• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Dash me ZILE!

ciarli

subzero
Anëtar
Apr 25, 2018
Postime
1,364
Pikët
83
nje here e nje kohe banonte ne Evrope nje popull i bardhe por leshator
qe ngjanin nga jashte si Dele apo Desher te medhenj. Pervec lojes me brire,
te cilet ata i kishin te medhenj e sterperdredhur, dmth flirtimit me femrat
dele te njeri tjetrit, nuk kishin vese te tjera. Ata kishin shume armiq
nemos te gjithe boten kunder, vec Dhive te egra Skandinave nuk kishin miq
te tjere. Hasmeria me Tigrat amerikane ishte mbyllur, sepse edhe pse Tigra
ata ishin te beses dhe sherri kishte nisur per punen e nje are angleze qe
ishte plot me krimba gerryes dhe Dashi ngulte kembe qe kjo semundje vinte
nga hapesirat amerikane, kurse ai nuk ishte pro. Sa i perket hijenave lindore,
gjyhseve gjermane te ujqerve, ata e dinin qe paqja me ata ishte vdekje
ngadal apo tradheti befas pamendje dhe ishin mesuar me kurbanet, sivellezerit
evropjane qe i sakrifikonin per te shuar urine e ujqerve.
Nje here vetem, kaloi andej nje hero qe nuk kalon me per se dyti dhe i erdhi kaq
keq per dashin saqe krijoi per te nje ZILE te arte te bere nga kerbishte
hijenash dhe sy gjarperinjsh lindore dhe ja fali ne qafe qe ta kishte mbyroje.
Sa here qe Dashit i suleshin ujqerit gjermane per ndonje pune tregetie apo
turizem ku pothuaj gjithnje e linin me gisht ne goje apo benin ndonje rreng
gjerman, ai luante qafen dhe ata zhdukeshin dhe ja mbathnin pa e kuptuar.
Kaloi shume kohe dhe Dashi filloi te behej mendjemadh dhe ti pelqente vetja.
Dashi u be trim dhe nuk i hapte me udhe ujqerve dhe ajo dashuri e shtire
brenda tij per popujt gjermane, nuk egzistonte me. Krejt esell dhe vigan
ai tundte koken e tij te madhe me brire.
Por heroi qe i fali ZILEN e kishte bere rripin e saj prej lekure liri dhe
ajo ishte vjetruar dhe u keput nje dite dhe ZIlja ra diku ne stanet Norvegjeze
dhe nuk u gjet me.
Nje here 4 ujqer kishin ardhur ti kerkonin doren e vajzes dhe Dashi qe nuk
kishte me frike, dashuri, po rrinte kaperdisur para tyre dhe po tundte
qafen para se te hynin ne bisede ujqerish. Por ata jo vetem qe nuk po ia
mbathnin por me syte thengjij te etur, dhe duke qeshur e jargavitur me
njeri tjetrin po i afroheshin duke vrapuar. Edhe pse Dashi nuk u tremb
e shqyen qe te kater me dhembe, thonj edhe me k..r, pasi ndjene nje eros
brenda urrejtjes, urise, qe kishin kunder tij. Kurse vajza e tij Delja,
pasi e qau sic e qajne kafshet e buta te vdekurin, te ngordhurin,
u fsheh ne stanet Finlandeze, dhe per shume kohe nuk zbriste ne fushe-qytet.
 
Top