• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Coperz!

crux

V.I.P
Anëtar
Jan 27, 2011
Postime
16,997
Pikët
113
Pse grindeni për pranverën, ajo shkon e vjen kur ti teket. As për lulet mos u brengosni, Holanda i kultivon edhe pa pranverë, sot sheshi ishte plot e përplotë, s’kisha parë aq shumë lule në një vend, në një ditë. Bleva një trëndafil të bardhë, për gjyshin tim dhe shkova tek lëndina e vdekjes, t’ia uroja së pari festën e mësuesit, nga që ishte ndër pishtarët e pare të arsimit, përkujtova edhe përvjetorin e udhëtimit për në parajsën e merituar. U bëra qull dhe krejt baltë duke u munduar të pastroj shtëpinë e tij të amshimit, ishte një ditë gri dhe qielli qante, qaja edhe unë, në të tilla raste lotët vetëm të shoqërojnë, dhimbja dhe mungesa janë më të fuqishme, gjendesh përpara një letre të bardhë, pa gërma e fjalë.
Mbi pllakën e mermertë ku është gdhendur emri tij, vendosa trëndafilin e bardhë.

Zombi! :)

Mendoj se erdhi per te vetmin qellim!

Te krijonte delikatese per ata qe e lexonin,e te reflektonin ne max ata qe e njohen. :)

30-06-2014 10:46
Zombi
Tema: AFSH !

Tema: AFSH!
Faleminderit :)
Ajo vete eshte mesuese(anglishte), si gjyshi i saj, jashtezakonisht elegante( jo vetem si fizik, por ne mendime dhe emocione) po aq dhe e thjeshte. Ishte person qe paraja kishte vleren zero, kishte arritur ate stadin ne te cilin arrijne ata prifterinjte budiste dhe te vete Budes madje, te zhvishej komplet nga materializmi.
 
Passion

V.I.P
Anëtar
Mar 7, 2013
Postime
15,099
Pikët
113
Ajo vete eshte mesuese(anglishte), si gjyshi i saj, jashtezakonisht elegante( jo vetem si fizik, por ne mendime dhe emocione) po aq dhe e thjeshte. Ishte person qe paraja kishte vleren zero, dkishte arritur ate stadin ne te cilin arrijne ata prifterinjte budiste dhe te vete Budes maje, te zhvishej komplet nga materializmi.
S'do shume ta kuptosh qe ish e rralle,e sa here me ke fol ne kete pjese,aq kureshtar me ben. :)

I kish me pikatore shkronjat,e me elegance dinte ti ruante,derdhte,radhiste. :)
 
crux

V.I.P
Anëtar
Jan 27, 2011
Postime
16,997
Pikët
113
Ti duhet te jesh Sopoti, ka nja dy jave qe te njoha. Dhe un kam qene i ikur ca kohe nga ketu, prandaj te njoha me vonese.
 
crux

V.I.P
Anëtar
Jan 27, 2011
Postime
16,997
Pikët
113
S'do shume ta kuptosh qe ish e rralle,e sa here me ke fol ne kete pjese,aq kureshtar me ben. :)

I kish me pikatore shkronjat,e me elegance dinte ti ruante,derdhte,radhiste. :)
Shkruaji vete ndonje mesazh ndoshta futet akoma, sa per te lexuar.

Adresen e emailit qe kisha une, nuk ekziston me. E ka eliminuar.
 
crux

V.I.P
Anëtar
Jan 27, 2011
Postime
16,997
Pikët
113
O drage, ca ke qe ben dislike? Plako.

Ta nderseva lali fikun e tirones 😁
 
Passion

V.I.P
Anëtar
Mar 7, 2013
Postime
15,099
Pikët
113
Pas kaq shumë vdekjeve e ringjalljeve e kuptova se unë nuk kisha lindur kurrë, se unë nuk isha unë. Nuk isha ky trup që po kalbet dita ditës, nuk isha këto sy që shikonin atë që nuk doja të shoh. Nuk isha agu dhe muzgu i ditës, nuk isha as emri im. Këtë ma tregoi trupi im atë ditë që ishte përplot dhimbje. Por, unë ndonëse mbeta e pastrehë, e tradhëtova mu ato çaste, sepse nuk doja ta besoja. U ngjita në eter dhe e vështroja prej së largu. Sa e panjohur mu bë. Ai trup nuk ishte më pasqyrimi im. Ato duar nuk preknin më fytyrën time, ato hynin e dilnin sikur preknin një reflektim drite. Kjo pra isha unë. Një topth energjie kozmike, kozmosi ishte shtëpia ime, trupi im, fytyra ime, duart e mia…koha ime! E gjitha isha një shqisë tjetër, e paformë, e pa prekur. Por, isha e lirë në pafundësinë e mundësive. Tani e di që mund të jem, kem dhe të bëj çfar të dua. Sepse unë jam Dritë!

*Zombi* !
 
Passion

V.I.P
Anëtar
Mar 7, 2013
Postime
15,099
Pikët
113
Ajo vete eshte mesuese(anglishte), si gjyshi i saj, jashtezakonisht elegante( jo vetem si fizik, por ne mendime dhe emocione) po aq dhe e thjeshte. Ishte person qe paraja kishte vleren zero, kishte arritur ate stadin ne te cilin arrijne ata prifterinjte budiste dhe te vete Budes madje, te zhvishej komplet nga materializmi.
I dashur, sot do të të flas për dashurinë. Ndonëse unë asnjëherë nuk kam arritur që ta përcaktoj ashtu siç duhet. Madje, ajo s’ka përcaktim. E pse duhet të ketë? Ajo është e ndryshueshme, siç janë dhe valët e jetës. Dashuria në jetën time asnjëherë nuk ka ardhur e plotë, ajo vinte më prekte dhe ikte. Pikërisht sot vendosa të të flas për dashurinë, ngaqë sot jam e pa prekur. Sot nuk kam nevojë për të. Kam nevojë vetëm të flas për të. Jo si një ndjenjë, as si një rëfenjë por si një formë, formë njeriu.
Ishte e pamundur të mos e hetoje, ndonëse plazhi ishte i tejmbushur. Njerëzit ecnin e lëviznin pa ndonjë qëllim. Të tjerët vetëm po vrisnin kohën. Ai jo. Ai ishte mbështetur në shtyllën e dritave i drejtuar nga deti. Deti atë ditë ishte shumë i qetë. Të bënte përshtypjen sikur po flen. Mua më pëlqente ajo ndjejsi. Andaj mundohesha të meditoja. Të mënjanoja gjithçkanë që jetojnte. Të isha vetëm unë dhe bota ime. Por, nuk arrija të përhumbesha. Ai më tërhiqte edhe pse nuk bënte asnjë lëvizje. Vazhdonte të qëndronte në pikën A.
Ishte ndryshe, ndryshe nga të gjithë të tjerët. Madje edhe kostumin e larjes e kishte ndryshe. Asgjë nuk i bënte përshtypje, asnjë kalimtar. Ai vazhdonte të shikojë detin, ai priste. Priste diçka.
Nuk kishte nevojë as për ujë, as për hije, as për fjalë. Ai gjithçkanë e kishte në det, ajo e ushqente, ajo e përmbushte, ajo e mbante gjallë.
Ai ndjeti pa lëvizur me orë të tëra. Ndërsa mua nuk mu durua. Shkova dhe ju ula pranë.
‘Sot ajo nuk vjen’ – i thash unë.
‘Nesër’-u përgjigj shkurt ai.
Të dy heshtëm, nuk folëm më asgjë. Vetëm sodisnim hapësirën e qetë e të pafund. E ndjeja se ai kishte shumë mall. Ai do ta priste edhe nesër, edhe pasnesër. Do ta priste deri sa ta tradhëtonin fuqitë, deri në muzgun e jetës. Ajo ishte dashuria e tij e vetme.
Më në fund më buzëqeshi dhe iku bashkë me dërrasën e surfimit. Jo vetëm ai por edhe unë e dinim se, mos sot, mos nesër, ajo një ditë do të vinte dhe ato do të vallëzonin bashkë nën muzikën përplasëse në margjënorët e dallgëve. Do ta prekte dhe do ta shijonte deri në palcë. Afshin. Dhimbjen e ëmbël të dashurisë.

I dashur, prandaj dashuria nuk ka një përkufizim të vetëm. Ajo ka lloj-lloj forme. Formë njeriu, qetësie, dallge, deti…është vështirë vetëm për ta gjetur se cila është ajo.

@Carpe Vinum !

@crux

Ne lidhje me ate qe kam bere me bold m'u kujtua se ish ajo qe nisi biseden e aktivizimit te gjendrave pineale(ku pak kush e njihte kete pjese),e ish praktikuese e rregullt ,ku si frut i atij stadi krijon ate (njeri). :)
 
Passion

V.I.P
Anëtar
Mar 7, 2013
Postime
15,099
Pikët
113
Sa e pafuqishme më duket vetja nganjëherë, dhe kjo nganjëhera ndodh shumë shpesh. Ndërsa ti je i lirë. Natyra të ka privilegjuar të më sundosh. Ndërsa unë të pres, të pres me orë të tëra. Shpesh edhe mëngjesi të pret bashkë me mua. Nga pamundësia për të vepruar, unë kthej gjithë fuqinë time në mendime. Të kërkoj gjithandej. Spitalet dhe morgu janë vendi i parë, deri sa të ndjej frymëmarrjen tënde. Pastaj të kërkoj rrugëve, të kërkoj rrugicave, parqeve dhe lulishteve. Të kërkoj nëpër klube, të kërkoj nëpër turma njerëzish. Nëpër mjegullira e aromë duhani. Edhe pse të gjithë më duken si ti. Ti nuk je asnjëri.
Pastaj më mbeten edhe disa vende. Por atje nuk dua të të kërkoj. Më ngulfat ajo aroma e fëlliqur e parfumeve e përzier me spermë e me djerrsë. Dhe më në fund, nuk të kërkoj më. Por, kjo nuk më bën defetiste. Sepse ti, ngado që të sorrollatesh, serish vjen tek unë. Më gjen të shtrirë në shtratin e madh, gjysmë të vdekur. Ashtu siç vjen dhe ti, si një hije. Dhe lehtë pushton trupin tim pa asnjë prekje. I shtrij duart, kapem fort për kornizën e shtratit dhe jam e gjitha e jotja.

@Carpe Vinum !
 
Passion

V.I.P
Anëtar
Mar 7, 2013
Postime
15,099
Pikët
113
Ndalem një çast të marr frymë,
e të mendoj për veten time…
e vërtetë, jam një copë shkumë…
… vala derdhet… shpesh tërhiqet…
Po kur brigjet nisin veshin
këngë sirenash, të qashtra…
edhe valet që tërhiqen…
nganjëherë rrëmbejnë guacka…

A.D

Passion

V.I.P
Anëtar
Mar 7, 2013
Postime
15,099
Pikët
113
Zoti do të kishte thënë:
Mjaft u lute dhe grushtove veten në kraharor!
Ajo që dua të bësh është të dalësh në botë dhe të shijosh jetën tënde.
Unë dua që ju të kënaqeni, të këndoni, të argëtoheni dhe të shijoni gjithçka që kam bërë për ju.
Ndaloni të shkoni në ato tempuj të errët dhe të ftohtë që keni ndërtuar vetë dhe thoni se janë shtëpia ime!
Shtëpia ime është në bjeshkë, në pyll, lumenj, liqene, plazhe. Aty jetoj dhe aty shpreh dashurinë time për ty.
Mjaft më fajësove për jetën tënde të mjerueshme; nuk të thashë kurrë se kishte ndonjë gjë të keqe me ty ose se ishe mëkatar, ose se seksualiteti yt ishte një gjë e keqe; është një dhuratë që të kam dhënë dhe me të cilën mund të shprehësh dashurinë, ekstazën, gëzimin tënd.
Prandaj mos më fajëso për gjithçka që të bënë të besosh.
Ndaloni së lexuari shkrime të shenjta të dyshuara që nuk kanë të bëjnë fare me mua.
Nëse nuk mund të më lexosh në një lindje dielli, në një peizazh, në pamjen e miqve të tu, në sytë e djalit tënd... nuk do të më gjesh në asnjë libër!
Më beso dhe mos më kërko më.
A do të më tregoni se si ta bëj punën time?
Mjaft u trembe kaq shumë nga unë. Unë nuk të gjykoj, as nuk të kritikoj, as nuk zemërohem, as nuk kërkoj të të ndëshkoj. Unë jam dashuri e pastër.
Mjaft kërkove falje, nuk ka asgjë për të falur.
Nëse të kam bërë... të kam mbushur me pasione, kufizime, kënaqësi, ndjenja, nevoja, mospërputhje... vullnet i lirë.
Si mund t ' ju fajësoj nëse i përgjigjeni diçkaje që kam vënë në ju? Si mund të të ndëshkoj që je ashtu siç je, nëse unë jam ai që të kam bërë?
A mendoni se mund të krijoj një vend për të djegur të gjithë fëmijët e mi që sillen keq për pjesën tjetër të përjetësisë? Çfarë lloji të Zotit do ta bënte këtë?
Harrojeni çdo lloj urdhërimi, çdo lloj ligjesh; ato janë për t'u manipuluar, për t'u kontrolluar, vetëm krijojnë fajde tek ju.
Respektoni bashkëmoshatarët tuaj dhe mos bëni atë që nuk doni për veten tuaj.
E vetmja gjë që kërkoj është që t'i kushtosh vëmendje jetës tënde, se vetëdija jote është udhëzuesi yt.
I dashuri im, kjo jetë nuk është provë, as hap, as ferr, as prelud i xhenetit. Kjo jetë është e vetmja gjë që ekziston këtu dhe tani, dhe është gjithçka që ju duhet.
Unë ju kam vendosur absolutisht falas, pa çmime apo ndëshkime, pa mëkate apo virtyte... askush nuk mbart shenjë, askush nuk mban rekord.
Ju jeni absolutisht të lirë të krijoni në jetën tuaj parajsë ose ferr.
Mund t'u them nëse ka diçka pas kësaj jete, por nuk do ta bëj... por mund t'u jap një këshillë: Jeto sikur nuk ka asgjë pas... sikur kjo është mundësia jote e vetme për të shijuar, për të dashuruar, për të ekzistuar.
Pra, nëse nuk ka asgjë, atëherë do të kesh shijuar mundësinë që të dhashë. Dhe nëse ka, të jesh i sigurt se nuk do të pyes nëse je sjellë mirë apo gabim, do të pyes. A ju pëlqeu? A u kënaqët? Çfarë u kënaqët më shumë? Çfarë mësove?
Mjaft besove në mua; të besosh është supozim, hamendje, imagjinim. Nuk dua të besosh në mua... Dua të më ndjesh në ty kur puthesh me të dashurën, kur përqafon vajzën tënde të vogël, kur ledhaton qenin tënd, kur lahesh në det.
Mjaft më lavdëruat, çfarë lloj egomaniak Zoti mendoni se jam?
Jam mërzitur duke u lavdëruar, jam lodhur duke u falënderuar. Ndjeheni mirënjohës? Vërtetoje duke u kujdesur për veten, shëndetin, marrëdhëniet, botën.
Shprehni gëzimin tuaj!... kjo është mënyra për të më lavdëruar.
Mjaft i komplikove gjërat dhe përsërite si papagall atë që të kanë mësuar për mua.
E vetmja gjë e sigurt është se ti je këtu, se je gjallë, dhe se kjo botë është plot me çudira.
Për çfarë keni nevojë për më shumë mrekulli?
Pse kaq shumë shpjegime?
Më kërko jashtë... nuk do të më gjesh. Më gjeni brenda... atje jam duke rrahur zemrat dhe shpirtrat brenda jush." :)

- Baruk Spinoza -

Ndalohen reagimet nese s'eshte lexuar postimi ! ;)
 
John

V.I.P
Anëtar
Oct 23, 2020
Postime
1,482

Nuk i heq asnje presje!!Them se kete kane nevoje ta lexojne me shume gocat qe te marrin pak zemer e te na ndjekin ne cunave drejt rrugeve qorre😀 te jetes
 
Passion

V.I.P
Anëtar
Mar 7, 2013
Postime
15,099
Pikët
113
Nuk i heq asnje presje!!Them se kete kane nevoje ta lexojne me shume gocat qe te marrin pak zemer e te na ndjekin ne cunave drejt rrugeve qorre😀 te jetes
Faleminderit qe e lexove John! :)

Ne ato rruget qorre shpien ne rrugen e drites do thosh @Llaqi -qesh-
 
Passion

V.I.P
Anëtar
Mar 7, 2013
Postime
15,099
Pikët
113
Zoti do të kishte thënë:
Mjaft u lute dhe grushtove veten në kraharor!
Ajo që dua të bësh është të dalësh në botë dhe të shijosh jetën tënde.
Unë dua që ju të kënaqeni, të këndoni, të argëtoheni dhe të shijoni gjithçka që kam bërë për ju.
Ndaloni të shkoni në ato tempuj të errët dhe të ftohtë që keni ndërtuar vetë dhe thoni se janë shtëpia ime!
Shtëpia ime është në bjeshkë, në pyll, lumenj, liqene, plazhe. Aty jetoj dhe aty shpreh dashurinë time për ty.
Mjaft më fajësove për jetën tënde të mjerueshme; nuk të thashë kurrë se kishte ndonjë gjë të keqe me ty ose se ishe mëkatar, ose se seksualiteti yt ishte një gjë e keqe; është një dhuratë që të kam dhënë dhe me të cilën mund të shprehësh dashurinë, ekstazën, gëzimin tënd.
Prandaj mos më fajëso për gjithçka që të bënë të besosh.
Ndaloni së lexuari shkrime të shenjta të dyshuara që nuk kanë të bëjnë fare me mua.
Nëse nuk mund të më lexosh në një lindje dielli, në një peizazh, në pamjen e miqve të tu, në sytë e djalit tënd... nuk do të më gjesh në asnjë libër!
Më beso dhe mos më kërko më.
A do të më tregoni se si ta bëj punën time?
Mjaft u trembe kaq shumë nga unë. Unë nuk të gjykoj, as nuk të kritikoj, as nuk zemërohem, as nuk kërkoj të të ndëshkoj. Unë jam dashuri e pastër.
Mjaft kërkove falje, nuk ka asgjë për të falur.
Nëse të kam bërë... të kam mbushur me pasione, kufizime, kënaqësi, ndjenja, nevoja, mospërputhje... vullnet i lirë.
Si mund t ' ju fajësoj nëse i përgjigjeni diçkaje që kam vënë në ju? Si mund të të ndëshkoj që je ashtu siç je, nëse unë jam ai që të kam bërë?
A mendoni se mund të krijoj një vend për të djegur të gjithë fëmijët e mi që sillen keq për pjesën tjetër të përjetësisë? Çfarë lloji të Zotit do ta bënte këtë?
Harrojeni çdo lloj urdhërimi, çdo lloj ligjesh; ato janë për t'u manipuluar, për t'u kontrolluar, vetëm krijojnë fajde tek ju.
Respektoni bashkëmoshatarët tuaj dhe mos bëni atë që nuk doni për veten tuaj.
E vetmja gjë që kërkoj është që t'i kushtosh vëmendje jetës tënde, se vetëdija jote është udhëzuesi yt.
I dashuri im, kjo jetë nuk është provë, as hap, as ferr, as prelud i xhenetit. Kjo jetë është e vetmja gjë që ekziston këtu dhe tani, dhe është gjithçka që ju duhet.
Unë ju kam vendosur absolutisht falas, pa çmime apo ndëshkime, pa mëkate apo virtyte... askush nuk mbart shenjë, askush nuk mban rekord.
Ju jeni absolutisht të lirë të krijoni në jetën tuaj parajsë ose ferr.
Mund t'u them nëse ka diçka pas kësaj jete, por nuk do ta bëj... por mund t'u jap një këshillë: Jeto sikur nuk ka asgjë pas... sikur kjo është mundësia jote e vetme për të shijuar, për të dashuruar, për të ekzistuar.
Pra, nëse nuk ka asgjë, atëherë do të kesh shijuar mundësinë që të dhashë. Dhe nëse ka, të jesh i sigurt se nuk do të pyes nëse je sjellë mirë apo gabim, do të pyes. A ju pëlqeu? A u kënaqët? Çfarë u kënaqët më shumë? Çfarë mësove?
Mjaft besove në mua; të besosh është supozim, hamendje, imagjinim. Nuk dua të besosh në mua... Dua të më ndjesh në ty kur puthesh me të dashurën, kur përqafon vajzën tënde të vogël, kur ledhaton qenin tënd, kur lahesh në det.
Mjaft më lavdëruat, çfarë lloj egomaniak Zoti mendoni se jam?
Jam mërzitur duke u lavdëruar, jam lodhur duke u falënderuar. Ndjeheni mirënjohës? Vërtetoje duke u kujdesur për veten, shëndetin, marrëdhëniet, botën.
Shprehni gëzimin tuaj!... kjo është mënyra për të më lavdëruar.
Mjaft i komplikove gjërat dhe përsërite si papagall atë që të kanë mësuar për mua.
E vetmja gjë e sigurt është se ti je këtu, se je gjallë, dhe se kjo botë është plot me çudira.
Për çfarë keni nevojë për më shumë mrekulli?
Pse kaq shumë shpjegime?
Më kërko jashtë... nuk do të më gjesh. Më gjeni brenda... atje jam duke rrahur zemrat dhe shpirtrat brenda jush." :)

- Baruk Spinoza -

Ndalohen reagimet nese s'eshte lexuar postimi ! ;)
@ana_gend nje shije Spinoze! :)
 
Top