshit në gosti
Të poshtër zhgryhen krejt ndërsa pendime u vinë,
O Brengë, nëma dorën, me mua eja e rri

Larg tyre. Shih si kërrusen gjith' vjetët e harruar
Lart nga ballkoni i qiellit me petka të vjetruar,
Si ngrihet Mall'i hidhur nga ujrat buzëgaz;

Nën urë Diell i mekur si bje kur vjen ndajnata
Dhe, si qefin në Lindje, nga hijet ndjekur pas,
Dëgjo, dëgjo, e dashur, si ecë e ëmbël Nata.
 

Askushi

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
2,157
Pikët
0
Vendndodhja
Neverland
Charles Baudelaire - poezi

Shqipëroi Mihal Hanxhari



ALBATROSI


Her’ – herë për t’u dëfryer djelmoshat marinare
Zënë albatrosë, shpend deti madhështorë
Që me nge anijes si shokë bashkudhëtarë
U venë pas përtej drejt honeve mizorë

Në kuvertë me t’i lëshuar mbi dhogat kta të gjorë,
Që mbretër qenë n’azur, të ngathët ngjajn’, qyqarë
Lëshojnë si për vajtim të bardhët krahëdëborë
Ashtu posi dy rrema që anash hiqen zvarrë

Ky shtegëtar me fletë se ku e solli zija!
Plot nur, krenar dikur, sa duket i shëmtuar!
Njëri e nget me llullë, i bije sqepit të tija
Tjetri e imiton, e tall duke çaluar!

POETI është si ky princ, i hapësirave qiellore
Që shokë ka stuhitë, shigjetat s’e friksojnë
Por në këtë tokë mërguar mes turmave njerzore
Krahët e tij viganë të ecë e pengojnë

TRISHTIM HËNE


Hëna ëndërron këtë natë si e menduar
Posi bukuroshe mes jastëqesh nderë
Që me dorë të lehtë rrin duke fërkuar
Gjinjët rrumbullakë përpara se të flerë

Pështetur sipër lëmshesh të buta si prej bore
E mekur endet hëna ngadalë si e zalisur
Hedh vështrim’n e saj në afshet mjegullore
Që tek zuri ngjiten si kopështe të harlisur

Kur herë-her mbi botë lëngim’n e saj e tret
Len që t’i kullojë një lot me të fsheht’
Aherë kur një poet që gjumë s’ven në sy

Në gropëzën e dorës e merr atë lot të zberë
Që farfurin e dridhet posi inxhi i prerë
Dhe larg nga syri i diellit, mbi zemër e ven, aty

E TËRA


Sot në mëngjes në dhomën time
Më vjen Demoni tërë qesëndi
Tek don t’më zërë në gabime
Nis e thotë “Desha të di,

Nga gjithë hiret, bukuri
Që mendjen tënde ta kanë bluar
Nga hiret rozë, hijet në zi
Që trup’n e sajë kanë gatuar

Ç’i pelqen më shumë?” – Ti shpirti im
Ia ktheve djallit të mallkuar:
“Gjersa çfarë ka më jep gëzim
çdo gjë ia kam të preferuar

Sepse e tëra në qiell më çon
Ç’dua më shumë s’e di as vetë
Posi Agimi më verbon
Më ngushëllon si Natë e qetë

E derdhur është në harmoni
Ashtu e bëri i madhi zot
Me fjalë s’e themi as unë as ti
Atë bukuri s’e zgjidhim dot

O moj metamorfozë mistike
Tek mendja ime çfarë nuk sajon
Frymë e saj tinguj muzike
Zëri i saj porsi aromë”

LUGATI


Posi ëngjëll me zjarr në syt',
Unë do të vij te shtrati yt
Të shtrihem pranë pa shamatë
Bashkë me hijet nëpër natë

Puthje do t'jap moj lozonjare
Akull si hëna të ftohta fare
Do t'ledhatoj, moj mbasandaj
Si nepërka te vrima e saj

Kur të tretet nata n'agim
Do gjesh të zbrazur vendin tim
Që gjer ne muzg do jetë i ftoht'

Të tjerë të japin ëmbëlsirë
Tek u fal jetën dhe rininë
Unë, me ligësinë do t'bëhem zot!

VAMPIRI


Si ajo thika me tehun e saj,
Më hyre në zemrën e zalisur.
Si një kope që e heqin djaj,
erdhe e marrë, e stolisur

Tek truri im porsi fortunë
m’u ule shesh dhe pa meshirë
- Mjerë! me ke u lidha unë
si hapsaniku me zinxhirë

Si kumarxhiu i tërbuar
Si pijaniku i dendur verë
Dhe si në kërmë krimbat ngaherë
- Në jetë të jetëve qofsh mallkuar!

Iu luta shpatës që me shpresë
të ma dhuronte, ah, lirinë
I thashë helmit të pabesë
të më ndihmonte ca të zinë

Por helm e shpatë me përçmim
më panë, ashtu të poshtëruar
“S’je i denjë, thanë, për çlirim
nga skllavërija e mallkuar,

Mjeran! – nëse nga dor’ e saj
do të të çlironim me tërë mend
me puthje do ngjallje mbasandaj
kufomën e vampirit tënd!”
 
Top