• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Cilat janë veglat ( instrumentet) muzikore autoktone shqiptare?

Gi de Masha

The untouchables ...
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
19,881
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë
Le ta thonë me fakte ekspertët e kësaj fushe.
* unë nuk po përgjigjem, se nuk kam qejf të flas me hamendësime.
Nuk kam hasur askund literaturë që ma vërteton këtë!
 
Pirati

makeyourday and myday holiday !
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
14,979
Pikët
113
jane fidhi i çobanit dhe defi i çobankes, te tjerat jane Instrumente percjellese deri te modha e kuqe 👏🏻
 
Hylltar

Pagan Warrior
Anëtar
Jan 8, 2014
Postime
876
Pikët
93
Vendndodhja
Në Fushat e Elyses
Në radhë të parë frymoret janë të gjitha (fyelli, kavalli, gajdja, surla, zumarja, biculja etj.)
Veglat me tela, në përgjithësi kanë origjinë të huaj: lahuta është më shqiptare se tjerat, se ka marrë atë formën e vet që nuk e hasim askund tjetër, por nuk e hasim te ilirët nëpër pllaka guri, çiftelia e sharkia janë edhe më orientale, e hasim te turqit,. boshnjakët, iranianët etj. Vegla me tela në lashtësinë ilire kanë qenë lyra dhe kythara. Kythara për mendim tim lidhet me fjalën shqipe kudhër. Me këto dy vegla janë kënduar epika (kytharë) dhe lirika (lirë-lyrë),. Kyra kishte shumë tela i bihej me gishta, por në kohën bizantinhe me lyrë nënkuptohej lahuta'
Veglat me lëkurë: defi i sotëm është oriental por ai i lashtii quajtur Tupan, ka qenë vendës-ilir ka qenë pa rrathë të llamarinës, dhe e kanë goditur në tri mënyra: me një dorë, me dy duar ose me shkop. Daullja ose lodërtia vjen nga orienti.
Veglat idiofone janë vendëse.
lodrat muzikore.png
 
SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
59,914

View attachment 115713
Cila vegel eshte shqiptare(illyre).?
 
Hylltar

Pagan Warrior
Anëtar
Jan 8, 2014
Postime
876
Pikët
93
Vendndodhja
Në Fushat e Elyses
Cila vegel eshte shqiptare(illyre).?
e thashë në postim, lexoje postimin edhe njëherë, por lexoje zi përgjigje ndaj titullit
Ja lista:
- fyelli
- kavalli
- surla
- gajda
- zumarja
- biculja

Këto janë drejpërdrejt nga koha ilire. Të tjerat janë adoptime, ndërsa tupani ilir i ka lëshuar vendin defit i cili ka edhe rrathë metalikë.
 
SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
59,914
Pikët
113
e thashë në postim, lexoje postimin edhe njëherë, por lexoje zi përgjigje ndaj titullit
Ja lista:
- fyelli
- kavalli
- surla
- gajda
- zumarja
- biculja

Këto janë drejpërdrejt nga koha ilire. Të tjerat janë adoptime, ndërsa tupani ilir i ka lëshuar vendin defit i cili ka edhe rrathë metalikë.
Gajdja Nuk eshte ilire.
 
Hylltar

Pagan Warrior
Anëtar
Jan 8, 2014
Postime
876
Pikët
93
Vendndodhja
Në Fushat e Elyses
Gajdja Nuk eshte ilire.
Mos u ngut. Gajda nuk është gjë tjetër vetëm se një fyell, të cilit barinjtë i kanë shtuar rëshiqin, pasi u mbaronte fryma e mushkërive ë veta dhe u nevojitej një rrëshiq që të mbante frymën stabile. Këtë lloj "proto-gajde" e kanë pasur edhe grekët e lashtë, pastaj gajden e hasim kudo në vise malore të Ballkanit, Polonisë etj. kudo ku ka pasur ilirë e dakë e thrakë

Gajden në shqip e quajnë cingona, në Drenicë "nrrojësa", ndërsa në vise tjera të Kosovës "mishnica" dhe "bishnica". Dy termat e parë janë më shqip me sa duket. Nrrojësa merr emrin nga fakti që ndëron zërin, ose të paktën dëgjuesve u duket kështu.

Që në kohët e vjetra sipas Thalloczy: ilirët këndonin këngë lufte të shoqëruara me fyej e gajde.
 
Hylltar

Pagan Warrior
Anëtar
Jan 8, 2014
Postime
876
Pikët
93
Vendndodhja
Në Fushat e Elyses
Kjo fuzga cfare eshte
Fuzga është copë drrase e cila lidhet me një fill peri dhe kur sillet në ajër, ajo sillet rreth vetes dhe bën zhurmë. Nga këtu edhe përdoret fjalë "fuzë" për helikën në Kosovë p.sh. fuza e helikopterit, fuza e ventilatorit etj.

Nga Vasil Tole:
Fuzė:

e.f. Vegėl paramuzikore e pėrdorur nga fėmijėt.
Enci. Njė copė dėrrasė e sheshtė lidhet nė njė fill tė gjatė e tė fortė dhe qė vėrtitet me forcė. Nga kontakti me ajrin prodhon njė zhurmė karakteristike. Sipas Sokolit me kėtė emėr gjendet nė Iballė tė Pukės.

Fuzga:

Emėrtimi pėr veglėn popullore tė fuzės.
Enci. Me kėtė emėr e gjejmė tė pėrdorur nė Dukagjin.

Këtu mund ta shohësh pamjen origjinale dhe zërin e fuzgës që përdorin besëlashtët, nëse je anëtar grupi:

Ndërsa këtu ke një video të fuzgës në youtube:

Fuzga nuk është vegël muzikore, por paramuzikore. Nuk bën as ritëm as melodi, por nëse ka dy a tri të tilla, që do të përdoreshin njëherësh do të krijonin një sfond të mirë për muzikë, për këtë të funit të përdoreshin vegla tjera enkas.
 
Top